Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-08-05, 20:35   #1
ebu Hamza
 
Anėtarėsuar: 02-08-05
Postime: 47
ebu Hamza e ka pezulluar reputacionin
Gabim Besimi nė All-llahun (Subhanehu ve Teala)

Muslimani beson nė All-llahun e Lartėmadhėrueshėm, me qėllim qė tė dėshmojė ekzistimin e Zotit, Krijuesit tė qiejve dhe tokės, i cili nė pėrkryeshmėri e njeh si tė dukshmen ashtu edhe tė fshehtėn, tė Zotit dhe Sunduesit tė Pėrgjithshėm, se nuk ka Zot pos Tij, se posedon tė gjitha cilėsitė e pėrkryeshmėrisė dhe se ėshtė larg ēdo mangshmėrie. E gjithė kjo, duke falėnderuar, para sė gjithash, udhėzimin e All-llahut xh.sh., e pastaj dėshmive tradicionale dhe racionale.

ARGUMENTET TRADICIONALE

1. Ato pėr tė cilat, vet All-llahu i Lartėsuar flet nė Librin e Tij; pėr ekzistimin e Tij, emrat dhe cilėsitė e Tij dhe ashtu padyshim vėrteton se Ai ėshtė Zoti i tė gjitha krijesave:


„ Vėrtetė, Zoti juaj,All-llahu ėshtė ai qė krijoi qiejt dhe tokėn brenda gjashtė ditėsh,pastaj qėndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditėn me natėn, qė me tė shpejtė e kėrkon atė (mbulimin e dritės sė ditės), edhe dielli, edhe hėna e edhe Yjet i janė tė nėnshtruar sundimit tėTij. Ja, vetėm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhėruar ėshtė All-llahu, Zoti i botėve.“ El-A“rafė,54

Ku, duke iu drejtuar tė dėrguarit tė Vet, Musės,a.s., nga ana e djathtė e luginės, nga pema nė vendin e bekuar, thotė:

„O Musa, s“ka dyshim se Unė jam All-llahu, Zoti i botėve!“ El-[Kasas,30]

„Vėrtetė, vetėm Unė jam All-llahu, nuk ka zot tjetėr pos meje, pra Mua mė adhuro dhe fal namazin pėr tė mė kujtuar Mua.“ Ta-ha,14

Ku, duke e madhėruar Veten, emrat dhe cilėsitė e Tij, thotė:

“Ai ėshtė All-lahu qė nuk ka zot tjetėr; vetėm Ai, qė e di tė fshetėn dhe tė dukshmen; Ai ėshtė Mėshiruesi, Mėshirbėrėsi! Ai ėshtė All-jahut qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, sundues i pėrgjithshėm, i pastėr, shpėtimtar, sigurues, mbikqyrės, i plotėfuqishėm, i madhėrishėm. I lartėsuar ėshtė All-lahu nga ēka i shoqėrojnė! Ai ėshtė All-lahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėsuesi. Tė Tij janė emrat mė tė bukur. Atė (All-lahun) e madhėron ēka nė Qie e nė tokė dhe Ai ėshtė ngadhėnjyesi, i urti!” El-Hashėr, 22-24

Ku, duke lavdėruar Veten, thotė:

„Falėnderimi I takon vetėm All-llahut, Zotit tė botėve! Bamirėsit tė pėrgjithshėm, Mėshirbėrėsit! Sunduesit nė ditėn e gjykimit!“
[El-Fatiha 1-3]

Ku, neve muslimanėve na drejthohet me fjalėt:

„Kjo fe ėshtė e juaja dhe ėshtė e vetmja fe, kurse Unė jam Zoti juaja, pra mė adhuroni vetėm Mua.“ El-Enbija, 92

Ku, veē Tij, mohon ēdo ekzistim tė ndonjė zoti tjetėr tė qiejve dhe tokės:



„Sikur tė kishte nė to (nė qiej e nė tokė) zota pos All-llahut, ato tė dyja do tė shkatėrroheshin. Larg asaj qė i pėrshkruajnė ėshtė All-llahu, Zot i Arshit.“ El-Enbija, 22



2. Fakti qė, rreth 124 mijė tė dėrguar dhe lajmėrues tė fesė, predikonin ekzistime e Aall-llahut tė Lartėsuar, mėsonin rreth emrave dhe ciėsive tė Tij dhe lajmėronin se, vetėm Ai ėshtė Krijues dhe Zot i gjithė botėve dhe krijesave. Nuk ka asnjė lajmėrues tė fesė, e as tė dėrhuar, me tėcilin i Lartėsuar nuk ka kontraktuar; qoftė duke i folur, qoftė mė dėrgimin e ndonjė tė dėrguari tė Tij (melek), ose duke e frymėzuar nė ndonjė mėnyrė tjetėr, ashtu qė me tė vėrtetė, ajo qė i ėshtė paraqitur, me siguri, ėshtė fjalė e All-llahut dhe Shpallje e Tij.

Mendja e shėndoshė dhe vetėdija e njeriut, nuk mund tė hudhin poshtė lajmėrimet e gjithė kėtyre krijesave mė tė zgjedhura tė gjinisė njerezorė. Poashtu, ėshtė absurde tė menduarit se, njė numėr kaq i madh individėsh, gjatė njė periudhe aq tė gjatė tė gjinisė njerėzore, tė jėnė marrė vesh me njėri-tjetrin qė tė tjerėve t“u flasin dhe t“u lajmėrojnė pėr diēka qė nuk dinė dhe nė vėrtetėsinė e tė cilės nuk janė vėrtetuar plotėsishtė. Posēėrisht, kur merret parasysh se bėhet fjalė pėr njerėzit mė zgjedhur, mė tė sinqertė, mė tė menqur dhe mė bujar, tė tė gjitha kohėrave.



3. Fakti se miliona e miliona njerėz, nė gjithė botėn, besojnė nė ekzistimin e Zotit tė Mbilartėsuar, i nėnshtrohen dhe i bėjnė ibadet Atij. Nėse dijmė se njeriu, sipas natyrės sė tij tė lindur, i beson edhe njė apo dy njerėzve nė thėniet apo deklarimet e tyre, si atėherė tė mos besohet nė thėniet dhe dėshmitė e njė grupi aq tė madh njerėzish, njė populli tė tėrė dhe njė mase tė panumėrt botėrore. Posaēėrisht, nga vetė fakti se vetėdija dhe natyra e lindur e njeriut dėshmojnė pandėrrprerė se nuk ka asnjė dyshim nė ekzistimin e Atij, tė cilin besuan, pėr tė cilin flisnin, tė Cilit i bėnin ibadet dhe, me qėllim qė sa mė shumė t“i afrohen, gjithėmonė vepronin vepra tė mira ?!



4. Fakti se, me miliona njerėz mė tė shkolluar dhe mė tė vetėdijshėm dėshmojnė nė ekzistimin e All-llahut tė Lartėsuar, flasin pėr emrat dhe cilėsitė e Tij, dėshmojnė se vetėm Ai ėshtė Zoti i tyre, i Gjithėfuqishmi, dhe se pėr atė arsye ata vetėm Atij i nėnshtrohen, e adhurojnė, vetėm pėr Atė e duan tė mirėn dhe pėr Atė e urejnė tė keqen.


ARGUMENTET RACIONALE

Ekzistimi i gjithė kėtyre botėrave dhe krijesave tė lloj-llojshme, dėshmon mbi ekzistimin e Krijuesit tė tyre ALL-LLAHUT s.v.t, sepse, pas Tij nuk thotė askush tjetėr se i ka krijuar tėrė kėto botėra. Pas kėsaj, pėr vetėdijen e njeriut ėshtė i pa kuptimshėm dhe jologjik, ekzistimi i ndonjė gjėsendi, pamarrė parasysh madhėsin e tij, pa ekzistimin e Krijuesit tė tij, sikurse ekzistimi i ndonjė racioni ushqimor pa ekzistimin e atij icili e ka pėrgatitur, ose ekzistimi i shtrojses nė tokė pa ekzistimin e atij i cili e ka pėrgatitur dhe shtruar nė tokė.

Si ėshtė e mundur pra, tė ekzistojė e tėrė kjo gjithėsi, me qiej dhe me trupa tė panumėrt qiellor, si: Dielli, Hėna me yje nė forma dhe dimensione tė lloj-llojshme, pa Krijuesin e tyre? Si mund tė ekzistojė Toka me njerėz, xhinn dhe kafshė, me dallime aq tė mėdha nė origjinė, rasė, gjuhė, cilėsi dhe mėnyrė dallimi e kuptimi? Si ėshtė e mundur qė nė te tė ekzistojė njė lloj-llojshmėri aq e madhe e pasurive nėntokėsore, lumejve, brigjeve, detrave dhe si mund tė rritet druri me fryte nga mė tė ndryshmet, nė ngjyrė, shije, aromė, formė, cilėsi dhe pėrbėrje?



2. Ekzistimi i fjalėve tė ALL-LLAHUT, tė cilat i lexojmė, mbi tė cilat i thellojmė mendimet tona dhe kuptojmė domethėnien e tyre, janė dėshmi e ekzistencės sė Tij, sepse ėshtė e pamundur tė ekzistojnė fjalėt, pa ekzistimin e dikujt qė ato fjalė i thotė.

Prandaj, edhe vet fjala e tė Lartėsuarit, udhėzon nė ekzistimin e Tij, aq mė parė se fjala e Tij pėrmbanė rregullat mė tė pėrsosura qė njeriu i ka njohur dhe ligjin i cili njerėzimit i ka dhuruar aq tė mira. Ai,poashtu pėrmban, tezat mė tė vėrteta shkencore dhe flet pėr ndodhit historike dhe gjėrat e pa dukshme. Asnjė nga regullat e ligjit tė Tij, pa marrė parasysh vendin apo kohėn, gjatė tėrė kohės (prej krijimit e nė vazhdim), nuk ka mbetur e pa zbatuar dhe e pa pėrdorur nė praktikė. Asnjė, nga ato shiqime shkencore, as detajet mė tė imėta, nuk u mposhtėn asnjėherė, e as qė u zbulua e fshehta, e qė, nė tė vėrtetė aspak nuk u la tė dyshohet nė vėrtetėsin e sajė, mu ashtu se si pėr te ėshtė folur. Asnjė njohės i historisė, pa marrė parasyshė se cili, nuk guxoi tė provojė tė hudhė poshtė ndonjė nga tė dhėnat e Tij, e as tė ndrojė ndonjė nga ngjarjet historike nė tė cilat tregohet ose pėr tė cilat Ai flet.

Tė folurit e tillė, tė urtė dhe tė vėrtetė, mendja e njeriut nuk mund t`ia pėrshkruaj asnjė njeriu, sepse si tė tillė ėshtė mbi njeriun dhe mbi nivelin e tij tė diturisė. Pasiqė, tė folurit e tillė, qenka e pamundur tė rrjedh nga njeriu, atėherė, kujt vallė mund t“i pėrshkruhet, pos Krijuesit tė njeriut? Pos kėsaj, tė folurit e All-llahut s.v.t. ėshtė vetvetiu dėshmi e ekzistimit, diturisė, gjithėfuqisė dhe urtėsisė sė Tij.



3. Ekzistimi i kėtij sistemi, me njė precizitet tė pėrkryer tė ligjeve universale tė krijimit, rritjes dhe zhvillimit tė gjallesave tjera nė kėtė botė. Tė gjitha kėto u janė tė nėnshtruara kėtyre ligjeve; veprojnė sipas tyre dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė dalin nga suazat e tyre. Kėshtu pėr shembull, krijimi i njeriut dhe formimi i tij nė mitrėn e nėnes fillon nga njė pikė farė, pastaj vazhdon nė faza tė zhvillimit, nė tė cilat, pėrveē All-llahut s.v.t., askush nuk ka ndikim, derisa nė fund tė lindė si njeri nė tėrėsi. Sikurse rasti i krijimit dhe formimit tė tij nė mitrėn e nėnės, ashtu ndodh edhe me rritjen dhe zhvillimin e tij pas lindjes, duke filluar nga periudha foshnjore, fėmijėri, rini e mesjetė, e deri nė pleqėri.

Kėto ligje nuk vlejnė vetėm pėr njerėz, botėn bimore e shtazore, por edhe pėr tė gjitha sferat e trupave qiellor. Tė gjitha kėto i janė tė nėnshtruara rendit universal tė gjithėsisė nga i cili nuk ka devijim, ngase me devijimin e vetėm njė ylli apo njė grupi yjesh nga orbita e tyre e rrotullimit, do tė vinte deri te fundi i botės dhe jetės nė tė.

Nė bazė tė dėshmive logjiko-racionale dhe atyre tradicionale, tė cilat i cekėm mė lartė, muslimani beson nė All-llahun e Lartėsuar dhe dėshmon se Ai ėshtė Krijues dhe Zot i ēdo gjėje qė eksiston dhe i vetmi Zot i popujve tė hershėm, tė tashėm dhe tė ardhshėm. Nė bazė tė besimit dhe bindjes sė tillė drejtohet dhe zhvillohet jeta e muslimanit nė ēdo aspekt tė jetės.


ebu Hamza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.