Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-12-07, 09:47   #16
xhon
 
Anėtarėsuar: 23-12-07
Postime: 23
xhon i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Po ku je o zot! Njėri mė ēnderonte mua e tjetri time bijė…



H. G., nga Prishtina duke fshirė lotėt, me trupin qė i dridhej si purtekė, duke shtrėnguar duart dhe duke shikuar herė kah vajza e herė kah dritarja filloi rrėfimin e vet tė dhembshėm:

“Prishtina gjatė bombardimeve pėr herė tė parė po e pėrjetonte luftėn. Kur filloi ushtria, policia dhe paramilitarėt t’i nxirrnin njerėzit nga shtėpitė e tyre vetėm atėherė ua besova vatrave tė luftės qė ishte ndezur gjithandej Kosovės. Unė vetė, nuk ia kisha hapur askujt derėn, dhe kur na nxorėn jashtė s’kisha forcė tė trokas askund. Dhe, nuk thuhet kot nė popull se nuk ia beson kurrė i ngopuri tė uriturit. Mbahesha si intelektuale dhe isha lidhur ngushtė me ata qė ishin kundėr luftės, sepse ishim mėsuar qė tė tjerėt tė vriten nė demonstrata, tė tjerėt tė dalin nė protesta, tė tjerėt tė vuajnė e shpresonim se do tė mund tė fitonim nė kurriz tė tė tjerėve! Kur na nxorėn dhe dėbuan nga shtėpia, tė parin morėn tim shoq. Ndėrkohė vajza filloi tė qante me zė. Nga shtėpitė, kishin filluar tė pėrzinin edhe fqinjėt tanė. Pasi merrnin meshkujt, ne, femrat na dėrguan nė shkollėn fillore “Naim Frashėri”. Bėheshim rreth 20 femra, kryesisht tė reja. Dy qė ishin mbi tė 50 i vranė menjėherė! Natėn e parė nuk erdhi askush, kurse tė nesėrmen nė mėngjes erdhėn dhe na zhveshėn lakuriq tė gjithave.



Dy vajza tė reja i morėn dhe ne nuk dinim asgjė ēka po ndodhte. Ato nuk u kthyen kurrė mė. Thanė se i ēuan nė Serbi, ku i priste banditi Arkan. Tė nesėrmen erdhėn disa ushtarė dhe morėn shtatė nga ato qė u pėlqyen. Nuk e kuptoj se si nuk mė plasi zemra kur mė morėn vajzėn. E sollėn pas pesė orėsh tė pėrgjakur fund e krye. E kishin dhunuar, ia kishin prerė trupin vende-vende. Mu afrua duke u dridhur dhe mė tha me gjysmė zėri: “Nėnė tė lutem merr diēka dhe mė bjerė nė kokė qė tė vdes, qė mos tė ndjehem e poshtėruar, tė lutem…”. Klitha e qava, por askush nuk mund tė mė ndihmonte. Dy ditė mė vonė i morėn edhe disa tė tjera dhe nuk i kthyen mė. Dhe ato pasi i pėrdhunuan barbarisht ja ēuan dhuratė Arkanit nė Serbi. Tė nesėrmen mė morėn bashkė me vajzėn. Njėri mė ēnderonte mua e tjetri time bijė. O Zot! Ēfarė bishash pa shpirt! Nuk mė kujtohet ēka ndodhte me mua kisha hallin e vajzės, kur provova t’i mėshoj njėrit, mė la, nuk mė ēnderonte mė, por mė lidhi dhe filloi tė m’i hiqte thonjtė me pincėn e rrymės. Vajzėn time e kthyen nė dhomėn ku na kishin lėnė, kurse mua mė detyronin t’i shikoja tė gjitha femrat qė po i dhunonin me radhė.



E di se ishin mė shumė se njėzet. Kaluan disa ditė e unė qėndroja e lidhur dhe pa futur gjė nė gojė, madje as ujė. Disa ditė mė vonė mė hodhėn nė njė bodrum bashkė me gjashtė gra tė tjera tė moshės sime, kurse vajzat e reja i ēnderonin ēdo ditė. Veē zoti e di sa kam qarė e bėrtitur pėr atė qė shikoja me sy! Detyrohesha t’i shikoja pėrpėlitjet e trupave tė njomė, vajet, klithjet dhe britmat e tyre plot dhembje, por nuk mund tė bėja gjė!

- Kush thotė se njeriu ēmendet nga tmerri?

- Kush thotė se njeriu vdes nga dhembja?

Tmerr dhe dhimbje mė tė madhe nuk mė kishte shkuar nė mėndje se do tė provoja ndonjėherė, por ja qė mbeta gjallė.



Plaga e Arbenitės dhe sė motrės



Arbenita nuk kishte arritur ta shihte kurrė mė trupin e sė motrės, qė kur i ndanė serbėt nga kolona qė ecte e detyruar pėr nė stacionin e trenit. Asaj as qė i shkonte nė mėndje se motra 16-vjeēare kishte vdekur pas torturave nga kriminelėt serbė. Arbenita rrinte e ulur ēdo ditė me orė tė tėra te dera e shtėpisė dhe priste… Gjatė kishin pritur hetuesit e Tribunalit tė Hagės qė Arbenita ta fillonte rrėfimin e saj pėr atė qė i kishte ndodhur asaj dhe sė motrės mė tė re.



“Kur na ndanė policėt e ushtarėt serbė, me ne, kishte edhe dhjetėra femra tė tjera dhe as qė mė shkoi mendja se ata do tė mund tė na dhunonin tė gjithave. Me vete kisha pak para, me tė cilat shpresoja t’i shpėtoja vdekjes. Kur na futėn nė njė shtėpi tė bukur nė lagjen e Arbėrisė, mendova se vetėm do na plaēkitnin dhe do na lirojnė. Kur po binte nata, nė dhomėn ku ishim ne, pesė femra, erdhėn papritmas dhjetė policė. Na urdhėruan qė tė zhvishemi. Motra ime provoi tė kėrcejė nga dritarja. Por, policėt e kapėn dhe filluan ta rrahin. I mėshonin aq shumė sa mundnin gjoksit, barkut dhe organeve gjenitale. Kur ajo mbeti e shtrirė nė tokė, njėri me thikė ia hoqi tė gjitha rrobat. Kur humbi vetėdijen, unė arrita t’i iki nga duart policit qė mė mbante nė dhomė bashkė me tė tjerat. Ajo nuk jepte shenja jete, dhe kur i hodha pak ujė, u pėrpoq tė thoshte diēka...

Unė po qaja dhe polici qė mė mbante mu afrua dhe mė detyroi me majė tė thikės tė shtrihem. Kur e pashė se edhe mua do tė mė ēnderojnė, shpejt e mora njė vazo, qė ishte pranė meje dhe i rashė nė kokė. Ai u ngrit shpejt, mė lidhi pėr tavoline dhe e bėri atė qė deshi… Nuk ka gjė mė tė rėndė qė mund tė tė ndodhė nė jetė! Diēka mė tė turpshme dhe mė fatale. Isha dhe mbeta e vdekur, edhe pse vazhdoj tė jetoj! Sapo desha tė iki, pashė qė tė njėjtėn gjė po ia bėnin edhe njėrės nė dhomė, ata filluan tė m’i heqin thonjtė me pincėn e rrymės. I sheh duart e mia? Ndoshta mė beson! Po shpirti im nuk mund tė shihet dhe askush nė botė kurrė nuk mund tė besojė se si ndihet ai. O Zot, sa dhembje mbart ky shpirti im i molisur!… ”, pėrfundoi rrėfimin e saj Arbenita. Nga ajo ditė kurrė mė nuk e pashė motrėn time. Shumė ditė mė mbajtėn aty dhe as vetė nuk di tė tregoj se sa herė me dhunuan e sa vajza pashė te vdisnin nė duart e banditėve, ushtarė e policė. Nuk mė kujtohet se kush na nxori nga aty. E di se pas luftės frikohesha tė kthehesha nė shtėpi. Ende nuk mund tė besoj se lufta ka mbaruar…



Tragjedia mbi dėborė – ēnderimi i vajzave 13 dhe 14 vjeēare!



Kishte disa muaj qė kishte filluar lufta dhe unė, e vetmja nga familja jonė, kisha mbetur nė fshat. Isha e detyruar sepse kishim bagėti, dhe ato, pas burgosjes sė vėllezėrve, ishin burimi i vetėm i jetesės tonė. Viti ‘99 mė bllokoi dhe nuk kisha gjasa mė tė dilja nga rrethi i hekurt i ushtrisė, policisė dhe paramilitarėve, qė kishin rrethuar Drenicėn dhe Dukagjinin. Pėrveē meje, nė fshatin tonė kishin mbetur edhe katėr vajzat e xhaxhallarėve. Gatuanim pėr mė shumė se 30 veta. Ishim tė gjitha gra. Kur afroheshin milicėt, shkonim nė malin mė tė afėrt. Pas disa ditėsh filluam tė sėmuremi nga tė ftohtit. Tė ftohtit dhe acari jetėn nė mal e bėnin tė padurueshme. Nė tė gjitha lėvizjet ishim nė vėzhgimin e forcave serbe, tė cilėt na hetonin kur ndiznim zjarrin. Njė ditė shkurti, kur pesė nga fėmijėt mė tė vegjėl na u sėmurėn u kthyem nė shtėpitė tona. Forcat serbe lėviznin vazhdimisht! Njė grua nga rrethi i Klinės mori fėmijėt e saj tė sėmurė, dy vajzat e rritura dhe gruan tjetėr me tre fėmijė dhe iku.



Ndodhi njė ditė kur papritmas e pa trokitur fare na u thye dera dhe nė dhomė na u futėn ushtarė e policė serbė. Pa pyetur asgjė dhe pa pritur se cili do jetė reagimi ynė, njėri nga ata filloi t’ia ledhatonte flokėt vajzės sė axhės, Nerės, e cila ishte vetėm 14-vjeēare. Ajo ia shtyu dorėn, dhe ai u nevrikos nga reagimi i saj. “Unė jam zot pėr shqiptarėt, dhe nuk duroj fyerjet”, tha ai, dhe i ra me dorė aq sa pati fuqi Nerės sė vogėl. Ajo vetėm u kėrrus, por nuk rėnkoi. Ai tentoi ta prekte prapė, por ajo iku jashtė. Ai urdhėroi ta lidhin! Dy nga policėt ia lidhėn duart. Ai u sul mbi tė, dhe ia shqeu rrobat derisa ata tė dy po e mbanin. E shtriu nė borėn e ftohtė, dhe po e ēnderonte. Ajo qante dhe thėrriste, por ne nuk guxonim t’i afroheshim. Vetėm po shikonim tė tmerruara.


( Ky shkrim ėshtė shkėputur nga Libri nė dorėshkrim “Lulja nė mes hekurave” tė autorit Riza Lahi, qė pritet tė botohet shumė shpejt )
xhon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-12-07, 09:51   #17
xhon
 
Anėtarėsuar: 23-12-07
Postime: 23
xhon i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Neri kishte vdekur. Njėri nga katilėt po e ēnderonte edhe ashtu tė vdekur.!!!

Njė automatik qė e kishim tė fshehur nėn mbuloja nuk mund ta nxirrnim sepse ata ishin aty. Kur shumė nga ata kishin drejtuar sytė te ai qė po e dhunonte motrėn tonė, motra e saj qė ishte mė e pjekura nga ne e nxori shpejt automatikun dhe shkrepi drejt barbarėve, qė ishin nė dhomė. Tė pestė ranė tė vdekur, ndėrsa unė u plagosa nė kėmbė. Ata qė ishin jashtė nuk reaguan, sepse menduan se shtinė ata mbi ne, por kur kaluan afro dy minuta, tre nga policėt e tjerė hynė nė dhomė, duke thėnė se edhe ata janė tė interesuar pėr lojė. Kur motra e Nerės qė e kishte automatikun nė dorė deshi tė shkrepė nė njė polic, nga jashtė njėri nga policėt e tjerė e qėlloi dhe ajo ra nė tokė e pėrgjakur. Njė nga ata e mori nė dorė, dhe pasi na urdhėroi qė tė dalim jashtė e hodhi trupin e saj nė bunarin e axhės. Edhe Neri nuk po lėvizte! Ajo kishte vdekur. Njėri nga katilėt po e ēnderonte edhe ashtu tė vdekur. Kur pa se si ne po e shikonim dhe kur vėrejti se si po qeshnin shokėt e tij me tė ashtu tė zhveshur, trupin e saj e hodhi nė bunar. Pastaj mua mė kapi pėr dore dhe kur fillova t’i rezistoj, me thikė mė theri nė kraharor dhe gjaku im pikonte nė tokė.

Unė fillova tė klith dhe ashtu si nė ėndėrr pashė se njė nga policėt po e dhunonte edhe G-nė, e cila ishte vetėm 13 vjeēe. Pas disa minutash, qė ai po e dhunonte nė borėn e ftohtė, G., pėrpiqej tė rezistonte, por ai me kokė i mėshonte sa mundte. Ajo ishte e pėrgjakur e tėra dhe nuk mund t’i duronte mė dhimbjet. Nuk e kisha tė qartė a vdiq menjėherė, por derisa unė po qaja me sy tė pėrlotur dhe me dhembje, pashė se si i njėjti serb qė po e dhunonte G-nė, e hodhi atė nė bunarin e tmerrit. Pas pak e hodhėn edhe Sh-nė, qė unė nuk e kisha vėrejtur se e kishin dhunuar apo jo, por e di se nė atė bunar e hodhėn tė gjallė dhe tė zhveshur. Kur polici qė po mė dhunonte mua u ngrit ngase po dėgjoheshin tė shtėnat nė malin e afėrt, ashtu gjysmė e zhveshur u fsheha pas disa luleve tė vjeshtės dhe “murit tė gjallė”, shumė shpejt, sa asnjėri nuk mė vėrejti. Dy nga ata shtinė mbi vajzat qė kishin mbetur, dhe tė gjitha mbetėn tė vrara, ndėrsa dy nga ato ashtu tė vrara sėrish i hodhėn nė bunarė. Ata ikėn poshtė fshatit, e unė mbeta pėrgjithmonė e lėnduar. Edhe sot, ani pse gjallė sa herė shoh bardhėsi para syve mė dalin skenat e tmerrshme qė ma nxinė jetėn pėrgjithmonė.

… njėri nga ata u sul mbi mua dhe pėrveē se mė ēnderonte, lėpinte Gjakun tim, dhe u thoshte shokėve: “Ja unė po pi gjak shqiptari”

Shtatėmbėdhjetėvjeēarja R. S., nga rrethi i Obiliqit, ndonėse nuk e ngrinte kokėn, plagėt qė i kishin mbetur nė fytyrė nga tė prerat e thikave nuk mund t’i fshehte dot. Ato prerje nė fytyrė, jo vetėm atė, por ēdo gjė rreth saj, sikur e bėnin mė tė mjerė e tė mėrzitshme. Gjithsesi ajo gjeti forca pėr ta treguar ferrin qė kishte pėrjetuar: “Rrethina e Obiliqit e ndjeu luftėn menjėherė pas masakrės sė Prekazit. Meqė nuk kishim mundėsi tė shkonim nė ndonjė vend mė tė sigurt qėndruam nė shtėpi. Kishte ditė qė vetėm prisnim radhėn, kur do tė na futej policia nė shtėpi. Ēdo ditė kalonin tanke dhe mjete tė tjera luftarake. Ata, kur pėsonin humbje rrugės bėnin gjithēka; vrisnin, keqtrajtonin, dhunonin dhe krejt ēka u tekej. Tė gjithė banorėt e viseve buzė magjistrales Prishtinė-Mitrovicė ishin shumė tė frikėsuar, sikundėr edhe ne. Nga granatimet qė bėheshin pėrreth, shpesh nuk mund ta bėnim asnjė sy gjumė, e as tė fusnim bukė nė gojė. Disa ditė para se tė fillonin bombardimet shkuam nė njė fshat mė tej, andej kah zona e Llapit. Atje kishte pasur mė tepėr se dhjetė mijė banorė. Edhe aty nuk dihej ēfarė po ndodhte. Nga tė gjitha anėt ishim tė rrethuar. Shtėpitė e fshatit Barilevė ishin shumė tė vogla pėr t’i pranuar tė gjithė ata njerėz, ndaj ditė e natė qėndronim vetėm ulur, nuk kemi pasur mundėsi qė asnjė natė tė shtrihemi dhe tė flinim.

Tė gjithė prisnim tė pashpresė, tė gjithė shikonim kah fėmijėt dhe ndonėse askush nuk thoshte asgjė me gojė, tė gjithė e shqiptonin vetėm njė fjalė me vete: “Sikur tė na shpėtonin fėmijėt”. Dhe erdhi dita, tė cilės iu druanim aq shumė. Bishat serbe arritėn nė fshat. Sė pari na i morėn tė gjithėve stolitė e arit dhe paratė e pastaj filluan t’i ndajnė burrat nga gratė. Para syve ma vranė vėllain, sepse nuk kishte asgjė tė vlefshme t’ju jepte policėve tė tėrbuar. Unė vrapova drejt vėllait, i cili mė shikoi sikur deshi tė mė thoshte diēka, dhe ai, i mbylli sytė pėrgjithmonė. Kraharorin ia kishin marrė disa plumba, kėmisha iu skuq shpejt nga gjaku, kurse unė shtrėngoja grushtet dhe mallkoja nėpėr dhėmbė e pafuqishme. Nuk di si nuk mė pėlciti zemra nė ato momente. Njė nga policėt mė tėrhoqi pėr flokėve dhe mė largoi nga kraharori i vėllait. Nga aty na drejtuan pėr nė Prishtinė dhe sikur u kėndella pak, por ajo kėndellje mė ndihmoi shumė pak. Nė hyrje tė Prishtinės kishte dalė grupi tjetėr i policėve. Ata, kėtė herė, nga kolona ndanin vetėm femrat. Aty mė ndanė edhe mua. Gruaja qė mė mbante pėr krahu kur po mė ndanin mė kėshilloi: “Bėhu gjakftohtė, mos iu trego se ta vranė vėllanė”. Dhe kur kolona po ikte njė nga policėt mė lidhi dhe mė dėrgoi nė njė nga shtėpitė e afėrta buzė rrugės. Kur mė solli aty, e luta tė mi zgjidhte duart, por ai vetėm mė shikoi dhe mė pėrplasi pėr tokė. Nė mbrėmje njė tjetėr mė mori me veturė dhe mė dėrgoi nė pjesėn tjetėr tė Prishtinės.

Aty kishin qenė edhe tre policė tė tjerė. Njėri nga ata, sa arritėm aty filloi tė mė zhvishte. I kisha duart e lidhura. Vaji dhe lutja ime nuk iu bėnte as pėrshtypje. Mė ēnderuan dy dhe i treti u afrua dhe filloi tė ma presė fytyrėn, si tė isha djathė e jo njeri. Gjaku i nxehtė rridhte vrullshėm nė flokėt e mi, dhe unė i lutesha zotit qė ai mos tė ndalej, por tė rridhte sa mė shumė, qė tė vdisja sa mė parė. Por, atėherė, kur unė mendova se atyre nuk iu duhesha mė, njėri nga ata u sul mbi mua dhe pėrveē se mė ēnderonte, lėpinte gjakun tim, dhe u thoshte shokėve: “Ja unė po pi gjak shqiptari”. Vetėm Zoti mund tė dinte sa kohė ata do tė loznin ashtu me mua, sikur mos tė fillonte njė shi i rrėmbyeshėm. Ikėn ata dhe unė mbeta gjallė. Sot, edhe po tė pėrpiqem t’i kthehem jetės, e di qė ēdonjėri qė mė njeh e di tė vėrtetėn. E unė sa herė e prek fytyrėn time, kujtimet e hidhura mė rishfaqen dhe jeta ime bėhet e pavlerė”.


( Ky shkrim ėshtė shkėputur nga Libri nė dorėshkrim “Lulja nė mes hekurave” tė autorit Riza Lahi, qė pritet tė botohet shumė shpejt )
xhon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-07, 09:51   #18
xhon
 
Anėtarėsuar: 23-12-07
Postime: 23
xhon i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Rrėfimi i vogėlushes nga Dukagjini: “I pari mė dhunoi gjeneral Vujiēi nė sy tė milicėve…”

Pesė ditė e dhunuar nga ushtarėt “I pari mė dhunoi gjeneral Vujiēi nė sy tė milicėve, pastaj thirri ushtarėt qė mu sulėn me tėrbim. Vajzat e tjera i dhunuan oficerėt e tjerė, tė cilėt pasi mbaronin punė me to, ua jepnin ushtarėve”. Kėshtu e nisi rrėfimin e saj pėr mjeken nė Tiranė vajza nga Dukagjini, e cila ishte dhunuar dhjetė ditė me radhė nga ushtarėt nė njė kazermė ushtarake. Mė nė fund arriti tė bindej dhe filloi tė rrėfejė me lot nė sy tėrė atė skenė makabre. “E ēfarė duhet t’u tregoj? Ēka do tė mund tė rregulloni nė plagėn e madhe qė shkaktuan serbėt? Pse po mė mundoni? A nuk ju mjafton ajo qė nė tė njėjtėn tavolinė ku u dhunova unė, vdiqėn edhe tri vajza tė tjera qė u dhunuan si unė? ”. Unė e kam humbur shpresėn se ndoshta ka diku shkėndija jete pėr mua! E vetmja shkėndijė ėshtė tė bėj diēka pėr ato qė vdiqėn nga dora e fėlliqur e shkaut”. Kur e tha fjalėn “shka”, ajo u tjetėrsua nė pamje dhe nofullat iu shtangėn, shtrėngoi grushtet e vegjėl e tė dobėt. Lotėt qė i rridhnin si shi, sikur e bėnin edhe mė tė mjerė vogėlushen nga Dukagjini, siē e quanin tė gjithė vajzėn e bukur dukagjinase. “Dua tė mė thuash, se si ndodhi qė ratė nė duart e kriminelėve, kur ndodhi saktėsisht dhe sa veta ishin me ty atje”, e ngacmonte mjekja, e cila mė parė kishte aktivizuar aparatin pėr incizim.

Vogėlushja prapė hodhi vėshtrimin mbi horizont, sikur atje tė shihte atė qė ndodhi, dhe shtoi ngashėryeshėm: “Shikoni, po flas, por mė premtoni se do tė mė ktheni shpejt atje”, dhe vazhdoi. “Kur na e dogjėn fshatin, ato ditė tė ftohta janari e tėrė popullata filloi tė ikte. Ne femrat vendosėm tė niseshim pėr nė Shqipėri. Nė afėrsi tė Smolicės na ndalėn ushtarė e paramilitarė serbė dhe pasi na plaēkitėn, ne nėntė femrave, na ndanė nga kolona. Tri ishin mė tė reja se unė, kurse tri ishin mė tė vjetra, nė mesin e atyre edhe njė nuse shtatzėnė. Kur na morėn me vete, na thanė se do tė na pyesin pėr UĒK-nė. Disa minuta mė vonė, pasi na futėn nė bodrumin e errėt, morėn njėrėn prej nuseve dhe pas disa ēasteve nga dhoma, ku e futėn filluan tė dėgjohen klithjet e saj. Pas disa ēasteve, kur reshtėn klithmat, u dėgjua njė breshėri automatiku. Aty kishte pėrfunduar jeta e saj. Kėtė do ta kuptoja vetėm pas tri ditėsh, kur do tė mė vinte radha edhe mua pėr tė hyrė nė bodrumin ku ishin dhunuar shoqet e mija. Pasi mė futėn aty, m’i shqyen rrobat, mė shtrinė dhe mė lidhėn nė atė tavolinė tė mallkuar dhe ashtu, me duar e kėmbė tė lidhura, mė ēnderoi njėfarė gjeneral Vujiē, sa munda tė lexoj nė uniformėn e tij.

Ditėn e pestė arrita t’i zgjidh duart dhe u pėrpoqa tė hakmerresha, duke e goditur me ēfarė mu gjend atė farė “gjenerali” tė fėlliqur, qė luftonte me gra. Si dėnim, mė dėrguan tė lidhur jashtė dhe mė lanė nė shi, derisa erdhėn njė dyzinė ushtarėsh, tė cilėt mė dhunuan barbarisht dhe pa mėshirė. Ditėn e parė mė dhunuan mbi tavolinėn e bukės, ndėrkohė qė pėrballė meje ēnderonin edhe tri vajza tė tjera. Madje, atyre ua prenė edhe organet gjenitale, duke i lėnė tė vdekura nė vend. Assesi nuk mė kujtohet kur mė lanė, por e di se e kam shumė tė vėshtirė tė jetoj. Ndoshta, mė lehtė e kam tė vdes dhe tė zhdukem nga faqja e dheut. Mė thuaj, si ta ngushėlloj veten, si t’i dal pėrpara familjes, miqve. Ata e dinė ēka ka ndodhur me mua. Unė e di se do ta kem pėrkrahjen e tyre, por tani trupi im ėshtė i ndotur, i fėlliqur. Dhe jeta ime nė kėtė mėnyrė mė duket mė e vėshtirė se ēdo vdekje”, pėrmbylli vajza nga Dukagjinit me lot nė sy.

( Ky shkrim ėshtė shkėputur nga Libri nė dorėshkrim “Lulja nė mes hekurave” tė autorit Riza Lahi, qė pritet tė botohet shumė shpejt )
xhon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-07, 16:37   #19
Abetare
 
Avatari i Abetare
 
Anėtarėsuar: 03-04-07
Postime: 1,077
Abetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Me lotė i lexova kėto postime dhe dridhmat mė kapluan trupin ...


Vallė pse i duron Zoti Njerėzit Bisha...!!??



Vėshtirė mu duk t'i lexoja e sa vėshtirė e kan tė gjorat Vajza tė njoma qė u dhunuan mizorisht ...ah dhe renkimet s'kan tė ndalur dhe lotėt shkojnė si shiu ..


Vėshtirė jetohet me plagė...
__________________
Shkruaja pėr dashuri ende pa u dashuruar , thurja vargje pėr gyrbetin ende pa e shijuar ,
dhimbjes sa shumė i kushtoja , pa e perjetuar , tash kur tė gjitha i kam provuar nuk di mė tė shkruajė...!
Abetare Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-07, 09:36   #20
xhon
 
Anėtarėsuar: 23-12-07
Postime: 23
xhon i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Abetare
Me lotė i lexova kėto postime dhe dridhmat mė kapluan trupin ...


Vallė pse i duron Zoti Njerėzit Bisha...!!??



Vėshtirė mu duk t'i lexoja e sa vėshtirė e kan tė gjorat Vajza tė njoma qė u dhunuan mizorisht ...ah dhe renkimet s'kan tė ndalur dhe lotėt shkojnė si shiu ..


Vėshtirė jetohet me plagė...
Eh Abetare, Abetare... Lotėt duhet shndėrruar nė forcė dhe urrejtje pėr ata qė kan shkaktuar dhe shkaktojne vuajtje pėr tė tjerėt.
xhon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-12-07, 00:59   #21
vjeshta
Thjeshtė ,njė zė!
 
Avatari i vjeshta
 
Anėtarėsuar: 01-05-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 25,049
vjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Dhunimet mbas lufte ,mos valle janė plage te sheruara ???!!!
__________________
Faleminderit qe ekziston !
vjeshta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-12-07, 13:03   #22
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

....ne kete teme behet fjale per DHUNIMET gjate LUFTES,
te cilat u shkaktuan si mjet strategjik i armikut tane,,,per te cilat behet fjale ne librin e autores larte,ku une solla intervisten e saj,pra tema ka nje qellim te caktuar,...
ata qe duan te ndihmojne viktimat e masakrave serbe,kane ne dispozicion adresat me larte....


...kurse per dhunimet pas luftes ( jane teme ne vete )
cilido mund te hap nje teme te re.....
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-02-08, 11:58   #23
King Kastriot
 
Avatari i King Kastriot
 
Anėtarėsuar: 04-07-07
Postime: 21
King Kastriot i dashurKing Kastriot i dashurKing Kastriot i dashurKing Kastriot i dashur
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Kush deshiron te i ndihmoj keto femra shqiptare te cilat ishin viktima te luftes, vizitoni faqen www.vajzat.com aty keni informata me te hollesishme.


http://de.youtube.com/watch?v=C_XRYiXzQao


King Kastriot Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.