Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-05-07, 14:17   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Njoftime pėr planete

Si Toka edhe Marsi vuan nga mbingrohja

Ndėrsa nė planetin tonė "fajtor" ėshtė njeriu, nė Planetin e Kuq ndryshimet vijnė pėr shkak tė faktorėve rrezatues



Me 0,86 gradė celsius ėshtė ngritur temperatura mesatare e Planetit tė Kuq qysh nga viti 1978 deri nė vitin 1999, bėjnė tė ditur shkencėtarėt amerikanė nė njė studim tė tyrin, botuar nė faqet e numrit aktual tė revistės shkencore "Nature". Mbi Tokė, sipas matjeve tė realizuara e tė deklaruara nga Kėshilli i Klimės nė SHBA, gjatė 100 viteve tė shkuara ėshtė konstatuar njė rritje (sigurisht shqetėsuese) prej 0,74 gradėsh celsius.




Gjithsesi, Marsit, ndryshe nga planeti ynė Tokė, nuk i ėshtė shkaktuar kjo nga ajo qė njihet si "ndikimi human mbi fatet e planetit". Nė rastin e tij ka ndikuar shumė mė tepėr aftėsia pėr rrezatim e sipėrfaqes sė planetėve (e ashtuquajtur "Albedo"). Nėpėrmjet Albedo-s arrihet tė "axhustohet" se sa energji diellore rezervon planeti dhe se sa arrin tė kthejė mbrapsht ai nė hapėsirė. Kjo ka sjellė edhe pasoja pėr temperaturėn e planetit dhe lindjen e stuhive tė fuqishme, qė pėrcaktojnė pastaj motin apo temperaturėn nė Mars.
Sipas konstatimeve tė botuara sė fundmi nė revistėn "Nature", me ē‘duket pjesė tė mėdha tė sipėrfaqes sė planetėve e ndryshojnė gjithnjė e mė shumė aftėsinė e tyre tė rrezatimit. Shkak pėr kėtė janė pikėrisht ato qė thamė dhe mė lart, pra stuhitė e forta tė pluhurit, qė e mbulojnė sipėrfaqen e planetėve me njė shtresė tė hollė pluhuri nė ngjyrė tė ēelėt. Shkencėtarėt amerikanė, tė "Carl Sagan Center" nė Moffett Field, raportojnė se ndonjėherė, deri nė 40 pėr qind e sipėrfaqes errėsohet apo zbardhet si pasojė e kėtij fenomeni. Ngrohja, e cila konsiderohet si e vrullshme nė harkun kohor tė pak viteve, mund ta godiste sėrish Planetin e Kuq. Shkencėtarėt besojnė se ai pėrbėn njė cikėl mė vete, i cili pėrsėritet nė harkun e pak dekadave.
Agjencia evropiane dhe ajo ruse e hapėsirės po stimulojnė pėr herė tė parė njė udhėtim imagjinar nė Mars: kėsisoj, 6 persona janė izoluar, duke shpresuar tė qėndrojnė 500 ditė nė kutiza metali. Synimi ėshtė qė tė stimulohen e tė luhen aty tė gjithė skenarėt e mundshėm psikologjikė e teknikė, qė mund tė ndodhnin gjatė njė udhėtimi nė Planetin e Kuq. Madje, po kėrkohen vullnetarė tė tjerė pėr tė plotėsuar numrin e nevojshėm pėr pėrzgjedhjen e njerėzve qė do tė nisen nė Mars vitin e ardhshėm.



__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-05-07, 14:19   #2
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Prova pėr njė "Big-Brother" nė Mars

Prova pėr njė "Big-Brother" nė Mars


"Esa" po stimulon pėr herė tė parė njė udhėtim imagjinar nė Mars: kėsisoj, 6 persona janė izoluar, duke shpresuar tė qėndrojnė 500 ditė nė kutiza apo dhoma metali. Synimi ėshtė qė tė stimulohen e tė luhen aty tė gjithė skenarėt e mundshėm tė avarive psikologjike e teknike, qė mund tė ndodhnin gjatė njė udhėtimi nė Planetin e Kuq. Madje, akoma po kėrkohen vullnetarė tė tjerė pėr tė plotėsuar numrin e nevojshėm, pėr tė arritur nė njė rezultat sa mė real.

Agjencitė hapėsinore evropiane dhe ajo ruse, pėrkatėsisht "Esa" dhe "Roskosmos", shpresojnė qė duke ia nisur qysh nga viti i ardhshėm tė provojnė me sukses nisjen pėr nė Mars tė ekipit prej gjashtė astronautėsh. Sikurse bėnte tė ditur edhe Agjencia Evropiane e Hapėsirės "Esa", me qendėr nė qytetin holandez tė Noordwijk, personat e marrė nė test duhet tė kalojnė rreth 500 ditė nė njė model anijeje kozmike ruse dhe aty t‘u nėnshtrohen tė gjithė skenarėve, qė do tė mund tė haseshin gjatė udhėtimit drejt Planetit tė Kuq. E kėtu, ndėr tė tjera, mund tė rendisnim: sėmundjet apo fatkeqėsitė, avaritė e problemet nė komunikim mes anijeve kozmike dhe bazės nė Tokė, si dhe mungesėn e problemet nė ushqim. Sipas tė dhėnave tė Agjencisė Europiane tė Hapėsirės, "Esa", nė fund mund tė caktoheshin dy prej gjashtė personave (vullnetarė) tė vėnė nė test, pėr tė marrė pjese nė fluturimin e stimuluar. Modeli i anijes kozmike hapėsinore pėrbėhet nga kutiza metali tė formave tė ndryshme, nė tė cilat gjenden ndėr tė tjera edhe njė stacion kėrkimor shkencor, njė ambulancė, dhoma gjumi e kuzhina. Njė tjetėr kutizė, le tė themi kėshtu, pėrmban platformė uljeje, me ndihmėn e sė cilės "astronautėt" pretendohet tė stimulojnė uljen nė Planetin e Kuq. Ky "spektakėl" me pėrmasa tė mėdha organizohet nga ana e Institutit rus pėr Problemet e Biomedicinės. Ndėrkohė qė projekti nė fjalė financohet nė pjesėn mė tė madhe nga Agjencia Hapėsinore Ruse "Roskosmos".

Ashtu siē theksonte dhe shkencėtari i "Esa"-s, Marc Heppener, projekti nė fjalė do tė arrijė tė shpjegojė se si njerėzit mund tė silleshin, nėse ata izoloheshin pėr njė vit rresht nga bota nė tokė e pėr ēdo gjė do tė duhej t‘ia dilnin vetė. Duhej t‘i jepej shpjegim nga ana tjetėr, edhe pyetjes se si zhvillohen nė njė udhėtim kaq tė gjatė hapėsinor lidhjet mes grupimeve dhe se ēfarė rreziqesh mund tė haseshin ndėrkohė. "Ne kemi pėrjetuar eksperienca, duke mėsuar se ēfarė do tė ndodhte nėse astronautėt do tė fluturonin drejt stacionit tonė hapėsinor, por astronautė, qė udhėtojnė drejt Marsit, kjo pėr ne deri mė tani pėrbėn njė gjė krejtėsisht tė re", tha Heppener. Sipas fjalėve tė shkencėtarit tė "Esa"-s, Agjencia Hapėsinore Europiane mendon se aty nga mesi i qershorit tė nisė me pėrzgjedhjen e vullnetarėve. Kėrkohen mė shumė kandidatė me kualitete tė mira mjekėsore e teknike, si dhe me njohuri tė mira shkencore. Pėrzgjedhja e tyre mendohet tė mbyllet nė muajin nėntor.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-07, 16:33   #3
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zbulohet njė planet i ri me ujė e akull

Ylli "GJ 436" nė fakt nuk ėshtė i jashtėzakonshėm: rreth 30 vite dritė larg, ai ndodhet nė afėrsi direkte me Tokėn dhe madje nuk ėshtė as i madh. Gjithsesi, ai i pėrket grumbullit tė panumėrt tė yjeve, tė cilėt deri mė tani zėnė rreth 200 eksoplanetė (planetė qė ndodhen jashtė sistemit tonė diellor) tė njohur.

Nė vitin 2004, studiuesit e astronomėt kishin dėshmuar se planeti relativisht i vogėl rrethohet nga njė qerthull i ngushtė prej yllit "GJ 436". Ai ėshtė rreth 22 herė mė i rėndė se Toka dhe mesatarisht katėr milionė kilometra larg nga ylli i tij (rreth tri pėr qind e distancės mes Tokės dhe Diellit). Kjo e ka bėrė atė njė vogėlsirė krahasuar me eksoplanetėt e tjerė tė zbuluar deri mė tani, tė cilėt, siē dihet, janė tė rrethuar nga unaza tė gazta, ashtu sikurse tė kalibrit tė asaj tė Jupiterit.

Tashmė, shkencėtarėt pėr herė tė parė ia kanė dalė qė tė vėzhgojnė njė "xhuxh" tė tillė, ndėrsa ai kalon direkt pranė yllit. Kėshtu ai ka bllokuar njė pjesėz tė vogėl tė dritės sė yjeve dhe nga ndryshimi mes formės sė djeshme e asaj tė sotme, shkencėtarėt tė drejtuar nga Michael Gillon i Universitetit tė Liezhit nė Belgjikė, kanė mundur tė pėrllogarisin peshėn dhe pėrmasat e planetit qė ata e kanė pagėzuar si "GJ 436".

"Ėshtė hera e parė qė ia kemi dalė me njė planet tė pėrmasave tė tilla", thotė Gillon pėr njė media vendase. "Deri mė tani janė tė njohur vetėm 16 planetė transit dhe tek tė gjithė bėhet fjalė pėr gjigantė tė gaztė".
Njė planet prej uji

Premiera e parė duket se i ka lėnė pa mend tė gjithė kur janė kryer vėzhgimet e para, qė u botuan menjėherė nė revistėn e specializuar "Astronomy & Astrophsyics" e u pėrshkruan gjerėsisht. Po aq mbresėlėnėse ka qenė ajo ēka ėshtė zbuluar brenda botės sė shkencėtarėve. Matjet kanė treguar se "GJ 436 b", me njė perimetėr prej 50000 kilometrash ėshtė rreth katėr herė mė i madh se Toka. "Nga masa dhe madhėsia ne mund tė pėrcaktojmė edhe shtresėn e tij mesatare, thotė Gillon, dhe kjo na tregon mė pas se ky planet pėrbėhet kryesisht nga uji dhe nė njė pjesė tė vogėl nga gurė".

Kush kishte shpresuar pėr njė botė "tė butė" me oqeane qė stimulojnė jetesėn, do tė zhgėnjehet, ngaqė planeti e rrethon yllin e tij ngushtėsisht nė mėnyrė ekstreme. Mbi sipėrfaqen e tij mbizotėrojnė temperatura qė shkojnė rreth 300 gradė celsius, siē kanė pėrllogaritur studiuesit. Nė atmosferė, uji, pėr kėtė arsye, duhet tė ekzistojė vetėm nė formė avujsh.

Akull nė forma ekzotike nėn presion

Plotėsisht ndryshe duket se ngjan kjo botė nga brenda, ngaqė planeti nė thelb ėshtė mė i rėndė se Toka. Edhe tėrheqja magnetike ėshtė qartėsisht mė e lartė. Uji nėn sipėrfaqe pėr kėtė arsye merr forma ekzotike, tė cilat njerėzit nė Tokė i kanė parė vetėm (nė rastin mė tė mirė) nė kushte laboratorike. "Uji mbulon mė shumė se njė tė dhjetėn nė gjendje tė ngrirė, thotė kolegu i Gillons, Frederic Pont. Akulli i njohur pėr ne ėshtė vetėm njėri prej tyre".

Nėn njė presion ekstremisht tė lartė uji shndėrrohet nė trup tė ngurtė, i cili nė njė sipėrfaqe tė gjerė pėrbėhet nga njė shtresė e trashė akulli, ashtu sikurse shndėrrohet edhe qymyri nėn presion tė fortė nė diamant. Fizikanėt e cilėsojnė ujin nė kėto rrethana ekzotike si "Akull VII" dhe "Akull X". "Nėse oqeanet mbi Tokė do tė ishin mė tė thella, thotė Pont, atėherė tė tilla forma ekzotike tė ujit do tė shfaqeshin edhe nė sipėrfaqet e deteve tanė". Me ndryshimin se, akulli i rrallė i gjetur mbi "GJ 436 b" nė sipėrfaqen e shtresės sė sipėrme, do tė kishte temperaturėn disa qindra gradė celsius nxehtėsi.

Shkencėtarėt besojnė se zbulimi i tyre jep edhe njė dėshmi mė shumė pėr planetė tė ngjashėm me Tokėn. Meqė gjigantėt e akullt i ngjasojnė nė formė e pėrmbajtje Uranit dhe Neptunit, mund tė shfaqeshin edhe nė distanca tė shkurtra nga yjet e tyre. Pėrveē kėsaj, janė kryer matje edhe nė observatorin OFXB nė qytetin zviceran tė St. Luc. "Me kėtė ne dėshmuam se vėzhgimi transit i planetėve tė vegjėl ėshtė i mundur me teleskopė tė vegjėl", thotė Gillon.

Pėr gjallesat ėshtė ferri

Kjo do tė thoshte sėrish njė shtytje nė lėmin e kėrkimit e studimit tė planetėve, qė nė kohėt e fundit ka ecur nė mėnyrė tė suksesshme. Vetėm nė javėt e fundit shkencėtarėt kanė arritur pėr herė tė parė zbulimin e njė planeti, me shumė gjasa, tė pėrshtatshėm pėr jetė dhe nė sjelljen e dėshmisė se ėshtė gjetur ujė nė atmosferėn e njė tjetėr planeti. "Pėrllogaritjet tona kanė mundur gjithashtu tė dėshmojnė se planetė tė tjerė, tė njohur tashmė, zotėrojnė masa tė njėjta uji", mendon Gillon. Ngaqė disa prej tyre mund tė ishin mė tė ftohtė se "GJ 436 b", nė sipėrfaqen e tyre mund tė ekzistonte madje edhe ujė i pijshėm dhe kėshtu do kishte kushte minimale tė pėrshtatshme pėr jetė. Jeta nė "GJ 436 b" megjithatė, sipas tij, do tė ishte diēka e pamundur. "Ai ėshtė njė rruzull prej akulli dhe uji, i rrethuar nga njė atmosferė prej avujsh tė nxehtė", thotė Gillon. "Pėr gjallesa, si ato qė jetojnė nė Tokė, ai do tė kishte qenė me tė vėrtetė njė ferr".

Sensacioni me ndihmėn e teleskopit "Hubble" - Regjistrohet njė unazė me materie tė errėt

Nė njė distancė prej miliarda vitesh dritė, astronomėt kanė zbuluar njė unazė prej materieje tė errėt, njė substancė mistike, qė ndoshta e mbėshtjell universin nė brendėsi tė tij. James Jee i Universitetit "Johns Hopkins" nė SHBA, nė fillim mbeti i shokuar: "Isha nervoz kur pashė unazėn, thotė astronomi. Unė mendova se ajo duhej tė ishte ndonjė artefakt, ēka do tė thotė se ne mund tė kishim bėrė ndonjė gabim nė pėrpunimin e tė dhėnave tona". Ai nuk mund t‘u kishte besuar dot rezultateve tė kėrkimit tė tij. "Por sa mė shumė qė unė pėrpiqesha t‘i largohesha unazės, aq mė e qartė ajo bėhej. Mė mori njė vit kohė derisa unė u binda se unaza ishte e vėrtetė". Ai thotė se njė gjė tė tillė mė parė nuk e kishte parė kurrė gjatė vėzhgimeve tė tij. Me ndihmėn e teleskopit hapėsinor tė famshėm "Hubble", ekipi ndėrkombėtar i shkencėtarėve e astronomėve ka hasur nė grumbullin e galaksive tė njė distance prej pesė miliardė vitesh dritė njė unazė me materie tė errėt. Kjo formė e jashtėzakonshme materieje mund tė vėzhgohet vetėm nė mėnyrė indirekte, pasi ajo nuk dėrgon asnjė dritė tė dukshme, apo dhe rrezatim elektromagnetik. Se ēfarė ėshtė kjo materie e errėt, nė fakt, kėtė nuk e di njeri. Shkencėtarėt besojnė se bėhet fjalė pėr pjesėza elementare materieje, tė cilat deri mė tani nuk mund tė dėshmoheshin direkt, por qė janė ekzistente ngado nė hapėsirė.



iliriaplus.com

__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-07, 20:51   #4
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si do tė ishte Toka pa ne?

Si do ishte bota nėse qeniet njerėzore do tė zhdukeshin? Natyra do tė pushtonte planetin.



Padyshim qė qeniet njerėzore janė mė tė zhvilluarat qė kanė jetuar ndonjėherė nė tokė. Nė pak miliona vjet kemi pėrshtatur sipas nevojave tona mė shumė se njė tė tretėn e sipėrfaqes sė tokės nė tė gjithė planetin. Madje, sipas disa vlerėsimeve, tashmė kontrollojmė mė shumė se 40 pėr qind tė kapacitetit prodhues tė planetit. Por duke lėnė pas jo pak dėmtime: pyje tė shkatėrruara, ndotje kimike, specie nė zhdukje e shumė tė tjera, pa harruar kėtu se tashmė e kemi marrė edhe kurorėn pėr ndihmėn qė po japim nė ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale. Nėse do tė mundnin, pa dyshim qė speciet e tjera, me tė cilat "ndajmė" tokėn, do tė na dėbonin pa hezituar aspak. Por nėse dėshira e tyre tė realizohej? Ēfarė do tė ndodhte nėse tė gjitha qeniet njerėzore qė jetojnė nė tokė- tė paktėn 6,5 miliardė -do tė depėrtoheshin nė njė kamp riedukimi nė njė tjetėr galaktikė. Atėherė duke qenė pa ne, shkatėrruesit mė tė mėdhenj, sigurisht qė natyra do tė fillojė tė mendojė seriozisht pėr veten. Fushat dhe kullotat do tė mbuloheshin nga bari dhe pyjet, ajri she uji do tė pastroheshin nga ndotjet dhe rrugėt dhe qytetet do tė mbuloheshin nga gjelbėrimi. "E vėrteta e hidhur ėshtė se peizazhi do tė pėrmirėsohej dukshėm sapo qeniet njerėzore tė dilnin nga skena", mbėshtet John Orrock, njė biolog i qendrės kombėtare pėr analizat ekologjike nė Santa Barbara nė Kaliforni. Po lind pyetja a do tė zhdukeshin plotėsisht shenjat e njerėzimit, apo ne e kemi modifikuar planetin tokė nė atė mėnyrė sa edhe pas miliona vitesh gjurmėt tona do dukeshin sėrish?


Ndotja nga ndriēimi
Nėse njė ditė nuk do tė ekzistonin qeniet njerėzore, ndryshimi do tė dukej menjėherė, madje edhe nga orbita e tokės: vezullimi i dritave artificiale qė ndriēojnė netėt tona do tė fillonin tė shuheshin ngadalė. Vėrtet duke parė shpėrndarjen e dritave artificiale mund ta kuptojmė lehtėsisht se sa shumė e dominojmė Tokėn. Sipas disa vlerėsimeve tė bėra rreth 85 pėr qind e qiellit evropian ėshtė i ndotur nga dritat: SHBA rreth 62 pėr qind dhe Japonia rreth 98,5 pėr qind. Ndėrsa nė vende si Gjermania, Austria, Belgjika dhe Vendet e Ulėta, nuk ka mė asnjė pjesė qielli qė tė mos jetė e ndotur nga dritat. "Brenda njė kohe tė shkurtėr, maksimumi brenda njė ose dy ditėsh, do tė filloni blackout-ėt e parė, pasi askush nuk do tė kujdesej mė pėr centralet", shpjegon Gordon Masterton, president i Institutit tė Inxhinierisė Civile nė Londėr. Burimet e energjisė sė rinovueshme, si turbinat me erė apo panelet diellore, do tė mbanin tė ndezura automatikisht pak drita, por pa mirėmbajtjen e rrjetit tė shpėrndarjes edha ato do tė dilnin jashtė pėrdorimit brenda pak javėve. Pa elektricitetin do tė ndalonin pompat elektrike, impiantet pėr funksionimin e kanalizimeve pėr ujėrat e zeza dhe tė gjitha aparaturat e tjera tė shoqėrisė moderne. Mungesa e mirėmbajtjes do tė ēonte drejt shkatėrrimit ndėrtesa, rrugė, ura dhe struktura tė tjera. Konstruksionet moderne janė projektuar pėr tė duruar mesatarisht 70 vjet, urat deri nė 120 dhe digat deri nė 250, por kjo parashikon edhe mundėsinė qė dikush t‘i mbajė tė pastra dhe tė zgjidhė problemet e herėpashershme qė mund tė shfaqin. Dhe pa njerėzit qė mund t‘i kryejnė kėto detyra, qė nė pamje tė parė duken tė parėndėsishme, gjėrat do tė shkonin shumė shpejt drejt shkatėrrimit. Njė shembull i mirė ėshtė edhe qyteti i Pripjat-it. Kjo qendėr, afėr Ēernobilit nė Ukrainė, u braktis pas katastrofės nukleare tė 20 viteve mė parė dhe ngeli si shkretėtirė. "Nga larg ka akoma pėrshtypjen e njė qyteti tė gjallė, por ndėrtesat janė duke u shkatėrruara", thotė Ronald Cheeser, biolog ambienti nė Politeknikun e Lubbock-ut nė Teksas, qė ka punuar pėr njė kohė tė gjatė nė zonėn e shpėrthimit pėrreth Ēernobilit. "Elementi mė i pėrhapur janė bimėt. Rrėnjėt e tyre janė futur thellė nė ēimento pas tullave, duke shkatėrruar me shpejtėsi kėto struktura. Nuk e kuptojmė se sa e rėndėsishme ėshtė qė tė ndėrhyjmė nė shtėpitė tona pėr tė ndaluar fenomene tė kėtij lloji. Ėshtė e pabesueshme se si bimėt arrijnė tė "pushtojnė" edhe ēdo cep, sado i vogėl qoftė ai". Nėse askush nuk do tė kujdesesh mė pėr riparimet, ēdo stuhi, shi apo ngricė do tė merrte pjesėt e ndėrtesave tė braktisura dhe brenda pak dhjetėvjeēarėsh ato do tė zhdukeshin plotėsisht. Nė Pripjat kjo ėshtė duke ndodhur. Shtėpitė prej druri dhe struktura tė tjera tė pėrmasave tė vogla, tė ndėrtuara ndoshta me mė pak siguri, do tė ishin tė parat qė do tė binin. Sigurisht pas tyre do t‘u takonte ndėrtesave prej xhami, qė sot i vlerėsojmė shumė. Por edhe nėse ndėrtesat do tė prisheshin, mbeturinat e tyre, sidomos ato prej guri dhe ēimentoje, me siguri do tė ngeleshin aty pėr miliona vjet. "Gjejmė akoma mbetjet e qytetėrimeve qė kanė jetuar tre mijė vjet mė parė, ndaj kam frikė se shenjat e saj qė kemi krijuar do tė ngeleshin pėr shumė mijėvjeēarė", nėnvizon Masterton. Mungesa e kujdesit do tė kishte gjithashtu pasoja dramatike edhe pėr 430 centralet bėrthamore aktualisht nė punė nė tė gjithė botėn. Ēlirimi i sasive tė mėdha tė radioaktivitetit do tė kishte efekt mė shkatėrrues se sa mendohet, megjithatė zona pėrreth Ēernobilit e tregon qartė se sa shpejt natyra ėshtė nė gjendje tė krijojė hapėsirat e saj. "Prisja tė gjeja njė shkretėtirė bėrthamore, por nė tė vėrtetė ngela i ēuditur. Nė zonėn e ekosistemit ėshtė zhvilluar njė ekosistem shumė i pasur". Nė vitet e para pas evakuimit minjtė ishin shumėfishuar, po ashtu edhe qentė e egėr, pavarėsisht pėrpjekjeve pėr t‘i zhdukur. Por koha e kėtyre kafshėve nuk zgjati shumė dhe fauna lokale filloi tė zėrė vendin e saj. Derrat janė 10 deri 15 pėr qind mė shumė nė brendėsi tė zonės sė shpėrthimit, sesa jashtė territorit tė saj. "Nuk kisha parė kurrė njė ujk nė Ukrainė. Nė fakt, aty brenda gjen vėrtet shumė", shpjegon Chesser.

Tė dėnuarat
Por largimi ynė nuk do tė thotė shpėtim pėr tė gjitha speciet qė rrezikojnė zhdukjen. Biologėt kanė llogaritur se nė 85 pėr qind tė rasteve problemi kryesor i kėtyre specieve ėshtė humbja e habitatit. Nėse pėr disa mund tė jetė avantazh kthimi nė origjinė, pėr disa tė tjerė kjo mund tė jetė fatale. "Specie tė dėnuara me vdekje", i quajnė biologėt. Megjithatė, disa specie nė zhdukje, sidomos ato qė kanė tėrhequr vėmendjen e ambientalistėve, nuk do tė mund tė jetonin pa ndihmėn e qenieve njerėzore. Dendroika e Kirlandit, njė nga zogjtė mė tė rrallė tė Amerikės sė Veriut, qė tashmė ėshtė reduktuar nė disa ekzemplarė, do tė vuajė jo vetėm pėr humbjen e habitatit, por edhe pėr humbjen e kujdesit, sepse lloje tė tilla e kanė tė domosdoshme kujdesin e dorės sė njeriut pėr tė mos rrezikuar zhdukjen.




__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-07, 21:06   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Grabitqarėt e mėdhenj
Nė oqeane popullsia hidrike do ta merrte veten gradualisht nga sasia e tepėrt e peshkut. Herėn e fundit qė qeniet njerėzore ndaluan sė peshkuari, ka qenė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė atė kohė sasia e merlucit nė Detin e Veriut u rrit shumė. Ndėrsa sot numri i merlucit dhe peshqve tė tjerė tė rėndėsishėm pėr ushqyerjen ėshtė poshtė niveleve tė viteve ‘30 dhe qė tė shkojė nė tė tilla nivele duhen tė paktėn pesė vjet. Problemi ėshtė se tashmė merlucėt dhe grabitqarėt e tjerė janė shumė tė paktė nė numėr. Nė vitet e para pas pėrfundimit tė peshkut, situata vetėm do tė pėrkeqėsohej, sepse popullsia e peshqve mė tė vegjėl qė hanė mė shpejt do tė rritej si bari nė njė fushė tė braktisur. Nga ana tjetėr edhe grabitqarėt do tė arrinin ekuilibrin normal me shumė vėshtirėsi. "Njė gjė e tillė mund tė kėrkojė disa vjet nė disa dhjetėvjeēarė, tregon Daniel Pauly, njė biolog i universitetit tė "British Columbia" nė Vankuver. Nė tė vėrtetė, pas zhdukjes sė qenieve njerėzore nga toka, substancat qė ndikojnė nė ndotje do tė ndalonin sė dali nga tubat e daljes sė gazrave tė makinės. Pasojat e kėsaj dukurie do tė ishin tė ndryshme dhe do tė vareshin nga karakteristikat kimike tė ēdo substance. Disa, si oksidi i azotit, i squfurit, do tė zhdukeshin nga atmosfera brenda pak javėsh. Disa tė tjera, si klouroflourokarburet, do tė kėrkonin mė shumė kohė. Ndėrsa disa tė tjera do tė ngeleshin akoma pėr shumė dhjetėvjeēarė. Anhidridi karbonik, qė sot po shqetėson botėn pėr shkak tė rolit tė tij nė ngrohjen globale, do tė kishte njė fat ndryshe. Njė pjesė e mirė e anhidridit karbonik, i ēliruar nga karburantet, herėt ose vonė do tė thithej nga oqeanet. Ujėrave nė sipėrfaqe do t‘u duheshin vetėm pak dhjetėvjeēarė, ndėrsa nė thellėsi tė oqeanit do tė duhej rreth njė mijėvjeēar pėr tė marrė pjesėn e tyre. Edhe pas arritjes sė kėtij ekuilibri, rreth 15 pėr qind e anhidridit karbonik prodhuar nga lėndėt e djegshme do tė ngelej nė atmosferė. "Nėse qeniet njerėzore do tė ndalonin sė prodhuar, anhidridi karbonik do tė ngelej nė atmosferė dhe do tė vazhdonte tė influenconte mbi klimėn pėr mė shumė se njėmijė vjet", thotė Susan Solomon, kimiste nė NOAA (National Oceanic and Atmospheric Administration) nė Kolorado. Por edhe nėse lėshimi nė atmosferė i anhidridit karbonik do tė ndalonte qė nesėr, ngrohja globale do tė pėrparonte edhe pėr njė shekull tjetėr dhe temperaturat mesatare do tė rriteshin akoma edhe me disa gradė. Shkencėtarėt e atmosferės flasin pėr "committed warming". Ky fenomen verifikon se pėrse oqeanet kėrkojnė mė shumė kohė pėr t‘u ngrohur nė krahasim me atmosferėn. Nė praktikė veprojnė si kondicionerė gjigandė, duke e mbajtur atmosferėn mė tė ftohtė se sa duhet tė ishte me nivelin aktual tė anhidridit karbonik. "Por shumė njerėz, pėrfshi kėtu edhe ata qė merren me politikė, nuk e marrin fare parasysh njė ngrohje tė tillė", shpjegon Gerald Meehl, drejtor i qendrės kombėtare pėr ndryshimet atmosferike nė Los Angelos. "Mendojnė se kur gjėrat tė shkojnė keq, do tė jenė nė gjendje t‘i ndalojnė. Por nuk mund tė rrimė dhe tė mendojmė se gjithēka do tė rregullohet nga njė moment nė tjetrin, sepse kjo lloj ngrohjeje tashmė ka pėrparuar dukshėm". Kjo ngrohje "extra" bėn tė pasigurt edhe fatin e njė tjetėr gazi serrė tė rėndėsishėm, metanit, qė shkakton rreth 20 pėr qind tė ngrohjes aktuale globale. Metani qėndron nė atmosferė vetėm disa dhjetėra vjet ndaj pėrqendrimi mund tė kthehet shumė shpejt nė nivelet paraindustriale nėse do tė ndalonin emetimet. "Ne edhe mund tė ndalojmė sė emetuari metan, por ndoshta ndryshimi klimatik ka arritur nė atė pikė sa emetimi i tij varet nga procese qė nuk mund t‘i kontrollojė", tregon Pieter Tans, njė shkencėtar atmosfere nė NOAA, Kolorado.

Njė qytetėrim i pėrparuar
Duke pėrmbledhur gjithēka, mund tė themi se do tė na duheshin dhjetėra mijėra vjet pėr tė zhdukur pėrgjithmonė ēdo gjurmė tė ekzistencės sonė. Nėse ndonjė alien do ta vizitonte tokėn 100 mijė vjet mė pas, nuk do tė gjente shenja tė dukshme tė njė qytetėrimi tė pėrparuar, por nėse ata alienė do tė ishin shumė tė sofistikuar shkencėrisht, ndoshta do tė gjenin akoma ndonjė shenjė tė ekzistencė sonė. Para sė gjithash, analizat e fosileve do tė tregonin se ka pasur njė zhdukje nė masė nė epokėn tonė, e njėjtė me zhdukjen e papritur tė gjitarėve nė Amerikėn e Veriut nė fund tė epokės sė akullnajave. Ndoshta duke gėrmuar mė shumė edhe mund tė gjenin gjurmėt e njė qytetėrimi antik inteligjent. "Jam i sigurt qė edhe pas dhjetėra mijėra vjetėsh do tė gjendeshin gjurmėt e ekzistencės sonė", thotė Willian Rathje, njė arkeolog i universitetit kalifornian tė Stanfordit. Nė tė vėrtetė, pas zhdukjes sonė atmosfera do tė pėrmbante gjurmėt e disa gazrave qė nuk ekzistojnė nė natyrė, sidomos perfluorokarbure si cf4. Po ashtu, njė seri valėsh radioje do tė vazhdonin tė shpėrndaheshin nė galaktikė duke treguar qė njė herė e njė kohė kishim diēka pėr tė thėnė dhe njė mėnyrė pėr ta thėnė: por do tė ishin kujtime tė brishta, patetike tė njė qytetėrimi qė dikur mendonte se ishte nė kulmin e evolucionit. Brenda disa miliona vjetėsh erozioni dhe fenomene tė tjera atmosferike do tė fshihnin tė gjitha ato gjurmė dhe kujtime. Dhe njė tjetėr specie inteligjente qė do tė evoluonte mbi Tokė mund tė mos e ketė idenė e ekzistencės sonė, nėse nuk do tė shohė ndonjė fosil tė ēuditshėm. Njė fakt qė duhet tė na "ngushėllojė" ėshtė se toka do tė na harronte shumė shpejt.

Specie nė rrezik
Impakti i qenieve njerėzore mbi ekosistemet shpesh ėshtė i dėmshėm. Njė shembull janė edhe speciet qė rrezikojnė zhdukjen. Kėshtu, sot nė botė rrezikojnė tė zhduken 794 specie gjitarėsh, zvarranikėsh, zogjsh, amfibėsh dhe halorėsh.

Shifrat

18,7 ėshtė pėrqindja e sipėrfaqes sė tokės e "goditur" nga ndotja prej dritės

3,3 miliardė popullsia globale e kafshėve, dhive dhe deleve

15,589 numri i specieve nė rrezik zhdukjeje

784 numri i specieve qė janė zhdukur qė nga viti 1500 e deri mė sot



__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-07, 21:07   #6
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shumė pak kohė pėr tė shpėtuar Tokėn

Rreth vitit 2025 bota dhe njerėzit do tė kenė ndryshuar mėnyrėn e tyre tė jetesės, ndėrsa rreth 12 mijė specie tė gjalla do tė jenė zhdukur. Megjithatė, jo tė gjithė i kanė marrė seriozisht parashikimet e James Lovelock, njė shkencėtar anglez, i cili ėshtė bėrė i famshėm pėr zbulimin e dėmeve nė shtresat e ozonit. Shumė nga kolegėt e tij, me tė cilėt punon prej vitesh, mendojnė se ato tė James-it janė profeci tė ekzagjeruara apokaliptike. Por bestselleri i fundit i publikuar nga Lovelock arrin nė pėrfundime thuajse tė ngjashme me ato qė janė nxjerrė kėto ditė nga shoqata e shkencėtarėve britanikė me rastin e edicionit qė ēdo vit i kushtohet shkencės. Kėshtu, ndryshimi klimaterik i Tokės, mbinxehja, e quajtur ndryshe "efekti serrė", do tė arrijė nė njė pikė tė pariparueshme brenda 20 vitesh dhe neve qė jetojmė nė Tokė na ngelen vetėm pak vjet pėr tė marrė masa drastike pėr ta parandaluar gjithė kėtė, para se tė jetė vonė. Nė njė raport tė prezantuar nė kongres, pėr shembull, studiuesit e "British Antartic Survey" tė Universitetit tė Kembrixhit analizuan me imtėsi shtresėn e akullt dhe kėrkuan me kujdes flluska ajri, nga tė cilat u munduan tė mblidhnin informacion pėr ndryshimin e pėrgjithshėm tė atmosferės. Nga analiza e tyre u zbulua qė niveli i anhidridit karbonik dhe metanit nė atmosferė nuk kanė qenė kurrė nė nivele kaq tė larta qė prej 800 mijė vjetėsh dhe kėto nivele tani po rriten me njė shpejtėsi marramendėse. Opinioni mbizotėrues, tė paktėn nė atė ēka u tha nė Festivalin e Shkencės, ishte se kemi arritur nė pragun e ndryshimeve klimaterike katastrofike. Ashtu siē shkruan nė librin e tij profesor Lovelock: "Brenda njė dhjetėvjeēari ose maksimumi dy, Toka do tė jetė mė e nxehtė nga sa ka qenė nė 5 milionė vitet e fundit, nė epokėn kur nė Oqeanin Atlantik notonin krokodilėt. Rreth 200 milionė persona do tė migrojnė nė Veri, afėr Polit tė Veriut, pėr tė mbijetuar, sepse nuk do tė kenė rrugėzgjidhje tjetėr. Edhe nėse mund tė marrim menjėherė masa tė jashtėzakonshme pėr ta frenuar kėtė ndryshim, botės do t‘i nevojiteshin mijėra vite pėr ta marrė sėrish veten". Gjithashtu, konkluzione thuajse tė ngjashme vijnė edhe nga shoqata e shkencėtarėve britanikė qė theksojnė se njeriu duhet tė marrė masa tė jashtėzakonshme pėr tė ulur efektin serrė, tė paktėn derisa tė mos ndodhė ndonjė katastrofė e denjė pėr filma fantastiko-shkencorė, si pėrmbytjet e mėdha ose ngrirjet. Edhe profesori Peter Smith i Universitetit tė Nottingham-it tregon: "Apatia e qeverisė do tė ndryshojė vetėm kur tė ndodhė njė ngjarje e madhe, siē mund tė ishte vėrshimi i lumit Tamixhi dhe pėrmbytja e pashmangshme e Londrės, qė mund tė ndodhė nė ēdo moment, duke provokuar 300 miliardė euro dėme. Vetėm atėherė politika do tė lėvizte dhe ėshtė njė tragjedi e dyfishtė tė presėsh njė katastrofė, pėr tė shpėtuar nga ajo qė po ndodh.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-07, 21:46   #7
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

43 gjėra qė nuk i dinit pėr Hėnėn e plotė

Nuk ėshtė vetėm ēėshtje supersticioni. Sipas studimeve, procesi i Hėnės sė plotė rastis me njė rritje tė rrugaēėrisė. Jonathan Brown dhe Rebeca Bowle kanė hedhur dritė nė kėtė fenomen qiellor.


1. Faza e Hėnės sė plotė ndodh atėherė kur ajo ėshtė nė anė tė kundėrt me Tokėn nga Dielli, si dhe kur tė tre planetėt vendosen nė njė vijė tė drejtė. E parė nga Toka, ana mė e afėrt e Hėnės ndriēohet plotėsisht nga Dielli, duke i dhėnė pamjen e saj rrethore.

2. Ndodh vetėm gjatė Hėnės sė plotė, qė ana e errėt e saj -hemisfera nė anėn e kundėrt tė Diellit, tė errėsohet plotėsisht.

3. Eklipsi i Hėnės (i shkaktuar nga kalimi i hijes sė Tokės pėrmes hemisferės sė ndriēuar) ndodh vetėm gjatė Hėnės sė plotė.

4. Sipas njė studimi tė spitalit Bradford Royal, mundėsia pėr t‘u kafshuar nga ndonjė qen, gjatė Hėnės sė plotė, ėshtė dy herė mė e madhe. Sipas kėtij studimi, janė regjistruar 1621 raste tė kafshimit nga qeni midis viteve 1997 dhe 1999. Por njė tjetėr studim i bėrė nė Universitetin e Sidneit nė Australi, rezultoi se nuk kishte lidhje mes gjendjes sė Hėnės dhe kafshimit tė qenve.

5. Gervaisi i Tilburit, njė avokat i sė drejtės kishtare nė shekullin e 13-tė, ishte i pari qė lidhi procesin e Hėnės sė plotė me transformimin nė njė njeri-ujk. Filozofi Gottfried Leibniz, e pėrshkruan si "budallallėqe tė treguara nga njerėzit".

6. Hėna bėhet e plotė ēdo 29.5 ditė- e cila ėshtė edhe kohėzgjatja e njė cikli tė plotė tė Hėnės.

7. Ėshtė i njohur fakti se cikli menstrual femėror ka lidhje me procesin e Hėnės sė plotė. Sipas njė teorie, meshkujt parahistorikė shkonin nė gjueti, gjatė periudhės qė gratė ishin me cikėl, pėr shkak tė tabuve qė lidheshin me gjakun. Koha mė e leverdishme pėr tė shkuar nė gjueti ishte gjatė Hėnės sė plotė dhe mėnyra mė e mirė pėr tė bindur mashkullin qė tė kthehej me ushqim, ishte shpresa pėr seks.

8. Neo paganėt ndiqnin njė ritual tė pėrmuajshėm, qė bazohej rreth Hėnės sė plotė dhe quhej Esbat. Termi lidhet me shkrimet kundėrshtuese tė antropologut Margaret Murray.

9. Procesi i dytė i Hėnės sė plotė, qė ndodh nė njė muaj kalendarik, quhet Hėna Blu. Rasti i fundit ėshtė parė mė 31 maj 2007. Ky fenomen i veēantė ndodh mesatarisht njė herė nė 3 vjet.

10. "Blue Moon" (Hėna Blu), e cila ėshtė shkruar nga Richard Rodgers dhe Lorenz Hart nė vitin 1934, u bė njė baladė standarde, e cila u kėndua mė vonė nga kėngėtarė si Frank Sinatra dhe Bob Dylan. Versioni mė i famshėm ėshtė regjistruar nga banda "Marcels" nė vitin, 1961 duke shitur mė shumė se njė milionė kopje.

11. Shkalla e baticave nė botė ėshtė nė maksimum gjatė Hėnės sė plotė, atėherė kur Dielli, Toka dhe Hėna janė nė njė vijė. Marinarėt e njohin efektin si baticat pranverore.

12. Muaji i vetėm, gjatė tė cilit nuk ndodh procesi i Hėnės sė plotė ėshtė shkurti.

13. Hėna e plotė konsiderohet si shenjė tersi nėse ndodh tė dielėn, por nėse ndodh tė Hėnėn shihet si shenjė fati (nga vetė emri i ditės sė hėnė).

14. Sipas supersticioneve, fėmija qė ngjizet kur Hėna ėshtė e plotė, ka shumė mundėsi qė t‘i pėrkasė gjinisė mashkullore.

15. Nė tetor tė vitit 1939 nė Springfield, Misuri, Hėna e plotė u krijoi idenė njerėzve sikur po binte nga qielli. Ngjarja e pazakontė u raportua nė gazetat lokale, por mė vonė rezultoi e pavėrtetė.

16. Kalendari Gregorian daton Pashkėn si e diela e parė, pas Hėnės sė plotė kishtare- e para ndodh pas ekuinoksit tė pranverės.

17. Festivali Kinez i Fenerėve, qė daton nė dinastinė Han, ėshtė vėnė nė skenė ditėn e pesėmbėdhjetė, tė muajit tė parė, tė Hėnės sė plotė, pas vitit tė ri. Komunitetet kineze festojnė duke ndezur fenerė dhe bėrė gosti me oriz.

18. Shoqėria e Hėnės, qė pėrfshinte Erasmus Darwin, James Watt dhe Josiah Wedgewood, e mori emrin nga praktika e mbajtjes sė takimeve muaj pėr muaj, nė ditėn e Hėnė pranė procesit tė Hėnės sė plotė. Anėtarėt e shoqėrisė, e quanin veten si njerėzit e hėnės.

19. Sipas njė studimi psikologjik tre mujor tė bėrė tek 1200 tė burgosur nė burgun e Armley nė Leeds, nė vitin 1998 rezultoi se kishte njė rritje tė madhe tė incidenteve kur Hėna ishte e plotė.

20. Shkencėtarėt janė pėrpjekur shumė tė shpjegojnė "iluzionin e Hėnės", ku Hėna e plotė duket sikur ėshtė mė e madhe, se sa duket nė horizont. Fenomeni kuptohet qė ėshtė shkaktuar nga perceptimi njerėzor.

21. Mbjellja e drurėve ėshtė e ndaluar gjatė Hėnės sė plotė nė Amerikėn e Jugut dhe nė Azinė Juglindore, sepse shkakton tharje.

22. Qindra njerėz mblidhen ēdo muaj nė plazhet e Koh Phangan nė Tailandė, pėr tė festuar ngjarjen e Hėnės sė plotė. Ata gėzojnė dhe kėrcejnė gjatė gjithė natės.

23. Tributė amerikane nė Britaninė e Madhe, u japin ēdo Hėne tė plotė tė vitit njė emėr si p.sh., Hėna kastor, Hėna bli dhe Hėna luleshtrydhe.

24. Hėna e plotė e kėtij muaji, do tė jetė mė 30 qershor 2007. Mos humbisni rastin ta shikoni.

25. Hėna e plotė mund tė duket e rrumbullakėt, por nė fakt ka formėn e njė veze.

26. Sonata e Hėnės, kompozuar mjeshtėrisht nga Ludwig von Beethoven, ėshtė padyshim njė nga kryeveprat klasike mė tė bukura qė ka lidhje me Hėnėn e plotė. Titulli i melodisė nuk vjen nga kompozitori, por nga njė kritik, i cili krahasoi pjesėt dhe efektin e dritės sė Hėnės nė liqenin e Lucernės.

27. RAF pėrdori Hėnėn pėr tė prezantuar sulmin e tij tė parė tė suksesshėm nė qytetin gjerman, kur aeroplanėt sulmuan Lubeckun nė 1942.

28. Wesak, festivali mė i rėndėsishėm budist ėshtė festuar nė maj, kur ka qenė Hėnė e plotė . Nė kėtė kohė, festohet ditėlindja e Budės, ndėrsa pėr disa budistė tė tjerė shėnohet lindja dhe vdekja e tij.

29. Hėna e plotė ėshtė objekti mė i shndritshėm nė qiellin e darkės.

30. Psikiatri sllovak, Eugen Jonas, krijoi metodėn e kontrollit tė lindjes dhe fertilitetit, bazuar nė procesin e Hėnės sė plotė.

31. Njė analizė e ditėlindjeve tė 4,256 bebeve tė lindura nė njė klinikė nė Francė, tregoi se nuk kishte asnjė lidhje mes Hėnės sė plotė dhe fertilitetit.

32. Njė studim i realizuar nga Universiteti TĆ¼bingen nė Gjermani, tregon se sipas raportimit tė policisė, cikli i Hėnės sė plotė ndikon duke pirė mė shumė pėr tė ardhur nė qejf.

33. Njė vizatim i Hėnės sė plotė parė nga teleskopi ėshtė realizuar nga njė matematicien anglez, Thomas Harriot, nė fillim tė gushtit tė vitit 1609. Ky ėshtė regjistrimi i parė, i cili i paraprin fizikanit italian Galileo, nė studimet e tij tė mėvonshme.

34. Artistėt e Rilindjes tradicionalisht kanė pėrshkruar mė tepėr gjysmėhėnėn, se sa fazėn e saj tė plotė.

35. Shakaja e madhe e Hėnės, u bė nga Richard Adams Locke pėr "New York Sun" nė vitin 1835.

36. Gjatė sezonit dimėror, Hėna e plotė ėshtė nė lartėsinė mė tė madhe nga Toka.

37. Disa njerėz qė vuajnė nga pagjumėsia tregojnė se flenė shumė keq kur Hėna ėshtė e plotė, por ka edhe nga ata qė thonė se flenė shumė rėndė.

38. Ėshtė gabim nėse mendoni se ulja e parė e "Apollo"-s ėshtė bėrė kur Hėna ka qenė e plotė. Ulja ndodhi njė javė mė pas.

39. Hėna ėshtė 10 herė mė e shndritshme kur ėshtė e plotė, se sa kur ėshtė ēerekhėnė.

40. Muaji i mjaltit ėshtė quajtur pas Hėnės sė plotė nė qershor. Duke qenė se binte mes mbjelljes dhe tė korrave, ky ishte tradicionalisht muaji mė i mirė pėr t‘u martuar.

41. Kalendari i vjetėr i Hėnės, i cili tregon kohėn se kur shfaqet ajo e plotė, ėshtė zbuluar nė shpellat nė Lascaux nė Francė. Daton para 15000 vjetėsh dhe tregon fazat e Hėnės me njė sėrė pikash, tė cilat pėrshkruajnė ditėt e ciklit.

42. Nė 2001, loja e parė mes Sri Lanka dhe Zimbabve u shty. Ajo u caktua tė luhej njė ditė mė vonė, nė bazė tė rregullit tė ri tė nxjerrė nga qeveria vendase, e cila ndalonte ēdo lloj sporti kur Hėna ėshtė e plotė.

43. Sipas njė studimi tė 1000 operacioneve pėr heqjen e bajameve, 82 pėr qind e pacientėve tė operuar treguan se krizat ishin mė tė forta kur afronte procesi i Hėnės sė plotė. Kjo nė bazė tė revistės sė shoqatės sė mjekėve nga Florida.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.