Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-01-05, 18:40   #1
alipasha
 
Anėtarėsuar: 08-04-04
Postime: 236
alipasha e ka pezulluar reputacionin
Gabim Hasan Riza Pasha,mbrojtėsi i shkodrės

HASAN RIZA PASHA QEVERITAR CIVIL
DHE KOMANDANT USHTARAK I SHKODRES NEKOHEN E RRETHIMIT


Hasan Riza Pasha, qeveritar civil, vali i Vilajetit si dhe komandant ushtarak i Shkodres para e gjate rrethimit ishte irakian nga babai ndersa nga nena ai ish gjak shqiptar".1 Kete e ka shprehur edhe ne nje mbledhje me parine e Shkodres ku ka thene: "edhe une jam gjak shqiptar".
Qe fat per Shkodren dhe per Shqiperine qe ne rrethimet e Luftes Ballkanike kishte ne krye te administrates civile dhe te komandes se ushtrise perandorake nje person si ai: dashamires dhe te pergatitur; veprimtaria e tij tregoi se qe nje strateg i perkryer e diplomat i holle.
Sipas dokumenteve dhe kujtimeve te te vjeterve ky rrethim i celikte i detyrohet shume kesaj figure, qofte si komandant ushtarak, qofte si diplomat.

G. Berri, i ndodhur ne Shkoder gjate rrethimit ne vepren e vet "Rrethimi i Shkodres"( "Lassedio di Scutari" - Milano 1913 f. 164) shkruan per te: "I lindur ne Bagdat, beri studimet ushtarake ne Stamboll e mandej ne Berlin. Shume i zgjuar u be nje nder me te miret oficere te ushtrise turke e nen regjimin e Abdyl Hanitit mbrriti e u be pashe. Mbas kostitucionit qeveria e re e pa me udhe te hiqeshin prej kuadrit oficeret e pazote e te zmbrapseshin ata qe edhe pse jane plot meritime per zotesine e kulturen e tyre, teper shpejt ia kishin mbrrijte shkalles se nalte. Nder keto te mbramet ishte Hasan Riza Begu qe qe degradue e ba kolonel e qe cue ne Shkoder, ku sundonte 30 mije vete. Ishte i shtrengueshe m idhtem, i menershem ne te kryem te detyres se vet e kerkonte po ate kujdes edhe ne detyre te te tjere ve"

Kurse Mis Edit Durhami, qe e ka njohur nga afer, shkruan per te:
"Ishte nje burre me trup te shendoshe, i shkurter, zeshkan me buze te kthyer dhe syte e zez e te ndritshem, e mbante veten keq, brezi i qendronte shtrember, xhaketa i qe mbledhur lemsh nga prapa. Sjelljet i kishte madheshtore. Ai vinte nga Bagdati, ku kishte lene nam.
Une kisha vepruar dy here si perkthyese per ate, lidhur me ndertimin e nje vapori me timon celiku per lundrim dhe konstatova se ishte kaq konfuz sa une i nenvlertesova aftesite e tij lidhur me kete pune. Si komandant ushtarak u tregua mizor. Gjithashtu me erdhi keq per emerimin e tij .Mbasi ishte angazhue shume me fortifikimin e qytetit saqe nuk do te gjente kohe te mjaftueshme per tu marre me pune civile. Eshte e pamundur te thuhet se nje qeveritar civil do te kishte mundesi me kaq vonese ti pajtonte malsoret" per faktin se ai nga mbarimi i marsit 1912 qe ngarkuar dhe me kete detyre.

Dhe ne vazhdim shkruan " Nje gje eshte e vertete. Hasan Rizaja ishte nje ushtar i shke lqyer dhe falenderimet e te gjithe shqiptareve i detyrohen kryesisht atij dhe planit te tij te shkelqyer te fortifikimit. Ai e shpetoi Shkodren.
Ai qe mesuar nga gjermanet dhe njihte punen e tyre".

Ndersa konsulli austro-hungarez ne Shkoder, Zambaur, njofton Vjenen si me poshte:
"Mbi personin e komandantit te ri te trupave te Divizionit, kolonelin Hasan Riza Beun mund te thuhet se ai duhet te numerohet nder oficeret me inteligjente te shtabit te pergjithshem turk. Studimet ushtarake ai i ka mbaruar pjeserisht ne Gjermani, prandaj flet e shkruan mire gjermanisht, gjithashtu edhe frengjisht.

Stervitjet luftarake te trupave qe ndodhen nen komanden e tij nuk kane vetem nje karakter teorik por edhe nje karakter praktik dhe kesaj stervitje ai i jep rendesi te madhe, keshtu qe qysh me ardhjen e tij ne trupat shikohet nje fryme e fresket.

Por rreptesia e tij shume e madhe con disa here edhe ne ferkime me oficeret e trupat... Nen regjimin e vjeter Hasan Rizai ishte gjeneral divizioni. Me rastin e shikimit te ri te gradimeve ne korpusin e oficereve ne vitin 1911 ai humbi dy grada dhe u caktua si kolonel me sherbim ne shtabin e pergjithshem...

Politikisht ai anon nga idealet e Partise liberale dhe eshte partizan i inspektorit te ushtrise Nazmi Pashajt"

Gjithashtu ne nje relacion te derguar nga Shkodra ne Vjene lexojme qe "Valiu i vilajetit te Shkodres dhe kryekomandanti i trupave turke te ndodhura ketu ishte Hasan Riza Pashaj nje arab prej Bagdadi me nje karakter te ashper e te eger, i vrazhde dhe i pameshirshem ne sjelljet e tij por shume i kujdesshsem dhe inteligjent.

Hasan Rizai nuk dispononte ne fillim sasi trupash te mjaftueshme dhe ai vete ka pohuar se ne se ne fillim malazezet do te kishin treguar me teper guxim, ata do ta gjenin te papergatitur.

-Vazhdon-


alipasha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.