Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-12-08, 18:24   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Zbulohet varri me i hershem ne Shqiperi

Zbulohet varri me i hershem ne Shqiperi. Zbulime arkeologjike ne fshaitn Lofkend Mallakaster




Zbulohet varri qendror me i hershem ne Shqiperi. Zbulimi eshte bere ne nekropolin e Lofkendit Mallakaster. Kjo eshte arritur pas nje pune te bere nga ekspedita e radhes. Ajo eshte nje bashkepunim i Cotsen Institut, Universiteti i Kalifornise ne Los Anxhelos SHBA me Institutin arkeologjik te Akademise se shkencave si dhe qendres nderkombetare per arkeologjine. Varri i zbuluar, eshte pjese perberese e 94 te tilleve qe ndodhen ne kete tume. Per zbulimin e tij germimet kane filluar qe nga viti i kaluar nga e njejta ekspedite. Varri ndodhet ne qender te tumes, e cila per arsye germimesh eshte ndare ne kater sektore. Ai daton sipas arkeologeve dhe profesorit Xhon Papadhopulo, ne vitet 1100-deri ne vitet 600 para eres sone. Por mundet shprehet zoti Papadhopulos qe te datoj edhe ne vitin 1200 para eres sone. Ai eshte nje varr i shumefishte duke patur brenda tij deri ne shtate nivele skeletesh. Ndersa ne nivele te caktuara jane gjetur edhe skelete qe i perksin kafsheve. “I kemi filluar germimet ne kete varr qendror qe per nga lloji varriumeve eshte i vecante dhe i vetmi i zbuluar deri tani"-tha profesor i universitetit te LA ne SHBA Xhon Papadhopulo ndersa kete sezon germimesh arritem qe te gjejme nivele te tjera skeletesh. Theksoj se ato dhe gjetjet jane tashme objekt studimi. Mund te them se ne kete tume jane gjetur 144 skelete njerezish, kur numri i varreve eshte 96. Sipas meje ne kete tume teper te dukshme jane kryer dhe varrime te njerezve te sjelle nga varre te tjera. Kjo verehet nga menyra e vendosjes se skeleteve te mbledhura. E para dhe me e rendesishmja theksoi ai eshte menyra e vendosjes se skeleteve. Ne po vazhdojme germimet dhe kemi arritur deri ne nivelin me kater deri ne pese persona ne kete varr qendror te shumefishte. Ndersa e dyta eshte gjetja brenda tij dhe e elementeve si zbukurime, emblema prej hekuri dhe bronzi etj. Por interesante e bene kete varr dhe gjetja e skeleteve te kafsheve.

Sakaq-shtoi ai dua te falenderoj bashkpunimin tone ne ekspedite. Eshte shume e vecante kjo gje per te realizuar ate qe kerkohet nga nje ekspedite. Ndersa perfundimisht mund te them se per here te pare pervec ketij varri te zbuluar qe do te na thote shume gjera per menyren e jeteses zakoneve dhe kush ka qene ky komunitet qe ka kryer kete proces varrimesh, ne do te rikthejme tumen ne gjendjen e saj te mepershme- deklaroi ai. Per kete qellim kemi arritur qe nga dheu i marre gjate germimeve ne kete tume te realizojme tulla balte. Me kete tulla do te mund te ndertojme mure mbajtese per te hedhur serish dheun. Kjo per ti dhene formen fillestare tumes dhe kthyer ate ne nje objekt te vizitueshem. Asistente kerkuese ne kete ekspedite Esmaralda Agolli thote se zbulimi eshte teper i vecante. Sipas saj varri i perket periudhes se bronzit te vone. Une nuk dua te perseris ato qe tha profesori-shtoi ajo. Por kemi gjetur mjaft objekte zbukurimi brenda varreve te tumes. Ndersa kemi nje projekt per te nisur ne vazhdim per studimin e gjithe zones. Kjo per te nxjerre menyren e jeteses kulturen dhe zoakonet e banoreve. Ne fund te fundit cilet ishin ata dhe si banonin-perfundoi ajo. Ne kete ekspedite jane emrat me te spikatur te arkeologjise si Xhon Papadhopulo, Sara Morris, e Lorenc Bejko. Ne kete tume teper te vecante jane gjetur pervec 140 skeleteve per te cilet ka filluar studimi, edhe objekte zbukurimi gjilpera, fibula etj, qe jane vendosur tani ne nje nga sallat e dhomes arkeologjike ne muzeun e Apolonise.



Gazetare per Fieri.Com: Aurora Damini


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Psikologu : 18-12-08 nė 18:26
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.