20-03-08, 20:47
|
#16
|
Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Titulli: Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt
11. MBRETI AHMED FUADI I DYTĖ
Ahmed Fuadi i dytė, emėrohet mėkėmbės i Egjiptit mė 26 Korrik tė vitit 1952, qysh kur ishte fėmijė i vogėl dhe qėndron nė fron deri me shpalljen e Republikės Arabe tė Egjiptit mė 18 Qershor 1953.
Ahmed Fuadi lindi mė 1951 nė Kajro. Pas largimit, me forcė nga froni tė Mbretit Faruk, meqenėse Mbreti Ahmed Fuadi i dytė ishte foshnje dhe pėr pasojė i pamundur pėr tė marrė pėrgjegjėsitė e fronit, vendimarja dhe pėrgjegjėsitė e fronit iu lanė nė dorė Komisionit tė Besės, i cili pėrbėhej nga Princi Muhammed Abdul Mun'im, Behjuddin Berekat Pasha dhe Kaimakamit Reshad Mehdhan, deri nė momentin e shpalljes sė Republikės mė 18 Qershor 1953.
Revolucionarėt u ngritėn kundėr Mbretit Faruk, duke e kritikuar periudhėn e sundimit tė tij, por qėllimi kryesor i revolucionit ishte largimi i trashėgimtarit tė fronit mbretėror dhe nė fund pushimi sė funksionuari i kėtij froni megjithė rolin e rėndėsishėm qė kishte.
Nė kėtė kohė Parlamenti u udhėhoq fillimisht nga Ali Pashė Mahir dhe mė pas nė 9 Shtator 1952 udhėheqjen e tij e mori Kryekomandanti i ushtrisė revolucionare Muhammed Nexhibi.
Mė 18 Qershor tė vitit 1953 Mbreti u largua pėrfundimisht dhe u shpall Republika e Egjiptit. Muhammed Nexhibi u zgjodh Presidenti i parė i Republikės Arabe tė Egjiptit. Menjėherė pas tij zgjidhet President hemal Abdul- Naser, mė pas Enver Sadat dhe sė fundi Presidenti aktual Muhammed Husni Mubarak.
E thėnė mė pak fjalė kjo ishte pema e familjes sė Mehmet Ali Pashės e cila pėrfaqėsoi dhe udhėhoqi Egjiptin, pėr mė shumė se njė shekull e gjysmė. Qėndrimi i kėsaj familje nė fronin e Egjiptit pėr njė periudhė kaq tė gjatė, ėshtė njė tjetėr argument qė flet qartė se prezenca e shqiptarėve nė Egjipt, ėshtė e hershme dhe ka lėnė gjurmė tė thella nė histori. Mehmet Ali Pasha e ēoi Egjiptin pėrpara duke bėrė qė tė lulėzojnė tė gjitha fushat e zhvillimit shoqėror si arsimi, kultura dhe ushtria. Nė periudhėn e sundimit tė tij Egjipti ishte mjaft i njohur nė arenėn ndėrkombėtare, ku pėrfaqėsohej nga delegacione tė shumta si dhe dallohej nė zbatimin e njė strategjie tė lartė ushtarake.
Kur shohim se stėrgjyshėrit dhe gjyshėrit tanė kanė luajtur njė rol kaq tė madh nė historinė e Egjiptit, duke ndėrtuar Egjiptin modern qė njohim ne sot, na shtohet natyrshėm krenaria. Kjo krenari ėshtė pėrcjellė brez pas brezi, deri tek shqiptarėt e diasporės sė sotme apo dhe studiues e studentė tė ndryshėm, qė jetojnė e punojnė sot ne Egjipt, me ballin lart.
Nuk duhet tė harrojmė se Mehmet Ali Pashė shqiptari, ėshtė themeluesi i vėrtetė i Egjiptit bashkėkohor. Periudha e tij ėshtė quajtur si periudha mė e ndritur nė historinė e Egjiptit modern, gjurmėt e sė cilės hasen akoma dhe sot dhe ligjet e vendosura prej tij aplikohen edhe nė ditėt tona.
|
|
|