Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-01-06, 17:44   #16
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

TMK: Ngushėllime nga oficerėt, nėnoficerėt dhe ushtarėt e Kosovės


Nė mesazhin e TMK-sė drejtuar familjes Rugova dhe qytetarėve tė Kosovės, thuhet se lajmi pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, na ka tronditur dhe prekur thellė edhe ne pjesėtarėve tė TMK-sė. Ne qėndrojnė pranė Jush nė kėto momente tė rėnda dhe bashkėndjejmė me Ju kėtė dhembje tė madhe pėr gjithė qytetarėt e Kosovės. “Pranoni Ju lutem ngushėllimet mė tė thella dhe mė tė sinqerta nė emrin tim personal dhe nė emrin e gjithė oficerėve, nėnoficerėve dhe ushtarėve tė Kosovės. Me vdekjen e Presidentit Rugova, Kosova dhe qytetarėt e saj kanė humbur njė personalitet tė shquar dhe njė lider tė madh, nė njė moment shumė tė rėndėsishėm dhe vendimtar pėr tė ardhmen. Mungesa e tij qoftė si faktor prijės, qoftė si faktor uniteti do tė reflektohet shumė edhe ne procesin qe kemi pėrpara. Por ne jemi tė bindur se qytetarėt e Kosovės dhe institucionet e saj do tė vazhdojnė tė punojnė se bashku dhe me pėrkushtim pėr ta bėrė realitet shtetin dhe pavarėsinė e Kosovės. Presidenti Rugova ishte njė pėrkrahės dhe mbėshtetės i madh i vizionit tė TMK-sė, tė cilėn e shihte dhe e ndjente si Ushtri tė Kosovės. Ne i jemi mirėnjohės pėr kėtė mbėshtetje dhe si shenjė nderimi dhe respekti pėr tė do ta ushqejmė dhe mbajmė gjallė kėtė vizion”, thuhet nė mesazhin e TMK-sė, nėnshkruar nga komandanti i TMK-s-, gjeneral Agim Ēeku.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 21-01-06, 17:51   #17
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim

te nderuar bashk kombas pranoni ngushtllimet e mia me rastin e vdekjes
te kolosit te madh shqiptar presidentit te kosoves :

DR IBRAHIM RUGOVES
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 18:04   #18
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kryeministri Kosumi:Presidenti Rugova do tė mbetet figura mė e fuqishme politike dhe simbol i pavarėsisė sė Kosovės

Prishtinė, 21 janar - Lajmi pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova ėshtė lajm i dhimbjes sė madhe pėr gjithė Kosovėn dhe qytetarėt e saj, - thuhet nė deklaratėn e Kryeministrit Bajram Kosomi.
"I shpreh ngushėllimet e mia mė te sinqerta familjes sė Presidentit Rugova dhe bashkėndjejė dhimbjen me te.

Unė besoj fuqishėm se familja e Presidentit Rugova do ta gjejė forcėn pėr tė tejkaluar dhimbjen e madhe pėr humbjen e njeriut mė tė dashur tė saj.

Vdekja e Presidentit ėshtė njė humbje e madhe pėr Kosovėn.
Shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta qytetarėve tė Kosovės dhe i ftoj qė tė gjithė tė marrin shembullin dhe idealin e Presidentit tonė nė angazhimet pėr pavarėsinė e Kosovės.

Presidenti Rugova me vizionin e tij pėr tė ardhmen e Kosovės ka qenė simbol i bashkimit dhe nė historinė e re do tė mbetet figura mė e fuqishme politike dhe simbol i pavarėsisė sė Kosovės.

Njeri i durimit dhe i forcės intelektuale, presidenti Ibrahim Rugova, ka trasuar rrugėn e tolerancės, dialogut, tė pėrkushtimit dhe mirėbesimit.
Edhe pėrtej kufijve tė Kosovės, kudo nėpėr botė Presidenti Rugova ka krijuar imazhin e njeriut tė pavarėsisė.

Nė kėto ēaste pikėllimi, Kosovės i duhet mė shumė se kurrė bashkimi dhe forca jonė pėr tė tejkaluar dhimbjen e madhe pėr humbjen e njeriut tė paqes dhe tė pavarėsisė.

Pjekuria dhe bashkimi jonė nė kėtė fazė tė rėndėsishme pėr Kosovėn duhet t'i shėrbejė ndėrtimit tė sė ardhmes sonė, themelet e sė cilės i ka vėnė Presidenti Rugova".
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 18:05   #19
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mark Krasniqi: Presidenti Rugova njė burrė i madh i Pavarėsisė sė Kosovės

Prishtinė, 21 janar- "Me vdekjen e Presidentit tė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova, Kosova ka humbur burrin mė tė madh tė Kosovės sė re, njeriun qė e shkroi historinė e Kosovės sė Pavarur”, thotė nė telegramin e ngushėllimit kryetari i PSHDK-sė, akad.Mark Krasniqi. “Kosova sot mori lajmin mė tė rėndė, mė tė vėshtirė, mė tė dhembshėm, mė tė pikėllueshėm, lajmin pėr vdekjen e Presdientit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovės. Populli i Kosovės sot humbi njeriun mė tė madh tė kohės sė re tė Kosovės, personalitetin i cili i ngjalli dhe i ndėrtoi shpresat e shqiptarėve tė Kosovės, pėr liri, demokraci e Pavarėsi. Dr.Ibrahim Rugova ėshtė personaliteti mė i madh i kohės sė re, ai ėshtė autor i shkrimit dhe i bėrjes sė historisė sė lavdishme tė Kosovės nė kėto dy decenie tė fundit. Presidenti Ibrahim Rugova ishte burrėshtetasi i parė e mė imadhi i Kosovės i cili krijoi miqėsi tė pėrhershme me vendet demokratike tė Evropės e botės, e nė veēanti me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Dr.Ibrahim Rugova ėshtė lideri i parė i shqiptarėve u cili vuri themelet e shtetit tė Pavarur tė Kosovės. Ai ėshtė i pari Kryetar i Shtetit tė Kosovės, i Kosovės sė lirė e demokratike, i Kosovės sė Pavarur.
Burrat e mėdhenj e shkruajnė vet historinė! Burrat e mėdhenj nuk vdesin kurrė! Presidenti Ibrahim Rugova, ishte njė burrė i madh i Pavarėsisė sė Kosovės! Zoti e bekoftė dr.Ibrahim Rugovėn! Zoti e bekoftė familjen Rugova! Zoti e bekoftė Kosovėn e Pavarur pėr tė cilėn luftoi gjatė gjithė jetės sė tij dr.Ibrahim Rugova!”, thuhet ndėr tė tjera nė telegramin e ngushėllimi tė akademik Mark Krasniqi, kryetar i PSHDK-sė.
Gjithashtu akad.Krasniqi nė emėr tė tij personal dhe tė partisė, i ka dėrguar telegram ngushėllimi familjes Rugova dhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 18:08   #20
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti Rugova ka thėnė


"Kompromis pėr ne ėshtė pavarėsia. Kėtė e kam thėnė njė mijė herė dhe kjo do tė jetė sepse siē e dini ne nuk kemi kėrkuar bashkim me Shqipėrinė, pasi qė jemi tė vetėdijshėm qė njė zgjidhje e tillė do tė hapte probleme tė tjera. Mirėpo shteti i pavarur dhe sovran ėshtė vullnet i popullit tė Kosovės dhe ėshtė zgjidhje e pranueshme pėr tė gjithė shqiptarėt, kudo qė jetojnė si dhe kjo do tė ishte zgjidhja mė e mirė edhe pėr fqinjėt tanė, por edhe pėr Serbinė, e cila fatkeqėsisht ende po refuzon ta kuptoj realitetin e ri qė ėshtė krijuar nė Kosovė pas intervenimit tė NATO s" (9 qershor- 2005).

* * *

"Me shtimin e represionit serb, ne kemi zbuluar nė vete burime tė tjera durimi, organizimi, qė me Lidhjen tonė po provojmė t'i vėmė nė veprim. Paradoksalisht, kujtoj se kemi arritur atė qė nuk e kishim arritur gjatė kohė: njė liri tė brendshme. Po e paguajmė shumė shtrenjtė dhe ėshtė e pasigurt".
* * *

"Unė dua tė mbaj pak mė shumė shpresė dhe ta shtyj ēėshtjen, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė rezistojnė, me kėtė rrugė tė jodhunės qė kemi zgjedhur hėpėrhė, qoftė edhė nėse duhet qė njė ditė politika jonė tė bėhet pak mė agresive ndoshta".

* * *
"Praktika kundėr dhunėsnė kėtė situatė i pėrgjigjet nė njė farė mėnyre karakterit tonė, njė tradite tė durimit dhe qėndrimit kundruall gjithė dominimeve Me anėn e kėsaj rezistence aktive tė bazuar mbi jodhunėn dhe solidaritetin, ne “jemi gjetur”. Sot ia kemi dalė tė prekim kėtė pikė tė shpirtit tė popullit shqiptar".

* * *
"Unė kam kėrkuar shpesh nė fillim tė kėtij viti, deri nė ditėt e sotme, mbrojtjen ndėrkombėtare pėr disa vjet, me qėllim qė tė qetėsohet situata dhe tė mėkėmben institucionet demokratike. Pastaj, do tė mund tė flitnim pėr statusin e Kosovės. Mendoj se solucioni mė i mirė transitor, apo provizonr, pėr tė penguar konfliktn apo konfrontimin, ėshtė kjo formė e protektoratit ndėrkombėtar, ajo qė amerikanėt e quajnė trusteeship system. Nė planin e paqes qė ua propozova Kombeve tė Bashkuara, kėrkova dėrgimin e trupave tė OKB-sė apo tė NATO-s, masa pėr tė kontrolluar forcat ushtarake; njėkohėsisht tė njėjtat propozime ia pėrcolla edhe Konferencės sė Gjenevės".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 18:09   #21
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vdekja e Presidentit Rugova humbje e madhe pėr tė gjithė shqiptarėt

Prishtinė, 21 janar - Presidencės sė Kosovės, Parlamentit, Qeverisė, Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe familjes RUGOVA, me rastin e vdekjes se Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova po i arrijnė telegrame ngushėllimi nga personalitete politike e publike anėmbanė botės shqiptare, nė taė cilat shprehet tronditje e thellė pėr humbjen e kėsaj figure tė madhe kombėtare.

Ndarja nga jeta e Presidentit Rugova nė kohėn kur pritej tė realizohej Pavarėsia e Kosovės ėshtė humbje e madhe.

Nė telegramin e Asociacionit tė Komunave tė Kosovės, tė nėnshkruar nga kryetari Ismet Beqiri thuhet se pushteti Lokal i Kosovės shprehet i vendosur nė ndjekjen e rrugės sė palėkundshme tė Presidentit Rugova pėr Pavarėsinė e Kosovės.

Presidenti Rugova pėr ne si edhe pėr popullin e Kosovės njihet si artikuluesi dhe arkitekti i projektit tė Kosovės dhe popullit tė tij pėr Pavarėsi dhe Shtet Sovran tė Kosovės.

Ndarja nga jeta e Presidentit Rugova nė kohėn kur pritej tė realizohej Pavarėsia e Kosovės ėshtė humbje e madhe pėr Kosovėn, mirėpo duhet tė gjejmė forcė, qė duke ēmuar veprėn e tij tė tejkalojmė kėtė dhembje tė madhe nė mėnyrė qė sė bashku tė dėrgojmė nė vend idenė dhe projektin e Presidentit Rugova pėr Pavarėsinė e vendit tonė, Kosovės sė tij tė dashur.

PVD: Vepra jetėsore e Presidentit Rugova ka trasuar rrugėn e Pavarėsisė sė Kosovės dhe prosperitetit tė tė gjithė shqiptarėve
Shqiptarėt e Bujanocit konsiderjnė se vdekja e Prezidentit Rugova paraqet njė humbje tė madhe jo vetėm por popullin e Kosovės por edhe mbarė shqiptarėt kudo qė janė, thuhet nė telegram ngushėllimin e kryetarit tė Kuvendit Komunal tė Bujanocit, Nagip Arifi.

Nė telegramin e Riza Halimit, Kryetar i Partisė Pėr Veprim Demokratik nė Preshevė thuhet: “PVD konsideron se vdekja e Presidentit Rugova ėshtė njė humbje e madhe.

Vepra jetėsore e Prezidentit Rugova ka trasuar rrugėn e Pavarėsisė sė Kosovės dhe prosperitetit tė tė gjithė shqiptarėve. Nė kėtė aspekt vepra e tij ėshtė udhėrrėfim pėr punėn e mėtejshme tė institucioneve aktuale tė Kosovės dhe gjeneratave tė ardhshme qė do tė punojnė pėr ēėshtjen e shqiptarėve”.

PPD: Pavarėsia e Kosovės pėr Presidentin Rugova ishte synim qė dėshironte Ai dhe populli i Kosovės tė arrihej me ēdo kusht
Nė telegram ngushėllimin e Kryetarit tė Partisė pėr Prosperitet Demokratik nė Tetovė, Abdyladi Vejseli, thuhet: “Urtėsia, toleranca, mirėkuptimi dhe diplomacia e Prezidentit Rugova, gjykojnė se ishin virtytet me tė cilat ky personalitet i mundėsoi Kosovės dhe shqiptarėve nė pėgjithėsi tė bėjnė pėr vehte shumė miq dhe mbėshtetės nė mbarė botėn tė idealeve tė tyre.

Pa hezitim jemi tė bindur se Pavarėsia e Kosovės pėr Prezidentin Rugova ishte synim qė dėshironte Ai dhe populli i Kosovės tė arrihej me ēdo kusht.

Fatkeqsisht, nga sėmundja e rėndė e Presidentit Rugova nuk mundi tė mbijetoi edhe kėtė vit pėr tė shijuar Pavarėsinė e Kosovės me njohjen ndėrkombėtare, ideal pėr tė cilin kaloi njė rrugė tė gjatė me shumė sfida.

Jemi tė bindur se Prezidenti Rugova ishte njė prej vlerave politike me tė cilėn gjatė njė dekade e gjysmė u identifikua Kosova dhe populli shqiparė nė pėgjithėsi”, konstaton PPD.

Karizma e Presidentit Rugovės do tė mbetet pjesė e historisė mė tė re tė popullit shqiptarė me tė cilin pėrgjithmonė do tė identifikohet njohja ndėrkombėtare e Pavarėsisė sė Kosovės”, thuhet nė kėtė telegram.

Nė telegramin e Kryetarit tė Kuvendit Komunal tė Ferizajit, Faik Grainca, thuhet se "rėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe pėr anėtarėsinė e LDK-sė, Prezidenti Rugova do tė mbetet udhėheqėsi shpitėror, figura mė markante e historisė sonė kombėtare.”

Nė telegramin e ish-nėnkryetarit tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, Dega nė Zvicėr, Nuhi Fetahu, thuhet: “U nda nga ne Presidenti Rugova, simboli i paqes, simboli i triumfit, simbol i bashkimit, qė barazohet me prijėsit mė tė mėdhenj kombėtarė dhe ndėrkombėtarė“.

Kryetari i klubit tė gazetarėve “Beqir Musliu”- Gjilan, Musa Sabedini nė teleframin e tij thekson se Presidenti Rugova ishte dhe do tė mbetet shembull se si duhet tė luftohet pėr interesat e popullit tė vet. Politika e tij disa vjeēare shėnon epokėn e paharruar tė popullit shqiptarė. Edhe nė momentet mė tė rėnda tė jetės sė tij u gjend pėrballė interesit tė popullit, dhe pėrballė ēmimit tė madh drejtė pavarėsisė sė Kosovės.

Presidenti Rugova ishte arkitekti i pavarėsisė dhe shtetit modern tė Kosovės

Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, me pikėllim dhe dhembje tė thellė mori lajmin pėr vdekjen e presidentit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit tė pavarėsisė, tė shtetit modern tė Kosovės, i cili nė vitet mė tė rėnda pėr Kosovėn ishte nė krye tė lėvizjes gjithėpopullore pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, me gjithė vėshtirėsitė dhe sakrificat qė e pėrcillnin nė ēdo kohė", thuhet nė telegram ngushėllimin e kryetarit tė BSPK-sė, Bahri Shabani.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 18:11   #22
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Deklarata e Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, pas ndarjes nga jeta tė Presidentit Rugova

Tiranė, 21 janar - "Jam kėtu pėr tė shprehur nė emėr tė Kuvendit tė Shqipėrisė dhimbjen e fortė pėr ndarjen nga jeta tė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, kėtij shqiptari tė madh, politikani vizionar, humanisti, qė i kalon pėrmasat e vendit dhe tė kohės nė tė cilėn jetojmė.

Si shqiptarė ndjehemi krenarė qė e patėm mes nesh dhe ndiejmė dhimbje pėr humbjen e kėtij rilindasi tė shek. XX, si politikanė do tė ndiejmė pėrherė boshl! lėkun qė Presidenti Rugova me menēurinė, maturinė, bonsensusin e pashoqtė tij pėr paqe dhe demokraci, lė nė skenėn poolitike nė rajon dhe mė gjerė. Si qytetarė do tė ndiejmė mungesėn e humanistittė madh.

Ai ishte frymėzuesi mė i madh i paqes, tė lirisė nė zemrėn e rajonit mė tė trazuar tė Europės, tė cilat i ktheu nė misione tė jetės sė tij. Ndaj me tė gjithė bindjen time se ky shqiptar i madh, ky hero i paqes, i pėrmbushi me sukses. Mbetet e pashlyer mbresa e takimit qė pata me Presidentin Rugova vetėm 1 muaj mė parė, mbetet e pashlyer tek unė optimizmi forca e madhe e shpirtit tė tij, dėshira, impenjimi i tij pėr njė Kosovė tė pavarur dhe demokratike.

Nė kėtė moment hidhėrimi ndaj dhimbjen e thellė me popullin e Kosovės, familjarėt e Presidentit Rugova, miqtė dhe tė afėrmit e tij, bashkohem me lutjen e Kosovės qė shpirti i Presidentit Rugova tė prehet nė paqe".
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 18:13   #23
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Agjencitė botėrore dhe TV pėrkujtojnė Presidentin Rugova si luftėtar i paepur pėr pavarėsi

Prishtinė, 21 janar - Tė gjitha agjencitė mė tė njihura botėrore sjellin si lajm tė parė nė edicionet e tyre vdekjen e Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, duke pėrkujtuar se Presidenti Rugova ishte lider i paepur pėr shumė vite nė pėrpjekje tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi. Shumica e agjencive botėrore pėrkujtojnė se ai ishte nga tė parėt qė u ngrit kundėr shtypjes nga regjimi serb nė Kosovė nė fillim te viteve tė nėntėdhjeta. .

Agjencia Rojters thekson se Rugova ishte "ikonė e popullit shqiptarė nė pėrpjekje pėr pavarėsi" dhe shton se vdekja e tij do tė ndikojė nė procesin e filluar pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.
Duke pėrkujtuar se Presidenti Rugova ishe figura mė e ndritur nė pėrpjekjet pėr pavarėsinė e Kosovės, rrjeti televiziv CNN, pėrkujton se Presidenti Rugova ishte lider i moderuar i shqiptarėve dhe pėrveē kontributit tė tij pėr Pavarėsinė e vendit, ai po ashtu kishte dhėnė kontribut tė madh nė evitimin e konflikteve brenda lidershipit shqiptar.

CNN po ashtu pėrkujton e Rugova u kishte shpėtuar dy atentateve.
Agjencia AFP thekson se Rugova shihej si "babai i kombit" dhe kishte mbajtur marrėdhėnie tė ngushta me Perėndimin, posaēėrisht me Uashingtonin. Kjo agjenci thekson se, edhe pse Rugova nuk ishte i etur pėr mirėnjohje, ai kishte marrė njė numėr tė madh sosh nga organizata ndėrkombėtare, pėrfshirė Ēmimin Saharov pėr liri nė vitin 1998.

AP-ja thekson se Rugova ishte mishėrim i shqiptarėve pėr pavarėsi nga Serbia dhe qė nė fillim tė viteve 90-ta u vu nė krye tė njė lėvizjeje tė padhunshme pėr pavarėsinė e vendit tė tij. Edhe AP thekson se vdekja e Rugovės do tė shkaktojė njė zbrastėsi tė madhe nė procesin pėr zgjidhjen e procesit tė Kosovės, ngase, si] thekson kjo Agjenci "Asnjė politikan tjetėr nė Kosovė nuk ėshtė respektuar dhe nderuar sa Rugova". AP thekson se falė politikės sė tij, Rugova kishte fituar respekt tė madh ndėrkombėtar.

BBC-ja thekson se Rugova kishte njė vizion tė qartė pėr tė ardhmen e njė Ballkani tė ri dhe vdekja e tij do tė jetė njė sfidė pėr rajonin, duke e pėrkujtuar se Rugova bėri njė kthesė tė madhe pasi fitoi zgjedhjet pas lufte u bė President nė zgjedhjet e njohura ndėrkombėtarisht.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 18:13   #24
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Goldberg: Kosova ka humbur njė udhėheqės tė dashur dhe SHBA-tė njė mik tė vjetėr dhe tė nderuar

Prishtinė 21 janar - Philip S. Goldberg, shef i misionit tė SHBA-ve nė Kosovė, me rastin e vdekjes sė Kryetarit Rugova dha njė deklaratė pėr shtyp, nė tė cilėn shpreh pikėllimin e thellė.

"Me pikėllim tė thellė mėsova sot pėr vdekjen e Kryetarit Ibrahim Rugova. Kosova ka humbur njė udhėheqės tė dashur dhe SHBA-tė kanė humbur njė mik tė vjetėr dhe tė nderuar. Ai tashmė e ka tė siguruar vendin nė historinė e Kosovės dhe nė zemrat e njerėzve kėtu dhe nė botė.

Ai e fitoi admirimin e popullit amerikan pėrmes veprimeve tė tija paqėsore gjatė viteve tė 90-ta qė i bėri pėrkundėr vėshtirėsive shumė tė mėdha. Kryetarin e takova pėr herė tė parė para njėmbėdhjetė viteve dhe atė e njoha mirė nė kėtė njė vit e gjysmė tė fundit. Gjatė kėsaj kohe u krijua respekti im pėr guximin e tij si dhe pėr pėrkushtimin e tij vetėmohues ndaj kauzės sė Kosovės.

Jam i sigurtė qė njerėzit e Kosovės do tė nderojnė kujtimin pėr tė duke vazhduar punėn qė e filloi ai. Unė i shpreh ngushėllime familjes sė tij dhe gjithė atyre qė e vajtojnė vdekjen e tij", thuhet nė deklaratėn e shefit tė zyrės amerikane nė Kosovė, z.Goldberg.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 18:14   #25
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ASHAK: U nda nga kjo jetė personaliteti i shquar i botės shqiptare

Prishtinė, 21 janar - Kryetari i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės Rexhep Ismajli kė bėrė kėtė deklaratė:
- Sot nė Prishtinė u nda nga kjo jetė intelektuali, shkencėtari, studiuesi i letrave dhe i kulturės, personaliteti i shquar i botės shqiptare, anėtari i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, bartėsi i shumė ēmimeve ndėrkombėtare pėr paqe, doktor honoris causa tė universiteteve tė Parisit VIII dhe tė Tiranės, i shumė dekoratave ndėrkombėtare pėr paqe, prijėsi frymėgjatė i lėvizjes pėr emancipimin dhe ēlirimin, pėr pavarėsimin e Kosovės dhe pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė saj, Kryetari i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova.

Intelektual qė bėri emėr qysh nė vitet '70 tė sh. 20 nė fushėn e studimeve letrare e tė kulturės shqiptare, por njėherėsh i angazhuar pėr tė ēuar pėrpara proceset e pėrgjithshme emancipuese nė Kosovė dhe ndėr shqiptarė, veprimtar i shquar nė lėvizjen kulturore tė studentėve me drejtimin e gazetės Bota e re, por edhe me botimin e revistės Dituria dhe tė botimeve tė veēanta, Dr. Ibrahim Rugova natyrshėm hyri nė qarkun e elitės intelektuale tė asaj kohe.

Veprimtaria studimore nė fushė tė letrave dhe tė kulturės shqiptare qė Dr. Rugova ndėrmori pas fazės studentore nė Institutin Albanologjik solli si rezultat veprėn e tij tė gjerė qė shėnoi rritje tė cilėsisė sė atyre studimeve dhe njėherėsh ndikoi ndjeshėm nė ēlirimin e opinionit dhe tė kėndvėshtrimeve nė ato fusha nga shtrėngesa tė ndryshme ideologjike tė kohės. Rrezatimet e tij butėsisht ēliruese intelektuale u pėrhapėn jo vetėm pėrmes veprave tė tij, po edhe pėrmes projekteve tė shumta hulumtuese, udhėheqjes sė revistave shkencore e kulturore dhe tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Me veprėn e tij studimet shqiptare nė fushat me tė cilat ai u mor shėnuan njė hap cilėsisht tė ri.

Nė vitet '80 tė sh. 20 nė kohėn e shtypjes sė pėrgjithshme tė shqiptarėve tė Kosovės dr. Rugova bashkė me intelektualėt e tjerė u ndodh nė trysninė e pėrgjithshme tė Serbisė, pėr ēka u pėrdorėn dhe mjetet e shtrėngimit tė shtetit jugosllav. Qėndresa shqiptare shtypej egėrsisht, ndėrsa intelektualėve u binte barra qė tė hapnin rrugė pėr tė shqyrtuar seriozisht kėrkesat popullore pėr liri, barazi dhe emancipim. Nė kohėn e pėrshkallėzimit tė trysnive mbi intelektualėt nė vitet 1988 9, Dr. Ibrahim Rugova, pėrmes Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės qe ndėr zėrat qė arrinin tė artikuloheshin publikisht nė mbrojtje tė interesave kombėtare, kulturore e tė tjera shqiptare dhe fare natyrshėm u bė bashkėbiseduesi mė i parapėlqyer i opinionit publik evropian nė kėtė fushė. Nė tėrė dekadėn e fundit tė sh. 20 dr. Ibrahim Rugova u njoh ndėrkombėtarisht si lideri i lėvizjes mė tė madhe paqėsore nė Evropė, lideri i lėvizjes sė gjerė pėr emancipim, pėr ēlirim kombėtar e pėr pavarėsi tė Kosovės. Personaliteti i tij u ēmua lart pėr shpalosjen dhe begatimin e vlerave evropiane tė kohės.

Nė vitet '90 dr. Ibrahim Rugova me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, sė cilės i priu deri nė ēastet e fundit, u bė njė nga figurat e shquara tė lėvizjes politike nė Ballkan drejt daljes nga shtrėngesat e pėrgjithshme tė regjimeve komuniste, e nė tė njėjtėn kohė drejt ēlirimit kombėtar. Nė kėtė dekadė tė rėndėsishme pėr Kosovėn Dr. Rugova dhe lėvizja demokratike sė cilės i printe arriti ta ndėrlidhte lėvizjen e Kosovės me pėrpjekjet pėr demokratizim nė Shqipėri.

Dr. Rugova ishte njė nga bashkėbiseduesit substancialė nė kontaktet e Perėndimit lidhur me Ballkanin. Pėrmes figurės sė tij Kosova dhe lėvizja e saj pėr emancipim tė pėrgjithshėm kombėtar, shoqėror e demokratik gjetėn artikuluesin dhe zėdhėnėsin, u bėnė tė njohura dhe tė pranishme nė botėn diplomatike tė kohės nė Evropė dhe SHBA. Gjatė Luftės sė vitit 1999 Serbia e rrėmbeu Dr. Ibrahim Rugovėn duke ndjekur politikėn e vazhdueshme tė dekapitimit tė popullit shqiptar. Me ndihmėn e miqve perėndimorė dr. Ibarahim Rugova u lirua dhe pas Lufte vazhdoi betejėn e vėshtirė pėr rindėrtimin dhe demokratizimin e vendit.

Dr. Ibrahim Rugovėn vdekja e gjeti nė njė situatė delikate pėr Kosovėn dhe fatin e saj tė mėtejmė, nė fazėn e fillimit tė pavarėsimit tė vėrtetė, pėr ēka ai luftoi gjithė jetėn. Na mban shpresa se lėvizja politike e Kosovės do t’ia dalė tas ēojė mė tej kėtė proces dhe ta realizojė synimin e popullit tė sa.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 18:15   #26
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Solana: Presidenti Rugova ka qenė njė burrė i paqes, i fortė pėrballė presioneve

Bruksel, 21 janar – Shefi i politikės sė jashtme i BE-sė, Havier Solana, u ka bėrė thirrje liderėve tė Kosovės tė tregojnė "unitet dhe pėrgjegjėsi" pas vdekjes sė Presidentit Ibrahim Rugova, njofton AFP.

"Vdekja e Presidentit Rugova ndodh nė njė kohė me sfida tė posaēme", ka thėnė Solana nė njė kumtesė. "Urtia dhe autoriteti i tij do tė mungojnė shumė. Nė kėtė moment tė rėndė, unė u bėj thirrje liderėve tė Kosovės, tė tregojnė “unitet dhe pėrgjegjėsi", ka shtuar ai.

"Me tė Kosova ka humbur liderin historik, i cili ia ka kushtuar jetėn e tij mbrojtjes dhe promovimit tė tė drejtave tė popullit tė Kosovės", ka thėnė Solana.

"Presidenti Rugova ka qenė njė burrė i paqes, i fortė pėrballė presioneve, por thellėsisht i mbrujtur me idealet me idealet e mosdhunės", ka thėnė Solana.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 18:42   #27
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mesazhi i Kryetarit tė KK-sė sė Ferizajt me rastin e vdekjes sė Presidentit tė Kosovės .


Tė nderuar qytetar me rastin e vdekjes sė Presidentit Rugova mė lejoni qė tė ju shprehė juve ngushllimet mė tė thella tė kuvendit dhe tė Bordit tė drejtorėve, njėherit mė lejoni qė nė emrin tuaj tu shprehė ngushėllime pėr familjen Rugova, Qeverinė e Kosovės, Kryesin e LDK-sė dhe tė gjitha Institucionet e Kosovės .


Vdekja e Presidentit nė secilin shtetė e paraqet njė moment shumė tė vėshtir, ky moment ėshtė edhe mė i vėshtir pėr ne, pėr Kosovėn e cila po kalon momentet vendimtare drejt rrugėtimit tė saj pėr Pavarėsi, nė tė cilin rrugėtim Presidenti Rugova ishte angazhuar dhe luajtur rolin vendimtar gjatė gjithė jetės sė tij .


Presidenti Rugova po ndahet nga ne fizikisht por vepra e tij e madhe per lirin e Kosovės do tė mbetet gjithmonė udhėrrėfyes pėr ne dhe gjeneratat qė do tė vijnė pasė nesh .


Tė nderuar qytetar nė kėtė moment tė vėshtir kėrkoj nga tė gjithė Ju nga partitė Politike, Organet e Sigurisė, dhe tė gjitha Institucionet tona qė tė jemi unik dhe ti japim pėrkrahjen tona maksimale Qeverisė sė Kosovės pėr ti quar proceset tona pėrpara .


Tė nderuar qytetar mė lejoni qė nė emrin tuaj tė lutemi pėr shpirtin e Presidentit qė ai tė prehet i qetė nė tokėn e Kosovės tė cilėn aq shumė e deshti dhe pėr tė cilėn aq shum flijoj.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 19:18   #28
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Zėri i Amerikės": Vdekja e Presidentit Rugova i ngjan humbjes sė njė profeti

Uashington, 21 janar - Radioja amerikane "Zėri Amerikės", nė gjuhėn shqipe i ka njė portret figurės sė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, tė cilin po e japim tė plotė.
"Ibrahim Rugova do tė kujtohet si njeriu qė iu pėrkushtua arritjes sė pavarėsisė sė Kosovės me mjete paqėsore. Nė njė farė mėnyre, vdekja e tij i ngjan humbjes sė njė profeti: ai parashikoi me kohė njė protektorat ndėrkombėtar pėr Kosovėn si hapi i parė drejt pavarėsisė. Gjatė vitit 2005, Kosova hyri nė njė fazė tė rėndėsishme pėr pėrcaktimin e statusit tė saj pėrfundimtar dhe ideja e Dr.Rugovės qė ky status tė jetė pavarėsia ndodhet tani para njė sfide.
17 vjet mė parė, mė 1988, kur u zgjodh nė krye tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, Dr. Rugova filloi tė identifikohej gjithnjė e mė shumė me opozitėn e hapur ndaj sundimit komunist jugosllav nė Kosovė. Ai u bė intelektuali qė fliste hapur nė kėrkim tė tė drejtave pėr shumicėn shqiptare dhe nė dhjetor 1989, u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e cila ndonėse njė lėvizje me karakter tė gjerė, ishte nė fakt grupimi i parė politik i kėtij lloji nė Kosovė.
Si kryetar i Lidhjes Demokratike, Rugovės dhe bashkėpunėtorėve tė tij iu desh tė punonin nė kushtet kur udhėheqėsi serb Sllobodan Millosheviē kishte filluar tashmė tė vepronte me dorė tė hekurt nė Kosovė, duke i hequr asaj autonominė. Rugova u pėrgjigj me rezistencė paqėsore, tė cilėn e vazhdoi pėr njė dekadė. Ai u bėrė nismėtari i njė sistemi qė ekzistonte paralelisht me qeverisjen serbe nė Kosovė.
Gjatė viteve 90, Rugova gėzonte mbėshtetje tė gjerė tė brendshme dhe tė jashtme pėr politikat e tij paqėsore. Nė vitin 1996, kur me nismėn e Shteteve tė Bashkuara, nė Dayton tė Ohios palėt ndėrluftuese ballkanike u ulėn nė tryezėn e bisedimeve, Dr.Rugova nuk arriti tė bindėte komunitetin ndėrkombėtar qė nė konferencė tė shtrohej edhe zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės. Moszgjidhja e statusit tė Kosovės e shtoi padurimin mes shqiptarėve dhe shqetėsimin e tyre se ata mund tė liheshin pafundėsisht nėn sundimin e Beogradit. Nė skenė doli Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Rritja e UĒK-sė e pakėsoi mbėshtetjen pėr politikat paqėsore tė Dr.Rugovės. Mbi qiellin e Kosovės retė po errėsoheshin dhe Shtetet e Bashkuara sė bashku me evropianėt shikonin afrimin e stuhisė. Diplomacia ndėrkombėtare u vu nė lėvizje pėr tė parandaluar njė masakėr si ajo e Bosnjes.
Nė fillim tė vitit 1999, Dr.Rugova ishte ndėr udhėheqėsit shqiptarė qė nėnshkruan marrėveshjen e Rambujesė, e cila synonte zgjidhje paqėsore tė ēėshtjes sė Kosovės. Por, dhuna e autoriteteve serbe nė Kosovė u intensifikua dhe shpresat e komunitetit ndėrkombėtar pėr njė zgjidhje paqėsore u shuan. Nė mars tė po atij viti, NATO-ja filloi bombardimet kundėr Serbisė dhe Kosova u pėrfshi nga njė valė spastrimi etnik. Dr.Rugova qėndroi nė Prishtinė, nėn trysninė e jashtėzakonshme tė forcave serbe tė sigurimit.
Nė kulmin e bombardimeve, imazhi i tij politik thuajse u shkatėrrua kur ai u shfaq pėrpara kamerave tė televizionit duke u takuar me presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviē. Shumė analistė nė atė kohė menduan se karriera e tij politike kishte marrė fund.
Por, faktet treguan se popullariteti i Rugovės vazhdonte tė ishte i madh. Nė vitin 2002, ai u zgjodh president i Kosovės, ndėrsa Lidhja Demokratike e udhėhequr prej tij ka fituar ēdo zgjedhje qė nga viti 1999. Largimi i forcave serbe nga Kosova nė qershor 1999 ēoi nė vendosjen e njė administrate tė Kombeve tė Bashkuara gjė qė nė fakt tregoi se profecia e Rugovės qė Kosova tė bėhej sė pari njė protektorat ndėrkombėtar u realizua.
2005-a shėnoi fillimin e procesit tė shumėpritur pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės duke u bėrė viti kur premtimi i Dr.Rugovės pėr pavarėsi dhe sovranitet filloi tė vihej nė provė tė vėrtetė. Dr. Rugova vazhdimisht ka pėrsėritur deklaratat e tij se pavarėsia e Kosovės do ta qetėsonte gjithė rajonin dhe do tė ndihmonte zhvillimet demokratike nė Ballkan.
Rugova i ėshtė pėrmbajtur pikėpamjes se pavarėsia ėshtė kompromisi i vetėm i palės shqiptare pasi ajo nuk ka kėrkuar bashkimin me Shqipėrinė. Nė muajin shtator, Presidenti Rugova njoftoi se ishte i sėmurė me kancer. Po atė muaj ai emėroi ekipin negociator nė bisedimet pėr statusin, ekip qė pėrfshinte edhe atė vetė. Por disa analistė janė shprehur se vdekja e Rugovės do tė ndikojė negativisht nė aftėsinė e grupit negociator pėr tė artikuluar platformėn e tij nė bisedime. Tė tjerė kanė shprehur shqetėsime se vdekja e tij mund tė ēonte nė njė luftė politike brenda LDK-sė dhe nė vėshtirėsi nė procesin e kalimit tė pushtetit.
Rugova krijoi njė autoritet tė padiskutueshėm dhe fitoi statusin e njė idhulli politik midis njė pjese tė mirė tė shqiptarėve tė Kosovės. Si udhėheqės politik ai kishte mbėshtetėsit por edhe kundėrshtarėt e tij, tė cilėt e quanin autoritar dhe e akuzonin se Lidhjes Demokratike i mungonte demokracia e brendshme. Ai e kuptonte thellė konceptin se respektimi i tė drejtave tė pakicės serbe nė Kosovė do tė ishte me rėndėsi vendimtare pėr ndėrtimin e njė shteti demokratik dhe besonte se pavarėsia do tė ndihmonte nė zgjidhjen e kėtij problemi.
Ashtu si politikanėt e tjerė shqiptarė, zoti Rugova shprehte kritika tė ashpra ndaj Beogradit, i cili sipas tij duhet tė hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr tė ndikuar te komuniteti serb i Kosovės. Dr. Rugova i shikonte Shtetet e Bashkuara si aleatet kryesore tė shqiptarėve tė Kosovės nė luftėn e tyre pėr liri dhe tė drejta si dhe nė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.
Nė vitin 1990, ai mori pjesė nė njė seancė me pyetje-pėrgjigje nė Kongresin amerikan pėr Kosovėn, njė ndėr dėshmitė e para qė organizonin ligjvėnėsit amerikanė pėr Kosovėn. Qė nga ajo kohė, ai i vizitoi shpesh Shtetet e Bashkuara, ku takohej me zyrtarėt mė tė lartė dhe me pėrfaqėsuesit e komunitetit shqiptar, me tė cilin mbante vazhdimisht lidhje tė ngushta. Trashėgimia e Dr. Rugovės do tė mbetet ajo e njė udhėheqėsi qė u pėrpoq tė arrijė synimin e tij tė pavarėsisė me anė tė politikave paqėsore nė njė rajon tė trazuar nė tė cilin dhuna dhe lufta shihej shpesh si terreni i vetėm ku mund tė fitonin idetė".
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 19:38   #29
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bashkėsia Islame: Vdekja e Dr.Ibrahim Rugovės ėshtė e pakompensueshme

Prishtinė, 21 janar - Me dhembje tė thellė morėm lajmin, se kryetari i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, sot nė mesditė ndėrroi jetė. Nė momentet vendimtare nėpėr tė cilat po kalon vendi, kur po vendoset pėr fatin e Kosovės dhe popullit tė saj, vdekja e tij ėshtė e pakompensueshme. Andaj, Kryesia e Bashkėsisė Islame e Kosovės me tė gjitha institucionet dhe besimtarėt e saj me kėtė rast ndan dhembjen pėr humbjen e kryetarit tė Kosovės, i cili me urtėsinė, menēurinė, vizionin e tij prej njė lideri tė mirėfilltė politik e udhėhoqi popullin e Kosovės nė kėto 16 vitet e fundit", thuhet nė telegramin e ngushėllimit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės.
"Me gjithė kėtė dhembje tė madhe, populli ynė, institucionet tona, inteligjenca jonė duhet tė gjejnė ngushėllim nė rrugėn qė ai e trasoi dhe tė jenė unik nė vendimet, dhe qėndrimet e tyre, pa marrė parasysh se cilit grupim partiak i pėrkasin ata, sepse nė pyetje ėshtė fati i Kosovės dhe i brezave qė do tė vijnė.
Nė tė njėjtėn kohė u bėjė apel tė gjithė besimtarėve, qė edhe kėtė sprovė ta kalojmė me dinjitet, ashtu siē kaluam sprovat e mėparshme. Ne qė besojmė nė Zotin e Gjithėfuqishėm e dimė se vdekja ėshtė njė proces i natyrshėm, prandaj edhe kjo na forcon edhe nė kėto momente kur po ndahemi nga kryetari ynė..
Ngushėllimi ynė mė i mirė pėr kryetarin e Kosovės, Dr. Ibrahim Rugovėn ėshtė qė ne t'i realizojmė aspiratat dhe mundin qė ai tėrė jetėn e tij ia kushtoi e ajo ėshtė realizimi nė jetė i pavarėsisė sė Kosovės.
Nė fund e lus Allahun e Madhėrishėm qė familjen e kryetarit, pėrfaqėsuesve tė institucioneve tona dhe popullin e Kosovės ta pajis me durim, ndėrsa tė ndjerin ta shpėrblejė me tė mirat e Tij tė pakufishme pėr mundin dhe angazhimin qė ai bėri pėr njė jetė mė tė mirė dhe mė dinjitoze tė popullit tonė", thuhet nė mesazin e ngushėllimit tė kryetarit tė BIK, myftiu Naim Tėrnava.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 19:42   #30
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Qeveria e Shqiperise shpall datat 23,24 dhe 25 janar Zi Kombetare

Qeveria shqiptare vendosi sot (e shtunė), nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme, tė shpallė tre ditė zie kombėtare nė nderim dhe homazh tė Presidentit tė Kosovės, z.Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta tė shtunėn nė mesditė.



Sipas vendimit tė Qeverisė nė datat 23, 24 e 25 janar 2006, nė shenjė dhimbjeje, respekti e mirėnjohjeje pėr tė ndjerin Ibrahim Rugova, President i Kosovės, i cili ndėrroi jetė, pas njė sėmundjeje tė rėndė vendi do tė jetė nė zi kombėtare. Nė ditėt e zisė kombėtare, nė tė gjitha institucionet, shtetėrore dhe publike, tė ulet flamuri kombėtar nė gjysmėshtize.



Tė gjitha veprimtaritė artistike, kulturore dhe sportive, tė planifikuara pėr ditėn, kur do tė zhvillohet ceremonia e varrimit, tė pezullohen dhe tė shtyhen pėr njė datė tė mėvonshme.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.