Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-06-05, 19:49   #1
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim EJANI TĖ FITOJMĖ

.





EJANI TĖ FITOJMĖ






Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit


„Dhe ruajuni njė dite kur tė ktheheni tek All-llahu, dhe sejcilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė.“ (El-Bekare:281)


„All-llahu nuk e obligon asnjė njeri pėrtej mundėsisė sė tij, atij i takon ajo qė e fotoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qė e meritoi…“ (el-Bekare:286)


„E si do tė jetė gjendja e tyre kur Ne do t’i tubojmė ata njė ditė, pėr tė cilėn nuk ka dyshim dhe ēdo njeriu do t’i ofrohet ajo qė e ka fituar, duke mos iu bėrė atyre asnjė e padrejtė.“ (Ali Imran:25)


„A mos janė duke pritur tjetėr ata (pas kėtyre fakteve) vetėm t’iu vijnė engjujt (pėr t’ua marrė shpirtin), tė vijė Zoti yt (urdhėri pėr shkatėrrim) ose tė vijnė disa nga shenjat e Zotit tėnd, ditėn kur vijnė disa shenja tė Zotit tėnd, asnjė njeriu nuk i vlen besimi i Tij nėse nuk ka besuar mė parė ose nuk ka bėrė nė besimin e tij kurrfarė tė mire. Thuah:“Pritni, edhe ne jemi duke pritur.““ (el-En’am: 158)


„All-llahu krijoi edhe qiej edhe tokėn me njė drejtėsi precize, e pėr t’i shėrbyer sejcili njeri me veprat e veta, atyre nuk u bėhet e padrejtė.“ (El-Xhatije: 22)




Tė nderuar vėllezėr
Megjithėse kėtė temė e pata hapur para do kohe dhe mė ishte shlyer pa ndonjė arsyetim (!) do ta pėrsėris...
Nė vijim do tė shkruaj mbi disa ēėshtje praktike tė cilat mund t’i ndodhin ēdonjėrit nga ne nė jetėn e pėrditshme. Ky doracak qė do ta postoj nė vazhdime besoj se do t’i shėrbejė sejcilit pėr t’i mėsuar disa gjėra elementare, megjithėse tė thjeshta, me domethėnie tė madhe nė jetėn e ēdo njeriu, nė veēanti pėr ata qė janė nė rrugė tė drejtė. Pėr kėtė arsye me kėtė rast nuk do tė ketė pėrgjigje pėr ata qė shkruajnė sa pėr sy e faqe, sa pėr tė penguar e gjėra tė ngjashme qė s’kanė tė bėjnė fare me kėtė temė.Kėrkoj qė tė ndėrmirren masa ndaj atyre qė duan me qėllim ta prishin temėn!


All-llahu (svt) ua lehtėsoftė!

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Vėrejtje (pėr moderatorėt dhe...)
E kam lexuar rregulloren (dhe kuptuar) mbi pėrdorimin e shkrimeve me bold, [i]italic[/b], nėnvizime, ngjyra dhe shkrime me shkronja tė madhėsive tė ndryshme. Jam njėri ndėr ata qė kėto i kam pėrdorur pak si shpesh. Nė rastin tim, veēanėrisht tek “Feja e Shqiptarit”, e kam pasur si rregull qė:
a) Citimet nga Kur’ani (madje edhe nga Bibla) i kam bėrė me bold
b) Citimet nga Hadithet i kam bėrė (mė sė paku) me italic e mė sė shpeshti me italic/nėnvizim
c)Citatet tjera si dhe dialogjet (kur kam pasur kohė) i kam bėrė gjithnjė me italic dhe
d) titujt e nėntitujt i kam bėrė gjithnjė me bold dhe shkronja tė mėdha, shpeshherė edhe me ngjyra tė ndryshme

Pasi qė tani keni vendosur rregull enkas pėr kėtė ēėshtje, pyetja dhe lutja ime do tė kishte qenė: A bėn qė sė paku citatet nga Kur’ani (si dhe Librat tjerė tė shenjtė) tė bėhen me bold, hadithet me italic dhe nėn/titujt me shkronja pak mė tė mėdha?


Ēdo tė mirė dhe ju falemnderit pėr pėrgjigjen (nėse e bėni kėtė?)!
Pas pėrgjigjes kėtė “vėrejtje” mund ta shlyeni!



***


__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-06-05, 16:42   #2
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

I nderuar 4Peace.
Me gjithe respektin qe kame ndaj jush,me vjen keq por rregullorja qe e kemi vlen per te gjith njejt, duke perfshir edhe moderatoret.

Lejohet te shkruhet ne bold ndonje fjale,fjali apo titull.Megjithate kur jane shkrimet cilsore nuk besoj se kane nevoj te shkruhen ne bold, sepse lexuesit e mirfillt nuk do te anashkalojn as nje shkronje te vetme.

Pra i nderuar te pershendes dhe deshiroi te kalosh sa me mire ne Dardani. Me respekt Uliksi31
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-06-05, 22:57   #3
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

.


Falemnderit Uliksi




BISEDĖ ME MIKUN TIM HUADHĖNĖS




Ishte njė njeri, i cili i pėrgjigjej ēdonjėrit qė kėrkonte hua nga ai, megjithėse kjo nuk e kėnaqte plotėsimin e tė gjitha shpenzimeve mujore nga paga e tij. Disa prej tyre kėrkonin hua pėr ndonjė nevojė tė papritur, disa pėr ēėshtje martese, meqė nuk iu mjaftonin tė hollat e tubuara…


Nė kėtė e ndihmoi tregtia, me tė cilėn e furnizoi All-llahu i Madhėruar por, para tregtisė, All-llahu (svt) e furnizoi me karakter e sjellje tė mira, dėshmi pėr tė cilėn ishte tė vepruarit mirė ndaj tė tjerėve, ndihma qė i bėnte ēdokujt qė zihej ngushtė si dhe huazimi qė ia bėnte ēdonjėrit qė ia kėrkonte atė.


Njė dite, gjat vizitės sime nė zyrėn e tij, nė fytyrėn e tij hetova shenja brengosjeje e shqetėsimi. Vėrejta shenja tė vrerit qė donte tė dalė nga buzėt e tij. Mes nesh u zhvilluar dialogu i mėposhtėm.


Unė:
Po tė shoh tė ngrysur nė fytyrė?!
Ai mė shikoi me njė shikim tė brengosur duke mos thėnė asgjė.

Unė:
Tė kam parė gjithmonė tė qetė…tė brengosesh e shqetėsohesh?!

Ai:
Athua kam gabuar? Mos ndoshta ėshtė dashur t’i refuzoja e tė mos i pėrgjigjem kėrkesave tė tyre?

Unė:
Ē’don tė thuash?

Ai:
Ata qė mė erdhėn e kėrkuan hua nga unė, me shpresė e rixha!

Unė:
Po ē’kane bėrė ata?

Ai:
Gjithnjė po ikin i fshihen duke mos dashur tė ma kthejnė borxhin!

Unė:
Tė gjithė?

Ai:
Shumica prej tyre.

Unė:
“Po nė qoftė se borxhliu ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė bėji njė pritje deri sa tė vijė nė njė ēlirim…” (el-Bekare: 280).

Ai:
Vall-llahi, i kam pritur shumė gjatė… ma kanė shtyrė afatin e kthimit tė huasė shumė herė… por pa dobi. Disa prej tyre, deri mė tani ma kanė shtyrė pėr gjashtė herė. Disa mė kanė thėnė qė nuk kanė mundėsi tė ma kthejnė atė qė kanė marrė nga unė!

Unė:
A nuk u ke marrė atyre “vėrtetim” tė nėnshkruar pėr huanė e marrė?

Mė shikoi i shqetėsuar.

Ai:
Jo. Nuk kam marrė kurrfarė vėrtetimi prej tyre.

Unė:
Po pėrse?

Ai:
Kam qenė i bindur dhe mendjemirė.

Unė:
Tė vėrtetuarit e borxhit me vėrtetim me shkrim nuk e mohon bindjen e mirė dhe mendimin e sinqertė… Kjo ėshtė rrespekt i urdhėrit tė All-llahut tė Madhėruar.

Ai: All-llahu (svt) e ka urdhėruar kėtė! Ku?

Unė:
Nė ajetin mė tė gjatė tė Kur’anit Famėlartė, ajetin e 282 tė Sures “El-Bekare”, madje pėr kėtė edhe ėshtė quajtur me emrin “ajeti i borxhit-huasė”.

Ai:
Po ē’thotė All-llahu i madhėruar nė tė?




vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-06-05, 16:12   #4
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...



Unė:
All-llahu i Madhėruar nė tė thot:

“O besimtarė, kur merini hua nga njėri-tjetri pėr afat tė caktuar, shėnojeni atė (me shkrim)”.

Ai:
A dėshmon ky ajet se tė shėnuarit me shkrim tė huasė ėshtė obligim farz?

Unė:
Disa prej dijetarėve janė tė mendimit se tė shėnuarit e huasė ėshtė obligim i domosdoshėm (farz), qoftė hua apo shitblerje, ashtu qė tė mos ndodhė harresė apo mohim nga ndonjėra palė. Ky njėherit ėshtė edhe mendim i Taberiut. Ibėn Xhurejshi thotė: “ Ai i cili jep hua, le ta shėnojė atė me shkrim, ndėrsa ai i cili bėn shitblerje le ta dėshmojė atė me dėshmitarė”. Xhumhuri (pjesa dėrmuese e dijetarėve/imamėve) i dijetarėve janė tė mendimit se urdhėri pėr shėnimin e huasė ėshtė gjė e preferuar (mendub), gjė e cila e mbron pasurine dhe e mėnjanon dyshimin. Po qe se huamarrėsi ėshtė besnik, atėherė shkrimi i tillė nuk dėmton gjė. Mirėpo, po qe se ai nuk ėshtė besnik, atėherė shėnimi i borxhit me shkrim mbetet vėrtetim i huasė sė tij dhe nevojė e huadhėnėsit.

Ai:
Kėtė nuk e kam ditur mė parė, mirėpo nė tė ardhmen do tė kem kujdes. Po ē’mbetet me ata, tė cilėt tashmė veē mė janė borxhli, pa ndonjė shėnim tė tillė? Ē’duhet bėrė nėse ndonjėri nga ata do ta mohonte huanė e marrė nga unė?

Unė:
Qetėsohu! Siē kuptova unė, ata vetėm ta kanė shtyrė afatin e kthimit dhe asnjėri prej tyre nuk e ka mohuar.

Ai:
Po, ėshtė e vėrtetė.

Unė:
Po, edhe nė rast se ndonjėri nga ta mohon tė ta kthejė huanė e marrė prej teje, ti s’ke nevojė tė brengosesh e as tė shqetėsohesh fare!

Ai (i habitur tha):
Po kush tjetėr duhet tė brengoset e shqetėsohet pos meje?

Unė:
Ai i cili ka marrė hua nga ti. Ai pra duhet tė brengoset e shqetėsohet.

Ai:
(duke mohuar): Tė ma marrin pasurinė e pastaj tė mos mė kthejnė asgjė, e lėre mė tė brengosen e shqetėsohen…?!

Unė:
Pikėrisht ashtu. Po ta dinin ata se ē’ka premtuar i Dėrguari i All-llahut pėr ata qė nuk e kthejnė huanė e marrė, do tė brengosen, madje shumė.

Ai:
Po ēfarė ka premtuar i Derguari i All-llahut?

Unė:
Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre (ra) se i Dėrguari i All-llahut (savs) ka thėnė: “Kush merr pasuritė e njerėzve (hua) duke dashur qė t’i kthejė ato, All-llahu do t’i ndihmojė atij nė kthimin e tyre. Ndėrsa, kush merr (hua) duke dashur qė t’i shpenzojė ato (duke i shkapėrdarė vend e pa vend), atė do ta shkatėrrojė All-llahu!.”

Ai:
Andaj, i Dėrguari (savs) u premton se do ta humbin pasurinė!

Unė:
A s’ėshtė ky premtim qė nxit frikė e shqetėsim?

Ai:
Po vall-llahi, gjithsesi.



vazhdon...





.
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-06-05, 09:06   #5
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga AlbMuslim-Ku
4Peace , i nderuar te peruroj per temen , teme mjaft e qelluar , vetem vazhdoni ne kete stil vella i nderuar .

Selam Alejkum




Unė:
Kėtu hasim edhe njė hadith tjetėr tė tė Dėrguarit (savs), nė tė cilin i Dėrguari (savs) vėrteton se huaja (borxhi) ėshtė shkak qė shpirti frikėsohet dhe largohet nga siguria. Transmetojnė Tahaviu, Ebu Xhafer Et-Taberiu dhe Harith Ebu Uname ne “musnedin” e tij nga Ukbe bin Amiri se i Dėrguari i All-llahut (savs) ka thėnė: Mos e frikėsoni veten tuaj pasi qė tė jeni tė sigurtė?” Tė pranishmit thanė: “Po ē’ėshtė ajo oi i Dėrguari i All-llahut (savs)?” Ai tha: “Huaja (borxhi)”. (Ahmedi dhe Bejhakiu, hadithi ėshtė i mirė “hasen”)


Ai:
Pra, i Dėrguari i All-llahut (savs) i ndalon qė tė mos e mėnjanojnė (largojnė) sigurinė e vetes sė tyre me mbetjen e tyre nė borxh.


Unė:
Fjalėt e tua ma pėrkujtuan hadithin e tė Dėrguarit (savs) ku ai thot: “Huaja (borxhi) natėn ėshtė brengė (shqetėsim), ndėrsa ditėn nėnēmim.” (Ibėn Babavejhi, Dejlemiu dhe Bejhakiu, hadithi ėshtė shumė i dobėt “daif xhidden”).

Pėr kėtė hadith Imam Kurtubiu thot: “Dijetarėt tanė thonė: “Huaja ditėn ėshtė turp e nėnēmim, ngase zemra dhe mendja janė gjithnjė tė preokupuara me tė kurse shqetėsimi pėr atė se si tė kthehet borxhi ėshtė gjithmonė nėnēmim pėrballė huadhėnėsit, sa herė qė e takon atė, si dhe durim i dhemshėm ndaj mirėsisė sė tij pėr tė ta shtyer afatin deri nė njė afat tjetėr.



Ai:
Ah! Sikur tė qėndroni sė paku deri nė afatin e shtyer. Ndjej se disa mė gėnjejnė.


Unė:
Edhe kjo ėshtė pasojė e huasė qė huamarrėsi t’i premtojė t’i premtojė huadhėnėsit pėr kthimin e huasė e tė mos qėndrojė besnik, apo tė bėhet se nuk ka pasuri pėr t’i kthyer e nė kėtė mėnyrė tė gėnjejė ose tė betohet e tė gėnjejė nė betim.

Mu pėr kėtė, i Dėrguari (savs) ka kėrkuar gjithmonė mbrojtje prej All-llahut (svt) nga mosbesimi dhe borxhi. Tė pranishmit i thanė: “O i Dėrguari i All-llahut, ē’ke qė kaq shumė kėrkon mbrojtje nga borxhi?” Ai tha: “Njeriu, kur tė huazojė (marrė borxh), atėherė flet e gėnjen, premton e nuk e zbaton atė (premtimin)”. (Buhariu)



Ai:
Kjo ėshtė cilėsi e dyfytyrėshit, All-llahu (svt) na mbroftė.

Unė:
Nėse kjo ėshtė kėshtu nė kėtė botė, nė botėn tjetėr ai do tė pėrjetojė mė tė frikshmen e mė tė rrezikshmen!

Ai:
Paj, a s’ėshtė huaja gabim (mėkat), tė cilin e falė All-llahu i Madhėruar?

Unė:
All-llahu i madhėruar i falė tė gjitha gabimet, pėrveē huasė (borxhit). Transmetohet pėr njė njeri, i cili kishte thėnė: “ O i Dėrguari i All-llahut. Nėse unė luftoj me shpirtin dhe pasurinė time, pastaj mbytem (vritem) duke qenė durimtar dhe duke shpresuar shpėrblim, duke qėndruar pėrballė armikut e duke mos ikur nga fushėbeteja, a do tė hyjė nė xhennet?” Ai tha: “Po”. Atėherė, ky e pėrsėriti tė njėjtėn gjė edhe dy-tre herė tjera, derisa i Dėrguari (savs) tha: “ Pos nėse vdes e tė ka mbetur ndonjė borxh dhe s’ka kush ta shlyejė atė”. (Muslimi, Ahmedi, Nesaiu dhe Tirmidhiu)

I Dėrguari (savs) gjithashtu i lajmėroi shokėt e vet mbi vėshtirėsine, e cila iu kishte zbritur, duke thėnė se ajo ėshtė pėr shkak tė huasė. Ai tha: “ Betohem nė Atė, nė duart e tė Cilit ėshtė shpirti im, se, nėse ndonjė njeri mbytet nė rrugė tė All-llahut dhe prap jeton, pastaj prap mbytet nė rrugė tė All-llahut dhe prap jeton, pastaj prap mbytet nė rrugė tė All-llahut... nuk do tė hyjė nė xhenet pėrderisa tė mos jetė i shlyer borxhi i tij.” (Sahihut-Tergibi, vet-Tregib, hadithi ėshtė i vėrtetė “sahih”)




vazhdon...




...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-05, 12:44   #6
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...



Xhabiri, biri i Abdull-llahut, tregon se i Dėrguari (savs) nuk ia falte namazin e xhenazes njeriut i cili ka vdekur me borxhe. Me njė rast, kur kishin sjellur xhenazen e njė tė vdekuri qė kishte qenė i ngarkuar me borxhe, ai pyeti: “A ka borxhe?” Tė pranishmit thanė: “Po. Dy dinarė”. Ai tha: “Atėherė faleni ju namazin e xhenazes sė shokut tuaj”. Atėherė, Ebu Katade El-Ensariu tha: “ O i Dėrguari i All-llahut. Unė e marr pėrsipėr shlyerjen e borxhit tė tij”. Atėherė, i Dėrguari i All-llahut e fali namazin e xhenazes sė tij. (Hadithi ėshtė “sahih”)






Imam Ahmedi transmeton se njė njeri e pyeti tė Dėrguarin e All-llahut (savs) pėr vėllanė e tij, i cili kishte vdekur porse kishte borxhe. Ai tha: “ Ai ėshtė i mbyllur nė borxhin e vet (dėnohet ne varr), andaj plotėsoje (shlyeje) ti nė vend tė tij. Ai tha: “ O i Dėrguari i i All-llahut, unė atė e kam paguar pėrpos dy dinarėve, tė cilat i kėrkon njė grua qė nuk ka dėshmi (pėr borxhin)”. Ai tha: “Jepi, sepse ajo ėshtė nė tė vėrtetė” (e ka me tė vėrtetė, i takojnė). (Hadithi ėshtė i vėrtetė)





Kurtubiu sjell hadithin e tė Dėrguarit (savs) ku thotė: “Shpirti i besimtarit ėshtė peng nė varrin e tij pėr shkak tė borxhit, pėrderisa tė mos jepet (t’i shlyhet nga dikush) pėr tė”. (Ebu Ja’la nė Musnedin e tij dhe Taberiu. Hejthemiu thotė nė senedin e tij ka transmetues te panjohur, shih poashtu librin Daifut-Tergibi vet-Terhib tė dijetarit tė njohur Albanit, hadithi ėshtė i dobėt)




Ai:
Tash e kam kuptuar fshehtėsinė e fjalės tėnde se nuk duhet tė brengosem dhe shqetėsohem, ngase ata janė huamarrės nga unė, kurse unė nuk jam.




Unė:
Elhamdudil-lah! Ti duhet qė vetėm tė jesh i qetė e tė mos pendohesh qė u ke dhėnė hua, sepse pėr kėtė do tė kesh shpėrblim tė madh, qė tė bėn tė lumtur e tė gėzuar si dhe tė pėrgėzon pėr tė mirė insha’All-llah.




Ai:
E vėrtetė ėshtė ajo qė po e thua?




Unė:
Po a nuk shpreson ti qė All-llahu (svt) tė shpėrblejė pėr atė qė ke dhėnė lėmoshė (sadaka)?




Ai:
Por unė atyre nuk iu kam dhėnė lėmoshė (sadaka)..., unė vetėm u kam huazuar tė holla pėr njė afat tė caktuar.




Unė:
Po a nuk ėshtė pėrsėritur huaja jote e dhėnė dy herė?




Ai:
Bile edhe mė shumė se dy herė.




vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-05, 15:13   #7
Bond
 
Avatari i Bond
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 269
Bond i pazėvėndėsueshėmBond i pazėvėndėsueshėmBond i pazėvėndėsueshėmBond i pazėvėndėsueshėmBond i pazėvėndėsueshėmBond i pazėvėndėsueshėmBond i pazėvėndėsueshėmBond i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: EJANI TĖ FITOJMĖ

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga 4peace
.

Tė nderuar vėllezėr
Megjithėse kėtė temė e pata hapur para do kohe dhe mė ishte shlyer pa ndonjė arsyetim (!) do ta pėrsėris...

***
I nderuar 4peace, tema juaj nuk ėshtė shlyer, as nuk ėshtė mbyllur, por ne ju kemi njoftuar se faqja ka qen e hakuar dhe jan fshi shum afishime, nuk jam i sigurtė 30 000 apo mė shumė afishime e nė mesin e tyre e paska pėsuar edhe tema juaj si edhe diskutuesit tė cilėt kan qen tė regjistruar nė atė afat kohor prej 11 shkurt deri nė ditėn kur ėshtė hakuar forumi, (me duket se ka qenė 6 mars) ndėrsa kemi ristartuar me 13 mars por tė kthyer mbrapa nė datėn 11 shkurt, tė gjitha shkrimet qe kan qenė tė shkruara dhe anėtarėt e regjsitruar prej datės 11 shkurt kan humbur, deri nė ditėn kur kemi ristartuar me 13 mars.

Postuar Mar 13, 2005 1:13 pm

http://www.dardania.de/v2/board/viewtopic.php?t=3977

Isha duke bredhur labirinteve tė netit mbrėmė dhe rastėsisht hasa nė ketė info;
Postuar: Thu Mar 10, 2005 3:21 am

http://www.albemigrant.com/forum/viewtopic.php?t=2


Me nderime Bond
Bond Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-05, 15:32   #8
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje i nderuar Bond

Shlyerjen e kesaj teme e permenda ne kontekst krejt tjeter. Jo per te akuzuar ty apo stafin e Dardanise... Falemnderit per informatat dhe, te lutem, pa keqkuptime. Megjithate, ceshtja rreth shlyerjes se kesaj teme ka qene ndryshe dhe s'ka pasur te beje me bllokimin e atehershem te forumit. Tema ne fjale ka qene e mbyllur (me dry) me kerkesen time, per arsye se ka qene e devijuar nga forumisti, tashme moderatori, Psiko... Me kujtohet shume bukur kur t'u pata paraqitur ne privat (heren e pare dhe te fundit). Perndryshe, tema ka qene e vjeter afro nje muaj kurse, me sa di une, kur ka qene i bllokuar forumi paten humbur shkrimet e dy-tri javeve.


Kjo ishte, serish, sa per informim e jo per keqkuptime.


Cdo te mire!



***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-06-05, 14:35   #9
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...




Unė:
Ndėgjo pra se ē’tė pėrgėzon i Dashuri i All-llahut (savs). Transmeton Abdullah Ibėn Mes’udi (ra) se i Dėrguari i All-llahut (savs) ka thėnė: “Ēdo musliman qė i jep hua ndonjė muslimani tjetėr dy here, njėra herė do tė jetė (e shpėrblyer) si lėmoshė (sadaka)” (Ibėn Maxhe, hadithi ėshtė “sahih”)

Ai:
Mė gėzove, All-llahu (svt) tė gėzoftė nė kėtė dhe botėn tjetėr.

Unė:
Nė fjalėt e tė Dėrguarit (savs) hasim edhe pėrgėzim tjetėr ku theksohet se shpėrblimi i huasė ėshtė mė i madh se shpėrblimi i sadakasė.

Ai:
(Duke u gėzuar edhe mė shumė) Pra, mė trego o vėllau im, All-llahu (svt) tė shpėrbleftė me tė mira.

Unė:
Transmeton Enesi (ra) se i Dėrguari (savs) ka thėnė: “ Nė natėn e Israsė dhe Mi’raxhit (kur isha nė udhėtimin e Israsė), nė njė derė tė xhennetit pashė tė shkruar: “Sadakaja shpėrblehet dhjetėfish ndėrsa huaja me tetėmbėdhjetėfish”.

Ai:
(Gėzimi kishte kapluar fytyrėn e tij, andaj tha): “Po pėrse e tėrė kjo?”

Unė:
I Dėrguari i All-llahut (savs) ka pyetur Xhibrilin (as) pėr kėtė qė je duke mė pyetur mua, duke i thėnė: “Pėrse huaja tė jet mė e vlefshme se sadakaja?” Xhibrili (as) ishte pėrgjigjur duke i thėnė: “Sepse lypėsi mund tė tė kėrkojė (tė holla) e ndoshta edhe ka, mirėpo, huamarrėsi nuk kėrkon kurrnjėherė hua pos qė tė ketė nevojė pėr tė?”

Nė transmetimin e Taberaniut qėndron: “Sepse huakėrkuesi nuk vie te ti pa pasur nevojė ndėrsa sadakanė mund tė ndodh qė ta marrė edhe ndonjė i pasur”. (Ibėn Maxhe dhe Taberaniu, hadithi ėshtė shumė i dobėt “daif xhidden”)

Ai:
Ma freskove gjoksin, All-llahu (svt) tė freskoftė.

Unė:
Ka edhe diē mė shumė se kjo.

Ai:
Athua ka mė shumė tė mirė se kjo? Nuk mė besohet!

Unė:
Nė qoftė se huamarrėsit, tė cilėt tė kanė huazuar tė holla, janė me tė vėrtetė nevojtarė, ndėrsa ti sillesh mirė me ta, duke ua shtyer atyre afatin, duke u falė diē apo duke ua falė tė gjithat nėse janė tepėr ngushtė, atėherė ti do ta fitosh premtimin e tė Dėrguarit (savs) se All-llahu (svt) do tė fusė nėn hijen e Arshit tė Tij nė Ditėn e Kijametit, ditėn kur nuk do tė ketė hije tjetėr pos hijes sė Tij. Transmeton Ebu Hurejre (ra) se i Dėrguari (savs) ka thėnė: “ Kush ia shtyen borxhin (afatin e kthimit) ose ia falė atij qė ėshtė ngushtė, All-llahu do ta vendos nėn hijen e Tij, nė ditėn kur nuk do tė ketė hijee tjetėr pėrveē hijes sė Tij.” (Tirmidhiu, hadithi ėshtė i vėrtetė “sahih”)

Ai:
Vall-llahi do ta shtyej afatin e atij qė ėshtė nė gjendje tė vėshtirė dhe do ta falė atė qė ėshtė tepėr ngushtė.

Unė:
Andaj..., ja pra edhe njė pėrgėzim tjetėr pėr ty, me tė cilėn All-llahu (svt) do tė shpėtojė nga ngushtėsitė e Ditės sė Kijametit. Transmeton Ibėn Katade (ra) se njė njeri kishte kėrkuar hua prej tij dhe ishte fshehur. Kur ky e kishte gjetur, ai kishte thėnė: “Jam nė gjendje tė vėshtirė!” Ibėn Katade i kishte thėnė: “ A vėrtet ėshtė ashtu? Betohu, meqė kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut (savs) duke thėnė: “ Kush dėshiron qė All-llahu ta shpėtojė nga brengat e Ditės sė Kijametit, le t’i ngushėllojė ata qė janė nė hallet e borxheve ose le ta falė borxhin.” (Muslimi)




vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-05, 11:48   #10
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...



Ai:
Sa gjė e bukur dhe e mėshirshme prej All-llahut (svt).

Unė:
Po ē’thua nėse pėrgėzohesh edhe me njė gjė, qė All-llahu (svt) tė t’i falė tė gjitha mėkatet siē vepron ti duke ua falė borxhin atyre qė me tė vėrtetė janė nė gjendje tė vėshtirė? Ebu Hurejre (ra) transmeton se i Dėrguari (savs) ka thėnė: “Njė njeri u jepte hua njerėzve. Ai i ka thėnė djaloshit tė tij (kur e dėrgonte pėr ta tubuar huanė): “ Kur tė kalosh pranė nevojtarit mos i kėrko asgjė, ashtuqė All-llahu tė na lirojė neve nga fatkeqėsitė. E kur ai i erdhi All-llahut (kur vdiq), Ai ia fali tė gjithat.” (Buhariu dhe Muslimi)

Ebu Mes’ud el-Bedrijju (ra) transmeton se i Dėrguari i All-llahut (savs) tha: Do tė japė llogari njė njeri nga popujt e kaluar e nuk do tė gjendet asnjė e mirė, pėrveē asaj qė ėshtė pėrzier me njerėzit dhe ka qenė i lehtė (nė shitblerje dhe dhėnie hua) ashtuqė i urdhėronte shėrbėtorit tė tij qė t’ua falte atyre qė kanė vėshtirėsi. All-llahu i madhėruar pėr tė ka thėnė: “Ne jemi mė tė obliguar me kėtė (lehtėsim) ndaj tij, prandaj faliani atė.” (Muslimi)

Ai:
Pasi dėgjova tė tėra kėto, nuk do tė kėrkoj nga huamarrėsit tė cilėt morėn nga unė hua qė tė m’i kthejnė paratė e marrura. Nuk dua qė vetėn time ta mėnjanoj nga ky shpėrblim i madh.

Unė: Ky ėshtė shpėrblimi i madh...A nuk e bėn huadhėnėsin qė ky tė fshihet nga huamarrėsit, nė vend qė ata tė jenė ata, tė cilėt fshihen nga kėta?

Ai:
Gjithsesi, vall-llahi... Kjo njėherit ėshtė edhe njė kuptim e domethėnie e veēantė. E kundėrt me atė qė ne e hasim nė kokėn tonė.

Unė:
Pėr ēdo rast, ky ėshtė kuptimi islam, tė cilin e ka sqaruar edhe i Dėrguari (savs) nė thėnien e tij tė ndershme, tė cilėn nė Sahihun e tij e transmeton Buhariu ku i Dėrguari (savs) thotė: “Silluni butė (ndihmohuni) njėri me tjetrin, lehtėsojeni njėri-tjetrin, se po tė dinte kėrkuesi i hakut (hakliu) se ē’shpėrblim ka nė vonesėn e hakut (huasė) sė tij, atėherė do tė ishte ky ai qė ikė nga ai qė kėrkohet.”

Ai:
(Duke u vėrejtur nė fytyrėn e tij drita e imanit qė e kishte kapluar, tha) “O All-llahu im, unė dėshmoj se ua kam falur tėrė atė qė mė kanė borxh ata, duke pasur dėshirė qė ta fitoj shpėrblimin Tėnd tė madh.”

Mė vonė filloi tė buzėqeshė ndėrsa lotėt i shiheshin nė sytė e tij.

Unė:
Po buzėqesh e po qanė?!

Ai:
Parafytyrimi i hakliut (borxhliut) mė bėri tė buzeqeshem, qė fshehet nga huamarrėsit, tė cilėt mundohen ta plotėsojnė huanė e marrur, kurse ky gjithmonė ua shtyen afatin duke thėnė: “ Pėrse po shpejtoni? S’kam nevojė pėr atė qė duhet tė mė ktheni tani. Shtyene afatin edhe mė vonė.”

Unė:
Po ē’tė bėri tė nxjerrėsh lotė?

Ai:
Mė bėri tė qaj ēėshtja e tė kuptuarit tė tillė tė Islamit, kuptimi i cili sot ėshtė i humbur nga jeta e muslimanėve...!

Unė:
Ashtu ėshtė... por, le tė punojmė sė bashku, ashtuqė kuptimet e tilla t’i pėrcjellim tutje duke ua mėsuar tė tjerėve, deri sa tė shndėrrohen nė praktikė e bėhen realitet e pėrjetim i muslimanėve insha’All-llah.

Ai:
(duke i shtrėnguar tė dyja duart e tij) tha: Insha’All.llah.



***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-06-05, 09:39   #11
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...





Nga kjo, mes tjerash mėsuam(fituam):

- Borxhliun ėshtė mirė ta presim deri atėherė sa tė jetė nė gjendje pėr ta kthyer (paguar) borxhin. “Po nė qoftė se borxhliu ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė bėji njė pritje deri sa tė vijė nė njė ēlirim…” (el-Bekare: 280).




-Kur japim ose marrim borxh, si edhe kur bėjmė ēfarėdoqoftė tregtie/biznesi (edhe atėherė kur ėshtė fjala pėr ndonjė tė njohur apo tė afėrt, nė tė cilin kemi besim)ėshtė mirė tė shėnohet nė letėr. Kjo d.t.th. se duhet bėrė kontratė me letėr, (mundėsisht) me nėnshkrimin e dy dėshmitarėve/garantuesve. “O besimtarė, kur merini hua nga njėri-tjetri pėr afat tė caktuar, shėnojeni atė (me shkrim)”.(el-Bekare, 282)




- Falja e borxhit ,atij qė s’ėshtė nė gjendje tė ta kthejė ėshtė shpėrblim mė i madh se sadakaja (lėmosha).“Sadakaja shpėrblehet dhjetėfish ndėrsa huaja me tetėmbėdhjetėfish”.






- Pėrse qenka falja e borxhit mė e mirė se sadakaja (lėmosha)? Meqė lypėsi mund tė ketė diē, sepse supozohet tė ketė marrė lėmoshė edhe nga dikush tjetėr, kurse huamarrėsi mund tė jetė nė halle e ti tė jesh i pari qė mund t’i ndihmosh...






- Ai qė merr hua ėshtė (dhe duhet tė jetė) mė i shqetėsuar, turpėruar... e jo huadhėnėsi.






- Kush merr hua pėr shkak tė gjendjes sė vėshtirė, me qėllim qė t’i kthejė ato (sa mė parė), ai do tė mund t’i kthejė ato, me ndihmėn e All-llahut. Vaj halli pėr atė qė merr hua pėr punė tjera tė pavyeshme, shpenzime tė kota...
: “Kush merr pasuritė e njerėzve (hua) duke dashur qė t’i kthejė ato, All-llahu do t’i ndihmojė atij nė kthimin e tyre. Ndėrsa, kush merr (hua) duke dashur qė t’i shpenzojė ato (duke i shkapėrdarė vend e pa vend), atė do ta shkatėrrojė All-llahu!.”





***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-06-05, 09:26   #12
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

.






BISEDĖ ME MIKUN TIM PASANIK... QĖ NUK E JEPTE ZEKATIN (TATIMIN) E PASURISĖ






Ai ishte njė pasanik i madh, pasurinė e tė cilit s’mund ta numėronte askush. Ishte pesėdhjetė vjeēar. Kohėn mė tė madhe e kishte kaluar nė tregti, ndėrsa udhėheqja e pasurisė e kishte kapluar preokupimin e tij. Sidoqoftė, ai ishte prej atyre qė e falnin namazin, kryes i haxhxhit dhe umres. Mirėpo, siē vėrtetuan edhe shumė tė tjerė, ai nuk e jepte zekatin (tatimin) e pasurisė sė tij, duke menduar se mjaftojnė vetėm lėmoshat (sadakatė) e lehta, tė cilat s’kushtonin asgjė dhe ishin thėrrmi e imtė nė krahasim me atė qė duhej ta jipte na pasuria e vet per cdo vit. Mė thanė disa qė unė tė hyj nė bisedė me tė rreth kėsaj ēėshtjeje, me qėllim qė t’ia pėrkujtoj obligimin e duhur ndaj pasurisė sė tij. Ai mė nderonte shumė dhe mbante rrespekt e dashuri ndaj meje.

Njė ditė e lajmėrova se dua tė flas me tė rreth njė gjėje shumė tė rėndėsishme , ndėrsa ai mė priti me mirėpritje zemėrore, duke qenė tejet i lumtur pėr kėtė, duke mė thėnė: “Edhepse jam shumė i angazhuar dhe i pakohė, biseda me ty mė bėn tė ndjehem i lumtur.”

Nė zyrėn e tij u pranova me gėzim e mirėpritje tė madhe. Menjėherė e lajmėroi sekretarin e vet qė tė mos e pengonte askush pėr tė hyrė nė zyrė si dhe tė gjitha thirrjet telefonike tė anuloheshin. Tė interesuarit aq tė madh pėr vizitėn time mė gėzoi pa masė dhe mė bėri qė tė ndjehem i qetė.

Mes nesh u zhvillua biseda e mėposhtme.

Ai:
Mė thuaj, pra,... ē’ėshtė ajo ēėshtje me aq rėndėsi, pėr tė cilėn deshtė tė bisedojmė?

Unė:
Po ē’pret ti qė tė bisedojmė ne?

Ai:
Me siguri dėshiron qė tė mė prezentosh ndonjė marrėveshje profitabile, punė me fitim tė madh?

Unė:
Po...ajo ėshtė punė me fitim shumė tė madh?!

Fytyra e tij shkėlqeu e tha:
Tė lutem mė trego nė detaje.

Nė fillim heshta duke mos ditur se nga t’ia filloja!

Ai:
Mė thuaj, mos u turpėro... nėqoftėse do provizion... e drejtė e jote ėshtė e...!

Unė:
Ju falemnderit. Unė nuk marr nga ju asgjė. E imja qė unė do ta marr, nėse kryhet marrėveshja, do tė ma japė All-llahu i Madhėruar, insha’All-llah.





vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-07-05, 10:07   #13
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...





Nė fytyrėn e tij u hetua ndryshim...nė tė vėrehej shenjė habie e ēudie, ai e kishte kuptuar se pėr ēfarė marrėveshje tė posaēme bėhet fjalė.

Duke buzėqeshur lehtė, mė tha:
Kjo me siguri ėshtė tregti e hajrit.
Unė:
Po, vall-llahi, ashtu ėshtė.

Ai:
Sa duhen pra?

Unė:
Unė nuk e di?!

Ai:
Atėherė, kush e di?

Unė:
Ti.

Ai: (Duke qenė i habitur nė shenjė mohimi)
Unė!

Unė:
Po... ti.

Ai:
Ē’do tė thuash? Me tė vėrtetė?

Unė:
Sepse vetem ti e di se ē’posedon nga tregtia, pasuria dhe gjėrat e patundshme.

Ai:
Po, ēfarė kanė tė pėrbashkėt pasuria ime tė cilėn e posedoj dhe sadakaja, tė cilėn je duke e kėrkuar?

Unė:
Unė nuk jam duke kėrkuar nga ti sadaka tė posaēme. Por unė kam ardhur ta pėrkujtoj njė vėlla timin, tė cilin e dua dhe e respektoj pėr obligimin farz, tė cilin mė kanė treguar se ai nuk e jep..., andaj edhe u frikova pėr tė, mu ashtu siē frikohem pėr veten time...si dhe i dėshiroj tė mirėn, ashtu siē ia dėshiroj vetes sime.

(Ai heshti, duke mbetur i ngushtuar, sepse e kuptoi qėllimin e vizitės sime si dhe e kuptoi se desha qė t’ia pėrkujtoj obligimin e zekatit. Qė heshtja tė mos zgjatej, vazhdova bisedėn time.)

Unė:
Njerėzit tė njohin si njeri qė falė namazin, agjėrues, haxhi dhe besimtar tė denjė. Mirėpo, ata apo shumica e tyre tė dinė si njeri qė nuk e jep zekatin e pasurisė sate, e cila meriton zekatin e duhur.

Ai:
Ti, vėllai im dhe besnik... nuk fshehi asgjė prej teje, a e di ti se sa duhet qė tė paguajė pėr ēdo vit, nėse dua ta jap zekatin e pasurisė sime?

Unė:
Sa?

Duke ulur zėrin e tij dhe duke e shtrirė gishtin e mesėm dhe tregues, tha:
Dy milion dinarė?!




vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-07-05, 14:13   #14
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...





Unė:
Po ē’tė pengon qė t’i japėsh ato?

Mbėshteti shpinėn e tij pėr ulėsen komode tė tij dhe tha:
Ē’mė pengon?

Unė:
Po, ē’tė pengon pra?

Ai:
Po kush mundet qė pėr ēdo vit tė paguajė nga dy milion dinarė?

Unė:
Ēdo musliman qė beson se All-llahu (subhanehu ve teala) ėshtė Ai i Cili e ka furnizuar dhe pajisur me shumė hise tė pasurisė qė duhet dhėnė dhe i Cili ka urdhėruar qė ta jep sasinė e paraparė pėr tė... ky ėshtė ai i cili do tė mundet qė tė jep zekatin e tillė.

Ai:
Ēėshtja e tillė kėrkon vendosmėri tė fortė.

Unė:
Me ndihmėn e All-llahut (subhanehu ve teala), ti je prej atyre qė kanė vendosmėri tė fortė.

Ai:
Po, por vendosmėria e tillė kėrkon edhe njė gje.

Unė:
Po cila ėshtė ajo?

Ai:
Tė jem i sigurtė se zekati i tillė do tė shkojė nė duar tė sigurta dhe do t’u jepet atyre qė e meritojnė atė.

Unė:
Ke tė drejtė nė kėtė... po bile kjo ėshtė edhe njė kusht prej kushteve tė zekatit.

Duke heshtur pak, u bė e qartė se iu kujtua edhe njė gjė tjetėr.

Ai:
Po a duhet qė unė ta paguajė zekatin e pasurisė sime edhe pėr vitet e kaluara?

Unė:
Po, gjithsesi.



vazhdon...





.
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-07-05, 16:30   #15
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...





Ai:
Jo...Jo... kjo me tė vėrtetė ėshtė shumė.

Unė:
All-llahu (subhanehu ve teala) ėshtė eshe mė shumė, o vėllau im. Bėhu i qetė se All-llahu (subhanehu ve teala) do ta shumėfishojė ty rizkun e Tij, si dhe do ta shtojė mirėsinė e Tij, e assesi nuk do tė pakėsohet pasuria jote nga zekati. Mė beso!

Ai:
Nuk e pakėson pasurinė time! Ēka po thua?

Unė:
A nuk e ke lexuar fjalėn e All-llahut tė Madhėruar ,ku thotė:

”... e ēkado qė t’u jepni tė tjerėve nga pasuria, ajo do t’u kompenzohet nė mėnyrė tė plotė duke ju mos dėmtuar ju.” (el-Bekare: 272)

Ai:
Sikur pėr herė tė parė e dėgjoj kėtė ajet!

Unė:
Poashtu edhe fjala e All-llahut tė Madhėruar:
”E shembulli i atyre qė pasurinė e vet e japin nga bindja e tyre duke kėrkuar kėnaqėsinė e All-llahut, i pėrngjan njė kopshti nė njė rrafshnaltė qė i bie shi i madh, e ai jep fruta tė dyfishte. Po edhe nėse nuk i bie shi i madh, i bie njė rigė (qė mjafton). All-llahu sheh atė qė veproni.”(el-Bekare: 265)

Ai:
Tė lutem, mė lexo ende nga fjalėt e All-llahut tė madhėruar.

Unė:
All-llahu i Madhėruar thot:
”Shembulli i pasurisė sė atyre qė e japin nė rrugėn e All-llahut, ėshtė si i njė kokrre qė i mbanė shtatė kallinj; nė sejcilin kalli ka njėqind kokrra. All-llahu ia shumėfishon (shpėrblimin) atij qė dėshiron, All-llahu ėshtė Bujar i madh, i di qėllimet.” (el-Bekare:261)

Duke mbetur i habitur filloi t’i pėrsėrisė fjalėt e fundit tė ajetit tė lartėpėrmendur: All-llahu ėshtė Bujar i madh, i di qėllimet... All-llahu ėshtė Bujar i madh, i di qėllimet...!”

Unė:
Edhe i dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotė: ”Pėr tre gjėra betohem”, e njė ndėr to pėr tė cilat u betua i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ishte: ”Nuk pakėsohet pasuria nga sadakaja (zekati) qė jipet”./Hadithi ėshtė i vėrtetė, “sahih”/

Kurse i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ėshtė besnik dhe nuk flet nga hamendja dhe fjala e tij nuk ka nevojė pėr betim qė tė jetė e besuar. Mirėpo ai (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) me betimin e tillė largon ēdo mendim se pasuria, se cilės i jepet zekati pakėsohet.

(Nė fytyrėn e tij vėrejta njė pikė loti qė rrokullisej, ndėrsa dora e tij u shtri duke u munduar qė lotin e tillė ta fshijė apo fshehė.)

Vėllai, mė pas nxorri fletėshėnimet e tij tė pasurisė dhe filloi tė shkruajė, duke nėnshkruar njė ēek tė cilin e bėnte gati qė tė ma jepte e pastaj tha: “Kam nėnshkruar shumė marrėveshje tė pasura tregtare me tė holla... por sot kam nėnshkruar marrėveshje (kontratė) me All-llahun e Madhėruar... me tė vėrtetė tregtia mė e mirė qe kjo, nė dunja e ahiret, siē thotė edhe All-llahu i Madhėruar:

O ju qė keni besuar, a t’ju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhermbshėm.”(es-Saf:10)

Athua a ka dėnim mė tė dhemshėm se dėnimi i Xhehennemit?!

Unė:
Nuk mund tė tė them gjė tjetėr, pos All-llahu (subhanehu ve teala) tė shpėrbleftė o vėlla, pėr kėtė nėnshtrim tė shpejtė ndaj urdhėrit tė All-llahut (subhanehu ve teala).

Ai:
Edhe ty All-llahu (subhanehu ve teala) tė shpėrbleftė me tė mira, sepse mė trimėrove dhe mė nxite nė njė farz (obligim) tė cilin unė e kisha lėnė pasdore... e me siguri se ai qė pėrkujton dhe orienton tė tjerėt nė njė punė ėshtė sikur ai qė e vepron atė.




***


__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.