Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-08-06, 21:50   #16
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdim...


Larg do tė tejkaloheshin kufijt e kėtij libri, po u morrėm nė detale me metodat skrupulloze me tė cilat muhaddithinėt e ndryshėm, njerėzit e ditur tė pėrkushtuar hulumtimit tė hadithit, kanė vėrtetuar besueshmėrinė e Traditės. Sa pėr synimin tonė do tė mjaftonte tė thuhet, se ėshtė zhvilluar shkencė komplete, qėllimi i vetėm i sė cilės ėshtė hulumtimi i kuptimeve, formave dhe mėnyrės sė transmetimit tė haditheve tė Pejgamberit a.s. Dega historike e kėsaj shkence ka arritur tė vendos zingjirin e pandėrprerė tė biografive detale tė tė gjithė personave, tė cilėt ndonjėherė janė pėrmendur si transmetues tė Traditės. Jetėrat e atyre burrave dhe grave janė hulumtuar me themel nga ēdo pikėpamje, dhe janė miratuar si tė besueshėm vetėm ata persona, mėnyra e jetės sė tė cilėve, si dhe mėnyra e pranimit dhe pėrcjelljes sė hadithit i pėrgjigjet nė mėnyrė tė pėrkryer standardeve, tė cilat i kanė vendosur muhaddithinėt e mėdhenj dhe pėr tė cilėt ėshtė besuar se janė mė rigorozėt, tė cilėt mund tė tė pėrfytyrohen. Shkencėtarisht nuk ėshtė aspak e arsyeshme ta kundėrshtojmė besueshmėrinė e ndonjė burimi historik, pėrveē nėse jemi tė gatshėm ta dėshmojmė se ai burim ėshtė i gjymtė. Nėse nuk mund tė gjendet asnjė argument i arsyeshėm d.m.th. shkencor, kundėr autencitetit tė vet burimit, apo kundėr njėrit apo mė shumė transmetuesve tė tij tė mėvonshėm dhe nėse, nga ana tjetėr, nuk ekziston asnjė lajm tjetėr konrtadiktor mbi lėndėn e njejtė, atėherė jemi tė obliguar ta pranojmė Traditėn si tė vėrtetė.
Pėr shembull, po e zėmė se dikush ėshtė duke folur mbi luftėrat Indiane tė Mahmud Gandit dhe ju befas thuani: "Unė nuk besoj se Mahmudi ndonjėherė ka ardhur nė Indi. Ajo ėshtė legjendė pa kurrfarė baze historike". اka do tė ndodhte nė rast tė tillė? Menjėherė, ndonjė person i informuar mirė mbi historinė, do tė pėrpiqej ta korigjon gabimin tuaj, duke cituar kronikat dhe jetėshkrimet e themeluara nė raportet e bashkėkohėsve tė atij Sulltanit tė famshėm si dėshmi definitive se Mahmudi ka qenė nė Indi. Nė atė rast ju do tė duhej ta pranoni argumentin - apo do tė konsideroheshit si i marrė, sepse pa ndonjė arsye tė dukshme i mohoni faktet e forta. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė duhet tė pyetemi, pėrse kritikėt tanė bashkėkohės nuk pėrdorin tė njejtėn qėllimmirėsi logjike edhe nė problemin e hadithit.
Baza e parė qė ndonjė hadith tė jetė i rrejshėm, do tė ishte gėnjeshtra e qėllimt e burimit tė parė, as'habit pėrkatės, apo tė njėrit nga transmetuesit e mėvonshėm. Sa i pėrket as'habėve, mundėsia e tillė mundet apriori tė pėrjashtohet. Mjafton vetėm ndonjė shqyrtim nė anėn psikologjike tė problemit qė supozimet e tilla tė dėbohen nė sferėn e fantazisė sė pastėr. Mbresa shumė e madhe tė cilėn e la pėrsonaliteti i Pejgamberit a.s. nė ata burra dhe gra, ėshtė fakt i theksuar i historisė njerėzore, dhe, - pėr mė tepėr - ajo ėshtė dokumentuar jashtėzakonisht mirė nė histori. A mund tė mirret me mend qė njerėzit, tė cilėt kanė qenė tė gatshėm tė sakrifikojnė jetėrat e tyre dhe krejt ēka posedojnė nė thirrjen e Pejgamberit tė Zotit, do tė mundin tė gėnjejne me fjalėt e veta qėllimisht?
A nuk ka thėnė Pejgamberi a.s: "Kush qėllimisht gėnjen nė mua, do ta ketė vendin nė zjarr"? (Sahihul - Buhari, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Hanbeli).
Kėtė as'habėt e kanė ditur, ata nė mėnyrė implicite kanė besuar nė fjalėt e Pejgamberit, tė cilėn e kanė konsideruar pėrfaqėsues tė Zotit, e a ėshtė e besueshme, nga aspekti psikologjik, qė ata s'kanė ēarė kokėn pėr kėtė ndalesė shumė tė qartė? Nė proceset gjyqėsore kriminale, ēėshtja e parė me tė cilėn ballafaqohet gjykatėsi, ėshtė cui bono d.m.th. nė dobi tė kujt ka mund tė kryhet krimi. Ky parim juridik mund tė aplikohet edhe nė problemin e hadithit. Me pėrjashtim tė Traditave, tė cilat drejt pėr sė drejti kanė tė bėjnė me statusin e individėve apo grupeve tė caktuara, si dhe tė atyre Traditave pa dyshim tė rrejshme, e tė refuzuara nga shumica e muhaddithėve - Traditave nė lidhmėri me pretendimet e grupacioneve tė ndryshme nė shekullin e parė pas vdekjes sė Pejgamberit, nuk do mund tė ishte kurrfarė shkaku i "lavėrdishėm" pėr cilindo individ qė tė falsifikoj thėniet e Pejgamberit a.s. Pikėrisht duke vlerėsuar drejt mundėsinė qė ndonjė hadith ka mund tė jetė i shpikur nga disa shkaqe personale, dy autoritetet e shquara nė mesin e muhaddithėve-Buhariu dhe Muslimi, nė mėnyrė rigoroze kanė pėrjashtuar nga koleksionet e veta tė gjitha Traditat, tė cilat kanė tė bėjnė me politikėn e grupacioneve. Ajo ēka mbeti pas kėsaj, ka qenė jashtė ēdo dyshimi qė tė mund t'i ofronte pėrparėsi personale kujtdo qoftė. Ka edhe njė argument nė tė cilin autenciteti i ndonjė hadithi do tė mund tė kontestohej. Mund tė mirret mė mend se ka pasur as'hab i cili e ka dėgjuar nga goja e Pejgamberit, apo cilido nga transmetuesit e mėvonshėm, i cili edhe pse subjektivisht vėrtetėdashės, ka bėrė gabim pėr shkak tė moskuptimit tė fjalėve tė Pejgamberit, apo lėshimit nė tė mbajturit pėrmendėsh, apo pranė ndonjė shkaku tjetėr psikologjik. Por argumenti i brendshėm, d.m.th. ai psikologjik flet kundėr ēfarėdo mundėsie tė madhe tė gabimit tė tillė, bile tek as'habėt. Njerėzve, tė cilėt kanė jetuar me Pejgamberin, ēdonjėra nga thėniet apo veprimet e tij, kanė qenė e rėndėsisė sė jashtėzakonshme, jo vetėm pėr shkak tė joshjes sė personalitetit tė tij, e cila ka ndikuar nė ta, por poashtu edhe pėr shkak tė besimit tė tyre tė fortė, se Zoti me dėshirėn e Tij ka caktuar qė ata ta rregullojnė jetėn e vet sipas kėshillave dhe shembullit tė Pejgamberit. Prandaj, ata nuk kanė mundur qė thėniet e tij t’i marrin lehtazi (shkel e shko), por janė pėrpjekur t'i ruajnė nė kujtesat e veta, madje edhe pranė ēmimit tė telasheve tė mėdha personale. ثshtė transmetuar se as'habėt, tė cilėt direkt kanė qenė tė lidhur me te, kanė formuar grupe nė tė cilat kanė qenė nga dy, njėri nga tė cilėt gjithnjė ėshtė duhur tė jetė nė afėrsi tė Pejgamberit a.s., gjersa tjetri ka qenė i zėnė me punė pėr fitimin e furnizimit apo me punė tjera; dhe krejt ēka do tė dėgjonin apo tė shihnin te Mėsuesi i tyre, ata ia pėrcjellin njėri-tjetrit: kaq kanė qenė ata tė kujdesshėm qė ndonjė thėnie apo veprim i Pejgamberit a.s. tė mos iu shpėtoj pa e kuptuar. Nuk ėshtė e besueshme qė ata, pranė njė qėndrimi tė tillė, kanė mundur tė jenė tė pakujdesshėm nė aspektin e deklarimit tė saktė tė ndonjė hadithi. E pastaj nėse ka qenė e mundur qė qindra as'hab ta ruajnė nė memorjen e tyre tekstin fjalė pėr fjalė tė tėrė Kur'anit, deri nė detajet mė tė vogla drejtshkrimore, atėherė pa dyshim se atyre u ka qenė e mundshme dhe pėr ata qė pasuan menjėherė pas tyre qė tė mbajnė thėniet e caktuara tė Pejgamberit a.s. nė kujtesėn e tyre, e qė asgjė tė mos u shtojnė e as t’u mėnjanojnė.

vazhdon..
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-08-06, 21:52   #17
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Pėrfundim

Pėrfundim


Jam pėrpiqur pėr tė treguar, se islami nė kuptimin e vet tė njėmendtė, nuk mund tė pėrfitoj me asimilimin e civilizimit perėndimor. Por, nga ana tjetėr, bota muslimane sot ka aq pak energji tė mbetur sa qė nuk mund tė bėj rezistencė tė mjaftueshme. Mbetjet e ekzistencės sė saj kulturore, janė tė rrafshuar me tokė, nėn presionin e ideve dhe adeteve perėndimore. Nota e rezignacionit ėshtė e dukshme; e rezignacioni, nė jetėn e popujve dhe kulturave, do tė thotė vdekje.
اka po ndodh me islamin? A ėshtė ai me tė vėrtetė "fuqi e hargjuar" siē dėshirojnė kundėrshtarėt tonė dhe tė dekurajuarit nė radhėt tona vetiake, tė besojmė? A e ka jetuar ai dobinė e tij personale dhe a i ka dhėnė botės krejt atė qė ka pasur tė jap?
Historia na flet se tė gjitha kulturat e civilizimet njerėzore janė tėrėsi, dhe se ngjajnė nė qeniet e gjalla. Ato kalojnė gjatė tė gjitha fazave, gjatė tė cilave duhet kaluar jeta organike: ato linden, kanė rininė e vet, kohėn e pjekurisė, e nė fund vie dekadenca. Sikur bimėt tė cilat vyshken dhe bėhen pluhur, ashtu edhe kulturat vdesin dhe nė fund tė kohės sė vet i lėshojnė vendin tjerave - tė posalindurave.
A ėshtė ky rast edhe me islamin? Nė shikim tė parė sipėrfaqėsor mund tė duket ashtu. Pa dyshim, kultura islame ka patur pėrpjetėzėn e saj tė shkėlqyer dhe kohėn e lulėzimit tė saj; ajo ka patur fuqi qė t'i frymėzoj njerėzit nė vepra e sakrifica, ajo ka transformuar popujt dhe ka ndryshuar fytyrėn e tokės; mė vonė ėshtė ndalur dhe ka stagnuar dhe mė nė fund ėshtė bėrė fjalė e zbraztė, kėshtu qė tani jemi dėshmitar tė prapambeturisė dhe rėnjes sė saj. Por, a ėshtė kjo e tėra?
Nėse besojmė, se islami nuk ėshtė vetėm kulturė nė mesin e shumė tjerave, dhe jo prodhim i thjeshtė i ideve e i pėrpjekjeve njerėzore, por fuqi e cila prodhon kulturė - Ligj tė cilin e ka sjellur Zoti i Gjithfuqishėm pėr ta pasuar njerėzimi nė tė gjitha kohėt dhe ēdokund - atėherė aspekti plotėsisht ndryshohet. Nėse kultura islame ėshtė apo ka qenė rezultat i tė pėrmbajturit tonė, Ligjit tė shpallur, ne kurrė nuk mund tė pranojmė, sikurse kulturat tjera, se ajo ėshtė lidhur pėr kalimin e kohės dhe e kufizuar nė ndonjė periudhė tė veēant. Ajo ēka duket si dekadencė e islamit, nė tė vėrtetė ėshtė vetėm vdekje dhe zbraztėsi nė zemrat tona tė cilat janė tepėr pėrtace dhe tė pandjenja nė zėrin e amshuar. Nuk ka kurrfarė shenje tė dukshme se njerėzimi, nė gjendjen e vet tė tanishme, e ka tejkaluar islamin. Ai nuk ka qenė nė gjendje qė tė prodhoj sistem mė tė mirė etik nga ai qė e ka shprehur islami; ai nuk ka qenė i aftė ta realizoj idenė praktike tė vėllazėrimit njerėzor, siē e bėnė ate islami nė konceptin e tij mbinacional shoqėror tė ummes, ai nuk ka qenė nė gjendje tė krijoj strukturė shoqėrore tė tillė nė tė cilėn konfliktet dhe mosmarrveshjet ndėrmjet anėtarėve tė tij, tė jenė me aq efikasitet tė reduktuara nė minimum sikurse nė planin shoqėror tė islamit; ai nuk ka qenė nė gjendje ta pėrparoj dinjitetin e njeriut, ndjenjėn e tij tė sigurisė, shpresėn e tij shpirtėrore - dhe pėrfundimisht, lumturinė e tij.
Nė tė gjitha kėto gjėra, arritjet e tanishme tė racės njerėzore mbeten bukur mbrapa pas programit islam.
Ku ėshtė atėherė arsyetimi, pėr thėnjen se islami "nuk ėshtė bashkėkohor"? A ėshtė kjo pėr shkak se themelet e tij janė pastėr religjioze, e orientimi religjioz, sot ėshtė jashtė modės? Por nėse shohim se ndonjė sistem i bazuar nė religjion ka qenė nė gjendje tė zhvillojė ndonjė program praktik tė jetės, mė tė plotė e mė konkret, dhe mė tepėr tė pėrshtatur kontitucionit psikologjik njerėzor sesa ēfardo tjetėr, gjė ēka mendja njerėzore ka qenė e aftė tė prodhoj me ndihmėn e reformave e propozimeve - atėherė pikėrisht ky argument i fortė a nuk shkon nė favor tė pikėpamjes religjioze?
Islami ėshtė, kemi tė gjitha arsyet qė kėtė ta besojmė, plotėsisht i justifikuar nga arritjet pozitive njerėzore, pėr shkak se ai i ka parashikuar dhe ka udhėzuar nė to si tė dėshiruara, shumė mė herėt se qė kanė qenė tė realizuara; e poashtu ėshtė i justifikuar nga mangėsitė, gabimet dhe veprimet e zhvillimit njerėzorė, pėr shkak se ai qartė ka paralajmėruar nė to, shumė mė parė se qė njerėzimi i ka pranuar si gabime. Plotėsisht, pavarsisht nga besimet e dikujt religjioze, nga pikėpamja e pastėr intelektuale, ekziston shkas i fortė, qė me siguri dhe besueshmėri tė pasohet udhėheqja praktike e islamit.
Nėse e vėshtrojmė kulturėn dhe civilizimin tonė nga kjo pikėpamje, domosdo vijmė deri te pėrfundimi, se lulėzimi i tij i serishėm ėshtė i mundshėm. Neve nuk na nevojitet "reforma" islame, siē mendojnė disa muslimanė, pėr shkak se ai vetvetiu ėshtė i pėrsosur. Ajo qė duhet tė reformojmė ėshtė qėndrimi i jonė ndaj religjionit, pėrtacia jonė, mendjemadhėsia jonė, shkurtėpamėsia jonė, shkurtimisht mangėsitė tona, e jo disa mangėsi tė supozuara tė islamit. Qė ta realizojmė ringjalljen islame nuk duhet kėrkuar principe tė reja tė sjelljeve nga jashtė, por duhet vetėm t'i zbatojmė ato tė vjetrat e tė harruarat. Ne gjithsesi mund tė pranojmė impulse tė reja nga kulturat e huaja, por nuk mundemi qė ta zėvendėsojmė indin e pėrsosur islam me ēfardo indi tjetėr joislam, pa marrė parasysh se a vjen ai nga Perėndimi apo nga Lindja. Islami, si institucion shpirtėror e shoqėror nuk mund "tė pėrmirėsohet". Nė rrethana tė tilla, cilido ndryshim nė koncepcionet e tij apo nė organizimin shoqėror tė tij, i shkaktuar me futjen e ndikimeve tė huaja kulturore, nė tė vėrtetė ėshtė retrograde dhe destruktive, e sipas kėsaj pėr keqardhje tė thellė. Kėtu domosdo duhet tė ketė ndryshim: por ai duhet tė jetė ndryshim nė vet neve - ai duhet shkuar nė drejtim tė islamit, e jo nė drejtim tė kundėrt me te. Por krahas gjithė kėsaj, ne nuk guxojmė tė mashtrohemi. E dimė se bota jonė, bota islame, gati se e ka humbur realitetin e vet si faktor i pavarur kulturor. Kėtu nuk flas mbi aspektin politik tė dekadencės muslimane. Karakteristika shumė mė e rėndėsishme e gjendjes sonė tė sotme mund tė gjendet nė sferat intelektuale e shoqėrore: nė zhdukjen e besimit dhe kreativitetit tonė si dhe nė tė brejturit e organizmit tonė shoqėror. Gjendja e kaosit kulturor e shoqėror gjatė tė cilit tani kalojmė, qartė tregon se fuqitė ekuilibruese, tė cilat dikur kanė qenė pėrgjegjėse pėr madhėsinė e botės islame, sot gati se janė mbaruar. Ne bredhim; mirėpo askush nuk di se kah ēfarė caku kulturor shkojmė. Nuk ka guxim intelektual, nuk ka vullnet pėr t'i bėrė ballė, apo ta ndalim atė vėrshim tė ndikimeve tė huaja destruktive pėr religjionin tonė dhe shoqėrinė tonė. I kemi braktisur mėsimet mė tė mira morale, tė cilat bota ndonjeherė i ka njohur. Ne i kundėrshtohemi fesė sonė, ndėrsa ajo tė parėve tonė tė largėt u ka qenė nxitje e gjallė; ne i turpėrohemi asaj, ndėrsa ata janė krenuar me te; ne jemi koprraca e egoista, ndėrsa ata zemėrgjerėsisht janė hapur ndaj botės, ne jemi tė zbrazėt, ndėrsa ata kanė qenė tė plotė.
Kjo ankesė, mirė i ėshtė e njohur ēdo muslimani qė mendon. اdonjėri e ka dėgjuar shumė herė. A ka atėherė, mund tė pyetemi, ēfarėdo dobie ta pėrsėrisim edhe njėherė? Unė mendoj se ka. Ngase pėr ne mund tė jetė vetėm njė dalje nga turpi i dekadencės sonė: ta pranojmė turpin, ta kemi para syve ditė e natė dhe ta shijojmė idhėtinė e saj, derisa nuk vendosim qė t'ia mėnjanojmė shkaqet. Nuk ka dobi ta fshehim tė vėrtetėn e hidhur nga vetja jonė, e tė pretendojmė se bota islame rritet nė aktivitetet islame, se misionet veprojnė nė tė gjitha kontinentet, se njerėzit perėndimor gjithnjė e mė shumė e kuptojnė bukurinė e islamit... Nuk ka dobi qė nė tėrė kėtė t'i pėrdorim argumentet sofistike pėr ta bindur vet veten se si poshtrimi jonė nuk ėshtė i pafund. Sepse ai edhe ėshtė i pafund. Po a duhet qė ky tė jetė fundi? Kjo nuk mund tė jetė. Mallėngjimi jonė me gjenerata, dėshira e shumicės nga ne qė tė bėhemi mė tė mirė se sa qė jemi tani, na jep tė drejt nė shpresė se ēdo gjė me neve nuk ka mbarurar. Ekziston rruga e ringjalljes, e kjo rrugė qartė i ėshtė e dukshme ēdonjėrit, i cili ka sy pėr tė parė. Hapi jonė i parė duhet tė jetė hedhja e asaj fryme "apologjetike" pėr islamin, e cila ėshtė vetėm pretekst, pėr skepcitizmin tonė personal.
vazhdon..
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 21:53   #18
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Shkalla vijuese duhet tė jetė tė pasuarit tonė me vetėdije e me urtėsi tė sunnetit tė Pejgamberit tonė. Ngase sunneti nuk do tė thotė as me shumė, e as mė pak sesa mėsimet e islamit tė zbatuara nė praktikė. Duke e aplikuar atė si test pėrfundimtar tė kėrkesave tė jetės sonė tė pėrditshme, ne lehtė do t'i njohim se cilat impulse nga civilizimi perėndimor mund tė jenė tė pranuara, e cilat duhet tė refuzohen. Nė vend qė me pėrulje t'ia nėnshtrojmė islamin normave tė huaja intelektuale, duhet tė mėsohemi edhe njėherė qė tė vėshtrojmė islamin si normė, pėrmes sė cilės duhet ta vlersojmė botėn.
Mirėpo, ėshtė e vėrtetė, se shumė qėllime burimore tė islamit janė tė ekspozuara me perspektivė tė rrejshme, pėrmes shpjegimeve jo adekuate, por megjithatė, pėrgjithėsisht tė pranuara, pėr shkak se muslimanėt e ballafaquar me pamjen pjesėrisht tė shtrembruar tė islamit, nuk janė nė mundėsi tė shkojnė mbrapa deri tė shpjegimet origjinale qė koncepcionet e veta t'ua pėrshtatin atyre. Mos zbatueshmėria e tezave, tė cilat sot afrohen pėrmes "ortodoksisė" sė vetėquajtur si postulate tė islamit, nė tė shumtėn e rasteve janė vetėm shpjegime konvencionale tė postulateve burimore, nė parimet e logjikės neoplatoniste, e cila ka mundur tė jetė "moderne", d.m.th. e pėrdorshme, nė shekullin e dytė apo tė tretė sipas hixhres, por tani plotėsisht ėshtė vjetėruar. Muslimani i shkolluar nė vijat perėndimore, nė pjesėn mė tė madhe i panjohur me gjuhėn arabe dhe i paudhėzuar mirė nė ndėrlikueshmėrinė e jurisprudencės islame (fikh), naturisht, ėshtė i prirur t'i konsideroj ato shpjegme dhe koncepcione tė vjetėruara e subjektive si reprodukcione tė qėllimta tė njėmendėta tė Ligjdhėnsit: nė dėshprimin e vet pėr shkak tė joadekuatshmėrisė sė tyre, ate shpesh e largon ajo qė i duket se ėshtė Ligj Kur’anor ( sheriat ) i islamit. Prandaj, qė tė mund tė bėhet ai pėrsėri fuqi krative nė jetėn e muslimanit, vlersimi i parimeve islame duhet tė jetė i reviduar nė dritėn e tė kuptuarit tonė personal tė burimeve origjinale dhe i liruar nga shtresa e trashė e shpjegimeve konvencionale, tė cilat me shekuj janė grumbulluar, e ēka na mungon sot. Rezultat i pėrpjekjes sė tillė, do tė mund tė ishte paraqitja e fikhut tė ri, i cili ėshtė plotėsisht nė harmoni me Dy Burimet e islamit - Kur'anin dhe shembullin jetėsor tė Pejgamberit a.s. - e qė nė tė njejtėn kohė t'i pėrgjigjet kėrkesave tė jetės sė sotme; pikėrisht sikur qė format e vjetra tė fikhut u janė pėrjgigjur kėrkesave tė periudhės, nė tė cilėn ka dominuar filozofia aristotelike dhe neoplatonike si dhe kushteve tė jetės, tė cilat kanė mbizotėruar nė ato kohė tė hershme.
Vetėm nėse pėrsėri fitojmė vetbesimin, mund tė presim qė sėrish do tė nisemi pėrpara. Kurrė nuk do t'ia arrijmė cakut nėse i rrėnojmė institucionet tona personale shoqėrore dhe e imitojmė ndonjė civilizim tė huaj - tė huaj jo vetėm nė kuptimin historik e gjeografik, por para sė gjithash, nė kuptimin shpirtėror. Ndėrsa rruga na ėshtė treguar qartė nė fjalėt e Kur'anit tė Lartėsuar: "Vėrtetė, nė tė Dėrguarin e Allahut keni shembullin mė tė mirė, ēdonjėri i cili me gėzim shpreson Allahun dhe botėn e ardhme." (33:21) </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 21:54   #19
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Fusnota/Shėnime

Fusnota/Shėnime

1 Idenė e “blerjes” dhe “shitjes” nė kuptimin kulturor dhe rolin negativ tė botės sė sotme muslimane nė kėtė aspekt, mė vonė e mori pėrsipėr dhe mė tutje e trajtoj shkrimtari i shquar algjerian, rahmetliu Malik ibn Nebij, i cili e ka theksuar faktin-tė shėnuar pėr herė tė parė nė kėtė libėr - se musalimanėt, duke humbur kreativitetin e vet tė dikurshėm, u bėnė jo vetėm plotėsisht tė varur nga tė mirat perėndimore, por poashtu u bėnė “blerės” tė thjeshtė tė teknologjisė dhe metodave organizative tė perėndimit, si dhe tė koncepteve shoqėrore e politike perėndimore, e qė krahas kėsaj nuk u bėnė “shitėsa”, d.m.th. pa bartjen e kurrfarė impulseve pozitive tė tyre-prerėndimit si revanshim.
2 Do tė dėshiroja tė theksoj se shprehjen teokraci nuk e pėrdori nė atė kuptim nė tė cilin zakonisht kuptohet nė Perėndim. Nė bazė tė pėrvojave tė veta historike, perėndimorėt e identifikojnė "teokracinė" me fuqinė politike tė cilėn e shfaqė organizata e etablivuar kishtare - nė rastin e tyre, kisha mesjetare krishtere dhe hierarkia e saj priftare. Nga ana tjetėr, islami nuk lejon kurrfarė "priftėrizmi" apo "klerizėm" dhe sipas kėsaj, kurrfarė institucioni tė krahasueshėm me kishėn Krishtere. Prandaj, kurdo qoftė qė ne muslimanėt flasim mbi "teokracinė", ne nuk mendojmė - as qė guxojmė tė mendojmė - mbi asgjė tjetėr, pėrveз se mbi strukturėn shoqėrore-politike nė tė cilėn bazohet e tėrė jurispodenca nė linjėn e fundit, nė atė qė e konsiderojmė Ligj tė Zotit, dmth. sheriati islam. (Krahaso nė kėtė aspekt kapitullin "Terminologjia dhe precedenti historik" nė librin tim "Parimet e shtetit: udhėheqėsit nė islam").
3 Pėr kėtė pėrkthim tė ajetit kur’anor, shiko vėrejtjen nr. 22 nė faqen 8 tė pėrkthimit tim “Porosia e Kur’anit.”
4 Nga ana tjetėr, nė mėnyrė objektive duhet vėnė nė dukje se krishterizmi (apo, mė saktėsisht, kisha krishtere) deri nė fund tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė, ka luajtur rol shumė tė madh e pozitiv nė zhvillimin e arteve figurative perėndimore - artin e pikturimit, skulpturimit e arkitekturės - si dhe muzikės perėndimore, meqė ėshtė jo vetėm burim i insiprimit, por edhe mbrojtės i rėndėsishėm i kėtyre arteve.
5 Nė kėtė aspekt, gjatė gjysmės sė fundit tė shekullit jemi dėshmitar tė pėrmirėsimit tė madh nė tonin dhe nė metodat e shkrimit tė orientalistėve evropian dhe amerikan, ndonėse duket se njė pakicė e vogėl nė mesin e orientalistėve nuk i kanė hudhur plotėsisht paragjykimet e veta. Nė tėrėsi, tė shkruarit perėndimor mbi islamin dhe botėn muslimane tregon respektin gjithnjė nė rritje ndaj idesė islame dhe caqeve muslimane, ndėrsa tendenca e vjetėr e vetėdijshme apo e nėnvetėdijshme, qė ta shėmtojnė fotografinė mbi islamin, gati se ėshtė zhdukur nga literatura serioze e orientalistėve.
6 Duhet pasur parasysh se kjo ėshtė shkruar nė vitin 1933. Siз e kam cekur nė fusnotėn 5, nė literaturėn orientalistike erdhi gjer tė ndryshimet gjatė disa decenieve tė kaluara. Megjithatė, ajo зka mund tė pėrshkruhet si ''frymė popullarizuese'' e Evropės dhe Amerikės, ende nuk qe nė gjendje tė arrijė qėndrim tė ballancuar ndaj islamit e ndodhive islame. Pėr gjendje tė tillė tė зėshtjeve, nė masė tė madhe duhet fajsuar vetė muslimanėt. Nga njėra anė ata nuk kanė arritur t'ia prezentojnė idenė islame Pėrendimit nė mėnyrė tė kontinuar e sistematike, duke marrė plotėsisht nė konsideratė mentalitetin perėndimor dhe asociacionet letrare perėndimore; dhe, nga ana tjetėr, mbrojtjet muslimane tė caqeve tė veta religjioze e sociale-politike tepėr shpesh janė britmuese pėr tė qenė tė konsideruara tė vlefshme, dėshmi objektive nė dialogun ndėrmjet islamit dhe Pėrendimit.

7 Megjithatė, rritja e konsiderueshme e pasurisė sė botės muslimane, pranė burimeve tė tyre tė mėdha tė naftės, e pastaj rėndėsia e saj nė fushėn e ekonomisė e politikės botėrore, sjell me vete interesimin e konsideruar perėndimor pėr botėn islame, sidomos nė fushėn e artit dhe historisė. Por, si religjion, islami ende pak a shumė ėshtė madhėsi e panjohur nė Perėndim, dhe ate krahas takimeve, seminareve e kolokuimeve tė shpeshta muslimano - krishtere.
8 Shprehja fitrah kėtu e pėrkthyer si ''pastėrti burimore'', primarisht emėrton ''prirjen burimore'' apo ''natyrėn'' e ndonjė qenjeje ndijore; nė domethėnjen e vete tė gjėrė ajo tregon ''aftėsinė e lindur qė tė kuptohet tė ekzistuarit dhe njėshmėria e Zotit'' (Lisan al-Anab, Taj al-Arus, etj) me tė cilėn зdo qenie njerėzore ėshtė e dhuruar me lindje (krahaso surėn 30:30 dhe vėrejtjen 27 tė pėrkthimit tė Porosive tė Kur'anit; poashtu suren 7:172 si dhe vėrejtjen 139 po tė njejtės vepėr). Nė pėrputhje me te, feja islame shpesh pėrshkruhet si dinul-fitrah, duke implicuar se ajo plotėsisht i pėrgjigjet karakterit tė brendshėm, burimor tė shpirtit njerėzor.
9 Nė aspektin e lirisė sė plotė seksuale, shfrenueshmėrisė dhe promuskualitetit, i cili pėrshkoi shoqėrinė perėndimore gjatė dekadave tė kaluara, qėndrimi etik i islamit ėshtė i qartė dhe nuk kėrkon kurrfarė komenti tė mėtejshėm. Pėr sa i pėrket institucionit tė interesit (riba) si pjesė sistematike e aktivitetit tė ekonomisė bashkėkohore, duhet vėrejtur se viteve tė fundit bashkėsia muslimane ka bėrė hap tė madh kah vendosja e sistemit bankar pakamator, dhe sipas kėsaj, tė sistemit ekonomik, i cili do t'i pėrgjigjej kėrkesave tė sheri’atit.
10 Nė kėtė kontekst, lexuesi, poashtu duhet ta dijė se ky libėr ėshtė shkruar para pesė deceniesh. Nė atė kohė ende ka qenė e mundur qė bashkėsia muslimane t'i ruaj, pėr shkak tė dinjitetit tė vet kulturor, ato elemente tradicionale te veshjes dhe tė dukjes sė jashtme nė pėrgjegjėsi, e cila dallon prej shoqėrisė perėndimore. Mirėpo, nė periudhėn e kaluar bota muslimane pėrvetėsoi njė pjesė bukur tė madhe tė ndikimeve estetike perėndimore, pasojė e sė cilės ėshtė qė pėr shumė musliman, e sidomos pėr ata tė arsimuarit nė mesin e tyre, ėshtė arritur pika, prej sė cilės nuk ka kthim. Kėshtu qė pėrpjekja pėr t'iu kthyer mėnyrės sė veshjes dhe dukjes sė jashtme tė gjeneratave tė kaluara, pėr ta do tė ishtė vetėm edhe njė akt i imitimit tė padenjė e steril; nė kėtė rast, tė sė kaluarės sė vdekur e tė pakthyer.
11 Do tė dėshiroja kėtu tė vė nė dukje, se konceptin e Sunnetit tė Pejgamberit a.s. nė mėnyrė tė paautorizuar e kanė zgjėruar dijetarėt e periudhės postklasike. Nė kuptimin e vet tė drejtė, tė vetėm themelor, don tė thotė: "Mėnyra e jetės sė tė Dėrguarit tė Zotit". Sė pari, ai pėrfshinė qėndrimet morale e etike tė cilat ai i ka pėrvetsuar sipas problemeve tė ndryshme njerėzore - si ato individuale poashtu edhe ato shoqėrore - tė natyrės sė pėrhershme. Sė dyti, Sunneti pėrfshinė ato dispozita - si urdhėresat poashtu edhe ndalesat - tė cilat kanė tė bėjnė me rrethanat e pandyshuara tė jetės shoqėrore dhe sjelljes njerėzore; d.m.th. ai vetvetiu nuk pėrfshinė dispozitat, tė cilat i Dėrguari i Zotit i ka nxjerrė nė lidhje me rastin e caktuar historik apo situatėn e kufizuar kohore. Sė treti, Sunneti i pėrfshinė ato vlersime morale tė shqiptuara - "Kjo ėshtė e mirė" apo "Kjo ėshtė e keqe" - tė cilat janė tė lidhura pėr situatėn njerėzore si tė tillė, dhe prandaj janė imune nė ndryshime tė kohės apo rrethanave. Nėse nuk iu pėrmbahemi me pėrpikėri kėtij definicioni tė trefisht tė Sunnetit tė Pejgamberit a.s., gjithmonė do tė jemi nė rrezik qė ta errėsojmė parimin, se ai (Sunneti) ėshtė i vlefshėm pėr tė gjitha kohėrat dhe ashtu ta humbim parasysh karakterin e tij qė ka me vullnetin e Zotit, si burim i dytė i jurisprudencės islame, pranė Kur'anit. 12 Nė lidhje me kėtė, lexuesi udhėzohet nė fusnotėn(1). Pranė asaj qė ėshtė thėnė nė atė vėrejtje, зdoherė duhet pėrkujtuar se shumė hadithe individuale, madje disa edhe nga mė autentikėt, na janė tė tansmetuara si fragmente, pa mbėshtetje tė qartė nė kontekst. Nė raste tė tilla, vetėm dijetari mė i kujdesshėm mund t'i rekonstruktoj rrethanat, nė tė cilat ka tė bėjė hadithi i caktuar dhe kėshtu t'ia konstatojmė karakterin e pėrhershėm, nėse fare e ka, tė parashikuar nga ana e tė Dėrguarit tė Zotit nė urdhėresėn pėrkatėse. </SPAN>

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 21:55   #20
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

F U N D
me rrespekt nga smarts way
[email protected]


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.