Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 23-12-12, 14:45   #1
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Urime 23 vjetori i themelimit tė LDK-sė

23 vjetori, Mustafa: LDK-ja dhe Presidenti Rugova e ndėrkombėtarizuan ēėshtjen e Kosovės

Bota Sot | 23.12.2012 10:41



(I plotėsuar) - Lidhja Demokratike e Kosovės ka shėnuar sot 23-vjetorin e themelimit me njė ceremoni solemne ku kryetari Mustafa ju drejtua tė pranishmėve me njė fjalim pershėndetės nga ku edhe numroi tė arriturat dhe kontributin e partisė e cila bėri ndryshimin e epokave. Mustafa dhe kryesia e LDK-sė poshtu bėnė homazhe edhe te varri i Presidentit Historik tė Kosovės dhe tė LDK-sė dr.Ibrahim Rugova. Nė vijim po e japim tė plotė fjalimin e Kryetarit tė LDK-sė Isa Mustafa.

Tė nderuar anėtarė dhe simpatizantė tė LDK-sė,
E nderuar familje Rugova,
Tė nderuar ambasadorė tė akredituar nė Prishtinė dhe pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė partive politike,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė ASHAK-sė, tė klerit dhe tė institucioneve tė tjera tė vendit,
Zonja e zotėrinj,
Lidhja Demokratike e Kosovės sot mbush 23 vjet tė themelimit tė saj. Mė 23 dhjetor 1989, nė Prishtinė, prijėsi historik i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i partisė sė parė demokratike dhe properėndimore nė kėtė pjesė tė Evropės Juglindore.
Me shpejtėsi tė jashtėzakonshme, LDK-ja u bė qendėr e mendimit nacional dhe politik pėr popullin e Kosovės. Ajo i mobilizoi qytetarėt e vendit me urtėsi e largpamėsi pėrreth platformės sė vet politike, e cila tashmė ishtė bėrė platformė e gjithė Kosovės: Kosova e pavarur, demokratike, e inkuadruar nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Vizioni i LDK-sė u bė frymė e mendimit dhe veprimit politik nė Kosovė dhe kudo ku jetonin shqiptarėt nė ish-Jugosllavi.
LDK-ja dhe Presidenti Ibrahim Rugova e ndėrkombėtarizuan ēėshtjen e Kosovės, duke e bėrė atė temė tė rėndėsishme nė tė gjitha kancelaritė vendimmarrėse tė botės.
Politika paqėsore, humanizmi i rrallė dhe urtėsia karakteristike e tij, bėnė qė Presidenti Rugova t’i kishte pėrherė dyert e hapura dhe tė mirėpritej me nderimet mė tė larta nė Bruksel e nė Uashington, nė Londėr e nė Berlin, nė Romė e nė Vjenė, nė Paris e nė Bernė.
Rugova, lideri i brishtė e karizmatik i njė vendi ende tė panjohur ndėrkombėtarisht, u bė ikonė e njė fryme tė panjohur mė parė nė kėtė pjesė tė Evropės e tė botės, e frymės sė dashurisė e tė paqes mes njerėzve dhe kombeve, ndonėse rajoni po gjėmonte nga armėt dhe po vuante nga krimet e tmerrshme qė kryenin forcat serbe kundėr popujve tė tjerė, sllovenėve, kroatėve dhe sidomos boshnjakėve, tė cilėt nuk dėshironin t’u nėnshtroheshin ambicieve tė egra tė Beogradit zyrtar.
Rugova predikonte paqen nė njė mjedis e nė njė kontekst qė s’mund ta akceptonte gjerėsinė e mendimit tė tij politik, qė s’mund ta pranonte thellėsinė e humanizmit tė tij, i cili buronte nga njohja e themeltė e traditės sonė etnike dhe nga njohja e mendimit mė tė avancuar politik, kulturor e shpirtėror tė botės sė lirė e demokratike perėndimore. Porse, Rugova, si askush tjetėr pėrpara dhe pas tij, u kuptua, u admirua dhe u pranua nga populli i Kosovės, si dhe nga bota e qytetėruar, e cila pa te Presidenti Rugova njeriun e dijes e tė urtėsisė intelektuale e politike, krejtėsisht tė pazakonshėm pėr mendėsinė luftėnxitėse ballkanike.
Rugova ishte njėri ndėr presidentėt e vetėm jo vetėm tė rajonit, por tė gjithė botės, qė mund tė trokiste nė ēdo kohė nė Selinė e Shenjtė, ku e priste me dashamirėsi tė veēantė Papa Gjon Pali II, miku i tij personal, miku i popullit tė Kosovės dhe i lirisė universale.
Presidenti Rugova u bė ikonė e Kosovės moderne dhe e synimeve tė saj pėr rikthim pėrfundimtar nė gjirin e familjes sė madhe tė vendeve tė prosperuara europerėndimore, prej tė cilave ishte shkėputur pėrdhunshėm dhe padrejtėsisht shekuj me radhė.
Tė dashur veprimtarė tė LDK-sė
Tė dashur miq,
Zonja dhe zotėrinj!
Lidhja Demokratike e Kosovės kaloi me sukses njė proces tė gjatė dhe tė detajuar tė reformimit tė brendshėm, nga i cili dolėn akte tė rėndėsishme pėr profilizimin tonė tė mėtejmė si parti e qendrės sė djathtė, si dhe pėr tė ardhmen e partisė sonė.
Mė 3 mars 2012, LDK-ja mbajti Konventėn e saj tė parė tė punės, nė tė cilėn, me shumicė absolute votash, u miratua Program i ri politik i LDK-sė, esenca e tė cilit bazohet nė programet e mėparshme politike tė saj. Kjo, pėr faktin se LDK-ja ėshtė parti e esencave, ėshtė parti e vlerave tė dėshmuara, qė di ta vlerėsojė tė shkuarėn, traditėn, por qė, njėkohėsisht, ka ide tė qarta se ku dėshiron tė arrijė dhe ēfarė dėshiron tė bėjė pėr tė ardhmen e kėtij populli dhe tė kėtij vendi .
Ky vit shėnoj rrumbullakimin e njė etape tė rėndėsishme tė transformimit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nga njė lėvizje gjithėpopullore e filluar nė dhjetor tė vitit 1989 nė njė parti politike, tė profilizuar me program dhe orientim tė qartė, karshi njė spektri ende tė padefinuar politik nė Kosovė.
Gjatė gjithė periudhės sė zhvillimit tė saj, LDK-ja ka ruajtur dhe ruan frymėn bazike tė saj si vlerė e tė gjithė atyre anėtarėve dhe veprimtarėve, tė cilėt i mbetėn besnikė LDK-sė, idesė, synimeve dhe vlerave tė saj.
LDK-ja i vlerėson sot meritat dhe aktin e themeluesve tė saj, por aq mė tepėr e vlerėson pėrkushtimin dhe besnikėrinė e gjithė atyre anėtarėve, veprimtarėve, simpatizantėve dhe votuesve tė saj, tė cilėt mbetėn dhe janė gardianė tė vlerave tė saj.
LDK-ja u tregua se ėshtė parti e kohės, parti qė iu prin aktualiteteve tė Kosovės, se nuk ishte dhe nuk ėshtė parti pėr njė pėrdorim; se ėshtė parti e cila sublimon vizionin e anėtarėsisė sė saj, e jo idetė fikse tė atyre qė nė kohė tė vėshtira e tė padefinuara e lan nė mes tė rrugės.
LDK-ja ėshtė parti e cila vlerėson lart veprėn e kryetarit tė saj, dr. Ibrahim Rugova, veprėn e tė urtit dr. Fehmi Agani, tė Xhemajl Mustafės, Enver Malokut e Nekibe Kelmendit e tė shumė prijėsve dhe anėtarėve tė devotshėm tė saj, tė cilėt deri nė frymėn e fundit punuan, madje edhe u flijuan pėr idealet e LDK-sė dhe tė Kosovės sė lirė, tė pavarur dhe demokratike.
LDK-ja e ēmon shumė punėn dhe angazhimin e anėtarėsisė dhe degėve tė saj anekėnd Kosovės, pėrkushtimin dhe devotshmėrinė e tyre. Fuqinė dhe vitalitetin e saj, LDK-ja mė sė miri po e tregon me anėtarėsimin e shumė tė rinjve, vajzave dhe djemve dhe shumė ekspertėve nga fusha tė ndryshme. Me aktin e hapjes sė saj, me pėrqafimin e koekzistencės dhe bashkėjetesės sė gjeneratave tė ndryshme, LDK-ja jonė ka ardhmėri tė sigurt. Ne do ta marrim pėrgjegjėsinė pėr qeverisje tė mirė tė vendit tonė, pėr qeverisje demokratike dhe evropiane.
Si rezultat i njė pune shumėvjeēare, LDK-ja sivjet u pranua nė familjen e Partive Popullore Evropiane. Ne nuk e konsiderojmė kėtė arritje vetėm tė LDK-sė, por tė tė gjithė Kosovės, sepse LDK-ja vėrtet hodhi njė hap shumė tė rėndėsishėm pėr vete si subjekt politik, por kjo ngjarje, po ashtu, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė gjithė spektrin politik tė Kosovės, pasi qė ne, duke u bėrė tė parėt pjesė e skenės politike evropiane, nisėm de facto integrimin e Kosovės nė skenėn politike evropiane.
Partitė Popullore Evropiane nė gjirin e tyre sot pėrfshijnė 74 parti nga vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera evropiane tė orientimit tė qendrės sė djathtė, ndėrsa shumicėn e deputetėve tė Parlamentit Evropian e pėrbėjnė pikėrisht anėtarėt e kėtyre partive. Po ashtu, shumica e qeverive tė vendeve tė Bashkimit Evropian sot udhėhiqen nga partitė e kėtij orientimi politik.
Ne duam dhe punojmė qė Kosova sa mė shpejt tė bėhet pjesė e familjes sė madhe evropiane, pjesė e Kėshillit tė Evropės dhe e Bashkimit Evropian, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė jetėsohen aspiratat e popullit tė Kosovės pėr tė qenė pjesė e barabartė nė shtėpinė e vet tė natyrshme. Ne do ta shtyjmė pėrpara plotėsimin e tė gjitha kritereve qė hapin rrugė pėr procesin e stabilizim-asociimit dhe tė anėtarėsimit tonė nė BE.
Po kėshtu, ne do tė vazhdojmė tė kultivojmė frymėn e miqėsisė sė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilave, edhe nga ky solemnitet, u shprehim mirėnjohjen tonė pėr ndihmėn e jashtėzakonshme qė i kanė dhėnė dhe po i japin Kosovės.
Do tė veēoja se prej shumė vitesh, LDK-ja bashkėpunon me NDI (National Democratic Institute) dhe me Konrad Adanuer Stiftung nė reformimin dhe demokratizimin e saj.
LDK-ja angazhohet pėr forcimin dhe avancimin profesional tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, nė mėnyrė qė ajo tė jetė e aftė dhe e gatshme pėr t’u bėrė anėtare e Aleancės Veriatlantike, pėr tė qenė pjesė e ushtrisė sė madhe tė popujve tė bashkuar tė lirisė perėndimore, tė cilėt, pėr shpėtimin e popullit tė Kosovėn nga gjenocidi serb dėrguan nė luftė bijtė dhe bijat e veta, nė kohėn kur ndihma e tyre pėr ne ishte mė se e nevojshme, nė fakt, ishte vendimtare.
Tė dashur veprimtarė tė LDK-sė,
Tė nderuar mysafirė,
LDK-ja ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet parti e esencave, parti me frymė e me synime qė burojnė nga interesat nacionale tė vendit.
LDK-ja ėshtė parti e cila ka ide dhe program se si te tejkalohet ky kolaps zhvillimor i Kosovės, si tė hapen perspektivat ekonomike tė vendit, tė hapen vende tė punės pėr tė rinj, tė zvogėlohet papunėsia dhe varfėria. Koncepti ynė i zhvillimit bazohet nė nxitjen dhe stimulimin e sektorit privat duke u kujdesur pėrherė pėr njė qasje tė integruar zhvillimore, pjesė e tė cilės do tė jenė edhe tė papunėt, tė paaftit pėr punė, pensionistėt dhe njerėzit me nevoja tė veēanta. Njė shtet i cili nuk ka zhvillim, bėhet shtet i krimit dhe korrupsionit, shtet i cili nė vend se tė fabrikojė produkte dhe tė mira pėr popullsinė fabrikon tė burgosur dhe kriminelė.
Ne nuk e dėshirojmė njė shtet policor, njė shtet tė ngulfatur nga oligarkia politike dhe strukturat parashtetėrore. LDK-ja do tė luftojė pėr konceptin e shtetit, nė tė cilin demokracia do tė ngrihet mbi baza ta zhvillimit ekonomik dhe social, nė tė cilin puna do tė bėhet kriter i pasurisė e jo korrupsioni dhe abuzimi i parasė publike.
LDK-ja e di mirė se pėrvojat nga qeverisja me mentalitet dhe instrumente partiake ka qenė gjithnjė nė dėm tė qytetarėve. Koncepti ynė ėshtė qė shteti tė qeveriset me ligj e me kushtetutė, qė qasja nė mjetet buxhetore duhet tė jetė e barabartė pėr tė gjithė njerėzit dhe tė gjitha komunat, sepse tatimet dhe taksat nuk mblidhen pėr parti, por pėr shtetin, i cili u takon tė gjithė qytetarėve. Ata qė abuzojnė nė emėr tė shtetit pėr interesa partiake dhe grupore, ata qė e kanė kapur dhe po e mbajnė peng shtetin, po i bėjnė dėme tė pariparueshme kėtij vendi.


LDK-ja nuk mohon se problem i vendit tonė janė ligjet, tė cilat duhet tė ndryshohen dhe tė reformohen. Por, LDK-ja ėshtė e bindur se, shumė me shumė sesa me ligjet, ky vend po ballafaqohet me moszbatim tė rregullativės ligjore, me shkelje tė hapur tė saj dhe gjendje tė papėrgjegjėsisė. Ne kemi iniciuar dhe do tė pėrkrahim reformėn zgjedhore, por reforma nuk do tė sigurojė qė tė mos abuzohet procesi zgjedhor, ashtu si ndodhi nė zgjedhjet e fundit, nėse nuk ashpėrsohet pėrgjegjėsia ligjore ndaj atyre qė abuzojnė zgjedhjet dhe qeverisin me vota tė abuzuara.
Ne presim, po ashtu, qė edhe faktori ndėrkombėtar nė Kosovė tė angazhohet shumė mė shumė pėr sjellje ligjore mbi parime tė demokracisė, e jo qė objektiv kryesor tė jetė stabiliteti politik, qoftė edhe i ndėrtuar mbi mbushje industriale tė kutive tė votimit. Sepse, njė gjendje e tille po u jep kurajė atyre qė erdhėn me vota tė vjedhura, me tė cilėt nuk pajtohemi kurrė, tė na quajnė hiē mė pak se antiamerikanė dhe antievropianė, ose njerėz me mentalitet tė vjetėr. Duhet t’u bėhet e qartė se mentaliteti i ri nė Kosovė nuk ėshtė mentalitet i vjedhjes dhe abuzimit dhe se demokracia evropiane dhe amerikane nuk meriton tė abuzohet pėr interesa ditore.
LDK-ja ka kėrkuar dhe kėrkon zbardhjen e tė gjitha vrasjeve me motive politike nė Kosovėn e pasluftės, por edhe tė atyre qė janė vrarė apo janė kėrcėnuar tė vriten gjatė luftės. Njerėzit ndaj tė cilėve janė bėrė atentate, kanė qenė tė shquar pėr vlera tė larta njerėzore, profesionale e nacionale, vlera tė cilat ata i kanė dėshmuar me vepra tė pėrditshme nė angazhimin e tyre qenėsor pėr liri, pavarėsi dhe demokraci nė Kosovė. Pėr fat tė keq objekt i tentativės pėr atentat ishte edhe Presidenti Rugova, ndėrsa ai rast nuk u zbardh sot e kėsaj dite.
LDK-ja ka shprehur ofertėn e saj pėr bashkėpunim tė ngushtė me partitė e spektrit politik tė qendrės sė djathtė pėr zgjedhjet e ardhshme. Kemi marrė pajtueshmėrinė parimore tė disa subjekteve, me tė cilat do tė ndėrtojmė ura bashkėpunimi, duke u respektuar reciprokisht dhe pa kushtėzime. Nė zgjedhjet e ardhshme, LDK-ja do tė luftojė tė fitojė, ta formojė dhe ta udhėheqė qeverinė. Ne do tė qėndrojmė tė hapur pėr bashkėpunim me spektrin politik, do tė angazhohemi pėr njė qeverisje tė qėndrueshme, por barrėn kryesore tė fitores dhe tė pėrgjegjėsisė do ta marrim ne.
Do tė qeverisim me kuadrat mė tė mira dhe mė tė besueshme qė i kemi nė parti, por edhe me ekspertė qė ēdo ditė po na bashkėngjiten dhe po i pėrqafojnė politikat e Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
Domosdoshmėrish do tė krijojmė hapėsirė mė tė madhe pėr gruan, e cila pėrfaqėson gjysmėn e elektoratit dhe roli i sė cilės ėshtė i pazėvendėsueshėm nė shoqėri. Ne duhet tė synojmė njė pėrfaqėsim mė tė madh tė gruas nė parlament dhe nė institucione nga ai qė e kemi tani. Por, po ashtu, duhet tė punojmė pėr pėrfshirje dhe hapje tė forumeve dhe organeve tė LDK-sė pėr gratė, tė rinjtė dhe tė rejat.
LDK-ja do ndjek politika tė kultivimit tė marrėdhėnieve tė mira ndėrshtetėrore me fqinjėt dhe me vendet e tjera nė rajon dhe nė botė. Ne shohim me interes edhe stabilizimin e marrėdhėnieve me Serbinė, por vetėm duke respektuar rregullimin tonė kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial.
Tė nderuar pjesėmarrės tė kėtij solemniteti,
Si pėrfundim, duke jua uruar edhe njė herė 23-vjetorin e themelimit tė LDK-sė, ritheksoj se Lidhja Demokratike e Kosovės, si parti me funksionalitet tė lartė, si parti me vlera tė dėshmuara, do tė angazhohet edhe mė tej pėr pėrfshirjen e tė rinjve dhe femrave nė vendimmarrje, do tė angazhohet pėr njė Kosovė evropiane, paqėsore e tolerante, nė tė cilėn tė drejtat e njeriut do tė respektohen si kudo nė Evropė.
Po e ripėrsėris, kėtu para jush, se LDK-ja do ta bėjė realitet, bashkė me qytetarėt e vendit, qė Flamuri i Dardanisė tė jetė flamur zyrtar i Republikės sė Kosovės, ndėrsa himni i propozuar nga Presidenti Rugova, “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovė”, tė jetė himn i Republikės sė Kosovės. Ky ėshtė borxhi qė ia kemi prijėsit tonė tė madh, Presidentit historik Ibrahim Rugova, njeriut qė sė bashku me LDK-nė e projektoi dhe e themeloi Republikėn e pavarur, sovrane dhe demokratike tė Kosovės!
Urime ky pėrvjetor dhe festat e fundvitit!
Ju faleminderit!
Zoti e bekoftė Lidhjen Demokratike tė Kosovės!
Zoti e bekoftė Republikėn e Kosovės dhe miqtė tanė!



__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.