Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-08-12, 13:43   #1
Codexx
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-08-12
Postime: 386
Codexx i pazėvėndėsueshėmCodexx i pazėvėndėsueshėmCodexx i pazėvėndėsueshėmCodexx i pazėvėndėsueshėmCodexx i pazėvėndėsueshėmCodexx i pazėvėndėsueshėmCodexx i pazėvėndėsueshėmCodexx i pazėvėndėsueshėmCodexx i pazėvėndėsueshėmCodexx i pazėvėndėsueshėmCodexx i pazėvėndėsueshėm
Gabim Boyle: Karaxhiq e Mlladiq mund tė vdesin nė burg, si Millosheviqi

Ankara, 10 gusht – Profesori i sė drejtės ndėrkombėtare nė universitetin amerikan nė Illinois, aktivist pėr tė drejtat e njeriut dhe ish-avokat i Bosnjės e Hercegovinės para Gjykatės ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, Francis Boyle deklaroi nė njė intervistė ekskluzive pėr agjencinė turke Anadollya se Marrėveshja e Daytonit ka krijuar njė shtet jofunksional qė do tė shpėrbėhet vetė.

“Nė Dayton amerikanėt, me pėlqimin e fuqive tė tjera tė mėdha, e krijuan shtetin e BeH-sė me afat skadimi prej 15 vjetėsh. Njerėzit nga Pentagoni mė kanė thėnė qartė se sipas planit tė Holbrookut do tė ndodhė ndarja e ngadalshme, por pėrfundimtare e BeH-sė. Dhe ku jemi sot?! Fuqitė e mėdha me vetėdije dhe qėllimisht kanė krijuar njė shtet qė kurrė nuk arriti tė funksionojė dhe qė po pėrjeton kolaps, kurse qėllimi pėrfundimtar ėshtė qė tė bėhet ndarja e pėrhershme e BeH-sė dhe qė kjo tė arrihet me rrugė paqėsorė”, tha Boyle.

Nė pyetjen nėse bashkėsia ndėrkombėtare vėrtetė ėshtė e gatshme tė pranojė ndarjen e Bosnjės, pas miliardave tė investuara nė rindėrtimin e saj, Boyle u pėrgjigj:

“E tėra ēka amerikanėt do tė duhej ta kishin bėrė ka qenė qė tė instalohet njė shtet qė mund tė funksionojė. Ata e kanė ditur kėtė, por nuk kanė dahsur. E tėra qė bėnė sot ėshtė se rrinė anash dhe shikojnė se si po shpėrbėhet shteti. Dhe, nė fund tė gjithė do tė heqin do tė thonė OK, pėrse tė mos e bėjmė kėtė. Ėshtė fakt se ato fuqi e kanė bėrė kėtė me qėllim qysh nė mars tė vitit 1994, kur ėshtė nėnshkruar Marrėveshja e Washingtonit. Mė vonė, nė Dayton, drafti i Marrėveshjes paqėsore, qė e hartoi Richard Holbrooke (emisar i posaēėm i Clintoni pėr Ballkanin) iu dha delegacionit boshnjak ishte nė fakt ndarje nė dy shtete – Federatėn dhe Republika Sėrpska. Ishte fare e qartė atėherė, por edhe sot, se Amerika dhe Evropa thjesht nuk duan shtet tė BeH-sė. Ato e duan kolapsin e BeH-sė”.

Tė vetmen shpresė pėr ekzistimin e Bosnjės si shtet unik ky ekspert e sheh nė popullin, tė cilin e fton qė tė ngre zėrin pėr vendin e vet.

“Nė politikė gjėrat nuk ndodhin rastėsisht. Tugjmani dhe Millosheviqi arritėn ujdinė nė Karagjorgjevė nė vitin 1991, kurse Holbrooke nė Dayton iu ka thėnė se kjo (ndarja) e Bosnjės) do tė zgjasė pak pėr tu zbatuar”.

Serbia kurrė nuk ka pushuar tė mohojė ekzistencėn e shtetit tė BH-sė, kurse aktgjykimi i Gjykatės ndėrkombėtare tė Drejtėsisė me tė cilin Serbia ėshtė liruar nga pėrgjegjėsia pėr gjenocid dhe agresion, ka hapur derėn pėr ndonjė sulm tė ri nė Bosnjė nė tė ardhmen, shprehu ai bindjen.

“Para Gjykatės ndėrkombėtare tė drejtėsisė pata sukses tė nxjerr dy masa tė pėrkohshme kundėr ish-Jugosllavisė, krijesės qė atėherė pėrbėhej nga Serbia e Mali i Zi. Isha nė rrugė tė mirė qė tė nxjerr aktgjykim kundėr Britanisė sė Madhe, e cila gjatė luftės ka punuar pėr Serbinė. Por, atėherė ndodhi sabotimi interno dhe i jashtėm. Fuqitė e mėdha kėrkonin nga qeveria e Bosnjės qė tė mė largojnė, sepse e dinin se unė nuk do tė ndalem... Fuqitė e mėdha e duan integrimin e Kroacisė, Serbisė e tė Malit tė Zi nė NATO dhe BE, por thjesht nuk duan njė bantustan mysliman nė atė shoqėri. Kjo ėshtė shumė e thjesht dhe e dhembshme”, thekson Boyle, duke pėrfunduar se Bosnja ėshtė e shtypur nė krahasim me vendet e tjera tė rajonit, sepse shumicėn e popullatės sė saj e pėrbėjnė myslimanėt.

“Sikur myslimanėt e Bosnjės tė dhunonin 40 mijė tė krishtera, sikur qė tė krishterėt kanė dhunuar 40 mijė myslimane, Evropa dhe Amerika do t’i zhduknin nga faqja e dheut”, tha Boyle.

Sipas tij, udhėheqėsi i Serbisė, Sllobodan Milosheviq ka pasur mbėshtetjen e liderėve botėrorė pėr planin e tyre gjenocidal dhe se ėshtė interesant fakti se si Millosheviqi vdiq befas pikėrisht para paraqitjes sė dėshmive pėr e fuqive botėrore nė luftėn e Bosnjės. Karaxhiqi dhe Ratko Mlladiqi dinė po ashtu mjaft dhe proceset kundėr tyre do tė mund tė pėrfundonin nė mėnyrė tė njėjtė – me vdekje para shqiptimit tė aktgjykimit”, vlerėsoi ai.

Sipas fjalėve tė tij, Millosheviqi vdiq pikėrisht nė momentin kur duhej tė fliste pėr lidhje e tij me Holbrookun, Bildtin, Owenin, Stoltenbergun dhe shumė evropianė e amerikanė tė tjerė, duke shtuar se liderėt botėrorė tė asaj kohe nuk dėshirojnė tė kuptohet se ēka kanė bėrė gjatė asaj lufte, derisa myslimanėt vriteshin.


Po tash, qeshtja e veriut te Kosoves....dhe BN si do ta zgjedhin sikurse Bosnja apo ?Kjo eshte BN ne krye me Ameriken kurve..


Codexx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.