Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-07-05, 11:17   #1
arbias
 
Anėtarėsuar: 16-06-05
Vendndodhja: Shtepija 'n preri
Postime: 165
arbias e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek arbias
Gabim Doracak per IMAMIN

DORACAK PĖR IMANIN

Hasan Fehmi efendiu

Mėsimdhėnės nė Medresenė e Jahja Pashės, Shkup

Pėrktheu: Dhulkarnejn Vardari

Redaktoi: Omer Musa

Tė drejtat e botimit i rezervon pėrkthyesi





U botua me lejen e Ministrisė sė Shkencave

Shtypur nė shtypshkronjėn e Vilajetit tė Kosovės

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

(Shtypshkronja e Kosovės)

-------------------------------------------------------------------------------------------------------



Shėnime pėr autorin:

HASAN FEHMI EFENDIU (SHKUPJAN)



Ėshtė djali i Jashar efendiut. Ka lindur nė njė nga katundet e rrethit tė Shkupit, Vizikēe (Vėrtekica e sotme) mė vitin 1273 hixhrijj. Mėsimet e para i ka marrė nga muderrisė tė vilajetit tė Kosovės nė kryeqendrėn e saj Shkupin, nga Haxhi Shakir efendiu, nga myftiu i vendit Ismail Haki efendiu. Mė vonė pas kalimit tė tij nė Stamboll nė xhaminė e Fatihut ka marrė dituri nė shkencat e pėrgjithshme nga Rexhep efendiu nga Kallkandeleni (Tetova e sotme) prej tė cilit edhe e morri ixhazetnamen. Ai u ulė edhe para dijetarėve tjerė sikur Ahmet Asim efendiu, Ismail efendiu nga Manastiri, Shehri Ahmet efendiu dhe nga Tokatzade Haxhi efendiu, prej tė cilit pėrfitoi njohuri mbi letėrsinė dhe mbi tė drejtėn e trashėgimisė islame.

Gjatė kohės sa ishte nė Shkup qė nga viti 1314 ka punuar si mėsimdhėnės nė medresenė e Atijje hanmit dhe ishte nė komisionin e verifikimit tė njohurive prej ku ipeshin ixhazetnamet pėr talebet. Nga trashėgimia shkencore ka lėnė dy libra Zubdetut-ta’lim dhe Risalei Imanijje tė cilat edhe janė tė botuara. Pėrskaj Turqishtes dhe Arabishtes mirė e ka njohur Shqipen dhe Bullgarishten.

Qė nga 17 korriku i vitit 1317 deri nė 13 shkurt tė vitit 1318 ka qenė anėtarė nė Gjyqin e Vilajetit tė Kosovės. Ndėrsa prej 1 prill 1322 ėshtė bėrė myfti i Vilajetit tė Kosovės.

Mė 1 shkurt 1328 me rastin e luftės ballkanike ai u shpėrngul nė Stamboll. Me kalimin e tij nė Stamboll ėshtė anėtarėsuar nė akademinė e shkencave (mustehikkiin-i rixhali ilmijje) dhe prej aty shumė vite ka marrė rrogė honorare.

Prej 15 shtator 1337 morri detyrėn e myftiut tė Inegylit dhe mbeti nė kėtė detyrė deri mė vitin 1927 miladijj.











Fjala e autorit



Nė periudhėn e ekselencės sė tij (Sulltan Abdulhamidit II, sh.p.) i cili njėkohėsisht u kushtoi rėndėsi diturisė dhe specializimeve tė ndryshme pėr tė cilat ndihej njė nevojė e madhe, duke e marrė pėr bazė kėtė interesim mora pėrsipėr qė tė angazhohem nė lėmin e arsimit dhe studimit brenda ca ditėve tė bekuara nė Xhaminė e Murat Pashės. Aty isha i angazhuar qė njerėzve tė pranishėm t’ua mėsoj librin e Buhariut. Me kėtė rast pėrderisa isha duke i shpjeguar ēėshtjet e imanit, pėr shkak tė vlerės dhe rėndėsisė sė temės nė fjalė, disa vėllezėr nė fe - All-llahu ua mundėsoftė tė korrin sukses nė njohjen e vėrtetė tė fesė – propozuan qė tė shkruaj njė doracak nė formė broshure por me domethėnie tėrheqėse. Ata dėshiruan qė nga e gjithė kjo tė kenė pėrkujtim. Megjithatė ata njė kėrkesė tė tillė ia drejtuan njė njeriu me kapital tė dobėt. Edhe pse u thashė dhe ua vėrtetova se jam njeri me aftėsi tė pamjaftueshme pėr ta bėrė kėtė, prapėseprapė ishin kėmbėngulės dhe insistuan nė kėrkesėn e tyre.

Kėshtu iu mbėshteta All-llahut i cili jep sukses, e ndoshta kjo broshurė bėhet shkak tė shpresoj nė fitimin e faljes dhe lumturisė nė jetėn e amshueshme.

Doracaku, – tė cilin e kam bazuar nė ajete dhe hadithe qė edhe i pėrktheva vetė – e kam shkruar me mbėshtetje nė ndihmėn e tė Vėrtetit tė lartmadhėrishėm, duke i hapur dhe shoshitur librat qė i posedoj e tė cilėt janė me vlerė te dijetarėt bashkėkohorė, siē janė ata tė Buhariut, Ajniut e librat tjerė tė fikhut. Qė kėtu, kėtė doracak edhe e emėrova “Doracak pėr imanin”.

O Krijues i Gjithėsisė, ndihmoi dhe pėrforcoja pėrgjithmonė fronin dhe dominimin Sulltanit, i cili ėshtė burim i mirėsisė, mbėshtetje e begative, mbrojtės i shkencave dhe mbėshtetje e popullit. Amin.



Hasan Fehmiu

Mėsimdhėnės nė Medresenė e Jahja Pashės, Shkup



-------------------------------------------------------------------------------------------------------



Nė emėr tė All-llahut, Tė Gjithėmėshirshmit Mėshiruesit



Falėnderimi i takon All-llahut i cili e zbriti Kur’anin dhe qė ēdo njeriu ia bėri farz imanin. Salavatet dhe selamet qofshin pėr zotėriun e pasardhėsve tė Adnanit, Muhammedin alejhisselam, i cili na e mėsoi imanin. Tė gjitha falėnderimet i takojnė All-llahut tė madhėruar, domosdoshmėrisė ekzistuese, mirėsisė dhe bujarisė sė pashterrshme, i cili ummetin e Muhammedit e lartėsoi mbi tė gjithė popujt tjerė nė pikėpamje tė themeleve tė dinit dhe dispozitave tė Ligjit tė Sheriatit, na mbrojti nga devijimi dhe humbja duke na mundėsuar tė jemi pasardhės tė drejtimit tė vėrtetė, drejtimit tė Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Bekimet e pėrhershme dhe pėrshėndetjet e shumta qofshin pėr krijesėn mė tė pėrsosur, qenien mė tė lavdėruar, diellin e gjithėsisė pejgamberike dhe tė shpalljeve, anijen e botės sė lumtur, vulėn e tė gjithė lajmėtarėve dhe pejgamberėve, pėr zotėriun e tė parėve dhe tė mbramėve, pėr Muhammed Mustafanė i cili prej popullit zhduku xhahilijjetin, kufrin dhe errėsirat me anė tė dinit tė fuqishėm dhe dritės sė Ligjit tė pastėr. Me kėtė ai e ngjalli dhe e ndriēoi ummetin e tij. Bekimet qofshin edhe pėr shokėt e tij tė cilėt ummetit ia pėrcollėn Sheriatin muhammedijj.[1]

Sė kėndejmi, duke e ditur se farzi i parė pėr ēdo musliman e muslimane ėshtė besimi-imani, Fahrul Islami (Fahruddin Raziu) ka pohuar: “Njė njeri qė nuk i di kushtet e imanit, nuk mund tė trajtohet si besimtar”. Po ashtu edhe imam Muhammedi nė librin “Xhamiul kebir” pohon: “Vajza qė i ka prindėrit muslimanė dhe e cila ka arritur moshėn e pjekurisė duke qenė nėn pėrkujdesjen e tyre, po qe se ata e martojnė pa ia mėsuar kushtet e imanit, dhe kur tė pyetet pėr kėto kushte nuk pėrgjigjet ose thotė se nuk i di bėhet talak bain, domethėnė shkurorėzohet pėrjetėsisht. Lexues tė dashur, dijeni se kushtet e imanit janė gjashtė:

1. Besimi nė All-llahun

2. Besimi nė melekėt

3. Besimi nė kitabet

4. Besimi nė pejgamberėt

5. Besimi nė Ditėn e Fundit

6. Besimi nė kaderin e Zotit, d.t.th., se e mira dhe e keqja vijnė prej All-llahut tė Madhėruar

Duhet ditur se imani nuk shtohet e as nuk pakėsohet, por, sipas Ebu Hanifes, mund tė forcohet ose tė dobėsohet. Te imam Shafiu shtohet dhe pakėsohet. Megjithatė, pejgamberi ynė, Muhammedi alejhisselam thotė: “Imani nuk shtohet e as nuk pakėsohet, pėrpos duke e pėrforcuar e duke e dobėsuar. Imam Buhariu shėnoi njė hadith nė tė cilin sqarohet se ē’pėrmbledh imani. Pejgamberi ynė, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Imani pėrmban gjashtėdhjetė e ca degėzime”. Po ashtu edhe imam Muslimi shėnoi njė hadith, nė tė cilin Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Imani pėrmban shtatėdhjetė e ca degėzime, degėzimi i parė ėshtė shprehja ‘La ilahe il-lall-llah’ (Nuk ka hyjni tjetėr pos All-llahut) ndėrsa degėzimi i fundit ėshtė heqja e pengesave nga rruga”. Sipas imam Azamit (Ebu Hanifes), nė qoftė se njėra prej kėtyre pikave nuk gjendet te njeriu, imani i tij ėshtė i dobėt - Zoti na ruajt - dhe ai frikohet se gjatė frymėmarrjes sė fundit mund tė mbetet pa iman. Sipas imam Shafiut, imani i tij ėshtė i mangėt. Sipas Harixhitėve, njeri i tillė ėshtė kafir (i dalė nga imani). Sipas Mu’tezilitėve, ai as nuk ėshtė musliman e as nuk ėshtė kafir, por pėrgjithmonė do tė mbetet nė xhehennem.

Komentuesi i Sahihut tė Buhariut, Ajniu, thotė: “Imani i vėrtetė ndahet nė tri pjesė: 1)Vėrtetimi me zemėr, 2) Pohimi me gjuhė 3) Veprimi sipas konditave. Vėrtetimi me zemėr pėrfshinė tridhjetė pika: 1.Besimi nė ekzistimin e All-llahut dhe besimi nė cilėsitė e Tij. Ekzistenca e All-llahut tė Madhėruar nuk mund tė krahasohet me ekzistencat tjera. Ai nuk ėshtė i varur nga asnjėra nga gjashtė anėt, ėshtė i mėvetėsishėm prej tė djathtės e tė majtės, prej tė pėrparmes e tė mbrapmes, prej tė lartės e tė poshtmes. Ėshtė e ndaluar tė thellohemi nė qenien e Zotit sikur qė e kanė ndaluar njė gjė tė tillė hadithet e Pejgamberit alejhisselam, ku midis tjerash ka thėnė: “Meditoni nė gjurmėt e All-llahut e mos meditoni nė qenien e Tij”. Cilėsitė vėrtetuese (essifatuth-thubutijje) tė All-llahut tė Madhėruar janė tetė: Jeton (Hajat); Ekziston (Vuxhud); Din (Ilm); Dėgjon (Sem’); Shef (Besar); Posedon vullnet (Iradet); Flet (Kelam); Krijon (Tekvin). Kėto cilėsi tė Tė Madhėrueshmit nuk mund t’i krahasojmė e tė themi se janė sikur tė shikuarit me sy, tė diturit me mendje, tė thėnurit me gjuhė, tė dėgjuarit me veshė, por mėnyra e cilėsdo prej tyre ėshtė e panjohur dhe pos kėtyre fjalėve, po tė shtonim diē tjetėr, do tė ishte gabim.

2. Besimi se All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i pambarim, se ēdo gjė pos Tij ėshtė e krijuar dhe se ēdo gjė qė ėshtė e krijuar do tė zhduket, sepse All-llahu i Madhėrishėm ka thėnė: “Ē’do gjė qė ėshtė nė tė (nė tokė) ėshtė e zhdukur. E do tė mbetet vetėm Zoti yt qė ėshtė i madhėruar e i nderuar”. Ulematė e Ehli Sunnetit thonė se shtatė gjėra nuk zhduken nė mėnyrė tė pėrhershme, e ato janė: Arshi, Kursija, Levhi Mahfudhi, Kalemi dhe ata qė e pėrdorin, Xhenneti e Xhehennemi me banorėt e tyre.

3. Besimi nė Melekėt e All-llahut. Melekėt nuk janė as meshkuj e as femra. E vėrteta pėr ata ėshtė se janė tė krijuar nga drita. Ata i zbatojnė urdhrat e All-llahut nė mėnyrė tė pėrkryer. Melekėt kanė mundėsi tė marrin forma tė ndryshme dhe t’i pėrballojnė punėt e vėshtira. Nė lidhje me kėtė, All-llahu nė Kur’an thotė:

“Kjo do tė thotė se ata veprojnė me urdhrin e All-llahut dhe nuk shfaqin kryelartėsi e as plogėshti nė adhurimin e All-llahut xhel-le shanuhu. Por Iblisi, mallkimi i All-llahut qoftė mbi tė, meqė ishte prej xhinėve u madhėshtua para All-llahut. Kėtė e vėrteton fjala e All-llahut tė Madhėrishėm kur thotė: “Ai ishte nga xhinėt, prandaj nuk e respektoi urdhrin e Zotit tė vet” (Kehf, 50)

Haruti dhe Maruti, dy melekė, megjithėse janė zbritur nė tokė, nuk ka dyshim se kjo nuk u bė pėr shkak se ata kanė bėrė kufėr ose ndonjė gjynah tė madh. Shkak i zbritjes sė tyre nė tokė ėshtė se nė atė kohė nė mesin e jobesimtarėve ishte shtuar me tė madhe magjia dhe njerėzit ishin tepėr tė preokupuar me tė. Pėr t’iu kundėrvyer jobesimtarėve, All-llahu i Madhėrishėm i dėrgoi kėta dy melekė qė t’ua mėsojnė muslimanėve magjinė (sihrin). Pasi qė ua mėsuan besimtarėve atė pėr tė cilėn edhe ishin tė urdhėruar, u morėn edhe personalisht me magji (por jo nė kuptimin negativ. Gabimi qėndron nė atė se ata nuk ishin tė urdhėruar pėr njė gjė tė tillė v.p.). Dėnimi i cili i goditi ata ishte shprehje e qortimit e jo e ndėshkimit, sikur qė tė dėrguarit u qortuan pėr sjelljet dhe gabimet e tyre.

4. Besimi nė librat e All-llahut. Librat e All-llahut janė njėqind e katėr, njėqind janė suhufė kurse katėr janė libra tė mėdhenj. Prej librave tė mėdhenj janė: Teurati qė i zbriti Musait, Zeburi Davudit, Inxhili Isaut dhe Kur’ani Muhammedit alejhimusselam. Muhammedit alejhisselam pėrmes Kur’anit i janė zbritur edhe shkrimet e librave tė mėparshėm, ndėrsa vendimet e Librave qė nuk kanė pasur mbėshtetje nė Kur’an, janė suspenduar (nes’h) me ajete nga Kur’ani

5.Besimi nė Pejgamberėt. Sipas njė transmetimi, numri i pejgamberėve ėshtė njėqind e njėzet e katėr mijė kurse sipas njė transmetimi tjetėr dyqind e njėzet e katėr mijė. E vėrteta ėshtė se pejgamber i parė ėshtė Ademi alejhisselam kurse i fundit Muhammedi alejhisselam. Ndėrmjet kėtyre dyve shumė pejgamberė kanė ardhė e kanė shkuar, por numrin e saktė tė tyre e di vetėm All-llahu xhel-le shanuhu. Pejgamberėt kishin pėr detyrė qė njerėzve t’ua tregojnė vendimet e Sheriatit dhe qė t’i kėshillojnė. Ata para dhe pas shpalljes ishin tė mbrojtur nga kufri dhe mėkatet e mėdha. Tė gabuarit nė qėllim, qoftė edhe mėkat i madh dhe tė gabuarit nė veprim, por vetėm nė mėkate tė vogla, ėshtė i lejuar. Megjithatė mėkati i vogėl i cili ul autoritetin dhe sjell poshtėrsim nuk lejohet (gjegjėsisht nuk mendohet se mund tė bien nė tė, v.p.) si p.sh. vjedhja e njė kafshatė buke. Ndėrsa, kur kemi tė bėjmė me Pejgamberin tonė alejhisselam, e vėrteta ėshtė se ai me apo pa dije kurrė nuk ka bėrė gjynah, qoftė ai i madh apo i vogėl. Nėse thuhet se All-llahu ka thėnė: “Ashtu qė All-llahu (pas fitores) tė liroi ty prej mėkateve tė mėparshme dhe prej atyre tė mėvonshme”, gjė kjo qė do tė mund tė argumentonte se edhe Pejgamberi ynė ka pasur mėkate, do tė pėrgjigjeshim duke thėnė se pėr shkak tė shkallės sė lartė tė vetėdijes qė e posedonte Pejgamberi ynė, po qe se edhe ndodhte ndonjėherė qė ai t’i linte disa nga punėt mė tė vlefshme, kjo pėr tė do tė mund tė konsiderohej mėkat, ngase edhe ashtu nuk mund tė paramendojmė qė ka bėrė ndonjė mėkat tjetėr. Prej gjithė atyre pejgamberėve vetėm treqind e trembėdhjetė kanė patur libėr, kurse tė tjerėt kanė patur vetėm shpallje dhe inspirim.

Nėse do tė pyeteshim se si ėshtė e mundur tė thuhet se kanė qenė 313 pejgamberė kur dihet se librat e zbritur janė gjithsej 104 nė numėr, do tė pėrgjigjeshim duke thėnė se ose me njė libėr janė shėrbyer disa pejgamberė, ose i njėjti libėr ėshtė zbritur disa herė.

6.Besimi se All-llahu krijon hajrin dhe sherrin. Kėtė mund ta vėrtetojmė me thėnien e All-llahut ku thuhet: “All-llahu ėshtė krijues i ēdo sendi” (Zumer, 62). Ēdo njeri e fiton atė qė e do. Kjo do tė thotė se secili qė do diē qė e udhėzon nė tė mirė, All-llahu i Madhėruar qė gėzon cilėsitė e vullnetit absolut dhe tė fuqisė absolute, atė vepėr e krijon, gjegjėsisht e mundėson. Nėse njeriu atė pjesė tė vullnetit tė cilėn ia ka mundėsuar All-llahu e harmonizon me vullnetin e Tij, gjegjėsisht e udhėzon nga e mira, ai bėhet respektues. Por, nė rast se ai vullnetin e tij e udhėzon nga e keqja tė cilėn e krijon All-llahu, ai me kėtė rast bėhet rebelues dhe kundėrshtar i All-llahut. Kjo ėshtė kėshtu ngase kur All-llahu na krijoi, na dalloi me cilėsinė e vullnetit (dėshirės) dhe tė tė menduarit, pėrmes tė cilave ne do ta dallonim tė mirėn nga e keqja, (me cilėsinė e vullnetit tė pjesėrishėm ne e fitojmė pavarėsinė nė tė vepruar, por, me anė tė cilėsisė tė tė menduarit, fitojmė mundėsinė pėr ta dalluar tė mirėn nga e keqja v.p.). Andaj, ėshtė e udhės qė dėshirėn pėrherė ta udhėzojmė nė ato veprime qė janė nė pajtim me kėnaqėsinė e All-llahut dhe t’i lutemi qė ato tė realizohen sa mė mirė.

7.Besimi nė Ditėn e Ahiretit, qė don tė thotė besimi nė Ditėn e Ringjalljes nga varri, llogarinė, besimi se do tė ndėshkohen mėkatarėt, besimi nė Mizan, Sirat, Munkerin dhe Nekirin tė cilėt do tė pyesin ēdo tė vdekur: “Kush ėshtė Zoti yt dhe cila ėshtė feja yte”. Ai qė do tė pėrgjigjet nė mėnyrėn e duhur, varri do t’i bėhet kopsht prej kopshteve tė xhennetit, e ai qė nuk do tė pėrgjigjet, do tė dėnohet. All-llahu na e mundėsoftė tė gjithėve pėrgjigjen e drejtė nė kėto pyetje.

Disa dijetarė janė tė mendimit se kėto pyetje do t’u parashtrohen edhe pejgamberėve. Ibni Shuxha’ ėshtė shprehur se edhe fėmijėt do tė pyeten. Kurse, sipas disa dijetarėve tė tjerė, dėshmorėt, ata qė vdesin nė Natėn ose Ditėn e Xhuma, ata qė ēdo natė e lexuan suren “Mulk” dhe ata qė vdesin prej sėmundjes sė ujit, ata nuk do tė pyeten natėn e varrit.

Ura e Siratit ėshtė urė qė ėshtė mė e hollė se qimja e flokut, mė e mprehtė se shpata, e gjatė njė mijė vjet pėrpjetė, njė mijė vjet rrafsh dhe njė mijė vjet teposhtė. Tė gjithė njerėzit do tė hipin mbi tė. Xhennetlinjtė do ta kalojnė me lehtėsi, kurse ata qė ishin rebelues dhe jobesimtarė do tė bien nė xhehennem, pra disa do ta kalojnė kurse disa do tė bien nė tė. Kėtė e vėrteton fjala e All-llahut ku thuhet: “Dhe nuk ka asnjė prej jush qė nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontakt me xhehennemin) ėshtė vendim i kryer i Zotit tėnd”

Mizani (peshorja) ėshtė mjeti qė do t’i peshojė veprat tona qė i kemi bėrė nė dunja. Ēfarė ėshtė forma e tij nuk dihet, ndėrsa se si do tė llogariten veprat pėr njė gjė tė tillė dijetarėt zhvilluan diskutime tė shumta. Disa ishin tė mendimit se veprat e regjistruara do tė vehen nė peshore, kurse disa tė tjerė thanė: “Veprat e mira do tė duken si njė trup prej dritės kurse ato tė kėqijat si njė trup prej errėsirės dhe kėshtu do tė peshohen. Atyre qė mė tepėr do t’u peshojnė tė mirat do tė hyjnė nė xhennet, kurse atyre qė do t’u peshojnė tė kėqijat do tė hyjnė nė xhehennem. Atyre tė cilėve tė mirat dhe tė kėqijat do t’u peshojnė nė mėnyrė tė barabartė do tė dėrgohen nė A’rafė, dhe pas njė kohe me shefat do tė hyjnė nė xhennet. Fėmijėt e jobesimtarėve, tė marrėt dhe ata qė kanė vdekur nė kohėn e Fetres (fjala ėshtė pėr periudhėn kur nuk ka pasur pejgamberė), do tė dėrgohen nė A’rafė. Atyre All-llahu do t’u dėrgojė njė pejgamber i cili do t’i thirrė nė fe, kėshtu qė ata qė do tė besojnė do tė hyjnė nė xhennet, e ata qė nuk do tė besojnė do tė futen nė xhehennem.

8.Besimi se xhenneti u ėshtė premtuar besimtarėve, se tė mirat e xhennetit nuk kanė mbarim dhe se xhennetlinjtė kurrė nuk do tė dalin prej xhennetit. Ata do ta shofin bukurinė e All-llahut dhe pėr shkak tė saj (duke e parė bukurinė e All-llahut, v.p.) tė mirat qė i pėrjetuan mė parė do t’i harrojnė. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Ju do ta shihni Zotin tuaj sikur qė e shihni hėnėn natėn e katėrmbėdhjetė”. Hėna atė natė nuk ka kurrfarė pengese pėr ta parė. Me kėtė fjalė tė Pejgamberit, kuptojmė se tė pamurit e All-llahut ėshtė i vėrtetė dhe se nuk ka dyshim nė tė. Ata do ta shohin bukurinė e All-llahut nga larg, ngaqė Ai ėshtė i zhveshur nga vendi dhe anėt.

Po ashtu besimtarėt nuk do tė hyjnė nė xhennet me meritėn e veprave tė tyre. Kėtė pohim e vėrteton fjala e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me ē’rast tha: “Asnjėri prej jush nuk do tė hyjė nė xhennet me veprat e tij”. Pra, njerėzit do tė hyjnė nė xhennet me mėshirėn dhe bujarinė e All-llahut. Megjithatė, pėr ta fituar kėnaqėsinė e All-llahut, duhet adhuruar Atė dhe duhet bėrė vepra tė mira.

9. Besimi nė paralajmėrimet pėr xhehennem. (Kjo nėnkupton besimin se do tė ketė dėnim pėr mėkatarėt dhe jobesimtarėt nė xhehennem, v.p.). Ai qė shkon pa besim, pėrherė do tė mbetet nė xhehennem. Kurse mėkatari qė shkon me besim, pasi tė dėnohet sipas mėkateve do tė largohet prej xhehennemit. Nėse parashtrohet pyetja se pėrse jobesimtari do tė mbetet pėrherė nė xhehennem, kur ka raste qė ai tė jetojė shkurt dhe mosbesimi i tij tė mos i kalojė tė pesėdhjetat?

Kėsaj pyetjeje i pėrgjigjemi duke thėnė se jobesimtari jobesimin (kufrin) e besoi si gjė tė vėrtetė dhe nuk kėrkoi falje, dhe sikur jeta e tij edhe tė ishte e pėrhershme, ai pėrsėri si tė vėrtetė do ta pranonte vetėm kufrin e tij, andaj ai e meritoi dėnimin e pėrhershėm.

Me hadithin i cili do tė ceket nė vijim, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka sqaruar se All-llahu do ta ketė dėshmi po ashtu ēėshtjen e premtimit (me xhennet) dhe ēėshtjen e kėrcėnimit (me xhehennem), tė cilat ua ka cekur robėrve tė tij: “Ēdonjėrit qė All-llahu i premton qė sipas punės sė tij do tė shpėrblehet, ai ėshtė i lirė tė zgjedhė dhe ēdonjėrit qė i kėrcėnohet qė sipas punės sė tij do tė dėnohet, ai po ashtu ėshtė i lirė tė zgjedhė”. Me kėtė kuptojmė se All-llahu do ta shpėrblejė robin e tij pėr veprat pėr tė cilat ėshtė premtuar dhe do ta dėnojė pėr veprat pėr tė cilat ėshtė kėrcėnuar, dhe nėse dėshiron e falė, por bazė merret dėnimi (e jo falja, v.p.).

10. Dashuria ndaj All-llahut. Dashuria ndaj All-llahut arrihet duke i zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave qė Ai i ka caktuar. I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Ai te i cili gjenden kėto tri gjėra, e ka shijuar ėmbėlsinė e imanit: All-llahu dhe Pejgamberi i Tij tė jenė mė tė dashur te ai se ēdokush tjetėr; ta dojė njeriun jo pėr diē tjetėr por vetėm pėr hir tė All-llahut; tė urrejė tė kthehet nė kufėr ashtu siē urren tė hedhet nė zjarr”.

11. Dashuria ndaj shokėve tė pejgamberėve, familjeve dhe ata qė i respektuan pejgamberėt, si dhe urrejtja dhe shprehja e hidhėrimit ndaj armiqve tė tyre. Nuk lejohet qė tė thuhen fjalė tė kėqija pėr shokėt e pejgamberėve, sepse Pejgamberi ynė alejhisselam ka thėnė: “Mos i shani shokėt e mi”. Bile, disa dijetarė kanė thėnė: “Pas vdekjes, as Jezidin mos e mallkoni”.

12. Dashuria ndaj Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ajo arrihet duke i dėrguar salavat dhe duke iu pėrmbajtur Sunnetit tė tij. Pejgamberi ynė, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Pasha Atė i cili e ka shpirtin tim nė duart e Veta, asnjėri prej jush nuk do tė besojė pėrderisa unė tė jem mė i dashur te ai se prindi i tij, fėmija i tij dhe tė gjithė njerėzit e tjerė”.

13. Veprimi i sinqertė duke e braktisur syefaqėsinė dhe dyfytyrėsinė. Tė tillė janė katėr persona: Ai qė kur ėshtė vet, pėrton tė bėjė ibadet; ai qė kur ėshtė nė shoqėri, shpreh vullnet pėr ibadet; kur tė tjerėt ia lavdėrojnė ibadetin, e shton edhe mė tepėr; dhe, kur tė tjerėt ia qortojnė ibadetin, e pakėson.

14. Pendimi pėr veprat qė janė bėrė dhe kėrkimi i faljes pėr mėkatet. Pejgamberi ynė, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Ēdo ditė pesė melekė zbresin nė pesė vende tė botės: Njėri zbret nė Mekke dhe thėrret me zė tė lartė: ‘O ju qė besuat, dijeni se kush i lė farzet e All-llahut, ai del prej mėshirės sė All-llahut.’ I dyti zbret nė Medine dhe thėrret me zė tė lartė: ‘O ju qė besuat, dijeni se kush i lė sunnetet, ai mbetet pa shefatin e Pejgamberit alejhisselam.’ I treti zbret nė Kudus dhe thėrret me zė tė lartė: ‘O ju qė besuat, ai qė pasurinė e fiton haram, atij edhe veprat tjera nuk i pranohen.’ I katėrti zbret nė varrezat e muslimanėve dhe i pyet banorėt e tyre: ‘Nė cilėn gjė ju ka mbetur lakmia dhe pėr cilėn gjė jeni pishman?’ U pėrgjigjėn: ‘Kur muslimanėt mblidhen, lexojnė Kur’an, pėrmendin All-llahun dhe ēojnė salavat mbi Pejgamberin alejhisselam, neve na mbetet lakmi sepse nuk kemi mundėsi t’i bėjmė ato, kurse pėr dy gjėra jemi pishman: se nuk u penduam ashtu si duhet dhe nuk e bėmė ibadetin ashtu si duhet.’ Meleku i pestė zbret nė treg dhe thėrret me zė tė lartė: ‘O ju qė besuat, nė tregti hile mos bėni se All-llahu hidhėrohet nė ata (qė bėjnė hile).’

15.Frika prej adhabit (dėnimit) dhe hidhėrimit tė All-llahut xhel-le shanuhu.

16.Shpresimi nė kėnaqėsinė e All-llahut xhel-le shanuhu.

17. Moshumbja e shpresės prej mėshirės sė All-llahut xhel-le shanuhu.

18. Falėnderimi ndaj All-llahut pėr tė mirat qė na i ka dhėnė. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Atij qė i janė dhėnė katėr gjėra i janė dhėnė tė mirat e dunjas dhe ahiretit: gjuha e cila pėrkujton; zemra e cila falėnderon; trupi i cili duron; dhe gruaja besimtare dhe e ndershme”. Nė njė hadith tjetėr Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Ai qė nuk falėnderon pėr pak, nuk falėnderon as pėr shumė”. E nė njė tjetėr thotė: “Ai qė nuk i falėnderon njerėzit, nuk e falėnderon as All-llahun”. Nga kjo kuptuam se ėshtė vaxhib qė vepėrmirit t’i japim ndonjė dhuratė ose tė bėjmė dua pėr tė.

19. Mbajtja e fjalės sė dhėnė. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Shenjat e munafikut janė tri: kur flet gėnjen; kur premton ndryshon; dhe, kur i besohet diēka, tradhton”.

20. Durimi pėr pėrballimin e vėshtirėsive me tė cilat ėshtė i ngarkuar njeriu. All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Njerėzve tė durueshėm u jepet shpėrblimi i tyre pa masė!”

21. Shprehja e kryeultėsisė dhe respektit ndaj mė tė vjetrit.

22. Shprehja e mėshirės ndaj mė tė voglit dhe ndaj kafshėve. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Ai qė nuk e respekton mė tė madhin dhe nuk e mėshiron mė tė voglin, ai nuk ėshtė prej nesh”. Nė njė hadith tjetėr thotė: “Ai qė nuk i mėshiron njerėzit, atė nuk e mėshiron All-llahu”. Disa sahabė thanė: “Tė mėshirshmit i mėshiron i Gjithėmėshirshmi. Kini mėshirė ndaj atyre qė janė nė tokė, do tė ketė mėshirė pėr ju Ai qė ėshtė nė qiell”.

23. Tė qenurit i kėnaqur me caktimin (kaderin) e All-llahut. All-llahu xhel-le shanuhu nė njė hadith kudsijj thotė: “Unė jam All-llahu, nuk ka hyjni tjetėr pos Meje. Ai qė nuk i duron sprovat e Mia, nuk mė falėnderon pėr dhuntitė e Mia dhe nuk ėshtė i kėnaqur me caktimin Tim, le tė kėrkojė Zot tjetėr pėrpos Meje”.

24. Tė mbėshteturit nė All-llahun. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Kėnaqėsia ėshtė thesar qė nuk soset”. Po ashtu ka thėnė: “Ai qė dėshiron tė jetė mė i fuqishmi prej njerėzve, le t’i mbėshtetet All-llahut”.

25. Largimi nga e vetia e lavdėrimit dhe vetėpėlqimit. Pra, mos tė lejojmė qė tė vetėpėlqehemi e tė lavdėrohemi.Duhet lėnė tė tjerėt tė na lavdėrojnė e tė na pėlqejnė. Njė njeri i tha Aishes, radijall-llahu anha: “Si mund tė dijė se a jam i mirė apo i keq?” Ajo iu pėrgjigj: “Nėse e di veten tė mirė (duke u lavdėruar) je i keq, por nėse e di veten tė keq (duke mos u lavdėruar) je i mirė”. I Dėrguari i All-llahut ka thėnė: “Hidhni dhe nė fytyrat e atyre qė i lavdėrojnė tė tjerėt”. Sa’d bin Asimi ia dėrgoi Uthmanit radijall-llahu anhu njė grup njerėzish tė cilėt filluan ta lavdėrojnė, e ky filloi t’u hedhė dhe duke u treguar se Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Hidhni dhe nė fytyrat e atyre qė ju lavdėrojnė”. Ky hadith ka tė bėjė me atė i cili e tepron nė lavdėrim ose i lavdėron tė tjerėt pa vend. Ta lavdėrosh dikėnd me meritė, nuk ėshtė vepėr e qortuar.

26. Ndėrprerja e hidhėrimit i cili ka tė bėjė me ēėshtjet e dunjasė duke mos e vazhduar mė tepėr se tri ditė. Megjithatė, hidhėrimi pėr ēėshtje tė ahiretit (ēėshtje tė All-llahut) dhe kundėrvimi janė tė lejueshėm, bile edhe mustehabb.

27. Braktisja e zilisė. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Hidhėrimi dhe zilia i hanė tė mirat ashtu siē i ha zjarri drutė”

28. Braktisja e hidhėrimit. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Hidhėrimi ėshtė njė gacė e zjarrit. Te ai te i cili gjendet prej jush, nėse ėshtė nė kėmbė le tė ulet, e nėse ėshtė ulur le tė shtrihet”. Kėshtu hidhėrimi i kalon. Megjithatė, hidhėrimi pėr hir tė All-llahut ėshtė i lejuar.

29. Braktisja e pėrqeshjes, keqkujtimit dhe mashtrimit

30. Largimi nga dashuria ndaj dunjas, pasurisė dhe pozitave. Pejgamberi alejhisselam i ka thėnė Aliut, radijall-llahu anhu: “O Alijj, katėr veti janė tė bezdisshme: ngulitja e syve; ashpėrsimi i zemrės; dashuria ndaj dunjas; dhe shpresa e gjatė”.

Pohimi me gjuhė pėrfshinė shtatė pika:

1. Tė shprehurit e shehadetit. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Ditėn e Kijametit njeriut nė peshore i vihen 99 regjistra, ku gabimet dhe mėkatet nė to (janė aq tė mėdha sa) nuk mund t’i pėrfshijė syri. Kėto vehen nė njėrėn anė tė peshores. Pastaj nxirret njė fletė sa gishti, e nė tė ėshtė shkruar dėshmia se nuk ka hyjni tjetėr pos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i All-llahut, dhe vehet nė anėn tjetėr tė peshores, me ē’rast kjo i rėndon mėkatet e tij”.

2. Leximi i Kur’anit. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Kur’ani kėrkon ndėrmjetėsim (shefat pėr ata qė e lexojnė) dhe i pranohet ndėrmjetėsimi”. Nė njė hadith tjetėr ka thėnė: “Tre veta janė tė huaj nė kėtė botė: Kur’ani nė zemrėn e zullumqarit; Njeriu i mirė nė mesin e popullit tė mbrapshtė; dhe, Musafi nė njė shtėpi ku nuk lexohet”. Lidhur me atė pse Xhibrili alejhisselam Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ia lexoi Kur’anin pėr ēdo vjet njė herė kurse vitin e fundit tė jetės sė tij ia lexoi dy herė, Ebu Hanifeja ka pohuar se detyra jonė pėr Kur’anin ėshtė qė ai tė lexohet dy herė nė vit, nė mėnyrė qė tė shpaguhet haku i tij.

3. Nxėnia e diturisė. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Kėrkimi i diturisė ėshtė detyrė (farz) pėr ēdo musliman dhe muslimane”. Kjo do tė thotė se nxėnia e diturisė pėr abdestin, namazin dhe gjėrat tjera prej konditave tė Sheriatit qė i nevojiten njeriut, ėshtė farz pėr ēdo musliman dhe muslimane.

4. Braktisja e gibetit dhe nemimetit (pėrgojimit dhe bartjes sė fjalėve). Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Katėr gjėra e prishin agjėrimin dhe abdestin: gibeti, rrena, nemimeti dhe shikimi i bukurisė sė femrave tė cilat janė tė ndaluara.

5. Tė bėrit lutje (dua). Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Ēdo musliman qė bėn njė lutje, ajo do tė ketė pėrgjigje. Ose do t’i pėrshpejtohet nė kėtė botė ose do t’i deponohet pėr ahiret”. Me kėtė hadith nėnkuptohet se cilido nga muslimanėt qė bėn dua duaja i pranohet, qoftė nė dunja ose nė ahiret, ku i jepet edhe mė e bukura pėrmes faljes sė mėkateve.

6. Pėrkujtimi dhe kėrkimi i faljes nga All-llahu xhel-le shanuhu.Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Pėrkujtimi i All-llahut ėshtė njohje e imanit, pastrim nga nifaku, mbrojtje nga shejtani dhe ruajtje nga zjarri. Nė tė pėrmendurit e All-llahut ka pesė dobi: 1) All-llahu ėshtė i kėnaqur ma atė njeri. 2) Shtohet adhurimi i All-llahut. 3) Arrihet mbrojtja nga sherri i shejtanit. 4) Zemra e atij i cili e pėrkujton mbushet me mėshirė. 5) Mundėsohet largimi nga mėkatet.

7. Mospėrdorimi i fjalėve prej tė cilave nuk ka dobi. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Prej Islamit tė mirė tė njeriut ėshtė braktisja e asaj qė nuk i pėrket”. Pra, ka pėr qėllim largimin nga ato gjėra prej tė cilave besimtari nuk ka dobi, e me tė cilin dėshmohet plotėsimi i imanit tė tij.

Injoranca e njeriut shfaqet nė gjashtė gjėra: 1) Shqetėsimi nė rast tė ndonjė fatkeqėsie. 2) Thėnia e fjalėve nga tė cilat nuk ka dobi as nė dunja e as nė ahiret. 3) Shpenzimi i pasurisė nė ato vende ku nuk ka asnjė shpėrblim (sevap). 4) Zbulimi i fshehtėsive ēdokujt. 5) Mashtrimi nga ēdonjėri. 6) Mosdallimi i mikut nga armiku. Veprimi sipas konditave pėrfshinė dyzet pika: 1.Pastrimi (tahareti). Me pastrimin synohet pastrimi me abdest, pastrimi me gusull dhe pastrimi nga hajzi dhe nifasi. Kushtet e abdestit janė katėr: 1) Larja e fytyrės njė herė. 2) Larja e krahėve gjer mbi bėrryla njė herė. 3) Ēerekut tė kokės me dorė tė lagur me i ra mes’h. 4) Larja e kėmbėve gjer mbi nyje njė herė.Ndėrsa sunnetet e abdestit janė kėto: 1) Shprehja e bismil-lahit. 2) Larja e duarve. 3) Fėrkimi i gishtėrinjve. 4) Futja e ujit nė gojė dhe hundė. 5) Me ju ra mes’h veshėve dhe qafės. 6) Bėrja nijjet. 7) Fėrkimi i pjesėve ku marrim abdest. Farzet e gusllit janė tre: 1) Futja e ujit nė gojė. 2) Futja e ujit nė hundė. 3) Larja e tė gjitha pjesėve tė trupit. Nėse njė njeri pas marrėdhėnieve bashkėshortore para se tė flejė pastrohet e pastaj vėren se pėrsėri ka ejakuluar, sipas imam Ebu Hanifes dhe imam Muhammedit duhet tė pastrohet pėrsėri, kurse sipas imam Jusufit nuk duhet tė pastrohet. Pėrgjigjja e Ebu Hanifes dhe Muhammedit do tė vlente nėse jemi nė shtėpi, kurse pėrgjigjja e imam Jusufit nėse jemi musafir. Mėnyra e marrjes gusull. Sė pari lahen duart pastaj pastrohen vendet intime. Mė pas merret abdest dhe nė rast se nė vendin ku pastrohet mblidhet uji, para daljes pastrohen kėmbėt. Pas abdestit duhet derdhur ujė mbi shpatullėn e djathtė e pastaj mbi tė majtėn, pastaj nė kokė tre herė dhe mė nė fund tė lahet i tėrė trupi.

2.Tė falurit. Namazet qė janė farz dhe vaxhib duhet falur nė kohė dhe nė rastet kur nuk falen nė kohė, (me arsyetim tė pranueshėm nė aspekt tė sheriatit, v.p.) duhet falur kaza e po ashtu edhe duhet falur nafile namaz. Kushtet e namazit janė: 1) Pastrimi nga hadethi (kur kryejmė nevojėn) me abdest dhe xhenabeti (pas ejakulimit ose marrėdhėnieve bashkėshortore) me gusull. 2) Pastrimi nga nexhaseti nėnkupton se trupin, rrobat dhe vendin ku falemi duhet t’i kemi tė pastra. 3) Mbulimi i auretit. Te burrat ėshtė prej mbi kėrthizė e deri nėn gjunj, kurse te gratė pėrveē fytyrės dhe duarve, i tėrė trupi duhet tė jetė i mbuluar. 4) Kthyerja nga Kibla. 5) Falja e namazit nė kohė tė caktuar. 6) Bėrja nijjet. Me nijjet synohet koncentrimi me mendje nė namazin pėrkatės dhe tė vendosurit me zemėr. Lejohet edhe shprehja gojore e nijjetit. 7) Tekbiri fillestar. Me tė synohet qė nė fillim tė namazit tė thuhet fjala “All-llahu ekber”.

Kushtet pėrbėrėse tė namazit janė: 1) Qėndrimi nė kėmbė. Nė namaz duhet tė qėndrohet aq sa lexohet njė sure e vogėl, njė ajet i gjatė ose tre ajete tė shkurtra. 2) Leximi i Kur’anit. 3) Shkuarja nė ruku. Me tė synohet pėrkulja duke i vėnė duart mbi gjunj. 4) Shkuarja nė sexhde. Me tė synohet vėnia e duarve, gjunjve, fytyrės dhe kėmbėve nė tokė. 5) Ulja e fundit e cila bėhet nė fund tė namazit, aq sa tė lexohen ettehijjati dhe shehadeti.

3. Ai qė ka pasuri duhet dhėnė zekatin, kurse ai qė e plotėson vaxhibin e sadekatul fitrit, duhet dhėnė atė. Po ashtu duhet dhėnė sadaka tė pėrgjithshme. Zekati nė tė holla llogaritet nė dyzet lira - njė lirė (ose, thėnė mė mirė, nga kapitali i pėrgjithshėm i cili arrin shumėn e obligueshme pėr dhėnien e zekatit, tė ndahen 2.5 pėr qind, v.p.). Nė dele e nė dhi, nė 40 - njė, nė 121 - dy, nė 201 - tri nė 400 - katėr. Pas kėsaj, nė ēdo njėqind nga njė mė tepėr. Nė lopė dhe buallica, nė tridhjetė sosh njė mėzat dyvjeēar, nė dyzet njė lopė ose buallicė trevjeēare. Pėr sa i pėrket sadekatul fitrit, ai bėhet vaxhib nė mėngjesin e Ditės sė Bajramit para faljes sė Bajramit. Ata qė vdesin para Bajramit ose qė linden pas Bajramit, pėr ta nuk ėshtė vaxhib dhėnia e sadekatul fitrit.

4. Agjėrimi. Agjėrimi nė muajin e Ramazanit ėshtė farz pėr ēdo tė moshėrritur kurse femrat gjatė tė pėrmuajshmeve dhe lehonisė janė tė liruara nga agjėrimi. Nėse dikush gjatė ditės pa vetėdije ha ose pi, ditėn duke qenė nė gjumė ejakulon ose pa dėshirė vjell duke e patur gojėn plot, agjėrimi i tij nuk prishet. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Ai qė vjell vetvetiu nuk duhet ta kompensojė (agjėrimin) e ai qė qėllimisht vjell, ai duhet ta kompensojė”

5. Ai qė ka mundėsi (materiale) duhet tė shkojė nė haxh. Haxhillėku bėhet farz pėr atė qė ėshtė musliman, qė ėshtė i lirė e nuk ėshtė rob, qė ėshtė i menēur, qė nuk ėshtė i sėmurė dhe qė ka mundėsi materiale t’i mbulojė shpenzimet pėr udhėtim derisa tė kthehet, kurse familja gjatė asaj kohe tė ketė furnizim tė mjaftueshėm.

6.Qėndrimi nė itikaf dhe kėrkimi i Natės sė Kadrit. Qėndrimi nė itikaf ėshtė sunneti muekked, por nėse premton, atėherė shndėrrohet nė vaxhib. Itikafi realizohet duke u mbyllur nė xhami me nijjet pėr itikaf, duke i falur pesė kohėt e namazit dhe duke e adhuruar All-llahun me namaze nafile dhe leximin e Kur’anit. Sipas imam Azamit, koha mė e shkurtė e itikafit ėshtė njė ditė, ndėrsa gratė hyjnė nė itikaf nė faltoren e shtėpisė sė tyre, gjegjėsisht nė dhomėn ku falen.

7. Shpėrngulja (hixhreti) nga njė vend (shtet) jomusliman nė njė vend musliman.

8. Zbatimi i premtimit.

9. Thellimi nė besim duke bėrė studime.

10. Kryerja e obligimeve tė keffaretit (shpagimit). Keffareti i agjėrimit plotėsohet pėrmes lirimit tė robit, nė qoftė se personi nė fjalė nuk ka mundėsi tė agjėrojė gjashtėdhjetė ditė. Por, nėse nuk ka mundėsi tė lirojė rob, atėherė duhet ushqyer me fitr (shujtė ditore) gjashtėdhjetė fukara. Keffareti i dhiharit ėshtė i njėjtė sikur edhe i agjėrimit. Dhihar i thuhet rastit kur njeriu e krahason gruan e vet nė ndonjė gjymtyrė me dikėnd qė e ka tė ndaluar martesėn me tė. Shembull: T’i thotė njeriu gruas sė tij shpina yte ėshtė e njėjtė me shpinėn e nėnės ose tė motrės sime. Pas kėsaj shprehjeje burrit nuk i lejohet afrimi me gruan e tij, madje as nuk lejohet ta puthė pėrderisa ta lajė keffaretin. Keffareti i betimit realizohet me lėshimin e njė robi, me tė ushqyerit e dhjetė personave ose me agjėrimin e tri ditėve me radhė. Betimi ėshtė trellojesh: 1) Jemini gamus - betimi nė re? Ai qė kėshtu betohet ėshtė mėkatar. Ky lloj betimi nuk ka keffaret por duhet kėrkuar falje prej All-llahut. 2) Jemini lagv - betimi nė diēka tė ardhshme se do tė ndodhė ashtu si e parashikon. Nėse nuk ndodh ashtu si ėshtė betuar, ky lloj betimi quhet jemini lagv. Vendimi pėr njė betim tė tillė ėshtė falja e personit i cili ėshtė betuar, andaj edhe pėr tė keffaret nuk ka. 3) Jemini munakid - ndodh kur bėhet betimi pėr njė vepėr tė cilėn duhet bėrė nė tė ardhmen. Nė qoftė se nuk realizohet veprimi, ky betim merr emrin jemini munakid ngase nuk pėrmbushet dhe pėr kėtė lloj betimi duhet bėrė keffaret.

11. Mbulimi i auretit. Pėr burrat, o nė namaz o jashtė namazit, aureti i tyre ėshtė prej mbi kėrthizė e deri nėn gjunj. Kurse sa u pėrket grave, aureti i tyre pėrfshinė ēdo pjesė tė trupit pėrveē fytyrės dhe duarve. Nė mėnyrė qė tė pengohet fesati, ėshtė mirė tė mbulohet edhe fytyra.

12. Prerja e kurbanit. Kurbanin duhet ta presė ai qė ėshtė musliman, i lirė, mukim (vendės) o jo mysafir dhe qė pėrveē nevojave kryesore ka shtesė prej dyqind dirhemėve ose njė shtesė nė kundėrvlerė tė tyre.

13. Praktikimi i rregullave tė xhenazes. Ky praktikim ka pėr qėllim qė tė vdekurit t’i pėrkujtohet shehadeti, talkini (para dhe pas vdekjes, v.p.), t’ia kthejmė fytyrėn kah Kibla, pasi tė vdesė t’ia heqim rrobat, t’ia mbyllim sytė, ta lajmė, t’ia falim namazin dhe me ngutje ta varrosim. Nėse e ka mbytur nėnėn ose babanė e vet, atij namazi nuk i falet kurse nėse ėshtė mbytės i vetvetes, namazi i falet, por sipas imam Jusufit vetėvrasėsit namazi nuk i falet. Nė qoftė se foshnjes i dėgjohet zėri, gjegjėsisht vėrehet se ėshtė nė jetė e pastaj vdes, foshnjes sė tillė i vihet emri, i lahet xhenazja dhe i falet namazi. E nėse nuk vėrehet se ėshtė e gjallė, atėherė pastrohet por namazi nuk i falet.

14. Larja e borxhit ose nė pėrpjekje pėr ta larė borxhin, borxhliu tė jetė i sinqertė, sepse All-llahu i madhėruar krijon mundėsi pėr larjen e borxhit nga borxhliu. Imam Azami ka thėnė: Tre mėkate kam frikė se njeriun mund ta shpiejnė nė mosbesim: 1) Dyshimi nė All-llahun. 2) Mosfrikėsimi nga momenti i fundit (vdekja). 3) Bėrja zullum njerėzve.

15. Tė qenit i drejtė nė tregti. I drejtė nė tregti konsiderohet njeriu i cili nuk bėn hile dhe nuk praktikon kamatėn. Nė njė hadith thuhet: “I Dėrguari i All-llahut e ka mallkuar atė i cili e merr kamatėn, atė i cili ėshtė nėnshkrues, ata qė dėshmojnė dhe atė i cili e shkruan (kontratėn)”.

16. Dėshmimi i drejtė pėr gjėrat pėr tė cilat jemi nė dijeni. Po ashtu ėshtė obligim qė tė mos fshehet ajo pėr tė cilėn jemi tė sigurt. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Nėse e ke parė (ndonjė rast) sikur Diellin dėshmo, pėrndryshe tėrhiqu”. Nėse dikujt i kėrkohet dėshmia pėr ndonjė rast duke e ditur se gjyqi e pranon dėshminė e tij, meqė ai ėshtė dėshmitar i vėrtetė, kurse ky nuk dėshmon, ai ėshtė mėkatar.

17. Mbrojtja e nderit me anė tė kurorėzimit. Ai qė ka epsh tė ngritur, e ka pėr detyrė (vaxhib) martesėn. Ai qė ka epsh mesatar, martesa pėr tė ėshtė sunnet. Ai qė ka frikė se nuk do tė mundė t’i realizojė tė drejtat e gruas (nė ēfarėdo pikėpamje qofshin, v.p.), pėr tė nuk ėshtė e preferuar (mekruh ėshtė) martesa.

18. Respektimi i tė drejtave familjare dhe i atyre qė janė nė shėrbim. Detyrat kryesore tė burrit ndaj gruas sė tij janė: 1) Moslejimi qė tė lėvizė e lirė nė drejtim tė pacaktuar, pėrveē nėse ka pėr qėllim vizitėn prindėrve ose pėr ta ngushėlluar familjen e saj. 2) T’ia mėsojė gruas rregullat e namazit, abdestit, agjėrimit, etj.

3) Ta furnizojė me hallall.

4) Mos tė ushtrojė dhunė mbi tė.

5) Ta pranojė faljen e gruas dhe ta kėshillojė.

Detyrat e gruas ndaj burrit tė saj janė:

1) Mos ta refuzojė pa arsye burrin e saj nė shtrat.

2) Pa lejen e burrit mos tė agjėrojė jashtė ditėve tė Ramazanit.

3) Pa lejen e burrit tė mos dalė nga shtėpia.

19. Edukimi i fėmijėve. Detyrat e prindėrve ndaj fėmijėve janė: 1) T’i emėrojnė me emra tė bukur. 2) T’ua mėsojnė Kur’anin dhe dituritė tjera (sa kanė mundėsi). 3) T’i martojnė kur ta arrijnė moshėn e pjekurisė.

20. Respektimi i prindėrve. Detyrat e fėmijėve ndaj prindėrve tė tyre janė:

1) Nėse kanė nevojė pėr ushqim, t’i ushqejnė.

2) Nėse kanė nevojė pėr veshje, t’i veshin.

3) Nėse kanė nevojė pėr shėrbim, t’u shėrbejnė.

4) T’i pėrgjigjen thirrjes sė tyre dhe kur t’i ftojnė t’u vijnė.

5) T’i respektojnė urdhrat e tyre pėrveē nėse thėrrasin nė mėkat.

6) T’u flasin ngadalė dhe me fjalė tė ėmbla.

7) Mos t’i thėrrasin nė emėr.

8) Kur tė marrin rrugė, t’i pėrcjellin.

9) Atė qė kanė mundėsi t’ia realizojnė vetes, t’ua mundėsojnė edhe atyre.

10) Ashtu siē luten pėr vete tė luten edhe pėr ta pėr falje.

21. Vizita dhe nderimi i farefisit. Nėse janė larg t’u dėrgojnė letėr dhe t’i pėrshėndesin. Tri gjėra nga virtytet e xhennetlinjve janė tejet tė rėndėsishme: 1) Tė falurit e atij qė tė ka bėrė padrejtėsi. 2) Kthimi me tė mirė ndaj atij qė tė ka bėrė keq. 3) Nderimi dhe sjellja e mirė me farefisin. Pėrmes vizitave tė farefisit fitohet kėnaqėsia e All-llahut dhe gėzimi i tyre, andaj edhe duhet tė kemi kujdes qė ta praktikojmė kėtė sjellje tė mirė. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Vepra mė e mirė ėshtė ngjallja e gėzimit tek njerėzit”. Dobitė nga vizitat e bėra farefisit janė tė shumta, por ne kėtu do tė ndalemi vetėm nė disa prej tyre: 1) Me veprimin e tij melekėt gėzohen kurse shejtani i mallkuar dėshpėrohet.

2) Nėse merret me tregti, ajo do tė ketė bereqet.

3) Prindėrit dhe gjyshėrit gėzohen me mirėsjelljen e tij.

22. Respektimi i zotėrinjve (vlen pėr robėrit dhe pėr atė sistem tė dikurshėm).

23. Ushtrimi i udhėheqjes (qeverimit dhe administrimit) sė drejtė.

24. Mosndarja nga xhemati. Mėsuesi (hoxha) ynė ka thėnė: “Tė qenurit nė medhhebin e Ehli Sunnetit dhe xhematit, pėr sa i pėrket besimit dhe tė falurit e namazit me xhemat, ėshtė rahmet. Tė falurit e namazit vetė e jo me xhemat, duke u ndarė prej xhematit dhe prej anėtarėve tė ummetit, personi i tillė do t’i nėnshtrohet dėnimit.

25. Nėnshtrimi ndaj urdhrave dhe respektimi i atyre qė janė nė udhėheqje (ulul emr), pėrpos atyre qė janė mėkatarė.

26. Pėrpjekja pėr ta pėrmirėsuar mjedisin ku jetojmė. Kjo nėnkupton atė se nėse dy veta nė atė mjedis nuk flasin apo janė nė armiqėsi, tė bėhet pajtimi midis tyre, apo nėse nė atė mes gjendet ndokush qė ka devijuar nga besimi, duhet bėrė pėrpjekje qė tė kthehet nė rrugė tė drejtė. Bile, fakihėt kanė thėnė se pėr pajtimin e dy vetave lejohet edhe gėnjeshtra.

27. Mbėshtetja e virtyteve tė mira. Kjo nėnkupton tė ndihmuarit e muslimanėve nė ato veprime pėr tė cilat nuk je i obliguar, por duhet bėrė nė bazė tė bamirėsisė.

28. Urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja. Urdhėrimi pėr tė mirė ka pesė kushte: 1) Tė qenurit dijetar.

2) Tė jetė qėllimi i pastėr, me ē’rast synohet qė tė fitohet kėnaqėsia e All-llahut dhe lartėsimi i fesė sė Tij.

3) Urdhėrimi tė bėhet pėr vepra tė mira.

4) Ai qė thėrret pėr tė mirė, tė ketė sjellje tė butė dhe tė mirė.

5) Atė qė ua porosit tė tjerėve, ta praktikojė vet.

29. Ekzekutimi i dėnimeve (ikametul hudud). Fjala ėshtė qė ndalesat e All-llahut pėr tė cilat dėnimi ėshtė i kodifikuar fetarisht siē janė zinaja (prostitucioni), vjedhja dhe pirja e alkoolit, nė rast tė veprimit, t’i ekzekutohet dėnimi vepėrbėrėsit.

Shembull: Nėse njė njeri me anė tė dėshmitarėve ose duke e pranuar personalisht vėrtetohet se ka bėrė zina, nėse ėshtė beqar (i pamartuar) i jepen 100 shkopinj, e nėse ėshtė i martuar, dėnohet me vdekje duke e gurėzuar. Nėse p.sh. ėshtė vėrtetuar me dėshmitarė ose duke e pranuar personalisht se dikush ka pirė alkool, jo me dhunė por me vetėdėshirė, dėnimi i tij ėshtė 80 shkopinj. Disa dijetarė thonė se nėse vepėrbėrėsi ėshtė i lirė e nuk ėshtė rob, dėnimi i tij ėshtė 40 shkopinj. Ekzekutimi i dėnimit bėhet nė tėrė trupin sikur edhe me rastin e dėnimit tė zinasė. Dėnimi pėr shpifje ėshtė i njėjtė me dėnimin pėr pirjen e alkoolit.

30. Bėrja xhihad, qė ka pėr qėllim tė luftohet me epshin ndjellakeq (nefsi emmare) ose me armikun. Sulmi ndaj armikut para se tė na shpallė luftė, ėshtė farzi kifaje. Pas shpalljes sė luftės nga ana e armikut, lufta pėr ne ėshtė farzi ajn. Lejohet qė gruaja tė shkojė nė luftė pa lejen e burrit tė saj, e po ashtu edhe robi pa lejen e zotėriut.

31. Dėrgimi i amanetit nė vend.

32. Dhėnia borxh atij qė e kthen borxhin.

33. Nderimi i fqinjve. Moslakmimi i njė gjėsendi tė cilin e ka fqiu. Ndalohet provokimi i fqiut por duhet bėrė durim nėse provokohemi prej tij. Tė mirat qė shihen te fqiu tė pėrhapen, kurse tė kėqijat tė mbulohen.

34. Fitimi prej hallallit. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Vepra mė e mirė ėshtė fitimi prej hallallit”.

35. Shpėrndarja e pasurisė nėpėr vende tė dobishme e tė mos bėhet israf (harxhime tė kota), ngase All-llahu i Madhėrishėm ka thėnė: “Mos bėn harxhime tė tepėrta. Vėrtet, njerėzit qė harxhojnė tej mase, janė vėllezėr tė shejtanit”.

36. Kur tė pėrshėndetemi prej dikujt t’ia kthejmė nė mėnyrė edhe mė tė mirė. Dhėnia selam ėshtė sunnet kurse kthimi i tij ėshtė vaxhib. Si shkak ceket rasti kur Ademi alejhisselam njė ditė e pa nurin (dritėn) e Muhammedit alejhisselam nė gishtin e tesbihit (treguesi qė e madhėron All-llahun) dhe i dha selam atij. Me atė rast All-llahu i Madhėruar ia ktheu selamin nė emėr tė Pejgamberit tonė alejhisselam, andaj edhe kthimi i selamit ėshtė vaxhib.

37. Pėrshėndetja e atij qė teshėtinė, domethėnė kur tė teshėtijė dikush e thotė elhamdulil-lah ai, qė ėshtė pranė tij t’ia kthejė me fjalėt: jerhamukall-llah. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Njeriu i cili lutet pėr atė qė teshėtinė mbrohet nga sėmundja e dhėmbit, shpinės, veshit dhe zemrės”.

38. Tė mos u bėhet padrejtėsi njerėzve.

39 Largimi nga loja e kotė dhe tallja. Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: “Ēdo argėtim i besimtarit ėshtė i kotė pėrpos nė kėto tre raste: Kur e shalon kalin e tij; kur gjuan nga harku i tij (ose ēdo armė tjetėr); dhe, kur argėtohet me familjen e tij (me gruan apo fėmijėt)”.

40. Largimi i pengesave nga rruga, ka pėr qėllim largimin e ēdo lloj pengese siē janė gurėt, ferrat ose ēdo gjė e cila pengon. Po ashtu kėtu hyn edhe zgjerimi i rrugėve tė ngushta. Besimi nė gjendje robėrie, pra kur personi nuk ėshtė i lirė pėr t’u shprehur nuk ka vlerė, ngase nuk jep fryt dhe nuk ka kurrfarė dobie nga besimi i tillė.

Disa dijetarė islamė thonė se imani ėshtė diē e krijuar, kurse disa tė tjerė thonė se nuk ėshtė. Mendimi mė i pranueshėm ėshtė se imani ėshtė udhėzim i All-llahut e veprim i robit. Udhėzimi i All-llahut (nė rrugėn e drejtė) nuk ėshtė diē e krijuar, megjithatė veprimi i robit ėshtė.

Besimi ėshtė trellojesh:

a) Besimi i vetėkonfirmuar (iman tahkiki). Ky ėshtė besimi i atij, i cili nėse e tėrė bota kundėrshton njėsinė e All-llahut, nė zemrėn e tij nuk ekziston asnjė fije dyshimi.

b) Besimi i trashėguar (iman taklidi). Ky ėshtė besimi i atij, i cili besimin e vet e ka trashėguar nga prindėrit. Ky lloj besimi ėshtė i pranueshėm, por nuk ėshtė i mjaftueshėm.

c) Besimi i argumentuar (iman istidlal). Ky ėshtė besimi i atij, i cili besimin e vet nė ekzistimin e All-llahut e ka arritur me anė tė krijesave tė Tij.

Ebu Bekr el Ver-rakij ka thėnė se besimi nė zemrėn e muslimanit ėshtė sikur njė pemė e cila ka shtatė degė.

- Dega e parė pėrfundon nė zemrėn e muslimanit. Fryt i saj ėshtė sinqeriteti, nijjeti i mirė.

- Dega e dytė pėrfundon nė gjuhėn e muslimanit. Fryti i saj ėshtė thėnia e fjalės sė drejtė.

- Dega e tretė pėrfundon nė sytė e muslimanit. Ai veprat e mira i shikon me sy dashurie, kurse veprat e kėqija i shikon me sy hidhėrimi.

- Dega e katėrt pėrfundon nė dorėn e muslimanit. Fryt i saj ėshtė bujaria ndaj nevojtarėve.

- Dega e pestė pėrfundon nė fytin e muslimanit. Fryt i saj ėshtė ushqimi prej hallallit.

- Dega e gjashtė pėrfundon nė emocionet e muslimanit. Fryt i saj ėshtė largimi nga epshi ndjellakeq.

- Dega e shtatė pėrfundon nė kėmbėt e muslimanit. Fryt i saj ėshtė tė ecurit me xhemat (qoftė nė kuptim tė unitetit apo tė namazit).

Falėnderoj All-llahun qė ma mundėsoi pėrfundimin e kėsaj vepre, kurse salavatet dhe selamet qofshin pėr Muhammedin alejhisselam, pėr familjen dhe shokėt e tij qė ishin tė lidhur pėr Sheriatin e All-llahut, nė ēdo kohė e nė ēdo vend.

Pėrkthimi i veprės mori fund mė 24 qershor l995, kurse redaktura gjuhėsore mė 2 qershor 1999, nė Nju- Jork.

All-llahun tim e falėnderoj.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------























































--------------------------------------------------------------------------------

[1] Fjalėn e autorit, biografin e tij dhe kėtė hyrje tė shkurtėr i pėrktheu Idriz Ibrahim efendiu, Shkup


arbias Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.