Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-01-08, 09:08   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Greshica, njė fshate qė u pėrballe me perandorinė

Nga Bilbil VELIAJ



Kaluan 160 vjete nga vera e viti 1847,kur u zhvillua beteja e Greshices kunder reformave turke te Tanzimatit,qe ngeli ne histori si nje nga qendresat me te guximshme te fshataresise Mallakastriote kunder perandorise Osmane.
I porsa ardhur ne fronin e Sulltanit ,Abdyl Mexhiti ,ne Nentor 1839 vendosi ligje te forta per nxjerrjen dhe grumbullimin e taksave te fshatarsise.
Fillimishte fshataresia e Shqiperise se Jugut u organizua ne kuvende sine Mesaplike,Kurvelesh dhe ne Sinje etj, e beri thirrje nepermjete ketyre kuvendeve per te kundershtuar zbatimin e reformave nepermjete kryengitjeve. Perandoria e kishte shtyre per vite te tera zbatimin e ketyre reformave.

Ishte viti 1847,kur Perandoria Osmane vendosi qe nepermjete ketije ligji zbatimin e reformave ne shqiperi .Per kete qellim organizoi nje mbledhje ne Berat me gjithe parine e krahines se Mallakastres,Vlores e Laberise, me synimin per ti bindur ata qe te pranonin reformt e tanzimatit te shpallura me aq buje nga Sulltani .
Por ndryshe nga sa kishin parashikuar Bimbashi turke ,kreret e kazase se Mallakastres, Vlores dhe Laberise jo vetem qe nuk I pranuan reformat e tanzimatit,por e paraljmeruan bimbashin qe te mos tentonte ,te dergonte njeri per te mbledhur taksat dhe detyrimet si dhe nizame ne keto krahina.Ne kete kuvend moren pjese Kapedanet Rrapo Hekali,Sulo Zenel Greshica,Dervish Ali Dukati,Tartar Memush Ruka,Hajder Kanina,Zenel Xhafoja,Orhan Bardhaj,Lulo Duraj dhe shume agallare te tjere te Mallakastres dhe te lumit te Vlores, te cilet ne perfundim te mbledhjes e paralajmeruan edhe nje here Bejleret dhe xhonturqit qe te mos shkelnin ne keto krahina.

Me gjithe paralajmerimin ne mbledhjen e Beratit ,administrate turke dergone ne Greshice nje taksambledhes te quajtur Latif Salanji me dy zaptije (ushtare) ,te cilet u vrane nga Greshicioti Muhamet Dane Yzeiri ,ne perpjekje per te mos u dhene taksat dhe si shperblim per ofezen qe deshen ti benin ketije te fundit. Taksidari Latif Salanji shkone ne Berat dhe njoftone per ngjarjen ne Greshice. Nderkohe Greshiciotet parashikojne kunderveprimin e Turqeve dhe marrin masa duke njoftuar per ngjarjen edhe Rrapo Hekalin. Pas vrasjes ne Greshice turqit organizuan nje operacion te gjere me dy taborre te armatosur deri ne dhembe me armet me moderne te kohes ,topa, Havana,karabina te reja me bajoneta , me kavaleri dhe kembsori te rregullt, te stervitur per lufte sipas modeleve te fundit te ushtrive europiane.
Si e kaloi uren e Gorices ne Berat ushtria Turke , lajmi u perhape ne gjithe zonen duke kaluar goje me goje e fshat me fshat se Turqit ishin nisur ne drejtim te Mallakastres. Ne krye te kesaj ushtrie ishin bejleret Vrionas.
Ne qafen e Sinjes ushtria turke u nda ne dy pjese, nje pjese per ne Aranitas dhe pjesa tjeter ne drejtim te Greshices. Greshiciotet pasi u lajmeruan per mbritjen e ushtrise turke muaren masa per boshatisjen e fshatit sidomos nga hyrja e Gorices prej nga v vinte ushtria turke. Ne te njejten kohe komandanti trim Sulo Zeneli beri organizimin e cetes se Greshices dhe ndau detyrat , per te gjithe luftetaret te cilet me gjithese te armatosur keq, deri edhe me cfurqe e sopata , ishin te vendosur per te luftuar deri ne piken e fundit te gjakut ,per te mbrojtur vendin.

Nderkohe populli I Greshices dergoje nje perfaqesi ne komanden e ushtrise Turke , te kryesuar nga Sheh Hyseni , per te marre vesh misionin e tyre .Bisedimet u zhvilluan ne nje klime shume te acaruar dhe kreret e ushtrise turke I kercenuan Greshiciotet se do te marrin per cdo shtepi nga nje dash dhe nga nje vashe.
Ne kete kohe sheh Hyseni ju pergjigje me ironi : “Po ne mengjese do ti keni gati keto qe kerkoni” dhe iken.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.