Tė gjithė tė huajt qė kanė bėrė vepėr penale, do tė dėbohen nga Zvicra
E Enjte, 25 Qershor 2009 09:21
Zyrih, 25 qershor, NOA - Tė gjithė tė huajt qė kanė bėrė vepėr penale, do tė dėbohen menjėherė nga Zvicra, gjithashtu sipas Kėshillit Federal (Bundesrat) Vizėn "C" - qėndrimin e pėrhershėm do e marin, vetėm ata qė dėshmojnė vullnet pėr integrim dhe qė integrohen nė rrjedhat e shoqėrisė zvicerane, nė tė kundėrtėn edhe ata i pret kthimi nė vendlindje.
Tė gjithė ata qė dėnohen me burg sė paku dy vjet, do e humbin lejen e qėndrimit nė Zvicėr. Qėndrimi i pėrhershėm do t' i mundėsohet vetėm atyre qė me sukses integrohen nė shoqėrinė zvicerane, kjo vlen edhe pėr bashkėshorten apo bashkėshortin e bartėsit tė lejeqėndrimit.
Integrimi i suksesshėm sipas Kėshillit Federal nėnkupton respektimin e sistemit juridik, respektimin e vlerave themelore tė kushtetutės, vullnetin pėr punė dhe integrim.
Nė kėtė drejtim shumė, do i kushtohet rėndėsi e madhe njohjes sė gjuhės.
Partitė politike zvicerane, reaguan nė mėnyrė kritike ndaj propozimeve tė Kėshillit Federal. Partia Popullore (SVP) dhe ajo Liberale (FDP), kėrkuan njė katalog tė veturave penale pėr tė cilat do tė munden tė huajt tė dėbohen nga Zvicra.
Partia Kristiano-Popullore CVP, kėrkon integrimin e largimit nga vendi (dėbimin) nė kodin penal, ndeėkaq Partia Socialiste mendon qė Kėshilli Federal e ka tepruar me propozimet dhe me masat qė do ti aplikojė ndaj tė huajve me prapavijė kriminale apo dezintegruese, mendim dhe qėndrim tė ngjashėm me Partinė Socialiste ka shfaqur edhe Partia e tė Gjelbėrve.
NOA-INA