Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Astronomia
Emri
Fjalėkalimi
Astronomia Vrojtimi dhe shpjegimi i dukurive qė ndodhin jashtė Tokės dhe atmosferės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-05-09, 20:38   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjithėsitė paralele dhe dimensionet e saj!




Jo vetėm nuk dimė nėse jemi tė vetėm nė Gjithėsi por nuk dimė as nėse ka vetėm njė Gjithėsi apo jo. Nė teori, nuk ka vetėm 4 pėrmasa (dimensione) qė kanė tė bėjnė me hapėsirėn dhe kohėn dhe qė ne i njohim mirė, por ka edhe 6 pėrmasa tė tjera. Me Shpėrthimin Zanafillės (Big Bang) mund tė jenė krijuar plot Gjithėsi tė pavarura nga Gjithėsia jonė.

Deri mė sot ideja mbi njė "Shumėgjithėsi" mbetet vetėm njė hipotezė. Por ndoshta njė ditė do tė arrinim me tė vėrtetė qė duke udhėtuar pėrmes tė ashtuquajturave Vrimave te zeza tė vizitonim banorė tė botėrave tė panjohura - apo tė udhėtonim nė njė tė shkuar ku tė takonim dinozaurėt.

Nė gjysmėn e parė tė qindvjeēarit tė 20-tė lindėn dy teori themelore tė fizikės me anė tė sė cilave u pėrpoq tė shpjegohej Bota: Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit e Albert Einstein (Ajnshtajnit) si dhe Mekanika Kuantike. Ekuacionet e Ajnshtajnit pėrshkruajnė krijimin e Kozmosit nė pėrmasa tė mėdha: p.sh. se si tėrheqja qė i bėjnė planetėt njėri-tjetrit ēon drejt pėrkuljes sė hapėsirės dhe tė kohės. Ndėrsa Teoria Kuantike ka tė bėjė me Kozmosin e Vockėl, botėn e atomeve dhe pjesėzave mė tė thjeshta. Qė tė dyja teoritė janė bindėse, por ama kanė njė problem thelbėsor: nuk bien nė njėzėshmėri me njėra-tjetrėn.

Teoria e Fillit

Qė nė fillim tė viteve 30-tė u pėrpoqėn fizikantėt tė ndėrthurnin midis tyre kėto formulime - pa rezultat. Nė vitet 60-tė doli njė teori e re, qė njihet si Teoria String (e fillit) apo nė njė lloj tjetėr mė tė zhvilluar tė saj njihet si Teoria Superstring. Ajo thotė se guri themelor i lėndės (materies) nuk ėshtė i formės sė pikės (lėmshit, rruzullit, atomit) por i formės sė fillit (pejzės, vargut). Kėto fille qė deri mė sot gjinden vetėm nė teori, janė tepėr tė vegjėl pėr t'u pėrfillur prej nesh.

Por para sė gjithash Teoria e Fillit thotė se fillet e vegjėl nuk janė tė lidhur pas 4 pėrmasash tė kohės dhe hapėsirės qė njohim ne por sillen me tė shpejtė pėrmes gjithsej 10 pėrmasash. Ne nuk mundemi t“i dallojmė pėrmasat e tjera pasi kėto janė veshur e ngjeshur brenda njėri-tjetrit nė atė mėnyrė saqė nuk munden tė maten me asnjė mjet matės. Por ēfarė tė magjeps ėshtė ajo qė: pėrpara e se kėto pėrmasa shtesė tė zhdukeshin, mund tė kenė bėrė tė mundur krijimin e njė numri tė madh Gjithėsishė Paralele. Pėr ta shpjeguar tėrė kėtė me njė pėrfytyrim tė vetėm: sė bashku me Shpėrthimin Zanafillės u krijua njė numėr i pafundtė botėrash posi flluska sapuni tė njė lloj shkume parahistorike.

Botėt e tjera dhe rrugėt pėr atje

Por si do tė dukeshin kėto Gjithėsi Paralele pėr tė cilat po flasim ?
Ato mund tė jenė kryekėput ndryshe nga Gjithėsia jonė dhe mund tė funksionojnė sipas disa ligjesh natyre krejt tė tjera. Ndoshta do tė ketė nga ato ku graviteti do tė jetė kaq i dobėt saqė gazrat e kohėve zanafillėse nuk kanė arritur tė denden pėr tė krijuar galaksitė apo yjet. Ndoshta nė botė tė tilla nuk ėshtė arritur tė krijohet as vetė lėnda dhe ku hapėsira do tė jetė e mbushur vetėm me rrezatim.

Ndoshta do tė kishte Gjithėsi, qė do tė ishin kaq tė ngjashme me tonėn saqė edhe atje tė jetė krijuar jeta. Ose tė tilla qė do tė ishin pothuajse kopje e sonės por ndryshimi me tonėn tė qėndronte nė kohėn. Mund tė ndodhė qė edhe vetė ne tė gjendemi njėkohėsisht edhe nė njė Gjithėsi Paralele por nė njė formė tjetėr. Ose tė kishte njė botė tjetėr krejt si e jona ku tė jetonte njė kopje e jona. Gjithsesi: vetė Ajnshtajnit i ka dalur si pėrfundim tė njė ekuacioni tė tij qenia e njė Gjithėsie Pasqyrė me Gjithėsinė tonė.

A do tė mundeshim parasėgjithash tė lidheshim me Gjithėsi tė tilla tė cilat do tė egzistonin nė mėnyrė tė pavarur nga e jona ? Nė teori, ka rrugė pėr tė udhėtuar nė kėto botė tė huaja: kėto rrugė njihen si vrima e zezė. vrima e zezė ėshtė njė lloj tuneli qė lidh dy Gropa tė Zeza me njėra-tjetrėn. Kur kemi vrima e zezė, Gropat e Zezat janė tė fundme. Kėshtu edhe forcat tė cilave do t“i nėnshtrohej njė anije kozmike do tė ishin tė llogaritshme.
Kėshtu fundi i njė Grope tė Zezė do tė jetė njė Gropė tjetėr e Zezė e cila do tė villte jashtė anijen tonė kozmike. Por pėrsėri nuk dihet se ku do tė na vjellė kjo Gropė tjetėr e Zezė. Njė vrima e zezė mund tė ishte urė pėr nė Gjithėsi tė tjera por edhe shkurtim udhe pėrbrenda vetė Gjithėsisė sonė. Ndoshta edhe do tė na ēonte midis kohėve tė ndryshme.

Marre nga:Cdodite


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.