Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-10-04, 22:57   #1
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Ukshin Hoti;; i gjalle apo i vdekur!!!!!!!!



Mr. Ukshin Hoti

E thashė njė fjalė shqip - Atdhe,

shqiptova njė ideal - Komb,

Kujtova njė emėr – Shekspir

Lya penėn e tij,

pėr tė pėrshkruar jetėshkrimin

tragjik tė popullit tim.

Tė lashtė sa vet Ballkani.

Te ndodhur aty,

Para botės greke,

Pushtimeve Romake
Dyndjeve sllave,

Qė mbijeton roberinė

dhe ende frymon pėr tė gjalluar

Atėher:

Vetes, I thirra veq njė emėr

SHQIPETAR!

_____________________

Ku ėshtė Ukshin Hoti?!
Ėshtė gjallė apo i vrarė????

________________________________

10 mars 2000 - Pėr fatin e intelektualit martir shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare qė nga 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afatin e vuajtjes sė dėnimit politik prej 5 vjetėsh. Tė burgosurit shqiptarė dėshmojnė se nė pėrcjellje tė tre zyrtarėve tė sigurimit serb atė ditė ai ėshtė nxjerrė nga burgu i Dubravės (Istog, Kosovė), ku ishin sjellė mė parė tė burgosurit shqiptarė nga burgu i Nishit(Serbi). Pas bombardimeve tė NATO-sė mė 19 maj 1999, nė burgun e Dubravės ka ndodhur masakra mė e pėrgjakshme: janė ekzekutuar e masakruar 173 tė burgosur shqiptarė nga forcat serbe.Lirojeni Ukshin Hotin! - thėrrasin sot mijėra protestues shqiptarė me portretin e Ukshin Hotit nė duar dhe pėr 3500 tė zhdukur e 2000 tė burgosur shqiptarė, qė mbahen ende pengje nėpėr burgjet e Serbisė.
Ku ėshtė biri, babai dhe vėllai ynė?- presin nė ankth fėmijėt dhe familja e tij. (Babanė e vėllanė e Ukshin Hotit i kanė vrarė kiminelėt serbė, bashkė me 30 kusherinj tė tij e 174 bashkėfshatarė tė Krushės sė Madhe tė Rahovecit.)Ėshtė gjallė apo i vrarė Ukshin Hoti? – dyshojnė me plodrojintelektualė shqiptarėsot.Shumė pyetje, shumė drojė e shumė dhembje pa pėrgjigje deri mė sot. Ndėrkohė shumė tė zhdukur janė gjetur tė vrarė. Disa janė indentifikuar nėpėr burgjet serbe, ndėrsa disa janė liruar. Flitet edhe pėr pengje tė luftės nė Serbi. Marrėveshja e Kumanovės nuk pėrfshin ēėshtjen e tė burgosurve dhe tė pengjeve tė luftės.

Pėr prof. Ukshin Hotin asnjė gjurmė!


Hesht Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar. Hesht Tribunali i Hagės. Heshtin UNMIK-u e KFOR-i. Heshtin asociacionet humanitare ndėrkombėtare edhe pas tetė muaj ēlirimi tė Kosovės!

Kush ėshtė Ukshin Hoti?







Profesor Ukshin Hoti ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Ka mbaruar studimet pasuniversitare tė shkencave politike dhe ka specializuar marrėdhėniet ndėrkombėtare nė universitetet amerikane tė Ēikagos, Harvardit nė Kembrixh-Boston dhe nė Uashington D.C. , mė 1978-1979.
Ukshin Hoti ėshtė profesor i Universitetit tė Prishtinės dhe publicist e politikolog i shquar shqiptar. Ai ėshtė autor i veprave "Lufta e ftohtė dhe detanti" ,1975 dhe "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", 1995.
Ukshin Hoti ėshtė veprimtar politik dhe kryetar i partisė UNIKOMB-i tė Kosovės.
Profesor Ukshin Hoti sot ėshtė ndėr intelektualėt mė tė guximshėm, mė tė vendosur dhe mė parimorė shqiptarė.
Ai ėshtė ndėr intelektualėt mė tė pėrndjekur shqiptarė nga regjimi serb. Mė 1981 ėshtė burgosur, ndėrsa mė 1982 ėshtė dėnuar me 9 vjet burg ( ka vuajtur 3,5 vjet), pėr shkak se ka pėrkrahur publikisht kėrkesat studentore pėr Republikėn e Kosovės. Nė muajt mars e prill 1993 ka vuajtur burgim, pėr shkak tė organizimit tė homazhit pėr martirėt e rėnė. Nė maj 1993 ėshtė pėrgjakur publikisht nga policia serbe. Mė 15 maj 1994 ėshtė arrestuar, ndėrsa mė 28 shtator 1994 ėshtė dėnuar me 5 vjet burg, pėr shkak tė mendimit e veprimit tė lirė publik.
Intelektualėt shqiptarė e kanė vlerėsuar lart figurėn dhe personalitetin e Ukshin Hotit.

Akademik Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti- ky sot ėshtė smbol i vetėdijes historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynė e ēmon, ashtu siē duhet, njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare, qė rrezaton sot emri i tij."

Shkrimtari i madh Ismail Kadare: "Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burim i fatkeqėsisė, qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir...Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket, ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė, kombi shqiptar ka nevojė pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme."

Fati i Ukshin Hotit sot ėshtė njė ēėshtje morale e njerėzimit.


Organizatat ndėrkombėtare duhet ta kėrkojnė profesor Ukshin Hotin te Serbia, sepse nė momentin e fundit ai ishte nė duar tė saj. Tė kėrkojnė pėrgjigje nga ajo, sepse ai ishte i burgosur politik.
Qė, mė nė fund, tė tregojė: ėshtė gjallė apo i vrarė?!
Nėse mbahet peng i Kosovės-tė tregojė. Nėse e ka vrarė- sėrish tė tregojė ku janė eshtrat e tij!
Ka shumė konventa ndėrkombėtare qė obligojnė pėr kėtė


__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.