Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 22-01-10, 10:24   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dhuna ekstreme nė Xhami

Dhuna ekstreme nė Xhami
Edhe njė palė grushta janė hedhur mbi njė Hoxhė. Kėsaj radhe, fytyra e atij qė ėshtė pėrgjakur ėshtė e njė Imami tė Mitrovicės, Hamit Kamberit. Ai thotė se e di kush e ka rrahur. Edhe nė kėtė rast, sipas tij, sulmuesit janė besimtarė islamė, por me dukje tjetėr nga tradicionalėt, tė cilėt dėshirojnė ta marrin Xhaminė. Bashkėsia Islame ēon njė mesazh tė fortė pėr kėta radikalė, tė cilėt i quan dhunues.

Nga Artan Behrami mė 22.01.2010 nė ora 8:11
Menjėherė pas faljes sė namazit, pesė persona kanė rrahur rėndė imamin e xhamisė sė Tunelit tė Parė nė Komunėn e Mitrovicės. Kėta persona, sė pari e kanė mbyllur imamin, Hamit Kamberin nė xhami, mė pas kanė filluar tė godasin me grushte nė kokė.

“Kam dėgjuar qė disa persona e mbyllėn derėn e xhamisė. Dhe mė pas mė kanė sulmuar fizikisht. Personat nė fjalė i di kush janė, familjet ua njoh”, thotė imami Hamit Kamberi, pėr Express.

Tash e disa javė, sulmuesit nuk janė tė kėnaqur me ritet fetare qė praktikohen nė kėtė xhami. Ata disa herė kanė kėrkuar largimin e imamit nga Xhamia. Kėtė e pohon vetė imami.

“Unė i respektoj rregulloret e Bashkėsisė Islame, sipas Medh'hebit Hanefi. Ata duan tė tjera rite me i krye”, thotė Imami i rrahur.

Sipas tij, kjo ėshtė edhe arsyeja e vetme qė ėshtė sulmuar nga njė pjesė e vogėl e xhematit. Imami Kamberi thotė se asnjėherė nuk ka pas probleme personale me sulmuesit, por atyre iu kanė penguar vetėm rregullat e pėrcaktuara nga Bashkėsia Islame e Kosovės.

Imam Hamiti tregon se ėshtė sulmuar nė kokė, dhe nga goditjet ka pėsuar lėndime tė jashtme dhe brendshme. “Tash do tė shkoj nė Prishtinė m’u mjeku. Duhet patjetėr tė shkoj te neurologu. Kam lėndime tė brendshme dhe tė jashtme, sepse kam lėndime nė tru, nė kokė dhe qafė”, tregon ai.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur kur njeri nga sulmuesit e kishte thirrur pėr tė biseduar me tė diēka. Derisa ishte duke biseduar, ai thotė se prapa shpinės ėshtė sulmuar nga katėr persona tė tjerė. Imam Hamiti pranon se njėri nga ta ka pasur mjekėr tė gjatė, derisa tė tjetėr ishin me veshje jo tė zakonshme pėr myslimanėt qė zbatojnė rregullat, sipas Medh'hebit Hanefit.

“Unė kam mbėshtetjen e xhematit edhe tė institucioneve dhe kam ende. Sulmi ėshtė tinėzar, qyqar, sepse trimi del pėrpara e jo pas shpine. Ata kishin pantallona tė shkurtra”, shpjegon imam Hamit Kamberi.

Ndėrkohė, Jetish Berisha, kryetar i Bashkėsisė Islame nė Mitrovicė e ka dėnuar sulmin fizik ndaj Hamit Kamberit, imamit tė xhamisė nė Tunelin e Parė nė kėtė qytet.
Berisha thotė se sulmet ndaj zyrtarėve tė Bashkėsisė Islame janė duke vazhduar dhe duke u ashpėrsuar ēdo ditė e mė shumė. Ai konfirmon sulmin ndaj Kamberit dhe kėrkon nga hetuesia dhe policia qė tė ndriēohet ky rast.

“Pasi ky ėshtė njė sulm nė vazhdėn e sulmeve qė po i bėhen zyrtarėve tė Bashkėsisė Islame, siē ka qenė mė herėt me rastin e mulla Musliut nė Drenas, mendoj qė prapė tė njėjtit njerėz, me tė njėjtėn ideologji, kanė vazhduar me asi lloj sulmesh”, thekson Berisha.

Sulmi sipas tij, ėshtė edhe mė i rėndė, ngase ka ndodhur nė shtėpinė e Zotit, ku gjithmonė lutet pėr paqe dhe marrėdhėnie tė mira ndėr njerėzore.

“Disa persona mendojnė qė me dhunė mund tė merren objektet fetare. Ato ideologji nuk janė parime tė shėndosha islame, ēfarė na takon neve si myslimanė shqiptarė–kosovarė”, vlerėson Berisha. Ai tregon se imami Hamit Kamberi edhe mė herėt ka pasur probleme tė vogla me sulmuesit, por ato kanė qenė mosmarrėveshje qė janė lidhur me ritet fetare.

Sulmin ndaj imam Hamit Kamberit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovės. “Imami i xhamisė, ka pėsuar lėndime tė dukshme sipėrfaqėsore nė pjesė tė fytyrės dhe tė kokės, ndėrsa pėr ndihmė tė parė ėshtė trajtuar nė Shtėpinė e Shėndetit nė Mitrovicė”, thotė Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės.

“Ai ėshtė dėrguar nė QKUK nė Prishtinė pėr njė kontroll tė detajuar, pasi ankohej pėr dhembje koke si rezultat i goditjeve tė pranuara”, sqaron Hoti, nė njė komunikatė pėr media.

Policia e Kosovės ka mbledhur informatat mbi sulmuesit e imamit dhe ėshtė nė kėrkim tė sulmuesve, tė cilėt ende nuk janė lokalizuar. Pėrveē imamit tė xhamisė, i cili ėshtė intervistuar nė cilėsi tė viktimės, policia ka siguruar edhe deklarata tė dėshmitarėve tė mundshėm tė kėtij rasti.

“Nė bazė tė informatave preliminare tė rastit tė raportuar, besohet se motivet e kėtij sulmi qėndrojnė prapa kundėrshtimit tė njė grupi tė personave pėr caktimin e tij si imam nė kėtė xhami”, thuhet nė kėtė komunikatė.

Pėr kėtė sulm, ka reaguar edhe Bashkėsia Islame e Kosovės, e cila pėrmes njė komunikate pėr media thotė se ėshtė e shqetėsuar pas kėtij rasti.

“Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, sulmin ndaj imamit e konsideron atak nė institucionet e Bashkėsisė Islame, dhunim tė institucioneve dhe sulm nė vendin e punės”, thuhet nė komunikatėn pėr media tė institucionit mė tė lartė fetar islam nė Kosovė.

Mė tej thuhet se akte tė tilla me elemente kriminale e banditeske janė tė papranueshme pėr shoqėrinė qė pretendojmė ta ndėrtojmė.

Kryesia e Bashkėsisė Islame gjithashtu apelon dhe kėrkon nga xhemati i xhamisė qė tė ruajė qetėsinė dhe mos tė bjerė pre e provokimeve tė ulėta e tė errėta dhe tė distancohen nga ky akt vandal e kriminal.

Nė komunikatėn e cila mund tė cilėsohet si mė e ashpra deri mė tash e lėshuar nga BIK-u pas rasteve tė tilla, kryesia fton xhematin tė solidarizohet me imanin dhe institucionin qė ai pėrfaqėson, duke e ruajtur unitetin, doktrinėn dhe respektimin e vijės institucionale.

“Ata qė dhunojnė institucione, ata qė dhunojnė vendet e adhurimit, ata qė dhunojnė imamėt a zyrtarė nė vendin e punės, nuk ia duan tė mirėn kėtij vendi e kėtij populli.
Kryesia e BIK-ut angazhohet pėr rend, qetėsi e ligj, e jo pėr anarki e banditizėm”, thuhet nė kėtė komunikatė tė BIK-ut.

Brenda pak muajsh kanė ndodhur disa sulme mbi imamėt nga persona qė konsiderohen mė radikalė. Para imamit tė njė xhamie nė komunėn e Drenasit, ishte sulmuar edhe njė zyrtar i lartė i Bashkėsisė Islame nė Prishtinė, i cili kishte pėsuar edhe lėndime nė fytyrė.

G. Express


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.