Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 11-08-07, 11:18   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dhimbjet e shpinės

Rreth tre nė katr njerėz vuajnė nga kriza dhimbjesh tė shtyllės kurrizore, por shpesh kėto kriza kalojnė lehte e nuk lėnė pasoja, prandaj kėshilla mė e mirė ėshtė tė jeni aktiv dhe tė bėni aktivitetet normale e tė pėrditshme sa mė shumė tė jetė e mundur. Analgjetikėt janė ndihmėse nė rastet e krizave tė lehta. Ndėrsa nė disa raste, dhembja vazhdon e bėhet kronike e nė kėtė rast kėrkohet informacion i mėtejshem.

Pak anatomi

Shtylla kurrizore pėrbėhet nga disa kocka tė quajtura vertebra, tė cilat kanė formė rrethore dhe ndėrmjet tyre vendoset disku, i cili pėrbėhet nga njė material qė i jep shpinės elasticitet dhe fleksibilitet. Vertebrat lidhen me njėra-tjetrėn nėpėrmjet ligamenteve tė forta, duke i dhėnė shpinės fortėsi e mbėshtetje. Shpina rrethohet nga muskuj tė shumtė qė shpeshherė krijojnė dhimbje nė shtyllėn kurrizore. Palca kurrizore, e cila pėrmban nervat qė vijnė nga truri, mbrohet nga shtylla kurrizore. Gjithashtu, nga palca e kurrizit dalin dhe nervat spinal qė marrin informacionin nga pjesė tė ndryshme tė trupit.

Ēfarė janė dhimbjet e shpinės?
Dallojmė dhimbje akute dhe dhimbje kronike. Shumica e dhimbjeve akute tė shpinės vijnė si pasojė e traumave nė pjesėn e poshtme tė shpinės apo i ērregullimeve si artriti. Ato zgjasin nga disa ditė deri nė disa javė. Dhembja nga traumat shkaktohet kryesisht nga dėmtimet sportive, punėt e ndryshme rreth shtėpisė apo tė kopshtit, tronditjet e papritura, si aksidente me makinė apo shtypje tė ndryshme tė ushtruara nė kockat e indet e shtyllės kurrizore. Simptomat variojnė si dhimbje muskulore, kufizim tė fleksibilitetit e amplitudės sė lėvizjeve, deri nė pamundėsi pėr tė qėndruar drejt. Ndėrsa dhimbje kronike e shpinės ėshtė ajo kur dhimbja zgjat mė shumė se tre muaj. Zakonisht ajo ėshtė progresive dhe e vėshtirė pėr t’u pėrkufizuar.



Si trajtohen ato?
Shumė dhimbje tė shpinės mund tė trajtohen pa nevojėn e ndėrhyrjeve kirurgjikale. Trajtimi pėrfshin pėrdorimin e lehtėsuesve pėr tė ulur dhimbjen dhe tė barnave antiinflamatore pėr tė ulur inflamacionin. Qėllimi i trajtimit ėshtė tė riparojė funksionin e duhur dhe tė forcojė shpinėn, por edhe tė parandalojė rishfaqjen e dėmtimit. Gjithashtu, kompresat e ftohta e tė ngrohta ndihmojnė pėr tė ulur dhimbjen dhe inflamacionin, si dhe tė lejojnė njė lėvizshmėri mė tė lartė. Ndėrsa regjimi i shtratit, nė shumicėn e rasteve, rekomandohet vetėm pėr 1-2 ditė, sepse ushtrimet janė njė rrugė mjaft efektive pėr t’u shėruar nga dhimbjet e shpinės dhe pėr tė forcuar muskujt e shpinės e tė abdomenit (barkut). Nė disa raste mjaft serioze tė dhimbjeve tė shpinės, ndėrhyrja kirurgjikale mbetet zgjidhja mė efektive, sidomos nė rastet e dėmtimeve muskulo-skeletike.



Cila ėshtė ecuria e sėmundjes?
Nė shumicen e pacientėve dhimbja e shpinės shėrohet pa ndonje humbje tė funksionit, por nė disa raste ėshtė e nevojshme tė kontaktojmė me mjekun nėse nuk kemi ulje tė dukshme tė dhimbjes apo inflamacionit pas 72 orėsh tė trajtimit shtėpiak e vetjak. Dhimbjet shkaktohen nga mosfunksionimi i duhur i mekanizmave trupor apo edhe pėr shkaqe jo traumatike. Ju nuk duhet tė angazhoheni nė ushtrime tronditese apo sforcuese. Kėshilloheni tė mbani drejtimin e duhur tė shpinės si dhe veprime tė tjera qė ndihmojnė pėr tė parandaluar dėmtime tė ndryshme. Shumė dėmtime qė lidhen me punėn shkaktohen nga peshat e rėnda, vibrimet, lėvizjet pėrsėritėse apo qėndrimet jo korrekte.



Cilėt janė tipat e dhimbjes sė shpinės?

Dhimbje e thjeshtė “mekanike” e shpinės
Ky ėshtė tipi mė i shpeshtė. Rreth 19 nė 20 raste tė dhimbjeve akute tė shpinės klasifikohen si “dhimbje tė thjeshta tė shpinės” (nė shumicėn e rasteve quhet “dhimbje jo-specifike”). Kėto dhimbje quhen kėshtu, sepse nuk vijnė si rezultat i ndonjė sėmundje tė pranishme. Shkaku mė i shpeshtė ėshtė ndrydhja apo gėrvishja e vogėl e ligamentit apo muskulit, e cila shkaktohet nga pesha tė rėnda, lėvizje pėrdredhėse e papėrshtatshme ose qėndrim jo i duhur. Gjithashtu, edhe probleme tė vogla tė diskut ndėrmjet vertebrave shkaktojnė dhimbje. Nė shumicėn e rasteve shkaku i vėrtetė i dhimbjes nuk ėshtė i qartė.

Dhimbje e thjeshte nuk do tė thotė se dhimbja ėshtė gjithmonė e lehtė, por ajo mund tė variojė nga e lehtė deri nė tė fortė. Nė mėnyrė tipike dhimbja lokalizohet nė pjesėn e mėposhtme tė shpinės dhe dhimbja shpėrndahet nė pjesėn e tė enjturave e tė kofshėve. Dhimbja lehtėsohet nė qetėsi, ndėrsa gjatė tė kolliturit, tė teshtimės, apo kur lėviz shpinėn dhimbja keqėsohet.

Shumica e kėtyre dhimbjeve kalojnė shpejt e lehtė brenda javės sė parė ose mė shumė. Tre nė katėr raste, simptomat kalojnė brenda katėr javėve, kurse nėntė nė dhjetė raste, simptomat kalojnė brenda gjashtė javėve. Megjithatė, edhe pse dhimbja ka kaluar, zakonisht dhimbje tė vogla do tė shfaqen edhe nė tė ardhmen. Nė njė numėr tė vogėl tė rasteve dhimbjet zgjasin mė gjatė se gjashtė javė, pra, pėr disa muaj e mė gjatė, atėherė ato klasifikohen si dhimbje kronike.

Dhimbja me origjinė nervore
Kjo ndodh nė mė pak se njė nė njėzet raste. Kjo nėnkupton qė nervi qė vjen nga palca e kurrizit ka pėsuar irritim apo dėmtim si shtypja dhe dhimbja ndihet pėrgjatė zonės qė inervon nervi. Kėshtu qė ju mund tė ndieni dhimbje pėrgjatė shputės apo pulpės sė kėmbės dhe nė disa raste kjo dhimbje mund tė jetė shumė herė mė e madhe se vet dhimbja e shpinės. Shembulli mė i pėrgjithshėm janė dhimbjet e shkaktuara nga dėmtime tė nervit “shiatik”.

Dhimbja me origjinė nervore varion nga e lehtė nė tė fortė. Ashtu si dhe e thamė mė lart kjo dhimbje qetėsohet duke ndenjur shtrirė dhe keqėsohet kur kollitemi, teshtijmė etj. Irritimi i nervit apo shtypja e tij shkakton ndjenjėn e thumbimit, mpirjes apo dobėsi nė pjesėn qė inervohet nga nervi qė ka pėsuar dėmtimin.

Shkaku i irritimit nė shumicėn e rasteve shkaktohet nga inflamacioni i ligamentit apo spazma muskulare. Njė shkak tjetėr i njohur ėshtė dhe “rrėshqitja e diskut”(pjesa e jashtme e diskut dėmtohet dhe pjesa e brendshme e diskut fryhet, duke dalė jashtė kontureve tė saj dhe shkakton shtypje tė strukturave fqinje (nervin).

Shkaktarė tjerė tė dhimbjes sė shpinės janė:
Artriti (inflamacion i artikulacionit tė shtyllės kurrizore), ku njė formė e zakonshme e tij ėshtė osteoartriti, njė formė qė ndodh te njerėzit e moshuar.

Spondialtroza ankiloze ėshtė njė formė tjetėr e artritit, e cila mund tė ndodh te tė rinjtė dhe shkakton dhimbje tė shpinės. Disa shkaqe tjera, jo tė zakonshme, janė anomali strukturore kockore, tumore, apo shtypja qė shkaktohet nga indet fqinje, tė cilėt shkaktojnė dhimbje tė shpinės.



Si mund ta pėrcaktojmė tipin e dhimbjes qė kemi?
Dihet qė shumica e dhimbjeve tė shpinės zhvillohen papritur dhe janė dhimbje tė thjeshta, kėshtu qė shumica e tyre kalojnė shpejt dhe me trajtim shtėpiak. Por, megjithatė, nė raste tė dyshimta duhet t’i adresoheni mjekut, sidomos kur ju keni kėto simptoma:

-dobėsi muskulare tė ndonjė muskuli tė kėmbės;

-mpirje (mungesė tė ndjeshmėrisė) nė pjesėn e tė ndenjurave, tė kėmbės apo shputės;

-probleme me fshikėzėn e urinės apo zorrėn, si pėr shembull, humbja e kontrollit;

-humbje peshe apo kur gjendja e pėrgjithshme nuk ėshtė shumė e mirė.


Dhimbja zhvillohet gradualisht dhe me kalimin e kohės ajo keqėsohet, kjo sidomos nė rastet me shkaqe si tumore, artrite, SIDA etj. Mjeku juaj duhet tė jetė nė gjendje tė diagnostikoje nėse dhimbja ėshtė e thjesht apo ėshtė me origjinė nervore, nėpėrmjet pėrshkrimit tė dhimbjes, por edhe nėpėrmjet ekzaminimit. Kėshtu radiografitė apo skaneri nuk e ndihmojnė mjekun dhe nuk tregojnė ndonjė anormalitet nėse kemi “dhimbje tė thjeshtė tė shpinės”. Por kėto ekzaminime mund tė jenė tė nevojshme kur dhimbja me origjinė nervore zgjat dhe ėshtė e fortė ose nėse dyshohet pėr ndonjė anomali tjetėr strukturore.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 13-08-07 nė 18:18
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.