Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kinematografia dhe Televizioni
Emri
Fjalėkalimi
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj. Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-07-06, 16:19   #1
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Niveli i TV nė Kosovė nė gjendje katastrofale!

TV si medium i rėndėsishėm nė informim, edukim, kulturė si dhe transmetimin e tė gjitha kėtyre tek shikuesit, tė cilėt e pėrcjellin atė, do duhej tė luanin rol tė fuqishėm nė shoqėri.

Nė Kosovė, e kam fjalėn pėr RTK, TV 21 si dhe Kohavision, si reprezantues mė kryesorė nė lėminė e mediumeve TV, janė nėn ēdo nivel qoftė edhe tė ndonjė TV lokal e amatorė.

Duke filluar qė nga programet informative-emisioneve tė lajmeve, atyre edukative, serialeve skėterrė e tmerr, pa i komentuar emisonet tjera, bie fjala sikur ai "njė kafe me Labin" dhe x,y emisioneve tjera pa koncept tregojnė pėr gjendjen amatore dhe nė agoni tė pafund tė cilat gjindet ato!


Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-07-06, 18:04   #2
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Televizioni i Kosoves i ngjan nje forumi diskutimesh, ku kush don dhe si don guxon te shprehet.
Pėr ta arritur kulmin nga tė gjitha serialet e huaja qe mbysin kohėn e pasditeve, e deri te mė tė vegjėlit.
__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-06, 21:29   #3
Dj Shine
 
Anėtarėsuar: 06-07-06
Postime: 9
Dj Shine i vlerėsuar jo keq
Gabim

Televizioni ėshtė shtylla kryesore e informimit nė ēdo vend tė zhvilluar! Fatkeqėsisht jo nė Kosovė, pėr Shqipėri mė duket se sa i pėrket cilėsisė dhe kualitetit si profesional dhe idesė, mund tė themi se janė njė dekatė para Kosove! Nė Kosovė nuk ka TV kualitative jo pėr arsye se nuk ka mundėsi tė arrihet njė gjė e tillė, por pėr arsye se nė RTK bėhet ēka thotė UNMIK-u, nė RTV 21 janė punėsuar babai i jep lajmet, i biri e inēizon me kamerė, e nipi i tij bėn prerjen e shiritit, kurse nė KTV janė tė punėsuar "kulerat" e Kosovės! Kėtu nė Gjermani nuk pashė qė 8 vite qė jetoj, qė njė gazetar i lajmėve doli me njė kėmishė "hawai" tė i jap lajmet. Nuk pashė asnjė gazetar qė nėpėr fytyrė ka vija tė vizatuara tė mjekrrės sė mbetur aty kėtu!
Sė fundi shikova disa lojė tė Kampionatit Botėror nė futboll, Gjermani 2006, qė transmetonte RTK! Unė nuk e di nėse disa komentatorė kanė njėrin nga prindėrit serb apo ēka ėshtė nė pyetje? Ne kemi mėsuar qė nga klasa e parė se nė alfabetin tonė kemi shkrojnjat "l" dhe "ll". Nė RTK (jo vetėm aty!), vėrejta se ēdo lojtarė qė kishte nė emėr njė shkronjė l , lexohej ll. P.sh. nuk i thuhej Luca Toni po LLuca Toni, Ronaldo-Ronalldo, stadiumi Olimpik- stadiumi Ollimpik, etj.! Me njė fjalė nė ēdo TV tė botės besoj se ka kritere edhe nė shqiptimin e fjalėve, por jo edhe nė Kosovė!
Se sa i frytshėm dhe larmishėm mund tė bėhet njė Televizion, besoj se tė gjitha TV-tė nė Kosovė e dinė!? Po iu lutem mos e familjarizoni ēdo segment tė jetės kosovare!
Dj Shine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-06, 23:53   #4
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Po ndėrlidhem sėrisht nė temė, pėr tė theksuar ato qė kam mundur ti vėrej - lėshimet gjatė emisioneve informative.

Mungon klasifikimi i lajmeve, si pėr nga rėndėsia dhe aktualiteti i tyre pėr editim dhe shpesh janė lėmsh lajme! Gjėja qė mė iriton kur fillon me ndonjė lajm, nė stilin " tre persona e dogjėn njė shtėpi diku nė njė sokak nė Bangladesh" ose "dy persona tė armatosur plaēkitėn njė bankė diku nė Amerikėn latine". Lajme aq tė parėndėsishme dhe tė kategorisė qė nuk e meritojnė tė jenė temė qendrore e njė emisioni lajmesh.
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-06, 18:18   #5
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Deri sa te henen ne mbremje percillja nje emision te drejtuar nga zoteri Mulliqi i cili kishte ftuar mysafire nje aktore te re te filmit dhe teatrit ,nga keqarrdhja beja gjeste te cuditshme te ngjashme me ato kur percjell nje loje te futbollit dhe perpiqem t“i ndihmoje sulmuesit te shenoj gol .I vetedijshem se nuk do te ndryshoje asgje mbeta i deshpruar dhe me kallje muskujsh ne pjesen e siperme te kraherorit dhe te dy duarve .
Me dukej se shpirti po don te me dale nga gjoksi kur vereja me cfare telashesh nxiirte nga goja fjalet e veta sikur t“i kerkonte diku ne bodrumet e mykura te oratorise se vet .As mysafirja megjithe simpatine qe kishte trasheguar nga natyra nuk ma lehtesonte ate mbremje te nxehte vere ku ajri edhe ashtu ishte i manget .Djerset me shkonin si lume dhe para se te bija ne kolaps turpi per ate qe nuk kisha faj vete largova nga dhoma me fuqine e teledirigjuesit keta dy mysafire te paturpshem qe gati ma moren frymen .Rrofte teknika moderne, me nje suste zgjedhe nje sere problemesh .


LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.