LIGJ
Nr.9715, datė 16.4.2007
PĖR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR.9461, DATĖ 21.12.2005 PĖR NOMENKLATURĖN E MALLRAVE DHE TARIFĖN DOGANORE
Nė mbėshtetje tė neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
VENDOSI:
Nė ligjin nr.9461, datė 21.12.2005 Pėr nomenklaturėn e mallrave dhe tarifėn doganore, bėhen kėto shtesa e ndryshime:
Neni 1
Nė titull, pas fjalės tarifėn shtohet fjala e integruar.
Neni 2
Nė nenin 1 bėhen ndryshimet dhe shtesat e mėposhtme:
a) Nė pikėn 1 fjalėt Kėshilli i Ministrave miraton njė nomenklaturė mallrash zėvendėsohen me fjalėt Kėshilli i Ministrave miraton publikimin zyrtar tė nomenklaturės.
b) Nė paragrafin e parė tė pikės 3 fjalėt tė nxjerrė vendimin pėrkatės pėr pėrditėsimin e zėvendėsohen me fjalėt tė miratojė botimin e pėrditėsimit tė.
c) Nė paragrafin e dytė tė pikės 3 fjalėt Vendimi i Kėshillit tė Ministrave zėvendėsohen me fjalėt Botimi i miratuar nga Kėshilli i Ministrave.
Neni 3
Nė nenin 2 fjalėt Kėshilli i Ministrave miraton zėvendėsohen me fjalėt Kėshilli i Ministrave publikon.
Neni 4
Nė pikėn 1 tė nenit 5 fjalėt pėr tė cilin bėn fjalė neni 28 i Kodit Doganor zėvendėsohen me fjalėt sipas pėrcaktimit tė dhėnė nė nenin 28 tė Kodit Doganor.
Neni 5
Nė nenin 7 bėhen ndryshimet dhe shtesat e mėposhtme:
a) Nė fjalinė e parė tė paragrafit tė parė, fjala miratohet zėvendėsohet me fjalėt publikohet njė herė nė vit.
b) Nė fjalinė e tretė tė paragrafit tė parė fjalėt pėrditėsohet dhe ēdo vit shfuqizohen.
c) Nė paragrafin e dytė, fjalėt dhe Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave, ndėrmerr, ndėr tė tjera, dhe kėto hapa: zėvendėsohen me fjalėt bashkėrendon punėn pėr:.
ē) Pas paragrafit tė dytė shtohet njė paragraf me kėtė pėrmbajtje:
Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave shėrben si sekretari teknike e Komitetit tė Nomenklaturės sė Mallrave..
Neni 6
Neni 8 ndryshohet si mė poshtė:
Neni 8
Komiteti i Nomenklaturės sė Mallrave kryesohet nga Ministri i Financave dhe ka nė pėrbėrje:
- Ministrin e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės;
- Ministrin e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit;
- Drejtorin e Pėrgjithshėm tė INSTAT-it;
- Kryetarin e Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė.
Kėshilli i Ministrave miraton rregulloren e funksionimit tė kėtij komiteti..
Neni 7
Nė nenin 10 bėhen ndryshimet e mėposhtme:
a) Nė shkronjėn a tė pikės 1 fjala zbatimin zėvendėsohet me fjalėn hartimin.
b) Paragrafi i parė i pikės 2 ndryshohet si mė poshtė:
Hartimi i nomenklaturės bėhet nė pėrputhje me:.
Neni 8
Paragrafi i dytė i nenit 11 shfuqizohet.
Neni 9
Nė nenin 12 bėhen shtesat dhe ndryshimet e mėposhtme:
a) Nė paragrafin e parė, pas fjalėve Kėshilli i Ministrave shtohen fjalėt brenda janarit.
b) Paragrafi i dytė dhe i tretė shfuqizohen.
c) Pas paragrafit tė parė shtohen dy paragrafė me kėtė pėrmbajtje:
Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave zhvillon procedurat pėr riprodhimin e versionit tė plotė tė Nomenklaturės sė Mallrave, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.
Fondet pėr riprodhimin dhe procedurat e pėrcaktuara nė paragrafin e dytė tė kėtij neni mbulohen nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave..
Neni 10
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5290, datė 8.5.2007 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu