Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-06-11, 11:33   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Lajme-botime-risi

“Kthim nė vendin e shqiponjave”






Njė libėr mbi historinė tragjike tė njė italiani, ish-drejtor i Bankės Italo – Shqiptare nė vitet ‘40 nė Vlorė, qė u dėnua nga regjimi komunist dhe vdiq nė burgun famėkeq tė Burrelit, u prezantua nė Romė.
Libri me titull “Kthim nė vendin e shqiponjave” ėshtė shkruar nga djali i tij, i cili u kthye nė qytetin bregdetar nė vitin 1993 pėr tė gjetur gjurmėt e tė atit.

Autori, Aldo Renato Terrusi, lindur me 1945 nė Vlorė nga prindėr italianė thotė:

“Shkruajta kėtė libėr pėr t’u kthyer tek e kaluara, pėr t’u munduar tė kuptoj nėpėrmjet intervistave dhe fotografive tė asaj kohe se si familja ime ishte futur nė shoqėrinė shqiptare dhe se si pėr fat tė keq dolėn. Kjo ėshtė sigurisht themeli i jetės sime. Desha tė them se kur iu afrova nė vitin 1993, nuk e kisha prekur nga afėr shoqėrinė shqiptare, nuk e njihja. Udhėtimi im qė njė lloj filli qė lidhte atė cka ishte e kaluara e familjes me tė tashmen time”, thotė shkrimtari Terrusi qė shpreson qė libri tė botohet edhe nė shqip.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-09-11, 21:29   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme-botime-risi

Kushtuar prof. Hamit Beqja, akademik, Mėsues i Popullit, kryetar nderi i Institutit tė Sociologjisė


Nė pragun e kėtij viti tė ri shkollor u nda nga ne profesori ynė i madh, Hamit Beqja, Mėsuesi i Popullit, akademiku, ati intelektual i njė brezi tė tėrė studiuesish socialė.

Ai ishte lindur mė 1 janar 1929 dhe ditėlindja e tij pėrkon me ditėlindjen e ēdo viti. Ndaj nė njė artikull tė botuar nė 80- vjetorin e lindjes sė tij, unė kam shkruar: “Kjo ėshtė thjesht njė rastėsi. Por, nėse njė fuqi e mbinatyrshme do tė mė delegonte njė kompetencė pėr tė vendosur datėlindjet e njerėzve, pasi t’i kem njohur ata, sėrish unė do tė kisha ‘vendosur’: Hamit Beqja, lindur mė 1 janar – nė ditėn e Vitit tė Ri; ose mė 14 shkurt - nė ditėn e tė dashuruarve; ose mė 14 mars - nė Ditėn e Verės, ose diēka tė ngjashme me to. Gjithsesi nė njė ditė qė tė lidhej me festėn, mirėsinė, dashurinė, tė bukurėn, optimizmin, humanizmin, njerėzoren, publiken”. Sepse kėshtu ishte Hamit Beqja nė tė vėrtetė: i mirė, i dashur, me shpirt tė bukur, optimist, humanist, njerėzor, publik.





Kush ishte Hamit Beqja?

1. Ai ishte, mbi tė gjitha, njė njeri me shpirt tė madh. Mė kujtohet njė rrėfim i Adivie Alibalit, “Mamicės” sė famshme tė filmit “Skėnderbeu”, qė thotė: “Sapo na njoftuan se do tė na internonin familjarisht. Nė kulmin e hidhėrimit takova Hamitin nė rrugė. I thashė qė do tė na internonin. Qamė tė dy si fėmijė, sikur do tė internoheshim sė bashku”.
2. Hamit Beqja ishte njė optimist “i pandreqshėm”. Ishte gjithnjė i prirė pėr tė pohuar se gota ėshtė gjysmė plot, jo gjysmė bosh. Mė ka kundėrshtuar venēe, para pak vitesh, kur nė njė artikull tė pėrbashkėt, referuar tranzicionit paskomunist, kisha shtjelluar konceptin “psikologjia e rrėnimit”. “Jo - ngulte kėmbė profesori - nuk ėshtė kjo tipikja. Tipikja lidhet me afirmimin e sė resė, tė progresives, me elementėt pluralistė nė jetėn shoqėrore, me standardet e lirisė, me...”. Madje edhe pėr dukuri relativisht tė rėnda tė jetės sė sotme ai shtonte: “dukuri kalimtare”. Kaq optimist ishte edhe nė jetėn vetjake. Njėherė mjeku i tij i tha: “Profesor, unė dorėzohem. Nuk kam ē’tė bėj mė, njė koleksion sėmundjesh....”. Por profesori, me humorin e tij shkodran, ia ktheu: “Avash or burrė, kur nuk dorėzohem unė qė jam pacienti, si mund tė dorėzohesh ti qė je mjeku!”. Me kėtė optimizėm ai ka pėrballuar sfidat e jetės, koleksionin e sėmundjeve vetjake, sikurse edhe koleksionin e sėmundjeve politiko-sociale tė Shqipėrisė sė kohės nė tė cilėn ai jetoi, sėmundje qė nuk e kursyen as atė vetė. Derisa erdhi njė ditė, siē vjen pėr tė gjithė vdekėtarėt...
3. Hamit Beqja ishte njė njohės i madh i shpirtit njerėzor. Ai ishte njė psikolog i lindur, njė zhbirues i aftė i “sė brendshmes”, individuale apo sociale, i aftė pėr ta shndėrruar mjeshtėrisht faktin e thjeshtė tė jetės sė pėrditshme nė fakt shkencor, sociologjik apo psikologjik .
4. Ai ishte, njėherėsh, njė dėgjues i zellshėm dhe njė zbutės i shpirtit tė trazuar tė njeriut, ishte njė terapist i lindur. Njė shembull: njė nėnė shkoi te profesori, bashkė me djalin e saj, mė pak se dhjetėvjeēar. “Ėshtė kokėfortė” - u ankua ajo. “Jo, ia ktheu profesori, nuk ėshtė kokėfortė, por ka kokėn e vet!”. Ky ėshtė, ndoshta, i pari parim metodologjik i shkencės sociale tė prof. Hamit Beqes: ēdonjėri ka kokėn e vet, ka opinionin e vet tė veēantė, ka mendimin e tij. Ndaj vlerėsoje atė! Ai mund tė jetė fėmijė, i ri, grua apo burrė, studiues me pėrvojė apo njė diletant i shkencės. Tė gjithė duhen dėgjuar. Tjetėr gjė ėshtė tė rėnėt dakord.
5. Hamit Beqja ishte njė bashkėbisedues dashamirės. Nė njė fjalor enciklopedik, zėri pėrkatės i profesorit nis kėshtu: “Prof. Hamit Beqja - akademik, polemist...”. Pra autorėt kishin vlerėsuar si tipar tė personalitetit sė tij polemikėn, debatin, replikat e tij – shpesh brilante. Nė tė vėrtetė Hamit Beqja ishte bashkėbiseduesi mė babaxhan qė kam njohur. Ai ishte dashamirės nė shkencė, po aq sa edhe nė jetė.
6. Hamit Beqja ishte dhe mbeti i ri nė mendime. Unė kam pasur fatin tė kem disa bashkautorėsi me prof. Hamitin: njė studim disavjeēar e njė libėr tė plotė, disa artikuj shkencorė dhe shumė artikuj publicistikė. Pėr librin “Divorci – vrojtime e refleksione”, pėr shembull, diskutonim si rregull derisa binim dakord pėr atė qė do tė shkruanim. Po kur nuk binim dakord? Nėse kishim tė bėnim pėr ēėshtje dytėsore, i linim ato mėnjanė. Nė ndonjė rast kemi shkruar kėshtu: “....kjo ėshtė ndėr temat mė tė debatuara dhe mendimet janė tė ndryshme. Pėr tė qenė tė sinqertė me lexuesin, po themi se edhe ne, dy bashkautorėt e kėtij libri, kemi debatuar gjatė pėr kėtė ēėshtje, por pa arritur tė njėsojmė mendimet. Ndaj po shprehim pozicionin tonė dhe le tė diskutojmė sė bashku...”. Nė vijim tė “diskutimit” me lexuesin bėra njėfarė sondazhi. Nga mė rezultoi se ndėr ata qė ishin dakord me vlerėsimin e prof. Hamitit, shumica dėrmuese ishin tė rinj, ndėrsa mė tė moshuarit anonin mė tepėr nga vlerėsimi im. Pra, lum miku (kėtė shprehje e pėrdorte shpesh) Hamit Beqja ishte edhe pas tė tetėdhjetave njė i ri nė mendime, shpesh mė i ri se unė dhe shumė nga kolegėt e mi qė i takojmė njė brezi pas tij.
7. Profesori ishte, nė vetvete, njė shkollė debati. “Polemisti” Hamit Beqja nuk u “kacafyt” kurrė “pėr mustaqet e Ēelos”, siē ndodh sot. Ai gjithnjė ka ditur tė ruajė sensin e masės dhe normat e etikės sė debatit. Ai e respekton debatin si njė institucion tė domosdoshėm pėr progresin intelektual. Por ai ishte kundėr debatit pėr debat.
8. Hamit Beqja nuk ishte kategorik nė pohimet e tij. Ai kurrė nuk thoshte “kėshtu dhe pikė!”. Gjithė vepra e tij ėshtė mbushur me fjalė qė kufizojnė peshėn e pohimeve kategorike, tė tilla si: ndoshta, duket se, mund tė thuhet se, nė pėrgjithėsi, sipas mendimit tim etj. Kjo ėshtė njė tjetėr mėnyrė procedimi qė pėrkon me parimet metodologjike tė studiuesve seriozė tė shkencave sociale.
9. Prof. Hamit Beqja ishte ndėr njerėzit mė tė pėrmbajtur qė kam njohur, i pėrmbajtur nė shkencė, i pėrmbajtur nė jetė. Sot, nė shumicėn e herėve, dy debatues qoftė edhe nė njė debat tė rėndomtė, zėnė e shajnė njėri-tjetrin me themel e me ēati. Me Hamit Beqen kjo nuk ndodhi kurrė. Ai u nda nga jeta pa pasur asnjė ‘armik personal’. Pėr aq sa mbaj mend unė, vetėm njė herė ai e “lėshoj gojėn”. Kjo kur shkroi njė artikull me titullin “Na mbytėn horrat!”. Megjithatė, kur konstatojmė se “institucioni i horrit” ka pasur nė kėto vite, ndoshta, mė shumė peshė se shumė nga institucionet e rėndėsishme tė shoqėrisė, atėherė duhet tė pranojmė se profesori ka pasur tė drejtė.
10. Hamit Beqja ishte, njėherėsh, njėjės dhe shumės. Ėshtė vėshtirė tė veēojmė, nė personalitetin e prof. Hamit Beqja, anėn mė tė spikatur tė tij. Duket sikur nė njė njeri tė vetėm janė shkrirė shumė njerėz. Por ama njerėz me njė fytyrė tė vetme. Hamit Beqja nuk e njeh dyfytyrėsinė. Ai ishte dhe mbeti deri nė fund vetvetja.
Pėr prof. Hamit Beqja mund tė flasė shumėkush. Flet e para vepra e tij e shumanshme, e shtrirė nė kohė (nė mė shumė se njė gjysmė shekulli), e shtrirė nė hapėsirė (njė problematikė mjaft tė gjerė nga disa fusha tė shkencave sociale). Ai ėshtė autor i mbi 40 librave, ndėr tė cilėt gati gjysma janė tė epokės paskomuniste. Ai mbeti njė profesor me prirje demokratike e liberale, eci mė shpejt se koha – madje edhe kur e dinte se po ecte “mbi mina”, bėri gjithnjė mė shumė nga sa e lejonte ajo zyrtarisht.
Pėr prof. Hamit Beqja mund tė flasin akademikėt pėr akademikun model, profesorėt pėr profesorin unikal, psikologėt pėr njė ndėr etėrit e psikologjisė shqiptare, mėsuesit pėr Mėsuesin e Popullit (ai ėshtė i tillė edhe zyrtarisht). Publicistėt mund tė analizojnė dellin e tij tė veēantė publicistik, edukatorėt mund tė flasin e shkruajnė pėr atė qė e shkencėrizoi edukatėn, pedagogėt pėr “babain” e pedagogjisė, studentėt pėr pedagogun e tyre idhull, lexuesit pėr bashkėbiseduesin e tyre etj., etj.
Prof. Hamit Beqja ishte, gjithashtu, njė ndėr themeluesit e sociologjisė sė re shqiptare. Ai pati guximin tė printe edhe nė (ri)kthimin e vonuar te sociologjia. Madje ai shkroi tė parin libėr nėn emrin sociologji (vepra “Rrjedhave tė sociologjisė sė edukatės dhe tė kulturės”, viti 1988-‘89). Pėr kėtė arsye Asambleja e parė e Institutit tė Sociologjisė e kishte zgjedhur atė unanimisht Kryetar Nderi.
Secili nga nxėnėsit e studentėt, bashkėpunėtorėt apo kolegėt, mund tė gjejė njė arsye pėr tė legjitimuar njė vlerėsim pėr njeriun fisnik dhe shkencėtarin social Hamit Beqja. Unė kam mė shumė se njė arsye pėr ta bėrė kėtė. Ndaj, vite mė parė, i kam kushtuar atij librin “Demokracia dhe problemet sociale”, i cili ka kėtė dedikim: “Kėtė libėr ia kushtoj Gidens-it shqiptar, akademikut, profesorit e shkencėtarit tė madh tė psikologjisė e sociologjisė, mikut, mėsuesit, bashkėpunėtorit e kolegut tim, njeriut tė mirė Hamit Beqja”.
Hamit Beqja shkoi si njeri i zakonshėm, ndonėse ishte i jashtėzakonshėm. Ai ishte, ėshtė dhe do tė mbetet profesori ynė, “profesori i profesorėve” tė shkencave sociale.

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-09-11, 17:05   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme-botime-risi





Elivra Dones prezanton "Piccola Guerra Perfetta"

ITALI- Shkrimtarja Elvira Dones do tė prezantojė romanin e saj tė fundit "Piccola guerra perfetta", mė 23 shtator nė Milano dhe mė 24 e 25 shtator nė Torino. Shumė shpejt shqiptarėt por edhe lexuesit italianė tė dashuruar pas letėrsisė sė Elvira Donesit nė Lombardi dhe Piemonte kanė rastin tė takojnė shkrimtaren qė prezanton romanin e saj tė fundit "Piccola guerra perfetta", me parathėnie tė Roberto Savianos.

Nė Milano, takimi me shkrimtaren do tė mbahet nė Sallėn Grechetto tė Pallatit Sormani (via Francesco Sforza, 7), tė premten mė 23 shtator nė orėn 19:00. Takimi organizohet nga Qendra e Kulturės shqiptare nė bashkėpunim me shoqatat "Illyricum", "New Age", "Dora e Pajtimit" & "Biblioteka Sormani", IPSIA, Acli Lombardia & Shtėpia botuese "Einaudi" dhe me pėrkrahjen e Konsullatės sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė nė Milano. Takimi drejtohet nga Benko Gjata e pėrveē shkrimtares do tė marrin fjalėn edhe Gjon Ēoba, konsull i Shqipėrisė nė Milano, Gianbattista Armelloni, Mirela Gjyshja, kryetare e shoqatės "Illyricum" e Vasenka Rangu nga qendra e Kulturės shqiptare, etj. Elvira Dones do tė ketė edhe dy takime tė tjera nė Torino. Tė shtunėn mė 24 shtator nė orėn 17.30 dhe tė dielėn mė 25 shtator nė orės 20.30 nė bibliotekėn Italo Calvino (Lungo Dora Agrigento, 94). Edhe takimet e Torinos organizohen Qendra e Kulturės shqiptare nė bashkėpunim me shoqatėn Vatra. Edhe kėto takime do tė drejtohen nga Benko Gjata dhe do tė shoqėrohen me muzikė nga Lindita Kopliku (pianoforte) e Diana Subashi (violinė).

LIBRI
Elvira Dones ėshtė njė nga penat shqiptare qė ka ditur tė rrėfejė e tė perceptojė me nuhatje tė hollė temat shqiptare. Por nė krijimtarinė e saj nuk ka vetėm Shqipėri. Duke filluar qė nga autobiografiku "Dashuri e huaj" e deri tek i fundit "Lufta e vogėl e pėrkryer" lexuesit i ofrohet njė mozaik copėzash Shqipėrie, por edhe Ballkani, copėzash historie tė dokumentuara nga afėr nė mėnyrė tė gjallė me jetėt e personazheve tė saj. Romani "Piccola guerra perfetta", nuk ėshtė njė roman mbi luftėn. Ėshtė lufta. E parė pėrmes brishtėsisė sė viktimave, gra shumė tė ngjashme me ne, pjesė e botės sonė. Ėshtė lufta, pėr herė tė parė kaq pranė nesh sa ēdo tmerr, edhe mė sfilitėsi, do tė na duket i mundshėm. "Piccola guerra perfetta" ėshtė ajo e ndezur nga NATO nė qiejt mbi Kosovė mė 24 mars 1999, qė do tė pėrfundojė mė 12 qershor. Duhej tė ishte e vogėl dhe e pėrkorė sepse asnjė ushtar amerikan nuk do tė kthehej nė shtėpi nė arkivol, kėshtu u premtua. Por e parė nga terreni, qe krejt tjetėr gjė.
(m.a/GSH/BalkanWeb)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-09-11, 22:32   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme-botime-risi

SERBIA - DIMENSIONET E NJĖ IDEOLOGJIE KOMBĖTARE ANAKRONIKE


Nė fillim tė viteve ’90 tė shekullit XX, Serbia shkaktoi katėr luftėra nė ish-Jugosllavi: kundėr Sllovenisė, Kroacisė, Bosnjės e Hercegovinės dhe Kosovės. Nė Bosnjė dhe Hercegovinė arritėn tė krijojnė entitetin serb (Republika Serbe), qė funksionon si shtet. Duke tentuar tė shkėpusin njė pjesė tė Kosovės, edhe kėtu synojnė tė arrijnė tė njėjtėn si nė Bosnjė dhe Hercegovinė.
Gjatė agresionit serb nė Slloveni dhe nė Kroaci, Perėndimi reagoi shpejt dhe parandaloi njė gjakderdhje pėrmasash tė mėdha. Ndėrkaq, gjatė luftės serbe nė Bosnjė dhe Hercegovinė, evropianėt u treguan mjaft indiferentė. Si rrjedhojė ndodhi tragjedia mė e madhe nė kontinent, pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė rastin e parė, kemi tė bėjmė me dy popujt tė krishterė – sllovenėt dhe kroatėt, ndėrkaq nė rastin e dytė, me njė popull mysliman - boshnjakėt.
Serbia, pėr luftėrat agresive dhe tragjedinė e shkaktuar, nė vend qė tė dėnohet nga bashkėsia ndėrkombėtare, duket sikur shpėrblehet.
Kaluan mbi dhjetė vjet qėkur forcat kolonialiste serbe u shkulėn nga Kosova. Megjithėkėtė, veriun e Kosovės, Prishtina ende nuk e ka nėn kontroll tė mirėfilltė. Lidhur me mbrojtjen e tėrėsisė sė tokave tė Kosovės, vendet e Bashkimit Evropian, deri mė sot nuk kanė treguar ndonjė qėndrim mė tė prerė.
Ka qė thonė se evropianėt i bren ndėrgjegjja pėr sulmet e NATO-s mbi Serbinė. Por, ēėshtja ėshtė mė komplekse. Segmente tė caktuara tė vendeve - anėtare tė BE-sė shohin te serbėt:

- njė popull me njė shkallė tė caktuar tė kulturės; dhe
- njė popull tė krishterė;

* * *
Politika serbe sot, si dikur, bazohet nė forcė, nė arrogancė, nė dredhi, nė mashtrim dhe nė propagandė. Propagandės, dredhive, mashtrimeve dhe gėnjeshtrave serbe, do t’ua kishte lakmi edhe ministri gjerman i propagandės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore – Jozef Gebels.

Arroganca serbe - Serbėt rrahin gjoks pėr dy arsye:

- E para: Jemi popull luftarak dhe nė momente historike tė caktuara, kemi luajtur rol tė rėndėsishėm;
- E dyta: Jemi popull me aleatė: rusėt - mbi bazėn e pėrkatėsisė sllavo-ortodokse, dhe francezėt – mbi bazėn e Luftės sė Parė Botėrore, kur kemi luftuar nė tė njėjtėn anė.

Serbėt janė vetėshpallur popull hyjnor, qiellor dhe yllėsor. E konsiderojnė veten popull historik dhe popull politik. Para Evropės paraqiten si popull i krishterė qė nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Kosovė ėshtė pėrplasur me islamin. Propaganda serbe thotė: Jemi digė e Ballkanit ortodoks dhe e Evropės sė krishterė pėrballė islamizmit shqiptar dhe boshnjak – pėrēues potencialė tė interesave turke, arabe dhe persiane nė rajon dhe nė kontinent.

Serbėt janė popull me dy lloj kompleksesh: kompleks inferioriteti dhe kompleks superioriteti.

Qė nga pavarėsia e tyre (1878) e deri nė ditėt tona, energjitė kombėtare i kanė pėrqendruar kryesisht:

- nė forcimin e ushtrisė dhe tė policisė;
- nė ndėrtimin e njė diplomacie aktive;
- nė ndėrtimin e njė makinerie propaganduese tė pėrkryer
- nė aktivizimin e shėrbimeve sekrete.

Duke e marrė veten pėr popull politik dhe historik, nė aspektin politik, ushtarak dhe shtetėror, serbėt e ndjejnė veten superiorė nė shkallė rajoni.
Serbėt janė tė vetėdijshėm se sllovenėt dhe kroatėt kanė qenė nėn sundimin e njė perandorie tė zhvilluar – Austro-Hungarisė, ndėrkaq vetė ata – nėn sundimin e njė perandorie aziatike-osmane, e cila gjatė sundimit pesėshekullor nė Ballkan dhe gjetkė, ngeci nė pikėpamje tekniko-shkencore dhe teknologjike.
Si nė Mretėrinė Jugosllave, ashtu edhe nė Jugosllavinė e Titos, nė aspektin politik, ushtarak dhe shtetformues, serbėt e kanė ndjerė veten superiorė ndaj tė gjithė popujve tė tjerė tė amalgamės jugosllave. Ndėrkaq, nė pikėpamje kulturore dhe ekonomiko-shoqėrore, ndaj kroatėve dhe ndaj sllovenėve, serbėt kanė qenė inferiorė. Sllovenėt dhe kroatėt, duke qenė mė tė zhvilluar se serbėt, kanė krijuar shtresa shoqėrore elitare, aristokrate dhe borgjeze. Serbėt ndėrkaq, kanė funksionuar si shoqėri e pallankave, d.m.th. provinciale. Duhet shtuar se serbėt janė popull jopunėtor. Ndėrmjet serbėve dhe kroatėve gjithmonė ka ekzistuar njė rivalitet armiqėsor. Ky rivalitet vazhdon edhe sot.
Serbėve, mė parė se zhvillimi ekonomik, u ka interesuar faktorizimi ushtarak, pėr tė vendosur dominimin dhe hegjemoninė nė njė pjesė tė rajonit. Prandaj dhe ekonomikisht kanė mbetur poshtė kroatėve dhe sllovenėve.
Ndaj sllavo-maqedonasve, ndaj malazezėve si dhe ndaj myslimanėve tė Bosnjės dhe Hercegovinės, serbėt kanė qėndrim shpėrfillės. Sipas serbėve, kėta tre popuj nuk kanė identitet kombėtar. Ata s’janė veēse serbė.
Serbėt pėr shqiptarėt flasin me paragjykime dhe me stereotipe. Nė momente historike tė caktuara, nėpėr kancelaritė e fuqive historike tė Evropės, serbėt kanė pėrhapur propagandė sistematike kundėr shqiptarėve, duke i quajtur mbetje turke nė Ballkan. Si tė tillė, ata (shqiptarėt) nuk meritojnė tė kenė shtet. Nėpėrmjet propagandės antishqiptare, serbėt janė pėrpjekur tė parandalojnė krijimin e shtetit shqiptar, tė justifikojnė pushtimin e trojeve shqiptare dhe tė sigurojnė dalje nė det nė brigjet shqiptare.
Serbėt, nė historinė politike tė kohės sė re e deri nė ditėt tona, kanė njė vragė tė madhe nė shpirt – nuk kanė det, pėrkatėsisht dalje nė det. Pjesė thelbėsore e politikės ekspansioniste serbe ka qenė pushtimi i atyre territoreve qė do ta nxirrnin Serbinė nė det. Pretendimin e vet pėr tė dalė nė det (nė vitet 1912-1913), Serbia synonte ta realizojė vetėm nėpėrmjet bregdetit shqiptar, ndaj planet e saj lidhur me Shqipėrinė veriore, pėrjashtonin krijimin e shtetit shqiptar.


vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-09-11, 22:33   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme-botime-risi

vijimi


Nacionalistėt e Beogradit thonė:

“Serbėt janė popull me tri fe:

- Serbė tė fesė ortodokse, ku bėjnė pjesė serbėt e Serbisė dhe serbėt jashtė saj;
- Serbė tė fesė katolike, ku bėjnė pjesė kroatėt e Kroacisė dhe tė Bosnjės e Hercegovinės; dhe
- Serbė tė fesė myslimane, ku bėjnė pjesė myslimanėt e Bosnjės e Hercegogvinės dhe tė Sanxhakut (krahinė nė Serbi dhe nė Mal tė Zi, e banuar nga popullsi me fe islame).

Armiqtė historikė tė serbėve – Vatikani, Berlini, Vjena dhe agjenti i tyre – Tito, prej njė populli (serb) kanė krijuar tre kombe: kombin serb, kombin kroat dhe kombin mysliman. Prej njė shteti serb, kanė krijuar tre shtete: Serbinė, Kroacinė dhe Bosnjėn e Hercegovinėn. Qė tė tre popujt flasin njė gjuhė tė vetme – serbisht.
Natyrisht, serbė janė edhe malazeztė. Sllavo-maqedonasit ndėrkaq, janė pėrzierje serbo-bullgare, nė ēdo ēast tė gatshėm pėr t’u serbizuar. Vetėm sllovenėt nuk janė serbė. Mirėpo, s’kanė ku ikin nga Serbosllavia, ngase do t’i i gėlltiste faktori gjerman. Hungarezėt e Vojvodinės, duke qenė tė kulturuar, lehtė do asimilohen. Shqiptarėt ndėrkaq, janė trup i huaj dhe tė egėr. Zgjidhje pėr ta ėshtė – deportimi pėrtej Bjeshkėve tė Nemuna, drejt Anatolisė.

Tė njėjtin problem e kanė edhe shqiptarėt. Ndahen nė tri fe: myslimane, ortodokse dhe katolike. Mirėpo, askujt nuk i shkoi ndėrmend qė prej tyre tė krijojė tre kombe, pėrkatėsisht tre shtete. Nė saje tė miqve tė tyre - Vatikanit dhe faktorit gjerman, shqiptarėt sot janė njė komb unik dhe kanė njė shtet kombėtar – Shqipėrinė”.

* * *

Serbėt janė mashtrues tė mėdhenj, ndėrsa politika serbe ėshtė djallėzore.

Nė Evropėn e krishterė hiqen si njėfarė mburoje e kryqit nga rreziku islam qė vjen prej boshnjakėve dhe prej shqiptarėve, ndėrkaq nė botėn arabe dhe islamike hiqen si miq tė mėdhenj tė arabėve, pėrkatėsisht tė myslimanėve.
Para vendeve arabe, pėrkatėsisht islamike serbėt hiqen si trashėgues tė Jugosllavisė sė Titos, duke e paraqitur Serbinė si njė ndėr vendet mė tė rėndėsishme tė Lėvizjes sė tė painkuadruara. Nė vendet arabe qė shquhen pėr politikė antiamerikane, diplomacia serbe e paraqitet Serbinė si njė viktimė tė aspiratave imperialiste amerikane, e gatshme pėr t’i bėrė ballė Uashingtonit, nė synimet e tij dominuese. Aktualisht, eksponent i kėsaj politike dhelpėrake dhe mashtruese ėshtė ministri i Punėve tė Jashtme i Serbisė – Vuk Jeremiqi. Ky ministėr qė hiqet serb i madh, nga vija e nėnės ėshtė mysliman. Poeti malazez Petar Petroviq Njegosh (1812-1851) thotė: Mė i keq ėshtė i turqizuari (turkoshaku) sesa turku vetė.
Me fjalė tė tjera, lidhur me islamizmin serbėt luajnė lojė tė dyfishtė: Nėpėr kancelaritė evropiane thonė se janė mburojė e kryqit nė rajon dhe nė kontinent nga islamizmi boshnjak dhe shqiptar. Ndėrkaq, nė qendrat myslimane hiqen si miq tė mėdhenj tė botės arabe dhe islamike.
Diktatorėt e mėdhenj tė vendeve arabe, pėrkatėsisht islamike tė cilėt, nė shtetet-familje kanė sunduar me dekada, si p.sh. Gadafi, Asadi, Mubaraku etj. kanė qenė miq tė mėdhenj tė Serbisė. Njė ndėr miqtė mė tė mėdhenj tė Serbisė sot ėshtė edhe Irani i Ahmadi Nexhadit.

Serbėt luajnė edhe me letrėn e ortodoksizmit. Me deklaratėn e Dobrica Qosiqit: Nė Ballkan kemi tė bėjmė me komplotin e Vatikanit dhe tė protestantėve kundėr ortodoksizmit, serbėt pretendojnė tė zgjojnė nga gjumi edhe ariun e veriut – Rusinė e Putinit dhe tė Medved-evit.

* * *
Serbėt dhe faktori gjerman - Sipas serbėve, kundėrshtari historik kryesor i ideologjisė kombėtare serbe ėshtė faktori gjerman.
Pas luftės ruso-turke (1877-1878) u nėnshkrua nė Shėn-Stefan (lagje e jashtme e Stambollit) Traktati i Shėn-Stefanit (1878) - famėkeq pėr kombin shqiptar. Sipas kėtij traktati, vendet sllave si Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi zgjeroheshin nė dėm tė tokave shqiptare. Mirėpo, krijimi i shtetit tė madh sllav nė Ballkan ishte nė kundėrshti tė plotė me interesat e faktorit gjerman. Austro-Hungaria dhe Anglia e kundėrshtuan kėtė marrėveshje, ndaj mė pas u mblodh Kongresi i Berlinit (1878).
Nė Luftėn e Parė Botėrore faktori gjerman humbi. Mė 1918 lindi krijesa artificiale Jugosllavia e Versajės. Sistemi i Versajės i ngritur nga Franca pas Luftės sė Parė Botėrore, me tė filluar Lufta e Dytė Botėrore (nga nazistėt gjermanė) - u shemb. Bashkė me tė, u shpėrbė edhe Mbretėria Serbosllave
Mė 1943, komunistėt e Titos, nė Mbledhjen II tė AVNOJ-it (KAĒKJ) i vunė themelet e Jugosllavisė avnoj-iste. Mė 1991 edhe kjo kreaturė kominterniste mori teposhtėzėn. Gjermania - tanimė e bashkuar - pa nguruar fare, e mbėshteti shkėputjen e Sllovenisė dhe tė Kroacisė. Serbosllavia u tret si flluskė sapuni.
Sipas nacionalistėve serbė, shkaktarėt kryesorė dhe tė pėrhershėm tė tragjedisė serbe janė Vatikani, Berlini, Vjena, CIA si dhe agjenti i tyre – Josip Broz Tito.

* * *

Rivalitetet e fuqive tė mėdha ndaj rajonit – Nė rajonin e Ballkanit, nė njė moment tė caktuar, mund tė ndeshen interesat: e BE-sė, tė Uashingtonit, tė Moskės, deri edhe tė Kinės sė largėt. Jashtė kėsaj loje, me miratimin e SHBA-sė, nuk do tė mbetej as Turqia, si fuqi rajonale ambicioze.
Serbėt janė ngatėrrestarė tė mėdhenj. Koketojnė me tė gjitha fuqitė mėdha: Synojnė tė bėhen anėtarė tė BE-sė; kanė kontakte me Uashingtonin; rusėt i konsiderojnė aleatė tė natyrshėm; vendosin lidhje tė ngushta me Kinėn Nga kjo del se politika e Beogradit ėshtė joparimore, shantazhuese, destruktive, destabilizuese dhe luftėnxitėse. Beogradi synon tė pėrfitojė nga rivalitetet fuqive tė mėdha ndaj rajonit. Sipas Beogradit, Serbia ka pozitė gjeografike strategjike, ndaj ajo fuqi qė e shtie nė dorė Serbinė, e vė nėn kontroll tėrė rajonin. Midis BE-sė, SHBA-sė, Rusisė dhe Kinės serbėt do tė pėrcaktoheshin pėr atė fuqi e cila:

- Do ta njihte rolin dominues tė Serbisė nė njė pjesė tė rajonit; dhe
- Do t’i realizonte interesat kombėtare tė Serbisė.

Synimet kombėtare tė Serbisė, historikisht kanė qenė nė kundėrshti tė plotė me interesat e Berlinit. Sot janė nė kundėrshti totale edhe me interesat e Uashingtonit. Faktikisht, Serbia nuk mund tė mbėshtetet nė kėto dy qendra politike tė vendosjes. Rusia ndėrkaq, nuk ka kapacitet tė mjaftueshėm t’i pėrmbushė ambiciet joreale tė serbėve. Kina, me ekonominė nė rritje, pritet tė bėhet fuqi globale. Ndonėse larg Ballkanit, ajo mund tė shfrytėzojė kontradiktat e Serbisė me Perėndimin, por edhe qėndrimin jo mjaft aktiv tė Moskės ndaj zhvillimeve nė rajon. Kjo fuqi imperiale potenciale, nėpėrmjet Serbisė grindavece, nė njė tė ardhme jo fort tė largėt, mund tė aspirojė praninė e vet nė rajon.
Megjithėkėtė, ėndrra e Serbisė pėr ta shndėrruar gadishullin nė fuēi baruti nuk do tė realizohet kurrė.

Sipas kryetarit tė Serbisė – Boris Tadiqit dhe kryeministrit ultranacionalist sllavo-maqedonas – Nikola Gruevskit, integrimi nė strukturat euro-atlantike, sa ėshtė interes i Serbisė dhe i Maqedonisė, po aq ėshtė edhe interes i BE-sė dhe i Uashingtonit. Po qe se nuk do tė na pranoni nė BE (apo nė NATO) pa kusht, do tė hidhemi nė gjirin e mėmė Rusisė, po edhe tė Kinės. Vdekjen do ta sjelli nė skenė – kishte Shekspiri.

Serbėve nuk u ėshtė bėrė vonė, qė pėr shkakun e tyre, tė jenė ndeshur ushtarakisht, edhe fuqitė e mėdha. Por ata duhet ta dinė se asnjėherė nė histori fuqitė e mėdha nuk e kanė filluar luftėn kundėr njėra-tjetrės, pėr shkak tė interesave tė popujve tė vegjėl. Tė vegjlit mund tė kenė qenė pretekst pėr konflikt, por jo edhe shkak i mirėfilltė lufte. Synimet serbe pėr t’ia vėnė zjarrin rajonit dhe pėr ta parė nė flakė Ilirinė s’kanė pėr t’u sendėrtuar.

Shqiptarėt kanė rastin historik tė papėrsėritshėm tė faktorizohen dhe tė luajnė njė rol mė tė rėndėsishėm nė rajonin e Evropės Juglindore. Pėr t’u faktorizuar, shqiptarėt duhet tė plotėsojnė disa kushte themelore:

- Tė shkėputen pėrgjithmonė nga ndikimi turk, arab dhe persian;
- Tė pushojnė sė funksionuari me mikrovlera, me mikrostruktura dhe me mikrosisteme;
- T’i rikthehen familjes perėndimore, sė cilės i takojnė natyrshėm, qė nga Barleti dhe Buzuku e deri nė ditėt tona
.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.