Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-07-06, 12:45   #16
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ALEMDAR OSE BAJRAKTAR MUSTAFA PASHA
Eshtė nga vezirėt qė kaloi nė postin e sadriazemit nė fillim tė ardhjes nė fron tė Sulltan Mahmut Hanit II. Ėshtė nga Rushēuku dhe sipas njė varianti ėshtė shqiptar. Nė kohėn e Sulltan Mustafa Hanit, tuboi njė grup ushtarėsh pėr tė marrė pjesė nė ekspeditėn ushtake kundėr Rusisė. Meqė e mbante flamurin (bajrakun) nė kėtė ekspeditė, u bė i
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-07-06, 12:46   #17
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

njohur me emrin alemdar ose bajrakdar. Mė pastaj, nė dredhi tė Pasbanogllit , i ndihmoi Tersnikli-zades, ajan i Rushēukut dhe me ndėrmjetėsimin e tij u emėrua anėtar nė Kėshillin e Rezgredit dhe u shpėrblye me gradėn kapuxhi-bashė. Mė vonė, kur u vra Tersnikli-zade, ajanėt e atyre anėve dhe ithtarėt e tė pėrmendurit e panė tė arsyeshme (u pajtuan) qė Bajraktar Mustafai tė kalojė nė Kėshillin e Rushēukut nė vend tė tij. Zaten, qė atėherė vetė u bė i njohur me trimėri dhe guxim, kurse me tregtinė e gjedhave dhe me punimin e tokės u bė pasanik i madh. Meqė ishte bujar, fisnik dhe zemėrgjerė, fitoi famė tė madhe nė tėrė territorin e Rumelisė. Fuqia e forca e tij si dhe armiqtė shtetėrorė ishin bėrė preokupim i tij. Duke qenė ithtar i sektės bektashiane, fitoi simpatinė e jeniēerėve. Mirėpo, kur Sulltan Selim Hani III u pėrpoq tė bėjė reforma ushtarake, grupi rebelues i jeniēerėve mė nuk e pėrfillnin kėtė, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, sepse e gjetėn nė disa marrėveshje dhe korrespondenca tė fshehta (me Sulltan Selimin III - M.P.).
Mė vonė, kur filloi lufta e Rusisė, u bind personalisht se ushtria e jeniēerėve (Yeniēeri oca¤¢) erdhi nė njė gjendje qė mė nuk do tė mund tė ketė sukses nė punė. Pėr kėto shkaqe si dhe pėr shkak tė lėvizjes qė dikur e bėri kundėr pėrpjekjeve pėr reformimin e detyrave ushtarake, ai u pendua . Nė luftėn e pėrmendur nė brigjet e Danubit qėndroi kundėr armikut me njė trimėri tė madhe dhe pėr shėrbimet e mira u shpėrblye. Nė vitin 1221/1806 u shpėrblye me grada tė vezirit: me daulle, me flamur dhe me gunė tė padishahut... Mirėpo, mosrregullėsia e janiēerėve dhe intrigantėt e tij i shkaktonin humbje, prandaj, Bajraktar ose Alemdar Mustafa Pasha, pėr ta shpėtuar nga njė gjendje kaotike dhe tė rrezikshme ardhshmėrinė e shtetit (Osman - M.P.), bisedoi me ushtrinė e jeniēerėve pėr reformimin dhe qėllimin e Sulltan Selimit III; ua bėri me dije se nuk ka rrugėdalje, veēse tė bėhen reforma nė ushtri. Duke u konsultuar pėr kėtė ēėshtje edhe me disa burra shtetesh, me ushtrinė e Rumelisė arriti nė Edrene dhe propozoi qė prej aty tė nxjerrė sanxhak-sherifin. Me tė hyrė nė Stamboll, Sullan Mahmud Hani II hipi nė fron dhe, posa erdhi ky nė fron, kėtij ia besoi detyrėn e kryeministrit (sadriazem) .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:47   #18
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ALI PASHĖ TEPELENA
Ishte vali dhe derebeg nė Janinė plot 33 vjet nė kohėn e Sulltan Selim Hanit III, Sulltan Mustafa Hanit IV dhe Sulltan Mahmud Hanit II. Ishte njė vezir i cili me veprimet e tij tė jashtėzakonshme, me vrazhdėsinė dhe pamėshirshmėrinė e tij fitoi famė tė lartė. Lindi nė vitin 1145/1732 nė kasabanė e Tepelenės nė Shqipėri. Gjyshi i tij, Ali Pasha, fitoi gradėn mir-miran. Kur nė luftėn e Korfuzit e sulmoi kalanė, tregoi njė trimėri dhe guxim tė madh, por u vra. I la pas vetes tre djem. Tė mėdhenjtė e lanė pa trashėgimi Veli beun, babain e kėtij, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, prandaj, Veli beu ishte i shtrėnguar tė merret me vjedhje. Pasi u pasurua dhe u pėrforcua nė kėtė mėnyrė, me shokėt e tij u kthye nė Tepelenė. Vėllezėrit e tij i dogji nė shtėpitė e tyre. Pėr kėtė shkak bejlerėt e Tepelenės morėn qėndrim tė prerė qė kėtė ta bojkotojnė dhe ta dėbojnė nga krahina e tyre. Mė pastaj Veli beu vdiq. I kishte dy gra; me tė parėn kishte njė djalė, kurse me tė dytėn njė djalė dhe njė vajzė. Bashkėshortja e dytė me emrin Hanko, nga Konica , ishte njė grua trime, energjike dhe e ashpėr. Ajo pėr t'iu revanshuar bejlerėve tė Tepelenės bėri marrėveshje me ish-shokėt e ngushtė tė bashkėshortit, kurse fėmijėn e saj, Aliun, qė nga vegjėlia e mėsonte pėr hakmarrje dhe qė tė jetė sa mė i ashpėr ndaj tyre. Nė mes bejlerėve tė kasabasė sė Kardhiqit, e cila i takonte Gjirokastrės dhe familjes sė Ali Pashės prej kohėsh kishte hasmėri. Meqė kardhiqasit pėr Hankon, nėnėn e Aliut dhe pėr motrėn e saj, Shaensanė, kishin hetuar disa sjellje jo tė mira dhe prishje tė moralit. Hankoja, kur ishte duke vdekur, e kapi Aliun pėr jake dhe e kėshilloi (e porositi) qė tė hakmerret ndaj kardhiqasve.
Duke vazhduar rrugėn e prindėrve tė vet, Aliu bėri njė pasuri tė madhe dhe, pasi i mbushi 20 vjet u martua me Emine Hanėmin, vajzėn e Kapllan Pashės sė Delvinės, i cili ishte vali i Gjirokastrės . Atė kohė, pėr t'i zhdukur bandat plaēkitėse qė ishin pėrhapur dhe qė krijonin shqetėsime nė ato anė, u urdhėrua Kurt Pasha, vali i Beratit, i cili e pa tė udhės ta pėrvetėsojė Ali beun. E mori pranė vetes dhe e shpėrblente. Edhe pse i pat premtuar se do t'ia japė vajzėn, mė vonė u tėrhoq nga fjala e dhėnė. Kėshtu, meqė e bėri dhėndėrr Ibrahim Pashė Vlorėn, Ali beu u nda nga ky dhe pėrsėri, duke mbledhur njė grup shokėsh, i futi nėn qeverisjen e vet, me forcė, krahinat e Gjirokastrės, Pėrmetit dhe Konicės. Dhe, atėherė iu dha fermani i lartė pėr ta vrarė Kapllan Pashėn e Delvinės, i cili i ishte nėnshtruar Gadap Pashės. E vrau pashain e sipėrpėrmendur i cili njėherit ishte vjehėrr i tij. Nė ndėrkohė u hap fronti i Austrisė dhe Rusisė. Ali beu mblodhi njė numėr tė madh ushtarėsh shqiptarė dhe shkoi nė luftė. Meqė tregoi trimėri dhe guxim tė madh nė fushėbetejė dhe, meqė pati rezultate tė mėdha, u emėrua mutesarrif nė mutesarrifllėkun e Terhallės me gradėn mir-miran.
Ali Pasha kur u bė mutesarrif i Terhallės, bėri pėrpjekje qė nėn qeverisjen e vet ta fusė edhe Janinėn. Nė fund, nė vitin 1203/1788 posa u caktua me detyrė tė vezirit nė vilajetin e Janinės, Ali Pasha nė njėrėn anė u pėrpoq tė hakmerret ndaj armiqve tė vjetėr dhe t'i zgjerojė kufijtė e nė anėn tjetėr, vendet qė janė nėn qeverisjen e tij t'i izolojė nga njerėzit dhe kryetarėt me autoritet, tė cilėt do tė mund t'ia ndryshonin punėt dhe planet e tij. Ia drejtoi ushtrinė Ibrahim Pashės i cili kishte kaluar nė vend tė Kurt Pashės, vetė atė e zuri rob dhe e mbajti nė njė qeli tė errėt tė kalasė derisa vdiq, kurse vajzat e tij i mori me forcė dhe i martoi me djemt e vet, me Muhtarin (nė gjuhėn shqipe shqiptohet Myftar - M.P.) dhe Veliun. Ibrahim Pasha i sipėrpėrmendur, duke qenė njė personalitet shumė i sinqertė, i ndershėm dhe i moralshėm, i lutej atij (Ali Pashės - M.P.) pėr shpėtimin e tėrė popullit, mirėpo ai, pėrkundrazi, edhe mė tepėr i shtonte torturat e tė mjerėve sa qė kur nga Porta e Lartė shkoi urdhėri i prerė qė Ibrahim Pasha tė qeverisė nė vilajetin e Beratit, Aliu, sipas njė versioni, e vrau atė tė ngratė me dorėn e vet, por raportoi se ai ka vdekur nga njė vdekje e zakonshme. Kėshtu i zgjeroi kufijtė nga ato anė deri nė Elbasan dhe Dibėr, tė cilėt i vuri nėn kontrollin e vet. Poashtu, nėn qeverisjen e tij, pėrveē krahinave tė Jenishehrit, Terhallės, Moresė dhe Agribozit i futi edhe krahinat e Greqisė. Fėmijėt e vet, Myftarin me gradėn mir-miran, kurse Veliun me gradėn e vezirit i patė emėruar nė mytesarrifllėkun e Terhallės.
Kasabatė e Pargės dhe Pervezės, nga Republika e Venedikut kishin rėnė nėn qeverisjen e Francės. Ali Pasha ua mori Pervezėn me luftė francezėve. Ndėrkaq, Parga, pas rėnies, sė Napoleonit kishte rėnė nėn qeverisjen e Anglisė. Prandaj, kėtė e mori nga anglezėt.
Ndonėse Ali Pasha ishet njė njeri i pashkolluar, ishte shumė i aftė dhe i zgjuar. Nė vendet qė gjendeshin nėn qeverisjen dhe administratėn e tij, siguroi paqe e qetėsi, i pėrmirėsoi rrugėt dhe vendkalimet. Pat ndėrtuar shumė kala dhe ura si dhe shumė ndėrtesa tė tjera tė forta. Mirėpo, ishte jashtėzakonisht i ashpėr, tiran dhe hileqar. Para syve tė tij pėrgatiste skena tė ndryshme tė torturave mė trishtuese (bėnte eksperimente), tė cilat i shikonte me kėnaqėsi. Sa mė tepėr i shtohej fuqia dhe pasuria aq mė tepėr i shtoheshin edhe hilet. Duke burgosur njerėz nė mėnyrė djallėzore, e duke pėrdorur intrigat, shumė prej tyre i zhdukte e shumė herė i shtinte tė vrasė vėllai vėllanė me dorėn e vet qė pastaj edhe kėtė ta dėnojė me vdekje sipas rregullės “krye pėr krye”. Ngjarja e Kardhiqit, qė u pėrmend mė lart, ėshtė njė shembull tipik i intrigave dhe tiranisė sė Ali Pashės.
Kudo qė nė Shqipėri do tė kishte ndonjė familje me autoritet dhe me ndonjė ndikim, po qe se nuk i shkonte pėr shtati Ali Pashės, ai, njė numėr tė anėtarėve tė saj haptas ose msheftas i zhdukte ose i largonte prej aty. Ndėrkaq, njė grup prej tyre me propozimin e tyre, natyrisht pėr tė shpėtuar jetėn dhe pėr tė mbrojtur dinjitetin e tyre ishin tė shtrėnguar t'i lėnė shtėpitė e tyre dhe tė ikin. I shpėrndante nėpėr vise tė tjera tė botės. Tė varfėrit assesi nuk mundnin tė ēonin krye nga punėt angari. Vajzat dhe gratė e bukura i fajėsonte duke konsideruar se shkaktojnė fatkeqėsi, prandaj ato ishin tė detyruara tė fshihen. Meqė vetė ishte injorant, gjithnjė vepronte pėr shkatėrrimin e diturive, edhe pse deri nė atė kohė nė Shqipėri populli me vetorganizim i mbante dijetarėt dhe hoxhallarėt. Bėri qė tė qiten nė harresė fetė. Punėt administrative i lė nė duart e njė grupi intrigantėsh grekė. Edhe defterėt, korrespondencat administrative si dhe shkresat e instancave mė tė larta shkruheshin me njė gjuhė tė rėndė greke qė mund ta kuptonte vetėm ai. Shkurt, pėrveē ushqimit qė e realizonte pėr ēdo ditė, shkaktonte qė nė mes shqiptarėve tė rritet dhe tė pėrhapet padijenia, varfėria dhe amoraliteti. Nuk frikohej nga grekėt, meqė edhe kėta ishin vegėl dhe pjesėmarrės nė intrigat e tij; me fanatizmin e tij ndaj kėtyre sillej nė mėnyrė tė butė, e veēanėrisht kur humbi besimin nga shqiptarėt; pėr tė vepruar kundėr tyre armatosi njė grup kapetanėsh grekė. Kėta pastaj, ato armė i pėrdorėn pėr pavarėsinė e Greqisė.
Ali Pasha duke qenė tepėr lakmues dhe i etshėm pėr pozita e rriti forcėn dhe ashpėrsinė e qeverisjes aq sa mundi dhe kėshtu deshi tė vazhdojė deri nė fund tė jetės sė tij.
Mirėpo, mė nė fund, zullumet e shpeshta u reflektuan te Porta e Lartė. Edhe Pasho beu nga Janina, i cili ishte larguar dhe kishte kėrkuar mbėshtetje (pėrkrahje) nė Stamboll si i pakėnaqur nga ai, pėrmes Halet efendiut tė njohur kishte shpjeguar pėr qėllimin e pavarėsisė sė Ali Pashės. Nė tė vėrtetė, pėr kėtė u shqetėsua Gadap Pasha. Sado qė ishte shpallur urdhėresė mbretėrore pėr largimin e thesarit shtetėror nga vilajeti i Janinės, Ali Pasha i cili e mbikqyrte atė thesar (pasuri) nė vilajetin nė tė cilin qeveriste, paraqiti disa mėnyra tė mbrojtjes dhe disa arsyetime qė nuk do tė mund tė bartet nga Janina. Kėto kundėrshtime si dhe mendimet e tij tė shpjeguara mė lart pėrforcojnė shkakun e pavarėsisė. Prandaj, mė 1235/1819 iu drejtua ushtria nėn komandėn e Hurshid Pashės. Bejlerėt e Shqipėrisė, zaten pjesa dėrrmuese e tyre, tė pakėnaqur nga ai dhe, meqė nuk ndiheshin tė sigurt i lėshuan radhėt e tij dhe, meqė iu bashkuan Hurshid Pashės, Ali Pasha me njė grup tė vogėl njerėzish (mė besnikėt) u mbyll nė kala. Pasi bėri ballė njė kohė, doli nga kalaja me qėllim qė tė dėrgohet i gjallė te Porta e Lartė. Duke shkuar, nė njė manastir qė ndodhej nė njė ishull tė vogėl tė liqenit (tė Janinės - M.P.), njerėzit qė u dėrguan nga ana e Hurshid Pashės i pėrdorėn armėt, tė cilėve, nė tė njėjtėn mėnyrė iu pėrgjigj edhe ky. Me kėtė rast, duke u goditur me plumba nga disa anė, vdiq. Ia prenė kokėn dhe sė bashku me kokat e tre djemve dhe njė nipi ia dėrguan nė Stamboll. I varrosėn jashtė Silivrikapisė. Trupin ia varrosėn nė kala tė Janinės pėrballė njė pallati (saraji) qė u dogj, i cili deri vonė ishte konak i pushtetit. Ka njė tyrbe tė pėrsosur.
Nga nipėrit e Ali Pashė Tepelenės, Myftar Pasha-zade Mahmud beu njė kohė tė gjatė shėtiste nėpėr Stamboll si prapagandor i njohur i veshur me veshje tė sektės melamite; Veli Pasha-zade Selim Pasha u gjend muhafiz nė muhafizllėkun e Beogradit dhe nė detyra tė tjera tė larta, ndėrsa vėllai i tij Ismail Pasha ka shėrbyer nė disa vilajete .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:48   #19
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

AMUXHA-ZADE HYSEJN PASHA
Ėshtė nga vezirėt e Perandorisė osmane qė mori gradėn e krye-ministrit (sadriazem) nė kohėn e Sullan Mustafa Hanit tė Dytė. Ėshtė pra, djali i mixhės sė Qyprili-zade Fazil Ahmed Pashės, i cili ishte sadriazem pas Qyprili Mehmed Pashės. Pėr kėtė arsye njihet me kėtė ofiq . Edhe pse jetonte mirė kur ishte nė pozita tė larta shtetėrore (sadriazem) mixha dhe djali i mixhės sė tij dhe, edhe pse jetonte nė kushte ideale nė ditėt e Maktul Mustafa Pashės , pas disfatės sė Vienės qė ndodhi mė 1095/1683 i ra autoriteti dhe, duke u caktuar nė ejaletin e Zevrit dhe nė muhafezllėkun e Ēardakut, qe larguar. Nė vitin 1100/1688, duke u shpėrblyer me gradėn e vezirit, u caktua muhafiz nė muhafezllėkun e Seddulbahrit dhe mė 1102/1690, pasi qe caktuar kajmekam nė Asitane, mė 1105/1693 u internua nė Sed-dulbahėr. Mė 1106/1694 duke marrė gradėn e kapedanit (Kapudan), tregoi guxim dhe shėrbim tė mirė nė pushtimin e Sakėzit. Pasi njė kohė u pėrpoq lart t'i kthejė rregullin dhe paqėn siujdhesės sė pėrmendur mė lart, pėr tė dytėn herė bėhet kajmekam i Asitanes dhe komandant i ekspeditės; poashtu iu besua detyra muhafiz i Beogradit. Mė 1109/1697, kur u tėrhoq pėr nė Edrene, ishte nė pozitė tė lartė (sadriazem). Sido qė tė jetė, edhe pse i kishe filluar bisedimet pėr marrėveshje paqėsore pėrmes delegatit anglez, tė cilat, meqė nuk dhanė rezultate, tuboi dhe pėrgatiti ushtarėt nė Vefire dhe qe kthyer nė Beograd. Pastaj, pasi nėnshkruan marrėveshjen kthehet nė Stamboll . Pas shėrbimit tė tij 5 vjeēar nė postin e sadriazemit me menēuri e me drejtėsi tė plotė, pėr shkak tė sėmundjes sė rėndė qė e kapi, mė 1114/1702 kėrkoi tė lirohet nga detyra. U pensionua dhe, duke jetuar nė ēiflikun nė afėrsi tė Silivrit, po nė kėtė vit vdiq. Kufomėn ia patėn dėrguar nė Stamboll. E varrosėn nė tyrben (mauzoleun) e posaēėm qė e kishin pėratitur afėr Dar-ul-Hadithit tė ndėrtuar nė lagjen e saraēėve. Edhe pse ishte njė ministėr i drejtė dhe i menēur, meqė ishte i dhėnė pas dėfrimeve dhe kėnaqėsive, punėt kryesore i pat lėnė nė duart e ministrit tė punėve tė jashtme, Rami efendiut .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:48   #20
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

AQIF MEHMED PASHA
Ishte nga vezirėt eminentė tė Perandorisė Osmane. Rrjedh nga njė familje e shquar tetovare, e cila ėshtė njė familje e vjetėr dhe e njohur nė Shqipėri. Stėrgjyshi i tij Rexhep Pasha kishte prejardhje lumjane, i cili njė kohė shėrbeu si vali nė Selanik. U vra nė frontin e Iranit, nė kohėn e Sulltan Ahmed Hanit. Edhe babai, Rexhep Pasha-zade Velijudin Hilmi beu nė ndėrkohė u vra nė More . Familja e tij ka afėrsi me familjen e Pejės .
Aqif Mehmed Pasha lindi nė kasabanė e Tetovės nė vitin 1238/1822. Pas vdekjes sė t'et, shkoi te mixha i vet Ali Hifzi Pasha, i cili ishte vali i Shkupit. Aty u edukua dhe u shkollua. Pas kryengritjeve qė u paraqitėn nė Shqipėri nė fund tė kohės sė Sulltan Mahmud Hanit II, mixhallarėt e tij Abdurrahmanin, Hifziun dhe Hasanin, me gjithė familje i detyruan tė shpėrngulen nga aty (nga Tetova dhe Shkupi - M.P.) dhe pėr disa vite i vendosėn nė vende tė ndryshme tė Anadollit. Mirėpo, disa vjet pas ardhjes sė Sulltan Abdulmexhidit nė fron, i solli nė Stamboll. Nė vitin 1265/1848 , me kėnaqėsi tė madhe, me titullin haxhegjan, e emėruan sekretar nė Kabinetin ministror. Pastaj, qe shpėrblyer me gradėn vezir i tretė dhe me njė pjesė xhevahiri (gur i ēmueshėm). Mė pastaj, nė luftėn e Malit tė Zi, bashkė me serdar Ekrem Omer Pashėn, tregoi trimėri dhe aftėsi tė jashtėzakonshme. Kėshtu, aftėsia dhe talenti i tij i jashtėzakonshėm shkencor, nga njėra anė dhe ai politik, nga ana tjetėr, tėrhoqėn vėmendjen dhe kujdesin e Reshid Pashės. Nė vitin 1269/1852 pėrsėri me gradėn mirmiran, emėrohet mytesarrif nė ejaletin e Shkupit, e pastaj bejlerbe i Rumelisė. Nė vitin 1275/1858 , me gradėn e vezirit emėrohet vali i Bosnjės. Qė nga kjo kohė shėrbeu si veli nė disa ejalete e pastaj vilajete: nė vilajetin e Danubit , Edrenesė, Bagdadit, Konjės, Vanit, Xhezair Bahri Sefidit , nga njė herė; nė vilajetin e Prizrenit dhe Janinės, nga dy herė; nė vilajetin e Selanikut dhe Bosnjės, nga tri herė. Nė kohėn e Sulltan Abdulaziz Hanit hyri nė Kabinetin ministror pėr ēėshtje tė drejtėsisė. Ndėrkaq, nė kohėn e sulltanatit tė Abdulhamidit dy herė u zgjodh kryetar nė Kėshillin e Lartė shtetėror. Nė vitet e fundit tė jetės, duke qenė nė-punės nė vilajetin e Xhezairi Bahri Sefidit, kėrkoi tė lirohet nga obligimet dhe detyrat. Njė kohė pas kthyerjes nė Stamboll, mė 1311/1893, nė moshėn 73 vjeēare vdiq. U varros nė oborrin e tyrbes (mauzoleut) sė Fatih Sulltan Mehmed Hanit.
Aqif Mehmed Pasha ishte njohės i shkėlqyeshėm i letėrsive orientale. Ashtu siē kishte aftėsi tė jashtėzakonshme pėr tė thurur poezi dhe pėr tė shkruar shkrime tė ndryshme nė tė tri gjuhėt orientale (turke, arabe, persiane - M.P.), dinte tė flasė bukur gjuhėn amtare (gjuhėn shqipe - M.P.) dhe gjuhėn greke, po ashtu kishte aftėsi tė shkruajė edhe nė gjuhėn frėnge.
Ishte personaltiet qė shquhej pėr sjellje tė mirė e moral, pėr fisnikėri e bujari, pėr drejtėsi e trimėri, e njėkohėsisht kishte afinitet pėr letėrsi.
Nga djali i tij i madh, Salih Rashid beu , i cili, poashtu, ishte nga letrarėt e talentuar tė kohės dhe anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Shtetit, ka informacione se ai (Aqif Mehmed Pasha - M.P.) ka lėnė disa vepra tė ruajtura qė kanė tė bėjnė me letėrsi. Kėto dy tri bejte tė nxjerrura nga njė gazel i njohur i tij, janė dėshmi qė tregojnė pėr aftėsitė e tij letrare nė gjuhėn persiane .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:49   #21
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ARABAXHI ALI PASHA
Ėshtė nga vezirėt qė arriti postin e sadriazemit nė kohėn e Sulltan Ahmed Han-it tė Dytė. Ishte nga Ohri. Nė fillim ishte i angazhuar si imam dhe kadi nė disa krahina. Ishte i njohur si Ali Hoxha, mirėpo, mė vonė, duke ndryshuar veshjen (qėndrimet), hyri nė shėrbim tė Koxha Halil Pashės. Duke qenė anėtar nė ministrinė e Ibrahim Pashės nė Edrene, i bashkangjitet Qyprili-zade Mustafa Pashės, i cili ishte muhafiz nė Baba-Dag, ku mė vonė u bė ket-huda. Nė ministrinė e tė sipėrpėrmendurit mbeti njė kohė tė konsiderueshme nė kėtė funksion. Mė 1101/1689 arriti tė bėhet aga i bektashive; mė 1102/1690 u bė kajmekam i oborrit tė sulltanit; mė 1103/1691, me dėshminė (dokumentin) e Qyprili-zade Mustafa Pashės, kaloi nė postin e vezirit tė madh (sadriazem). Pasi qė nė kėtė funksion qėndroi gjashtė muaj, pėr shkak tė veprimeve jo tė mira, u dėbua pėr nė Rodos. Pas njė viti nė siujdhesėn e sipėrpėrmendur, u dėnua me vdekje. Meqė nė kohėn e tij si vezir i madh u bė adet qė njerėzit qė i dėbonin t'i ēojnė me karrocė (turq. araba), kėtij iu dha ofiqi arabaxhi .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:50   #22
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ARSLLAN PASHA
Ishte nga vezirėt e kohės sė Sullan Mehmed Hanit III. Meqė ishte nga rrethina e Janinės, nė vitin 1190/1776 u bė vali i Janinės. Deri nė vitin 1203/1788 kur Ali Pashė Tepelena emėrohet vali i Janinės, vilajeti i Janinės ekskluzivisht qeverisej me gjeneratėn e tij. Nė anėn veri-lindore tė kalasė sė Janinės, nė njė vend mė tė lartė, tė dukshėm dhe shumė tė bukur qė dilte nė liqe, Arsllan Pasha ndėrtoi njė xhami ideale, tė pėrsosur, e cila ėshtė e njohur me emrin Xhamia e Arsllan Pashės (=turq. Arslan Pasha Camii). Nė afėrsi tė xhamisė kishte disa medrese dhe njė falėtore (tempull) tė sektit nakshibendi. Aty gjenden varret, qė nė ato anė u thonė tė shenjta, tė shejhave tė kėtij tempulli; tė shejh Ali efendiut dhe pasardhėsve tė tij, shejh Jusufit dhe shejh Abidin efendiut si dhe tyrbja e shejh Sulejmanit nga Leskoviku, i cili ėshtė poet shqiptar. Para pushtimit, nė vend tė kėsaj xhamie kishte njė manastir me emrin “Aj Jani” ashtu qė sipas kėsaj edhe qytetit tė Janinės i ėshtė dhėnė emri Janja ose thėnė mė drejt Janina. Bejlerėt e qytetit tė Janinės janė pasardhės tė kėtij Arsllan Pashės. Nė mes pasardhėsve qė qeverisnin nė Janinė ishin edhe disa personalitete tė tjera tė quajtur Arsllan Pasha dhe Arsllan beg .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:51   #23
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

AZMI
Nga poetėt e Perandorisė Osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit janė dy personalitete me kėtė pseudonim:
I pari (Mustafa -) ėshtė prishtinas. Ėshtė vėllai i vogėl i Luhit dhe Nuhit. Vėllai i tij Nuhiu u bė reis-ul-kuttabi (sekretar gjeneral) nė sanxhakun e Shehzade Sulltan Mehmed bin Murat hanit III , kurse ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, u bė matbah katibi (shef kuzhine). Kur vdiq Shehzadea i lartpėrmendur, ky u pensionua dhe deri sa vdiq jetoi i kėnaqur dhe i lumtur .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:52   #24
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BAJAZIT PASHA
Ishte nga njerėzit e besueshėm tė Jėlldėrėm Sulltan Bajazit Hanit. Ėshtė shqiptar. Kur padishahu i lartpėrmendur u zu rob nė luftėn me Timurlengun, Bajazit Pasha u interesua ta shpėtojė nga dora e tatarėve Shehzade Ēelebi Sulltan Mehmedin (djali i Jėlldėrėm Sulltan Bajazitit - M.P.) qė gjendej nė internim dhe qė ende ishte nė moshėn 15 vjeēare. Kėtė e bėri me shumė vėshtirėsi dhe mundime, sipas njė interpretimi, vishej si lypės. Shehzaden gjithnjė e merrte pas vetes dhe shėndoshė e mirė e solli nė kalanė e Amasijes. Kėshtu e pat shpėtuar prej rrezikut. Lartėmadhėria e tij Sulltan Mehmed Hani e ēmoi sinqeritetin dhe besnikėrinė, e tij, prandaj, duke e nderuar me gradėn e vezirit, gjatė kohės sė sulltanatit tė vet e mori dhe e angazhoi si kėshilltar tė lartė. Gjithnjė e mbante pranė vetes. Sado qė Izmirogllu Xhunejdi mė parė i kishte premtuar se do tė ia jepte vajzėn kėtij, nuk ia dha, por ia dha njė shqiptari tjetėr qė quhej Abdullah, prandaj, Bajazit Pasha, i hidhėruar nė kėtė, nė luftėn qė e bėri me Izmirogllu Xhunejdin, e zuri rob Abdullahun e sipėrpėrmendur dhe nė shenjė hakmarrjeje, e tredhi. Edhe nė njė luftė qė e bėri kundėr Karamanogllit, doli ngadhnjyes. Padishahut i patė bėrė shumė shėrbime. Kur padishahu ishte i angazhuar me disa pushtime nė anėt e Selanikut, nė anėt e Ajdėnit, njė person me emrin Borklyxhe Mustafa organizoi kryengritje duke thirrė nė ndihmė edhe tė krishterėt . Bajazit Pasha dhe Shehzade Sulltan Murat Hani u angazhuan nė largimin dhe zhdukjen e tė pėrmendurit. Edhe kėtė herė patėn sukses, ashtu qė Borklyxhe Mustafain dhe bashkėmen-dimtarėt e tij i eliminuan. Nė vitin 824/1421, me vdekjen e Sulltan Mehmedit nė Edrene, Bajazit Pasha nė marrėveshje me sadriazem Ibrahim Pashėn, e sollėn Murat Hanin nga Amasja nė Brusė dhe derisa hypi nė fron ky (Sulltan Murati - M.P.), ia dolėn ta mbajnė tė fshehur vdekjen e tij. E paralajmėruan pėr rreziqet qė mund t'i ndodhnin atij (Sulltan Muratit - M.P,) .
Edhe Hydavendigjari e nderoi dhe e respektoi Bajazit Pashėn. E emėroi serdar (kryekomandant) kundėr Dyzme Mustafait , i cili u paraqit nė anėt e Selanikut nė vitin 825/1421. Nė luftėn qė ndodhi nė lumin Sazli (Sazli-dere) nė afėrsi tė Edrenes ushtria e tij u kthye nė anėn e e Dyzme Mustafait. Nė kėtė luftė u mund dhe u zu rob; iu dorėzua Xhynejdit i cili kaloi nė pushtet, e ky, pėr tė marrė hakun e dhėndrrit tė tij, e vrau atė (Bajazit Pashėn - M.P.). Nė kėtė luftė mori pjesė edhe vėllai i Bajazitit, Hamzai. Pasi edhe kėtė e zunė rob, e liruan mė pastaj. Mė vonė ky, gjatė shėrbimeve qė i bėri nė shtet, fjala ėshtė pėr shtetin (Osman - M.P.), gjeti rastin dhe e vrau Xhu-nej-din dhe kėshtu e mori hakun e vėllait .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:53   #25
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BALLABAN BEU
Ėshtė nga personalitet e kohės sė Ebu-l-Feth Sulltan Mehmed Hanit. Ishte me origjinė shqiptare. Si fėmijė u zu rob. U edukua nė pallatet e Sulltanit. E pranoi fenė e respektuar islame. Ishte ndėr mė tė parėt qė u hodh nė sulm me rastin e pushtimit tė Stambollit. Prandaj, i ra nė sy pėr tė mirė padishahut. Nė vitin 870/1465 u dėrgua nė Shqipėri me 15 mijė kalorės dhe me 3 mijė ushtarė kėmbėsorė kundėr Skėnderbeut. Fitoi nė betejėn nė afėrsi tė Dibrės. E zuri rob Mojsiun, njėrin nga shokėt mė tė guximshėm tė Skėnderbeut dhe gjashtė persona tė tjerė nga krerėt e tij. Pasi i dėrgoi nė Stamboll, u tėrhoq nė Ohėr. E dėrgoi nė ndihmė njė shqiptar me emrin Jakup. Derisa e pushtonin Beratin, Skėnderbeu nuk u la kohė pėr konsolidim, por menjėherė i shtypi dhe i theu forcat e tij dhe Jakupin e vrau. Pėr kėtė shkak Sulltani ia mėsyu personalisht dhe me njė fuqi tė madhe. Pasi e rrethoi njė kohė bukur tė gjatė Krujėn (d.m.th, Akēa Hisarin) qė ishte qendėr e Skėnderbeut, u kthye, kurse rrethimin e Krujės ia besoi Ballabanit.
Skėnderbeu njė natė doli nga kalaja dhe e kapi vėllanė e tij Junus beun dhe djalin e tij Hazar beun, tė cilėt i erdhėn nė ndihmė Ballabanit, Kur nga pjesa e sipėrme e kalasė ia tregoi tė lidhur, Ballabani nuk mundi tė durojė dhe u vėrsul nė kala. Nė kėtė sulm u qėllua dhe vdiq .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:53   #26
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BOGDANI
Ishte ipeshkv i katolikėve nė Shqipėri para katėr qind vjetėsh . Ka shkruar njė libėr tė madh nė gjuhėn shqipe nė tė cilin shtjellon ēėshtje fetare dhe njė poemė pėrkitazi me fjalime dhe kėshilla. Kėto dy libra sė bashku me veprat e njė ipeshkvi tjetėr me emrin Budi , meqė janė shkruar me njė gjuhė shumė tė pastėr dhe letrare, mund tė numėrohen dhe tė konsiderohen si bazė letrare e gjuhė sė pėrmendur. Disa herė janė botuar nė Romė .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:54   #27
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BUSHATLINJTĖ
Ėshtė njė familje e cila, duke trashėguar njėri tjetrin, ka qeverisur vilajetin e Shkodrės, pjesėn mė tė madhe tė Gegėrisė, qė nga vitet e para tė shekullit tė dymbėdhjetė e deri nė vitet e para tė shekullit tė trembėdhjetė sipas hixhretit , d.m.th. rreth njėqind vjet . Theme-luesi i kėsaj dinastie Mehmed Pasha , ishte nga bejlerėt e fshatit Bushat. U shpėrngul pėr nė Shkodėr. Me aftėsitė dhe dredhitė e tij fitoi autoritet tė madh. I shtiu nė dorė (i pėrfitoi) tė gjithė valitė e Shkodrės dhe nė fund ia arriti qė t'i shtijė ata ta njohin atė pėr vali. Pasi u bė vali, armiqtė dhe shokėt e tij, qė nė njė mėnyrė do tė bėheshin rivalė tė tij, i eliminoi dhe kėshtu fitoi fuqi tė madhe. Gjatė luftės sė Rusisė nė ishullin e Moresė, nga ana e Portės sė Lartė kundėr bejlerėve tė Toskėrisė, tė cilėt ishin tė padėgjueshėm nė disa veprime tė tyre, u dėrgua Mustafa Pasha, djali i madh i Mehmed Pashės. Mirėpo, meqė edhe ushtria e tij veproi nė mėnyrė tė njėjtė, kėtė e mbytėn me helm. Atėbotė vdiq edhe Mehmed Pasha. Tani vali i Shkodrės bėhet Mahmud Pasha, djali i dytė i tij (i Mehmed Pashės - M.P.) i njohur me emrin Kara Mahmud Pasha . Ishte trim i madh, i kujdesshėm dhe i aftė. Sado qė i bėri shėrbime tė mėdha Shtetit Osman nė More dhe nė Mal tė Zi, e pastaj, edhe nė disa vende me tė cilat kishte marrėdhėnie shtetėrore, siē ishin Republika e Venedikut dhe Austria, iu shmang. Meqė me kokė tė vetė hyri nė Mal tė Zi dhe e sulmoi kėtė vend disa herė dhe, meqė nuk u pajtua me urdhėrat dhe rekomandimet qė iu dhanė nga ana e Portės sė Lartė, pėr ta bindur kėtė, u dėrgua njė ushtri. Mirėpo, meqė ngadhnjente, edhe mė tutje vazhdonte t'i realizojė qėndrimet e veta. Pėr kėrkesėn e tij pėr pavarėsi nxitej edhe nga ana e Austrisė dhe Venedikut. Kėto qėllime u kuptuan nga ana e Portės sė Lartė, prandaj, kundėr tij u dėrgua njė ushtri nėn komandėn e Ali Pashė Tepelenės dhe pashallarėve tė tjerė. Edhe pse u rrethua nė Shkodėr, nga qėndrimet dhe sjellejt e tyre korrekte, pati dobi (shfrytėzoi) dhe, kėshtu, pėrsėri shpėtoi. Dy shtetet e pėrmendura e pėrshėndetėn dhe e uruan pėr kėtė fitore dhe njėkohėsisht e nxitin edhe mė tutje. Mirėpo, duke kuptuar mė vonė se qėllimet e kėtyre shteteve shkonin nė dėm tė popullatės muslimane, i likuidoi delegatėt qė i dėrgoi sė fundi Austria. Letrat dhe dhuratat e veta ia patė dėrguar Portės sė Lartė. U thye nė njėrin nga sulmet qė deshi ta nėnshtrojė Malin e Zi. U vra nė fushėbetejė. Vėllai i tij Ahmed Pasha, i cili ishte pas tij, u kap nga ana e komandantėve tė Rumelisė gjatė kėsaj kryengritjeje dhe, meqė u dėnua me vdekje, vali i Shkodrės u bė vėllai i tij i vogėl, Ibrahim Pasha. Ky personalitet, duke treguar besnikėri dhe dėgjueshmėri tė plotė nė kryerjen e punėve tė Shtetit Osman, i bėri shėrbime tė mėdha shtetit nė zhdukjen dhe shpartallimin e kryengritėsve dhe disa bandave plaēkitėse. Meqė nuk la fėmijė kur vdiq, vali i Shkodrės u bė Mustafa Pasha, djali i Kara Mahmud Pashės. Edhe ky, duke kėrkuar pavarėsi, shkonte hapave tė babait tė vet. Pėr kėtė. nxitej nga ana e Rusisė pėrmes Milloshit tė Serbisė. Nė kėtė kohė filloi lufta ruso-turke. Nga thyerja dhe angazhimi i Shtetit Osman nė kėtė luftė pėrfitoi dhe shkoi pėrpara deri nė Sofje dhe Pllovdiv . Gjatė udhėtimit rrėnoi gjithēka. Pėr shkak tė sistemit tė ri (Nizam-i Xhedid) , Mustafa Pasha ishte i pakėnaqur, por tė pakėnaqur ishin edhe bejlerėt e tjerė, prandaj iu pėrgjigjėn thirrjes sė tij. Kėtė herė, ndėrkaq, marrja dhe ekzekutimi i Ali Pashė Tepelenės e shqetėsoi, prandaj u hutua dhe u trondit. Pėrsėri, duke iu nėnshtruar nxitjeve, me 30-40 mijė shqiptarė shkoi deri nė Prilep, mirėpo, veziri i madh Reshid Pasha qė gjendej nė Manastir i ktheu bejlerėt shqiptarė nė anėn e Shtetit Perandorak. Me njė pjesė tė ushtrisė sė rregullt dhe me ushtarėt toskė, menjėherė e theu ushtrinė e Mustafa Pashės. Pasi humbi betejėn, Mustafa Pasha iku nė Shkodėr. Edhe pse u mbyll nė kėshtjellė (kala) mė nė fund qe i shtrėnguar tė dorėzohet. U dėrgua nė Stamboll dhe u fal nga ana e Sulltan Mahmudit. I caktoi njė rrogė dhe e emėroi vali nė Ajdėn dhe nė disa viljate tė tjera. Shėrbeu nė Shtetin Osman deri sa vdqi. Hasan Pasha i cili tani (lexo nė kohėn e Sami Frashėrit - M.P.) ėshtė vali i Halepit dhe Riza beu qė ėshtė anėtar i Kėshillit shtetėror janė tė kėtij personi (Mustafa Pashės - M.P.) .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:54   #28
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DAUT PASHA
Ėshtė nga vezirėt qė arriti nė ministri nė kohėn e Sulltan Bajazit Hanit II. Ėshtė me origjinė shqiptare. Kur ishte fėmijė u zu rob. Pas pranimit tė rrugė sė drejtė (pas pranimit tė fesė islame - M.P.) dhe, pėr shkak tė talentit tė tij tė lindur, duke marrė gradė pas grade, nė kohėn e sulltanatit tė Ebul-Fet'h Sulltan Mehmed Hanit II u bė bejlerbe i Rumelisė. U gjend nė disa shėrbime (detyra) tė rėndėsishme, si p.sh. me rastin e rrethimit tė Shkodrės. Nė vitin 888/1483, nė kohėn e Sulltan Bajazit Hanit, duke qenė bejlberbe i Anadollit, kaloi nė postin e vezirit tė madh pas Ishak Pashės dhe kėshtu 14 vjet me sukses i udhėhoqi punėt e rėndėsishme tė shtetit Osman. E drejtoi ushtrinė kundėr Karamanit dhe pati sukses nė shuarjen e kryengritjes qė u paraqit atje. Nė vitin 902/1496 u largua dhe u tėrhoq tė jetojė nė qetėsi nė Dimotikė , duke marrė njė pension tė plotė dhe tė mjaftueshėm. Pas dy vitesh aty vdiq. Kufomėn ia dėrguan nė Stamboll. E varrosėn nė tyrben e posaēme para mihrabit tė xhamisė qė ishte ndėrtuar pėr tė. Ishte njė vezir i cili i donte dijetarėt, fetar i madh dhe intelegjent. Nė Stamboll, nė lagjen e pagėzuar me emėr tė tij ka ndėrtuar xhami sherif, medrese, mekteb, ēeshme dhe imaret-hane. Kėsi lloj tė mirash materiale ka lėnė edhe nė disa vende tė tjera. Edhe fushės jashtė Stambollit, ku dikur fillonin aksionet e ushtrisė osmane pėr nė drejtim tė Rumelisė, i ėshtė dhėnė emri i tij, madje edhe kazerma qė gjendet sot (lexo nė kohėn e Samiut - M.P.) nė vendin e pėrmendur e mban emrin e tij .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:55   #29
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DORA D'ISTRIA
(Elena Gjika)
Ishte njė zonjė shumė e zgjuar pėr shkencė dhe arsim dhe shumė e njohur me studime shkencore. Rrjedh nga familja Gjika e cila ishte njė familje princash nė Vllahi-nė Rumani. Emri i vėrtetė i saj ėshtė Elena Gjika. Nė shkrimet e veta nėnshkruhej me pseudonimin, pra, Dora d'Istria. Ėshtė fėmija i vėllait tė Aleksandėr Gjikės, princ i Vllahisė, vajza e Mihal Gjikės. Lindi nė Bukuresht nė vitin 1829. Pasi i mbaroi mėsimet universitare, njė kohė bukur tė gjatė shėtiti nėpėr Gjermani, Zvicėr, Itali, Belgjikė dhe nė vende tė tjera tė Evropės dhe, duke qėndruar mė gjatė nė disa vende, pati mundėsi t'i zgjerojė dituritė e veta. Pėrveē gjuhėve tė vjetra: greqishtes sė vjetėr dhe latinishtes, i mėsoi edhe tė gjitha gjuhėt e reja tė Evropės. Qė nga mosha pesėmbėdhjetėvjeēare, nė gjuhėn gjermane e pėrktheu poemėn e njohur “Iliada” tė Homerit. Ka shkruar edhe njė varg broshurash teatrale. Aq sa ishte e mirė dhe e bukur, po aq ishte e dijshme dhe e menēme. Nė vitin 1849 u martua me Kolēof Masoliskin, njė nga princat e Rusisė, mirėpo, dėshira e flaktė qė e kishte pėr hulumtime shkencore dhe letrare e shqetėsonin tė jetojė nėn sundimin e njė burri, prandaj, pa kaluar shumė kohė, u nda prej tij. Pėrsėri ia mėsyu botės. Mė nė fund vendosi tė jetojė nė Firencė. Ka shkruar, pėr shembull, njė vepėr shumė tė ēmueshme nė dy vėllime, me titull “¼arkda Kad¢nlar” (Gratė nė Lindje); njė libėr tjetėr tė rėndėsishėm me titull “Kad¢nlar Hakk¢nda bir Kad¢n¢n Mutalaati” (Mendimet dhe studimet e njė gruaje pėr gratė) si dhe shumė shkrime tė tjera, shumicėn e tė cilave i ka shkruar nė gjuhėn frėnge dhe nė gjuhėn italiane. Ēdonjėri prej kėtyre shkrimeve janė dėshmi e vėrtetė pėr tė arriturat e saj shkencore. Ka shkruar shumė artikuj tė fortė shkencorė dhe letrarė nė revistat e kohės qė dilnin nė Itali dhe Francė; mė sė shumti i botonte nė revistėn e njohur shkencore dhe letrare Revue des deux mondes.
Duke mos harruar se familja Gjika ėshtė njė familje shqiptare, ajo botoi shumė artikuj pėrkitazi pėr gjendjen, karakterin, moralin dhe krenarinė e popullit shqiptar. Ėshtė pranuar anėtare e akademisė nga ana e shumė akademive, madje, edhe pse disa akademi nuk i pranonin gratė, pėr kėtė, biografia e sė cilės po shkruhet kėtu, duke bėrė pėrjashtim, i prishėn principet dhe rregullat e tyre. Ajo thirrej edhe nga shoqatat shkencore qė formoheshin madje edhe nė Amerikė. Vdiq nė vitin 1890 nė Firencė. Kishte talent e shkathtėsi edhe nė pikturė .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:56   #30
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DUKAGJIN - ZADE AHMED BEU
Ėshtė nga poetėt e shekullit tė dhjetė . Edhe ky ėshtė nga trashėgimtarėt e princave tė Dukagjinit. Edhe pse kishte njė zeamet (timar tė madh) tė vlefshėm, qe i shtrėnguar tė tėrhiqet nė vetmi nė njė teqe tė lėnė pas dore. Ka shkruar poezi me tematikė pėr varfėrinė, skamjen dhe tesavvufin .



Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.