Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 17-05-13, 16:04   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Kalendarėt e shqiptarėve

Kalendari i lashtė shqiptar

Kalendari i lashtė siē po e quajmė kėtu, ka qenė njė kalendar origjinal tė cilin populli shqiptar e ka praktikuar deri vonė, e mbahet mend dhe sot. I vetmi deri mė tani ka qenė studiuesi Rrok Zojzi qė mori shėnime nga populli pėr kėtė kalendar. Duke qenė se Rrok Zojzi e ka publikuar njėherė ne nuk po ndalemi shumė gjatė tė pėrsėrisim ato qė thotė ai. Nė kėtė punim fillimisht do tė merremi me njė problem qė ka tė bėjė me vendosjen e datave, pastaj do tė paraqesim kalendarin nė skicė dhe nė fund datat e sakta tė festave tė lashta. Njė kalendar i tillė tradicional, mijėra vjeēar, ka vlerė tė madhe, kur rekonstruktohet sepse pastaj mund tė botohet sikur ēdo kalendar tjetėr dhe tė jetė nė dispozicionin tonė tė paktėn si vepėr e artit popullor shqiptar. Ky kalendar ėshtė edhe dėshmi e njė qytetėrimi tė veēantė shqiptar qė dallon nga tė tjerėt.

Kalendari siē na e jep Rrok Zojzi ėshtė ky:
Viti ėshtė baraz me 365 ditė, tė ndara kėshtu: 3 ditė janė festat pėr fillimin e vitit ("kryet e motmotit"), 180 ditė janė tė verės, 2 ditė janė festat e mesit tė vitit dhe 180 ditė janė tė dimrit. Secila nga dy gjysmat e vitit (stinė) ndahej nė 4 pjesė me nga 45 ditė secila, tė cilėt mund t'i quajmė muaj.

Nė kėtė punim do tė japim datat qė i ka dhėnė Rrok Zojsi, i cili ka gabuar nė njė vend, tė cilin gabim do t'a pėrmirėsojmė mu nė kėtė punim, duke i gjetur datat e sakta pėr festat dhe muajt e kėtij kalendari. Qėllimi jonė ėshtė qė ky kalendar tė vazhdojė tė jetė i gjallė, e i njohur pėr popullin, dhe nė fund mė i kapshėm e mė pėrdorshėm. Prandaj bėhet rregullimi i tij, duke i kthyer festat dhe periudhat e vitit nė datat zanafillore, sepse pikėrisht gabimet e ndryshme, lėvizja e datave, etj. shkaktojnė mos-interesim tė njerėzve.

Ndėrsa tė dhėnat qė Rrok Zojzi i merr nga terreni janė tė sakta, kalkulimet e tij pėrkundrazi e shpiejnė atė nė gabime gjatė pėrpilimit tė kalendarit. Ajo qė na jep gabim Rrok Zojzi ėshtė vendosja e kėtyre festave dhe muajve. Ai fillon me Mesdimrin i cili ėshtė mė 5 shkurt, por tė cilin Rrok Zojzi e vendos 45 ditė (njė muaj) mė herėt, pra mė 22 dhjetor, pastaj gabimi shkon zingjir me tė gjitha festat dhe muajt tjerė. Festėn e kryevitit apo Kryet e Motmotit qė njihet edhe si Shėngjergj e vendos nė ekuinoksin pranveror mė 21 mars, gjė qė nuk ndodh askund nė asnjė krahinė shqiptare. Shėngjergji gjithmonė ka qenė mė 6 maj, dhe vetėm kisha katolike nė emėr tė reformės gregoriane e pat vendosur mė 23 prill, por tė vendoset Shėngjergji mė 21 mars, duket zhvendosje shumė e madhe pėr tė mos thėnė e tepėrt. Edhe tek Mark Tirta i cili ka shkruajtur gjerėsisht pėr festat popullore, Dita e pranverės dhe Shėngjergji dalin si dy festa tė ndryshme.

Me atė radhitje gabimet vazhdojnė: Shmitri apo Shmarti si fillim i dimrit vendoset mė 23 shtator, por Shmitri nė tė vėrtetė ėshtė shumė mė vonė, afro 45 ditė mė vonė, dhe i bie zakonisht kah fillimi i nėntorit; festa e Kerstovit apo e Shėnkollit, nga ana e Rrok Zojzit vendoset mė 5 nėntor, kur nė realitet kjo festė gjithkund tek shqiptarėt festohet mė 6 dhjetor; Dita e pranverės vendoset mė 5 shkurt, kur ėshtė acari mė i madh.

Edhe muajt e vjetėr 45-ditėsh pėsojnė zhvendosje qė bie nė sy, me kėtė radhitje tė Rrok Zojzit: "Pranvera" fillon mė 5 shkurt pra nė kohėn e acarit tė madh dhe pėrfundon mė 21 mars, pikėrisht atėherė kur do tė duhej tė fillonte; "Korriku" fillon mė 6 maj dhe pėrfundon mė 22 qershor kur ende nuk kanė filluar tė korrat; "Vjeshta" fillon nė vapėn e madhe mė 7 gusht dhe pėrfundon mė 21 shtator, nė kohėn kur do tė duhej tė fillonte.

E pėrmendėm se kalkulimet janė tė gabuara, pra gabimi fillon nė rastin kur Rrok Zojzi e barazon Buzmin me mjedisin e dimnit.

Tash qė ne t'a pėrmirėsojmė kėtė gabim dhe tė gjejmė rregullimin origjinal tė kalendarit tė lashtė, do tė bėjmė vetėm njė hap: tė lozim datat e dhėna nga Zojzi pėr 45 ditė mė vonė, nė mėnyrė qė tė kthehen nė vendin e tyre. Madje edhe vetė Rrok Zojzi thotė: "Fillimi i vjetit, simbas shėnimeve tė mbledhuna, asht Shėngjergji ase nė shkurtim Shnjergji." Dhe siē e dimė tė gjithė, Shėngjergj nė muajin mars nuk ka, por shumė mė vonė nė fillim tė majit.

Kėshtu sipas radhitjes qė i bėjmė ne, Buzmi mbetet mė 22 dhjetor, por nga ky ndahet mjedisi i dimnit i cili vendoset mė 5 shkurt. Nė kėtė rast edhe emri "mjedisi i dimnit" ėshtė kuptimplotė, sepse nė kėtė datė ai gjendet pikėrisht nė midis tė stinės sė dimrit duke qenė 90 ditė larg nga Shmitri dhe po aq ditė larg nga Shėngjergji. Mė pas muaji "Pranverė" vendoset nga 21 marsi deri mė 6 maj. Pastaj Shėngjergji mbetet mė 6 maj, siē ka qenė gjithmonė. Muaji i parė i verės pėrfundon mė 22 qershor, kur fillon "Korriku". Ky i fundit sėrish ka emrin me plot kuptim sepse tė korrat nė trojet shqiptare bėhen kryesisht gjatė kėsaj kohe. Muaji "Djegagur" fillon nė vapėn mė tė madhe mė 7 gusht. Muaji "Vjeshtė" fillon mė 21 shtator, pra krejt afėr ekuinoksit vjeshtor dhe kur bėhen tė vjelat e pemėve. Dimri fillon nė Shmitėr mė datat 6 dhe 7 nėntor. Ky pra ishte rregullimi qė ne i bėmė kalendarit.

Sa i pėrket emrave tė dy muajve qė Rrok Zojzi nuk ka arritur tė gjejė, ne nuk kemi asnjė tė dhėnė por do ishte mirė t'i gjenim emra tė natyrshėm kėtyre dy muajve nė ndonjė mėnyrė. Kėshtu shohim qė "Korriku" dhe "Djegaguri" tė kalendarit tė lashtė, kanė shėrbyer si emra pėr muajt nė kalendarin e ri, duke zėvendėsuar muajt latinė 'jul' dhe 'august'. Sipas kėtij parimi, pasiqė muaji i parė i dimrit nė kalendarin e lashtė ka shtrirje pjesėrisht nė nėntor dhe pjesėrisht nė dhjetor (nga tri javė secili), atėherė do ketė patur emrin e njėrit prej tyre, ndonjė emėr jo-kristian tė gurrės shqipe. Kėshtu nėntori ndryshe quhej brymor, vjeshtė e tretė, britėm i tretė, ndėrsa dhjetori quhej edhe dimėror. Por termi brymor nuk mund tė ketė qenė ndonjėherė emėr i kėtij muaji sepse do tė shkaktonte konfuzion nė popull, duke qenė i ngjashėm me "Brymės" qė gjendet menjėherė pas tij. Termi "Vjeshtė" nuk bėn sepse si muaj 45-ditėsh gjendet para tij, e nuk mund tė bėjmė dy muaj me njė emėr. Britėm ndoshta edhe bėn por ky nė ditėt e sotme ka kuptimin e vjeshtės, ėshtė sinonim me tė. Kėshtu na mbetet e lirė shprehja dimėror / dimnor, me tė cilin nė kalendarin e ri quhej dhjetori deri vonė. Tri javė tė dhjetorit bėjnė pjesė nė kėtė 45-ditėsh, prandaj emri i tij dimėror mund tė ketė qenė emėr i kėtij 45-ditėshi, njėjtė sikurse tri javė tė gushtit bėjnė pjesė nė djegagur, prej nga edhe gushti e mori kėtė emėr shqip. Nė analogji me "Dimėrorin", muaji i parė i verės mund tė quhej "Veror", ndonėse Rrok Zojzi dyshon se mund tė ketė qenė "Qershor", mundėsi tė cilėn as ne kėtu nuk e rrėzojmė. Ndoshta edhe ka ndonjė krahinė ku ruhen ende emrat e pavjelur tė kėtyre dy muajve.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.