Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-01-12, 14:19   #16
almalik
Guest
 
Postime: n/a
Gabim AW: Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hajra Shiko postimin
....po de, bash po me habite fakti qe e edhe Allahu ka then ne Kuran ( simbas ketije dijetari) qe ne nuk do te munde ti luftoim dhe ti mundim ata. Te them te drejten ky njeri me ka mahnit.

http://www.youtube.com/watch?v=msxZc...eature=related
Pershendetje
Ka shume vite qe percjell,analizoj,krahasoj ngjarjet qe po ndodhin neper bote
me ato gjera qe jane permendur ne librat e shenjte(sidomos Kuran),njekohesisht duke analizuar theniet e njerezve me influence(politikan po dijetare te ndryshem) dhe eshte mahnitese se si po vijne duke u vertetuar (shfaqur) ato thenie.
Ne te njejten kohe eshte edhe frikesuese!!!
Inshallah,don zoti e i kapercejne keto kohera te kqija Shqipet pa u demtuar shume.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-01-12, 17:52   #17
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: AW: Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga almalik Shiko postimin
Pershendetje
Ka shume vite qe percjell,analizoj,krahasoj ngjarjet qe po ndodhin neper bote
me ato gjera qe jane permendur ne librat e shenjte(sidomos Kuran),njekohesisht duke analizuar theniet e njerezve me influence(politikan po dijetare te ndryshem) dhe eshte mahnitese se si po vijne duke u vertetuar (shfaqur) ato thenie.
Ne te njejten kohe eshte edhe frikesuese!!!
Inshallah,don zoti e i kapercejne keto kohera te kqija Shqipet pa u demtuar shume.
....valla bre i nderum se di qka me te thane veq se secilen her e me mire po e kuptoim qe kohe te veshtira do te vijne per neve si dhe faktin qe ne vertet kerkun nuk jemi, krejt ne aut, ishalla Allahu na ndihmon.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-12, 22:18   #18
almalik
Guest
 
Postime: n/a
Gabim AW: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Po more hiq mos ta nin se edhe koherat e keqija marrin fund nje dite,e per njerez te mire e besimtare te mire padyshim se do te vijne njehere kohe me te veshtira se sot por edhe kohe me te mira.
Inshallah Zoti e shpejton kohen e keqe e vijne sa me shpejt ditet e paqes dhe respektit ndernjerezor.
Te pershendes
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 11:19   #19
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

...


Ooo burra mos tutni se pa dek ēare as derma nuk kemi !


Frikohem , e me vie merzi boll me qellu prej te fundit ne kete bote , ngase nuk jane te levdueshem , por inshAllah jemi prej atyre te fundit ( ne qofshim te fundit , ngase Allahu e din me se miri , edhe pse veē kush eshte qorr dy sysh nuk po e sheh fundin ) ... pra inshAllah jemi prej atyre te fundit qe Allahu do ua e dergon frymen e lehte per te ua marr shpirtin para se te filloi ajo dite , qe kush nuk ka ku te fshehet ate dite .Kijameti i vogel eshte vete vdekja , andaj mos te mirremi fort se kur do na gjeje , por sa jemi te gatshem ta presim , kijametin e vogel dhe ate te madhin !

Bomba atomike eshte pershkruar edhe ne hadithe , ne njerin prej tyre ka thene Muhamedi alejhi selam ,".... nga nje pluhur qe do bie , edhe zogjet duke fluturuar do ngordhin" ...


Allahu na e forcofte imanin , e shkofshim faqebardhe te Ai , sot , neser , pasneser ... kur Ai ka caktuar, dhe si Ai ka caktuar , Amin !


Parapregaditemi me namaz , e vepra te mira , ngase vetem keto jane mbrojtesit tane si ne kete ashtu edhe ne boten tjeter !


.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 11:57   #20
almalik
Guest
 
Postime: n/a
Gabim AW: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Lufta e 3 boterore eshte dicka tjeter e kiameti dicka tjeter,se pari vjen e para pastaj bejne pauze pak :-) do te kete jetese te mire ne ate kohe,e pastaj mbas shume kohe(se sa nuk dihet dhe nuk eshte theksuar) vjen Katastrofa totale.Mos u merzitni njerez se ate kohe nuk do e presim,po mendoj kete te fundit
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 12:02   #21
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: AW: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga almalik Shiko postimin
Lufta e 3 boterore eshte dicka tjeter e kiameti dicka tjeter,se pari vjen e para pastaj bejne pauze pak :-) do te kete jetese te mire ne ate kohe,e pastaj mbas shume kohe(se sa nuk dihet dhe nuk eshte theksuar) vjen Katastrofa totale.Mos u merzitni njerez se ate kohe nuk do e presim,po mendoj kete te fundit

...

Ashtu eshte , por do jete e shkurte ajo kohe e mire !


... dhe atehere do arrihet ai totalitarizmi ( fetare)... i mohuar aq shume nga dikush



.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 13:23   #22
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

T' q.....Nastradamusin ska met kurgja :P:P
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 14:17   #23
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Hajli kofte!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 14:39   #24
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Gjitha kėto paralajmrojnė shenjat e fundit tė Botės .
Nder kėto janė nė hapsirėn e paralajmrimit e cila ballafaqohemi sot ;

1 tėrmetet dotė shtohen
2ndertimi i ndertaesave tė gjata
3 shkurtim i kohės ( me vėrtet muajet po shkurtohen sikur njė ditė )
4 largim nga virtytet morale
5 largimi nga besimi
etj.
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 16:44   #25
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Nė fillim dukej vetėm si njė pikė e vogėl e reflektuar nė sipėrfaqen e saj, por shumė shpejtė filloi tė shtrihet duke mbuluar pjesė mė tė mėdha. Qielli filloi tė marr ngjyrė tė kuqėrremtė, dita tė kthehej nė natė... e gjallesat qė frymonin nė kėtė planet, drejtuan sytė nga qielli i pafund. Drejt tyre po afrohej me njė shpejtėsi marramendėse njė objekt i zjarrtė, qė pėr pak qaste do tė pėrplasej mbi “gurin e tyre tė ēmuar”...


Nė mesin e shumė trupave qiellor, qė janė me miliona e miliarda nė gjithėsinė e pafund, gjendet edhe njė sferė vogėl me njė sipėrfaqe prej 510 Milion km², me njė diametėr prej 12.700 km dhe me njė peshė prej rreth 6000 trilion tonelatash, qė vazhdon rrugėtimin e vet, duke pėrshkuar harkun e njėjtė, mbi 4 miliard vite. Njė sferė paksa mė ndryshe nga bashkudhėtaret e saj: njė sferė e shndritshme, me ngjyrė tė kaltėr, me re tė bardha, lumenj, liqene, dete e oqeane, me fusha tė gjelbėruara, me pyje plotė drunjė e bjeshkė tė mbuluara me dėborėn e kristaltė - njė sferė nė tė cilėn frymon jeta. Kjo sferė, qė vėshtruar nga njė prizėm tjetėr, ajo e makrokozmosit, i pėrngjanė njė “guri tė ēmuar”, quhet Tokė.
Dhe disa miliard vite mė pas, kur civilizimi nė kėtė planet ishte duku u ngjitur drejt majave mė tė larta, ishte nė prag tė kulminacionit tė tij, kėtė “guri tė ēmuar” filloi ta mbuloj njė hije e errėt! Nė fillim dukej vetėm si njė pikė e vogėl e reflektuar nė sipėrfaqen e saj, por shumė shpejtė filloi tė shtrihet duke mbuluar pjesė mė tė mėdha. Qielli filloi tė marr ngjyrė tė kuqėrremtė, dita tė kthehej nė natė... e gjallesat qė frymonin nė kėtė planet, drejtuan sytė nga qielli i pafund. Drejt tyre po afrohej me njė shpejtėsi marramendėse njė objekt i zjarrtė, qė pėr pak qaste do tė pėrplasej mbi “gurin e tyre tė ēmuar”...
...Njė pėrplase e fuqishme nė oqean e shkundi gjithė kėtė planet. Njė valė deti e fuqishme dhe qindra metra e lartė, bashkė me retė e zjarrta tė objektit pėrplasės, po shpėrndahej nė tė katėr anėt e saj, duke shkatėrruar gjithēka qė i dilte pėrpara: Duke pėrmbytur qytete tė tėra, fusha me tė mbjella, duku djegur pyjet e ngjeshur me lisa, duke shkrirė e kthyer nė llavė vullkanesh edhe borėn e pastėr nė maja tė bjeshkėve... pėr disa orė ky “gurė i ēmuar” u kthye nė tokė tė djegur e tė shkretėtuar, nė njė vend pa frymė - pa jetė...
Kėshtu mund tė duket njėri, nga shumė skenarėt, pėr ditėn e fundit tė planetit tonė. Dhe kjo qė u tha mė lartė, ndoshta nė dukej tė parė, vėrtet i pėrngjan njė fiksioni imagjinarė, por kjo ėshtė edhe shumė afėr ligjeve shkencore. Prognozat e ndryshme, qofshin ato tė civilizimeve tė lashta, tė parashikuesve antik e modern, por edhe ato shkencore, kėtu japin tė njėjtin rezultat: Ky planet e ka njė fund! Dhe shikuar realisht kjo ėshtė afėr logjikes! Ēdo gjė nė kėtė hapėsirė e ka njė fillim, dhe natyrisht, edhe njė mbarim. Ky princip, ky ligj hyjnor vlen edhe pėr trupat qiellor, edhe pėr sistemet diellore, edhe pėr galaktikat.
Prognozat shkencore se jeta e planetit tonė mund tė zgjasė edhe disa miliard vite, sot nuk i frymėzojnė edhe aq shumė inkurajimet tona. Ndoshta kjo do tė ishte e mundur, nėse ligjet e ndryshme fizike, qė harmonizojnė kėtė baraspeshė, nuk do tė ndikoheshin nga faktorė tė tjerė, e qė janė tė shumtė, tė panjohur e tė paparashikueshėm pėr qenien njeri, pra edhe pėr vet shkencėn. Dhe nė kėtė kontekst mund ta bėjmė njė analogji mes parimeve tė pėrgjithshme kozmike dhe qenies njeri. Jetėgjatėsia e njė njeriu, nė kushte normale, parimisht duhet tė ketė njė mesatare prej 80 vitesh, megjithėse kjo ndryshon, varėsisht prej llojit. Mirėpo, ja qė janė edhe faktorėt e tjerė ata qė e thyejnė kėtė ligjshmėri, nėse mund ta quaj, universale: sėmundjet e paparashikuar ose fatkeqėsitė e llojeve nga mė tė ndryshmet. Tė njėjtat principe ligjore qė veprojnė nė mikrokozmos, janė funksionale edhe nė makrokozmos, pra ato vlejnė edhe pėr planetin tonė. Mund tė jetė njė meteorit gjigant, njė erupsion i fuqishėm diellor, njė debalans i fushės magnetike si faktor eksternė qė mund t’ia shkurtojnė jetės Tokės, por po aq serioz ėshtė edhe faktori intern - vet njeri, pėrmes “revolucionit teknologjik” duke shkatėrruar kėshtu baraspeshėn natyrore. Dhe kėto principe ligjore, jo vetėm qė janė tė njohura mijėra vite mė parė, qė na dėshmon edhe formula e njohur e figurės antike greke - njėri nga 12 Zotat mė tė famshėm tė Olimpit, Hermesi, ku thuhet: „Si ėshtė lart, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart“, por kėto parime i njeh dhe i pranon edhe shkenca bashkėkohore. Formula e mėsipėrme, nė zbėrthim do tė thotė: “si ėshtė makrokozmosi, ashtu ėshtė edhe mikrokozmosi”, njėjtė sikurse hipotezat shkencore qė shpjegojnė ekzistencėn e ndėrlidhshmėrisė ndėrmjet pjesėve mė tė imėta tė materies dhe atyre mė gjigante qė lėvizin nė gjithės. E sot dihet shkencėrisht se materia nuk pėrbėhet vetėm nga molekulat dhe atomet, si pjesė pėrfundimtare e mė tė imėta tė saj, por se, edhe secili atom nė vete konsiderohet si njė botė e veēantė, njė botė e pėrbėrė nga protone, neutrone, elektrone dhe grimca tė tjera (edhe mė tė imta) si kuantet, marrėdhėniet, pozicioni dhe lėvizja e tė cilave i pėrngjanė pothuajse tėrėsisht sistemit tonė diellor nė miniaturė.
E pėr t’i pėrcjellė kėto procese qė zhvillohen nė pjesėt mė tė imėta tė materies (nė mikrokozmos), njeriu shfrytėzon aparate tė ndryshme mikroskopike, meqė ato procese janė aq tė vogla sa pėr syrin e tij janė tė padukshme. Tė gjitha ato procese zhvillohen nė njė harmoni dhe pėrputhshmėri tė mrekullueshme, mu ashtu siē zhvillohen edhe proceset nė makrokozmos. Por, po tė bėhej njeriu objekt shikimi, dhe jo vetėm ai, por i tėrė sistemin ynė diellor nga njė prizėm tjetėr, ajo e makrokozmosit, dhe atė vetėm nė galaktikėn “Rruga e Qumėshtit”, ku ndodhet sistemi ynė diellor, atėherė, jo vetėm ai, por i tėrė sistemi ynė diellor - Dielli dhe tetė planetėt (pėrjashto kėtu Plutoni i cili nga viti 2006 ka humbur statusin e planetit), bashkė me satelitėt e tyre, miniaturizohen mu sikurse atomet dhe molekulat tek materia. Vetė planeti ynė Toka, me disa miliarda gjallesa, nė universin e pafund i pėrngjan njė kokrre rėre nė oqean. Por, nė univers nuk ėshtė vetėm galaktika „Rruga e Qumėshtit“ qė pėrbėhet nga disa miliarda yje e qė miliona prej tyre kanė planetė mu sikurse ylli ynė, Dielli, por, ekzistojnė edhe shumė galaktika tjera tė pėrbėra nga miliarda e miliarda yje tė tjerė? E ēfarė pėrmban prapavija e kėtij sfondi ku lėvizin nė formė spiraleje gjithė kėto galaktika?!... Kjo por dhe shumė pyetje tė tjera, janė sfida serioze me tė cilat ballafaqohet sot shkenca bashkėkohore, meqė njohuritė dhe teknologjia qė posedon sot ajo as pėrafėrsisht nuk i pėrmbush kriteret pėr pėrgjigje tė kėnaqshme. Prandaj, kėto qė u thanė mė lartė, lenė pak pėr tė dėshiruar se planeti ynė do tė plaket dhe “vdes”, pra pėrfundoj misionin e tij nė bazė tė parimeve tė pėrgjithshme kozmike, me aq sa na janė tė njohura neve deri mė sot.

Profecitė pėr fundin e botės

Paralajmėrimet pėr fundin e jetės nė tokė ose apokalipsin nuk janė tema tė reja diskutimesh. Nė dokumentet e gjetura tek civilizimet e vjetra, kjo dukuri ėshtė mjaftė e theksuar, dhe ndoshta me tė drejt, pasi m’u ato civilizime, qė pėr to sot dihet shumė pakė, ishin zhdukur si pasoj e ndonjė apokalipsi tė tillė. Shkenca shkon edhe mė larg. Bazuar nė dėshmitė e fosileve tė gjetura nė shumė vende tė botės, ajo edhe zhdukjen e krijesave parahistorike siē janė dinozaurėt e zaurė tė tjerė apo mamutėt e gjallesa tė tjera tė panjohura qė ishin sundimtarė tė planetit tonė asokohe, e ndėrlidh me pasojat e ndonjė katastrofe klimatike, shkaktarėt e tė cilės, sipas shkencės, mund tė ishin tė shumtė. Edhe nė librat e shenjt tė religjioneve tė ndryshme kjo temė zė vend qendror. Vetėm nė Bibėl kemi mbi 100 profeci rreth fundit tė botės dhe tė gjitha kėto i ka pėrmbledhur nė njė vepėr autori Stuart Olyott (e pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe nga Lirak Ēelaj), e tė cilėn mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”. Edhe nė librin e shenjt islam - Kuranin, shenjat e ditės sė fundit (kiametit) theksohen disa herė.
Ndėr parashikimet mė tė pėrfolura rreth fundit tė botės, ėshtė kalendari i civilizimit tė lashtė tė quajtur Maja. Njė popullatė autoktone qė ka jetuar 3000 vjet para erė se re nė pjesėt e Amerikės Qendrore, gjegjėsisht tė shtrirė nė territore tė Guatemalės, Belizes, El Salvadorit, Hondurasit, dhe nė pjesėn mė tė madhe tė Brazilit tė sotėm. Dijetarėt e asaj kohe, qė supozohej se e njihnin mirė filozofinė, matematikėn, fizikėn, astronomin etj. kishin nė pėrdorim dy sisteme kalendarik:
-Kalendari Tzolkin, pėrdorej pėr qėllime ritualesh dhe pėrbėhej prej 13 tingujsh dhe 20 simbolesh diellore, nga llogaria e tė cilave rridhnin 260 kombinacione. Duhej tė kalonin 260 ditė deri te pėrsėritja e serishme e njė dite tė kombinuar.
-Kalendari Haab, pėrdorej pėr nevoja civile dhe ishte i ngjashėm me kalendari e ditėve tona. Pėrbėhej nga 365 ditė -18 muaj me nga 20 ditė, plus 5 ditė shtesė, qė konsideroheshin si ditė fatkėqija.
Te dy kėta kalendarė pėrfundojnė pas 5125 vjetėsh, dhe kjo ditė, sipas llogarive tė kohės sonė, i bie saktėsisht mė 21.12.2012! Ėshtė njė kalendar, i cili gjatė njė periudhe 5000 vjeēare, ka bėrė njė llogari mjaft ekzakte tė ditėve, muajve dhe viteve, sa qė edhe fazat hėnore, deri mė sot, i ka kalkuluar me njė devijim minimal prej vetėm 23 sekondash.
Dhe si pėr ironinė tonė, kjo datė pėrputhet plotėsisht me njė dukuri astronomike e cila pason njė herė nė 26000 vjet! Mė saktėsisht, m’u nė kėtė ditė, Toka dhe i gjithė sistemi ynė diellor do tė gjendet i pozicionuar nė njė paralele tė njėjtė me galaktikėn tonė, “Rruga e qumshit”. Dhe kjo pikė, ku sistemi ynė diellor takohet (ndeshet) me “Rrugėn e qumėshtit”, ėshtė njė shtresė e krijuar nga re pluhuri e ashtuquajtur “hapėsira (e ēara) e errėt e rrugės sė qumėshtit”. Kjo e ēarė ka shumė kuptime mitologjike si: “Rruga e ferrit”, “goja e e njė pėrbindėshi kozmik”, “kanali lindės i nėnės kozmike” etj. Dhe pikėrisht mė 21.12.2012, Toka, bashkė me sistemin tonė diellor, pozicionohet m’u nė mes tė kėsaj hapėsire tė errėt, nė horizontin e sė cilės, “Rruga e qumėshtit” ka qasje mbi to, dhe atė nga tė gjitha pikat - rreth e qark. Nė kėtė pikė kohore pėrfundon edhe cikli i kalendarit tė civilizimit Maja. Pasojat e kėtij gėrshetimi parashtruan edhe teori nga mė tė ndryshmet, dhe qė tė gjitha me njė pėrfundim tė njėjtė - fundi i botės!
Dhe nėse nisemi nga parimet e pėrgjithshme hyjnore se ēdo gjė ka njė fillim dhe njė mbarim, pra, asgjė nuk ėshtė e amshueshme nė universin e pafund pėrveē ritmit tė pėrhershėm tė ndryshimeve: lindjes, zhvillimit dhe shpėrbėrjes (ajo qė shpėrbėhet pastaj lind sėrish), atėherė edhe hipotezat e njė rifillimi nga zeroja i gjithēkaje, pra edhe fillimi i njė epoke tė re pėr planetit tonė, ėshtė shumė i kapshėm.
Pėrputhshmėritė qė u thanė mė lartė, na lėnė tė kuptojmė se ky civilizim i lasht ka pasur njohuri shumė tė mira pėr kėtė gėrshetim, dhe kėtė ditė e kanė konsideruar si njė pikė kalimtare shumė tė rėndėsishme - fillim i njė cikli tė ri.
E pėr ēudi, njė profeci e kėtij lloji dhe pikėrisht pėr fundin e vitit 2012, nuk vjen vetėm nga Maja-t. Edhe kalendar i Aztekve, qė ėshtė mjaft i ngjashėm mė atė tė Maja-ve, pėrfundon po nė kėtė datė.
Nostradamusi (1503 - 1566), i lindur nė Saint-Remy, nė jug tė Francės, me profesion mjek dhe farmacist si dhe njėri ndėr parashikuesit mė tė njohur i tė gjitha kohėrave, gjithashtu, nė profecitė e tij parasheh, po nė kėtė vit, njė luftė atomike me pėrfshirje mbarė globale.
Gjithashtu, parashikuesja nga bullgaria, Vangelija Gushterova ( 1911-1966) e njohur me emrin Vanga, parasheh njė katastrofė me pėrmasa gjigante pas viteve 2010. Vanga ėshtė e njohur me profecitė e saj rreth fillimin e luftės sė dytė botėrore, pėr “Perstrojken”, pėr vdekje e princeshės Dejana si dhe pėr sulmin e 11 shtatorit nė kullat binjake tė Nju Jorkut. Pėr kėtė sulm ajo kishte thėnė: “Vėllezėrit amerikan do tė rrėzohen nga sulmi i njė shpendi tė ēeliktė”. Sipas parashikimeve tė saj, fillimi i luftės sė tretė botėrore do tė filloj kah fundi i vitit 2010. Kėsaj situata do t’i paraprijnė tri atentate nė tre president shtetėror si dhe lufta nė Indonezi. Ky konflikt, qė do tė zgjasė pėr disa vite, do tė ketė pėrmasa katastrofale pėr gjithė njerėzimin, pasi luftėrat do tė jenė shumė tė ashpra duke mos u kursyer as armatimi bėrthamor e as ai kimik.

Parashikuesja tjetėr nga Arizona e SHBA-ve, Sakina Blue Star, duke u bazuar nė njohuritė e vendasve autokton, Hopi-Indianėve (qė ėshtė edhe vet pjesėtare e asaj popullate etnike qė sot nuk numėron mė shumė se 1500 pjesėtar), po ashtu, parasheh fundin e botės, pikėrisht nė vitin 2012. Sipas saj, njerėzimi ėshtė zhdukur tri herė. Herėn e parė kjo ka ndodhur kur boshti i saj (Tokės) pėsoi zhvendosje; herėn e dytė gjatė kohės sė akullt dhe herėn e tretė gjatė pėrmbytjeve nga tė reshurat e furishme. Ka ardhur sėrish koha pėr zhdukja e radhės - ciklin e katėrt, cikėl nė tė cilėn planeti ynė gjendet nė fazėn e njė pastrimi tė pėrgjithshėm, i cili do tė pėrmbyllet nė fund tė vitit 2012.
Edhe autori amerikanė, Micheal Dorsin, nė librin e tij “Kodi biblik”, parasheh, duke u bazuar nė njė mesazh (kod) sekret nė Bibėl, fundin e botės qė do tė ndodh po nė kėtė vit - 2012, gjatė kolizionit tė Tokės me njė komet.

Shkruan:Sabir Krasniqi
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 16:45   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Profecitė rreth zhbėrjes sė Tokės nuk pėrfundojnė me kaq. Edhe shumė e shumė herė para kėsaj date ėshtė paraparė shkatėrrimi i kėtij planeti ku frymon jeta. Por fatmirėsisht kjo nuk ka ndodhur. Analistėt e kėsaj fushe kanė mbledhur me mijėra profeci tė cilat parashikojnė ose paralajmėron fundin e botės. Dikush ka besuar e dikush jo, kjo ėshtė ēėshtje e besimit dhe bindjeve individuale, megjithatė, pasojat e kėtyre profecive shpesh kanė pasur epilog dramatik, me histeri masive por edhe me vetėvrasje kolektive.


Nuk janė vetėm profecitė e lartpėrmendura treguese se planeti Tokė, e ndoshta edhe i gjithė sistemi ynė diellor, janė buzė njė kataklizmi, edhe ekspertet shkencore shprehin shqetėsime serioze pėr jetėgjatėsinė e kėtij “guri tė ēmuar”. Nė kėtė drejtim pulson edhe projekti i NASA-s (National Aeronautics and Space Administration) - Administratės Nacionale pėr Aeronautikė dhe Hapėsirė, nė SHBA, i quajtur IRAS (Infrared Astronomical Satellite), i cili u realizua nė bashkėpunim me Britaninė e Madhe dhe Holandėn. Ky projekt kishte tė bėnte me njė teleskop hapėsinorė me rreze infra tė kuqe, i cili do ta hulumtonte hapėsirėn kozmike nė mėnyrė sistematike duke depėrtuar pėrmes pluhurit kozmik dhe reve tė gazta, dhe kėrkuar objekte qė valėt e tyre i emetojnė po nė kėtė spektėr, pra nė spektrin e rrezeve infra tė kuqe, por qė pėr ne janė tė pakapshėm (padukshme). U lansua nė janar 1983 dhe ishte aktiv deri nė nėntor tė po atij viti. Dhe vėrtet, IRAS-i arriti tė regjistroj njė objekt (planet) tė panjohur gjer mė tani pėr astronominė. Lajmi goditi si njė bombė atomike: “U zbulua njė trup qiellor me madhėsi tė pėrafėrt sa tė planetit tė Jupiterit, qė ėshtė aq afėr Tokės, sa qė mund tė konsiderohet si pjesė e Sistemit tonė Diellorė” - shkruante “Washington Post”.
Nė vitin 1992 edhe Hubble, teleskopi hapėsinorė mė modern i kohės qė u lansua nė vitin 1990, regjistroi njė trup qiellor pranė Sistemit tonė Diellor. Ish eksperti ushtarak i SHBA-ve, Marshall Master, ėshtė shumė i bindur se njė objekt i panjohur po i afrohet qendrės sė Sistemit tonė Diellor, dhe atė me shpejtėsi ekstreme. Ai shtonė se ky objekt do tė mund tė shihet edhe nga Toka, qė nė vitin 2010! Edhe pėr Johan Murry-n nga “Open University” i Londrės, rasti ėshtė i qartė: “Nėse, sipas regjistrimeve tė NASA-s tė vitit 1983 dhe 1992, kemi tė bėjmė me objektin e njėjtė, atėherė ky kolos ėshtė nė kursin e drejtpėrdrejt tė kolizionit me Tokėn.”
Dhe kjo nuk duhet tė na befasoj kur dihet se nė fillim tė vitit 2008, NASA i propozoi Kongresit Amerikan, futjen nė pėrdorim tė njė anije kozmike tė pajisur me bombė atomike pėr misione tė caktuara hapėsinore, nė rast se planeti ynė rrezikohet nga ndonjė asteroid i mundshėm. Kjo gjithashtu mund tė ndėrlidhet edhe me misionin shumė tė shtrenjtė qė NASA ndėrmori njė muaj mė herėt, kur drejt teleskopit hapėsinorė Hubble, mė 11 maj 2009, nisi anijen kozmike “Atlantis” me shtatė astronaut brenda, pėr t’i riparuar disa defekte si dhe pėr tė instaluar nė kėtė teleskop gjigant instrumente shtesė, tė cilat do tė mundėsojnė regjistrime shumė mė tė mira se mė parė - mision qė pėrfundoi me sukses tė plotė. Dhe e gjithė kjo bėhet me qėllimin primar: kėrkimin e trupave tė mundshėm qiellor qė mund tė ndodhen nė afėrsi tė Sistemit tonė Diellor.
Hipoteza e kolizionit me ndonjė trup tė mundshėm qiellor, nuk ėshtė skenari i vetėm kėrcėnues i Tokės pėr vitin 2012, nė kėtė drejtim janė po ashtu shqetėsuese edhe tė dhėnat e observatoriumit hapėsinor (lansuar nė hapėsirė nė dhjetor tė viti 1995), vepėr e pėrbashkėt amerikano - evropian - SOHO (Solar and Heliospheric Observatory - Observatoriumi heliosferik dhe diellor). Astronomėt qė bėjnė vėzhgimin e rregullt tė aktivitetit tė njollave nė sipėrfaqen e Diellit, vėrtetojė njė cikėl tė ri dhe shumė tė fuqishėm tė kėtij aktiviteti. “Sipas vrojtimeve tona, cikli i ardhshėm do tė jetė shumė intensiv dhe pikėn qendrore do ta arrijė kah fundi i viti 2012” - thotė eksperti i SOHO-s, Lawrance. A do tė thotė kjo - njė kėrcėnim mė shumė pėr Tokėn?!
Profecitė rreth zhbėrjes sė Tokės nuk pėrfundojnė me kaq. Edhe shumė e shumė herė para kėsaj date ėshtė paraparė shkatėrrimi i kėtij planeti ku frymon jeta. Por fatmirėsisht kjo nuk ka ndodhur. Analistėt e kėsaj fushe kanė mbledhur me mijėra profeci tė cilat parashikojnė ose paralajmėron fundin e botės. Dikush ka besuar e dikush jo, kjo ėshtė ēėshtje e besimit dhe bindjeve individuale, megjithatė, pasojat e kėtyre profecive shpesh kanė pasur epilog dramatik, me histeri masive por edhe me vetėvrasje kolektive.
Mė poshtė po japim njė kronologji rreth profecive qė nga e kaluara e lashtė e deri nė parashikimet futuriste.


Kronologjia e profecive rreth zhbėrjes sė Tokės

Viti 634 para erės re

Romakėt kanė pritur qė qyteti i tyre do tė rrafshohej me tokėn pasi ky ishte viti i 120 qė nga krijimi i Romes (Roma ėshtė krijuar mė 21 prill 753 (p.e.r.) nga Romuli). Pse bash 120? Ka ekzistuar njė mit sipas tė cilit 12 shqiponja i kanė zbuluar Romulit (Romulus) numrin magjik nė tė cilin fshihej sekreti i qytetit tė tyre, ndėrsa secila shqiponjė, sipas interpretimeve tė atėhershme mistike, paraqiste njė periudhė 10 vjeēare.

Viti 70 pas erės re

Pas okupimit tė Jerusalemit nga romakėt dhe shkatėrrimit tė tempullit tė besimit hebreit dhe tė krishterė, konsiderohej se fundi ishte afėr. Tė gjithė pėrgatiteshin pėr gjykimin qė do ta shpallte Perėndia pėr kėtė krim.

Viti 500

500 vjet pas Krishtit, gjithashtu u paralajmėrua fundi i botės nga teologu Romak, Sextus Julius Africanus, sipas njohurive tė sė cilit ky ishte viti i 6000-tė nga krijimi i botės. Konsiderohej se kėtė vit do tė zbriste Krishti nė tokė dhe me kėtė akt do tė pėrfundonte jeta nė Tokė.

Viti 800

Profetėt e krishterė, duke u bazuar nė tė dhėnat e testamentit tė vjetėr, parathonin se fundi i botės do tė pasoj pas vitit 800.

Viti 999

Ky ishte viti qė u pėrfol mė sė shumti deri nė atė kohė rreth fundit tė botės. Legjendat thonė se paniku e kishte kapluar tė gjithė Evropėn, dhe atė disa vite para kėsaj date. Ekzistojnė shėnime se nė kėtė vit, po ashtu, paralajmėrohej ardhja e Krishtit. Edhe vet papa Sylvesteri II, shpalli mesin e natės tė 31 dhjetorit tė vitit 999 si natėn e fundit tė jetės nė Tokė.

Viti 1260

Sipas njė profecie tė Abt Joachim of Fiore, njė kleriku italian dhe personalitet me famė nė shekullin e 12, bota do tė zhbėhej deri nė fund tė vitit 1300

Viti 1499

Sikurse fundi i vitit 999, edhe ky fundi i vitit 1499 konsiderohej si fund i botės. Kėtė e bėri publike qysh nė vitin 1940 prifti Girolamo Savonarola i cili predikonte edhe ardhjen e Mesias dhe ditėn e “gjykimit tė madh” nga Perėndia.

Viti 1524

Astrologėt Londinezė llogaritėn shtatė muaj para, qė fundit tė botės do t’i paraprijnė pėrmbytje tė mėdha tė cilat do tė fillojnė me 01 janar 1524. Dhe kjo profeci pėrhapi panik nė popull ku, si pasojė e kėsaj, mbi 20 000 njerėz u larguan nga shtėpi e tyre duke marr me vete ushqime tė konsiderueshme. Disa u ngjiten majave tė larta e disa u barrikaduan nėpėr anije tė ndryshme. Dhe si pėr ironi te tyre, nė kėtė datė, as qė pikoi rigė shiu! Pas kėsaj, ata pranuan gabimin dhe deklaruan se llogaritė nuk ishin bėrė si duhet dhe katastrofa do tė pasoj 100 vite mė pas - me 01 janar 1624.

Viti 1555

Teologu francez Pierr d’Ajly, nė vitin 1400 kishte shkruar se fundi i botės do tė pasoj nė fund tė vitit 1555, sepse nė atė kohė, sipas shėnimeve tė tij, llogaritej se bota i kishte rrumbullakuar 7000 vjet qė nga krijimi i saj.

Viti 1688

John Napier, matematikani i cili e sajoi edhe njėsimin logaritmik, llogariti se bota do tė pėsoj kataklizėm nė vitin 1688, mirėpo, pasi qė nė atė kohė nuk ndodhi asgjė, bėri tė njohur se kjo do tė ndodh nė vitin 1700.

Viti 1814

Parashikuesja Joanna Southcott, bėri publike se ajo ėshtė shtatzėnė dhe se fėmija i saj ėshtė vetė Jezu Krishti, tė cilin do ta lind nė ditėn e krishtlindjeve, me 25 dhjetor 1814, dhe ardhja e Krishtit tė dytė do tė jetė nisja e shkatėrrimit tė Tokės. Dėshmitarėt dėshmojnė se ajo vėrtet ishte me barrė edhe pse i kishte 64 vite dhe betohej se ishte virgjėr. Nė ditėn e kėrshėndellave, nė vend se tė lindte fėmijėn, ajo vdiq!

Viti 1900

Mbi 100 anėtarė tė sektit “Vėllezėrit dhe motrat e vdekjes sė kuqe ruse” u vetėvranė me 13 nėntor tė vitit 1900, sepse pritnin qė kėtė ditė jeta nė Tokė do tė merr fund. Ky veprim, mjerisht, do tė ripėrsėritet edhe disa herė nė shumė sekte tė ndryshme nė mbarė botėn.
Pėr kėtė vit fundin e botės e parashikoi, gjithashtu, edhe udhėheqėsi dhe krijuesi i “Shoqėrisė sė besimit”, Jospeh Smith dhe atė qė nė vitin 1835. Ai ishte i bindur se nė fund tė vitit 1900, do tė zbriste nė Tokė sėrish Krishti, e me kėtė aludonte edhe nė fundin e botės.

Viti 1967

UFO -logu i njohur George Van Tassel, publikoi rezultatet e njė dialogu telepatik qė kishte pasur me njė jashtėtokėsor, tė cilin ai e quante Ashtar. Tessel pohonte se me 20 gusht tė vitit 1967 BRSS-ja do tė kryej njė sulm nuklear ndaj SHBA-ve, sulm ky qė do tė provokoj edhe luftėn e tretė botėrore nga e cila do tė shkatėrrohet gjithė bota.

Viti 1978

Jim Jones, themelues dhe udhėheqės i sektit “Peoples Temple” -Tempullit tė popullit, njėherit edhe predikues i njohur i kishės katolike, me idenė se do t’i shpėtoj njė numėr tė konsiderueshėm tė njerėzve nga zhdukja e sigurt qė po i kanoset njerėzimit nga lufta e tretė botėrore, i dėrgoi drejt vdekjes mbi 900 anėtarė tė kėtij sekti, nė mesin e tyre me dhjetėra fėmijė.
Falė aftėsive tė tija, me qindra pasues u rreshtuan pas tij. I pėrkuleshin sikurse njė profeti, dhe ishin tė gatshėm tė ndiqnin rrugėn e tij deri nė fund. Dhe kjo bindje, ky besim i fuqishėm nė prijėsin e tyre, u vėrtetua ne nėntor 1978, ku u (vetė)vranė mbi 900 njerėz.

Viti 1988

Edgar C. Whisenant, botoi librin e famshėm “88 arsye pse dita e shpėtimit do tė jetė mė 1988”, libėr i cili u bė pėrnjėherė besteler. Nė tė ai shprehte bindjen se kjo do tė pasoj me 13 shtator 1988.
Gjithashtu, edhe kanali televiziv me pėrmbajte religjioze (krishtere), “Trinity Broadcasting Network” propagandonte pa ndėrpre datėn 10 deri nė 11 shtator tė vitit 1988, si ditė tė fundit tė botės.

Viti 1994

Motra Maria Gabriel Paproczki, paralajmėroi qysh mė 19 korrik 1993 tė dhėnat qė njė vit mė pas, kah mesi i muajit korrik 1994, njė komet do tė pėrplaset mbi Jupiterin dhe kjo do tė shkaktoj eksplodimin mė tė fuqishėm kozmik nė historinė e njerėzimit, dhe fuqia e kėtij eksplodimi do ta arrij edhe planetin tonė, tė cilin do ta shkatėrroj tėrėsisht.
Megjithėse nė Tokė nuk ndodhi asgjė, Jupiterin me 16 korrik tė vitit 1994, vėrtet e goditi njė komet gjigante dhe kjo e bėri tė famshme Motrėn Paproczki. Mė vonė u mor vesh se Paproczki kėtė e kishte “parashikuar” dy muaj pasi qė astronomi Brian Mardesen kishte publikuar tė dhėnat se kometa “Shoemaker - Levy 9” atė ditė do ta godet Jupiterin.

Viti 1997

Mė 26 Mars tė vitit 1997, nė villen e sektit “Heaven’s Gate” (Porta qiellore), nė komunėn Rancho Santa tė Kalifornisė (SHBA), u gjetėn trupat e pajetė tė 39 anėtarėve tė kėtij sekti. Kjo tragjedi ndodhi gjatė shfaqjes sė kometės Hale Bopp. Udhėheqėsi Applewhite, kishte arritur t’i bindte 38 anėtarėt e vetė pėr njė suicid tė pėrbashkėt, si rruga e vetme e mundshme qė shpirtrat e tyre t’i dėrgoj nė njė udhėtim ndėrplanetarė pėrmes njė anijeje kozmike. UFO-tė (objektet e paidentifikuara - jashtėtokėsorėt), qėndronin prapa qėllimit tė kėsaj komete qė asokohe iu afrua planetit tonė nė njė largėsi prej 197 milion km e qė mund tė vrojtohej pėr njė kohė bukur tė gjatė, edhe atė, vetėm me shikim tė lirė gjatė gjithė natės.
Deri nė kėtė vit (mision i filluar qė mė 1994), edhe udhėheqėsit e sekti tjetėr “OTS = Ordre Temple Solaire” (Urdhėratėsit - Tempulli i Diellit), Joseph Di Mambro dhe Luc Jouret, nė Zvicėr, Kanada dhe Francė, udhėhoqėn drejt vdekjes (vetėvrasjes) 74 anėtarė tė tyre. 47 prej tyre vetėm nė Zvicėr, nė mesin e tė cilėve ishin edhe pesė fėmijė.
Besimi i tyre nė ditėn e fundit, nė apokalipsin (shkatėrrimin e botės) forcohej gjithnjė e mė shumė. Pėr ta, viti 2000, ishte edhe fundi i planetit tonė. Dhe pėr t’i ikur kėsaj, pra zhdukjes sė qenies njerėzore, nėn moton se: “Vdekja nuk ekziston, ajo ėshtė vetėm njė iluzion”, ata kėrkonin zhvendosje, pėrmes vdekjes sė qėllimshme (vetėvrasjes), nė njė sistem tjetėr yjor dhe pikėrisht nė yllin mė tė ndritshėm gjatė natės, tė quajtur “Sirius”, duke u rilindur sėrish atje dhe vazhduar trashėgimin e mėtejme tė kėsaj rase. Dhe nėn kėtė moto, me (vetė)dėshirė, shkuan drejt vdekjes (pėr tu rilindur sėrish) 74 anėtarė.

Viti 1999

Ishte po ashtu vit shumė i pėrfolur dhe ndėr mė tė frikshmit nė mbarė rruzullin tokėsor. Pėrflitej shumė se pas njė kaosi kompjuterik ose siē quhej gabimi “Y2K”, nė ndėrrimin e viteve 1999/2000, sistemet do tė ngatėrrojnė datėn pasi ata nuk e njohin vitin 2000 si 2000, por vetėm si 00, qė do tė thotė viti 1900 (rifillimi i ri kohorė nė atė vit) dhe kjo do tė bie edhe deri te ngatėrrimi i vlerave (tė dhėnave) tė tyre, e qė si pasojė e kėsaj do tė dalin nga kontrolli tė gjitha sistemet mė vitale si: bankat, spitalet, industria etj., e ndėr to edha ato sisteme qė kontrollojnė armėt bėrthamor. Kjo do tė krijoj kaos me pasoja katastrofale pėr mbarė njerėzimin.
Pėr vitin 1999 ka shkruar edhe Nostradamusi nė versionin 10/72: “Viti 1999, nė muajin e shtatė, do tė arrij nga qielli mreti i tmerrit”. Shumė studiues qė i kanė studiuar profecitė e Nostradamusit, kėtė e ndėrlidhen me 11 shtatorin e vitit 2001, kur u sulmuan kullat bonjake (World Trade Center)nė Nju Jork.

Viti 2012

Profecitė pėr kėtė vit, qė konsiderohen si mė seriozet, i pėrshkruam nė kapitullin e mėsipėrm.

Viti 2029

NASA ka zbuluar njė komet qė e ka emėrtuar Kometa “99942 Apophis”. Kjo komet do tė kaloj pranė planetit tonė nė vitin 2029 dhe gjasat e probabilitetit pėr tu pėrplasur me tokėn janė 1:5500 deri 1:30 000. Kjo ngjanė (ėshtė e pėrafėrt), thonė ekspertėt e kėsaj fushe, me njė vdekje nga infarkti ose nga ndonjė aksident nė punė tė njė njeriu. Shkencėtarėt e NASA-s kėtė e marrin me seriozitetin mė tė madh.

Viti 2076

Qysh nė shekull e tetė, teologu me emrin Bede, kishte llogaritur se planeti ynė pėrfundon jetėn e tij nė vitin 2076. Apokalipsin nė kėtė vit e presin edhe shumė sekte. Viti 2076 sipas kalendarit mysliman ėshtė viti 1500.

Viti 2880

Shkalla e alarmit kėtė vit nė NASA ėshtė nė pikėn mė tė lartė - E kuqe! Asteroidi “1950 DA” pėrshkon qarkoren e plantit tonė. Gjasat e probabiliteti kėtė herė janė shumė tė mėdha - 1:300. Besueshmėria e njė pėrplasje mes kėtyre dy trupave, pėr ekspertėt e astronomisė, ėshtė mė e sigurt se sa vdekja nga kanceri.
Se njė ditė edhe planeti ynė mund ta ketė fatin e planetit mė tė afėrt dhe mė tė ngjashėm, Marsit, kėtė askush nuk e konteston, por, se a do tė ndodh kjo vėrtet nė vitin 2012, 2880 apo mė vonė, kėtė nuk mund ta vėrtetoj akoma askush.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 16:46   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Pėrmbytjet, si pasoj e ndryshimeve klimatike, mendohet se kanė qenė edhe shkaktarėt e disahershėm tė zhdukjes sė jetės nė Tokė. Ndėr mė tė pėrfolurit ėshtė miti pėr Atlantidėn, njė ndėr civilizimet mė tė lashta qė kishte njė shkallė tė lartė zhvillimi (bazuar nė dėshmitė e Platonit), e qė mendohet se gjendet i pėrmbytur diku nė oqeanin Atlantik. Supozohet se ndonjė ndryshim i madh klimatik e gjeologjik (nga pėrplasja e mundshme e ndonjė meteoriti), ka ndikuar qė ky civilizim tė zhduket nga faqja e dheut pėr pak kohė (brenda natės).


Fundi i botės nga eksperimentet laboratorike

Mikroorganizėm i padukshėm. Shikuar nga prizma mikroskopike, grimca tė imėta dhe tė “vdekura” pluhuri! Ato nuk mund tė vihen nė vetėlėvizje, nuk mund tė shumohen vetvetiu. Atyre ju nevojitet njė qelizė e gjallė tė cilėn ato grimca pastaj e detyrojnė qė tė riprodhoj kopjet tė tjera, duke u shumuar nė pambarim.
“Viruset qėndrojnė nė krye tė historisė sė zhvillimit tė jetės. Ata janė mė tė vjetėr se ēdo qelizė komplekse, nga e cila sot ndėrtohet secili organizėm i gjallė, qoftė shtazor, qoftė bimor. Ata janė dėshmitarė tė historisė. Miliarda vjet tė vjetėr dhe akoma ekzistues, qė qelizave t’ua vėshtirėsojnė jetėn” - thotė virologu nga Universiteti i Parisit, Ali Saib. Dhe vėrtet, edhe pse tė padukshme dhe parazitė, ato demonstrojnė fuqi magjike: Janė nė gjendje, qė pėr pak kohė, ta mposhtin edhe gjallesėn mė tė madhe tokėsore. Kanė mposhtur dinozaurė gjigantė, balena disa tonelatėshe por edhe ushtritė mė tė famshme tė kohės si atė tė Napolon Bonopartės.
Shumė herė gjatė historisė njerėzore, shfaqja e mortajave tė ndryshme ka marr me miliona jetė tė tyre. Epidemia e quajtur “Loimos”, qė kishte pėrfshirė Greqinė 430 para erės sė re, nė njė farė forme edhe i dha fund “epokės sė artė”, tė cilėn e shijonte Athina asokohe. Nga kjo epidemi vdiq, pothuajse ēdo i treti banor dhe shkaktari i saj nuk u zbulua kurrė.
800 vite mė vonė, malaria e pėrfshiu qytetin atikė, Romėn, duke e kthyer kėtė metropol nė njė qytet tė rrėnuar. Vetėm 17000 banorė, thuhet se kishin arritur tė mbijetojnė. Njė epidemi e shkaktuar nga lia, popullatės sė Meksikos i kushtoi mbi 18 milion jetė njerėzish. Brenda 100 viteve (1520 - 1816), kjo popullatė qė numėronte asokohe 20 milion banorė, mbeti me vetėm 1.6 milion banorė. Dhe njėra ndėr tragjeditė mė tė mėdha globale nė kėtė drejtim ėshtė pandeminė e viteve 1918-20, qė u quajt “gripi spanjoll”. Brenda dy viteve ajo arriti tė marr mbi 50 milion jetė njerėzish.
Se viruset mund tė nxisin sėmundje tė tmerrshme dhe tė pėrhapen me shpejtėsi marramendėse nė ēdo pikė tė globit, kjo edhe nuk ėshtė temė e re. Dėshmia mė e fundit ėshtė “gripi i derrave” H1N1, qė po pėrhapet me tė madhe nė tė gjitha pjesė e botės dhe qė i ka vendosur para njė sfide tejet serioze tė gjitha institucionet mė relevante botėrore. Njė mutacion i mundshėm dhe ky virus mund tė shkaktoj njė pandemi me pėrmasa tė paparashikuara pėr njerėzimin. Dhe mu nga ky shkak Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, me seli nė Gjenevė tė Zvicrės, mė 11 qershor 2009, shpalli edhe zyrtarisht virusin e derrave si pandemi globale, duke e ngritur gjendjen alarmuese nė shkallėn mė tė lartė - nė tė gjashtėn. Ėshtė hera e parė qė, pas mė sė 40 vitesh (nga “gripi i Hongkongut” nė vitet 1968/69, nga i cili vdiqėn mbi 2 milion njerėz), kjo organizatė (OBSH) tė shpall gjendje pandemie. Vala e pėrhapjes sė “virusit tė derrave” nuk ka tė ndalur. Mbi 100.000 njerėz (numri ėshtė gjithnjė nė rritje marramendėse), nė mbi 100 shtete, konsiderohen tė prekur nga ky virus. Disa qindra veē kanė ndėrruar jetė. “Virusi ėshtė i ri, jashtėzakonisht ngjitės dhe ėshtė duke e pėrhapur shumė shpejt. Nuk po mundemi ta vėmė nėn kontroll, prandaj edhe kam vendosur qė tė shpall gjendje pandemie” - thotė Drejtoresha e OBSH-sė, Margaret Chan. Megjithėse alarmi ėshtė ngritur nė shkallėn mė tė lartė, OBSH, akoma nuk rekomandon mbyllje kufijsh apo bartje tė pėrgjithshme tė maskave mbrojtėse.
Pėr kėtė gjė epidemiologėt qė prej vitesh kanė paralajmėruar, qysh nga “gripi i shpendėve” se do tė jetė vetėm ēėshtje kohe kur do tė shfaqej njė vatėr e re e rrezikshme e gripit qė mund tė shkaktonte miliona tė vdekur nė tė gjithė botėn. Virusi i shpendėve H5N1, sipas shkencėtarėve mbetet akoma njėri ndėr kėrcėnuesit mė serioze tė mundshme pėr njerėzimin. Qė nga viti 2003, kur ky virus ėshtė bėrė publik, janė infektuar, sė paku zyrtarisht, mbi 300 njerėz nė mbi 10 vende, kryesisht nė Azi, dhe, 60% e tyre, kanė ndėrruar jetė. Shkencėtarėt janė shumė tė shqetėsuar sepse, sipas tyre, kėtij virusi i nevojiten vetėm edhe pak mutacione, qė ai tė kthehet nė njė vrasės me pėrmasa katastrofale pėr njerėzimin, pėr shkak tė mungesės sė njė vaksine adekuate. Koncerni i njohur farmaceutike Novartis ngjalli pak shpresat kah mesi i qershorit (mė13.06.2009), kur bėri tė ditur se ka arritur tė zbulojė njė vaksinė efikase kundėr “gripit tė derrave”, por se, pėr prodhimin serik nevojiten edhe disa muaj. Mirėpo, mbetet pikėpyetje e madhe efikasiteti i kėsaj vaksine, pasi kjo nuk ėshtė testuar drejtpėrdrejt tek njeriu. Shkencėtarėt nuk mund ta parashikojnė mėnyrėn e mutacionit qė mund tė pasoj, pasi ky grip ėshtė njė kombinim i viruseve tė njerėzve, derrave dhe shpendėve, prandaj edhe kundėr njė kombinimi tė tillė, tė panjohur akoma pėr shkencėn, imuniteti i njeriut, por edhe vaksina qė do tė prodhohet sė shpejti, mund tė jenė tė paefektshėm.

Loja e rrezikshme me gjene

Skenarėt e mėsipėrm rreth njė katastrofe tė mundshme globale, megjithatė, po supozojė se janė si burim i proceseve tė zakonshme tė ligjeve natyrore, edhe pse me pasoja tragjike. Por, shumė mė shqetėsuese dhe tė rrezikshme pėr njerėzimin, duket tė jenė eksperimentet gjenetike qė zhvillohen nėpėr laboratorėt e shumtė.
Qyteti Boise, nė shtetin Idaho tė SHBA-ve. Laboratori i universitetit tė kėtij qyteti, gjendet prapa mureve disa metėrshe tė betonit. Brenda duket gjithēka e zakontė - e parrezikshme: teknikė laboratorike, mikroskopė, kompjuter etj. Megjithatė kjo pėrshtypje ėshtė zhgėnjyese: kėtu zhvillohet eksperimenti gjenetik me i kontestuari nė mbarė botėn! Nėn udhėheqjen e prof. Greg Hampikian, shkencėtarėt kėrkojnė kodin gjenetik tė vdekjes: Ata krijojnė gjene artificiale, tė cilat, nė natyrė nuk kanė ekzistuar asnjėherė. Kjo ngjanė nė “vrimėn e zezė” gjenetike dhe me kėtė duket se shkenca po mundohet ta luajė ose zėvendėsoj rolin e Krijuesit!
Eksperimentimit me gjene (zyrtarisht vetėm nė bimė) dhe krijimit sintetik tė tyre, nė shumė shtete i ėshtė dhėnė drita e gjelbėr, me arsyetimin se kjo shkon nė dobi tė njerėzimit. Duke intervenuar nė ADN-n (acidi deoksiribonukleik), nė bazėn fillestare tė gjallesave qė bartė mesazhet gjenetike tė ēdo qelize, duke i kyēur, shkyēur ose zėvendėsuar, pra duke manipuluar me gjene, shkencėtarėt po pėrpiqen t’i dekodojnė tė gjitha sekretet e krijimit tė njė organizmi dhe me kėtė edhe krijimin, konstruktimin e njė organizmi artificial (sintetik). Dhe potenciali i kėtij manipulimi me gjene, duket i pakufishėm: tė pavarura nga procesi i evolucionit, organizmat sintetik, shpresohet se njė ditė, do ra rrisin produktivitetin e pėrgjithshėm agrobotanikė, pėrmirėsojnė mirėqenien njerėzore, do ta luftojnė kancerin, do tė arrijnė tė prodhojnė edhe karburante biologjike etj. Dhe kjo, natyrisht do tė ishte nė dobi tė njerėzimit. Por, a do tė jetė nė gjendje njeriu, si krijues (si Zotė) i kėtyre organizmave, t’i ketė edhe nėn kontroll ato? Kjo ėshtė pyetje pėrgjigjet e sė cilės lėnė shumė pėr tė dėshiruar.
Shkencėtarėt e Universitetit tė Boise-s veē kanė arritur tė konstruktojnė sekuenca tė ADN-sė, qė tek njeriu nuk ekzistojnė, bile edhe disa qė nuk ekzistojnė nė asnjė gjallės tjetėr tė kėtij planeti. Tė bartura nė organizėm pėrmes frymėmarrjes ose ushqimit, disa nga kėto sekuenca te manipuluara tė ADN-se arrijė tė paralizojnė ēdo funksion tė domosdoshėm pėr jetė tė organizmit. Dhe kjo i shqetėson kritikėt e kėtij procesi: Fuqi tė mėdha, qeveri tė ndryshme, diktatorė apo edhe organizata terroriste, mund ta shfrytėzojnė kėtė mundėsi, qė pėrmes njė arme tė tillė biologjike, ta mbajnė nėn shėnjestėr ose edhe ta shkatėrrojnė cakun e tyre. Dhe kjo praktikė e krijimit tė njė arme biologjike pėr shkatėrrim masiv nuk ėshtė, po ashtu, diē e re. Qė nė kohėn e luftės sė dytė botėrore ėshtė i njohur plani i disa shteteve tė aleancės, pėr pėrdorimin e Anthrax - bombave (bombave tė mbushura me baktere infektuese shume tė rrezikshme - Bacillus anthracis), mbi qytetet mė tė mėdha gjermane si Berlini, Hamburgu, Stuttgardi etj. nė fazėn e fundit tė luftės, pėr ta mbytur ēdo banorė tė tyre. Por falė vonesės transportuese tė kėtyre bombave nga SHBA-t nė Britaninė e Madhe (mbi 5000 copė), dhe mospajtimit tė disa aleatėve, kjo nuk ndodhi. Pėrdorimi testues i kėtyre bio-bombave nė njė pjesė tė pa banuar tė Islandės, shkatėrroi tėrėsisht, tė gjithė faunėn, brenda njė dite. “Armėn mė efektive dhe mė tė lirė e ka krijuar vetė natyra” - thotė biologu Malcolm Dando nga Universiteti i Brodfordit nė Angli. Nevojitet vetėm 100 kg bazile Anthraxi pėr t’i vrarė rreth 3 milion njerėz. Pėr tė parandaluar ndonjė katastrofė tė tillė, mbi 143 shtet, nė vitin 1872, nėnshkruan njė marrėveshje pėr ndalimin e prodhimit tė armėve biologjike.
Por, krejt ndryshe nga njė pandemi e provokuar nga viruset natyral, edhe nėse ata kanė kaluar disa faza mutacionesh, shpresat pėr tė mbijetuar njerėzimi, megjithatė nuk janė tė shuara tėrėsisht. Njė shpėrthim i njė epidemie, i provokuar nga viruset sintetik tė gjeneve tė manipuluar ose tė krijuar artificialisht, do tė ndalet, tek atėherė kur tė vdes njeriu i fundit. Nė krahasim me viruset natyral, sekuencat e njė gjeni sintetik, tė manipuluar ose krijuar artificialisht, nuk vdesin. Nė vitin 2012 janė paraparė edhe preparatet e para tė kėtyre gjeneve sintetike. Qėllimi: luftimin e dėmtuesve tė kulturave agrare. Mirėpo, askush nuk e di se kėto gjene - vrasėse, nuk do tė kalojnė edhe tek format tjera tė jetės me potencial shkatėrrues edhe pėr to. Ndoshta edhe tek njeriu. Do tė ishte njė proces qė nuk do tė mund ta ndalonte askush....

Ngrohja globale vė nė pikėpyetje baraspeshėn e Tokės

Pėrmbytjet, si pasoj e ndryshimeve klimatike, mendohet se kanė qenė edhe shkaktarėt e disahershėm tė zhdukjes sė jetės nė Tokė. Ndėr mė tė pėrfolurit ėshtė miti pėr Atlantidėn, njė ndėr civilizimet mė tė lashta qė kishte njė shkallė tė lartė zhvillimi (bazuar nė dėshmitė e Platonit), e qė mendohet se gjendet i pėrmbytur diku nė oqeanin Atlantik. Supozohet se ndonjė ndryshim i madh klimatik e gjeologjik (nga pėrplasja e mundshme e ndonjė meteoriti), ka ndikuar qė ky civilizim tė zhduket nga faqja e dheut pėr pak kohė (brenda natės). Ishin pėrmbytje, tė shkaktuara nga tėrmetet, shpėrthimet vullkanike, valėt e mėdha tė oqeanit etj, ato qė fundosėn kėtė “kontinent” pėrgjithmonė.
Por Atlantida, nuk ėshtė rast i vetėm i pėrmbytjeve nga ndryshimet klimatike. Zbulimet e shumta tė fosileve tė kafshėve parahistorike, siē janė tetrapodet (dinozaurėt) barngrėnės ose Mamutėt e lloje tjera, qė janė gjetur nė hapėsira tė ndryshme tė globit, tė cilat sot janė tė mbuluara nga shtresa tė mėdha akulli ose nė sipėrfaqe ku, pėr shkak tė mungesės sė lagėshtisė, procesi vegjetativ ėshtė tėrėsisht i pazhvilluar, pra nė shkretėtira tė ndryshme, dėshmojnė pėr ndryshime ekstreme klimatike qė janė zhvilluar nė planetin tonė. Nė Siberi ėshtė zbuluar njė Mamut gjigant i ngrirė, i cili ėshtė ushqyer vetėm me bimė. Nė gojėn e tij janė gjetur mbeturina tė myshkut, ndėrsa nė zorrėt e tij edhe mbeturina barishtesh qė sot nuk ekzistojnė nė atė hapėsirė. Trupa tė shtazėve tė ndryshme janė zbuluar edhe Kinė, Kanada, e vende tė tjera tė globit. Shkencėtarėt mendojnė se kėto zhvendosje janė bėrė si pasoj e ndonjė kataklizmi natyrorė.
Jo vetėm sipas legjendave, por edhe sipas profecive religjioze, bota ėshtė pėrmbytur disa herė. Janė diku rreth 30 burime qė flasin pėr pėrmbytje me pasoja katastrofale pėr gjallesat e planetit Tokė. Kemi rrėfimin e Biblės, ku Perėndia vendos ta dėnoj njerėzimin pėr shfaqjen e mosbesimit tek Krijuesi i tyre, dhe e urdhėron Noun t’i marrė familjarėt dhe lloje tė pėrcaktuar tė botės shtazore e bimore dhe tė vendoset nė njė anije, pasi vendimmarrėsi hyjnor, kishte vendosur ta shkatėrroj njerėzim pėrmes pėrmbytjeve pėr ta ripėrtėrirė pastaj me njė lloj tjetėr mė tė mirė. Dhe kėshtu, 40 ditė pa ndėrprerė, kishte lėshuar shi tė fuqishėm dukė pėrmbytur ēdo gjė mbi dhe.
Rrėfime tė ngjashme, si kjo nė Bibėl pėr Tokėn e pėrmbytur, janė edhe kronikat e asiro -babilonasve, pastaj ato tė grekėve tė vjetėr; shėnimet e indiasve, ato kineze, egjiptase e tė tjera, tė cilat, pothuajse janė tė ngjashme: personazhet e kėtyre legjendave, meshkuj dhe femra, me tė afėrmit e tyre ose pa ta, me botėn shtazore e bimore etj. pozicionohen nė vende ose objekte tė caktuar nga vet Hyji, qė tė mbijetojnė dhe bota sėrish tė mund tė frymoj nga fillim.
Duke e marr pėr bazė numrin e madh tė legjendave tė ngjashme nga shumė popujt tė lashtė tė globit dhe duke pasur parasysh mundėsin e komunikimi tė tyre nė ato kohėra, qė ishte tejet i vėshtirė, shkencėtarėt janė tė bindur nė vėrtetėsinė e tyre. Ndoshta jo saktėsisht, sipas skenarėve tė rrėfyer nėpėr ato legjenda, por me njė skenar tė pėrafėrt, gjithsesi. Ėshtė shumė domethėnės pėr ta, gjithashtu, edhe rrėfimi pėr Solonin (640-558 p e. re) - njė personalitet i njohur nė antikėn greke, qė njihet si reformatori dhe udhėheqės i Athinės, tė cilit egjiptasit, kur ai ishte nė vizitė tek ta nė Saisu, i thanė: “Njerėzimi ėshtė pėrmbytur disa herė nga arsye tė ndryshme, dhe kjo do tė ndodhe edhe nė tė ardhmen”... ndoshta kėtė herė i provokuar edhe nga vet faktori njeri!!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 16:48   #28
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Nė librin e tij “Toka nė baraspeshė”, Al Gore, shkruan: “Tani ėshtė e qartė se raporti mes njerėzimit dhe ndryshimeve klimatike ėshtė kthyer prapėsht: atje ku qytetėrimi njėherė ia ka pasur frikėn tekeve tė natyrės, Toka tani ka frikė nga teket tona - ndonėse ne do tė mund tė rimesojmė pėr frikėn e vėrtetė nga shkatėrrimi i baraspeshės sė natyrės”.


Vrima e ozonit mbi Antarktik

Nė mars tė vitit 1985 bota u trondit kur u zbulua se nė stratosferė, njė shtresė e ozonit (shtresė e cila mbron planetin nga rrezet dėmtuese ultraviolet qė janė tepėr tė rrezikshme pėr imunitetin e njeriut) ėshtė dėmtuar. Ėshtė paraqitur nė lartėsi 15 deri 50 km mbi Antarktik, njė pėlcitje bukur e madhe - disa milion kilometra katror! Dhe aq mė i pabesueshėm kumboi fakti, se kjo pėlcitej ėshtė shkaktuar si pasoj e veprimeve tė pakontrolluara tė vetė qenies njeri.
Nė librin e tij “Toka nė baraspeshė”, Al Gore, politikan amerikan, senator, nėnkryetar i SHBA-ve gjatė mandatit tė presidenti Klinton, kandidat potencial pėr kryetar tė SHBA-ve nė vitin 2000, bartės i Ēmimit Nobel pėr Paqe nė vitin 2007 sie dhe njėri ndėr aktivistėt mė tė shquar pėr mbrojtje ambientale, shkruan: “Tani ėshtė e qartė se raporti mes njerėzimit dhe ndryshimeve klimatike ėshtė kthyer prapėsht: atje ku qytetėrimi njėherė ia ka pasur frikėn tekeve tė natyrės, Toka tani ka frikė nga teket tona - ndonėse ne do tė mund tė rimesojmė pėr frikėn e vėrtetė nga shkatėrrimi i baraspeshės sė natyrės”.
Me kėtė ai apelon shumė qartė tek njerėzimi qė ndryshimet klimatike qė po ndodhin si pasojė e mos ndėrgjegjes sonė, tė mos shikohen si njė aventurė kohore, por si njė tragjedi me pėrmasa globale. Dhe dėshmi mė e mirė pėr kėtė janė pėrmbytjet e shumta gjatė historisė sė planetit, disa prej tė cilave u pėrmenden edhe mė lartė.
Ka mė shumė se 100 vjet qė njerėzimi po ecė me hapa tejet tė vrullshėm drejt zbulimeve tė reja, duke filluar nga makina e avullit e deri tek reaktorėt bėrthamor. Hapat e tij janė gjithnjė e mė tė shpejtė, saqė janė kthyer nė njė maratonė pa fund. Pėrparimet teknologjike kanė bėrė njė bum tė vėrtet, njė revolucion tė paparė nė zhvillimin e pėrgjithshėm industrial. Njė zhvillim i bujshėm qė mirėqenien e njeriut e pėrmirėsoj dukshėm brenda kėtyre viteve: mė shumė ushqim, mė shumė veshmbathje, mė shumė komoditet, mė shumė medikamente, mė shumė mobilitet etj. etj., por, natyrisht, qė ky zhvillim ka edhe anėn tjetėr tė medaljes. Mbeturina e gjithė kėtij procesi tė vrullshėm dhe tė bujshėm, kanė filluar t’ia ngufatin frymėmarrjet planeti tonė, kanė filluar t’ia dėmtojnė poret mė vitale qė janė tė domosdoshme pėr baraspeshėn e saj. E natyrisht, duke e shkatėrruar baraspeshėn natyrore, kėto mbeturina kanė atakuar drejtpėrdrejt edhe vetė gjallesat mbi kėtė “gurė tė ēmuar”. Ajri, uji, toka po ndytėn gjithnjė e mė shumė, dhe atė me tė madhe, nga gazrat helmuese, qė janė si rezultat i mbeturinave tė kėtij zhvillimi marramendės. Gazrat nga tymnajat e industrisė dhe gypave tė automjeteve, pesticidet e ndryshme, substancat sintetike e kimike etj. kanė ndotur e helmuar lumenj, dete, fusha pjellore, pyje tė pasura me drurė e qė ėshtė mė tragjikja edhe shtresėn e ozonit, qė ėshtė njė filtėr, njė mburojė e domosdoshme pėr qenien njerėzore dhe shumė gjallesa tė tjera, por edhe pėr vetė kushtet klimatike nė Tokė. Dhe ky ndryshim i kushteve klimatike, e nė veēanti ngrohja globale, paraqitet si problemi mė serioz. Ngrohja globale rrezikon qė kushtet klimatike tė marrin kahje ekstreme: mė shumė valė tė ngrohta dhe, natyrisht edhe mė shumė thatėsira nė pjesė tė ndryshme tė globit, qė rezulton me mungesė tė ujit tė pijshėm, me mungesė tė produkteve bujqėsore, me kėrcėnim urie, pra me kriza ekonomike me pasoja tė paparashikuara. Shkrirja e akullnajave nė polet e globit do tė ndikoj dukshėm nė ngritjen e nivelit tė deteve, qė si pasoj shumė sipėrfaqe tė tokės do tė pėrmbytėn si p.sh: njė pjesė e mirė e Bangladeshit, sipėrfaqe e madhe e Floridės, pjesė tė ndryshme tė Evropės etj. qė do t’i detyroj me miliona banorė tė zhvendosėn nė sipėrfaqe tė tjera: Kah do tė shkojnė ata? Kė do ta ngushtojnė ose shtyjnė nė botėn, veē tė stėrmbushur me njerėz? E kjo mund tė pėrcillet me konflikte tė rrezikshme, si ekonomike ashtu edhe politike.
Problemet lidhen pastaj si hallka zinxhirėsh: po kjo popullatė qė ėshtė nė rritje e sipėr, si do tė mbijetoj nė ato kushte tė ēekuilibrimit klimatik? Nė vitin 1800 nė planetin tonė jetonin rreth 1 miliardė njerėz, 100 vite mė vonė ky numėr u dyfishua. Pastaj vetėm brenda 50 viteve, u dyfishua edhe ky numėr... dhe sot bota i bartė mbi 6 miliardė qenie njerėzore mbi shpatullat e saj. Dhe nėse shtimi vazhdon me tempo tė njėjtė, brenda pak vitesh (ndoshta 30) ky numėr mund tė dyfishohet. Pėr kėtė Al Gore shkruan: “Qė nga fillimi i paraqitjes sė njerėzimit nė Tokė e deri mė 1945, u deshėn dhjetė mijė gjenerata pėr ta arritur popullsinė e botės prej 2 miliardė njerėzish. Sot, brenda njė kohe tė shkurtėr, popullsia botėrore do tė shtohet nga 2, nė mbi 9 miliardė dhe tashmė jemi afėr kėsaj shifre”. Dhe lind pyetja: A do tė ketė vend pėr gjithė kėto frymė? E (para)shikonte edhe Apostull Gjoni fundin e botės kur ajo tė mbipopullohet, kur thoshte “Njė turmė tė madhe, tė cilėn askush nuk mund ta numėronte” (Zbuluesi 7:9, 14)?
Dhe prapė hallka tjetėr: ajo e krizave ekonomike. Gufimi i popullsisė, natyrisht qė me vete sjell edhe varfėrinė, pasojat e sė cilės mirėqenien njerėzore do ta sjellin nė njė gjendje tė mjerueshme: pėr tė mbijetuar ky numėr i kėsaj popullate kaq tė madhe nė njė hapėsirė gjithnjė e mė tė ngushtė, do tė shfrytėzohen tė gjitha resurset natyrore. Nė mungesė tė tokės bujqėsore, do tė fillojė me tė madhe dėmtimi i pyjeve, dhe me kėtė edhe botės shtazore; shfrytėzimi ekstrem i gjallesave ujore - tė gjitha llojeve tė peshqve; shterja e burimeve tė “arit tė zi”, qė ėshtė mė sė jetike pėr ekonomin e pėrgjithshme globale etj. Dhe nė kėrkim tė zgjidhjes sė njė problemi, do tė paraqiten, ndoshta dy e mė shumė tė tjerė, tė pazgjidhur, dhe tė gjitha kėto do tė na dėrgojnė nė njė situatė tė ashtuquajtur “rrethi i djallit”- apokalips teknologjike. Dhe, nė njė kohė shumė tė shpejt, ky qark to tė mbyllet. Njė ndėr simptomat e mbipopullimit, ėshtė edhe kriza e fundit financiare qe e ka tronditur nė rrėnjė gjithė botėn dhe fundi i sė cilės po duket do tė pėrfundoj nė kėtė “qark tė mbyllur”.
Shembull mė i mirė pėr njė lloj krize tė tillė ėshtė edhe kriza e vitit, 1816 , qė u quajt “viti pa verė”, e qė zgjati pėr disa vite rresht. Njė ndryshim klimatik qė e pėrfshiu asokohe botėn, pasoi me dėshtime tė pėrgjithshme nė kulturat bujqėsore, qė shkaktoi krizė tė thellė ekonomike, sidomos nė Evropė. Nga mungesa e ushqimeve Evropėn e kaploi njė varfėri e paparė, e pėrcjell me trazira nga mė tė ndryshmet, pėr tri vjet me radhė. Qeveria e Francės kishte ra, Britania, Gjermania, Zvicra e shumė vende tė tjera, ishin kapluar nga njė valė e madhe lypsarėsh. Nė kronikat e asaj kohe pėrshkruhej se “turma tė mėdha lypsesh kishin pushtuar rrugėt dhe pėrgjonin kalimtarėt. Nė ēdo vend grumbuj grash dhe fėmijėsh...” Njerėz tė vdekur nga varfėria, sėmundje, vetėvrasje etj. shihje kudo. Gjithashtu, Evropėn e kishte pėrfshirė edhe valė e madhe e veprimtarive kriminale. Kudo qeveritė pėrpiqeshin tė ruanin rendin shoqėrorė pėr shkak tė varfėrisė qė kishte kapluar kėto vende, dhe pėr kėtė qėllim, nga frika e trazirave popullore, ata kishin rritur gatishmėrinė ushtarake. Dhe tri vite mė pas, nė vitin 1819, si njė shenjė ogurzezė nė historinė e Gjermanisė, u shfaqen edhe trazirat e para antisemitike nė Vursburg. Valėt e trazirave qė kishte shpėrthyer nga “ethet e urisė” nė shumė shtete Evropiane, kishin prurė kėtė kontinent para njė kolapsi tė pėrgjithshėm. Dhe krejt kjo si pasojė e njė viti me tė reshura tė shtuara: Nga Irlanda, nga Anglia e gjerė nė Baltik, si pasoj e shpėrthimeve vullkanike dhe pluhurit tė tyre, kishte ra shi pa ndėrprerė, prej majit deri nė tetor. Historiani, Xhon D. Post, e kishte quajtur kėtė: “kriza me e madhe e ekzistencės nė botėn Perėndimore”.
Njė ndryshim klimatik njė vjeēar, dhe atė nė vitin kur bota numėronte pak mė shumė se 1 miliardė frymė, por ēfarė pasojash do tė kishte kjo, nėse njė situatė krize zgjatė pėr disa vite, dhe nė botėn e cila numėron mbi 7, 8, 9... miliardė njerėz? Mos tė harrojmė tė cekim se, shkaktarė edhe i luftėrave mė tė mėdha botėrore, ishin krizat e thella ekonomike. Nė fillim tė viteve tė 20, nė kohėn e inflacionit nė Gjermani, njė bukė kushtonte 1.7 miliardė marka! Po ashtu, para fillimit tė zhbėrjes sė shtetit artificial, pjesė e tė cilit ishim edhe ne shqiptarėt (kosovarėt), Jugosllavisė, njė bukė kushtonte disa milion dinar.
Mos ndoshta edhe kriza e thellė financiare e vitit 2009, ėshtė njė parashenjė se mund tė pėrfundoj me njė konflikt tė ri ose thėnė mė drejtpėrdrejt - me luftėn e tretė botėrore, pėr tė cilėn flitet edhe shumė profeci?

Rreziku nga atomi!

Njė konflikt me pėrmasa gjigante e kishte thėnė nė profecitė e veta edhe bullgarja, Vangelija Gushterova: “Fillimi i luftės sė tretė botėrore do tė filloj kah fundi i vitit 2010. Kėsaj situata do t’i paraprijnė tri atentate nė tre president shtetėror si dhe lufta nė Indonezi!”.
Vazhdimi i kamufluar i “luftės sė ftohtė” (megjithėse zyrtarisht i pėrfunduar mes viteve tė 90-ta) mes SHBA-ve dhe Rusisė, duket se nuk ka pėrfunduar, luftėrat e armatosura nė shumė vende tė botės, acarimet mes dy religjioneve mė tė mėdha, synimet dhe apetitet e Kinės pėr tu konsoliduar si njė superfuqi me pushtet ekskluziv, paralajmėrimi i Iranit pėr zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut dhe vazhdimi i krijimi tė armėve bėrthamore, konflikti mes dy koreve dhe kėrcėnimi i Koresė sė Veriut me aksione luftarake ndaj Kores sė Jugut dhe mė gjerė etj., janė shenja se bota vėrtet gjendet nė njė baraspeshė tė brishtė. Pasojat e njė konflikt tė mundshėm me pėrmasa mė tė mėdha, bazuar nė armatimin bėrthamor qe posedon bota, mund tė jenė vėrtet katastrofale pėr njerėzimin.
Dhe sėrish hallka tjetėr - atomi! Njė ndėr ēėshtjet shumė kontroverse janė edhe programet atomike tė shumė shteteve, pavarėsisht se pėrmbajtja e tyre anon kah zhvillimi i ekonomisė, duke i arsyetuar projektet e ndėrtimit tė centraleve atomike dhe energjinė nukleare, jo vetėm si metodė mė e “pastėr” teknologjike por edhe si potencial i ardhmėrisė sė njerėzimit. Edhe pse ekspertėt (ideatorėt) e kėsaj fushe thonė me plotė kompetencė se mundėsit e gabimeve nga faktori njėri, tashmė janė reduktuar nė minimum, kundėrshtarėt, megjithatė, shprehen shumė skeptik! Rasti i Ēernobilit ose siē njihet me emrin “Katastrofa e Ēernobilit” qė ndodhi nė prill tė vitit 1986 nė Ukrainė (asokohe Bashkimin Sovjetik), nuk lė shumė pėr tė dėshiruar. Nga njė shpėrthim qė ndodhi nė njėrin nga reaktorėt e kėtij centrali atomik (nė bllokun e katėrt), humbėn jetėn si pasoj e rrezatimeve mbi 4000 njerėz, edhe pse numri i viktimave mund tė jetė shumė mė i madh, dhe vije nė rritje, kur tė kihen parasysh pasojat afatgjate qė lė parapa niveli i rrezatimit, qė asokohe kishte arritur deri nė Kosovė. Nė njė raport tė gjatė prej 600 faqesh, raport ky i bazuar nė punė e disa qindra shkencėtarėve, qė u sponzorua nga Kombet e Bashkuara nė vitin 2005, thuhet se pėr shkak tė veprimit radioaktiv, qė ėshtė akoma aktiv nė rajonin e goditur, mund tė vdesin nė vijim nga kanceri edhe disa mijėra njerėz tė tjerė.
Po aq tė rrezikshme, nga ekologjistėt, konsiderohen edhe mbeturinat radioaktive, tė cilat, po ashtu, mund tė provokojnė ndotje tė ambientit dhe me kėtė ta kėrcėnojnė drejtpėrdrejt shėndetin e njeriut, por edhe florėn dhe faunėn, me njė fjalė - natyrėn nė pėrgjithėsi.
Rrezik tjetėr potencial, jo vetėm pėr qenien njerėzore, por pėr gjithė natyrėn, paraqet edhe arsenali tejet i madh i armėve bėrthamore qė ka nė posedim sot bota. Ekspertėt konsiderojnė se sot kemi aq armatim bėrthamor saqė me atė arsenal mund t’i zhdukim mbi 30 herė tė gjitha gjallesat qė i japin jetė kėtij planeti tė bukur. Dhe nuk nevojitet kėtu ndonjė llogari e madhe pėr ta kuptuar se njerėzimi vėrtet gjendet nė prag tė njė katastrofe nukleare dhe kėtė situatė ai e ka krijuar, mjerisht, vet! Mjafton njė Hitler, njė Sadam, njė Millosevic ose ndonjė psikopat tjetėr qė ta ndez shkėndijėn e parė, dhe pastaj flakėt e saj nuk ka kush qė i shuan. Reagimet e Kores sė Veriut ndaj sanksioneve tė OKB-sė, qė u miratuan nė fillim tė qershorit (2009), dhe kėrcėnimet e regjimit nga Pjongjangu me luftė atomike, nuk janė pėr tu nėnvlerėsuar. Po ashtu edhe veprimtaria e shtuar nė prodhimin e uraniumit edhe kėrcėnimet e ashpra qė vijnė nga pushtetarėt e Teheranit, sidomos ndaj Izraelit, janė mjaft shqetėsuese, kur dihen interesat e superfuqive qė qėndrojnė prapa kėsaj loje tė rrezikshme. Tė theksojmė se pėrgatitjen dhe shpėrthimin e njė lufte botėrore e parasheh edhe Bibla (Joeli 3:9-14; Mateu 24:22; Zbulesa 16:14): “Kurrė mė parė nė histori kaq shumė kombe nuk kanė mbledhur kaq shumė armė tė shkatėrrimit masiv.” Edhe nė profecitė e Nastrodamusit, qė i ka studiuar hulumtuesi Manfred Dimde, po ashtu, paralajmėrohet njė konflikt me pėrmasa globale, njė luftė atomike, mes viteve 2011/2012.
Astro-fizikani gjenial (i sėmur rėndė), Stehpan Hawking, nė njė konferencė para gazetarėve tė mbajtur mė 17 janar 2009, i nxitur nga njė frikė, mė e madhe se vetė sėmundja e tij e pashėrueshme, bėri apel publik - nė formė simbolike shprehu shqetėsimin e tij tė thellė pėr rrezikun qė po i kanoset njerėzimit nga vet njerėzimi! Hawking-u ėshtė anėtar i njė buletini shkencor “Bulletin of Atomic Scientist” dhe qė nga viti 1947 rregullisht ka raportuar, informuar ose mė mirė tė themi, ka apeluar pėr rrezikun e njė lufte atomike. Dhe nė konferencėn e 17 janarit, simbolikisht, akrepat e njė “ore atomike” i kishte vendos nė pesė minuta para dymbėdhjetė. “Unė e shohė se njerėzimit po i kanoset rrezik i madh” - kishte deklarua ai, duke u bazuar nė numrin e shteteve qė posedojnė armatim bėrthamor (e qė ėshtė gjithnjė nė rritje) dhe konfliktet e armatosura qė janė, po ashtu, nė shtim e sipėr pothuajse nė mbarė rruzullin.
Pėr pėrmasat dhe pasojat e njė lufte atomike flet rasti i Hiroshimės dhe Nagasakit, kur fluturaket luftarake amerikane nė fillimi tė muajit gusht tė vitit 1945, me urdhrin e presidentit H. Truman, hodhėn mbi kėto dy qytete japoneze bomba atomike. Ishte hera e parė qė njė armė e tillė u pėrdor kundėr njerėzimit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 16:50   #29
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Mbi 150 000 njerėz vdiqėn aty pėr aty; mbi 100 000 tė tjerė brenda pak javėve nga rrezatimi radioaktiv dhe me mijėra tė tjerė mė vonė. Megjithėse ishte njė bombė e pėrmasave tė vogla: 4.5 tonelata e rėndė, 3 metra e gjatė, me njė diametėr prej rreth 1 metri dhe me njė fuqi shpėrthyese prej vetėm 0.015 Megatonesh TNT, pasojat e saj ishin fatale. Ato shfaqen edhe sot e kėsaj dite nė forma sėmundjesh tė rėnda nė ato regjione qė u goditėn nga ai shpėrthim atomik.
Ēelėsin e daljes nga ky labirint ka kohė qė janė duke e kėrkuar shumė ekspert humanist nga mbarė bote, por pėrpjekjet e deritanishme, duket se nuk kanė rezultuar pozitivisht. Al Gore nė librin e tij “Toka nė baraspeshė” ndėr tė tjera shkruan: “...toka nuk i takon njeriut, njeriu i takon tokės. Tė gjitha gjėrat janė tė lidhura mes vete sikurse gjaku qė na bashkon tė gjithėve. Njeriu nuk e ka thurur lėmshin e jetės, ai ėshtė vetėm njė fije nė tė. Ēfarėdo qė i bėnė kėtij lėmshi, ia bėn vetes.”


Besojmė se edhe profecitė pėr vitin 2012 do tė kenė epilogun e njėjtė si shumė profeci tė tjera qė i kemi theksuar nė kėtė shkrim. Pra, shpresojmė qė tė gjitha ato profeci tė jenė vetėm pjesė e kėsaj loje tė imagjinatės sonė tė bujshme dhe skenar qė do ta pėrjetojmė vetėm artistikisht tė projektuar nė pėlhurėn e bardhė tė kinemasė dhe pėrmes ekraneve televizive.


Kėrcėnimi nga gjithėse

- Vrima e zeze

Pėrveē rreziqeve qė i pėrshkruam mė lartė, kėrcėnime shumė serioze planetit tonė i kanosen dhe nga gjithėsia. Njė ndėr e teoritė e kėsaj natyre ėshtė ajo e gėlltitjes, jo vetėm tė planetit tonė, por edhe tė gjithė sistemit diellor nga ndonjė, e ashtuquajtura, “vrima e zezė”. Si “vrimė e zezė” konsiderohet nga shkencėtarėt e fushės sė astronomisė dhe astrofizikės, zona hapėsinore ku ndodhet njė yll, grup yjesh ose dhe trupa tė tjerė qiellor dhe nga e cila nuk mund tė dalė as dritė as ndonjė sinjal tjetėr. Kėta trupa qiellor (pėrgjithėsisht yje), gjatė shuarjes sė tyre, kalojnė nėpėr disa etapa. Nga humbja e madhe e hidrogjenit gjatė reaksioneve termobėrthamore, kėta yje arrijnė pėrmasa shumė tė mėdha duke u kthyer nė yje gjigant tė zjarrtė (kuq). Forca gravitacionale dhe fillimi i ftohjes sė kėtyre yjeve i vėnė njė kufi zgjerimit tė mėtejmė tė tyre, dhe pastaj fillon procesi i ngjeshjes ku me kohė forcat gravitacionale e mposhtin forcėn e presionit tė brendshėm dhe me kėtė prishet ekuilibri i forcave dhe fillon njė ngjeshje shumė mė e shpejt dhe me e fuqishme e kėtyre yjeve, qė shoqėrohet me rritje tė densitetit e tė temperaturės dhe mė nė fund ky proces pėrfundon me njė shpėrthim katastrofik tė tyre. Kėshtu kėta yje kalojnė nė gjendje tė jashtėzakonshme, kthehen nė materie tė ngjeshur nga e cila nuk reflektohet mė drita e as sinjale tjera. Tė gjitha sinjalet, pavarėsisht shpejtėsisė dhe drejtimit, ato s’mund tė dalin jashtė saj, por marrin njė kurbėzim drejt qendrės. Nė brendi tė “vrimės sė zezė” krijohet njė fushė gravitacionle e fuqishme e cila mund t’i gėlltis tė gjitha materiet e tjera qė mund tė gjendėn nė afėrsi ose qė i afrohen asaj.

Shkencėtarėt kanė zbuluar edhe nė galaktikėn tonė, “rruga e qumshit”, “vrima tė zeze”. Ata i konsiderojnė ato si tė pa rrezikshme pėr sistemin tonė diellor, pasi janė shumė larg tij dhe nuk ka indikacione se ato po lėvizin nė drejtim tė kėtij sistemi. Megjithatė, ata nuk e pėrjashtojnė as mundėsinė, qė pas njė periudhe tė gjatė (ndoshta pas disa milion vitesh), gjatė rrugėtimit nėpėr hapėsirė, tė pasoj ndonjė pėrplasje me ndonjė nga kėto “vrimat e zeza”, qė janė mė qindra miliona nė hapėsirėn e pafund. Dhe natyrisht, njė skenar i njė takimi tė tillė, padyshim do tė pėrfundonte nė mėnyrėn mė tragjike tė mundshme pėr planetin tonė dhe tė gjitha gjallesat e saj.
Dhe kur jemi te rrugėtimi i sistemit tonė nėpėr shtigjet e galaktikės mėmė, po e theksojmė sėrish dukurin astronomike qė pason njė herė nė 26000 vjet (tė pėrshkruar nė fillim tė kėtij artikulli), ku i gjithė sistemi ynė diellor gjendet nė pozicion paralel me “rruga e qumėshtit”. Dhe kjo pikė, ku sistemi ynė diellor, qė supozohet se do tė pasoj nė dhjetor 2012, do tė takohet (ndeshet) me “Rrugėn e qumėshtit”, ėshtė njė shtresė e krijuar nga re pluhuri e ashtuquajtur “hapėsira (e ēara) e errėt e rrugės sė qumėshtit”. Kjo e ēarė ka shumė kuptime mitologjike si: “Rruga e ferrit”, “goja e njė pėrbindėshi kozmik”, “kanali lindės i nėnės kozmike” etj., dhe siē thamė pėrbėhet nga shtresa tė dendura reshė. Dhe pikėrisht kėto shtresa tė dendura mund tė depėrtojnė edhe nė hapėsirėn e atmosferės sė Tokės, duke penguar kėshtu rrezet e Diellit tė depėrtojnė tė plota deri nė planeti tonė, e si pasoj e kėsaj mund tė vije deri tė lėvizjet e temperaturės qė do tė ndikojnė drejtpėrdrejt nė ndryshimet klimatike, duke shkaktuar edhe debalancėn natyrore. Llogaritė tregojnė se planeti ynė ėshtė duke lėvizur nėpėr ato shtresa tė reve, dhe ka mendime, se edhe ndryshimet klimatike tė viteve tė fundit janė si rezultat i kėsaj dukurie.

Rreziku nga aktiviteti i njollave mbi sipėrfaqen e Diellit


Rrezik tjetėr, qė duket tė jetė mė serioz se gėlltitja e mundshme e Tokės nga ndonjė “vrimė e zezė”, janė edhe shpėrthimet e fuqishme qė ndodhin herė pas here nė sipėrfaqen e zjarrtė tė yllit tonė, Diellit. Ekspertėt qė bėjnė vėzhgimin e rregullt tė aktivitetit tė njollave nė sipėrfaqen e Diellit nga tė dhėnat e observatoriumit hapėsinor SOHO (Solar and Heliospheric Observatory - Observatoriumi heliosferik dhe diellor) qė ėshtė vepėr e pėrbashkėt amerikano - evropian, vėrtetojė njė cikėl tė ri dhe shumė tė fuqishėm tė kėtij aktiviteti nė vitet nė vijim. “Sipas vrojtimeve tona, cikli i ardhshėm do tė jetė shumė intensiv dhe pikėn qendrore do ta arrijė kah fundi i viti 2012” - thotė astronomi dhe eksperti i SOHO-s, Pete Lawrence.
Qetėsia qė po mbretėron kohėt e fundit nė sipėrfaqen e Diellit, pėr ekspertet e kėsaj fushe, duket tė jetė po ashtu shqetėsues. “Njė pauzė kaq e gjatė qetėsie nuk ka ndodhur qė nga viti 1913” - shprehet Lawrence. Dhe kjo sipas tyre do tė thotė: qetėsi para njė stuhie tė fuqishme?!
Aktiviteti i njollave te Diellit, zakonisht ndjek njė ritėm tė rregullt. Ēdo 11 vjet e arrin njė pikė maksimale. Por, faza e qetėsisė e kėtyre aktiviteteve vitet e fundit, konsiderohet nga ekspertėt amerikanė tė qendrės pėr kėrkime atmosferike, si e rrezikshme. Ata i frikėsohen njė erupsioni tė fuqishėm qė mund tė ndodh nė sipėrfaqe tė Diellit me stuhi masive, tė cilat si njė “tsunami”, do tė lirojnė rreze tė vrullshme rėntgeni nė drejtim tė Tokės duke e atakuar fushėn mbrojtėse magnetike tė saj. Nė rrethana normale Tokėn e mbron fusha e vet magnetike nga rrezet rėntgen, por “furtunat” e pritura nė vitet e ardhshme, mund tė ndikojnė nė baraspeshėn gjeomagnetike tė saj duke lėkundur kėshtu, ērregulluar ose zhvendosur edhe fushėn magnetike, si rezultat i sė cilės do tė mund tė pasojnė, jo vetėm katastrofa tė dhunshme natyrore, por edhe katastrofa teknologjike me pėrmasa tė mėdha shkatėrruese.
Gjatė stuhisė sė fundit masive, qė ndodhi kah fundi i vitit 2003 kur nė nėntor erdhi deri te njė erupsion i fuqishėm nė sipėrfaqe tė Diellit, ku shpėrthyen disa miliardė tonelata plazmė, nė Kanada pėsoi kolaps pothuajse i gjithė rrjeti elektrik, ndėrsa shumė instrumente tė satelitėve pushuan sė funksionuari. Avari tė lehta pat edhe nė shumė instrumente elektronike nė shumė vende tė Tokės. “Ishte fat i madh qė vala e kėtij shpėrthimi nuk ishte e drejtuar kah Toka, dhe me kėtė ne u kursyem nga furtuna e njė katastrofe tė mundshme gjeomagnetike” - sqaron astronomi Mausumi Dikpati. “Njė furtunė e fuqishme me destinacion Tokėn, do tė krijonte kaos global dhe civilizimin, qė ne sot e njohim, do ta zhdukte nga faqja e dheut” - pėrfundon Dikpati.
Se sa shqetėsuese pėr ekspertet e astronomisė dhe astrofizikės paraqet ēdo ndryshim, qoftė edhe i lehtė i fushės magnetiket tė Tokės, dėshmon edhe investimi i madh nė ndėrtimi e satelitit GOCE, nga Agjencia Hapėsinore Evropiane (ESA), i cili nė mars tė kėtij viti (17.03.2009) u lansua nė hapėsirė, pikėrisht pėr tė bėrė matjet e ndryshimeve tė fushės gravituese tė Tokės.

Ndeshja me trupa tjerė qiellor

Rreziku mė potencial sipas shkencėtarėve, por edhe sipas profecive tė ndryshme, Tokės i kanoset nga goditja e ndonjė asteroidi ose meteoriti me pėrmasa gjigante, por nuk pėrjashtohet edhe mundėsia e pėrplasjes me ndonjė planet tjetėr.
Llogaritet sė ne Tokė pėr ēdo ditė bien me qindra meteor, pjesėn mė tė madhe tė tė cilėve as qė e ndiejmė e as qė e shohim pasi qė ata shkatėrrohen plotėsisht gjatė fluturimit tė tyre pėrmes atmosferės. Por ndodh qė nga lartėsitė e qiellit tė bien edhe pjesė mė tė mėdha, trupa tė ngurtė qė nuk arrijnė tė avullohen (sikurse meteorėt) gjatė fėrkimit me atmosferėn e Tokės qė quhen meteorit.
Meteoritėt janė trupa qiellor me pėrmasa tė mėdha qė arrijė nė qindra e mijėra tonelata. Dhe, meteoritė tė tillė nuk e kanė kursyer as planetin tonė. Hulumtimet shkencore rezultojnė se krateret e mėdhenj si ai “Barringer” nė Arizona tė SHBA-ve, krateri Deep-Bay dhe liqeni Clearwater nė Kanada, janė krijesa tė goditjeve nga meteoritė me pėrmasa gjigante. Edhe gjiri detar i Hudson-it nė Kanada, po ashtu supozohet se ėshtė krijuar nga goditja e ndonjė meteoriti me pėrmasa tė mėdha.
Rėnie tė meteoritėve tė mėdhenj kanė pasuar edhe gjatė shekullit tė fundit: p.sh. nė vitin 1908, nė brigjet e shkreta tė lumit Janisej (Siberi) ka rėnė njė numėr i madh gurėsh me peshė tė pėrgjithshme prej disa mijėra tonelatash. Ato vende ku kanė rėnė kėta meteoritė janė shkretuar dhe djegur plotėsisht. Po ashtu, njė meteoritė tjetėr i madh ka rėnė nė malet e Sihote-Alin-it, nė vitin 1947, me peshė tė pėrgjithshme prej 30 tonelatash. Meteoriti mė i madh qė ka goditur Tokėn nė shekullin e fundit, konsiderohet ai i vitit 1930, qė ka rėnė nė Afrikėn Jugore, me njė peshė prej 60 tonelatash.
Edhe qytetet e pėrmendura nė librat e shenjtė, nė Bibėl, gjegjėsisht ė Dhiatėn e vjetėr - Sodoma dhe Gomora, por edhe nė Kuran (“Populli i Lutit”), mendohet tė kenė pėsuar shkaku i pėrplasjes sė ndonjė meteoriti. Sipas pėrshkrimeve tė librave tė shenjtė, popullata e atyre qyteteve ishte futur nė mėkate tė thella, dhe pėr ēoroditjet e tyre, pėr mosbesim ndaj Perėndisė, pėr vepra tė ndyra (homo)seksuale etj., i ndėshkoi vetė Zoti, duke i shkatėrruar pėrmes gurėve e flakės tėrėsisht.
Nė shėnimet biblike thuhet: “Porsi Sodoma dhe Gomora edhe qytetet pėrreth, qė u dhanė pas kurvėrimit dhe u dhanė pas ēoroditjesh seksuale, janė vėnė pėrpara si shembull, duke pėsuar ndėshkimin e njė zjarri tė pėrjetshėm”, ndėrsa nė shėnimet e shenjta islame shkruan: “Populli i Lutit pėrgėnjeshtroi paralajmėrimet… Ne dėrguam kundėr tyre stuhi gurėsh (e cila i shkatėrroi tė gjithė), pėrveē familjes sė Lutit, tė cilėn Ne e shpėtuam me mirėsinė Tonė nė orėn e fundit tė natės. Kėshtu i shpėrblejmė ata qė falėnderojnė. Luti i kishte paralajmėruar pėr dėnimin Tonė, por ata nuk i besuan paralajmėrimet e tij. (El-Kamer: 33-36).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 16:51   #30
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Atlantida, kontinenti i pėrmbytur diku nė oqeanin Atlantik, ėshtė ndėr mė tė pėrfolurit nė shumė variacione. Zhdukja e kėtij civilizimi tė lashtė supozohet tė ketė ndodhur nga pėrplasja e mundshme e ndonjė meteoriti gjigant, i cili kishte provokuar edhe ndryshime tė madha klimatike e gjeologjike, tė cilat, pėr shumė pak kohė zhduken nga faqja e dheut njė popullatė tė tėrė. Mendohet se pėrplasja e meteoritit kishte shkaktuar tėrmete, shpėrthime vullkaniken, valė tė mėdha tė oqeanit etj. tė cilat fundosėn kėtė “kontinent” pėrgjithmonė. Kėtė tezė e mbėshteste fuqishėm fizikani gjerman, Otto Muck, tė cilėn e pėrshkroi nė veprėn e tij “Alles über Atlantis” (Gjithēka mbi Atlantidėn) tė publikuar nė vitin 1976. Ai thotė se qendra e pėrplasjes sė Tokės me ndonjė meteorit ose edhe me ndonjė asteroid, ishte pikėrisht Atlantida. Muck-u deri te kjo tezė kishte arritur duke studiuar kalendarin e civilizimit tjetėr, Maja dhe duke i krahasuar shėnimet e tyre dhe tė dhėnave tjera astrologjike.
Johann Elert Bode, drejtor i dikurshėm i Opservatorit tė Berlinit (nga viti 1786), pra, para mė se 200 vitesh kishe zhvilluar teorinė (bazuar nė llogaritje matematikore distancėn mes Diellit dhe Tokės) sipas sė cilės njė grumbull i meteoritėve tė mėdhenj qė sillen rreth sistemit tonė diellor, janė pjesė e njė planeti tė shkatėrruar, tė cilėt vazhdojnė ta ndjekin akoma vijėn harkore tė tij. Megjithėse kjo teori nuk pohohet por as nuk mohohet nga shkenca e sotme e astronomisė, pasi nė sistemin tonė diellor ka mjaftė meteoritė, shtrohet pyetja: Si u shkatėrrua (pėlciti) ai planet?! Nga vetvetja, apo nga pėrplasja me ndonjė trup tjetėr qiellor?! Kjo e dyta mendohet tė jetė opsioni mė real, breng serioze edhe pėr ekspertet e NASA-s. Projekti i NASA-s, IRAS - teleskopi hapėsinorė qė u lansua nė janar tė vitit 1983, arriti tė regjistrojė njė objekt, njė trup gjigant planetar tė panjohur qė po lėviz nė drejtim tė sistemit tonė diellor, bile sipas shkrimeve nė gazetėn “Washington Post”, thuhej se ky trup ėshtė aq afėr Tokės, sa qė mund tė konsiderohet pjesė e sistemit tonė diellor. Ishte Hulumtuesi J. Davis nga Leicester University tė Britanisė sė Madhe, i cili mė 24 prill 1983 arriti tė vėrej nė regjistrimet e IRAS njė objekt me shpejtėsi tė madhe lėvizėse qė u klasifikua si Asteroid. Me 3 maj, 1983 ky objekt u regjistrua edhe nga dy amator qė ishin shumė larg njėri-tjetrit, Genichi Araki (Japoni) dhe George Alcock (Britani). Dhe tė gjitha llogaritjet rezultuan se ky objekt do tė kaloj ekstrem afėr Tokės, diku rreth 4.7 milion km, mė afėr se ēdo komet tjetėr qė nga kometa Lexell nė vitin 1770.
Njė objekt tė tillė e regjistroi nė vitin 1992 edhe teleskopi hapėsinorė mė modern i kohės sonė, Hubble. Edhe shkencėtarė Rus, pėrmes satelitit NORLOK, nė korrik tė vitit 2002, kanė arritur tė fotografojnė njė planet pranė Diellit, qė lėviz me kursin nė drejtim tė Tokės. Gjatė fluturimit tė parė, qė llogaritet tė pasoj brenda 4-5 viteve, ky planet do tė lėviz nė njė distancė prej 7 milion km, ndėrsa gjatė rikthimit vetėm nė 3 milion km distancė! Dhe kėto informacione janė tė deponuara edhe nė qeverinė Amerikane dhe atė Ruse, por edhe nė Vatikan. Teologu i njohur amerikanė, P. M. Martin, qė ishte pjesė e shėrbimit sekret tė Vatikanit, qė nė vitin 1997 pat deklaruar se ky objekt gjatė fluturimit pranė Tokės do tė shkaktoj katastrofėn mė tė madhe nė historinė njerėzore duke mbytur miliona njerėz.
Edhe ish eksperti ushtarak i SHBA-ve dhe ish producenti i CNN-it, Marshall Masters, ėshtė shumė i bindur se njė objekt i panjohur po i afrohet qendrės sė sistemit tonė diellor, dhe atė me shpejtėsi ekstreme. Ai shtonė se ky objekt do tė mund tė shihet edhe nga Toka, qė nė vitin 2010! Ėshtė njėri ndėr shkencėtarėt qė u mor mė sė shumti me objektin e panjohur tė emėrtuar si “Planeti X”. Marshall Masters ėshtė edhe bashkautor nė librin me tė njėjtin titull, “Planet X”.
Tė njėjtin mendim e ndanė edhe Johan Murry-n nga “Open University” i Londrės. Ai u pėrpoq tri vite radhazi qė ta dėshmoj ekzistencėn e kėtij planti, qė duhet tė jetė disa herė mė i madh se Toka. Rasti ėshtė i qartė - thotė Murry: “Nėse, sipas regjistrimeve tė NASA-s tė vitit 1983 dhe 1992, kemi tė bėjmė me objektin e njėjtė, atėherė ky kolos ėshtė nė kursin e drejtpėrdrejt tė kolizionit me Tokėn.”
Kėtė hipotezė e mbėshtesin edhe tre shkencėtarė amerikanė, John Matese, Daniel Whitmire dhe Patrick Whitman nga Universiteti i Lousianas. “Ne kemi arritur tė vėrejmė dhe vėrtetojmė kėto lėvizje tė ēuditshme tė kėsaj komete” - thonė ata. “Pasi qė e kemi shqyrtuar ēdo alternativ tė mundshme, mund tė konkludojmė se nė retė e afėrta pranė sistemit tonė diellor, gjendet njė trup i madh qiellor”.
Nė vitin 2007 edhe hulumtuesi japonez nga universiteti i Kobes, Patryk Lykawka, vėrteton ekzistimin e njė objekti qiellor. Sipas llogarive tė tij, ai ėshtė shumė i bindur nė ekzistencėn e “Planeti X”, i cili gjendet veē buzė sistemit tonė diellor.
Kjo hipotezė, se rreth sistemit tonė diellor qarkullon njė trup i madh qiellor, tashmė mbėshtetet nga shumė shkencėtar tė fushės sė astronomisė. Edhe astrofizikanėt qė moti kanė paralajmėruar njė dukuri tė tillė, njė objekt gjigant, i cili herdokur do ta rrezikoj planetin tonė e bashkė me tė edhe vetė gjallesat e saj. Njė fenomen i kėtij lloji nuk ėshtė mė sekret as pėr NASA-n. Zbulimet e kometave dhe trupave tjerė qiellor pėrmes teleskopėve mė modern hapėsinor, si ai Hubble, nuk pėrjashtojnė mundėsinė e pėrplasjes sė trupave qiellor, e kėtu nuk bėnė pėrjashtim as planeti ynė.
Kometa “99942 Apophis”, e zbuluar nga NASA mė 19 qershor 2004, paraqet po ashtu rrezik potencial pėr planetin tonė pasi trajektorja e saj do tė jetė shumė pranė Tokės. Sipas llogarive tė ekspertėve tė NASA, kjo komet qė do tė kaloj pranė planeti tė Tokės diku nė prill 2029, dhe atė nė njė afėrsi prej vetėm 30.000 km, mund ta rrezikoj planetin tonė seriozisht. Sa pėr krahasim po cekim se sateliti i planetit tonė, Hėna, gjendet nė njė largėsi prej 380.000 km. Kjo afėrsi mund tė ndikoj qė graviteti i Tokės ta zhvendos Apophis-in nga trajektorja e rregullt dhe me kėtė tė pėrplasėt mbi tė.
Mundėsia e njė kolizioni me Tokėn nuk pėrjashtohet as nga ekspertėt e NASA-s, por ata mendoj se diametri i vogėl, prej vetėm 300 metrash i kėtij trupi qiellor, do tė krijonte vėrtet katastrofė tė madhe, por vetėm lokale, jo me pėrmasa tė rrezikshme pėr ta vėnė nė pikėpyetje ekzistencėn e planetit. Megjithėse vetė ekspertėt e NASA-s vlerėsojnė se nėse Apophis-i pėrplasėt me Tokėn do tė lirojė njė energji prej 1480 Megatonesh TNT (Trinitrotoluol). Bomba atomike e hedhur mbi Hiroshima ka pasur njė fuqi shpėrthyese prej vetėm 0.015 Megatonesh TNT. Se ēfarė do tė jetė efekti shkatėrrues i njė pėrplasje tė tillė, mund tė merret me mend nga krahasimi i mėsipėrm!
Probabilitetit mė i madh i njė kolizion mes planetit tonė me ndonjė trup qiellor, sipas shkencėtarėve, mund tė pasoj nė mars tė vitit 2880, kur pranė planetit tonė - Tokės, do tė kaloj asteroidi “1950 DA”. Gjasat e pėrplasjes mes kėtyre dy trupave konsiderohen si mė tė mėdhatė deri mė tani ngase probabiliteti ėshtė vetėm 1:300, qė sipas ekspertėve (nė krahasim figurativ) besohet se kolizioni ėshtė me i sigurt se sa vdekja nga kanceri!
Ky trup qiellor (asteroid) qė kryqėzohet me trajektoren e Tokės dhe tė Marsit, u zbulua mė 23 shkurt 1950 nga astronomi amerikan Carl A. Wirtanen nė observatorin e Lick-ut qė ndodhet nė majat e malit Mount Hamilton. Nė dhjetor tė vitit 2000 ky objekt u (ri)zbulua sėrish nga LEONIS (Lowell Observatory Near-Earth Object Search) dhe u emėrtua sipas vitit kur edhe u zbulua, “1950 DA”. Disa muaj mė vonė, nė mars 2001, kur lėvizte nė njė largėsi prej 7.8 milion km nga planeti ynė, u regjistruan edhe fotografitė e para nga radarėt vrojtues.
Sipas llogarive tė bėra, siē u tha edhe mė lartė, kolizioni i mundshėm me Tokėn mund tė pasoj mė 16 mars 2880, kur edhe do tė jetė distanca mė e afėrt me Tokėn. Ndryshe nga kometa “99942 Apophis”, qė ka njė diametėr prej vetėm 300 metrash, ky asteroid ka diametrin prej 1.1 km, dhe nė pėrplasje me Tokėn do tė lirohej njė energji, jo mė 1480 Megatoneshe, por prej 10.000 Megatonesh TNT, qė mund tė jetė edhe fundi i “gurit tonė tė ēmuar”.
Jo vetėm kolizioni i trupave qiellor rrezikon jetėn e planetėve, por edhe lėvizjet e tyre shumė pranė njėri tjetrit, po ashtu, mund tė paraqesin rrezik pėr secilin trup. Shkencėtarėt janė tė bindur se gjatė njė afėrsie tė tillė tė trupave, forcat gravituese mund ta devijojnė lėvizjen e tyre nga trajektorja e rregullt, tė bėjnė, ndoshta edhe ndryshimin e polaritetit dhe kėshtu trupat tė fillojnė tė sillen nė anėn e kundėrt. Kjo do krijonte ērregullime me pasoja, po ashtu, tė rrezikshme pėr ato planete. Edhe nė librat fetar, sidomos tek ato tė religjionit Islam, theksohet se kur dielli tė lind nė perėndim nė vend se nė lindje, do tė pasoj edhe fundi i botės. “Akoma nuk ka ardhur ora qė dielli tė lind nė perėndim. Dhe kur tė lind nga atje, dhe njerėzit kėtė e shohin, do tė bėhen tė gjithė besimtarė, por kjo nuk do tė jetė edhe aq e dobishme pėr asnjėrin, i cili edhe pėrpara nuk ka qenė besimtar dhe nė bazė tė kėtij besimi nuk ka bėrė (merituar) ndonjė gjė tė mirė.” (Sahih Al-Buharyy 6506). Pėr kėtė dukuri ėshtė shprehur edhe vet Ajnshtajni duke pohuar mundėsin e ndryshimit tė poleve tė globit tonė nėn ndikimin e faktorėve tė ndryshėm.

Si pėrfundim

E gjithė kjo qė u tha mė lartė nuk ka pėr qėllim krijimin e ndonjė fobie nė kokat e njerėzve, thjesht ishte njė pasqyrim i skenarėve tė ndryshėm, tė paralajmėruar qė nga shėnimet e kulturave tė lashta, nga profecitė e shumta, nga thėniet e librave tė shenjt e deri te parashikimet e fundit tė shikuar nga prizma e shkencės.
Njė gjė ėshtė e ditur: zhdukja e gjallesave parahistorike (lloje tė ndryshme dinozaurėsh), si dhe zhdukja e kulturave tė lashta qė nga atlantidasit, vikingėt, sumerėt etj., ėshtė njė fakt i pamohueshėm historik. Tė gjitha shėnimet e lashta dėshmojnė se ishin dukurit e mbinatyrshme ato qė i shuan pėrgjithmonė kėto gjallesa dhe civilizime nga faqja e dheut.
Civilizimi i sotėm nuk ėshtė i parė dhe, shpresojmė, as i fundit qė do tė frymoj mbi planetin e quajtur Tokė. Edha sa kohė do tė mbijetoj ky civilizim dhe ēfarė pėrfundimi do tė pėrjetoj, kjo ėshtė njė pyetje nga e cila mund tė burojnė lloj-lloj pėrgjigjesh, pėrgjigje qė di t’i krijoj vetėm imagjinata jonė qė ėshtė po aq e pafund mu sikurse gjithėsia.
Besojmė se edhe profecitė pėr vitin 2012 do tė kenė epilogun e njėjtė si shumė profeci tė tjera qė i kemi theksuar nė kėtė shkrim. Pra, shpresojmė qė tė gjitha ato profeci tė jenė vetėm pjesė e kėsaj loje tė imagjinatės sonė tė bujshme dhe skenar qė do ta pėrjetojmė vetėm artistikisht tė projektuar nė pėlhurėn e bardhė tė kinemasė dhe pėrmes ekraneve televizive.

P.s. Ėshtė fjala pėr filmin me tė ri holivudian tė titulluar, “2012”, me regjisor Roland Emmerich, i realizuar sipas romanit tė autorit Brian D’Amoto “In the Courts of the Sun”, i cili do tė fillon tė shfaqet nė kinema nė shtator tė kėtij viti (2009).


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.