Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-01-10, 13:40   #1
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Adoptojnė fėmijė pas 15 vjetėsh martesė

Ēifti A. K. dhe M. K. nga rrethina e Prishtinės, janė prindėrit e Muhametit, tė cilin e kanė birėsuar para katėr vjetėsh. Ata, pas shumė vjetėsh martesė, nuk patėn fėmijė, ngase bashkėshorti M. K. ishte steril. Tė vėrtetėn ata e kishin kuptuar pas 15 vjetėsh martesė, kėshtu qė zgjidhja e vetme e tyre ishte tė adoptonin njė fėmijė. Tani e katėr vjet ata jetojnė tė lumtur me fėmijėn e tyre, pėr tė cilin thonė se e duan sikur tė jetė fėmija biologjik i tyre.

Rikthehet gjallėria nė familje
“Fillimisht, dashurinė e kemi nisur me dėshirėn tonė, kemi kaluar pėr shumė vjet, jemi martuar dhe mė vonė e kemi kuptuar se bashkėshorti im ėshtė steril dhe nuk mund tė sjellė njė fėmijė nė jetė. Mirėpo, edhe pse ishte i tillė, unė pranova tė jetoj pėrsėri me tė edhe nėse nuk do tė kemi fėmijė. Dashuria e madhe nuk na linte tė ndahemi, kėshtu qė zgjidhja mė e mirė pėr ne ishte tė adoptonim njė fėmijė. Jetuam 15 vjet bashkė dhe mė nė fund vendosėm ta adoptojmė njė fėmijė. Dokumentacionin e rregulluam, e birėsuam Muhametin, i cili nė atė moshė ishte 1 vjeē, ndėrsa tani ai ka 5 vjeē dhe, tė them tė drejtėn, na e ka mbushur jetėn plot gjallėri. Neve tani ai na duket sikur tė jetė fėmija ynė biologjik dhe jemi tė lumtur qė kemi njė fėmijė nė familjen tonė. Tė mos ndiesh kėnaqėsinė e tė qenit prind ėshtė shumė e vėshtirė. Ėshtė keq tė mos ndiesh se si rritet ēdo ditė njė jetė brenda teje, por ėshtė ende mė keq tė mos kesh mundėsinė tė rrisėsh njė fėmijė. Ta edukosh atė, ta mėsosh, ta ndihmosh nė hapat e parė tė jetės, t’i japėsh dashuri, por mbi tė gjitha t’i japėsh mundėsinė tė ketė njė familje dhe tė shqiptojė fjalėn babė dhe nėnė. Shumė fėmijė kanė pasur fatkeqėsi dhe shumė prindėr s’kanė pasur fatin tė kenė njė pasardhės tė tyre. Pse duhet tė vuajnė kur mund ta bėjnė tė lumtur njėri-tjetrin”, shprehet kjo nėnė pėr “Kosova Sot”.

Pas lindjes, ikje nga materniteti
Sipas psikologes dhe hulumtueses sė KMDLNJ-sė Albulenė Janova, mentaliteti dhe zhgėnjimi nga dashuria i detyron nėnat qė tė braktisin fėmijėt e tyre tė sapolindur nė maternitet. Sipas saj, me dhjetėra fėmijė tė sapolindur pėrfundojnė ēdo muaj nė duart e mamive tė maternitetit, pasi nėnat e tyre i kanė braktisur. Ato shkojnė drejt maternitetit vetėm sa ta nxjerrin nė dritė foshnjėn dhe mė pas arratisen, si tė kishin bėrė ndonjė krim. “Ajo qė ėshtė mė tragjike, ėshtė fakti se nėnat qė braktisin foshnjat janė ende tė reja pėr vete dhe mosha e tyre fillon nga 18 vjeē. Janė tė pakta ato vajza qė na dėgjojnė dhe e marrin fėmijėn me vete, por shumica vendosin t’i braktisin. Vajzat gjejnė mėnyrėn mė tė mirė, duke u arratisur nga materniteti, pa lėnė identitetin e tyre ose duke lėnė identitet tė rremė”, shton Janova. Pra, sipas psikologes, janė disa shkaqe qė detyrojnė nėnat e reja tė marrin kėto vendime ekstreme. Njė ndėr shkaqet kryesore qė nėnat braktisin foshnjėn, ėshtė se ato u druhen fjalėve tė tė afėrmeve, se ēfarė do tė thonė ata pėr njė vajzė qė ka njė fėmijė pa njė lidhje martesore, zhgėnjimi nga dashuria me ndonjė djalė, i cili nuk i del zot fėmijės sė tij, gjendja ekonomike e vėshtirė etj. “Pasi qė njė nėnė me njė fėmijė nė krahė, tė cilin e ka braktisur bashkėshorti, nuk mund tė kujdeset e vetme pėr njė fėmijė dhe kushtet nuk ia mundėsojnė njė gjė tė tillė, detyrohet qė atė foshnjė ta braktisė. Prandaj, unė e shoh si shumė normale dhe tė arsyeshme tė birėsosh njė fėmijė, ngase edhe ata fėmijė kanė nevojė pėr njė prind dhe pėr njė pėrkujdesje mė tė mirė”, thekson psikologja Janova.
K. BAJRAMI


__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.