Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-06-05, 11:43   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Karl Gega ėshtė shqiptar

Pas 136 vitesh, mė 24 qershor 2005, nė Vjenė zbardhet plotėsisht enigma – Karl Gega 136 vjet mė parė, me 22 qershor 1869, Shoqata e Arkitektėve dhe Inxhiniereve austriakė inauguronte nė Semmering tė Austrisė monumentin kushtuar projektuesit dhe ndėrtuesit te hekurudhės mė tė famshme malore nė botė, atij qė hodhi poshtė njė nga dogmat e shkencės inxhinierike angleze mbi pamundėsinė e ndėrtimit te hekurudhave malore, dhe, beri te mundur kalimin e njė lartėsie te pa arritur mė parė - rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, Karl Geges.


Pas 136 vitesh, mė 24 qershor 2005, nė Vjenė zbardhet plotėsisht enigma – Karl Gega. Kėshtu na shkruan miku ynė, Fatmir Velaj, nga Vjena.

Ėshtė Shoqata „Rinia“ qė nė bashkėpunim me ambasadėn shqiptare nė Vjenė organizon simpoziumin “Carl Ritter von Ghega -Midis legjendės dhe realitetit” dhe zbardh enigmat e fundit te kėtij Kolosi te artit te ndėrtimit te hekurudhave.

Ėshtė merite e kryetarit te Shoqatės “Rinia”, z. Shpetim Redo, kėshilltarit te ambasadės Dr. Artan Canaj, studiuesit nga universiteti i Venecias Dr. Alvin Saraēit dhe arkitektit Flamur Ahmeti nga Kosova, organizimi i kėtij simpoziumi ne sallėn festive te Bashkisė Nr. 9 tė Vjenės, ne prani te dhjetėra bashkatdhetarėve dhe zbulimi i te panjohurave mbi lindjen, vdekjen, prejardhjen dhe shume elementeve te panjohura me parė, nga jeta e kėtij gjeniu te hekurudhės - perle te Semmeringut : “njė kryevepėr e mendjes njerėzore, qe pėr te gjitha kohėt do te mbetet e lidhur me jetėn e Gheges“, sikurse e ka vlerėsuar ish-Presidenti i Austrisė, Franz Jonas.

Qe sot e tutje ne shqiptaret mund te deklarojmė plotėsisht te sigurt se Karl Gega ėshtė shqiptar dhe kjo, jo mbi bazėn e hipotezave, por tė dokumenteve historike te deklaruara pėr here te pare publikisht me 24 qershor 2005.

Te gjithė biografėt e Karl Geges, ( botimet pėr te janė me dhjetėra nė Austri, Itali e Gjermani), nė se kanė arritur ta japin njė pėrshkrim te detajuar tė gjithė veprimtarisė se Gheges - arkitekt e inxhinier, e kane pasur te pamundur tė hyjnė ne jetėn e tij personale.



Biografi me i fundit i Geges, austriaku Wolfgang Straub, ne librin e tij te ri botuar me 2004 “Carl Ritter von Ghega“ nėnvizon se “Pėr njeriun - Gega ne nuk kemi trashėguar pothuajse asgjė”. Jeta e tij private ne te gjitha botimet letrare e shkencore ėshtė trajtuar ne pėrgjithėsi ne mėnyre tė mjegullt apo hipotetike.

Sigurisht qe edhe prejardhja e tij ėshtė trajtuar ne mėnyre hipotetike, duke e konsideruar si austriak italian. Edhe ne ato raste kur thuhej se prejardhja e tij mund te ishte nga Shqipėria, referuar formalisht mbiemrit te tij, ajo konsiderohej me shume si njė hipoteze, por jo si njė realitet i argumentuar dhe i provuar.

Karl Gega radhitet ndėr 100 “Austriaket me te mėdhenj” tė tė gjithė historisė se kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Terezes, Franz Josefit, Kafkes etj.


Dr. Alvin Saraēi e argumenton gjenezėn e Gegėve mbi bazėn e dokumenteve origjinale te gjetura ne bibliotekėn e Muzeut Correr te Venecias, te pabotuara mė parė, hartuar ne vitin 1835 nga Giovanni Battista Ghega, prift ne Kishen e San-Markos dhe kusheri i pare (djal i xhaxhait) i Karl Gheges.

Katragjyshėrit e Karl Gheges dhe Giovanni Battista Gheges ishin vendosur ne Perast, pranė Kotorrit nė Mal te Zi, pasi u larguan nga Shqipėria, e cila ra plotėsisht nėn sundimin turk me mposhtjen edhe te Shkodrės me 1479.

Prej me shume se tre shekujsh ata kishin shėrbyer si oficere marine dhe zyrtarė te lartė te Republikės se Venedikut. Njė dokument i 3 tetorit 1739 mund te konsiderohet si dokumenti i pare e gjetur deri tani, qe dokumenton linjėn e Ghegeve, qe fillon me Giorgio(Gjergj) Ghegen dhe vazhdon me te birin e tij Cristoforo (Kristofor), qe del si oficer marine ne Venedik, por edhe si pjesėmarrės ne luftėn Veneciane te Thesalise kundėr turqve, ku mbetet i plagosur dhe humbė njė krah.



Cristoforo pati njė djalė me emrin Gasparo (Gaspėr), i cili ne vazhdėn e traditės familjare u be oficer marine duke arritur gradėn e kolonelit. Gaspari pati tre fėmije: Antonion (Anton), Giovanniantonion dhe Angelan.

Antonio Ghega eshte babai i Karl Geges, kurse Giovanniantonio ėshtė i ati i Giovanni Battista Gheges, prift ne Kishen e San-Markos.


Dr. Saraēi nėnvizon se duhen vazhduar kėrkimet e mėtejshme ne arkivat e Perastit ne Mal te Zi.

Ne ketė simpozium iu dha fund edhe hipotezės mbi vetėvrasjen e Karl Geges. Dr. Artan Canaj mbi bazėn e dokumenteve origjinale te gjetura ne arkivin e Shtetit te Austrisė dhe Muzeut Teknik tė Vjenės, dėshmoi lindjen e Karl Gheges me 10 janar 1802 (dhe jo me 13 qershor 1802), si dhe provoi se Karl Ghega ka vdekur me 14 mars 1860 ne Lugeck ne Vjene (hipoteza e vetėvrasjes hidhet plotėsisht poshtė) dhe se ceremonia fetare ėshtė zhvilluar ne Katedralen kryesore te Vjenės, Shėn-Stefan, kurse trupi ėshtė varrosur ne varrezat e Währinger-it ne Vjene.

Me 1887, kur kėto varreza u shpėrngulen, sarkofagu me eshtrat e Geges u vendos ne panteonin e njerėzve me te shquar te Austrisė, pranė Mozartit, Beethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit te kanalit te Suezit).



Legjenda Ghega filloi me 22 qershor 1869. Kjo date e pėrjetėsoi ketė personalitet shumėdimensional duke iu berė e ditur te gjithėve se Karl Ghega ėshtė Ghega i Semmeringut, se personin nuk mund ta ndanin mė nga vepra e tij.


24 qershori 2005 mbase do te duhej ta konsiderojmė si datė qė zbardhi pėrfundimisht enigmėn Ghega.

Ēdo komb kėrkon gjithmonė identitetin e tij dhe kjo nė njė fare mase mishėrohet tek personalitetet dhe figurat e mėdha. Njė figure e tille ėshtė edhe Ghega.

Ēėshtja e prejardhjeve ka kohe qe ėshtė bere njė nga ēėshtjet mė tė ndjeshme, jo vetėm nė skenėn ballkanike por edhe me gjere.

Rasti i Nėnė Terezės, mohimi i prejardhjes se saj shqiptare dhe hedhja e tezave nga me absurde pėr origjinėn e saj, sikurse shprehet shkrimtari ynė i shquar Kadare:
“ … janė tėrthorazi njė pėrpjekje pėr tė shpallur, se populli shqiptar s“mund tė ketė modele pozitive, e aq me pak modele sublime si Nene Tereza…”.

Dokumentimi dhe vėnia nė pah e prejardhjes dhe origjinės se Geges, “nuk duhet te konsiderohet si njė pėrpjekje folklorike apo mendėsi romantike nacionaliste, por si njė detyrim moral dhe shkencor, qė do ta bėjė mė tė plotė portretin e gjeniut Karl Ghega”.

Fati ka dashur qe ne qė punojmė dhe jetojmė nė Vjenė e Austri kemi njė privilegj te madh, te krenohemi me figura te tilla mitike qe do t’i kishte zili ēdo komb.

“Skėnderbeu, Nėnė Tereza, Karl Ghega, Alexandėr Moisiu - sikurse u shpreh njėri nga referuesit, - janė figura tė cilat ne shqiptarėt duhet t“i kemi si emblema nė flamurin tone pėr tė hyrė nė Evropė. Janė figura qė tregojnė se si shqiptarėt janė ndjerė evropianė nėpėr shekuj dhe asnjėherė nuk e kane braktisur ėndrrėn pėr tė qenė nė Evropė. Shumė popuj do tė dėshironin te kishin kėto figura. Ne qe i kemi, duhet tė dimė t’i vlerėsojmė dhe t’ķ vėmė ne pah sa me mirė. Kėto modele janė mbėshtetja dhe frymėzimi nė punėn tonė pėr te bėrė Shqipėrinė me te pranishme, me tė njohur, mė tė afėrt dhe mė tė dashur nė Austri”.

Fatmir Velaj, Vjenė & Flora Durmishi Blue Sky


Blue sky&Radio Kosova Postuar mė Jun 28, 05 | 1:25 pm


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-11-05, 12:35   #2
Lady Godiva
 
Anėtarėsuar: 14-09-05
Vendndodhja: canada
Postime: 80
Lady Godiva e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Po e vertete esht qe Karl fon Gega esht shqipetar dhe ka projektuar hekurudhen e pare ne Evrope.


Lady Godiva Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.