Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 01-10-05, 13:40   #1
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjergj Fishta sociolog.

Gjergj Fishta sociolog?

Nga Lekė Sokoli

Nė gjykimin tim hyn edhe rehabilitimi zyrtar i Gjergj Fishtės, kėsaj figure qė u vlerėsua “Nderi i Kombit”, nga Presidenti i Republikės, titull qė kaloi pa jehonėn e merituar dhe, siē duket, studiuesit socialė e pėrfaqėsuesit e sotėm tė kulturės nuk janė ēliruar plotėsisht nga njėfarė kompleksi mbi veprėn e tij.
Hipotezat
Gjergj Fishta kreu studimet e larta pėr filozofi e teologji. Ai e filloi veprimtarinė studimore nė Gomsiqe ku, siē rezulton, shkoi i nxitur edhe nga interesa hulumtuese, shkencore.

Nė kėtė zonė pėrfaqėsuese, nga pikėpamja historike dhe etnokulturore, ai njohu “shpirtin e racės”, mėnyrėn tradicionalisht shqiptare tė jetesės, gojėdhėnat, doket, zakonet, normat juridike etj., tė cilat do t’i shfrytėzonte mjeshtėrisht pėr veprat e tij. Ai dhe Shtjefėn Gjeēovi bėnė qė Kisha e Gomsiqes tė shndėrrohej nė njė institut tė vėrtetė hulumtimi shkencor.
Fishta kryesoi Komisionin pėr Hartimin e Alfabetit, tė cilin Kongresi i Manastirit (1908), e miratoi si alfabet tė vetėm tė shqipes. Shkencėtari i gjuhėsisė, Gjergj Fishta, dha njė kontribut tė ēmuar pėr krijimin e gjuhės shqipe tė njėsuar. Ai ishte i bindur se gjuhėt nuk krijohen nga bashkimi apo shkrirja e dialekteve, por nga zgjedhja e njė dialekti. “Alfabeti shqiptar i asaj kohe ėshtė gati i pėrkryer, thotė Kadareja, dhe po ju kujtoj se kryetari i komisionit tė Manastirit tė alfabetit shqip ka qenė Gjergj Fishta. Pra nuk ka qenė njė njeri nga Jugu, po ka qenė njė nga shkrimtarėt mė tė shquar nga Veriu”.
Fishta ėshtė njė personalitet profetik i kulturės shqiptare, jo vetėm si shkrimtar, por edhe si kritik, historian, estet, filozof etj. Tė huajt e kanė cilėsuar atė, siē vėren A. Plasari, themelues tė njė shkolle filozofike shqiptare sepse krijimtaria e tij, pavarėsisht formės, vjen e ngarkohet me peshė filozofike. Pėr disa studiues, Fishta filozof ėshtė quajtur mė sė shumti si njė pėrfaqėsues i filozofisė kristiane. Tė tjerė, pėrkundrazi, kanė vėnė nė dukje faktin se ai ėshtė ndikuar po aq nga Platoni e filozofė tė tjerė tė lashtė, nga idealizmi gjerman i Hegelit etj.
Nuk ishte vetėm njeri me vullnet politik, por politikan, madje edhe politolog. Ai, nė stilin e Makiavelit tė disa shekujve para tij, vrojtoi sjelljen e klasės politike tė fillimit tė shek. XX dhe fshikulloi, siē dinte ai, mediokritetin e qeverive tė kohės, politikat e mbrapshta etj. Njė mendimtar si ai, aktiv nė politikė e diplomaci (deputet i Shkodrės, anėtar i Parlamentit tė parė Shqiptar dhe nėnkryetar i tij, pėrfaqėsues nė konferenca ndėrkombėtare etj.), nuk mund tė mos ishte edhe politolog.
Si studiues i sociologjisė, jam i prirur tė pohoj se Fishta ka arsye tė cilėsohet edhe si njė ndėr pararendėsit e sociologjisė shqiptare, nė mos sociolog. Dihet se, si ēdo shkencė shoqėrore, edhe sociologjia nuk lindi nė njė boshllėk historik. Nga kjo formė latente zhvillimi, nuk mund tė pėrjashtohet edhe sociologjia shqiptare. Fishta ka trajtuar njė problematikė e cila ėshtė, gjithsesi, nė fokus tė sociologjisė bashkėkohore: tė sociologjisė religjoze, tė kulturės, artit e komunikimit, tė moralit e tė edukimit, tė sociologjisė sė familjes (kompleksi i marrėdhėnieve familjare, martesa, familja, divorci etj.). Pra mund tė pohojmė se ai ka vendosur njė gur themeli nė godinėn sociologjike shqiptare.
Me “Lahuta e Malcis”, Fishta ėshtė quajtur “Homeri i shqiptarėve”. Por Homeri ishte edhe njė eksplorator i madh, qė ka bėrė tė njohur jetėn e popujve qė ka takuar dhe, nė kėtė vėshtrim, ai ėshtė quajtur si njė ndėr etnologėt e parė. Me tė njėjtėn logjikė kemi tė drejtė tė pohojmė se Fishta ishte njė ndėr etnologėt e parė shqiptarė. Ai ishte edhe psikolog apo etnopsikolog, nė kuptimin qė kanė marrė nė kohėn tonė kėto fjalė.
Pohimi se Fishta ėshtė edhe shkencėtar social mund tė kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka shkruar vepra tė veēanta mbi filozofinė, sociologjinė, antropologjinė, politologjinė apo degė e nėndegė tė tjera tė shkencave sociale, siē shkruajnė studiuesit e kėtyre fushave nė kohėn tonė. Megjithatė duhet tė mbajmė parasysh faktin se kėto degė tė shkencave sociale nuk kanė qenė gjithmonė qartėsisht tė diferencuara nga njėra-tjetra. Nė Francė, pėr shembull, Monteskje quhet si njė ndėr themeluesit e sociologjisė, megjithse hibridi latino-grek, sociologji, do tė pėrmendej pėr herė tė parė gati njė shekull pasi ai shkroi veprėn e tij “Mbi frymėn e ligjeve”. Kur gjykojmė pėr filozofinė e Fishtės apo pėr Fishtėn filozof, mund tė pėrmendim faktin se edhe Aleni, njė filozof francez i shek.XX, nga filozofėt mė tė lexuar, nė tė vėrtetė ėshtė vetėm autor esesh. Por “filozofi e Alenit” ėshtė quajtur tėrėsia e ideve tė tij, ide tė shprehura nė vepra jo tė mirėfillta filozofike e tė vendosura nė njė sistem. Makiaveli, gjithashtu, nuk ėshtė njė studiues “i pastėr” i shkencave sociale. Por ai trajtoi dhe vuri themele mbi njė varg ēėshtjesh qė janė nė fokusin e shkencave sociale bashkėkohore, sidomos tė sociologjisė politike e politologjisė. Ne kemi tė drejtė tė pėrdorim tė njėjtėn logjikė pėr Fishtėn.
Unė bashkohem me mendimin e disa studiuesve, A. Plasari etj., qė e quajnė si tė papranueshėm faktin qė nė strukturat e kurseve tė njė fakulteti tė letrave apo tė filozofisė, tė mungojnė studimet fishtjane; se njė kurs i tillė do tė funksiononte si shtyllė kurrizore nė njė sistem shkollor me drejtim humanist; se botimi (dhe ribotimi) i mendimit fishtjan bėhet sot i domosdoshėm pėr rishtėnien nė dorė tė vlerave tė fshehura ose tė huajsuara prej kulturės sonė.

Rivlerėsime e (mos)vlerėsime
Deri mė 1940, Gjergj Fishta u nderua me ēmime e tituj, u bė anėtar i Akademisė Italiane, u propozua pėr ēmimin Nobel etj. Mė pas u denigrua nga regjimit komunist. Eshtrat e tij u hodhėn nė lumin Drin, nė pėrpjekjen pėr tė varrosur njė herė e mirė veprėn e tij, pėr tė ardhur te ”Nderi i Kombit” (dhjetor 2002). Edhe pse ky rivlerėsim duhej tė ishte bėrė mė parė (Alfred Moisiu ėshtė presidenti i katėrt i periudhės paskomuniste dhe jo i pari), edhe pse ai pėrfaqėson njė akt dinjitoz qė nderon shtetin e shoqėrinė shqiptare, ky rivlerėsim duhej paraprirė nga rivlerėsimi i veprės sė tij, tė paktėn prej disa institucioneve shtetėrore, duke filluar nga Akademia e Shkencave, e cila ka dhėnė “vlerėsimin zyrtar” (ende nė fuqi) pėr Fishtėn, tė formuluar nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Them “ende nė fuqi”, sepse deri mė sot ai nuk ėshtė zėvendėsuar nga njė i ri, ndonėse kanė kaluar 12-13 vjet nga fillimi i proceseve demokratike, pra rivlerėsuese.
Nė kėtė botim pėr Gjergj Fishtėn ėshtė shkruar, si vėllim, sa 1/20 e asaj qė ėshtė shkruar pėr E. Hoxhėn, 2-5 herė mė pak se pėr B. Currin, L. Gurakuqin, D. Agollin, M. Asllanin, L. Ēukon, H. Ēelikun... (!). Por mė tepėr rėndėsi ka cilėsia e (mos)vlerėsimit tė Fishtės (fq. 270-71): “Fishta, Gjergj. Shkrimtar dhe publicist reaksionar, pėrfaqėsues kryesor i letėrsisė klerikale-katolike, mori pjesė gjallėrisht nė jetėn politike dhe kulturore pėr tė forcuar nė tė ndikimin e klerit katolik..., drejtoi revistėn “Hylli i Dritės”, njė nga tribunat mė aktive tė reaksionit klerikal…, luftoi me tėrbim kundėr ideve pėrparimtare, pėrshėndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane...”
Iu referova kėtij fjalori, sepse ai pėrfaqėson veprėn mė tė madhe e mė voluminozė tė hartuar te ne, si pėr nga vėllimi (1250 faqe), sikurse nga numri dhe cilėsitė akademike tė njerėzve tė angazhuar nė hartimin e tij. Hartimi i tij u drejtua nga njė redaksi e pėrgjithshme, e pėrbėrė nga 34 akademikė e shkencėtarė, pėr tė ka funksionuar njė sektor i veēantė (Sektori i Encilopedisė Shqiptare), njėzet redaksi tė fushave tė shkencave, mbi 800 studiues, autorė tė zėrave tė Enciklopedisė, pa pėrmendur rreth 30 grupe tė mėdha tė punės pėr qendrat e banuara sipas rretheve, pėr Shqipėrinė e Kosovėn.
Tė bėn pėrshtypje zelli i regjimit politik tė para viteve ’90-tė, pėr t’u dhėnė njė veshje shkencore vendimeve e vlerėsimeve tė paravendosura politikisht. Por si pėr inerci, gjurmė tė njė (mos)vlerėsimi tė tillė pėr Fishtėn vazhduan edhe nė vitet e paskomunizmit. Ndoshta njė reagim mė realist mund tė bėhet pėr tė kapėrcyer njė herė e mirė logjikėn “bardhė e zi”, pėr vlerėsimin e gjithanshėm tė Fishtės, kėtij sovrani tė letrave shqipe, kėtij dijetari, eruditi tė gjithanshėm, publicisti, polemisti, pėrkthyesi e shkencėtari tė disa fushave tė shkencave sociale. Nėse Fishta ka shkruar: “Dhe ta dijė bota mbar/se un mbas sodit s’jam ma shqiptar”, kėto vargje kanė shprehur, siē vėren prof. Hamit Beqja, zemėrimin e tij ndaj bashkatdhetarėve., sikurse edhe Noli (Skllevėr, bij skllevėrish/s’e meritoni, se liri s’doni), Pashko Vasa, Konica etj. etj. Kur ishte fjala pėr Shqipėrinė, Fishta nuk kurseu jo mė shqiptarėt, por as Evropėn (Moj Evropė, moj kurv’ e motit…), madje as vetė Perėndinė. “O Perendi a ndjeve/tradhtarėt na lanė pa atdhe/e ti rrin e gjun me rrfe/lisat nėpėr male kot”. Ky ishte “reaksionari” dhe “antishqiptari” Gjergj Fishta.
Sociolog


doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.