Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Moda & Estetika
Emri
Fjalėkalimi
Moda & Estetika Bukuria dhe estetika, veshjet, modelet mė tė reja shqiptare e botėrore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-01-10, 19:08   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Thonjtė e shėndetshėm jane bukurija e trupit tė njė gruaje ...

Nėse thonjtė janė tė kuruar me pamje tė shndritshme dhe tė shėndetshėm, sigurisht qė pėrbėjnė njė pikė force dhe bukurie nė trupin e njė gruaje.

Produktet e sotme mund t’ju vijnė nė ndihmė pėr tė zgjidhur problemet e vogla tė thonjve, sidomos tė atyre tė brishtėve qė tentojnė tė thyhen. Nė manikyr gjenden substanca qė forcojnė strukturėn delikate tė thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalė.
Prandaj thonjtė, pėrveēse duken tė bukur estetikisht, duke u lyer me manikyr, mbrohen edhe nga agjentėt e jashtėm.

Manikyr i kuq i ndezur – kjo ngjyrė kėshillohet pėr gishta tė shkurtėr. Tė lyer me kėtė ngjyrė duken mė tė gjatė, sidomos nėse mėson edhe tė bėni disa truke siē ėshtė shtyrja e kutikulave drejt bazės sė thoit dhe kėta tė fundit tė mos priten shumė shkurt.
Manikyr rozė dhe perlė i rekomanduar pėr gishtat e gjatė – kėto ngjyra i japin njė dimension tjetėr formės sė thonjve. Nxjerr nė pah gjatėsinė, qė nuk duhet tė jetė shumė e tepruar. Para se tė vendosėsh shtresėn e manikyrit, duke qenė se ngjyrat e ēelura i nxjerrin mė nė pah papėrsosmėritė, vendos fillimisht mbi thonj njė manikyr mbrojtės transparent. Manikyr i purpurt dhe vishnje janė tonet e pėrshtatshme pėr gishtat e shkurtėr tė kėmbėve. Nė kėtė rast kėto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa tė gjatė, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe mė pah.

Manikyr violė – nėse ke njė kėmbė tė gjerė, bėje qė tė duket mė e zgjatur duke i limuar thonjtė nė mėnyrė ovale paksa tė zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin nė ngjyrė violė nė pjesėn qendrore tė thoit. Edhe ngjyra natyrale e lėkurės ėshtė shumė e rėndėsishme nė zgjedhjen e tonalitetit tė duhur tė manikyrit. Specialistėt e kėsaj fushe, para se tė aplikojnė manikyrin, i referohen ngjyrės sė lėkurės nė pjesėn e brendshme tė pulsit.

Lėkura

Nėse lėkura nė kėtė zonė anon nga e kaltra, zgjedhja duhet tė mbėshtetet nė tonet e ftohta, ndėrsa tek ngjyrat e ullinjta tė lėkurės shkojnė mė shumė tonet mė tė forta. Lėkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare, si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Ki parasysh qė portokallia tenton tė lėrė njė aureolė jo tė kėndshme nė pamje tė parė, prandaj mė parė apliko manikyrin transparent mbi thonj.
Kur thonjtė kanė shenja nga duhanpirja njė truk shtėpiak tė vjen menjėherė nė ndihmė. Futi gishtat nė lėng limoni pėr dhjetė minuta ose vendosi nė tretėsirė kripe tė trashė. Kjo metodė ėshtė e pėrdorshme edhe nė shfryrjen e duarve. Kujto qė herė pas here t’i lėsh thonjtė tė marrin frymė, edhe pse manikyri krijon njė barrierė mbrojtėse nga agjentėt e jashtėm. Gjatė kėsaj periudhe ushqeji thonjtė me vaj ulliri.

Disa detaje, sado nė dukje tė vogla, siē janė thonjtė e duarve dhe tė kėmbėve, mund ta ndryshojnė fotografinė mbi bukurinė e njeriut nė sytė e tė tjerėve. Ndėr gjėrat e para qė vėrehen nė pamjen e femrės janė edhe thonjtė. Nė anėn tjetėr, kafshimi i thonjve me dhėmbė jo vetėm qė i dėmton ata dhe lėkurėn pėrreth tyre, por nuk ėshtė fare higjienike dhe e shėndoshė. Kjo shprehi patjetėr duhet tė largohet me vendosmėri, ashtu siē luftohet edhe ēdo shprehi tjetėr.

Pėr t’i zbukuruar thonjtė tuaj dhe nė kėtė mėnyrė pėr ta kompletuar fotografinė e bukurisė suaj, nuk ėshtė patjetėr qė tė shkoni tek ndonjė manikyrist, sepse pėr bukurinė e tyre mund tė kujdeseni edhe vetė. Mjafton qė njė herė nė javė, atėherė kur tė keni kohė tė lire, t’i vendosni duart nė ujė tė vakėt apo nė vaj tė ngrohtė tė ullirit, qė thonjtė tė zbuten.
Pastaj me anėn e lakuar (tė rrumbullakėt) tė limės pėr thonjtė shtyni skajet e thonjve nga rrėnja e saj dhe filloni t’u jepni formė duke i trajtuar me kujdes me anė tė limės sė dedikuar pėr thonjtė. Skajet e thonjve mos i preni asnjėherė. Thonjtė nuk bėnė t’i lyeni para se t’i lustroni mirė me limė pėr lustrim. Ėshtė e pėlqyeshme qė, nėse dėshironi qė tė keni llakun mė tė bukur, sė pari ta lyeni me njė shtresė bazė tė
tejdukshme, kėshtu qo do tė keni thonj mė tė bukur dhe llaku do tė qėndrojė mė gjatė.
Nė rast se thonjtė apo lėkurėn e keni tė plasaritur dhe tė vrazhdė, sė pari do duhet t’i kuroni ato me ndonjė krem pėr duar, duke i lyer edhe thonjtė deri nė rrėnjė. Sa mė e shėndosh qė tė jetė rrėnja e thonjve, aq mė tė bukura, mė tė fortė dhe mė tė shėndoshė do t’i keni thonjtė.

Edhe mungesa e vitaminave nė organizėm mund tė manifestohet me ērregullime tek thonjtė. Nėse thonjtė tuaj bėhen tė vrazhdė dhe shtresohen fleta-fleta, atėherė mund tė flitet pėr ērregullim tė kacimit, gjegjėsisht mungesė tė saj nė organizėm.
Thonjtė, si ata tė duarve po ashtu dhe ata tė kėmbėve, meritojnė kujdes gjatė gjithė kohės. Mirėpo kujdes mė tė madh duhet t’u kushtohet gjatė sezonit tė verės, kur mbahen nėpėr kėmbė sandale dhe papuēe. Po ashtu, preferohet larja e kėmbėve nė ujė tė vakėt dhe kjo, jo vetėm pėr arsye higjienike, por ngase me atė veprim thonjtė dhe shputat zbuten dhe formėsohen mė lehtė.

Gjatė prerjes sė thonjve, mundohuni qė tė jenė tė prerė drejt e jo pjerrtas, sidomos skajet e tyre. Nėse thonjtė i preni pjerrtas, atėherė ata do tė mund tė rriten dhe tė depėrtojnė nė lėkurė. Dhe pėr fund, para se ta vendosni shtresėn e llakut, kujdesuni qė tėrė yndyrėn ta largoni nga thonjtė.

Nė sezonin e verės, kur kėmbėt djersiten shumė, para se t’i mbathni kėpucėt, spėrkatini ato me pudėr pluhur apo spraj. Mund tė pėrdorni edhe talk, pudėr tė rėndomtė qė shitet nėpėr farmaci. Kėshtu, kėmbėt do t’i keni tė freskėta pėr njė kohė mė tė gjatė dhe do tė pengoni shfaqjen e baktereve dhe tė kėrpudhave nė to. Dhe, nėse edhe pas gjithė kujdesit tuaj, nuk jeni tė kėnaqur me thonjtė tuaj, provoni ta vizitoni ndonjė pedikyrist apo manikyrit, nėse keni nė afėrsi, dhe konsultohuni me tė.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.