Mjekėt zbulojnė ngjashmėrinė e maqedonasve me serbėt dhe bullgarėt
Shkup, 16.01.2012 14:01
Televizioni privat maqedonas Kanal 5, i afėrt me Qeverinė e kryeministrit Gruevski, njofton se sipas njė kėrkimi gjashtėvjeēar, tė bėrė nga Instituti maqedonas i Mjekėsisė Ligjore, kodet e padukshme tė ADN-sė dėshmojnė se maqedonasit kanė mė shumė ngjashmėri me bullgarėt dhe serbėt, kurse popullsia shqiptare e Kosovės ka mė pak ngjashmėri me tė tjerėt,- njofton ky televizion maqedonas.
Kėrkimet kanė pėr qėllim pėrgatitjen e bazės sė tė dhėnave nga analizat e ADN-sė nė hapėsirė me qėllim qė tė ketė tė dhėna tė verifikuara pėr gjurmė biologjike. Ėshtė shfrytėzuar teknologji e sofistikuar mė bashkėkohore kompjuterike pėr krahasimin e tė dhėnave tė fituara nga Maqedonia, Serbia, Bosnjė e Hercegovina, Bullgaria, Kosova dhe Kroacia. Kemi zhvilluar dy tipe tė hulmtimeve: njėri pėrmes paraqitjes sė kromozomit Y qė bartet nga babai, respektivisht nga ana e mashkullit. Tipi i dytė i hulmtimit ėshtė analiza e lokuseve nga profili i ADN-sė,- shpjegon dr Zlatko Jaqovski nga Instituti i Mjekėsisė Ligjore dhe shton: Analizat e kėtyre tė dhėnave treguan se popullsia e Maqedonisė ka profil mė tė ngjashėm tė DNK-sė me popullsinė e Bullgarisė dhe tė Serbisė. Popullsia e Kroacisė ka profil mė tė ngjashėm me popullsinė boshnjake dhe serbe. Shqiptarėt, pėrkatėsisht popullsia e Kosovės formon njė degė tė veēantė, respektivishtkanė mė pak ngjashmėri me grupet e tjera, ka thene ai, njofton Koha.
Sipas tij, tė dhėnat janė marrė nga i gjithė Ballkani. Grekėt kanė refuzuar pjesėmarrjen nė projekt pėr tė cilin vendet e tjera i kanė dėrguar analizat e tyre tė ADN-sė tė viktimave tė vrasjeve ose tė aksidenteve.
Doktor Jaqovski shpjegon se me kėtė rast ėshtė shfrytėzuar metoda e identifikimit tė viktimave nga fatkeqėsia ajrore nė tė cilėt para disa vjetėsh humbi jetėn presidenti maqedonas Boris Trajkovski, metodė kjo qė pėrdoret edhe gjatė zbulimit tė atėsisė nė Kosovė, Kroaci ose Serbi. Studimi, sipas tij, do tė jetė ndihmesė edhe nė luftėn e pėrditshme kundėr kriminalitetit, por edhe pėr zbulimin e identitetit tė viktimave.
Megjithėse autorėt thonė se studimi ka pretendime kryekėput shkencore, vėzhguesit e kėsaj fushe nė Shkup rikujtojnė se hulumtimet sikur vėnė nė pikėpyetje pretendimet e qarqeve proqeveritare maqedonase sipas tė cilėve maqedonasit nuk janė sllavė, por maqedonas tė vjetėr, pasardhės tė Aleksandrit tė Madh.
1