Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-10-11, 14:36   #76
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Greqi, polici mbyt tė dashurėn shqiptare





Njė oficer policie qė shėrben nė trupėn e sigurimit tė parlamentit grek ėshtė autori i njė krimi pasioni qė ka si viktimė njė shtetase shqiptare.

Behet fjale per nje polic grek 32 vjec nga Evia, i cili kishte marredhenie dashurie me nje shtetase shqiptare 49 vjece, nene e kater femijeve, qysh ne kohen kur sherbente ne rajonin e policise ne Avlona. Sipas deshmise se tij shokuese para organeve greke,kohet e fundit marredhenia e tyre kishte pasur probleme nga grindjet e vazhdueshme te shtetases shqiptare.

Tre dite me pare ne mengjesin e 28 tetorit cifti kishte bere fjale ne makinen e tij dhe gjate kesaj zenke 32-vjecari grek e ka mbytur te dashuren e tij, me xhupin e saj dhe me pas e ka hedhur ne rrugen automobilistike, qe te dukej se ishte viktime e nje aksidenti rrugor, ne zonen Sqimatariu te prefektures se Viotias.

Por tė dielėn nė mbremje pas pyetjeve te hetuesve te qytetit te Tebes, te cilet jane marre me zbardhjen e ceshtjes ne fjale, ai ka pohuar krimin. Viktima qe eshte gjetur nga nje drejtues automjeti, ka pasur vertet shenja te nje aksidenti ,por sipas mjekut ligjor, ky ka ndodhur pas vdekjes se saj qe ka ardhur nga asfiksia.

Menjehere drejtoria e pergjitshme e Policise greke e ka pezulluar oficerin e policise nga sherbimi prane parlamentit dhe perkundrejt tij ka filluar procesi gjyqesor.Identiteti i shtetases shqiptare ende nuk behet publik.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-11-11, 20:39   #77
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Maqedoni, shitje fėmijėsh nė tregun e zi

Nė Maqedoni ka nisur tė lulėzojė tregu i zi i adoptimeve dhe cmimet pėr njė fėmijė tė shėndetshėm e tė bukur variojnė nga 5 mijė nė 60 mijė euro.
Denoncimi ėshtė bėrė nga OJQ-ja “Ndėrtojmė tė Ardhmen”, sipas tė cilės cmimet janė dyfishuar nė vitin e fundit.
Qeveria maqedonase, pėr shkak tė rritjes sė rasteve tė korrupsionit, ka urdhėruar shkrirjen e komisionit tė posacėm pėr adoptimet.
Hallkat e ndryshme tė zinxhirit kriminal, sipas OJQ-sė, janė spitalet, komunat dhe pėrgjegjėsit e Ministrisė sė Punės dhe Politikave Sociale.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-11, 17:45   #78
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Arsenal armėsh nė Skėnderaj


Kajtaz Gecaj | 11-11-2011 14:57 CET


Shumė armė dhe municion pa leje janė gjetur nė katėr shtėpi nė Klledėrnicė tė Skėnderajt, gjatė njė operacioni bastisjeje qė ėshtė realizuar tė premten nė orėt e mėngjesit. Sipas policisė, operacionin e bastisjes e kanė kryer NJSO (Njėsitė Speciale Operative) tė Mitrovicės, sipas njė urdhėrese tė lėshuar nga gjykata e qarkut nė Mitrovicė.
“Me urdhėresė tė lėshuar nga Gjykata e Qarkut nė Mitrovicė, rreth orės 06:00 tė mėngjesit tė sotėm (e premte), Policia e Kosovės ka realizuar bastisjet dhe kontrollin nė kėrkim tė provave ose arsyeve tė tjera nė lidhshmėri me informatat e mbledhura operative pėr mundėsi tė gjetjes sė armėve tė paautorizuara nė pronėsi tė pronarėve tė shtėpive. Gjatė kontrollit tė shtėpive, hetuesit policorė kanė arritur qė tė gjejnė elemente dhe prova tė mjaftueshme pėr tė cilat edhe ėshtė iniciuar bastisja, me ē’rast janė sekuestruar njė sasi e konsideruar e armėve dhe municionit”, tha toger Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės.
Sipas tij, janė gjetur dhe janė sekuestruar: njė pushko-mitralez i kalbrit 7.62 milimetėr, tri pushkė automatike AK-47, njė revole TT, njė pushkė gjuetie e kalibrit 12 milimetėr, njė pushkė ajrore, dy pale dylbi me kėllef, njė elektroshok, njė shufėr metalike, 11 karikator tė AK-47, njė rrethatore e pshko-mitralezit, 3 karrikatorė tė revoles, 321 fishekė tė kalibrit 7.62 milimetėr, 14 fishekė tė kalbrit 7.9 milimetėr, 19 fishekė tė kalibrit 12 milimetėr dhe 1 fishek i kalibrit 7.65 milimetėr.
Toger Hoti, shtoi se operacioni i kontrollit policor tė shtėpive dhe objekteve pėrcjellėse ka pėrfunduar pa ndonjė incident, ndėrsa pesė personat, ndaj tė cilėve ėshtė zhvilluar bastisja janė shoqėruar nė Stacionin e Policisė pėr regjistrim tė rasti dhe inicim tė procedurave ligjore.
“Prokurori publik i Prokurorisė sė Qarkut nė Mitrovicė ėshtė informuar lidhur me veprimet e ndėrmarra policore nė rastin e bastisjeve, ndėrsa pas inicimit tė paraqitjeve penale ndaj tė dyshuarve pėr ‘mbajtje nė pronėsi, kontroll dhe shfrytėzim tė paautorizuar tė armėve, tė njėjtit janė liruar nga lokalet policore pėr t’u paraqitur nė procedurė tė rregullt gjyqėsore”, ka njoftuar toger Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės.
1




  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-11, 17:46   #79
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Njė i vdekur nga mbidoza narkotike, njė nga rryma elektrike


12-11-2011 13:44 CET


Sipas raportit ditor tė policisė nė Mitrovicė, mė 11 nėntor, nė rrugėn “Ahmet Selaci”, njė mashkull shqiptar ėshtė sjellė pa shenja jete nė Qendrėn e Mjekėsisė Familjare, i cili sipas mjekut kujdestar, ka vdekur nga mbidoza me narkotik.
Me vendim tė prokurorit trupi i pa jetė ėshtė dėrguar nė obduksion.
Nė tė njėjtėn ditė nė rrugėn “Brigada 141” nė Mitrovicė raportohet se njė fėmijė femėr ashkali ėshtė sjellė pa shenja jete nė Qendrėn e Mjekėsisė Familjare, ku sipas mjekut kujdestar viktima dyshohet se ka vdekur nga rryma elektrike.
Njėsit pėrkatėse janė nė vend ngjarje, kurse me vendim tė prokurorit trupi i pa jetė iu lirohet familjarėve. B.Abazi
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-11, 17:47   #80
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Durrės, ekzekutohet mė armė zjarri njė 40-vjeēar


12-11-2011 14:18 CET


Njė person u ekzekutua me armė zjarri nė qytetin e Durrėsit, mesditėn e sotme. Burime nga policia bėjnė tė ditur se ngjarja ka ndodhur nė rrugėn “Skėnderbeu”, ndėrsa viktima ėshtė shtetasi Gentian Zguraj, nga Tirana.
Mėsohet se 40-vjeēari ishte i punėsuar nė njė subjekt privat nė Durrės, ndėrkohė qė nuk dihen detaje tė tjera rreth ngjarjes sė rėndė.
Forcat e policisė mbėrritėn menjėherė nė vendngjarje dhe nisėn hetimet pėr tė zbuluar shkaqet dhe autorėt e krimit. /BW/
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-11, 17:48   #81
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Dy tė miturat qė u duhet ndihma


Kajtaz Gecaj | 11-11-2011 11:14 CET

http://www.zeri.info/fotografia.php?id=41230



Sh. dhe M., dy tė mitura nga Klina e Poshtme e Skėnderajt, njėra 10 e tjetra 12 vjeēe, me banim nė lagjen “Dardania”, me sjellje devijante po tregojnė se kanė nevojė pėr ndihmė tė ndonjė institucioni shėndetėsor tė specializuar. Ato janė bėrė “halė nė sy” sidomos pėr policėt, pasi ato i ndjekin pas tė gjithė njerėzit me uniforma.
Ato, siē thotė populli, “kanė luajtur pak”, ashtu qė nuk e kontrollojnė veten. Dalin herėt nė mėngjes nėpėr rrugė tė qytetit, lėshojnė klithma, bėrtasin dhe u vihen pas policėve, tė cilėt i gjuajnė me gurė dhe i shajnė.
Policia thotė se janė bėrė pėrpjekje qė “t’i marrin me tė mirė”, por pa sukses, pasi
qė ato menjėherė shpėrthejnė me njė fjalor tė ashpėr dhe tė pakontrolluar.
Nė Qendrėn pėr Punė Sociale thonė se tė miturat janė dėrguar 2-3 herė nė Klinikėn Psikiatrike nė Prishtinė, por pas kontrollit janė lėshuar nė shtėpi.
“Kemi tė bėjmė me dy vajza, tė cilat janė nė fazėn e parė tė sėmundjes. Gjithnjė e mė shumė po bėhen agresive. Ėshtė vlerėsuar se nuk janė pėr njė institucion siē ėshtė Qendra pėr tė sėmurėt mentalė nė Shtime”, thotė Rexhep Sejdiu, zyrtar nė Q. P. S. Ai shtoi se vajzat i gėzojnė tė drejtat nė asistencė, por pėr dėrgimin e tyre nė institucione shėndetėsore duhet qė tė afėrmit tė bėjnė kėrkesė.
“Ato nuk kanė baba, kanė vetėm nėnėn, e cila nuk di si tė veprojė me vajzat e saj. Ajo nuk mund t’i ndalojė tė mos dalin nė rrugė e nuk di as tė bėjė kėrkesė. Edhe gjendja sociale e kėsaj familjeje ėshtė e rėndė”, thotė Sejdiu. Ai mendon se duhet intervenuar menjėherė, sa nuk ėshtė bėrė vonė.
Deri para pak kohėsh, tė dy vajzat e J. J., i cili ka vdekur menjėherė pas lufte, kanė qenė nė gjendje tė mirė. Ato pėrpiqeshin ta ndihmonin familjen duke mbledhur kanaēe, por nė dy muajt e fundit diēka “ka krisur” nė mendjen e tyre, andaj tani u duhet ndihma e menjėhershme e institucioneve tė shtetit.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-11, 15:47   #82
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Arrestohet grupi qė vidhte vetura

Policia ka arrestuar tė dyshuarin e pestė tė njė grupi tė dyshuar pėr vjedhje veturash. I dyshuari ėshtė arrestuar nė fshatin Hajvali tė Prishtinės.

E mėrkure 16 Nėntore 2011 8:55
Bėhet fjalė pėr Xh. Vitia 23 vjeē, i cili dyshohet me bazė tė jetė i pėrfshirė nė rastet e poshtėshėnuara. I dyshuari po mbahet nė Qendrėn e Paraburgimit nė Prishtinė, derisa lėnda ndaj tij tė pėrgatitet nga hetuesit pėr gjykatėn kompetente, ndėrkohė qė disa ditė mė parė janė arrestuar edhe N. Ademi 26 vjeē, A. Podvorica 19 vjeē, B. Berisha 36 vjeē dhe M. Berisha 42 vjeē.
Tė gjithė ata, sipas policisė, dyshohet se nė bashkėpunim kanė kryer veprėn penale tė vjedhjes. Policia sqaron se ata kanė vjedhur njė veturė tė tipit Opel Kadet, katėr vetura tė tipit Golf -2-, si dhe njė Golf -5- ngjyrė e kaltėr, qė tė gjitha me targa tė Republikės sė Kosovė. Veturat e vjedhura janė gjetur pjesėrisht tė demoluara nė fshatrat Dumosh, Lluzhan, Godishnjak e Llapashticė tė Podujevės.
Ato janė konfiskuar dhe janė dėrguar pėr ekzaminim pėrderisa tė dyshuarit po mbahen nė qendrėn e paraburgimit nė Prishtinė.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-11, 19:34   #83
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hajra Shiko postimin
Arrestohet grupi qė vidhte vetura

Policia ka arrestuar tė dyshuarin e pestė tė njė grupi tė dyshuar pėr vjedhje veturash. I dyshuari ėshtė arrestuar nė fshatin Hajvali tė Prishtinės.

E mėrkure 16 Nėntore 2011 8:55
Bėhet fjalė pėr Xh. Vitia 23 vjeē, i cili dyshohet me bazė tė jetė i pėrfshirė nė rastet e poshtėshėnuara. I dyshuari po mbahet nė Qendrėn e Paraburgimit nė Prishtinė, derisa lėnda ndaj tij tė pėrgatitet nga hetuesit pėr gjykatėn kompetente, ndėrkohė qė disa ditė mė parė janė arrestuar edhe N. Ademi 26 vjeē, A. Podvorica 19 vjeē, B. Berisha 36 vjeē dhe M. Berisha 42 vjeē.
Tė gjithė ata, sipas policisė, dyshohet se nė bashkėpunim kanė kryer veprėn penale tė vjedhjes. Policia sqaron se ata kanė vjedhur njė veturė tė tipit Opel Kadet, katėr vetura tė tipit Golf -2-, si dhe njė Golf -5- ngjyrė e kaltėr, qė tė gjitha me targa tė Republikės sė Kosovė. Veturat e vjedhura janė gjetur pjesėrisht tė demoluara nė fshatrat Dumosh, Lluzhan, Godishnjak e Llapashticė tė Podujevės.
Ato janė konfiskuar dhe janė dėrguar pėr ekzaminim pėrderisa tė dyshuarit po mbahen nė qendrėn e paraburgimit nė Prishtinė.


Hajre ne kofte kone ndonjeri Golf 2 i kuq , shperblim ke me pas prej baces Mussa , ani kur thojke 2000 euro bre po ju fali veq le te ma kthejne , ka n'ja kater muaj qe ja kane vjedhe , pare jepke veq me ja gjet ,qaq e ka pas per merak , e bleu njo aty te kaltert metalik automatik , se me marka une smarr vesh , po ncuk , spo i pelqen ..
..p.s.
une qit lajm e printova-e, e me sabah ati ne tavoline , qysh nuk priton fatbardhi ai per veti e dij qe drejt e ne polici shkon e bashke me ta edhe ne ekspertize bile , . taksirat me marr ai prap neser pushim , po nejse , maraku ma i madhe se stambolli , gezohet , plaku thojne si femija ..
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 16-11-11 nė 19:36
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-11, 20:44   #84
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore Shiko postimin
Hajre ne kofte kone ndonjeri Golf 2 i kuq , shperblim ke me pas prej baces Mussa , ani kur thojke 2000 euro bre po ju fali veq le te ma kthejne , ka n'ja kater muaj qe ja kane vjedhe , pare jepke veq me ja gjet ,qaq e ka pas per merak , e bleu njo aty te kaltert metalik automatik , se me marka une smarr vesh , po ncuk , spo i pelqen ..
..p.s.
une qit lajm e printova-e, e me sabah ati ne tavoline , qysh nuk priton fatbardhi ai per veti e dij qe drejt e ne polici shkon e bashke me ta edhe ne ekspertize bile , . taksirat me marr ai prap neser pushim , po nejse , maraku ma i madhe se stambolli , gezohet , plaku thojne si femija ..
.... ishalla e gjan baca musa gollfin e dashtun ani te kuq, ku ku hahah...,
te lutna me na informu neve nese e gjen e te gezohemi edhe na hahah..

Tezja Shqipe qka bani a i kaloi hiq, a i bani hajr ai gjakovari
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-11-11, 17:24   #85
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Itali, nė pranga vrasėsit e biznesmenėve tetovarė


16-11-2011 16:59 CET


Policia italiane ka arrestuar vrasėsit e dy biznesmenėve nga Maqedonia, qė u vranė nė afėrsi tė qytetit Bresha nė Itali, informon agjencia e lajmeve INA.
Dy biznesmenėt, Ekrem Saliu, 45 vjeē nga Hristo Uzunov, 42 vjeē nga Tetova kishin mbėrritur nė muajin shtator nė Itali pėr njė marrėveshje biznesi, e cila duhej tė realizohej nė Maqedoni me njė partneritet italian.
Sipas autoriteteve italiane, tė dyshuarit pėr vrasjen e kryer janė Luka Ēerebini, 37 vjeē dhe Daniele Saravini, 33 vjeē. Ky i fundit akuzohet si porositės i vrasjes, pasi qė ai dy biznesmenėve nga Maqedonia u kishte njė borxh prej 400 mijė euro.
Viktimat u kishin dhėnė paratė dy italianėve, tė cilėt kishin premtuar se do tė siguronin njė kredi shumėmilionėshe pėr dy biznesmenėt, pėr realizimin e projektit tė tyre pėr ndėrtimin e njė qendre tregtare nė Maqedoni.
Pasi qė tentativat kishin dėshtuar, dy biznesmenėt tetovarė kishin udhėtuar drejt Italisė, pėr tė takuar dy italianėt, por qė pėrfundojnė tragjikisht.
Trupat e tyre pajetė u gjetėn mė 15 tetor nė njė mal nė afėrsi tė qytetit Bresha, ndėrsa identifikimi pasoi pas dy muajve.
Uzunov dhe Saliu kishin mbėrritur nė Itali pėrmes fluturimit nga Tirana. Njė natė ata kanė qėndruar nė njė hotel nė Bresha, ndėrsa tė nesėrmen janė vrarė nga dy italianėt. (INA)
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-11-11, 18:14   #86
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Austri: Vrasje mes shqiptarėsh, vritet 28 vjeqari, arrestohen 3 te tjere
on Nėntor 19, 2011 11:13 am / no comments


Njė vrasje e rėndė ka ndodhur nė qytetin austriak Wels, ku pas njė grindje ėshtė vrarė njė shqiptar 28 vjeqar. Policia vshtėalarmuar mbrėmė nė orėn 20 se njė trup i goditur nga projektilet ka arritur nė spitalin e qytetit Wels. Edhe pse pėrpjekjen pėr tė shpvtuar jetėn e tij ishin tėjetė tė mėdha dhe tėjetė intenzive, Shqiptari 28 vjeqar vdiq gjatė operacionit.

Policia ka konstatuar se personi ishte sjellur nė spital nga njė Kosovar 24 vjeqar sė bashku me bashkėshorten e tij, poashtu nga Kosova. Policia ka vizituar banesėn dhe ka gjetur gjurmė tė gjakut si dhe armėn pėr tė cilėn supozohet tė jetė vrarė 28 vjeqari.

Policia ka arrestuar qifitn nga Kosova kinėse qv tė dy janė tė involvuar nė kėtė nngjarje, ndėrsa nė orėt e vona ka arreestuar poashtu njė kosovar tjetėr i cili ishte nė arrati. Policia spjegon se 24 vjeqari nga Kosova supozohet tė jetė dorasi.

Mbķ identitetin e tė vrarit, polciia nuk ka dhėnė ndonjė informatė ngase ai nuk kishte pranė vehtes ndonjė dokumentacion. 28 vjeqari ishte sjellur me nje taxi nga vendi i ngjkarjes per ne kliniken e qytetit./comeze.net
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-11-11, 10:17   #87
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Rrihet brutalisht, Sokol Ismajli nga policia serbe nė Medvegjė


20-11-2011 09:52 CET



Sokol Ismajli nga fshati Gėrbac i komunės sė Medvegjės, ėshtė lėnduar pasi qė, nė shtėpinė e tij, njė polic e ka goditur me armė, thotė kryetari i bashkėsisė lokale, Faik Hajdari, transmeton FoNet.
Sokoli fillimisht ėshtė dėrguar nė shtėpinė e shėndetit nė Medvegjė, prej nga mė pas ėshtė dėrguar nė spitalin e Leskocit.
Mjekėt kujdestarė e kishin parė tė drejtė qė ai tė dėrgohet nė qendrėn Emergjente tė Leskocit.
Sipas Hajdarit, dy policė kishin shkuar nė shtėpinė e Sokolit dhe kishin kėrkuar nga ai qė tė shkoj pėr tė fikur njė zjarr nė fshat. Sokoli kishte refuzuar duke thėnė se nuk mundet tė shkoj pasi qė ėshtė i sėmur, pas sė cilės, siē ėshtė thėnė, ėshtė goditur disa herė nga njė polic.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe kryetari i komunės, Sllobodan Drashkoviq, por ai nuk ka mundur tė flas pėr detalet. Ai mbrėmė ka vizituar familjen e Sokolit, ndėrsa ka thėnė se pret nga policia qė tė zbardhin rastin.
Ndryshe, nė lidhje me rastin, ka reaguar edhe Unioni Demokratik Shqiptar ( UDSH ) – Dega nė Medvegjė – tė cilėt, rrahjen fizike tė policit ndaj Sokol Ismajlit dhe familjes sė tij nė Gerbac, nė shtėpinė dhe pronėn e tij, e ka dėnuar ashpėr dhe ka kėrkuar nga organet policore dhe tė drejtėsisė “qė polici i inkriminuar tė marr dėnimin e merituar, konform ligjeve nė fuqi”.
Nga Drejtoria Policore e Leskocit ėshtė thėnė se nė Medvegjė ėshtė dėrguar njė ekip i cili duhet ta hetoj rastin. /Zėri/

  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-11, 21:43   #88
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Ngushllime familjareve , miqeve, farefisit dhe te dashurve te te se njderes. :(


Aksident i rėndė komunikacioni






Mbrėmė nė orėn 18 e 30 minuta nė aksin rrugor Gjakovė - Prizren nė dalje tė qytetit tė Gjakovės ka ndodhur njė aksident i rėndė komunikacioni ku pėr pasojė ka vdekur njė e re dhe janė lėnduar dy tė tjera. Gjurmėve tė rastit ishte edhe ekipi ynė qė na sjell materialin nė vzhdim.

Pas aksidentit nė vendin e ngjarjes u ndodh kameramani ynė Valon Nixha. Makina nė tė cilėn po udhėtonin tri motra tė nderit Kade Nikollbibaj, Lindita Dedaj dhe Lushe Dedaj.

Motra Lindita qė po ngiste makinėn ka pėsuar lėndime tė lehta, Motra Simona ka vdekur nė vend ndėrsa motra Lushe ka marrė lėndime tė rėnda. Policia e Kosovės stacioni nė Gjakovė ishte nė vendin e ngjarjes, Rreshter Albin Sahatqia shef i hetimeve –policia e Kosovės stacioni nė Gjakovė.

Nė spitalin e Gjakovės tė lėnduarat janė dėrguar menjėherė pėr trajtim mjeksorė. Ekipi i emergjencės ka marrė masa tė menjėhershme na thanė kėtu, Dr Valdet Spahia- drejtor shėndetėsorė

E trupi i pajetė i Kade Nikollbibaj e njohur me emrin Motra Simona u dėrgua nė kishėn e Shėn Ndout nė Gjakovė ku tė afėrm tė saj patėn mundėsi tė bėjnė homazhe . Homazhe bėnė edhe udhėheqės komunalė. E ndjera Simona shquhej pėr korrektėsi nė punė thanė kolege tė saj.

Aksidenti i mbrėmshėm ėshtė i dyti brenda njė jave me fatalitet nė po tė njėjtin aks rrugor. Policia e Kosovės stacioni nė Gjakovė apelon pėr respektim tė rregullave nė komunikacion.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-11-11, 14:12   #89
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Banesa e politikanit, depo droge!


22-11-2011 15:44 CET


Apartamenti i njė politikani tė njohur nė Shkup ka shėrbyer si depo e drogės, derisa u zbulua mbrėmė nė njė aksion tė policisė. Sipas njoftimit tė parė tė MPB-sė, nuk ėshtė zbuluar identiteti i politikanit, i cili kishte dhėnė me qira apartamentin, mirėpo pa e ditur se pėr ēfarė do tė shėrbente ai.
Policia gjatė operacionit tė realizuar mbrėmė rreth mesnatės ka zbuluar njė laborator tė improvizuar tė drogės, sasi tė konsiderueshme tė heroinės, kokainės, marihuanės dhe tabletave ekstazė.
Njėkohėsisht, janė arrestuar edhe tre qiraxhinjtė tė apartamentit qė janė tė njohur si shpėrndarės droge.
Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ka konfirmuar sot se gjatė njė bastisje nė banesė dhe makinė janė zbuluar 12 kilogram mariuhanė, tre kilogram heroin dhe 1 mijė tablet ekstaze, tė cilat sipas kontrollit tė parė nuk janė origjinale, si dhe substance tjera narkotike tė cilat nė mėnyrė plotėsuese do tė dėrgohen pėr ekspertizė.
Sipas saj droga sipas tė gjitha gjasave ėshtė paraparė pėr pėrdorim nėpėr rrugėt e Shkupit.
Sipas Jankullovskės nė mėnyrė plotėsuese do tė vėrtetohet numri i personave tė cilėt janė tė involvuar, meqė akoma janė nė rrjedhė bisedimet dhe kontrollet.
“Ky ishte njė aksion I MPB-sė, ku njė periudhė tė caktuar personat ishin nėn mbikėqyrje, megjithatė transporti I heroinės ndodhi pikėrisht mbrėmė. Pėr kėtė shkak kemi vlerėsuar se ky ėshtė moment kryesorė qė tė ndėrpritet ky grup”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e Brendshme. /alsat-m/
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-11-11, 14:13   #90
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Arrestohet polici, kanosi me armė kolegun


22-11-2011 11:16 CET


Njė zyrtar policor vihet nėn kontroll tė patrullės policore tė stacionit Leposaviq, pėr kanosje me armė ndaj njė zyrtari tjetėr tė policisė sė Kosovės.
Rasti ėshtė regjistruar dje nė mbrėmje, nė fshatin Ravnishte tė Soqanicės, komunė e Leposaviqit, ndėrsa ankuesi, zyrtar policor nė kuadėr tė stacionit Leposaviq, ka raportuar se i dyshuari, gjithashtu polic i Kosovės, nė rroba civile, jashtė detyrės zyrtare dhe dukshėm nėn ndikim tė alkoolit, ka kanosur atė me armėn e vet zyrtare, nė afėrsi tė shtėpisė sė tij.
Njėsia patrulluese e cila ka reaguar nė vend tė ngjarjes, ka takuar tė dyshuarin, tė cilin e ka ēarmatosur dhe tė njėjtin e ka shoqėruar nė stacionin policor pėr inicim tė rastit.
Ndaj tė dyshuarit, janė iniciuar procedurat ligjore pėr vepėr penale “kanosje” dhe shkelje tė procedurave dhe parimeve tė etikės policore.
Me autorizim tė prokurorit publik, ndaj tė dyshuarit ėshtė caktuar masa e ndalimit policor deri nė kėndelljen e tij ndėrsa procesi i intervistimit dhe hetimit tė kėtij rasti do tė zhvillohet nga hetuesit rajonal tė Policisė sė Kosovės. /qik/
0


  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.