Biologji dhe Kimi!
Biologji dhe Kimi
Koncepti "Biologji" rrjedh nga fjala greke bios qe do thote:Shkenca e Jetes.
Kjo disipline shkencore hulumton si ndarjen e gjithe qenieve te gjalla, paraardhesit e tyre ashtu edhe maredhenit ndermjet gjallesave, dhe raportet e tyre me Mjedisin.
Kimia, ne te kundert meret me studimin e lendeve, ndertimin, vetite dhe cilesite e tyre.
Biologjia dhe Kimia nuk kane nje ndarje gjithmone strikte nga njera - tjetra. Ato jane nje krahine, Biokimi.
Greqia e Vjeter -- Themeluese e Biologjise.
Shkenca qe meret me studimin e gjallesave i nisi fillimet e saj ne Greqine Antike. Mendohet qe, greku Alkmeon, i cili ka jetuar ne shek VI p.K, te kete qene I Pari qe ka hulumtuar dhe pershkruar organet e brendshme te kafsheve.
I njohur eshte gjithashtu emri i Hipokratit (rreth viteve 460 - 375 para. K). Ai vepronte si mjek dhe i kushtoi vemendje semundjeve ne lidhje te ngushte me mjedisin, token ujin, klimen. Ai mohoi teresisht karakterin hyjnor te semundjeve..
Aristoteli, filoz i madh grek, jep nje kontribut te madh ne zhvillimin e Biologjis. Ai pershkroi qe ne ate kohe nje numer te madh lloje kafshesh dhe i ndau ato ne kategori te ndryshme. Ai vlen me te vertete te quhet themeluesi i Zoologjise, domethene i shkences qe studion kafshet..
Nxenesi i tij Teofrasi njihet si themeluesi i Botanikes, shkences se bimeve.
Rilindja -- Gjallerimi i Shkencave te Natyres.
Ne mesjeten e hershme, pikepamja e e ketyre shkencave. nuk kishin vlere sepse popujt i njihnin si vepra te djajve. Por ne mesjeten e vone ndjehet nje rritje e interesit dhe per Biologjine.
Leonardo da Vinci ( 1452 - 1519 ), italiani i shume talenteve i jep nje shtytje te madhe zhvillimit te shkencave.. Ai beri carjen e trupave te kafsheve dhe njeriut dhe cdo gje cfare shihte ai e skiconte ne leter. Nga keto ai arriti te zbulonte ngjashmerite midis trupave te njeriut e te kafsheve..
Zvicerani Paracelsius )1493 - 1541), i cili studionte ne menyre intensive Alkimin, pararendesen e kimise se sotme, prezantoi teorine qe, lendet minerale mund te perdoren per sherimin e semundjeve.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
|