Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-07-12, 20:42   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Unioni Ballkanik, apo lufta Ballkanike !?

  • Disa zėra thonė qė do tė ishte nė tė mirė tė rajonit tė krijohej njė union tregtar ballkanik i atyere shteteve qė nuk janė tė pranuara nė Bashkimin Evropjan, dhe qė nė njė tė ardhme tė afėrte njė gjė e tillė nuk pritet.
  • Disa zėra tė tjerė kan filluar tė flasin pėr njė luftė tė tretė ballkanike, ku ajo e mbetura nė gjysmė do ti shkohej deri nė fund. Shqipri, Kroaci,Serbi (natyrale, sepse dikush i quan tė mėdha e tė zmadhuara. unė mendoj thjesht natyrale).
Ēfar mendojn dardanasit ?


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-07-12, 20:56   #2
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Unioni Ballkanik, apo lufta Ballkanike !?

E mundshme ėshtė pėrsėritja e njė konflikti tė armatosur ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve rreth Maqedonisė, pėr dy apo tre vjet. Politikanė serbė shohin gjasa tė shumta pėr tensione tė reja ndėrkufitare, ku Serbia do tė fitonte pjesėn veriore tė Kosovės, ndėrsa pjesa tjetėr do tė mund t’i bashkohej Shqipėrisė. Sipas po kėsaj logjike synohet tė fitohet edhe Republika Serbe, autoritetet e sė cilės nuk e pranojnė diktatin e Sarajevės

Me tė qenė mysafir i ditarit tė televizionit “HRT”, mė 14 korrik, kryeministri i dikurshėm i Maqedonisė dhe ish-kryetar i partisė qeveritare nė vend “VMRO-DPMNE”, Lupēe Georgievski, shokoi opinionin, duke i zbuluar hollėsitė e autobiografisė sė porsabotuar tė tij, nė tė cilėn ai flet pėr atė se si me ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq, dy herė gjatė vitit 2003 kishte diskutuar rreth ndarjes sė Maqedonisė dhe Kosovės ndėrmjet serbėve, maqedonasve dhe shqiptarėve. Ai ka thėnė po ashtu se nė kėto bisedimeve nuk kanė marrė pjesė shqiptarėt, pasi qė, siē tha ai, ishte paraparė qė kjo ide tė lihej “tė rrinte” pak. Ndėrkohė, Gjingjiq u vra, kėshtu qė ideja dhe qėllimi i Gjingjiqit dhe Georgievskit pėr ndryshimin e kufijve dhe zhvendosjen humane nuk u jetėsua dhe as nuk u vu nė veprim. Megjithatė, kujtojmė se si ish-kryeministri Lupēe Georgievski ka dhėnė dorėheqjen nė vitin 2003 nga posti i kryetarit tė partisė sė tij dhe ka deklaruar publikisht se zotohet pėr ndarjen e Maqedonisė. Ai ka thėnė se e ka pėr obligim tė japė dorėheqjen nga posti kryetarit tė “VMRO-DPMNE”-sė, pasi qė si kryeministėr dhe kryetar i partisė nė vitin 2001 e ka nėnshkruar Marrėveshjen e Ohrit pėr ndaljen e luftės dhe fillimin e paqes dhe bashkėjetesės mes shqiptarėve dhe maqedonasve nė Maqedoni. Duke e shqiptuar me kėtė rast frazėn: “Marrėveshja e Ohrit ėshtė e vdekur”, Georgievski u deklarua publikisht pėr ndarjen e Maqedonisė.Ideja pėr ndarjen dhe\apo ndryshimin e kufijve etnikė nėpėrmjet “zhvendosjes humane” tė shqiptarėve, serbėve dhe maqedonasve ėshtė dukshėm mė e vjetėr sesa qė atė e shpikėn Gjingjiqi dhe Georgievski.

Autorė tė saj janė anėtarėt e SANU-sė, nga Franca, nė Beograd. Pėr idenė e ndarjes sė Maqedonisė ka folur edhe Radovan Karaxhiqi gjatė bisedimeve serbo-kroate nė Gras, mė 1992. Sipas njė deklarate tė paautorizuar tė Sllavko Degoricijes, njėrit prej pjesėmarrėsve tė bisedimeve serbo-kroate, Karaxhiqi atėbotė kishte thėnė: “Po ēfarė Maqedonie bre, ky shtet nuk ekziston. Njė pjesė i shkon Bullgarisė, njė neve dhe njė pjesė shqiptarėve”.

Megjithatė, gjėja mė serioze e gjithė kėtij rrėfimi ėshtė fakti se nga ideja e ndarjes dhe e ndryshimit tė kufijve tė Maqedonisė dhe Kosovės nė pako, nuk kanė hequr dorė qarqet aktuale politike nė Beograd dhe njėsitet serbe tė zbulimit, e as bashkėmendimtarėt e tyre dhe\apo disa eksponentė nė Maqedoni. Mirėpo rrethanat dhe plani i realizimit tė ndarjes sė Kosovės dhe Maqedonisė kanė ndryshuar. Ndėrkohė, Kosova ka shpallur pavarėsinė, ndėrsa shtetėsinė e saj e kanė njohur shumica e shteteve anėtare tė BE-sė bashkė me mė shumė se tetėdhjetė shtete tė tjera tė botės, nė krye tė tyre SHBA-ja. Ama iluzion ėshtė tė pritet qė edhe Serbia tė njohė pavarėsinė e Kosovės. As tani, e as nė ndonjė tė ardhme tė afėrt. Pėr mė tepėr, Serbia do tė provojė me tė gjitha mjetet e mundshme tė shpėtojė nga Kosova atė qė mund tė shpėtohet. Mbrojtėsi kryesor i tė ashtuquajturit demarkacion ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve ėshtė mandatari i qeverisė sė re serbe, Ivica Daēiq, njė njeri i Millosheviqit e mė pas edhe i Gjingjiiqt, nėnkryetari i dikurshėm i ish-Qeverisė serbe dhe ministėr i Policisė.

Kah fundi i majit tė vitit tė kaluar, nė emisionin “Upitnik” (Pyetėsori) tė RTS-sė, Daēiq ka thėnė se duhet tė ndodhė demarkacioni ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve dhe se pėr kėtė gjė duhet tė merren vesh Shqipėria dhe Serbia. Daēiq natyrisht nuk do tė bisedonte me zyrtarėt e Kosovės, pasi qė kjo gjė do tė nėnkuptonte pranimin e shtetėsisė kosovare e pėr mė tepėr do tė ishte e paparamendueshme qė Qeveria nė Kosovė tė negocionte me Serbinė pėr kėmbimin e territorit tė vet me njė tjetėr territor tė vet. Sipas mendimit tė Daēiqit, shqiptarėt nė Kosovė janė pakicė kombėtare dhe duke i parė si tė tillė i ka porositur se ėshtė gjė e natyrshme qė tė bashkohen me shtetin amė, apo Shqipėrinė. Me kėtė rast Daēiq tėrhoqi njė paralele me Republikėn Serbe nė Bosnjė-Hercegovinė dhe tha se ėshtė e natyrshme qė RS-ja t’i bashkohet Serbisė, ngase nuk ėshtė gjė e menēur tė ekzistojnė dy shtete serbe nė vend se njė. Nė po kėtė emision ėshtė transmetuar edhe deklarata e presidentit tė atėhershėm tė Serbisė, Boris Tadiq, qė thotė se ēdo ide pėr zgjidhje, e madje edhe ajo pėr demarkacion, ėshtė e mirėseardhur. Liberali serb, Ēedomir Jovanoviq, me rastin e njė vizite nė Zagreb nė mars tė kėtij viti, ka thėnė se ai, edhe sikur tė fitonte nė zgjedhjet presidenciale nė Serbi, kurrė nuk do ta pranonte shtetin e Kosovės. Jovanoviq ka thėnė po ashtu se Kosova nė fakt edhe nuk ėshtė shtet dhe se as Kosova e as Bosnja nuk kanė atribute tė shtetit e as shtetėsi, duke shtuar me kėtė rast se “Kosovės i kanoset rrezik shumė mė i madh nga Maqedonia sesa nga Serbia”.

Pikėrisht kjo fjali e Jovanoviqit ėshtė e rėndėsishme, shumė e rėndėsishme. Dy burime tė brendshme tė zbulimit pretendojnė se incidenti apo vrasja e pesė burrave nė prag tė Pashkėve ortodokse nė afėrsi tė Shkupit, nė prill tė kėtij viti, ishte vepėr qė mban nėnshkrimin e njėsitit serb tė zbulimit, apo mė saktėsisht tė njėsitit serb pėr operacione speciale. Qėllimi, siē thanė burimet, ėshtė shkaktimi i njė konflikti tė ri, apo lufte, ndėrmjet shqiptarėve dhe maqedonasve dhe aktualizimi i ndarjes sė Maqedonisė. Pikėrisht Maqedonia ėshtė pika mė e ndjeshme dhe mė e dobėt nė plejadėn e sotme nė Ballkan, pasi qė nė Maqedoni urrejtja ndėretnike ėshtė mė e theksuar, ndėrsa disponimi anti-shqiptar, siē pretendojnė analistėt, ka shtrirje madje edhe institucionale. Dhe pikėrisht nė Maqedoni mund tė shkaktohet mė sė lehti njė konflikt i ri ballkanik. Nėse do tė vinte deri te ndarja, tė cilėn gjė e shpresojnė dhe nė tė cilėn llogarisin gjithnjė e mė shumė qarqet politike nė Beograd si iniciuese tė ndarjes, atėherė pjesa perėndimore e Maqedonisė, me shumicė shqiptare tė banorėve, do tė bashkohej natyrshėm me Shqipėrinė. Sipas disa burimeve, mė shumė se treqind mijė maqedonas kanė kėrkuar dhe kanė marrė pasaporta bullgare, pas anėtarėsimit tė Bullgarisė nė BE. Shteti bullgar pėr tė gjitha kėto hesht me menēuri, pėrveē se, natyrisht, nėn presion ka pranuar shtetėsinė e Maqedonisė, edhe pse nuk do ta pranojė kurrė identitetin e popullit maqedonas.

E tani, me njė gjendje tė tillė, politikanėt serbė e shohin shansin e njė rendi tė ri kufitar, kur Serbia do ta fitonte njė pjesė tė Kosovės, atė tė veriut dhe tė veriut tė Mitrovicės, pjesė kjo jashtė kontrollit tė qeverisė nė Kosovė dhe ku shumica e banorėve janė serbė qė nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa pjesa e mbetur e Kosovės do t’i bashkohej Shqipėrisė, ngase nuk do tė mund tė mbijetonte e vetme, siē nuk do tė mundte as pjesa perėndimore e Maqedonisė.

Sipas po kėsaj logjike, Serbia shpreson ta fitojė edhe Republikėn Serbe, autoritetet e sė cilės nuk e pranojnė diktatin e Sarajevės. Edhe pse mesazhet e pėrsėritura nga Washingtoni dhe bashkėsia ndėrkombėtare tregojnė qartė se ndryshime kufijsh nuk ka, nuk mund tė shpėrfillet e dhėna se pas Marrėveshjes sė Kumanovės mė 1999, bashkėsia ndėrkombėtare nuk e lejoi UĒK-nė e atėhershėm tė hynte nė Mitrovicė e as nė veriun e mėtutjeshėm tė Kosovės drejt kufirit me Serbi, por e ndaloi pikėrisht nė pjesėn deri ku, edhe sot e kėsaj dite, shtrihet kontrolli i Qeverisė kosovare, ndryshe thėnė administratės sė shtetit tė sapokrijuar tė Kosovės.

Miniera e Trepēės, pasuria e sė cilės ėshtė vlerėsuar tė kapė shifrėn prej nėntėqind miliardė dollarėsh dhe ku ari ėshtė vetėm njė prej produkteve, ėshtė po ashtu e ndarė.

Hyrja veriore nė minierė ėshtė nėn kontrollin e serbėve, ndėrsa ajo jugore nėn kontroll tė shqiptarėve, apo amerikanėve, krejt njėsoj ėshtė. Ėshtė e dhėnė interesante se si kjo vijė e kufirit ėshtė pikėrisht ajo e njėjta nga viti 1943, ndėrmjet Gjermanisė dhe Italisė. Pjesa veriore e Kosovės dhe Serbia ishin nėn kontrollin e forcave okupuese gjermane, ndėrsa pjesa mė e madhe e Kosovės, ajo jugore si dhe Shqipėria, kontrolloheshin ushtarakisht dhe me administratė nga italianėt. Nuk mund tė shpėrfillet as fakti mė bashkėkohor se burrėshtetasit botėrorė, megjithatė, lejuan spastrimin etnik tė Bosnjės dhe krijimin e Republikės Serbe. Njė prej qarqeve tė zbulimit tė pėrmendura mė lart komenton sesi, nė rastin mė tė mirė, ėshtė i mundshėm njė konflikt i ri i armatosur ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve rreth Maqedonisė brenda dy apo tre vjetėsh, dhe si nėpėr medie ka kaluar e pavėrejtur njė analizė e ngjashme e rreth dy vjetėve mė parė e pėrgatitur nga disa analistė rusė.

Forcat speciale dhe njėsitet e zbulimit tė Rusisė, pretendon i njėjti burim, tashmė janė tė stacionuara nė Nish. Nė fund, do tė citojmė deklaratėn e analistit dhe publicistit tė njohur nga Maqedonia, Kim Mehmeti: “Pėr fuqitė e mėdha, tė cilat vendosin pėr shtetet dhe popujt e vegjėl, vlen parimi se tė dobishėm janė vetėm politikanėt e dėgjueshėm dhe tė korruptuar, me tė cilėt ndėrtohen dhe krijohen shtetet demokratike”.



(Vėshtrim i botuar nė “dnevno.hr” nga Diana Rexhepi)


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.