Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 22-05-07, 19:09   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mishi i peshkut dhe rėndėsia pėr shėndet

Roli dhe dobia e madhe e peshkut
I pasur ne perberes ushqimore thelbesore, peshku eshte mjaft i dobishem per shendetin e njeriut dhe ai duhet perdorur sa me shpesh.

Peshku ka qene mjaft i pranishem ne jeten e njeriut gjate gjithe historise se shoqerise njerezore, jo vetem si ushqim, por dhe si element simbolik apo shprehje e mitologjive te vjetra qe nga koha e paganizmit dhe me pas qyteterimeve te tjera si antikiteti greko-romak, etj. Ja pse kemi degjuar te flitet per Konstelacionin e Peshqve te kohes se qyteterimit babilonas, per njeriun amfib apo per Aferditen, Erosin, madje dhe perbindeshit Typhon, qe ishin gjysem peshq e gjysem njerez dhe hyjni. Te tilla ishin dhe sirenat qe iu shfaqen Odiseut gjate kthimit te tij nga Itaka. Por peshku ka qene njekohesisht dhe burim i jetes dhe i ekzistences se njeriut, madje si nje nga ushqimet me te pastra dhe te ushqyeshme te tij.

Proteina qe asimilohen mire
Sot ne bote ekzistojne rreth 20 mije lloje peshqish por nga kjo game e gjere perfitohet vetem ne pak prej tyre. Proteinat e peshqve jane proteina qe asimilohen mire. Ato permbajne aminoacide, aq te domosdoshme per jeten e njeriut, si “isoleucina” apo “valina”, te cilat marrin pjese ne formimin e muskulit apo te “glutamines, e cila vepron kunder lodhjes. Peshqit kane gjer ne 27 g proteina ne 100 gr, pra kane me shume se mishi ose veshkat e vicit (15 g/100 g), apo zorret e derrit (17 g/100 g). Peshqit me me proteina jane peshku ton me (27 g/100 g, bakalaro i kripur me 25 g, barbuni me 24 g.
Minerale per sistemin nervor, muskujt dhe kockat
Permbajtja ne fosfor te peshqit eshte e larte: 300 mg/100 g per peshkun ton dhe gjer ne 470 mg per sardelet. E shoqeruar me kalcium, fosfori eshte i mrekullueshem per kockat. Peshku na furnizon me jod (me pak peshqit e ujrave te embla), i cili eshte i nevojshem per fabrikimin e hormoneve te tiroideve. Keto te fundit jane te rendesishme per krijimin e embrionit te bebes si dhe ne moshen e pubertetit te femijeve. Gjithashtu ne perberje te peshkut gjenden dhe fluori, kobalti, manganezi, por edhe kaliumi, bakri, selenium, etj. Grate shtatzena e kane te nevojshme te ushqehen me peshk, meqe gjate shtatzenise ato kane nevoje dy here me shume per hekur.

Peshku Toni ka hekur me shumice. Por sidoqofte, nuk duhet abuzuar me ngrenie masive dhe te vazhdueshme, ose peshqit duhet te jene te ndryshem, pasi shume merkur sjell jo vetem probleme kardiovaskulare, por ndikon ne zhvillimin jo te mire neurologjik te bebes ne bark te nenes.

Nje perqindje e madhe ne vitamina
Peshku permban vitamina B, si vitaminen B6, e cila lufton anemine; vitaminen D, aq e rendesishme per asimilimin e kalciumit, etj. Melcia e peshkut ka vitaminen A, antioksiduese, e cila eshte teper e dobishme per syte dhe lekuren. Gjenden gjithashtu dhe vitaminat B2, B12, PP.

Omega 3 mbron zemren
Vetem peshqit e dhjamte jane te pasur ne Omega 3, acide yndyrore te pangopur, mbrojtes kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili permban acide yndyrore te ngopur. Peshqit e dhjamte kane 6 % lipide dhe midis tyre jane ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj. Peshqit gjysem te dhjamet, si peshku shpate, barbunji, etj, kane 2-6 %, ndersa ata pa dhjame si koci, levreku, etj, kane me pak se 2 %. Disa njerez nuk e hane lekuren e peshkut, por edhe pse ajo eshte e payndyrshme, ajo eshte mjaft e pasur me Omega 3.

Acidet yndyrore te pangopura ndihmojne per nje energji te madhe fizike, shtojne tonusin muskular dhe ndihmojne per te ulur peshen e tepert. Por ato jane te brishta: oksidohen shpejt ne ajer dhe ne temperature te larte. Per ti ruajtur vlerat e tyre eshte mire te gatuhen ne avull. Sa me shume qe peshku eshte ne moshe dhe me peshe te madhe, aq me shume ka nga keto lloj acidesh. Me i pasuri nga ata eshte skumbri. (1,8 g/100 g), i ndjekur nga sardelet (1,3 g). Llojet natyrore permbajne me shume se sa nga peshqit e kultivuar nga njeriu.

Dihet qe yndyrnat e peshkut ndihmojne ne uljen e kolesterolit te keq LDL, duke ruajtur njekohesisht kolesterolin e mire HDL. Brenda tij gjenden acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik), etj. Studiues te universitetit te Seatle ne SHBA-se kane studjuar mbi konsumin e peshkut ne 400 persona te moshuar mbi 65 vjec, dhe kane vezhguar se toni apo peshqit e pjekur ne zgare e pakesojne rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po keshtu, grate qe hane peshk te yndyrshem gjate shtatzenise dhe qe u japin gji femijeve, ndihmojne tek femijet per nje shikim shume te mire. Ky fenomen eshte zbuluar nga universiteti Bristol ne SHBA, gjate studimit ne mbi 400 femije, studim ky qe eshte botuar edhe ne „American Journal of Clinical Nutrition“. Ka popuj qe peshkun e hane edhe te gjalle, sic jane aziatiket, dhe kryesisht japonezet apo indo-kinezet. Por ne keto raste duhet bere shume kujdes pasi shpesh mund te infektohemi nga paraziti i quajtur "anisakiase“.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 22-05-07 nė 19:25
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.