Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 09-11-06, 03:35   #1
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Teuhidi Uluhije


Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit


Falėnderimi i takon All-llahut, Atė e falėnderojmė dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Kėrkojmė strehim tek All-llahu prej tė keqes tė vetvetes dhe veprave tona tė shėmtuara. Kė udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e humb Ai, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se pėrveē All-llahut, Njė dhe qė nuk ka ortak, s’ka hyjni tjetėr, dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob i Tij dhe i Dėrguar i Tij.
“O ju qė besuat, kini frikė All-llahun me devotshmėri tė vėrtetė dhe mos vdisni, pos vetėm duke qenė muslimanė” (3- 102).
“O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe krijoi nga ajo tė shoqėn e saj, e prej atyre dyve shtoi burra shumė e gra. Dhe kini frikė All-llahun nė tė cilin betoheni, dhe kini kujdes akraballėkun, vėrtet All-llahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju” (4- 1).
“O besimtarė, jini tė devotshėm ndaj All-llahut dhe fjalė tė drejta thuani. Ai do ua bėn veprat e juaja tė mira, do ju shlyej juve mėkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ai ka korrė njė fitore tė madhe”(33-70, 71).•


Pyetja

Dijetari i nderuar, mbojtesi i sunnetit (te profetit sas) dhe kundershtuesi i bidatit, Sheikhul-Islam Ahmad ibėn Abdulhalim ibėn Tejjmijah ra ėshtė pyetur pėr ajetin- O njerez adhurojeni Zotin tuaj. . . bekare 21 cfare ėshtė adhurimi kush jane deget e tij?
A i perfshin tė gjitha ceshtjet e fese apo jo? Kush ėshtė kuptimi i vertete i ubbudijah-ti nenshtrohesh Allahut? A arrihet niveli me i larte i ubudijjes nė dun`ja apo nė akhiret?
Kjo ėshtė ceshtja qe do tė sqarohet ketu.

Kuptimi i Ibadetit-adhurimit

Fjala ibadet perfshin cdo gje me tė cilen Allahu ėshtė i kenaqur dhe e do, qofshin ato fjale ose vepra, haptazi ose fshehurazi. Keshtu namazi, zekati, agjerimi, haxhi, tė flase tė verteten, tė permbushesh amanetin, tė sillesh me respekt e dashuri ndaj prinderve, tė ruash marrdheniet farefisnore, tė mbash premtimin, tė urdherosh pėr tė mira e tė ndalosh nga e keqja, tė besh xhihad kunder kafireve e munafikeve, tė jesh i sjellshem ndaj fqinjve, jetimeve, tė varferve, udhetarve, sklleverve dhe kafsheve, tė falesh e besh du`a, tė besh dhiker, tė lexosh Kuranin dhe punet e tjera tė mira hyjne tek ibadetet.
Ibadeti ėshtė gjeja kryesore qe Allahu e do dhe ėshtė i kenaqur me te. Ky ėshtė kushti i krijimit-
Une nuk i krijova xhinnet dhe njerezit pos qe tė Me adhurojne. Dharijate-56. Ky ėshtė mesazhi i cdo profeti- Adhuroni Allahun ju nuk keni Zot tjeter pervec Tij. A`raf -59.
Hudi, Salihu, Shuajbi dhe profetet e tjere i percollen tė njejtin mesazh popujve tė tyre.
Allahu thote- nė derguam nė cdo popull tė derguar qe tu thote- Adhuroni vetem Allahun e largojuni djajve. Por pati nga ata qe Allahu i udhezoi dhe pati nga ata qe ishin gjykuar pėr humbje, pra udhetoni neper bote dhe shihni se si ishte fundi i genjeshtareve. Nahl-36.
Ne nuk derguam asnje tė derguar para teje e tė mos ti kemi shpallur- nuk ka zot tjeter pervec Meje, pra me adhuroni. Enbija-25
Kjo fe e juaja ėshtė e vetmja fe, kurse Une jam Zoti juaj, pra me adhuroni vetem Mua. Enbija-92
O tė derguar, hani ate qe ėshtė e lejuar dhe e mire dhe beni vepra tė mira se Une e di ate qe veproni. Kjo feja juaj ėshtė e vetmje fe e Une jam Zoti juaj, ruajuni denimit Tim. Mu`minune-51-52
Keshtu ky adhurim ėshtė bere obligim mbi tė derguarin e Tij deri nė vdekje, ashtu sic Allahu thote- "Dhe adhuroje zotin tend derisa tė vije ty e verteta (vdekja). Hixher-99
Allahu i pershkruan engjejt e Tij dhe profetet adhurues tė Tij-
Vetem e Tij ėshtė cdo gje qe ėshtė nė qiell e toke. E ata qe jane prane Tij (melaiket)nuk shprehin mendjemadhesi nė adhurimin ndaj Tij dhe as nuk u behet (ibadeti)monoton. Enbija-19
S`ka dyshim se ata qe jane prane Zotit tend (melaiket) nuk terhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhesia dhe vetem Atij i bejne sexhde-A`rafe-206
Allahu i parajmeron pėr ndeshkim tė dhembshem ata qe jane mendejmedhenj dhe nuk e adhurojne Allahun-
Zoti juaj ka thene- "Me thirrni Mua, Une ju pergjigjem e ata qe nga mendjemadhesia i shmangen adhurimit ndaj Meje do tė hyjne tė nencmuar nė xhehennem. Gafir-60
Allahu i pershkruan krijesat e Tij nė gjendjen e robėrise ndaj Tij-
Eshte njė burim prej tė cilit pijne robėrit e Allahut dhe e mbartin ate aty ku duan. Insan-6
E robėrit e zotit tend jane ata qe ecin neper toke tė qete, e kur atyre me fjale u drejtohen injorantet, ata thone- Paqe. Dhe pėr hir tė Zotit tė tyre naten e kalojne duke bere sexhde dhe duke qendruar nė kembe. Edhe ata qe thone- Zoti yne, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, s`ka dyshim vuajtja nė tė ėshtė gjeja me e rende. Ai, verte ėshtė vendqendrim e vendbanim i keq. Edhe ata qe kur shpenzojne nuk e teprojne e as nuk jane doreshtrenguar, por mbajne mesataren e jane tė matur. Edhe ata qe pos Allahut nuk lusin ndonje zot tjeter dhe nuk e mbysin njeriun qe e ka ndaluar Allahu, por vetem kur e meriton nė baze tė drejtesise dhe qe nuk bejne kurveri, ndersa kush i punon keto, ai gjen ndeshkimin. Atij i dyfishihet denimi nė diten e kijametit dhe aty mbetet pergjithmone. Pervec atij qe ėshtė penduar dhe ka bere veper tė mire, tė tilleve Allahu tė keqiat ua shnderron nė tė mira. Allahu ėshtė Meshirues, ndaj Ai fale shume. Ai qe ėshtė penduar dhe ka bere mire, nė tė vertete, ai ėshtė kthyer tek Allahu dhe ėshtė i pranishem. Edhe ata qe nuk deshmojne rrejshem dhe kur kalojne prane se keqe, kalojne duke e ruajtur karakterin e vet. Edhe ata qe kur keshillohen me ajete e Kur`anit tė Zotit tė tyre, nuk u kthejne shpinen si tė shurdher e tė verber. Edhe ata qe thone- Zoti yne, na ben qe tė jemi tė gezuar me (punen)e grave tona dhe pasardhsve tane, e neve na bej shembull pėr tė devotshmit.
Per shkak se duruan tė tillet shperblehen me njė shkalle tė larte (xhennet)dhe aty priten me pershendetje tė selamit. Aty jane pergjithmone e sa vendqendrim i mire ėshtė ai. Thuaj- Zoti im as nuk do tė kujdesej pėr ju, sikur tė mos ishte lutja juaj, e ju pergenjeshtruat, andaj denimi do t`ju jete i panderprere-Furkane-63-77
(shejtani) thote- O Zoti im, pėr shkak se me perzure, une do t`ua zbukuroj (te keqiat)atyre sa tė jene nė toke dhe tė gjithe ata do ti largoj nga rruga e drejte. Pervec robėrve tė Tu, tė cilet i ke bere tė sinqerte-hixher-39-40. Allahu tha- Se ti ndaj robėrve tė Mi nuk ke kurrfare force pervec atyre tė humburve qe vijne pas teje. -hixher-42
Allahu i pershkruan engjet si adhurues tė Tij- E ata thane- I Gjithemeshirshmi ka femije! Larg saj qofte Madheria e tij. Ja ata jane robėr tė ndershem. Qe nuk flasin para Tij, ata veprojne me urdherin eTij. Ai edi cka vepruan me pare dhe cka do tė veprojne, dhe ata nuk perpiqen tė ndihmojne ps pėr ate me tė cilin eshte i kenaqur Ai, e ata nga frika prej Tij jane tė kujdesshem. Enbija-26-28
Ata edhe thane- I Gjithmeshirshmi ka femije. Ju (jobesimtare)vertet sollet nje fjale shume tė shemtuar. Aq tė shemtuar sa gati u copetuan qiejt, gati pelciti toka e u shemben kodrat nga ajo. pėr ate se tė Ghithmeshirshmit i pershkruan femije.
E tė Gjithmeshirshmit nuk i takon tė kete femije. Nuk ka tjeter, vetem se tė gjithe cka nė qiej e nė toke ka pet t`ju paraqitur Zotit si rob. Ai me diturine e Tij ka perfshire tė gjithe, dhe ka numeruar e evidentuar cdo gje tė tyre nė menyre tė sakte.
Dhe nė diten e kijametit secili prej tyre do ti paraqitet Atij i vetmuar. Mejrem-88-95


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.