Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-07-07, 07:41   #1
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Bota perzgjodhi shtate mrekullite e reja.

Muri i madh kinez, qyteti Petra ne Jordani, statuja e Jezu Krishtit ne Rio de Zhanejro, Maēu Pikēu ne Peru, piramida ne Ēiēen Icu ne Meksike, Koloseumi ne Rome dhe Taxh Mahall ne Indi jane shpallur mrekullite e reja te botes, me votat e me shume se 100 milione njerezve ne mbare boten.

Muri i madh kinez i gjate 6.700 kilomtra i ndertuar nga shekulli i shtate deri ne shekulllin e katert para Krishtit qe t'i mbroje dinastite e ndara nga sulmet e huneve, mongoleve dhe fiseve tjera.

Koloesumi i Itali - amfiteater i madh ne Rome i hapur ne vitin e 80-te nga imperatori Tit per ceremoni per lojra qe kane vazhduar 100 dite.

Taxh Mahall ne Indi e ndertuar nga mermeri i bardhe ne shtetin Utar Pradhesh nga ana e imperatorit Shah Xhahan mes vitit 1632 dhe 1654 per bashkeshortin e tij te dashur Muntas Mahall, e cila ka vdekur gjate lindjes.

Petra ne Jordani, qyteti i lashte jordanez eshte ne pjesen jugperendimore te Jordanise, eshte ndertuar rreth Vadi Musas apo lugines se Mojsejit.

Statuja e Jezu Krishtit ne Brazil
- statuja 38 metershe e Shpetimtarit Jezu Krishti me krahe te hapur shikon drejt Rio de Zhanejros ne bregun atlantik nga Korkavadu, e skulpturuar nga skulptori francezo-polak Poll Landovski, peshon mbi nje mije tone dhe eshte e ndertuar ne pjese ne France, te cilat me vone me anije jane derguar ne Brazil.
Statuja eshte hapur solemnisht me 12 tetor te vitit 1931.

Maēu Piēu ne Peru e ndertuar gjate kohes se imperise te inkeve ne shekullin 15. Mure te medha, oborre, tempuj dhe shtepi ne Maēu Pikēu ndodhen ne 2.430 metra lartesi mbidetare ne Andet, 500 kilometra ne juglindje te Limes. Mbetet enigme se si guret e medhenj jane transportuar ne kaq lartesi te madhe mbidetare.

Piramida ne Ēiēen Ica ne Meksike
- piramide me shkalle me tempull me majen e saj, e ndertuar ne vend te shenjte, qe ka qene nje nga qendrat e maive ne Gadishullin Jukatan ne Meksike.

Ne ceremonine ne Lisbone, mes tjerash ishin edhe ish-astronauti amerikan Nil Armstrong, ish-sekretari i pergjithshem i KB-se Kofi Anan, mbreteresha jordaneze Rania, kryeministri portugez Zhoze Sokratish. Pjesemarres ishin edhe aktorja amerikane Hillari Svonk, aktorja indiane Bipasha Basu dhe aktori britanik Ben Kingsli, ndersa kane performuar Xhenifer Lopez dhe Hoze Kareras.

Nga votimi per shtate mrekullite e reja te botes u distancua Organizata e KB-se per arsim, shkence dhe kulture (UNESKO), me vleresimin se lista eshte pasqyre e mendimit te vetem atyre qe kane votuar. Orgaizator i votimit eshte Fondacioni "Shtate mrekullite e reja" me seli ne Cyrih. Ne gare kane marre pjese se pari 21 objektet e selektuara te zgjedhura ne janar te vitit 2007 nga gjithsej 77 propozime. Nga fillimi i votimit nga mbare bota kane arritur gjithsej 200 nominime per mrekulli te re te botes. Selektimin e ka kryer juria e perbere nga arkitekte te theksuar, mes te cileve edhe ish-sekretari i pergjithshem i UNESKO-s Federiko Major.

Marre nga BalkanWeb




Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.