Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-06-04, 02:21   #1
Engjellushja
 
Anėtarėsuar: 10-06-04
Postime: 398
Engjellushja e ka pezulluar reputacionin
Gabim Vetem per ata c jan t Dashuruar Marrezisht !!!!

Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.

Anės Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anės detit i palarė,
Anės dritės i paparė,
Pranė sofrės i pangrėnė,
Pranė dijes i panxėnė,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.


Se ē'e shempnė derbederėt,
Mercenarėt dhe bejlerėt,
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė,
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
Ē'e shkretuan anembanė,
Nėnė thundrėn e pėrdhunės
Anės Vjosės, anės Bunės.


Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres njė shenj' e pres njė dritė,
Pres me vjet' e pres me ditė,
Se ē'u tera, se ē'u mpaka,
Se ē'u ēora, se ē'u mplaka,
Lark prej vatrės dhe prej punės,
Anės Rinit, anės Tunės.
Ēakėrdisur, batėrdisur,
Pėrpėlitur dhe zalisur,
ĖndĖronj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.


Dhe njė zė vengon nga lumi,
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pėlcet, kėrcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjėmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punėtorė,
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!


Ky ilaē e ky kushtrim
mė bėn djal' e mė bėn trim,
mė jep forc' e mė jep shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Se pas dimrit vjen njė verė,
qė do kthehemi njėherė,
pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.

Syte...

Tek syte fillon gjithēka,
ne fillim vetem syte e njohin dashurine ,
vetem ato e shohin
dhe ja tregojne zemres,
zemra e ndjen ate!

Tek syte mbaron gjithēka..
ata e kuptojne menjehere largimin
jane ata te paret qe derdhin lumenj lotesh...
pastaj i peshperisin zemres... "harroje"
(eh sikur te ishte kaq i thjeshte edhe per
zemren
harrimi!)

Mė kupto!!!




Pranė teje kur jam,
pranė meje kur je,
po me rrodhen lotėt,
mos me pyet PSEEE?


Po mė rrodhen lotėt,
mos fol! Mė shiko,
nese m`dridhet zėri,
mos me thuaj JOOO!


Pranė meje kur t`ulesh,
ma fshijė lotin tim,
po te deshti zemra,
merrėm n`perqafim!


Nese POO mė thua,
thuaj se kurrė s`ėshtė vonė,
merrem merrem afėr,
mė mbajė pergjithmonė!

Per TY!

humbur jam pa Tyyy!



I humbur jam pa Ty,
I tretur e n`zhgenjim,
krahėthyer, si yllė i shuar,
qe shuhet e s`ka shkelqim....



Pa ty jamė lule e vyshkur,
qe thahet ne errėsirė,
ne pritje te drites tėndė,
per t`dalė sėrish n`hapėsirė....



Pa ty jam zemer e thyer,
Qe digjet e tretet plotė frigė,
e malli veq shtohet e rritet,
e therrė nė shpirtė si thikė!



Pa ty jo, s`jam asgjė,
Me ty unė jam gjithėqka,
Eja pra ma falė jeten,
Eja me merr nė krah!!!

Kur shikimet flasin!



Edhe asgjė pa mė thėnė...
kur mė shikon dhe heshtė
mendimet nė sy ti lexoi!


Edhe pa mė thėnė asgjė
deshirat tuaja te heshtura
i lexoi nė shkelqimin e syve tuaj......


Heshttttt....
asgjė mos me thuaj
vetė ardhja jote te unė
i thotė tė gjitha!

Kur jam pranė teje!!!!




Kur me falė shikimin,,
dhe levize atė vetull,
shpirti zjarr me ndezet,
si vullkani i fjetur!


Kur mė falė buzėqeshjen,
dhe ikė me nxitim,
zemra flakė me ndezet,
me t`marr n`perqafim....


Kur ulė kokėn poshtė,
dhe fshehtas m`shikon,
mė ndezė flakė tė tėrin,
mė djegė, mė pėrvlon.....


Pranė meje kur ecė,
dhe bėnė se s`mė shef,
copė mė bėhet zemra,
pseeee behesh se s`m`njef ???


N`telefon kur m`therret,
dhe zėrin ta ndiej,
humbi krejt i tėri,
vetes vend si gjėj....


E kur te kam pranė,
dhe prekė lekuren tende,
si besoj dotė vetes,
them mos jam nė ėndėrr!!!!!

Me Ty

Doren shtrenguar me mban,
une me shume te shtrengoj
afrohesh, lehtas me puth
lutem ky cast mos te perfundoj

veshtrimet thellohen ne njeri tjetrin
fundosemi qe te dy ne fund te parajses
ne syte e tu e gjej veten
shikon syte e mi ,
NE behemi NJE

Zjarrin qe ti se shuan!..


Shpirtin e ndezur Zjarre....

Kam vrapuar drejt qiellit
Me shpejtesine e Drites
Kam kerkuar yjet e Qiellit
Engjull si ty skam takaur dot

Je shume e bukur
Me e bukure se bukuria
Je Drite.
Me e ndritshme se rrezet e diellit...

Ti heshte
E heshtja jote me lendon Shpirtin.
Dua te te afrohem
Kam frike nga vetja ime...

Ti e di o engjull dhimbjen time
ti i di rrugetimet e mija te lodhura
Ti e di lotine e thare ne faqen time
Ti e dine edhe poezin e loteve...

Ti ma njeh edhe shpirtine e trazuar
neper vargje qe i ka perbi koha..
Kam mbetur vetem une
me gjurmet qe i mbaj ner sjetull....

I Tretur zvarritem rrugeve
Sdua te pendohem,
Fatit si nenshtrohem
Sdi si te them sa te Dua...

Dhe kam frike
Frike se Engjulli ime me ignjoron..
Jeton si dallendyshe e lire...
E ti ende se di sa te Dashuroj

Te dua edhe nga varri do zgjohem per ty
Zjarri ime i pashuar...
Dua te te dua
Deri ne pafundesi....


Perball tej...

Mos me thuaj
Mos
Mos te lutem
Mos thuaj Lamtumire...

Nate Loteshe
Nate shiu
Nate kur edhe Detrat u perzien
Nata kur ma mbyti dashurin...

Te kujtohet nje Luledielli mbaja ne dore.
Ti ia ndaj flete nje nga nje
Ma ndaje edhe shpirtin time nje nga nje
Sa e pameshirshme ajo Nate...

Ti mos thuaj asgje
Ti shkretove Lulen e Diellit
Ti shkretove shpirtin tim
Ne kete Nate te bere qulle...

E une i shkreti...
Te shiqova thelle ne sy:
Ne syte qe spo i njihja me...
Nuk ishin me ata syte e tu...

Ula Koken e vare mbi krahet e mij
Ikja large ikja prej tej si i cmenduar
Ne Naten e ber Qulle
Po ikja i lagura nga lotet e perzier me shiun...



Kisha dashtė t`jem zog,
tė shkoi vėnd me vėnd,
kur t`jesh e vetmuar,
t`ulem n`krahun tėnd!


Kisha dashtė t`jem Flutur,
tė shkoi mal e pėrrua,
nektarin e luleve,
t`ua falė buzėve tua!


Kisha dashtė t`jem lule,
si lulet nė Pranverė,
tė mė mbashė nė duar,
tė mė marresh erė!



Kisha dashtė t`jem qiell,
i shtrirė kėnd me kėnd,
ngjyrat e ylberit,
t`ia falė syrit tėnd!



Kisha dashtė t`jem hije,
e kur je e fjetur,
tė ulem pranė teje,
tė tė puthė mbi vetull!


Kisha dashtė t`jem ėndėrr,
dhe kur je nė gjumė,
tė vijė t`mos le vetėm,
se tė dua shumėėė!!!

Lexoje shpirtin tim !


Prore do tė jetosh nė mua
n`fshehtėsinė qė s`gjenė ngushėllim
me ty tė jem dėshirova
prejetėsi njerėzore- amshim


Ēdo gjė ėshtė jotja kur t`dashuroj
edhe shpirti im pas teje n`shtegtim
por larg vetes pa ty tash jetoj
dje i lumtur, sot vuaj n`mejtim


Zėrin tėnd dhe tėnden qetėsi
nė kėto netė shekuj tė gjata
i dėgjojnė pranė dritarės
tash vetėm yjet, hėna dhe nata


Pas hapave tuaj nė mugėtirė
dikush vrapon dhe kėrkon ēare
njėri-tjetrit i ngjajmė shumė mirė
por ty ende s`tė gjeta fare


Ēdo gjė jotja pra dhe me mashtron
kur t`i ecėn me dukesh sė vallėzon
nė shtatin tėnd aromė trėndafili
e nė zerin tim veē kėngėmall bilbili


Shpesh me vjen si hije e dlirė
mbėshtjell me kaltėrsinė e qiellit
nė syt`e tu puthjet me janė ngrirė
pa ty do shuhej dhe rrezja e diellit

Yll i kėputur


Tė gjitha lulet qė mblodha
gjatė jetės sime t’i fala Ty.
Bashkė me shpresat e mia
shumėngjyrėshe pėr dashuri.

Me duar tė zbrazėta tani kėrkoj
prapė aromėn nė lule tė zbehta
dhe dot se gjejė.

Syri im qė nė Ty pa bukuri hyjnore,
tanimė nuk di tė magjepset mė gjė tjetėr
pėrveēse me njė buzėqeshje tė njė
foshnje tė pafajshme qė si e tillė
i ngjanė dashurisė sonė.

Njė natė e errėt pa yje
Njė ditė e zezė pa diell
Njė kullė e zbrazėt pa dyer
Njė zog i humbur nė qiell

Njė gjurmė e tretur pa histori
Njė zemėr e mbetur pa shpirt
Njė kėngė e mbetur pa melodi
Njė shpresė e errėt pa dritė

Njė lule e tretur pa shi
Njė farė e mbjellur pa fryt
Njė qenie e gjallė pa dashuri
Njė fjalė e ngulfatur nė fyt

Njė rrugė e gjatė pa kthim
Njė lum i shtjerrur pa uj
Njė ngjarje pa tregim
Njė greminė pa urė

Njė pyetje e lirė pa fjalė
Njė pėrgjigjie e dhėnė pa shije
Unė i vetėm minus Ti
Jam njėriu qe ska hije


NJĖRĖS NGA ATO

Dėshmitar i ēdo dhėmbje ėshtė pagjumsia
E vrarė mbeti zemra kur u shua dashuria
Qe kur ike ti, nuk ka qetėsi zemra
Veshėt janė tė shurdhur pėr tė tjerė emra

Njėra nga ato, ka zemren e lėnduar
Nga ai qė i`a fali dashurinė e gabuar
Nga katėr stinėt i mungon Pranvera
Loton ne dritare prejj kur i`u mbyll dera

Njėrės nga ato gjumi po i vritet
Nga njėri ne kėtė botė qe djali po i rritet
Mos e nxjerr nga toka, farėn qe e hodhem
Mos e kėput Lulėn qė sėbashku e mbollem



DASHURIA

Mė e rėndė se toka
Mė e lehtė se hija
E vjeter sa lindja
Pafund sa gjithėsia

E ėmbėl sa fjala
E hidhur sa pikėllimi
E ngrohėt sa falja
E fortė sa qėndrimi

Rrėnon edhe atje
Ku fare ska ndėrtuar
Ep fryte nė atė vend
Ku rrėnjė ska lėshuar

E-ndrit errėsirėn
Errėson ndriqimin
I pasuron ėndrrat
Dhe ndalon ėndrrimin

Ujitet dhe jeton
Edhe nė shkretėtirė
Pėrballon acarin
Dhe nuk ka tė ngrirė

Rrallė kthehet aty
Qe njėherė del
Ėshtė fuqi e fort
Kur pushton s`pari herė

Pastron ēdo plagė
Dhe njė ofshamė liron
Sa do t`jetė e dhimbshme
Plagėn e shėron

Vajin e kthen nė kėngė
Ngushllimin nė urim
Ndryshk unazat ne gisht
Kur nuk ka bashkim

Kur ndizet t`parėn herė
Flaka e saj pėrjetohet
Vetėm prushi nėse mbetet
Ėshtė e para dhe nuk harrohet

Syri nuk e shef
Veshi nuk e dėgjon
Zemra ėshtė folea
Qė nė tė banon



Nese vdes

Nese vdes
do te vdes me sy te hapur
per mallin qe e kam
per ty e dashur

Nese ne varrimin tim
do't mund te vish ti
ai dhe qe do't me mbuloj
do te jete shume i lehte

Ne momentin kur te filloj
mbulimi me dhe
nga dora jote si pershendetje
do te doja nje grusht dhe

Edhe ne varr
kur te pushoj
vetem per ty
e dashur do te mendoj

Kur te ngjitem
lart ne qiell
nga atje do te mundohem
te verej

Kur t'me pyesin engjujt
se qfar kam pare me sy
do't ju them e dashur
se te kam pare vetem ty

Nese me pyesin
se si kemi kaluar ne dy
kur te ju tregoj e dashur
edhe engjujt do't qajn
per mu dhe ty !

Me nje mallė.......



Me nje mallė plotė dhembje,
ndalem shkruaj keto fjalė,
tu folė vet me veten,
tu t`mendue pa ndalė!


Dhe me dridhen duart,
pak me frigė e mall,
them mos me harrove,
se gjatė s`tė kam parė..


Dhe marr telefonin,
e dua te t`therras,
jo, them vet me veten,
me mirė mos tė flas...


Me mirė ėshtė te heshti,
se mos po t`lėndoj,
s`dua as te t`shkruaj,
pasi ty s`te takoj!!!...


S`dua jo jo s`dua,
ta ndezė ate zjarr t`vjeter,
ti tash je me tjetrin,
dhe unė kam nje tjeter!!..


Na denoi dhe koha,
patem kėtė fat t`hidhur,
te tretur te ndarė,
te dytė kėmbė lidhur!!!...


Ohhh sa vonė u njoftem,
shumė vonė per t`qenė bashk,
t`kthehej koha mbrapa,
tjeter s`kisha dashtė!!!


Ahhh te kthehej koha,
dhe te ndalesha n`vend,
dhe si i verbuar,
t`hidhesha n`krahun tend...


E me lot e mall,
te t`merrja ne duar,
e t`jetonim bashk,
perjetė t`dashuruar!!!

Shiqimi yte

Nje dridhje e pakuptimte trupin ma perkufizon…
Tik-taket e Zemres, te shpeshtezohen fillojne..!!!

Ne fytyre skuqem,
as te leviz nuk mundem!!!
Nuk mundem te ngihem fryme…
Kerkoj shpetim….
Ah, asgje tjeter nuk deshiroj, vetem te te hidhem ne perqafim...!

..Ta shuaj kete Zjarre,
te vdes mbi Ty…
..Ashtu ndihem, kur te shiqoj Ty ne Sy.


Ėndėrr

Zgjohem nga gjumi...
Ishte Qiell i zbehur!
Nje ėndėrr e zbehur
mė kish tronditur shpirtin...

Tė dashurosh,
nuk ėshtė e thjeshtė.
Pasion i ndrydhure thelle...
Askund, nė ēdo skaj...

Bota ime
E rrumbullakė ėshtė.
S“du tė ketė skaje.
Le tė sille pa ndal...

Bota ime si rrota
Shpejt iken nga ėndrra.
Rrugėve,
Gjurmė qė i gėlltit e nesmėrja...

Gėzohem ēaj.
Kendoj vallėzoj.
Si i ēmendurė
Vetėm pa ty...

Labyrinthe jete.
Ēaste e momente.
Shpeshe mendoj e themė.
Sa shume mė mungon ti?...

Mbyllė kapaket
Qerpikėt e syve..
Ku? Ku ndodhe ti ej?
Pse je kaq e ftohurė tani?....


Une dhe Ti


Nga larg te shikoj,
pa t`thėnė asnjė fjalė,
tek kalon me shoqet,
e qeshesh plotė mallė...


Vijė tek shkolla jote,
e ndalem pres n`derė,
shpesh nga dy-tre orė,
veq me t`pa njeher!!...


Dhe ashtu nė heshtje,
prap t`shikoi nga larg,
s`kam guxiim te t`flas,
veq ulem ne prag!!...


O zot sa kam frigė,
me t`shikue ne sy,
them mos pom`heton,
se mendoj per Ty ....


Shpesh them vet me teve,
sot do t`them ca fjalė,
por prap ndali veten,
se zemra s`me mbanė!..


Ah ta kisha ditė,
a m`mendon ndonjeher,
a mos te pelqej,
per Ty a kam vlerė!!...


A te bie ne sy,
po n`enderr a me shef,
veq me`m folė njeher,
ohh zot, sa kam qef....


Jooo do pres dhe pak,
dhe po rri pa fjalė,
veq nje ditė do`t plasi,
ne rrugė kam me`t`dalė..


Dhe do ta them troq,
se te kam ne zemer,
se jetoj per Ty,
se ta dua ate emer...


Do ta them sa`t`dua,
se pa Ty s`kam jetė,
per mua gjithqka je,
mjaft me mjaft jam tretė!!


E ti thuam POOO,
thuaj t`lutem thuaj,
mos me thuaj Joooo,
mos se m`bėnė tė vuajjjj!


dashuri...
dashuri...
dashuri...
ideali i shpirtit time
jetoj
vrapoj
kendoj
per ty
dashuri
jam i mbushure me dashuri

te shpirti
ne mes fjalesh
atje
te miqte
si Doktorii
Endrit
Dredhza
Llapjani
e shume
e shume
te tjere...

keni
shpirte
te bukure
me shkrronja
qe shendrrisin...


pambarim
dje
sot
neser
dashurin
do ta gjeni
te paprekur
ne shpirtin tim
kur do
qe te vini....

ti qe...

O Vdeksha per Tyyyy



O vdeksha ne prehrin tend,
u bėfsha unė tokė per TY,
mos i gjetsha kurrė vetes vend,
nė vdeksha pa t`pa me sy!


O kurrė unė dritė mos pafsha,
u shkrifsha si fluskė dėbore,
ne mbetsha pa dalė me ty,
pa t`folė pa t`kapė per dore...


O kurrė qetėsi mos paqa,
mos i gjetsha kurrė vetes vend,
pa shijue buzeqeshjen tende,
pa u tretė n`krahėrorin tend...


Jo jo pa ty mos jetofsha,
u digjsha ne ferr i pa shpresė,
ne mbetsha pa shijue shpirtin tend,
pa te dasht, pa te prekė s`mund te vdesė!


O zotttt, pa Ty s`mund t`jetoi,
qetsi s`gjej dot ne asnje vend,
u bėfsha shpresė e zemres tėnde,
u mbytsha ne detin e shpirtit tend!

Ne pritje per TY!



Ti qe me buzeqeshe nga larg,
dhe zėrin ate ditė ta degjova,
me thuaj kur do te jemi bashk,
me thuaj, me thuaj se mbarova....


Se do te jemi nje dite bashkė,
me the dhe me fale nje premtim,
oh zottt sa ngadal ikin ditėt,
sa me zjarr e pres atė takim!


Dhe mendoi e mendoi me veten,
athua si do te ndjehem me Ty,
a do`t`kem forcė tė tė pėqafoi,
a do`t rrjedhin lotė nga keta sy...


A do t`me dridhet zeri kur te shof,
a do t`mundem ne sy te`t`shikoi,
apo pran teje do`t`ndjehem i hutuar,
dhe i qeshur,me mallė te shtrengoi!!!!


Ohh zot sa ngadal ikin ditėt,
dhe ca javė e do te jemi bashkė,
une e ti, ti me mua e askush tjetėr,
te lire, te lidhur kem me u dashtė!


Pa titull!



Unė dhe Ti
Njė jetė me dashuri!!


Ti dhe Unė
Njė dashuri e pafund!!


Ti me Mua
Mė don sepse tė dua!!


Unė me Ty
Perjetė bashkė ne tė dy!!


Ne dy bashkė
Te dashuruar deri ne asht!!


Pseeee???


Heshtttt!!!
Dhe mos mė thuaj asnjė fjalė,
mė lerė me dhėmbjen time,
se fjala dhembjen s`ma ndalė!


Ikkk!!
Largohu dhe lermė tė qajė,
Tė qajė dhe shfryej zemren time,
Se lotėt mė s`mundė ti mbajė!


Po pseeee??!!
Po pse me mashtrove, me thuaj??,
Pėrse me genjeve, pėrse???
Pse po me bėnė te vuaj???


Largohuu!!
Largohu e lermė tė vetmuar,
Si munde te jeshė e tillė??,
Unė kėtė se kam merituar!!!


Mos folė!!
Se kurrė mė s`te besoj,
se me vrave ne shpirt, me mbyte,
ti e din se pa Ty s`mund t`jetoj!!


Shkooooo!!!
Ikk dhe harrom per jetė,
se ti s`me meriton,
ikkk, mjaft mė, lermė tė qetė!!!

oh

kur toka te qahet ne mes
kur qielli te shkaperdihet
neper te vetmin nje labyrinthe
kur ti te mbetesh pezull e asnjeres

kur sdo kesh fat
te qendrosh
ball per ball
me mua

kam mbetur udhetar
i paepure rrugeve te mija
kerkoj ate qe se gjeta kurre
atje ne mes tokes e qiellit
varurr kishte mbetur per jete

jeta do vazhdone
episode
qaste
momente
sa te duash le te kete

vetem se neper vragjet e mija
ti kurr sdo te jesh
do mbeteshe e humbure per jete
aspak nuk me trishtohem aspake
lajmi se ti ke ikur per jete

oohhh ju qe lexoni
o ju qe syri ju bene drite
i falni pak paqe tokes
se nje dite do qahet vertet

qiellin ma leni
te qete e te mrrolur
me shi perplote
sdua trishtime as lote
dua paqe per jete e mote

mos harroni te merrne me vete
gjithmon
leksikonin e jetes
thjeshtesin dashurin dhe veten tuaj

ohhh ju qe lexoni edhe me tej
dua tju them
shikon thelle ne shpirtin tim
se ai ju fale dashurie
dashuri per jete

eh une
mbetem te perplasem
me stuhit e te nesmeres
e asaj qe po vije

Lulekuqen time
te mos ma gjakosni me
le te rrite
ajo e lire
neper harten e shpirtit time
neper token time pika gjaku

une shkrova pakorniza e rregulla
neper rregullat e mija
jane jetrat e thjeshta
lulekuqet qe gjithmojn mbijne
e nuk mbarojne

lulekuqe
qofshin te mbushura
keto jetrat
tona

oh ti
mos me rri me pezull
e asnjeres
mos ke frik as nga toka
e as nge qielli
eja ketu bash si nje
lulekuqe

Ne sy per syte...

Dua nje pike uje
ne syrin time te terur.
Dua te mund te qaj perseri!
Dua te te shohe edhe nje dite me keta sy!

Te vrare!
Te terure!
Te treture!
Te plangosur!

Plote dhimbje.
Pse me le e ik?
o ani be ani
ik ik...

Kthehem ne vetevete.
Dua te sheroj
dhimbjet e mija.
Te riprodhoj forcen e mbijeteses.


Ndjej hapat
hapat qe i ndjeja shpesh.
Me afrohen shume ngadal
e me kujdes.

Fryma ma ndal per nje cast
sa e pamundur...
me duket jeta tani
ti perser?!

Ti perseri me kthen lotin ne sy.
Ti perseri me shiqon me ata sy.
Syte qe ishin
Engjujte e mije

I zgjas duarte te prek flokun e zjarrte...
Fytyra jote e mrrekullueshme.
Buzet qe mbesin te shtanguar.
Dua te te puthe me zjarrin e pafundesis.

Falje sdua
Te dua shume
pergjithmon
Te dua vetem ty shpirti ime....

Erotike e dehur


kaltersia e thjerrzave
tua te kontaktit
me beri ti shijoj jarget
qe me ridhnin
rrenqethem nga shushurtija
e epshit teposhte trupit
shoh tinguj ne ajer
qe lozin me dallendyshe
dhe me pubisin tende te paprekur
o perendi Mekati
ben hark mbi mua

Asgje me

Mos me thuaj me asgje
jam e shurdher,
mos me shiko me
jam e verber,
mos kerko asgje nga une
jam memece.
Dikur admiroja butesine tende ,
zerin Tend,syte e Tu,
por tani eshte teper vone
qdo gje ka mbaruar.
pritja ishte e gjate
e nata shpejt kaloi!!!


Kujtim dashurie

puthjen me te ngrohte ty ta fala
jo ta mbash kujtim,
por per te treguar
sa te don shpirti im.

shikin me te zjarrte
ne syte e tu e lashe,
jo per te trobruar
por per ate qka aty pashe.

fjalet me te embla qe dija
spari ty ti dhurova,
jo per te lene mbresa
por se te dashurova.

thone dashurite e mdha srealisohen;
kete e perjetova ne shpirtin tim
mu desh te le te shkosh,
e tani ti per mua mbete KUJTIM!




LOTI

RA nga syte e nje femiu
qe nuk e shijoi femijerine,
loti njome shkreptiu
kur mendoj lirine.


PIKOI nga syri i nje vajze
kur kujtoi tradhtine,
ne faqe i ngriu
kur mendoi ne pabesine.

BUROI nga zemra e nej djalit
kur njohu dashurine,
lot gezimi qe ky
lot per lumturine.

LOTE sa lote derdhen ne ket bote
per vuajtje e vetmi,
por ato me se shumti derdhen
per nje te humbur DASHURI.

Te shkruaj nga larg...


Tre jave u bene dje,
tre jave pa te shkruar,
pa fole e pa u pare,
pa u preke me duar!

Te jave shume te gjata,
tre jave sa tre vite,
te gjata te vrazhdta,
erresire pa ndjenje drite...

Tre jave ndjenje vetmie,
ne kujtim per Ty,
pa ndjere zemren tende,
pa te pare me sy...

Kaluan tre jave,
mbeten dhe dy tjera,
dhe dy jave te gjata,
dhe dy jave te mjera...

Dhe dy jave si shekuj,
me pritje plote malle,
do t`kalojne e ikin,
e prap kam me ardhe...

Ate dite...


Ate dite ne rruge e takova,
dhe ecte kokeulur, e merzitur,
mendonde e fliste me vete,
e heshtur, e tretur, e braktisur...

Prane meje kaloi mikja ime,
ashtu pa me pare e pa fjale,
ne shpirt nje dhembje ma ndezi,
une s'fola por eca pa u ndale...

Dhe ktheva koken serish mbrapa,
dhe ne emer e thirra plote malle,
e ajo me shikoi e hutuar,
dy lote i rreshqiten mbi qepalle...

A je ti moj Mike i thashe,
se njihja, shume vite se kisha pare,
e ajo hapi krahet,m'perqafoi,
o zott, s'munde te ndalej tu qare...

Dy ore u ulem biseduam,
rrefente mikja ime pa ndale,
tregonte historine plote dhimbje,
dhe vitet qe s'jemi pare...

E une ndegjoja me vemendje,
dhe ne syte e saja plote shkelqim,
lexoja historine e saj te dhimbshme,
rinine qe vyshkej pa mbarim..

Rrefente mikja ime e vjeter,
dikur krenare dhe e bukur,
e sote e tretur e braktisur,
me shpresa te thyera dhe e vuajtur...

Pėrher nen mėshiren tende...


Sa do te doja,
Te me hidhnin valet e oqeanit,
Ne prehrin tėnd
Dikund ne nje ishull te humbur...

Sa do te doja
Nė mesnatė
Tė notoja skaj me skaj
Ne oqeanin e shpirtit tend...

Sa do te doja
Te fundosem e ngulfatem
Dhe te me dalė shpirti
Ne detin e dashurise tende...

Shume kisha dashur
Ti ti kesh qelėsat e jetes sime
Dhe Ti te vendosesh
Per jeten apo vdekjen time....

P.S: ju pershendes t gjithve


Engjellushja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.