Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-02-04, 11:59   #61
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Kryeministri Rexhepi takon Sekretarin amerikan tė Shtetit, Colin Powell
Intervistoi Arben Xhixho
5 shkurt 2004


Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi ndodhet nė Uashington ku sot mori pjesė sė bashku me shumė personalitete nga mbarė bota nė mėngjesin e lutjeve. Gjatė vizitės sė tij, zoti Rexhepi u takua me zyrtatė tė lartė amerikanė, pėrfshi sekretarin e shtetit Colin Powell. Pas takimit dje nė Departamentin e Shtetit, zoti Rexhepi u shpreh optimist se Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė angazhimin e tyre nė Kosovė.

Zėri i Amerikės: Zoti Rexhepi ēfarė u diskutua nė takimin qė patėt me sekretarin Powell?


Bajram Rexhepi: Diskutimi kryesor ishte rreth implementimit tė standarteve qė ėshtė njė ēėshtje qė ėshtė tepėr serioze, ėshtė njė investim i komunitetit ndėrkombėtar, Grupit tė Kontaktit dhe veēanėrisht Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė nė fund tė fundit ėshtė njė udhėrrėfyes se ēka do tė bėhet nė realizimin e kėtyre standarteve qė tė fillojė definimi i statusit tė Kosovės nė mesin e vitit 2005. Ne jemi optimist real, tė dy palėt, qė me njė angazhim maksimal do tė arrijmė nivelin e kėnaqshėm pėr tė filluar definimin e statusit.


Zėri i Amerikės: Washingtoni kėrkon nga qeveria juaj pėrshpejtimin e punės. Nė mesin e vitit 2005 Kosova duhet tė jetė gati pėr tė hapur bisedimet pėr statusin pėrfundimtar dhe veēanėrisht pėrshpejtimi i punės duhet bėrė tek gjendja e pakicave nė Kosovė. Ēfarė mund tė bėjė qeveria juaj mė shumė pėr tė plotėsuar standartin pėr pakicat nė Kosovė?

Bajram Rexhepi:Po nė se e shikojmė dhe analizojmė nė detaje standartet mund tė thuhet se konceptimi mė tepėr se 60 pėrqind e tė gjitha standarteve i dedikohet komuniteteve, nė rend tė parė komunitetit serb dhe janė kėrkesa tė cilat duhet tė realizohen. Ne do tė bėjmė ēmos si qeveri, bashkė me UNMIKun qė kėto tė realizohen mirėpo duhet edhe pala serbe tė japė kontributin e vet.

Zėri i Amerikės: Pėrsa i pėrket dialogut midis Prishtinės dhe Beogradit a pritet tė vazhdojė ai apo tė intensifikohet mė tej muajt e ardhėshėm?

Bajram Rexhepi:Po realisht unė kam dėgjuar qė zoti Holkeri i ka propozuar, dhe mua mė ka paralajmėruar qė nė pjesėn e dytė tė shkurtit tė fillojė dialogu. Ne kemi bėrė pėrgatitjen e grupeve punuese pėr ēėshtje tė dialogut sidomos pėrsa i pėrket personave tė pagjetur dhe grupit pėr energjitikė. Por edhe grupi pėr transport, telekomunikacion dhe ai pėr ēėshtjen e kthimit tė pakicave ėshtė nė pėrgatitje e sipėr. Por komuniteti serb nuk merr pjesė as nė grupet punuese pėr implementim tė standarteve dhe pėr momentin ėshtė njė pengesė serioze e cila e ngadalėson procesin por nuk mund ta bllokojė dhe pritet qė tė fillojė nė pjesėn e dytė tė shkurtit ndoshta nė Prishtinė edhe pse ne kemi propozuar qė fillimisht ato tė mbahen nė Shkup ku kanė qasje tė lirė tė dy palėt.


Zėri i Amerikės: Nė takimet e sotme me zyrtarėt e lartė amerikan a u prek ēėshtja e marrėdhėnieve tė qeverisė suaj me UNMIKun? A pritet ndonjė pėrmirėsim pas acarimeve qė janė vėnė re kohėt e fundit?


Bajram Rexhepi: Por pėr ne shqetėsimi mė i madh ėshtė pėrsa i pėrket procesit tė privatizimit dhe marrėdhėnieve nė agjensinė e mirėbesimit. Nė sektorė tė tjerė raportet janė mjaft tė mira dhe me zotin Holkeri nuk janė tė kėqija, tė mira janė. Sigurisht qė presim qė ai tė jetė pak mė dinamik, mė shpejt i informuar dhe t’i ēojmė proceset mė parė. Ky ėshtė realiteti jonė dhe besoj se nė muajt e ardhėshėm ky bashkėpunim do tė jetė mė i ngushtė dhe do tė ketė pėrparim mė tė shpejtė.


Zėri i Amerikės: Me ēfarė mesazhi ktheheni nė Kosovė pas takimit me sekretarin e shtetit?


Bajram Rexhepi: Po nė se kemi pasė njė bindje se Kosova ėshtė harruar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Pėrkundėr obligimeve tė mėdha nė Irak dhe Afganistan dhe nė luftėn kundėr terrorizmit global qė ne e kemi pėrkrahur dhe e pėrkrahim sėrisht, ne nuk jemi tė harruar. Vetė prezenca nė tetor e nėnsekretarit tė shtetit Grosman dhe propozimi i planit pėr implementim tė standarteve tregon pėrkushtimin dhe angazhimin edhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr tėrė Ballkanin nė pėrgjithėsi dhe nė Kosovė nė veēanti dhe sigurisht qė ne do tė kemi pėrkrahjen edhe mė tutje. Por edhe ne do ti kryejmė obligimet tona qė ata tė kenė hapėsirė qė tė realizohen synimet mė mirė.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 12-02-04, 21:30   #62
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

B. REXHEPI:"UNMIK-u PENGON ARRITJEN E PĖRPARIMEVE NĖ KOSOVĖ"

Washington Times



Administrata e Kombeve tė Bashkuara ėshtė duke i dėmtuar mundėsitė nė Kosovė pėr tė tėrhequr investimet e huaja, pėrpjekjet pėr tė luftuar korrupsionin dhe pėr tė aprovuar reformat e domosdoshme ekonomike. Kėto janė vlerėsimet e kryeministrit tė Kosovės, Bajram Rexhepi, tė publikuara nė tė pėrditshmen amerikane "Washington Times". Zoti Rexhepi, i cili aktualisht gjendet nė Shtetet e Bashkuara pėr tė marrė pjesė nė manifestimin tradicional tė Lutjes sė Mėngjesit, do tė takohet me sekretarin amerikan tė shtetit, Colin Powel dhe nėnsekretarin e tij pėr cėshtje politike, Marc Grossman. Zoti Rexhepi citohet tė ketė thėnė se shqiptarėt e Kosovės mbesin jashtėzakonisht tė pėrkushtuar qė tė pavarėsohen nga Serbia dhe Mali i Zi, por njė numėr i vendeve anėtare tė Aleancės Veriatlantike, veēanėrisht ato evropiane, kanė shprehur dyshimin e tyre se pavarėsia do tė mund tė krijonte njė jostabilitet tė ri politik dhe tė rrisė tensionet ndėretnike nė Ballkan, ku situata vazhdon tė mbetet e brishtė. Kryeministri i Kosovės ka nėnvizuar gjithashtu se angazhimi i Shteteve tė Bashkuara nė Kosovė ėshtė i rėndėsisė thelbėsore, pėr faktin se fuqitė evropiane nuk posedojnė aftėsi ushtarake pėr tė pėrmbushur misionin nė ruajtjen e njė ambienti tė sigurtė. Roli i Shteteve tė Bashkuara nė tė ardhmen politike dhe ushtarake tė Kosovės, sipas zoti Rexhepi, do tė ishte simbol jetėsor pėr tė krijuar njė ndjenjė sigurie tek kosovarėt dhe pėr tė parandaluar fqinjėt, sikur qė ėshtė Serbia, nė pėrpjekjet pėr tė zvarritur dhe penguar diskutimet mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
“Kosova mbase ėshtė njė pjesė e Evropės ku amerikanėt janė mė tė popullarizuarit”, ka thėnė zoti Rexhepi, duke shprehur bindjen e tij se roli i Shteteve tė Bashkuara nė aspektin e sigurisė nė Kosovė duhet tė jetė jo mė pak se dhjetė vjetė. Ai sėrish ka pėrshėndetur angazhimin e Grupit tė Kontaktit qė pėrbėhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Italia, Gjermania, Franca dhe Rusia, pėr tė vlerėsuar nga mesi i vitit 2005 pėrparimet e arritura nėpėrmjet tetė standardeve nė rrafshin politik, ligjor dhe social. Pėr zotin Rexhepi, kjo do tė jetė rruga qė do tė hapė mundėsitė pėr fillimin e bisedimeve mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Zoti Grossman, nėnsekretari amerikan i shtetit, gjatė njė turneu nė Ballkan nė nėntor tė vitit tė kaluar, ka nėnvizuar se vlerėsimi i pėrmbushjes sė standardeve nuk nėnkupton nė mėnyrė automatike pėrkrahjen pėr pavarėsinė e Kosovės, por zoti Rexhepi ėshtė i mendimit se kjo iniciativė e administratės amerikane nė Kosovė ėshtė kuptuar si shenjė e ripėrqėndrimit tė vėmendjes sė Shteteve tė Bashkuara mbi ēėshtjen e Kosovės.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-02-04, 05:30   #63
kaedhemazi
 
Anėtarėsuar: 23-12-03
Vendndodhja: gjermani
Postime: 209
kaedhemazi e ka pezulluar reputacionin
Gabim

nuk i intereson askujt ne bote se cfare thote bajram Rexhepi....merri keto referate e shko ne drenice e shfletoje atje.
__________________
ngadale se i gjindet qarja,ok?
kaedhemazi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-02-04, 13:36   #64
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

AAK: Arrestimet e djeshme goditėn drejtėsinė nė Kosovė Kosovė

AAK ka reaguar ndaj arrestime tė djeshme. Nė njė komunikatė pėr media tė kėsaj partie thuhet: Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės e priti me indinjatė tė thellė lajmin pėr arrestimin e gjeneral Selim Krasniqit, komandant i Zonės II Mbrojtėse dhe tre eprorėve tė tjerė tė lartė tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės. AAK beson nė drejtėsinė, rendin dhe ligjin, por nuk u beson improvizimeve tė tilla tė drejtėsisė dhe kundėrshton ashpėr arrestimet qė shkojnė nė favor tė politikės ditore. Ky dhe veprime tė tjera tė tilla janė nė vazhdėn e eksperimenteve me drejtėsinė qė po bėhen nė Kosovė.


AAK konsideron se bashkėpunėtorėt e Millosheviqit kurrė nuk mund tė vendosin drejtėsi nė Kosovė. Po tė kishte drejtėsi kėtu, atėherė dje do tė duhej arrestuar udhėheqėsi, mbėshtetėsi dhe nxitėsi i tė gjitha situatave destabilizuese dhe bandave kriminale nė Kosovė, Nebojsha Ēoviq dhe jo luftėtari i lirisė, gjenerali Selim Krasniqi. AAK beson nė luftėn e pastėr dhe plotėsisht tė drejtė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe beson, po ashtu, nė kontributin e ēmuar tė cilin nė kuadėr tė saj e kanė dhėnė gjenerali Selim Krasniqi dhe bashkėluftėtarėt e tij. Arrestimet e djeshme goditėn edhe njėherė drejtėsinė nė Kosovė dhe ato janė tė drejtuara po ashtu kundėr vlerave madhore tė UĒK-sė, TMK-sė, paqes, stabilitetit dhe tė ardhmes sė Kosovės, thuhet nė komunikatėn e Kryesisė sė AAK-sė.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-02-04, 03:16   #65
kaedhemazi
 
Anėtarėsuar: 23-12-03
Vendndodhja: gjermani
Postime: 209
kaedhemazi e ka pezulluar reputacionin
Gabim

....vet AAK-ja eshte nji goditje e rende dhe pengese e Drejtesise ne Kosove......
__________________
ngadale se i gjindet qarja,ok?
kaedhemazi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-02-04, 10:17   #66
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

pershendetje:
kjo eshte rubrik e lajmeve e jo e komenteve qe mund te bejme ne nese kemi ndonje kunderlajm mund ta postojm nese jo ateher nese ju pelqen lexojeni e nese sju pelqen mos e lexoni pasi qe kjo eshte e drejt e juaja.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-02-04, 10:23   #67
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Kallėzim penal rreth njė deklarate tė R.Trajkoviq




Prishtinė, 18 shkurt - Avokati Tomė Gashi, nė cilėsi tė autorizuarit gjeneral major Rrustem Mustafa, ka paraqitur kallzim penal nė Prokurorinė publike komunale nė Prishtinė kundėr deputetės Rada Trajkoviq. Kallėzimi ka tė bėjė me njė deklaratė tė deputetes Trajkoviq nė RTK me datė 8 dhjetor tė vitit tė kaluar, ku ajo shprehet se po vriten dėshmitarėt qė duhet tė dėshmojnė kundėr shqiptarėve, duke pėrmendur ndėr tė tjera edhe rastin e gjykimit tė ish gjeneral-major Rrustem Mustafės-Remi. "Ju e dini se po vriten dėshmitarėt qė duhet tė dėshmojnė kundėr shqiptarėve, kemi procesin gjuqėsor kundėr Remit dhe procesin gjyqėsor kundėr Haradinajt, tė gjithė ata qė ėshtė dashur tė jenė dėshmitarė, po vriten. Ky ėshtė problem i shoqėrive tona, i krejt Ballkanit." Kjo deklaratė e bėrė nga deputetja e koalicionit serb "Kthimi" Rada Trajkoviq, nė RTK me datė 8 dhjetor tė vitit tė kaluar, nė emisionin "Debat pėr dorėzimin e armėve" sipas avokatit Tomė Gashi nė bazė tė Ligjit Penal tė Kosovės, konsiderohet vepėr penale pėr pėrhapje tė lajmeve tė rreme dhe shpifje. Nė bazė tė kėsaj dėshmie, me autorizim tė ish gjeneral major Rrustem Mustafa-Remi, avokati Tomė Gashi, nė njė konferencė pėr shtyp bėri tė ditur se ka paraqitur kallėzim penal nė prokurorinė publike komunale tė Prishtinės. Z. Gashi shton se pėr akuzėn e drejpėrdrejtė ekzistojnė fakte ngase ka prova tė mjaftueshme,siq ėshtė videoincizimi i cili nuk mund tė ndryshohet.Ai thotė se sipas ligjit nė fuqi e paditura mund tė dėnohet deri mė 5 vite burg por shton se do tė preferonte qė kėtė ēėshtje ta hetonte prokurori ndėrkombėtar. Nė Kornizėn Kushtetues tė Kosovės ėshtė e pėrcaktuar se tė gjithė deputetėt gėzojnė imunitet nga tė gjitha ndjekjet penale dhe civile qė kanė tė bėjnė me mendimet e shprehura ose veprimet e thera tė kryera nė cilėsinė e tyre si deputet tė kuvendit.Ky imunitet nuk mbulon veprime tė cilat hapatzi inkurajojnė dhunėn ndėrmejt komuniteteve.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-02-04, 05:28   #68
kaedhemazi
 
Anėtarėsuar: 23-12-03
Vendndodhja: gjermani
Postime: 209
kaedhemazi e ka pezulluar reputacionin
Gabim

........me sa duket nuk ia ka deportuar pagesen me kohe edhe ka bere nji akuze.gjer normale.............ashtu duhet.
__________________
ngadale se i gjindet qarja,ok?
kaedhemazi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-03-04, 10:27   #69
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zhduken 3 fėmijė shqiptarė nė lumin Ibėr, dyshohet tė jenė shtyrė nga serbėt
Lajmi i ores 8:30 AM



Pamje nga Mitrovica
PRISHTINE (17 Mars) - Trupat e KFOR-it dhe tė policisė sė UNMIK-ut nė Kosovė qė prej mbrėmjes sė djeshme kanė nisur njė operacion tė gjerė pėr kėrkimin e tre fėmijėve shqiptarė, qė rezultojnė tė zhdukur pasi kanė rėnė nė lumė. Alarmi ėshtė dhėnė nga vėllai i njerit prej fėmijėve (tė moshės 8, 11 e 12 vjeē), qė ka akuzuar njė grup serbėsh se i kanė shtyrė qėllimisht fėmijėt nė ujėrat e lumit Ibėr nė Mitrovicė. Niveli i ujit tė lumit nė lėtė periudhė ėshtė shumė i lartė dhe rrjedha shumė e shpejtė. Ky incident pasoi njė tjetėr tė ndodhur mė pare dje, kur njė granatė ėshtė hedhur kundėr njė pallati tė banuar nga shqiptarė nė veri tė Mitrovicės, qė fatmirėsisht nuk ka shkaktuar viktima apo dėme materiale. Tensioni mes shqiptarėve e serbėve ėshtė rritur qė prej sė hėnės nė mbrėmje, kur njė 19 vjeēar serb ėhstė plagosur me armė zjarri nė fshatin Ēagllavicė, jo shumė larg Prishtinės. Pėr tė protestuar kundėr plagosjes disa qindra serbė sulmuan dje njė patrullė ushtarake tė KFOR-it dhe bllokuan disa rrugė nė Ēagllavicė. ro/ro (ANSA/BalkanWeb)
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-03-04, 11:42   #70
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Arrestohet nje nga ish komandantet e UCK Shukri Buja

2004 -03 -24 09:30:00 - KFOR Finlandez: Arrestohet nje nga ish komandantet e UCK Shukri Buja

Eshte arrestuar ne Lipjasn te Kosoves nje nga komandantet e UCK se Kosoves Shukri Buja. Buja ka qene per disa kohe gjate luftes si komnadant i zones operative te Pashtrikut. Aktualisht eshte me graden gjeneral major. Ne Lipjan para disa ditesh jane vrare gjate nates kater
serbe. |||Lajme.Net|||
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-04, 02:01   #71
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Rexhepi merr letėr pėrkrahėse nga Toni Bler Kosovė

Kryeminstri Bajram Rexhepi mori sot njė letėr pėrkrahjeje nga Kryeministri i Britanisė sė madhe, Toni Blair, kėshtu thuhet nė komunikatėn e qeverisė tė lėshuar pėr media.


Nė letėr thuhet: dhuna e ditėve tė fundit nė Kosovė ka qenė e tmerrshme pėr tė gjithė njerėzit atje dhe i ka pėrkujtuar botės se paqja dhe stabiliteti nė rajon ende nuk janė tė sigurta. Sikur edhe liderėt tjerė ndėrkombėtar, unė e dėnoj dhunėn dhe apeloj pėr paqė. Qėndrimi i juaj i guximshėm nė ditėt e fundit ka bėrė shumė dhe ėshtė bėrė shembull pėr t 'u pėrcjellur. Situata tani thėrret pėr njė front tė unifikuar tė politikanėve qė promovojnė tolerancėn. Ju inkurajoj pėr tė vazhduar pėr pėrpjekjet tuaja pėr tė punuar me UNMIK-un dhe KFOR-in pėr tė ndalur dhunėn. Ju e keni dhe do tė vazhdoni tė keni pėrkrahjen time tė plotė. Ne vetėm kemi dėrguar trupat si pjesė e kontigjentit tė NATO-sė pėr tė ndihmuar rivendosjen e paqes. Ėshtė qenėsore qė t’i lėmė prapa kėto ngjarje dhe tė punojmė sė bashku drejt njė zgjidhje tė qėndrueshme pėr tė mirėn e tė gjithė njerėzve tė Kosovės”, thuhet nė fund tė komunikatės.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-04, 02:03   #72
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

pershendetje:
Shukri Buja ka qen Komandant i Zones Operative te Nerodimes e Jo siq ka shkruar Daliveri i Zones se Pashtrikut.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-04, 08:32   #73
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zotėri Fadil, unė vetėm e kam postuar atė lajm qė fare mir e ke pa ku e ka burimin, e unė as nuk kam shtuar por as nuk e kam munguar as njė shkronjė tė vetme dhe atė per hirė tė situatės, e ty qe tė paska penguar ky gabim i vogėl po tė tregoj njė gabim edhe mė tė madh se ky gabim i agjensisė sė lajmeve.


Thaqi: kriminel janė ata tė cilėt kallin shtepitė dhe kishat serbe.


Lipjan-Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės Hashim Thaqi, tha tė shtundėn nė Lipjan se janė kriminel ata tė cilėt kallėn shtepitė dhe kishat serbe gjatė dhunės nė Kosovė, lajmėron Frans pres.
Ata tė cilėt kallėn shtepi dhe kisha ortodokse janė kriminel tė cilėt nuk guxojmė t’i tolerojmė theksoi Thaqi gjatė takimit nė Lipjan me perfaqėsuesit e administratės sė UNMIK-ut e cila kontrollon ketė qytet.
Ai gjithashtu denoi rreptė incidentet tė cilat ditėve tė kaluara seriozisht njollosėn Kosovėn., duke theksuar se Kosova nuk ju takon vetėm Shqiptarėve. Ata tė cilėt duan qė serbėt t’i ndjekin nga Kosova, nuk do tė ja arrijnė theksoi Thaqi dhe potencoi se nėse Shqiptarėt nga Kosova deshirojnė tė bėjnė dialog me Beogradin, atėherė duhet qė sė pari tė bėjnė dialog nė nivelin lokal duke bėrė dialog me Serbėt e Kosovės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-03-04, 14:31   #74
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės dėnon dhunėn
Intervistoi Elez Biberaj
17 mars 2004


Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, ndodhet kėto ditė pėr vizitė nė Shtetet e Bashkuara, ku ka zhvilluar takime me zyrtarė tė lartė amerikanė nė Departamentin e Shtetit dhe nė Kėshillin e Sigurimit Kombėtar, pranė Shtėpisė sė Bardhė. Zoti Thaēi, ishte i ftuar nga Zėri i Amerikės pėr njė intervistė tė drejtpėrdrjetė nė emisionin ”Ditari”

Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, para se tė fillojmė tė bisedojmė pėr viziten tuaj dhe takimet qė keni zhvilluar kėtu nė Washington, le te ndalemi pak tek zhvillimet e sotme nė Mitrovicė, ka patur pėrleshje, disa tė vdekur dhe dhjetra tė plagosur. Sa shqetuese janė kėto zhvillime?


Hashim Thaēi: Kėto zhvillime janė majft shqetėsuese pėr Kosovėn dhe pėr angazhimet e komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė. Fillimisht dua t’ju shpreh ngushėllimet tė gjitha familjeve tė viktimave qė sot kanė rėnė nė kėto trazira nė Kosovė, por edhe shėrim tė tė plagosurve. Janė trazira qė nuk i shkojnė pėr shtat Kosovės, zhvillimeve politike nė vend dhe vlerėsojė se gjithė qytetarėt e Kosovės duhet tė kuptojnė se zgjidhjet e problemeve arrihen pėrmes institucioneve dhe jo pėrmes protestave e demonstratave. I kuptoj shqetėsimet reale tė tyre, por qytetarėt duhet tė largohen nga protestat, nga demonstratat, nga rruga nė mėnyrė qė t’i kthehen jetės sė tyre normale pėr vazhdimin dhe ndėrtimin e rendit demokratik nė Kosovė. Gjithashtu kėrkoj nga UNMIKU qė tė jetė mė i ekuilibruar nė reagimet e veta. Janė tė dėnueshme tė gjitha veprimet e dhunshme kushdoqoftė qė i ka kryer ndaj shqiptarėve apo serbėve, por duhet kuptuar gjithashtu se qyteti i Mitrovicės duhet tė bashkohet pėrfundimisht dhe duhet tė shkapėrderdhėn institucionet paralele serbe. Duhet qė tė ndodhė deenklavizimi, nuk duhet asesi tė lejohet procesi i kantonizimit tė Kosovės. Ne pajtohemi plotėsisht me parimin qytetar tė decentralizimit e nė tė njėjtėn kohė tė integrimeve, por asesi, nuk duhet tė lejojmė qė tė ndodhin trazira nė Kosovė, sepse kėto trazira nuk i shėrbejnė paqes, stabilitetit dhe integrimit tė vendit tonė nė strukturat ndėrkombėtare e gjithashtu e pengojnė dhe fillimin e zgjidhjes sė statusit politike tė Kosovės. Dhe mė vjen shumė keq sot, kur kemi njė progres dhe ky progres pėrshėndetet edhe prej Uashingtonit, edhe prej Brukselit, dhe nė tė gjitha takimet qė kam patur nė Uashington, dhe nė Departamentin e Shtetit, dhe nė Kėshillin e Sigurimit Kombėtar, edhe nė Pentagon ėshtė pėrshėndetur prograsi i tė gjithėmbarshėm shoqėror dhe institucional nė Kosovė.

Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, ju folėt pėr disa sugjerime pėr ndarjen e Mitrovicės, ndarjen e Kosovės, gjė qė as komuniteti ndėrkombėtar, as shqiptarėt nuk e kanė pranuar. Mirėpo a mund tė flisni pėr njė zgjidhje tė mundshme, qė tė paktėn, pėr Mitrovicėn pėr shembull, do tė plotėsonte kėrkesat minimale tė serbėve dhe tė shqiptarėve.


Hashim Thaēi: Mitrovica ėshtė problem i Kosovės. Mitrovica nuk ėshtė njė problem qė duhet veēuar. Ne nuk mund tė hyjmė nė zgjidhje parciale tė problemit nė Kosovė, thjeshtė e vetmja zgjidhje pėr Kosovėn ėshtė fillimi i zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit politik tė Kosovės, pavarėsia e Kosovės. Pavarėsia zgjidh shumicėn e problemeve nė Kosovė.


Zėri i Amerikės: Por kjo ėshtė njė zgjidhje e papranueshme pėr serbėt...

Hashim Thaēi: Pėrderisa statusi politik i Kosovės ėshtė i padefinuar, atėherė do tė mund tė ketė vazhdimisht probleme, do tė mund tė ketė vazhdimisht kriza sociale, moszhvillim ekonomik, ėshtė kjo gjė po ndikon nė jetėn e qytetarėve dhe natyrisht e ka rritur dhe padurimin e qytetarėve pėr gjendjen nė tė cilėn gjendemi sot nė Kosovė.

Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, tė kthehemi tek vizita e juaj kėtu nė Uashington, bisedimet qė keni zhvilluar kėtu. Si i cilėsoni kėto bisedime dhe ēfarė mesazhi keni marrė nga pala amerikane? Ju jeni takuar me numrin dy nė Departamentin e Shtetit, pėr shembull. Kėto janė takime tė njė niveli shumė tė lartė.

Hashim Thaēi: Unė i vlerėsoj kėto takime si shumė tė rėndėsishme. Kanė qenė pritje tė pėrzemėrta edhe nė Departamentin e Shtetit, edhe nė Kėshillin e Sigurimit Kombėtar, edhe nė Pentagon, edhe me tė gjithė mekanizmat e tjerė institucional tė qeverisė amerikane me tė cilat kemi patur kontakte. Kemi patur njė takim tė shkėlqyer me zotin Grossman, me tė cilin shkėmbyem ide pėr implementimin e standarteve pėr Kosovėn. Ėshtė pėrshėndetur nga qeveria amerikane pėrmes zotit Grossman progresi i arritur nė Kosovė dhe vlerėsoj se jemi nė rrugė tė mbarė tė implementimit tė kėtyre kritereve si tė domosdoshme qė nė mesin e vitit 2005 tė hapet pėrfundimisht zgjidhja e statusit politik tė Kosovės. Pėr kėtė arėsye vlerėsoj se ne duhet tė prezantojmė, dhe unė sot kam prezantuar ofertėn e Kosovės pėr shtetin e pavarur dhe sovran qė duhet tė njihet nga komuniteti ndėrkombėtar.


Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, a mund tė na jepni disa hollėsi lidhur me fjalėn qė keni mbajtur sot nė Institutin e Paqes dhe pėr atė qė ju e cilėsoni si vizionin tuaj pėr Kosovėn?


Hashim Thaēi: Thjeshtė unė kam prezantuar vizionin tim dhe tė Partisė Demokratike tė Kosovės pėr shtetin e Kosovės. Nė vitin 2005 do tė hapet ēėshtja e zgjidhjes sė statusit. Ne nuk guxojmė tė lejojmė veten qė vera e vitit 2005 tė na gjejė tė papėrgatitur. Ne duhet tė kemi projektin tonė dhe ky projekt ėshtė njė projekt real, ėshtė njė projekt i drejtė qė pėrputhet me interesat e qytetarėve tė Kosovės, qė respekton vullnetin e qytetarėve tė Kosovės, qė respekton pėrfshirjen e ndėrkombėtarėve nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės dhe rajonit nė pėrgjithėsi. Kėshtu qė vizioni pėr shtetin e Kosovės vlerėsoj se ėshtė njė vizion mė real, mė i drejtė, nė kohėn e duhur, i prezantuar nė vendin e duhur dhe mė vjen mirė se ka reflektime pozitive pėr vizionin, sepse pėr ne do tė jetė ēdo zgjidhje tjetėr e papranueshme pėrveē pavarėsisė. Ne nuk mund tė jemi peng e zhvillimeve nė Beograd, ne nuk mund tė jemi peng e hezitimeve tė ndokujt tjetėr qė do tė mund tė kėrkojė vazhdimin e status-kuosė. Thjeshtė viti 2005 ėshtė viti pėrfundimtar i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe duhet tė jetė pavarėsia e vendit. Pėr kėtė arėsye duhet tė fokusohemi qė obligimet tona t’i kryejmė dhe t’i bindim ndėrkombėtarėt se nė Kosovė duhet tė qartėsohet thjeshtė ēėshtja e statusit politik tė Kosovės, sepse kjo po ndikon edhe nė moszhvillimin ekonomik, edhe nė mosarritjen e mirėqenies sė qytetarėve dhe mė vjen shumė keq sot, ta zėmė, kur tė rinjtė kosovarė emigrojnė jashtė, sepse nuk shohin prespektivė nė vend. Ne nuk mund tė vazhdojmė edhe mė tutje me njė gjendje tė tillė tė status-kuos, tė moszhvillimit ekonomik, tė mosfuqizimit tė institucioneve demokratike tė Kosovės dhe, mbi tė gjitha, ne nuk mund tė jemi i vetmi vend pa status nė rajon. Ky status duhet tė jetė Kosova e pavarur e integruar nė strukturat euroatlantike.


Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi a jeni optimist se ju, me njė fjalė shqiptarėt e kosovės do tė pėrmbushni standartet qė janė pėrcaktuar nga bashkėsia ndėrkombėtare?


Hashim Thaēi: Standartet pėr Kosovėn nuk janė standarte vetėm pėr shqiptarėt. Standartet pėr Kosovėn janė standartė pėr tė gjithė qytetarėt dhe institucionet e Kosovės. Janė standarte pėr ngadhnjimin e dmeokracisė qytetare. Vlerėsoj se ėshtė arritur progres edhe nė dialogun Prishtinė-Beograd dhe me gjithė fqinjėt. Nė procesin e kthimit tė refugjatėve gjithashtu, ėshtė arritur progres edhe sa i pėrket pikave tė tjera tė standarteve - njė progres qė ėshtė pėrshėndetur edhe nga zoti Grossman, por nė tė njėjtėn kohė, ne duhet tė kėrkojmė edhe mė tepėr, veēanēėrisht, isntitucionet e Kosovės dhe lidershipi qė tė kuptohet drejt roli i UNMIK-ut nė Kosovė, thjeshtė tė marrė rolin e njė vėzhguesi dhe kėshilltari dhe tė bartet pushteti tek kosovarėt nė mėnyrė qė ne t’i implementojmė kėto standarte qė kemi ne pėrgjithėsinė. Ndėrsa pėr standartet qė varen nga UNMIK-u, ta zėmė, standart pėr ne ėshtė bashkimi i Mitrovicės, ne nuk mund tė pajtohemi asesi me gjendjen qė kemi dhe duhet patjetėr qė qyteti tė bashkohet, duhet patjetėr qė adminsitrata civile tė funksionojė nė tėrė territorin e Mitrovicės, do tė thotė njerėzit e zgjedhur nga vota e popullit. Standart pėr ne ėshtė shkapėrderdhja e tė gjitha strukturave paralele serbe dhe largimi i tyre nga Kosova. Standart pėr ne ėshtė deinklavizimi i Kosovės. Standart pėr ne ėshtė mospėrzierja thjesht e Beogradit nė Kosovė dhe standart duhet tė jetė edhe pėr Beogradin dhe ndėrkombėtarėt duhet t’ia tėrheqin vėrejtjen Beogradit qė tė mos luajė rol negativ nė Kosovė, por tė jetė pjesė e zgjidhjes sė problemeve nė Kosovė dhe asesi problemi i Kosovės. Dhe nėse Beogradi vazhdon kėshtu, atėherė ne duhet patjetėr qė t’ia bėjmė tė qartė edhe komunitetit ndėrkombėtar se problemin tonė do ta zgjidhim pėrmes Uashingtonit dhe Brukselit, sepse, nėse ne mendojmė se do tė gjejmė njė marrėveshje Prishtinė-Beograd, Beogradi kurrė nuk do ta njoh pavarėsinė e Kosovės.


Zėri i Amerikės: Po ju, a jeni gati qė tė krijoni kushtet qė serbėt tė ndjehen tė sigurt nė Kosovė? A jeni tė angazhuar?


Hashim Thaēi: Ne kemi marrė pėrgjegjėsi edhe mė herėt. Kemi punuar konkretisht, Jemi duke punuar edhe tash. Kosova nuk do tė jetė vend vetėm pėr shqiptarėt. Pavarėsia e Kosovės dhe shteti i Kosovės do tė jetė vend ku tė gjithė qytetarėt, pa dallim pėrkatėsie etnike e fetare, do tė gėzojnė tė drejtat e tyre tė barabarta. Dhe kėtė garanci ne e kemi premtuar dhe do ta realizojmė, por asesi, edhe serbėt e Kosovės duhet ta kuptojnė se kryeqyteti i tyre ėshtė Prishtina, jo Beogradi. Dhe gjithashtu Beogradi duhet tė kuptojė se Kosova, por edhe ne tė gjithė jemi duke punuar nė drejtim tė ndėrtimit tė identitetit shtetėror tė Kosovės.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-04-04, 18:42   #75
kaedhemazi
 
Anėtarėsuar: 23-12-03
Vendndodhja: gjermani
Postime: 209
kaedhemazi e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Fjale te kopjuara nga Akademiket Kosovare qe thaci i perdore shume vite pas tyre.
asgje e re.


__________________
ngadale se i gjindet qarja,ok?
kaedhemazi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.