Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-03-08, 11:06   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Na e shėmtuat 7 Marsin!

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona.





Nga: Sedat G. ISLAMI

Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.


Robėr tė Allahut!
Islami ėshtė njė fe, qė respektin pėr krijesat e Allahut e ka moto tė pėrhershme. Ne respektojmė tė vjetrit, tė rinjtė, gratė, burrat, sidomos ata qė na bėjnė mirė, e nė kėtė kontekst, nė radhė tė parė, mėsuesit dhe mėsueset tona. Ata na mėsuan rrugėn drejt diturisė, rrugėn drejt shpėtimit nga injoranca dhe humnera e saj, dhe bazuar nė kėto shėrbime qė ata bėnė pėr ne, humbja fizike e tyre konsiderohet kėrcenim dhe rrezik pėr stabilitetin moral e shkencor tė shoqėrisė. Ka thėnė Muhammedi, alejhi's selam: "Allahu nuk e nxjerr diturinė me nxjerrje konkrete por e nxjerr-largon me vdekjen e dijetarėve, kėshtu qė kur nuk mbeten dijetarėt, njerėzit jepen pas injorantėve, tė cilėt i pyesin dhe tė cilėn pėrgjigjen pa dituri dhe kėshtu shkaktojnė humbjen e vetvetes por edhe tė tyre". ([1])

Besimtarė tė nderuar!
Sot ėshtė 7 marsi, Dita e Mėsuesit, qė pėr ne, muslimanėt, kėsaj radhe ėshtė mė e hidhur se kurrė mė parė. Sot kur nxėnėsi merr njė lule dhe ia dhuron mėsuesit apo mėsueses sė vet, neve na duhet tė marrim njė shami - mindil dhe t'i fshijmė lotėt qė nuk dinė tė ndalur si shkak i tė sharave, ofendimeve, fyerjeve dhe shqetėsimeve qė i bėhen mėsuesit tonė, mėsuesit tė njerėzimit, Muhammedit, alejhi's selam!
Edhe pse kjo datė kėshtu siē ėshtė nuk ėshtė fetare, ngase tek ne festat janė tė caktuara me ligj, dhe ne, mėsuesin nuk e duam njė ditė por e duam tėrė jetėn, megjithatė koincidenca e rėnies sė datės sė lindjes sė Muhammedit, alejhi's selam pas pak ditėsh, nė njė anė, dhe ofendimi i tij, pra mėsuesit mė tė madh tė njerėzimit, nė anėn tjetėr, disi rizgjojnė ndjenjat e dhembshurisė, kroin e lotėve nga syri e trazojnė fuqishėm, dhe zemrėn, e cila vuan shumė, e lėndojnė edhe mė.

Tė nderuar vėllezėr!
Sikur kulminacionin e kėtyre paturpėsive e arritėn me botimin e karikaturave fyese, pėr tė satėn herė me radhė, qė personalitetin e Muhammedit, alejhi's selam, njeriut qė Allahu e dalloi prej tė gjitha krijesave, njeriut tė cilin Allahu nė Kur'an e nominoi me epitetin "Moral tė lartė", e pėrshkruajnė me tė meta, me shpifje, me akuza, me tirani, me dhunė, qė ai ėshtė i pastėr prej tyre! Thotė Allahu: "Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit!". ([2])

Pastaj, Allahu rrėfen edhe pėr atė qė armiqtė e tij ndiejnė nė zemėr pėr tė. "E ata qė nuk besuan gati sa nuk tė zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dėgjuan Kur'anin, e (nga inati) thanė: "Ai ėshtė i marrė!". ([3])

Xhematlinjė tė nderuar!
Sot kur botės mė sė shumti i duhet paqja, kur njerėzimit i duhet mė sė shumti lumturia dhe mirėqenia, sot kur njeriu ka mbėrritur edhe nė planetė tjerė jashtė planetit tonė, sot kur insistohet nė "unifikim qėllimesh dhe idesh" pėr njė botė tė qetė e tė lumtur, njė grup i caktuar njerėzish (lexo: popujsh) duan ta rrėnojnė kėtė dėshirė, duan qė tė skllavėrojnė dhe robėrojnė kultura dhe qytetėrime duke sharė, fyer e ofenduar ato, e aq mė keq, duke sharė njė kulturė dhe fe, e cila i ėshtė dedikuar tėrė njerėzimit. Sharja dhe ofendimi i Muhammedit, alejhi's selam, profetit tė fundit dhe vulės sė tyre, ėshtė njė dukuri qė rrėnon dialogjet ndėrkulturore, rrėnon iniciativat pėr pajtim qytetėrimesh, ėshtė njė dukuri qė ujkut ia heq nga sipėr lėkurėn e qengjit. Me njė fjalė, ėshtė njė skenar qė na tregon se qėllimet me moto e iniciativa tė tilla janė vetėm pėr shkatėrrimin e fesė islame. Nuk mund tė flitet pėr transparencė dhe liri kur shahet i dėrguari i Allahut, i cili asnjėherė nuk thirri nė dhunė, asnjėherė nuk ofendoi, asnjėherė nuk nxiti pėr sharje apo pėrdhosje tė asnjė feje. Ai ftonte vetėm nė njė gjė: Adhurojeni Allahun dhe mos i pėrshkruani shok!
Thotė Allahu: "Thuaju (o i dėrguar): "O ithtarė tė librit (Tevrat e Inxhil), ejani (tė bashkohemi) te njė fjalė qė ėshtė e njėjtė (e drejtė) mes nesh dhe mes jush: Tė mos adhurojmė, pos All-llahut, tė mos ia bėjmė Atij asnjė send shok, tė mos e konsiderojmė njėri - tjetrin zotėr pos All-llahut"! E nė qoftė se ata refuzojnė, ju thoni: "Dėshmoni pra, se ne jemi muslimanė (besuam njė Zot)"!". ([4])

Vėllezėr besimtarė!
Muhammedi, alejhi's selam ishte mėsuesi ynė, i cili nuk nxiti e urdhėroi vetėm pėr mėsimin e shkronjave pėr lexim tė abetares apo librit, por na mėsoi edhe shkronjat e leximit tė sė vėrtetės. Ai na mėsoi shkronjat qė pėrshkruajnė rrugėn e paqes, lumturisė, mirėkuptimit, mirėqenies, shkronjat qė pėrshkruajnė ilaēin e zemrės, shkronjat qė flakin errėsirėn e idhujtarisė dhe injorancės dhe sjellin agimin e monoteizmit dhe diturisė. Ai na mėsoi se profeti i asnjė feje, e sidomos atyre qiellore, nuk bėn tė shahet pėr faktin se, para sė gjithash, ata janė dėrguar pejgamberė nga Allahu dhe se baza e feve tė tyre ėshtė Njė. Muhammedi, alejhi's selam thoshte: "Unė mė sė shumti nga njerėzit kam tė drejtė ne Isain, tė birin e Merjemes, nė kėtė dhe botėn tjetėr, ngase pejgamberėt janė vėllezėr prej njė babai (e kanė njė fe) por nėnat i kanė tė ndryshme (ligjet fetare tė ndryshme). Feja e tė gjithė atyre ėshtė e njėjtė". ([5])

A thua vallė, tė nderuar vėllezėr, meriton tė shahet e tė ofendohet njeriu i cili ndaloi kamatėn, prostitucionin, vjedhjen, plaēkitjen, vėllavrasjen, padrejtėsinė, mashtrimin, korrupsionin. ..Si kanė zemra tė luajnė me figurėn e kėtij burri, i cili pėr asnjėherė nuk lejoi tė shkelet nderi i njeriut. Morali i tij kishte kaluar pėrmasat njerėzore. Ai kėshillonte qė tė sillemi ndershėm edhe ndaj kafshėve, duke paraparė shpėrblime pėr tė sjellshmin dhe dėnime pėr ata qė shkel kėtė norme morali.

Besimtarė tė respektuar!
Kėtė ligjėratė tė kėsaj xhumaje preferova ta pėrmbylli me ca kėrcėnime kur'anore pėr ata qė pėrdhosin emrin dhe dinjitetin e Muhammedit, alejhi's selam. Allahu i madhėruar ka thėnė: "S'ka dyshim se Ne tė mjaftojmė ty kundėr atyre qė tallen". ([6]), dhe "E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur". ([7])

* * *

O Zot i qiejve dhe tokės, tė lusim qė Ti me fuqinė Tėnde ta pa krahasuar, tė hakmerresh ndaj atyre qė nėpėrkėmbin nderin e pejgamberėve Tu!

I Madhi Allah! Kjo botė kalimtare ėshtė mbushur pėrplot padrejtėsi, tiranizėm, dhunė, jo siguri, andaj Zoti ynė, tėrė ata qė i kontribuojnė sė keqes dėnoji ashtu siē e meritojnė!

Sot kur tė lusim, njerėzit shėnojnė 7 marsin, njė ditė qė pėrkujtojnė respektin qė duhet bėrė mėsuesve, ne tė lusim qė popullin tonė t'i bėsh t'i respektojnė mėsuesit e tyre gjithnjė, ēdo ditė dhe ēdo here e jo vetėm kėtė ditė!

O Zot i Madheruar! Kėtė popull qė tani sapo ka dalur nga zgjedha e robėrisė sllave, bėje prijatare tė diturisė, shkencės, kulturės e arsimimit tė mirėfilltė! Nga kėta njerėz nxirr gjenerata, qė nė radhė tė parė, tė adhurojnė Ty e pastaj janė tė dobishėm pėr shoqėrinė!

Fėmijėve dhe pasardhėsve tanė dhurojua shėndetin dhe mendjen e kthjelltė qė tė tė njohin Ty e tė besojnė, t'i njohin pejgamberėt e t'i respektojnė, ta mėsojnė moralin e me tė jetėn ta lulėzojnė, ta praktikojnė tė vėrtetėn dhe vendin pėrpara ta ēojnė!

Zot i gjithėsisė! Ne dėshmojnė sinqerisht Njėjėsinė Tėnde, shprehim adhurimin dhe nėnshtrimin tonė pėr Ty, besojmė nė Muhammedin dhe nė tė gjithė pejgamberėt, andaj tė lusim qė me mėshirėn Tende tė na mėshirosh dhe nė Ditėn e Llogarisė, tė jemi nė grupin e atyre qė Ti iu bėn hije ku nuk do tė ketė hije pėrveē hijes sė Arshit Tėnd!

2-3-2008, e diele,
Vushtrri, Kosovė
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::.
[1] Buhariu
[2] el-Kalem, 4
[3] el-Kalem, 51
[4] Ali Imran, 64
[5] Buhariu
[6] el-Hixhr, 95
[7] el-Keuther, 3



Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.