Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-09-11, 10:41   #61
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Re: Turqia kerkon nje spastrim t'vockel etnik ne Kosove

"Po ashtu kėtu zen fill edhe probizantizmi (ithtarėt e luftės sė princ Llazarit) – qė pėr tė mos ia prish qejfin Rusisė, Serbisė dhe Greqisė, vazhdojnė edhe sot e tėrė ditėn tė kontribuojnė ta mbajnė gjallė njė doktrinė e cila tani mė ėshtė nė komė tė thellė dhe dėshiron ta fus nė greminė edhe Kosovėn e Turqinė. As Kosova as Turqia nuk janė mė ato tė shekullit tė kaluar".

Besoj se per panten dhe co. mjaftojn keto rreshta,per te mos e lexu deri ne fund shkrimin e Mehdiut se kam frike u bie kardiodajagu..!
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kercovari : 25-09-11 nė 10:42
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-09-11, 20:41   #62
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Turqia kerkon nje spastrim t'vockel etnik ne Kosove

Turqia do rishikim tekstesh? Tė kėrkojė falje publike pėr pushtimin

Nga Dr. DOM NIKE UKGJINI*
Nė kohėt e fundit, nga bota politike ėshtė hedhur deklarata pėr rishikim tė historisė shqiptare nėn pushtimin osman dhe eliminimin e paragrafėve fyese nga librat shkollorė etj. Kjo deklaratė bazohet nė njė kėrkesė tė bėrė nga Komisioni Evropian, “Pėr ndryshimin e gjuhės sė urrejtjes nė Ballkan”. Nga ky debat politik janė joshur dhe disa intelektualė tė njėanshėm nė Kosovė dhe Shqipėri, tė cilėt nė kohėn e fundit, pėrkundrejt ndonjė lloj shpėrblimi, janė tė gatshėm ta rikorrigjojnė vetveten, duke dalė “pro rishikimit” tė lėndės sė Historisė dhe tė Gjeografisė nė tekste shkollore pėr periudhėn osmane. Ėshtė e vėrtetė se “Quot homines, tot sententiae” (sa koka, aq mendime), por mendimet qė dalin nga njeriu si mendje hyjnore, duhet tė jenė nė harmoni mė falėn e urtė latine: “Nihil est veritatis luce dulcius” (Nuk ka gjė mė tė ėmbėl sesa drita e sė vėrtetės).
Nga dokumentet e kohės, tė cilat gjenden nė arkivat e qendrave evropiane, shihet shumė qartė se si pushtuesit pėrdorėn metoda tė ndryshme pėr ta nėnshtruar popullatėn vendase: si, sistemi i devshirmes (jeniēerizmi), sipas tė cilit merreshin djem nga familjet e krishtera shqiptare dhe dėrgoheshin nė Stamboll. Kjo dukuri, e cila zbatohej nė perandorinė osmane qė nė kohėn e sulltan Muratit II nga viti 1451 e nė vazhdim, kishte goditur nė palcė shpirtin e shqiptarit tė robėruar. Pėr kėtė fenomen tė dhimbshėm flet edhe ipeshkvi i Shkodrės Benedikt Ursin nė relacionin e tij dėrguar Selisė sė Shenjtė (Vatikanit) nė vitin 1628; taksa e xhizjes pėr tė krishterėt, e cila pėrbėnte njė presion social dhe ekonomik nė rritje, e pėr tė cilėn na flasin shumė qartė defterėt e ndryshėm nga ai i Shkodrės (1485) e tė tjerė, si dhe relatorėt e shumtė tė Selisė sė Shenjtė, prej tė cilėve Marin Bici nė vitin 1610, Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Shtjefėn Gaspri etj. Gjithashtu kujtojmė edhe ekzekutimet, ndėshkimet e shumta, ndalimi me ndėshkim i shkrim-leximit dhe hapjes sė shkollave nė gjuhen shqipe etj.
Historia na tregon se perandoria osmane, me urdhėr tė Sulltan Selimit, II nga viti 1569 bėri konfiskimin e pronave tė kishės dhe objektet nė gjithė perandorinė, pėrveēse nė Konstantinopol, Brussi dhe Andrianopolis, pėr t’i shndėrruar nė xhami, depo municionesh, kazerma ushtarake etj. Nga ungji, Gjoni, mėsojmė se pas vdekjes se Imzot Pjetėr Bogdanit nė vitin 1689, ushtarėt turq e zhvarrosėn trupin e tij nga kisha e Prishtinės dhe ua hodhėn qenve pėrgjatė rrugėve tė qytetit, ndėrsa ipeshkvi i Shkodrės, Anton Zezaj (Neri) nė vitin 1701 qe varur nė litar nė qendrėn e qytetit nga qeveria osmane. Ky presion ndaj priftėrinjve, vendas apo misionarė, ushtrohej pėr t’i treguar popullit se nuk kishte kush t’i mbronte, se edhe ata do t’i gjente i njėjti fat nė qoftė se nuk do t’i nėnshtroheshin pushtetit. Ngjashėm njoftojnė tė gjithė relatorėt e Selisė sė Shenjtė, si Pjetėr Massareku, Pjetėr Bogdani, Vinēenc Zmajeviqi etj. Ekzekutime, torturime dhe shpėrngulje masive pati edhe pas luftės ruso – austriake kundėr Turqisė nė vitet 1735 – 1739.
Si pėrmbledhje tė asaj ēfarė ka ndodhur, studiuesit e huaj tė paanshėm si: Georg Stadtmüller, Peter Bartel, amerikani, Jacques E. Edwin etj., pohojnė se: turqit pėr katėrqind vjet mė radhė i detyruan shqiptarėt me shpatė dhe me taksa qė tė tradhtojnė krishtėrimin.
Se pushtimet osmane pėr ne shqiptaret, lanė pasoja tė mėdha politike, dėshmon fakti i Kongresit e Berlinit 1878 dhe ai Londrės 1913, ku pėrkundrejt peticioneve protestuese pėr mos copėtimin e trojeve shqiptare, tė dėrguara nga Lidhja Shqiptare, Fuqitė e Mėdha duke identifikuar shqiptarėt nė masėn 70% tė islamizuar mė turqit, pa ndonjė hezitim vendosėn qė tokat shqiptare tė bėhen plaēkė tregu ndėrmjet: Perandorė Osmane, Greqisė, Bullgarisė, Serbisė dhe Mali tė Zi.
Ngjarja e pushtimeve osmane me njė pėrshkrimin kreativ do ishte “si njė mortajė e zezė”, e cila tjetėrsoi njė pjesė tė jetės shpirtėrore tė shqiptarit, nė aspektin politiko-shoqėror-kulturor, socialo-psikologjik dhe fetar.
Ėshtė shumė e qartė, se qytetėrimet, pėrgjithėsisht kanė qenė dhe mbeten baza kryesore, rreth tė cilave krijohen aleanca tė ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake dhe boshti i integrimit tė shteteve evropiane, por ėshtė dhe e qartė, ato dallohen midis tyre nga historia, gjuha, kultura, traditat dhe, nė njė masė tė madhe, nga besimi fetar.
Qarqet politike dhe intelektuale nė Shqipėri e mė gjerė duhet tė pėrfshihen nė njė debat, jo si ta shpėrfillim realitetin historik tė popullit tonė, duke i hyrė nė hatėr njėrės palė apo tjetrės, por duke e nxjerrė nė pah pjesėn e lavdishme dhe atė tė hidhur tė populli tonė, tė shkaktuar nga pushtuesit e njėpasnjėshėm, e sidomos tė perandorisė osmane, e cila zgjati pėr gjatė 450 vite mė radhė. Nėse qeveria e tanishme turke merr pėrsipėr ta identifikojė veten me perandorinė osmane, atėherė ajo, jo qė duhet kėrkojė rishkrimin e historisė, por tė bėjė njė “mea culpa” (punė tė pendimit) publike ndaj popullit shqiptar.
Tema bosht e polemikės, edhe pse nuk pohohet qartė, ėshtė mohim i pushtimeve osmane dhe ēėshtja e islamizimit tė shqiptarėve. Kėtė lloj kėrkese, para disa ditėve, nė favor tė serbėve e bėri dhe ambasadori serb gjatė njė vizite nė njė shkollė nė afėrsi tė Fierit. Shtrohet pyetja: Po tani, me ēfarė terminologjie do shkruajmė nė librat shkollorė?! Pastaj, a do bėjmė asgjėsimin e tė gjithė dokumentacionit arkivor brenda dhe jashtė vendit, i cili flet pėr pushtimet osmane?! Apo diē tjetėr!?
Kur qeveritė aktuale dhe intelektualėt, me tė drejtė ngulmojnė qė tė zbardhen krimet e komunizmit, tani me ēfarė ndėrgjegjeje kėrkojnė qė tė heshtet mbi krimet e perandorisė osmane dhe eventualisht nesėr, tė atyre serbe, tė shkaktuara gjatė luftėrave ballkanike dhe mė vonė?
Sokrati do thoshte: “Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė dituri, tė njohėsh vetveten ėshtė iluminizėm”.
Tė polemizohet rreth kėtyre ēėshtjeve se, a kanė qenė shqiptarėt tė pushtuar apo jo, dhe se pushtuesit kanė ardhur me lule dafine, ėshtė humbje kohe dhe polemikė e tejkaluar. Shqiptarėt janė nė proces tė ripėrcaktimit tė identitetit tė tyre qytetėrues drejt atij perėndimor, drejt atij qytetėrimi prej tė cilit u shkėput forcėrisht shekuj mė parė, prandaj duhet thundruar mirė nė mendjen dhe shpirtin e tyre fjala e urtė latine:
“Amicus Plato, sed magis amica veritas” (E dua Platonin, por mė shumė e dua tė vėrtetėn).
*Historian- Instituti Filozofik dhe Teologjik nė Shkodėr.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-09-11, 20:07   #63
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Turqia kerkon nje spastrim t'vockel etnik ne Kosove

Kenga e Ajshes - YouTube
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-11, 17:14   #64
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Turqia kerkon nje spastrim t'vockel etnik ne Kosove

Pėrgjigjen akademikėt pėr historinė


Historianėt dhe akademikėt kosovarė si dhe ata nga Shqipėria, duke reaguar ndaj kėrkesave tė qeveritarėve turq pėr korrigjimin e teksteve tė historisė, e mbajtėn njė tryezė shkencore, pėrmes sė cilės apeluan te qeveritarėt tė mos pėrzihen nė ēėshtje qė nuk u takojnė.





Mė 30 shtator 2011 nė ora 17:35

Disa javė pas vizitės nė Kosovė tė Ministrit tė Arsimit si dhe atij tė Punėve tė Jashtme tė Turqisė dhe kėrkesės sė tyre pėr rishikim apo korrigjim tė teksteve tė historisė, reagojnė, pėrmes njė tryeze shkencore, historianėt dhe akademikėt kosovarė.

Nė ambientet e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, nė bashkėorganizim me Institutin e Historisė sė Kosovės, tė enjten, u mbajt tryeza shkencore me titull: "Trajtimi i Perandorisė Osmane dhe i raporteve turko-shqiptare nė tekstet e historisė".

Fjalėn e hapjes e mbajti Akademik Besim Bokshi, kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. nė fjalėn e tij, Bokshi e pėrmendi miqėsinė dhe ndihmėn qė Turqia po ia jep popullit tė Kosovės, por theksoi se kjo miqėsi nuk mund tė lėndohet nga trajtimet e bėra shkencore pėr periudhat e rėnda tė historisė nėn sundimin e Perandorisė Osmane, pėr efektet e rėnda shtypėse qė i solli popullit shqiptar e pėr qėndresėn dhe kundėrshtimin krenues ndaj asaj shtypjeje nėpėr kryengritje tė shumta e flijime me lavdin e dėshirės pėr liri. Ai shtoi se kjo tryezė do tė nxjerrė nė pah se historiografia shqiptare kurrė nuk ka rrėshqitur nė pozicione shoviniste e fyese pėr popullin turk. Lidhur me ēėshtjen e korrigjimit tė teksteve tė historisė, Bokshi theksoi se kjo ēėshtje duhet tė trajtohet nga historianėt e jo nga politikanėt.

“Ēėshtja nuk ėshtė politike, qė ta trajtojnė politikanėt, as qeveritare qė tė trajtohet nga qeveritarėt. Po tė ishte ēėshtje, do tė ishte ēėshtje qė do tė zgjidhej vetėm nga trajtimi shkencor i historianėve”, tha Bokshi.

Ai tha po ashtu se asnjė zaptues nuk vjen pa deklaruar se vjen pėr tė sjellė tė mirėn dhe pėr tė krijuar rėnd.

Mbajtjen e kėsaj tryeze shkencore, Bokshi e arsyetoi me faktin se opinioni duhet tė njihet me pėrgjigjen e historiografisė shqiptare pėr relacionet e Perandorisė Osmane me shqiptarėt dhe pėrgjigjen ndaj kėrkesės pėr ndryshime tė teksteve tė historisė me shmangie nga trajtimi shkencor.

Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit tė Historisė sė Kosovės, i konsideroi tė pavėrteta vėrejtjet kinse tekstet tona shkollore tė historisė kanė qasje dhe paragrafė fyes ndaj popullit turk dhe Turqisė.

Ai tha se nė tekstet e historisė pėr shkollat e Kosovės nė gjuhėn shqipe tė periudhės 1881-1912 nuk ka terminologji joshkencore, fyese ose diskriminuese pėr asnjė popull dhe as pėr turqit e Perandorinė Osmane.

“Pėrmbajtjet lėndore si dhe vlerėsimet shkencore tė ngjarjeve dhe tė figurave janė nė harmoni me metodologjinė e mėsimdhėnies dhe me tė vėrtetėn historike, natyrisht duke lėnė tė hapur mundėsinė e begatimit me burime tė reja”, theksoi Bajraktari.

Ndėrkaq, historiani nga Shqipėria Pėllumb Xhufi, duke u marrė me figurėn e Skėnderbeut nė tekstet e historisė, e konsideroi brengosės faktin se nė historiografinė evropiane po shtrembėrohet figura dhe kontributi kombėtar i Skėnderbeut. Duke folur pėr librin ‘Skėnderbeu’ tė historianit zviceran Oliver Jens Schmitt, Xhufi tha se pėr heroin kombėtar Schmitt shkroi se bėri njė luftė hakmarrėse ndaj Sulltanit, gjė qė, sipas Xhufit, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ai mė pas u shpreh edhe kundėr atyre shqiptarėve tė cilėt, nėn ndikimin e fesė islame, deklarojnė se Skėnderbeu ka qenė tradhtar, por u shpreh edhe kundėr atyre qė, nėn ndikimin e fesė sė krishterė, deklarojnė se Skėnderbeu ka qenė atlet i krishterimit.

“Skėnderbeu ka qenė luftėtar pėr liri dhe pavarėsi tė shqiptarėve”, u shpreh Xhufi.
Duke folur pėr islamizimin e shqiptarėve nė Perandorinė Osmane, historiani Muhamet Mala u shpreh se problemi i islamizimit tė shqiptarėve nė shkencėn e historisė ende nuk e ka marrė trajtimin adekuat dhe ēėshtja lėvizė nga njė ekstrem nė tjetrin. Ai theksoi se nė njė anė qėndron ideja qė e shikon islamin si fenomen shpėtues pėr ēėshtjen tonė kombėtare apo ekstremi tjetėr qė e mohon tėrėsisht si proces me rėndėsi pėr avancimin tonė kombėtar. “Duke qenė nė mes tė kėtyre dy ideve diametralisht tė kundėrta, hartuesve tė teksteve iu mbetet detyrė e vėshtirė pėr pėrcaktimin e drejtė lidhur me kėtė ēėshtje. Andaj nė nivele tė teksteve shkollore islamizimi duhet tė pėrmendet si proces, i cili nė njė periudhė tė caktuar kohore, nė fillim individualisht e mandej nė masė, si pasojė e sundimit osman, u bė pjesė e identitetit tonė kombėtar”, tha Mala.

Historiani Frashėr Demaj tha se pavarėsisht vullnetit tonė, historia nuk mund tė ndryshohet e as tė tjetėrsohet. Sipas tij, historia mund tė plotėsohet e ndryshohet me fakte e jo me ‘vullnet politik’.

“Ministrat tė shfaqin vullnetin e tyre politik, por janė shkencėtarėt ata qė, bazuar nė kėrkime dhe argumente shkencore, duhet ta thonė fjalėn e tyre”, u shpreh Demaj. Sipas tij, historia nuk shkruhet me qejfe e pėr qejfe por me argumente tė bazuara e tė studiuara mirė e nė mėnyrė profesionale nga studiuesit e shkencave tė historisė.

Lidhur me kėtė ēėshtje referuan edhe historianė dhe akademikė tė tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe Isa Bicaj, Fehmi Rexhepi, Ferid Duka, Beqir Meta, Emine Bakalli, Esat Stavileci, Izber Hoti etj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-10-11, 18:37   #65
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Turqia kerkon nje spastrim t'vockel etnik ne Kosove

A e kan lexu kta Akademike Historine qe i mesojn nxenesit tane sot??? Autoret qe i kan shkru keto Histori qe sot mesojn nxenesit tane kane ba me qindra gabime..!
Njo qe m'ra ne sy...qe cka shkrun!

Kur Familja e Adem Jasharit ra heroikisht ne mbrojtje te atdheut,dikujt 2 jave pas,i paska ra ndermend dhe paska bere fushate zgjedhore qe te organizoje zgjedhje presidenciale e parlamentare.

Tash merrne me mend se cfare historiani e ka shkru ket fjale,qe e atakon direkt themeluesin e ketij shteti IBRAHIM RUGOVEN!
Cka po du me thon une.

Se historit i kane shkru njersit qe kan qen t'afert me pushtetin e asaj kohe kur osht shkru!!

Merrne me mend Jakup Krasniqi si historian qe osht mi ardhe dita e me shkru historin e Kosoves..athu ku kish perfundu Ibrahim Rugova,Sali Ceku,Tahir Zema,,etj.....sigurt si tradhetare!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-11, 20:33   #66
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Turqia kerkon nje spastrim t'vockel etnik ne Kosove

Topi: Me Turqinė, aleatė strategjikė

Presidenti i Republikės Bamir Topi deklaron se Shqipėria dhe Turqia janė vende aleate strategjike nė rajon dhe se marrėdhėniet mes dy vendeve janė tė shkėlqyera.
Nė ditėn e dytė tė qėndrimit nė Turqi, ku kreu i vendit ka shkuar me ftesė tė homologut Abdullah Gyl, Presidenti Topi mori pjesė nė Kėshillin e pėrbashkėt tė biznesit shqiptaro-turk nė Stamboll.
"Shqiptarėt qė jetojnė nė Turqi na lidhin mė shumė. Vėmendja e politikės ndaj biznesit ėshtė domosdoshmėri. Politika duhet tė bėjė lehtėsime ligjore ndaj biznesit, me qėllim inkurajimin e mėtejshėm tė tij", tha Topi.

Intensifikim i marrėdhėnieve
Ndonėse Kosova, dhe mė pak Shqipėria, janė pėrfshirė kohėt e fundit nė njė debat sa shkencor aq edhe politik mbi qėndrimin qė historiografia duhet tė mbajė ndaj periudhės otomane, sot, nė kohėt moderne, Turqia e konsideron Shqipėrinė njė aleate strategjike nė Ballkan.
Kjo pati rast tė konfirmohet gjatė vizitės zyrtare qė Presidenti i Republikės Bamir Topi po zhvillon nė Ankara. Gjatė konferencės sė pėrbashkėt pėr shtyp, Presidenti Abdullah Gyl tha se Shqipėria ėshtė aleati i Turqisė nė nė Ballkan dhe vazhdon bashkėpunimin nė kėtė kontekst pėr ta shtrirė stabilitet dhe paqe nė tė gjithė Ballkanin. 'Ėshtė vizioni i Turqisė,- shtoi mė tej presidenti Gyl,- qė Shqipėria tė integrohet nė institucionet euroatlantike. Po ashtu, midis Shqipėrisė dhe Turqisė janė tė njėjta edhe qasjet pėr sa i pėrket ēėshtjeve ndėrkombėtare'.
Presidenti Bamir Topi nga ana e tij tha se marrėdhėniet midis Shqipėrisė edhe Turqisė konsiderohen tė shkėlqyera. 'Sė bashku kemi ndėrtuar marrėdhėnie tė tilla mbi bazėn e njė themeli historik,- tha Presidenti Topi, - por nga ana tjetėr kemi ndėrtuar edhe marrėdhėnie moderne'.
Tė dy presidentėt folėn edhe pėr intensifikimin e marrėdhėnieve ekonomike. Me disa kompani strategjike nė telekomunikacion dhe industrinė e rėndė, por edhe nė ndėrtim dhe arsim, Turqia mbetet njė partner i rėndėsishėm ekonomik i Shqipėrisė. Nė vizitėn e tij zyrtare, Presidenti Bamir Topi shoqėrohet nga zonja e parė, Teuta dhe njė delegacion zyrtar. Pas takimeve me Presidentin Gyl, Presidenti Topi ėshtė pritur edhe nga Kryetari i Asamblesė sė Madhe Kombėtare tė Turqisė, Cemil Ēiēek.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 11-10-11 nė 20:34
  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.