Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-06-07, 20:27   #151
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

NAME

"Leshoma rejo diellin
Ta zafte therra shpirtin"
(Popullore)

E humbe kalterine e qiellit,
mbi koken time o re sterre,
Leshomi rrezet e ngrohta te diellit
- O t'u zente dera me therre!

Qiellit ia more fare qilterine,
Zogut ne qerdhe zeri i eshte shterre,
hiqu nga qielli im, dua kalterine
- O t'u zente dera me therre!

Syve te mi ua rrembeve driten,
o re e zeze, kohen kot e bjerr,
Hiqu tutje leshoma driten
- O t'u zente dera me therre!

Kemishen e kam te leckosur fare
O re e mallkuar qe t'mirat i herre
Hiqu tutje, te ftohte kane zemrat mitare
- O t'u zente dera me therre!

Humbi blerimi, nuk kendon kanarina
O re e mallkuar, ti sjell vetem terr,
Hiqu tutje, t'i hap petalet trendelina
- O t'u zente dera me therre!

Kurre s'dihet qka leshon o re mbi ne,
duke mbajtur qdo te mire vjerre,
Hiqu nga erdhe o e mallkuara re
- O t'u zente dera me therre!
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 30-06-07, 20:39   #152
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

HYSEN KEQIKU - UNE MINUS TI

Ti me ngacmon e me nget
Ma le kengen gjysme per gjys'
Kur te afrohem keq bertet
- Pse te mirat i permbyse!

Ti me shan e une duroj
Ma mbyt fjalen pak nga pak,
n'token time pse frymoj
- Askujt fare s'i kam hak.

Ti m'shikon me perqmim
M'shkakton dhembje e ofshame,
- Q't'u ka mbjellur ky hidherim
Kopshtin tim te besh lame.

Shkele lule e bare te bute,
Pa u skuqur fare ne faqe
Degjo te miren qe te lute:
- Rrugen e drejte mos e ben laqe!

Sjellja jote s'eshte per shok
Pse ma merr buken nga goja,
Ne te dy kurre me toke;
- Une mbetem, ti del nga loja.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-06-07, 20:45   #153
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shqiptarėt, njė histori
Astrit Lulushi

Nga Yll, Ylber, Ilir thuhet se rrjedh.
Djegės, verbues, por edhe s’dukej fare
kur pėr dritė Iliret nevojė kishin pakėz.

Si grurė i hedhur, shkelur nga tė tjerė,
Tė rallė, tė shpėrndarė, bashkė pak herė.
Udhėtim drejt dritės eshte historia e tyre.
si ata qė dritė kėrkojnė te dalin nga tuneli.

Gjate kėsaj rruge ngjarje te rėnda ndodhen,
dritė shpėtimi e menduan trenin pėrballė
si ėndėrra e keqe harruar e askush s’e kujton,
kaq i madh paskėsh qenė tmerri i provuar.

Luftuan njeri-tjetrin, u vranė, u pėrēanė,
pa emer mbeten, si jetimė, tė pakėt nė numėr,
mė te lidhur ndjeheshin, ndryshe nga mė parė,
por me qėllim e shikim prapė tė shpėrndarė.

Nje pjese zuri fushat e tjetra kodra e male
“jemi arbnorė” pėr tė mos u zėnė thanė.

Megjithese njė tjetėr tunel pėr tė kaluar
“tė mėsuar jemi”, por njėsoj e pėsuan.
Tė pėrgjumur dolėn nga kjo errėsirė
punė e madhe u desh deri nė rizgjim.

“E imja” thirren, kur nė qiell e panė,
shpejt, shqiponjėn ne flamur e vunė,
duke lėnė arbnorėt thellė ne histori,
emrin e shqipes morėn e dy krerė i dhanė.

Tė tjera ngjarje erdhėn shumė sprova kaluan
me trena nė tunelė qė s'kishin tė mbaruar
thuhet se prej andej mė tė menēur dolėn
me dritėn qė panė, mburren, nuk e ngatėrruan.
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-07-07, 22:36   #154
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

SHEFIK SHKODRA

NEPER KOHE

MARTIRET


Rruget me nuk i shkelin aq lehte,
si uji ne rrjedhe pa pushuar kurre
as dite as nete. Hena nuk do t'i harroje-
Shajni Naten e Madhe me driten e shenjte
kur i afrohen shtepise e familjes per vizite;
as ata nuk i lene pa buke e hallve te vatra.
Shpirtat qe kane ikur, te gjallet thone:
- T'i kujtojme, kur qielli qilet me ate Drite,
ndjese paqin, pjese e sofres tone jane.
Sofra jone e madhe si keto vargamale,
sa Fusha qe na merr e na ngjall serish.

Shelqimi kur te bie nga qielli mbi toke,
si neoni a si vetetima kah nevojtaret
duarshtrire me lutje per durim e fitim.
te mirat qe do te sjelle ajo Drite,
nuk do t'i harroje as shpirterat martire!
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-07, 13:45   #155
SANTANA-29
-Shum i Thjeshte-
 
Avatari i SANTANA-29
 
Anėtarėsuar: 26-09-06
Vendndodhja: FRANKFURT
Postime: 16,506
SANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Copetimet e trojeve tona.
Ne veri na e thyen nje lule,
ah` ne lindje na thyen nje dege,
dhe ne Jug... perseri...
na keputen ca zemerzinje...
Oh, moj Nena Shqiperi!
Ne veri, ne Mal te zi,
Ma keputen lulen Malesi,
Dhe ne lindje atje tej Drinit,
Na e thyen rrezen e Diellit.
Qe nga Nishi e gjer ne Struge,
ne cdo shteg e ne cdo rruge...
nga Presheva ne Manastir,
te mberthyen me zinxhir!
Dhe Janines tej, Camerise,
Sec na vrane e sec na shuan,
gjithe cfare patem e gjalluam
na i dogjen i shkaterruan!
Ah, po sot o moj Shqiperi,
Ku me je, si ndjehesh ti?
Si kjo lule qe shpirtit tim,
Sec me rritet me mundim...
Trendafilash te perthyer...
Dhe petalesh gjak perlyer,
Vegjelia aq te don...
Dhe per ty me shpirt lufton !
Por ca te tjere, me thene: "me nder"!
Qe na mbahen si "politikane"!
Vec se fryhen si Gjel-deta...
Per ti mbushur ato kuleta...
Per te fryre barqe dhe vila...
Bashke me shefa dhe servila...
Me njemije e nje qind fytyra,
Ngjeshur vesesh neper zyra
__________________
C'do dite zgjohem me nje mendim te ri me mall,pendim apo zemerim
ky eshte vec fillimi i dites por asgje nuk ka kuptim.
SANTANA-29 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-08-07, 11:01   #156
aroza
 
Avatari i aroza
 
Anėtarėsuar: 28-06-07
Postime: 523
aroza i dashuraroza i dashuraroza i dashur
Gabim

Udha e mbare, Trim!

Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.


Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimet
ne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!
Te qofte udha e mbare...


(A.T.)

aroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-08-07, 15:18   #157
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SANTANA-29
Copetimet e trojeve tona.
Ne veri na e thyen nje lule,
ah` ne lindje na thyen nje dege,
dhe ne Jug... perseri...
na keputen ca zemerzinje...
Oh, moj Nena Shqiperi!
Ne veri, ne Mal te zi,
Ma keputen lulen Malesi,
Dhe ne lindje atje tej Drinit,
Na e thyen rrezen e Diellit.
Qe nga Nishi e gjer ne Struge,
ne cdo shteg e ne cdo rruge...
nga Presheva ne Manastir,
te mberthyen me zinxhir!
Dhe Janines tej, Camerise,
Sec na vrane e sec na shuan,
gjithe cfare patem e gjalluam
na i dogjen i shkaterruan!
Ah, po sot o moj Shqiperi,
Ku me je, si ndjehesh ti?
Si kjo lule qe shpirtit tim,
Sec me rritet me mundim...
Trendafilash te perthyer...
Dhe petalesh gjak perlyer,
Vegjelia aq te don...
Dhe per ty me shpirt lufton !
Por ca te tjere, me thene: "me nder"!
Qe na mbahen si "politikane"!
Vec se fryhen si Gjel-deta...
Per ti mbushur ato kuleta...
Per te fryre barqe dhe vila...
Bashke me shefa dhe servila...
Me njemije e nje qind fytyra,
Ngjeshur vesesh neper zyra

Respekt per kete poezi.
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-08-07, 15:39   #158
SANTANA-29
-Shum i Thjeshte-
 
Avatari i SANTANA-29
 
Anėtarėsuar: 26-09-06
Vendndodhja: FRANKFURT
Postime: 16,506
SANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėm
Gabim


Letra nga Mergimi
M`pikon loti n`tokč me ran
mos harro ate dite moj nane
n`dite Bajrami, n`e dite gezimi
mora rrugen e mergimit.

Sot skam gezim as nuk kam gas,
as prej malit smuj te flas,
prandaj jam ule e po t`shkruaj
djali yte prej dheut te huaj

Te tregoj nane pernjemend
asgje sesht ne vendin tem
qysh kam ardhč ketu mallkoi veten
merzia po m`shkatrron jeten.

Ketu hana rri e fsheht
ketu qielli čsht i errtč
as dielli nuk jap ndriqim
s`esht si aj dielli i vendit tim.

Ketu lulve sju vjen ere
ketu s`ka vjesht as s`ka pranver
ka veq dimen e vapč te shkret
mos me mujte nji natč me fjet.

Ktu ska qef veq gjum e punč
pamirsi me shum zullum
ketu jan njerzit si bagetia
nga nje jave nuk shkojn te shpia.

Tash nane shum nuk po te shkruaj
djali yte prej dheut t`huaj
se her te duash me m`kujtue
puthe dheun qe me ka rrit mua

te dua nene,






__________________
C'do dite zgjohem me nje mendim te ri me mall,pendim apo zemerim
ky eshte vec fillimi i dites por asgje nuk ka kuptim.
SANTANA-29 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-08-07, 19:36   #159
aroza
 
Avatari i aroza
 
Anėtarėsuar: 28-06-07
Postime: 523
aroza i dashuraroza i dashuraroza i dashur
Gabim

Kuja


ulerijne kukuvajkat ne mbremje,
valle syte e vegjel c`u pane,
cjerr naten kuja e nje nene,
dhe vaji i djalit qe i vrane babane.
ulerijne kukuvajkat ne mremje...

shi i kuq bie ne keto vende,
nga rete e zemres se kosovarit,
dhe s`pushon kuja e asaj nene,
per birin e saj te shtrire ne fund te varrit.
se shi i kuq bie ne keto vende...

KOSOVE, KOSOVE me vjente qaj,
per ty malet zvarre ti zarris,
guret druret token me dysh ti ndaj,
serbin ta burgos ne ferrin e zi, pis.
kosove per ty me vjen te qaj...

shkrepetijne vetetimat qiellit,
sonte mbi trupin tim te lagur,
valle c`semundje ju ngjit diellit,
qe nuk ndricon varrin tim te hapur?
shkrepetijne vetetimat qiellit...

mendoj nenen, motren, nusen,
te gjoren KOSOVE mendoj,
dhe plaget me gjak me mbushen,
mes gjakut te kuq si shqiponje qendroj.
mendoj nenen, motren, nusen...

do ulerijne kukuvajkat gjithe naten,
mbi trupin tim, ketu ne mes te baltes,
ulerime e tyre me kall daten,
thellimi me pret si tehu i shpates.
ah do ulerijne kukuvajkat gjithe naten...
aroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-08-07, 19:41   #160
aroza
 
Avatari i aroza
 
Anėtarėsuar: 28-06-07
Postime: 523
aroza i dashuraroza i dashuraroza i dashur
Gabim

Shallvaret e gjysherve

hoqem shallvaret
qe gjysherit na i kishin lene
kur iken,
dhe pushket e tyre ne lume i hodhem,
se te tjera arme ne shpikem.

u zbritem gomareve,
qe dikur me ta
ngjitnim rruget e fshatit,
i lidhem ne hunjte e gardheve,
i leshuam pyjeve siper monopatit.

i nderruam qylafet,
me kapelet moderne
qe nje dite ngjeshem ne koke,
jane shkruar mbi to mijera emra,
Nike, Adidas, Paris, New York...

i harruam kenget,
qe dikur kenduam ne dasma e gezime,
dhe tani tundemi si
drunj te shtrember,
nen ritmet amerikano-latine...

harruam gjithcka.
takimet mes rrugeve
fjalet pershendetjet,
luften e gunave mbi tela,
dhe i zgjuam nga gjumi merite,
urrejtjet.
i hoqem shallvaret,
qe gjysherit na i varen para
syve kur iken,
dhe pushket e tyre me mureve s`varen,
se arme te tjera vdekjeprurese shpikem.
i hoqem shallvaret,
qe bota te na shohe sa poshte zbritem...
aroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-08-07, 07:26   #161
aroza
 
Avatari i aroza
 
Anėtarėsuar: 28-06-07
Postime: 523
aroza i dashuraroza i dashuraroza i dashur
Gabim

Shqiptar e shkuar shqiptarit!...

UNE, jam shqiponja e
Bjeshkeve te Namuna,
jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit,
jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises,
jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.

UNE, jam topuzi i Gjergj Elez Alise,
hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen,
jam nje fije e mustaqeve te Mujit,
nje hap i tij qe trondit tere Krahinen.

UNE, jam rreptesia e Leke Dukagjinit,
nje fjale e rende ne faqet e Kanunit,
jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit,
shpata qe Skenderbeu lart e tundi.

UNE,jam nje strofe e bukur e Naimit,
shkruar mbi malet , fushat e brigjet,
jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit,
jam shpirti i tyre qe ne kurbet vazhdon te digjet.

UNE, jam deshmori qe ra ne Mitrovice,
e me gjakun tim u la edhe Cameria,
se jam ai qe nuk u qa kur vdiq,
se per deshmoret nuk qan njerezia.

UNE, jam nje pushke qe del nga frengjite,
jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise,
jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite,
jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.

ja pra,
UNE jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
ja lulja qe i ka mbire Ismailit
te koka e varrit,
jam pisqolla e arte e dinakut Ise,
jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit...

UNE,
jam shqiptar e shkuar shqiptarit...


A.T.
aroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-08-07, 19:54   #162
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MEXHID YVEJSI (GJAKOVE)

TOKA IME

Kjo toka ime
pėrmendore e gjallė
zemrėn me ngrohtėsi
ma mbushė pėrplot
e thellė - thellė
nė gjirin e saj
pranverėn e ruan.

Kjo toka ime
di tė flasė
edhe me gjuhėn
e heshtjės...

Se ndėr shekuj
gjaku i saj
ėshtė pertėrirė
kur donte
ta kapėrthente
pleqėria.

Kjo toka ime
pėrmendore e gjallė
qė ecėn rrugėve
tė pėrjetėsisė
pa u ndalė.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-07, 19:20   #163
aroza
 
Avatari i aroza
 
Anėtarėsuar: 28-06-07
Postime: 523
aroza i dashuraroza i dashuraroza i dashur
Gabim

Anės Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anės detit i palarė,
Anės dritės i paparė,
Pranė sofrės i pangrėnė,
Pranė dijes i panxėnė,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.


Se ē'e shempnė derbederėt,
Mercenarėt dhe bejlerėt,
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė,
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
Ē'e shkretuan anembanė,
Nėnė thundrėn e pėrdhunės
Anės Vjosės, anės Bunės.


Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres njė shenj' e pres njė dritė,
Pres me vjet' e pres me ditė,
Se ē'u tera, se ē'u mpaka,
Se ē'u ēora, se ē'u mplaka,
Lark prej vatrės dhe prej punės,
Anės Rinit, anės Tunės.
Ēakėrdisur, batėrdisur,
Pėrpėlitur dhe zalisur,
ĖndĖronj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.


Dhe njė zė vengon nga lumi,
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pėlcet, kėrcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjėmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punėtorė,
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!


Ky ilaē e ky kushtrim
mė bėn djal' e mė bėn trim,
mė jep forc' e mė jep shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Se pas dimrit vjen njė verė,
qė do kthehemi njėherė,
pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.

(F. S. Noli)
aroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-07, 19:27   #164
aroza
 
Avatari i aroza
 
Anėtarėsuar: 28-06-07
Postime: 523
aroza i dashuraroza i dashuraroza i dashur
Gabim

Malli per heronjte

S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.


S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.


C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane!
Heshtja



Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s'i tund
dhe hesht koridori.


Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta...
Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
Kujdes me fjalen

..........

(D. Agolli)
aroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-07, 19:50   #165
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pablo Neruda

SHQIPERIA

S'kam qenė ndonjėherė
ne Shqipėri,
n'atė tokė tė ashpėr e tė dashur,
n'atė dhe malor
barinjsh.
Sot,
shpresoj
tė vij mu si pėr kremte,
pėr njė kremte tė re, dasmė mbi tokė;
pa tė vete tė shoh
si shkėlqen dielli
majė krahėve plot muskuj
tė vargnaleve tė tua,
si mė rritet,
nė mes tė shkėmbinjeve
si zambaku i ri dhe i njomė
kultura,
letėrsia, qė po nis e shtrihet,
nderi i ndaj bujkut tė moqėm,
djepi i punėtorit,
pėrmendorja e shquar
e vėllazėrimit,
si merr pėrpjetė
mirėsia posi bima e re,
qė lulėzon nė vendet e lashta
e tė varfra.
O Shqipėri e vogėl,
e fortė, e vendosur dhe zėmjaltė,
teli i kitarės sate
-ujė dhe qelik i gjallė-
vjen e mė t'i shtohet tingullit tė
historisė,
kėngės sė kohės qė s'ka tė mposhtur,
me njė zė bjeshkėsh
dhe ndėrtimesh,
aromash dhe bardhėsish,
kėngės sė mbarė njerėzve dhe mbarė bjeshkėve,
zogjve dhe mollėve nė lule,
erėrave dhe valėve.
Forca, vendosmėria dhe lulet janė dhurat q'i
sjell ti
ndėrtimit tė jetės mbi tokė.


Disa fjal per Pablo Nerudėn:

POET I MADH DHE PATRIOT I FLAKTė ANTIIMPERIALIST

Dy javė pas uzurpimit tė pushtetit nga ana e forcave tė erreta tė Kilit, para 34 vjetėsh, nė njė spital tė Santiagos, vdiq i vetmuar poeti i madh, patrioti i flaktė antiimperialist i Kilit, miku i popullit shqipėtar, Pablo Neruda. Neruda ėshtė njė poet i njohur nė tėrė Amerikėn Latine dhe nė tė gjithė botėn. Eshtė fitues i qmimit Nobėl. Jetėn dhe vempremtarinė tė tij ai ia kushtoi lirisė, demokracisė dhe luftės pėr pavarėsinė e popujve.
Urrejtjen kundėr kėtij poeti pėrparimtar dhe tė talentuar tė popullit kilian, reaksioni fashist e tregoi edhe ne ditėt e fundit tė jetės sė tij. Me urdhėr tė juntės sė Pinoqetit, forca tė shumta ushtarėsh e futėn nė shtėpinė e tij, nė periferi tė Santiagos, e shkaktėrruan atė dhe i dogjėn tė gjitha veprat e tij letrare si dhe libra tė tjera.
Pablo Neruda do tė mbetet i paharruar. Ai do tė kujtohet gjithmonė si njė luftėtar i peapur pėr liri e pavarėsi.


__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 8 (0 Anėtarėt dhe 8 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.