Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-11-07, 12:50   #16
suhejbi
 
Anėtarėsuar: 20-09-05
Postime: 53
suhejbi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Rrahjet ne Parlamentin e Maqedonise,,,jopjekuri politike e pales shqiptare,apo?

Nazmi Beqiri

Skenar i dobėt (I)

Pėr tollovitė qė ndodhėn nė Parlamentin e Maqedonisė (nė bazė tė asaj qė u pa nė media), nė mes tė partive shqiptare dhe tė tė tjerėve (gazetarė dhe MPB nė veēanti), tė cilėt demonstronin forcė nė mėnyra tė ndryshme, me tė cilin akt e bėnė opinionin tė qeshė, tė qajė, tė brengosėt, tė mllefosėt, e sė fundit edhe tė dėshpėrohet, tė cilat gjėra ta shterrin energjinė e shpirjes sė punės mė tutje. Zaten edhe qėllimi i shkaktimit tė “tollovive” ėshtė “pengimi”...
Por, nė teoritė e sociologjisė thuhet se, detyra e “tollovistėxhinjėve” nuk mbaron me kaq, por pėrcillet me pasimin e imponimit tė vlerėsimeve tė dhunshme mbi ngjarjen, edhe pse kjo ėshtė e vėshtirė pėr ditėt e sodit (duke pasur parasysh teknologjinė informative).
Prandaj dhe publikimet e mendimeve dhe komenteve pėr tollovinė nė parlament, ishin (gati) tė gjitha tė ndara nė taborre. Kishte prej atyre qė u pengonte ēdo gjė qė s’ishte e tija, madje edhe veshja e tjetrit, por kishte edhe prej atyre qė pėrpiqeshin ta mbajnė mesin. Ēfarė mos u shkruajtė duke marrė si pikėnisje kėtė tollovi dhe pėr vet tollovinė: “luftė” e rreptė e dy “blloqeve”. Pėr tė mbrojtur pafajėsinė e njėrės palė, apo tė personit tė caktuar, shkronjėsit e kėtyre ngjarjeve dolėn deri tek formimi i BDI-sė, pa pėrmendur formimin e partive tė tjera shqiptare, pėr tė cilat nuk shkruajtėm, por “ēka t’i bėjmė” Trajanovit ... (TV Kanal 5), qė u tregoi tė interesuarve (qė nuk e dinin kėtė), se pos tė tjerėve, edhe ai kishte dhėnė “kontributin” e tij nė formimin e PDSH-sė, dhe pa pėrmendur rrėfimin e Gert Arensi-t, pėr ndėrprerje tė procesit nė tė mirė tė shqiptarėve. (nė “lajm” 14 gusht 2007) Kinse pėr tė pėrforcuar thėniet e veta, pėr ta nxjerrė kėtė tollovi nė favor tė tyre, ose pėr tė dalė tė pafajshėm, u shkruajt, se si paska nisur lufta dhe se si paska pėrfunduar ajo, thua se ata ishin aty dhe ishin mbrojtės tė ndonjėrit opcion tė pėrmendur prej tyre, por edhe nė paēin qenė pjesė e saj –ēka lyp lufta kėtu nė tollovinė e sodit??? Kishte edhe mendime tė dashamirėve tė qetėsisė, se kjo punė nuk duhet zgjidhur dhėmbė pėr dhėmbi, pa nxjerrur ndonjė ide se siduhet tė bėhet kjo,apo ndoshta e ka pasur mendjen tek mėnyra e Jezusit!!?
Pati tė tillė, qė fajin e kėrkonin nė mes tė aktorėve nė tollovi, por kishte edhe nga ata qė fajin e kėrkonin jashtė nga aty, madje (kjo u kėrkua) edhe nga organizma tė qendrave ndėrkombėtare. Kjo, edhe mund tė jetė e vėrtetė dhe dikush ta ketė pėrgatitur skenarin. Nė kėtė rast, tė pakuptimtė na dalin aktorėt qė morėn pjesė nė atė tollovi, madje shfajėsojnė vetėn dhe fajėsojnė tė tjerėt, dhe thonė se, kjo tollovi qenka gatuar nė kuzhina jashtė tyre. Nė rast se ėshtė kėshtu pse atėherė aq me ngulm “hudhen” nė tė?! Fjalia e urtė popullore thotė se “kush zihet e fshinė lamėn”, e cila fjali nuk ėshtė edhe aq adekuate pėr rastin nė fjalė, ngase kėto aktorėt “tanė” nuk u zunė, por shkuan vetė, dhe me qė shkuan vetė le tė ballafaqohen me rastin burrėrisht e mos...
Vėrtetė ngjarje e palakmueshme, e rėndė sa nuk e pritėm, madje (ndoshta) as nga shkruesit e “...akraballėkut”-qeve nėpėr histori, ngase tė shkruash pėr tė kaluarėn, don tė thotė se i ke kryer punėt e sodit, por qė papritmas, po ua prishka “skenari” i Ali Ahmetit. Dhe se e paska bėrė kėtė skenar, pėr as gjė tjetėr, pos pėr ta mbrojtur LSDM apo Cervenkosvskin, tė cilin nuk po e pranojnė si legjitim, ngase paska vjedhur votat... kurse vet zunė vendin e parė tė shqiptarėve tė Maqedonisė, pa pasur shumicėn e votave -qoftė edhe tė vjedhura, (akt ky qė nuk do ta bėnte kush prej asnjė lėmie shoqėrore, pos “mekanizmave veprues”). E assesi nuk po e pėrmendin thėnien e Nikollės nė qendėr tė Evropės, se shqiptarėt kanė probleme mes veti e jo me shtetin, dhe pėr ta dėshmuar kėtė para evropianėve, dhe pėr ta justifikuar ngecjen e procesit para popullit i duhej njė tollovi e kėtillė.
Vėrtet keq. Ngase po mos tė ishte koha e sodit, epoka e zhvillimit teknologjik nė tė gjitha lėmitė, e nė veēanti nė atė tė pėrgjimit dhe informimit, do tė ndodhte po si nė kėngėn popullore:
“Krejtė Avropa po banė seri
Pse me u ēartė shiptartė nėr veti...”
Dhe pėr tė mos thėnė se kėtė herė pėr kėtė ngjarje, nuk po ia “ndinė”, Evropės, pėr tė cilėn kaherė ka ra pėrdorimi i metodės “gjuaj gurin e fshih dorėn”. Dhe u rrahe ti apo s’u rrahe, fajėsove ti Ali Ahmetin apo se fajėsove, ajo po u vė kushte atyre qė duan tė jenė me ta. Po porosisin qė tė bėhet zgjidhja urgjente e rastit, pėr vazhdim tė dialogut, dhe sa mė shpejtė t’i bėhen reformat nė polici... (e tjera lėmi).
E tani mund tė bėhet edhe pyetja: vallė kėto punė janė nė duar tė opozitės?! -e qė tė fajėsohen pėr skenar tė mos“anėtarėsimin” tė Maqedonisė nė BE. Po e zėmė se ėshtė kėshtu, po atėherė pse u munduan dhe e fituan mundėsinė e kandidaturės pėr anėtarėsim “atje”. Dhe mė e keqja ėshtė se BE-ja nuk po falė, por po donė rezultate, dhe pėr rezultate nuk po e pranon luftėn e MPB-sė me gazetarėt, e as me fshehjen e materialeve dėshmuese, por as me luftėn me veturat e parkuara nė parkingun e parlamentit.
Me qė ra fjala te “falja”, dihet se shpesh nė emėr tė njė organizmi organizativ, janė bėrė cilėsime nga mė tė ndryshmet, si shumė tė tjerat edhe “tradhtar i popullit”. Dhe nė emėr tė popullit, ose traditave tė tij, janė spastruar kundėrshtarėt e mendimit ose veprimit tė kundėrt, qofshin si persona apo si organizata. Kėto veprime mė tė dukshme kanė qenė nė kohėra tė sistemeve absolute, qofshin mbretėri apo komunizėm (socializėm). Hapat e parė tė njė organizate ishin (dhe janė) spastrimi i kundėrshtarėve, dhe, edhe mė e madhe kjo dukuri ka qenė (dhe ėshtė) gjatė zhvillimit tė luftėrave-betejave pėr pėrmbysje.
Kėtė e dimė edhe vet prej kohės sonė, por e kemi mėsuar edhe nė histori, se gjysma (nė mos mė shumė) e heronjve qė kemi sot janė vrarė nė emėr tė popullit. Dhe mė e dhimbshmja ishte se, kur nga tė vrarėt nė emėr tė popullit (mėsuam se) kishte pasur, edhe nga ata qė nuk kanė qenė as “hajr i turkut e as sherr i shkjaut” siē thuhej, por ishin vrarė: pėr njė lug, pėr njė arė, pėr njė vashė tė bukur, pėr njė pėrroskė, apo vetėm se nė rast tė njė ndodhie kishin qėlluar rastėsisht aty.
suhejbi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-11-07, 12:52   #17
suhejbi
 
Anėtarėsuar: 20-09-05
Postime: 53
suhejbi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Rrahjet ne Parlamentin e Maqedonise,,,jopjekuri politike e pales shqiptare,apo?

Nazmi Beqiri

Skenar i dobėt (II)



Njė “kohe”, njė lufte tė kėtillė, i priu edhe Ali Ahmeti dhe doli fitimtar. Se ēka bėri ai dhe si u soll me tė tjerėt -dihet (qė mos tė pėrmendim Kėshillin Koordinues, i cili e mohon ēdo thėnie tė “teoriticientėve” se ai kishte luftuar pėr tė pėrmbysur tė tjerėt), por po themi se sikur “kėta tė tjerėt” tė kishin qenė nė vend tė tij, si do tė vepronin ???
Po a s’ėshtė ēudi tė fajėsohet njeriu (Aliu), vetėm se nuk doli nė atė tollovi: as si bodigard, as si boksier, e as si ndėrmjetėsues, dhe kjo sigurisht se nuk u pėlqeu disave, andaj po tentojnė ta fusin diku ati pari... ndėr tė tjera edhe me rastin e Dullovit, i cili “po bėhet” edhe mė i rreptė se gjyqi i Hagės, gjyq ky qė nuk po merr njerėz atje, vetėm se kanė qenė tė parėt e njė organizimi, por po gjykon nė bazė tė ballafaqimit tė dėshmive e dėshmitarėve, madje edhe po i liron ato nė bazė tė tyre. Po kėtij Dullovit ēka i ka bėrė Aliu -lum vėllai?! Nuk do tė thotė kjo se edhe ai nuk e ka nxitur rastin e vet? A po mos vallė ai, mbi atė qė u duk nė ekran, pėrgatit padinė apo mbrojtjen? Kush mund tė thotė se paraprakisht nuk e ka pėrgatitur atė, dhe nė momentin e caktuar e ka thėnė ndonjė fjalė fyese, njė mimikė (qoftė edhe me sy), njė ngrejtje gishti, e njėqind mundėsi ngacmuese (qė ka mundur tė mos i ketė fiksuar kamera kujdestare). Si t’i themi kėsaj ndryshe pos “skenar i dobėt”. Nėse jo si pjesė e tėrėsores, si pjesė nė vete-gjithsesi. E ndoshta edhe vetėm e vetėm, pėr ta bėrė balancimin e Aliut me liderėt tjerė.
Filozofia shqiptare nė pėrgjithėsi, madje edhe Samiu (Frashėri) i madh nė veēanti, thotė se, tė kėqijtė duhet t’i njohė populli po ashtu si edhe tė mirėt, dhe vet t’u jap meritoren, qoftė si shpėrblim, qoftė edhe si dėnim. Apo njė pjesė e jona ėshtė e prirė vetėm pėr fajėsime... e nuk i len gjėrat qė ta zėnė vendin e vet.
Qoftė edhe kėshtu, lusim Zotin, qė tė na i sjellė mendjen e mirė, e tė na bėjė qė mos tė grindemi me vėllezėr (pėr as gjė), e mė sė paku nė emėr dhe dobi tė tjetrit. Ngase ėshtė lehtė tė zihesh me vėlla, por ėshtė vėshtirė tė zihesh me atė qė s’tė len tė jetosh si duhet. Apo me jabanxhi, siē na thotė rapsodi popullorė:
“ Ti je m’su me v’llazni
Hala sje rrok me jabanxhi
Dardhat n’uborr t’duken pusi”
(marrė nga kėnga pėr Isuf Lubishtėn)
Pėr pėrmbyllje tė shkrimit nuk dua ta citoj vjershėn e Vaso Pashės “O moj Shqipėni”, ngase gati tė gjithė e dinė, por jo tė gjithė e ndiejnė nė zemėr. Lehtė ėshtė tė kėrcėnosh apo ta fyejsh tjetrin, por ėshtė zor tė dalėsh fitimtarė i tė drejtės tėnde. Fitimtari (bashkė me tė tjerėt) nė kėtė ngjarje ishte njeriu qė kėrcente me duar pėrpjetė (storje e parė ekraneve). Ngase ne (shqiptarėt) ishim ata tė cilėt e bėnim atė tė qesh, duke ia ridhuruar vazalitetin... Por sidoqoftė jo vetėm ai e hoqi maskėn atė ditė... dhe erdhi nė radhė dukuria e pėrrallės popullore: “...e kam pru qė tė shohė pazari se ēka po hjeki unė me tė”. Dihet se, me kėtė shkrim nuk do tė pėrfundojnė shkrimet, polemikat dhe akuzat, por shkruani sa tė mundeni se populli thotė: “ēdo e keqe e ka nga njė tė mirė”.
__________________
\"kerkoje diturine prej djepi deri ne varr\"
suhejbi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-08-14, 21:15   #18
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rrahjet ne Parlamentin e Maqedonise,,,jopjekuri politike e pales shqiptare,a

Ekzakt kane kaluar 7 vite,edhe ecuria ja.
Vetedijesimi i shqiptareve po si atehere.



elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.