Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-06-05, 01:11   #1
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim DIJETARET ISLAMIKE

DIJETARET ISLAMIKE

Ne univerzitetet e njohura arabe te Kordoves,Seviles,dhe Toledos vinin studentet nga vende te ndryshme te Evropes.Ne Toledo,ishte biblioteka me e madhe ne Evrope,ndersa ne vitin 1130 eshte themeluar instituti i perkthimeve.Nen protektoratin e kryepeshkopit Rejmond eshte nisur me perkthime prej gj.arabe ne ate latine.Keto punime kane vazhduar ne shekullin 12,13 dhe 14.
Ne keto qendra te diturise jane shkolluar dijetare te medhenje te asaj kohe:Gerbert de Aurillac,Papa Silvestar ll,Adelard von Bath,Leonard de Pisa(rifilluesi i matematikes ne okcident),Alberti i Madhe,Roger Bacon,Michael Scot,Danile Morlej,Alphonse X,Toma Akvinski,Herman Gjermani,Duns Scot,Wilhelm de Ocam dhe Arnold Villeneuve.Vete Gerhard Kremonski ka perkthyer 71 vepra prej gj.arabe ne ate latine.Ne kete menyre evropianet kane perjetuar rilindjen e cila ka patur ndikim me shekuj mbi ta.
Medicina arabe ka pasur nje rendesi te madhe ne perendim.Ne disa univerzitete evropiane,veprat arabe jane shfrytezuar si baze e mesimit ne medicine deri ne shek.e XVlll.Ndersa deri ne shek-Xl medicina perendimore nuk ka ekzistuar fare.Mbasi eshte fituar njohuria mbi arritjet ne fushen e medicines nga spanja islamike,keto arritjet jane vendosur ne univerzitete evropiane,dhe medicina si shkence eshte etabluar ne perendim.Shkenctaret e pare dhe profesoret e univerziteteve te posaformuara ishin ne te vertet nxenesit e atehershem te shkenctareve arab.
Per te lehtesuar studimet ne medicin,mbreti francez Henri lll,ka themeluar ne kolegjin Royal te Parisit institutin per mesimin e gj.arabe.Salerno,si qendra e diturise medicinale ne Itali ishte i organizuar kryesisht sipas shkollave arabe.

Rhazesi(ar Raziu):

Ishte njeri prej teorikeve me te medhenje te medicines.Ka shkruar mbi 220 punime shkencore prej te cilave disa ishin enciklopedi te verteta.Veprat e tija jane perkthyer ne gj.latine dhe jane studijuar deri ne shek. e XVll.Ai ka shkruar perhere te pare mbi:"fruthin dhe ulceren e lekures".Historiani i medicines May Neuburgeri thote:Ky punim cdokund quhet si nje punim me gjenial ne fushen e medicines."Raziu ishte themeluesi i hemoterapise".Karl Sud-hofi e verteton qe ar-Raziu eshte nje nder me te medhenjte ne Bote(ne fushen e medicines).

Ibn Sina(lat.Avicena)

Ibn Sina ishte mjeku me i shquar ne mesjete, te cilin e quanin"i pari i mjekeve".Ai ishte gjeniu me nje dituri te jashtezakonshme enciklopedike.Vepra e tij kryesore ishte"Al Kanuni"(lat.Canon Medicinae)i cili eshte studijuar ne Evrope ne periudhen 600 vjecare.Duke i falenderuar atij sot kemi pershkrimin e sakte te irisit,,lekures se syrit,mekanizmit te pershtatjes te syve,si dhe te pozites te muskujve ne mbrendine e syrit.Ai ishte aktiv edhe ne gjeologji.Per shkak te pershkrimit te Maleve,Garrison e quan ate:"Baba i gjeologjise".

Ebu Kasimi(lat.abulcasis)

Nga ez zahra afer kordoves ishte kirurgu me i madhe arab,vepra e te cilit ka ndikuar ne themelimin e kesaj shkence ne Evrope.Pa dyshim se mjeket arab ishin me te fuqishem se sa koleget e tyre Evropiane.Ebu Kasimi ishte kirurgu i pare i cili ka pershkruar ndaljen e arteries dhe i cili ka vendosur menyren "catgut shav".
Mjeket e syve kane kontribuar shume ne fushen e oftalmologjise.Ne vepren e tij te njohur"optika"veper e cila ishte pikenisje e studimeve te Rogger Baconit dhe Kepplerit,Ibn el haithami detajisht e pershkruan syrin dhe menyren e formimit te figurave ne tru.,te cilet lindin me shikim.
Nje prej arritjeve me te mira te medicines arabe ishte edhe organizimi i psikiatrise.Historiani Neuburger shkruan:Duhet posacerisht te permendet se te semuret psiqik ne vendet Islame u mjekoheshin me vemendje te madhe, ndersa ne Evrope te semurit psiqik u trajtoheshin sikurse kriminelat.Psikiatria e pare eshte themeluar ne vitin 765 ne Bagdad,qe do te thote,700 vjete me heret se sa institucioni i pare ne Evrope i cili u hape ne vitin 1410 ne Valence(Spanje).
Muslimanet ishin te paret ne Matematike.Sipas Carra de Vaux,zero ishte e njohur tek arabet me se paku 250 vjete para Evropianeve.Matematicienti me i njohur arab ishte Muhammed el kavarizmi.Ai ka patur ndikim te madhe mbi shkenctaret Evropiane.Kur jane perkthyer veprat e tija mbi matematiken dhe algjebren(prej fjales arabe al-gjebr),ne gj.latine,ata kane pasur ndikim te madhe jo vetem ne keto shkenca por ishin edhe si baze per arritjet e pakufijshme ne astronomi.
Fizicienti gjenial Al Biruni ka vertetuar peshen specifike te elementeve.gjilperen ne kompas e kane zbuluar shkenctaret muslimane,ndersa perdorimin e saj praktik e kane persosur detaret muslimane,te cilet kane prezentuar Evropianeve.Astronomet muslimane poashtu kane bere shume hapa te rendesishme ne kete fushe.Do te permendim fjalet e Nallinit,i cili thote mbi Al Battaniun.Al Battaniu ka zbuluar me precizitet te pabesueshem "pjerresine ekliptike","gjatesin e vitit tropik","gjatesine e stineve te vitit","rrotullimin e diellit",henes dhe planeteve.Ai ka deklasuar mesimet e ptolomeut mbi poziten e diellit dhe ka zbuluar periudhen kohore dhe eklipsin e diellit.

Autori:Ali Zeki, nga libri:"Islami dhe Perendimi-takimi i dy boterave",botuesi:Muhammed Assad dhe Hans Zbinden,Shtepia botuese,Walter 1960


__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.