Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-11-05, 21:47   #1
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Re: Shala e Bajgores

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Naki
Fazli HAJRIZI

Shala e Bajgorės, nė krahasim me sipėrfaqen dhe popullsinė ėshtė njė nga zonat mė tė pasura me minerale nė Ballkan (Gadishullin Ilirik) e mė gjerė. Kjo shpjegohet me ndėrtimin gjeologjik-tektonik tė larmishėm e nė veēanti me vullkanizimin e ri tė terciarit.

Nė bazė tė studimeve tė bėra ėshtė vėrtetuar se Shala ka njė pasuri minerale dhe njė potencial metalogjenik rnjaft tė madh. Ajo zotėron rezerva tė mėdha tė plumbit dhe zinkut duke e renditur nė vendet e para tė Evropės. Vendburimi i plumbit dhe i zinkut nė Trepēė ėshtė vendburimi rnė i madh skarnor-hidrotermal nė gjithė Evropėn.

Rezervat industriale tė zbuluara arrijnė nė mbi 20 milion ton.

Karakteristikė ėshtė edhe pėrmbajtja shumė e lartė me xeherorė e plumbit (rreth 7%), zinkut (rreth 4%), deri nė 120 gr./ton argjencl, dhe sasi mė tė vogla por plotėsisht industriale: ar deri g./ton, bizmut 120 g./ton, kadmium 2g.Iton, germanium, galium, talium, selen, telur.

Ky vendburim ka njė pėrbėrie mine*ralogjike tepėr tė pasur (sfalerit, galenit, pirit, pirotin, plumbozit, arsenopirit, gjemsonit, kalkopirit, kuarc, kalcit, siderit, rodokrozit, dolomit, aktinolit, hedenbergit, granate, magnetit e shumė tė tjere).

Mineralizimet e Trepēės sė Shalės sė Bajgorės kanė nė masė dermuese kristalizim tė pėrsosur e bukuri te rrallė, prandaj shumė kampione tė tyre ruhen nė muze tė ndryshme tė botės.

Kristalet e Trepēźs



Shfrytėzimi i xehes sė Trepēės daton nga kohėrat mė tė Iashta. Emri i Trepēės lidiihet me fillimin e shek. XIV.

Nė dokumentet mesjetare zihet nė gojė me emrin TREPĒA, pastaj TREIPĒE, TRIPĒE, TRIPZA, etj. Ernrin mund ta ketė marrė nga njė fis shqiptar, po edhe nga ndonjė fjaIė me origjinė gjermane, -trep (r-e>e-r) ‘fshat, -terp.8

Njė kohė kėtu, pos shqiptarėve tė kėrshterė, kanė punuar e jetuar edlhe sasėt, tė cilėt kanė qenė tė njohur si xehetarė tė mirė. Mė 1303 ėshtė ngritur kisha katolike. Pos nė Trepēė, nė Gjytet e nė Rrzhanė, edhe nė mjedise tė tjera (Bistricė, Kėvaēicė, Bajgorė, Rashan, Mazhiq) janė ngritur faltore katolike, si Kisha e Shėn Mėrisė, ajo e Shėn Pjetrit etj.

Rrugėt qė kalonin kėndej, ajo qe lidhte Pazarin e Ri me qendrėn e Kosovės, sidomos vija kryesore komunikative Naisus-Lissus qė kalonte nė afėrsi tė Vushtrrisė, ku gjendej stacioni i rėndėsishėm Vicianum, kanė pasur rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr zhvillimin edhe tė vendbanimeve tė Shalės, sidomos tė atyre nė afėrsi tė Trepēės.

Rashani, sot fshat afėr Trepēės, duhet tė ketė qenė qendėr me njė popullatė shumė tė koncentruar.

Gati nė asnjė vend tė Shalės, pra as nė kėtė fshat, qė dikur quhej Gjytet, e qė ka ende mure tė Iashta, nuk janė bėrė tė thuash, kurrfarė gėrmimesh, hulumtimesh e stu*dimesh, prandaj nė favor te konstatimit tonė flasin njė varg gojėdhėnash, si ajo pėr Kroin e Nuseve nė Mazhiq, e shkuarjes sė maces nėpėr kulmet e shtėpive qė nga Trepēa deri nė Vushtrri, etj., gjetjet sipėrfaqėsore apo ato tė rastėsishme me rastin e hapjes sė puseve, ndėrtimit tė rrugėve, objekteve tė ndryshme etj.

Pozita e favorshrne e Gjytetit tė Rashanit me njė zotėrim tė gjerė tė fushės pėrreth, muret rrethuese, materiali arkeologjik i zbuluar etj., dėshmon se kjo kėshtjellė ka qenė e banuar qysh nė fillim tė epokės sė hekurit, po zhvillimin mė tė madh e ka pasurė gjatė fundit tė kėsaj epoke. Varrezat nė fshatin Bistricė (Bardhanė), sarkofagėt qė janė zbuluar aty, varrezat e ndėrtuara e tė mbuluara me pllaka guri, tė rrethuara me gurė, dėshmojnė pėr lashtėsinė e tyre.

Lėnda antropologjike dėshmon se varrezat u pėrkasin banorėve me tipare antropologjike adriatikase - mesdhetare, qė janė karakteristika antropologjike tė popullsisė arbėrore. Vendbanime karakteristike kanė mbetur ato te epokės sė hekurit, qė janė kryesisht gradinat tė vendosura ne kodra ose nė pllaja dhe tė fortifikuara.

Nė periudhėn e sundimit romak banoret e Shalės kane qenė tė orientuar kah qendra e rėndėsishme Municipiumi DD afėr Soēanės qė u zhvillua gjatė shek.IV tė e. s. Veprimtaria kryesore e kėtij municipi ka qenė zejtaria, e cila ishte ė kultivuar tek dardanėt qysh nė epokėn e hekurit.

Romantizimi nė kėtė hapėsirė ka qenė i dobėt. Nė aspektin fetar mund tė pohohet se krishterimi ka ardhur edhe nė kėto hapėsira nė shek. IV tė e. s. Edhe pse nuk janė bėrė hulumtime tė mjaftueshme, mund tė pohohet se nė Shalė ekzistojnė objekte tė shumta tė kulturės materiale dhe tė artit qė nga periudha romake. Gjuha latine ka qenė gjuhė e administratės. Pėr kėtė gjė dėshrnojnė dokumerntet mbishkrimore.

Depėrtimi sllav u pėrcoll me njė furi rrėnuese nė vendbanimet e Shalės sė Bajgorės qė pati rrjedhoja tė rėnda pėr popullsinė vendase. Edhe pėrkundėr depėrtirnit tė valės sllave, Shala mbeti etnikisht e pastėr.

Pushtuesit sllavė nuk mundėn tė zhdukin, aq mė pak tė asimilojnė popullsinė ven*dase.. Nė shek. IX-X Trepēa dhe pjesa rnė e madhe e hapėsirės sė Shalės u gjend nėn sundimin bullgar. Shqiptarėt e Shalės sė Bajgorės luftuan pėr ēlirim nga bizanti dhe nga bullgarėt, por Iuftuan edhe nė anėn e ushtrisė bizantine kundėr pushtuesve tė trojeve tė tyre nga ana e popujve barbarė. Nė fund tė shek.XII luftuan nė anėn e ushtrisė bizantine kundėr shtetit tė serbėve tė Rashkės.9

Mė 1185 kėto vise sėrish ranė nėn sundimin e shtetit serb tė Nemanjėve. Vendosja e sundimit serb shėnoi fillimin e njė prej periudhave mė te vėshtira pėr popullsinė shqiptare tė kėsaj treve.

Pasuritė e medha nėntokėsore (miniera e famshme e plumbit, zinkut e argjendit nė Trepēė) si dhe pėrshtatshrnėria e lartė e mbitokės pėr veprimtari blegtorale e bujqėsore, i nxitėn sundimtarėt serbė ta pėrforcojnė pro*gresivisht pushtetin e tyre mbi popullsinė vendėse.

Si orientim kryesor i kėtij shteti u pėrcaktua politika asi*miluese me synim homogjenizimin etnik dhe serbizimin e kėtyre viseve. Trysnia asimiluese arriti kulmin gjatė kohės sė sundimit tė Car Dushanit (1331-1355).

Shteti mbėshteste kishėn dhe punonte sisteniatikisht pėr largimin e popullsisė shqiptare tė ritit katolik dhe orientimin drejt ortodoksisė sllave. Besohet se ne Betejėn e Kosovės qė u zhvillua nė qershor te vitit 1389, midis ushtrive tė koalicionit tė feudalėve ballkanas, pra ushtrisė se kėrshterė kundėr ushtrisė pushtuese osmane, morėn pjesė edhe shalianėt, tė cilėt ishin tė mobilizuar nga sundimtari serb, Llazari. 10
Mė 1455 njė pjesė e Kosovės u pushtua nga forcat osmane. Menjėherė pas pushtimit, osmanlinjtė krijuan njė njėsi administrative tė veēantė, tė quajtur “Vilajeti i Vukut”. Gjatė shek.XV-XVI territori i Shalės sė Bajgorės i pėrkiste Sanxhakut tė Vushtrrisė.

Pas vendosjes sė sundimit osman, u rimbėkėmb miniera e Trepēės dhe e Rrėzhanės. Rrėzhana ėshtė njė toponim i sajuar nga parashtesa shqipe rrė+Shan, emėr ky shuniė i pėrhapur nė antroponiminė dhe patroniminė shqiptare me elemente tė krishtera.

Nė sistemin toponimk tė Shalės sė Bajgorės, katundet Bugariq, Zhazhė, Vllahi dhe toponime tė tjera, dalin nga ndonjė etnik. Fshati Zhazhė ėshtė vetėrn formė e sonorizuar e Shashės, nė tė vėrtetė tė Sasės, falė kalimit tė s>sh»11

Majdani i Rrzhanės pėrmendet rnė 1455 deri mė 1469 nė pėrbėrje tė Vilajetit dhe tė nahisė sė Zveēanit (Zinkofēar Zir). Mė 1516 ky treg bėhet seli e nahisė me tė njėjtin emėr tė Kadillėkut tė Pazarit tė Ri. Prej 11 fshatrave qė i takonin kėsaj nahije, me siguri ėshtė identifikuar vetėm fshati Murgull»12

Edhe pas rėnies sė Trepēes nen sundimin turk kjo minierė nuk e ka humbur rėndesinė. Pėrmenden miniera te braktisura, por edhe fshatra tė njohura. Nė regjistrirnin turk (1469) pėrmenden fshatrat: Rrzhanė, Zijaēė, Dccli (Didine), Ofēar, Zasil (Zasellė, sot Kodėr), Kavaxh, Silanēė (Selac), Rahova, Zhezheva (sot Zhazha), Lisiēe (Lisicė), Vilahne (Vllahi), Boletin, Bistricė, Batahir, Ceran (sot Cerajė) etj., tė cilat i takonin vilajetit tė hershėm qė mori mė 1463 statusin e nahisė, dhe i takonte sanxhakut tė Bosnjes.

Pas rėnies sė Shalės nėn sundimin osman, u ngnit kolonia turke qė quhej Trepēa e Epėrme (Trepēaide Bala), dy ki!ometra Iarg Stantergut. Nė lagjen e Trepēės u ndėrtua xhamia (Xhamia e Mazhiqit), pa dyshim njėra ndėr tė parat e ndėr tė rrallat nė kėto anė. Qe nga kjo kohė popullata shqiptare e trevės sė Shalės sė Bajgorės filloi gradualisht tė braktisė fenė e kėrshterė dhe tė kalojė nė fenė islame.

Nė fillim pėrqafimi i islamit ishte i kufizuar vetėm nė individė tė integruar nė strukturat e administratės osmane, ndėrsa mė pas kjo dukuri pėrfshiu njė masė rnė tė gjerė njerėzish. Njė nder faktorėt qė Iehtėsoi depėrtimin e islamit nė masėn e popullatės shqiptare tė kėsaj treve (shek. XVII), ishte edhe prirja e saj pėr t’u larguar nga autoriteti fetar i kishės serbe.

Megjithatė, popullata shqiptare e islamizuar, edhe pse ndryshoi fenė, nuk preku qenien e vet etnike. Pėrhapja e islamit u shoqėrua shumė pak me ndryshime nė pamjen urbanistike tė vendbanimeve dhe nė formacionin kulturor tė popullsisė sė Shalės sė Bajgorės.

Mė 1689, nė kohen e luftės antiosmane, mjaft shqiptarė nga treva e Shalės sė Bajgorės, sė bashku me luftėtarė tė krahinave tė tjera tė veriut tė Shqipėrisė, tė krėshterė e musIimanė, nėn udhėheqjen e Pjeter Bogdanit, i cili ishte arqipeshkv i Shkupit, u bashkuan me forcat austriake.

Numri i luftėtarėve shaljanė ishte mbi 200. Lufta, siē dihet, mori fund me fitoren e turqve. Si pasojė e dhunės e terrorit qė pasoi, shumė banorė u shpėrnguIėn. Burimet turke dėshmojnė se fshatrat e Shalės kanė qenė mjaft mirė tė popullzuara.

Kjo popullatė, kryesisht shqiptare, u tėhoIlua sidomos ne fillim tė viteve 1690 edhe si pasojė e rėnies sė murtajės. Me zvogėlimin e numrit tė shaljanėve, tė cilėt ishin xehetarė tė mire, Trepēa dhe minierat, pra vendburimet e tjera minerare, pėsuan mjaft shumė.

Sipas njė regjistrimi tė kadillėqeve tė Turqisė evropiane qe kishte bėrė Abdullah Huremoviq nga Mostari, nė prag tė luftės austro-turke gjatė viteve 1683-1699, Trepēa si njė kadillėk i veēantė bėnte pjesė nė sanxhakun e Vushtrrisė. Kah fundi i shek. XVII Sanxhaku i Vushtrrisė u suprimua dhe si territor iu bashkua sanxhakut tė Shkupit.

Kėshtu, territoret nė lindje Ibrit, duke pėrfshirė Trepēen dhe fshatrat e Shalės sė Bajgorės, i takonin Sanxhakut tė Vushtrrisė tė Elajetit tė Rumelisė. Defteret osmane ofrojnė materiale tė pasura qė provojnė qartė se popullsia e kėsaj treve, qoftė ajo qė bart antroponimi karakteristike shqiptare, qoftė ajo qė bart antroroponimi sllave, ėshtė etnikisht shqiptare.

Shqiptarėsia e kėtyre viseve vėrtetohet, pos nga dokumentet osrnane, edhe nga ato raguziane, latine etj. Nė vitin 1739 njė pjesė e popullatės shqiptare katolike e Shalės u detyrua tė shpėrngulet.

Gjate viteve 1830-1832 rreth 1000 shaljanė i dhanė mbėshtetje Mustafė Pashė Bushatliut duke mbėshtetur kėshtu pavarėsinė. Sulltani organizoi ushtrinė e tij dhe nė mesin e vitit 1832 sulmoi Vushtrrinė e Mitrovicėn. Shaljanėt kundėrshtuan dekretin e Hati Sherifit tė Gulkhanesė (3 nėntor 1839) shpallur nė Stamboll nga Sulitan Abdyl Mexhidi.

Luftėtarėt shaljanė onganizuan njė sėrė luftėrash kundėr zaptinjve turq nė Kaēanoll, Vesekofc, nė Gumnishtė dhe nė fshatra tjera. Zona e Shalės sė Bajgonės nė kėtė kohė konsidenohej si zonė e Iirė.

Shpėrthimi i krizės lindore nė vitet 1875-1876 dhe sidomos lufta ruso-turke e vitit 1877-1878 tronditi edhe popullatėn e trevės sė Shalės. Nė janar tė vitit 1878 Serbia dhe Mali j Zi hynė nė Iuftė kundėr Turqisė duke pushtuar pjesėn verilindore e juglindore tė Vilajetit tė Kosovės, Nishit, Pirotit, Kurshumlisė, Vranjės, Leskocit etj.

Pushtimi i kėtyre territoreve u shoqėrua me masakrimin nga serbėt, malazezėt e rusėt, tė popullsisė shqiptare, duke pėrfshirė gratė, fėmijėt e p!eqtė dhe me shpėrnguIje nga vatrat e tyre tė mbi 150.000 shqiptarėve. Shumica e tė shpėrngulurve u vendosėn nė anė tė ndryshme tė Kosovės dhe, pėr shkak tė gjendjes sė rėndė ekonomike, vetėm njė nurnėr i vogėl u vendos nė Shalė tė Bajgorės. Nė Selac u vendos familja Igrishta.

Pas ndėrtimit tė hekurudhės (1874) qė lidhte Mitrovicėn me Shkupin, Selanikun dhe qendrat e tjera mė tė largėta dhe mė tė zhvilluara, mundėsoi qė visorja e Shalės pėrreth Trepēės dhe vendbanimet, qė deri atėherė ishin nė pėrbėrje tė rajonit tregtar tė Vushtrrisė, tė hynin nė pėrbėrje tė Mitrovicės.

Popullata shqiptare e Shalės sė Bajgorės, pos kryengritjeve gjatė viteve 1688-1690, duke mos u pajtua asnjėherė me zgjedhėn e robėninė osmane, gjatė gjithė shek XVIII e XIX zhvilluan edhe njė sėrė luftėrash ēlirimtare. Rezistenca e tyre mori hov dhe u intensifikua sidomos nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX, nė kohėn e levizjeve tė mėdha pėr ēlirim kombėtar, Shala dha shume luftėtarė, tė cilėt u ngritėn kundėr politikės ēkornbėtarizuese, e cila mohonte individualitetin e popullit shqiptar. Nė periudhėn e Iėvizjes Kombėtare Shqiptare, ne fazėn e dytė tė zhvillimit tė saj (1878-1881), popullata shqiptare e kėtij mjedisi vazhdoi traditėn e Iuftės pėr liri e pavarėsi.

Nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, e cila u thernelua nė Kuvendin e 10 qeshorit 1878 nėn kryesinė e Iliaz Pashė Dibrės, nė mesin e 110 delegatėve gjendeshin edhe pėrfaqėsues nga Shala e Bajgorės. Nė mesin e 4 mijė nėnshkruesve tė dy peticioneve qė iu dėrguan Kongresit tė Berlinit dhe Portės sė Lartė, ishin edhe nėnshkrimet e pėrfaqėsuesve tė Shalės sė Bajgorės.

Forcat e Lidhjes hynė edhe nė Mitrovicė, shkarkuan funksionarėt osmanė nga administrata shtetėrore dhe nė vend tė tyre emėruan nėpunės shqiptarė. Pas Kuvendit Themelues, Lidhja e Prizrenit, e cila kishte formuar nėnkėshillat nė viset e banuara me shqiptarė, njė nga degėt mė tė forta pati atė tė Mitrovicės. Atė e pėrbėnin dhe e mbėshtesnin me armė kryesisht shaljanėt, tė cilėt vazhduan tė japin kontributin e tyre pėr autonorni. Luftėtarėt e Shalės sė Bajgorės dhanė kontributin mė tė madh pėr ēlirimin e Mitrovicės mė 25 janar 1881.

Shqiptarėt kėtu morėn pushtetin nė duart e veta, nė Mitrovicė e rrethinė formuan gjykatat shqiptare, tė cilat filluan tė punojnė pavarėsisht nga pushteti turk. Popullata shqiptare e Shalės iu drejtohej gjyqeve shqiptare e jo atyre turke.

Nė gjysmėn e dytė tė prillit 1881 Dervish Pasha me njė ushtri tė madhe hyri sėrish nė Mitrovicė duke e vendosur pushtetin e vet administrativ dhe gjykatėn ushtarake, e cila brenda njė kohe tė shkurtėr dėnoi 4.000 shqiptarė. Forcat turke tė udhėhequara nga Dervish Pasha e Hafiz Pasha menduan se e shtypėn me gjak lėvizjen e popullatės shqiptare pėr ēlinim kombėtar.

Pėrkundrazi, shqiptarėt, tė cilėt nė ndėrgjegėn e tyre kishin ruajtur idenė e pavarėsisė, idenė e formimit tė shtetit: kombėtar, vazhduan rrugėn e pėrparimit dhe tė qytetėrimitė evropian. Kryengritjet vėrtet pėr njė kohė pushuan, por, fill pas kėndelljes, ato shpėrthyen nė viset e mėparshme.

Edhe pėrkundėr dhunės e terrorit qė ushtronte, pushtuesi nuk arri*nte dot tė shuante shpirtin liridashės tė shaljanėve, tė cilėtė vazhduan tė japin kontributin e tyre edhe nė fazėn e tretė tė Iėvizjes kombėtare pėr autonomi (1881-1908). Janė tė njohura konfliktet e armatosura ndėrmjet pushtetit turk dhe kryengritėsve shaljanė. Mė 1886 nė Mitrovicė kishte ardhur Rexhep Pasha, shqiptar me origjinė nga Mati.
Ai provoi qė tė vejė qetėsi nė Shalė duke i marrė me tė mirė prijėsit. Pas takimit qė kishte pasur me Ahmet Boletinin, vėllanė mė tė madh tė Isės, njerėzit e pushtetit u pėrpoqėn qė ta zėnė e ta vrasin pabesish nė sarajin e pashės, por nuk ia dolėn, sepse shaljani arrin tė shpėtojė me zhdėrvjelItėsi:

“Rexhep Pasha del nė shkallė,
Del nė shkallė e po ndigjon,
— Ē’ka saraj qi po ushton,
Ē ‘ka saraj qi po dridhet?
Njaj asllani gjallė s‘po lidhet.
— More pashė, ty t ‘kanė mashtrue,
S ‘ke gjetė burra qi m‘lidhin mue!”

Pushtuesi, i ciii nuk lente gur pa lėvizur, arrinte tė gjente bashkėpunėtorėt pėr t’i likuiduar kundėrshtarėt. Kėshtu mė 1894 Ahmeti u vra pabesisht nga njė pritė nė fshatin Zhazhė. Lufta vllavrasėse do tė merrte edhe shumė jetėra tė tjera sikur mos tė ndėrhynte nėnė Ajshja dhe Beqir Voca njė mik i ngusht i famiijes Boletini, njeri i menēur e me autoritet.

Nė qershor tė vitit 1895 Hafiz Pasha me njė bataIion ushtarėsh tė komanduar nga major Mehmeti sulmoi BoIetinin. Isa Boletini, i cili asnjėherė nuk e linte kullėn pa roje, kur pa se ushtria iu kap bjeshkės, zuri pritėn nė Majėn e vogėl. Pas njė lufte tė ashpėr, ushtria turke edhe pse arriti ti djegė kullėn e tė plaēkisė pasurinė, u tėrhoq me humbje tė mėdha.


Kulla e Isa Boletinit



Nė kuvendin e shqiptarėve qė u mbajt nė Pejė nė nėntor tė vitit 1897, ku organizator ishin Haxhi Zeka dhe Riza Kryeziu (Gjakova), Shala kishte dėrguar pėrfaqėsuesin e vet. Nė pranverė Beslidhja u zgjerua dhe u shtri deri nė Mitrovicė, Vushtrri e Shalė tė Bajgorės. Shaljanėt pėrkrahėn Komitetin e fshehtė shqiptar qė drejtonte Beslidhjen dhe kėrkonte bashkimin e katėr Vilajeteve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm.

Nė Kuvendin e Lidhjes sė Pejės (23-29 janar tė vitit 1899, mori pjesė Isa Boletini, i cili, i shoqėruar nga shaljanėt, pėrfaqėsonte kėtė mjedis. Shaljanėt nė krye me Isa Boletinin mbėshtetėn idenė pėr formimin e ushtrisė shqiptare duke premtuar se djemtė e tyre do tė rekrutohen nė forcat vullnetare qė do tė mbronin edhe kufijtė nga sulmet sllave. Nė kėtė kohė u formua njė batalion i regjimentit tė ushtrisė shqiptare pėr tė ruajtur kufirin me Serbinė qė nga Guri i Kripės deri nė Bistricė.

Disa familje tė fuqishme qė deri nė kėtė kohė i karakterizonte rivaliteti i pandėrprerė pėr dominim e sundim nė kurriz tė njėra tjetrės, tashti, pėr ta pėrballuar mė lehtė rrezikun, u afruan, u bashkuan duke lidhur besėn se do tė Iuftojnė bashkėrisht pėr shpėtimin e atdheut. Ndėr famiijet mė tė njohura nė kėtė kohė ishin ajo e Isa Boletinit, e Ahmet e Cen Stantergut, e Vocėve etj.

Nė vend tė prirjes pėr pavarėsi, tashti dominonte nevoja e bashkimit nė Iuftė pėr ēlirim kombėtar. Qė nga viti 1892-1912 ushtria turke, duke djegur e vrarė, u pėrpoq tė shtypė shpirtin kryengritės tė shaljanėve, por kot. Forca tė mėdha ushtarake kishin sulmuar Boletinin mė 1892 dhe 1895, por kishin hasur nė rezistencė tė fortė tė Shaljanėve.

Mė 1901 shaljanėt nėn udhiėheqjen e Isa Boletinit shkuan nė Pazar tė Ri pėr ta liruar Aqif Pazarin. Nė vjeshtė tė vitit 1902 kundėrshtuan hapjen e konsullatės ruse, vendosjen e Grigor Shqerbinit konsull nė Mitrovicė. Ata mbėshtetėn vendimet e marra nė Kuvendin e krerėve shqiptarė nė Gjakovė mė 15 janar 1903, morėn pjesė nė Kuvendin te Verrat e Llukės mė 2 mars 1903, nė tubimin mbajtur nė fushėn e Morinės te Llausha e Drenicės, nė mars tė vitit 1903, nė Kuvendin e Vushtrrisė (1903) kundėrshtuan reformat turke dhe veprimtarinė e konsullatė ruse nė Mitrovicė qė punonte hapur kundėr interesave tė shqiptarėve etj.

Shaljanėve u erdhėn nė ndihmė Iuftėtarė nga Podguri, Vushtrria, Llapi, Drenica etj., dhe sulmuan dhjetra batalione tė ushtrisė turke nė Mitrovicė. Ne kėtė kohė Porta e lartė, pėr ta pasur mė pranė vetes dhe pėr t’ia pamundėsuar veprimtarinė patriotike e luftarake, e syrgjynosi Isa Boletinin.

Pas internirnit tė kryetrimit tė Kosovės, komandanti i ushtrisė turke nė Mitrovicė urdhėroi qė nga kufiri me Serbinė, nga fshati Rrėzhanė deri nė Albanik (Leposaviq), tė tėrhiqen tė gjitha rojet. Kėshtu rojet e kufirit me Serbinė u detyruan ta organizojnė vetė shaljanėt.

Shaljanėt e ēuan nė vend betimin qė ia kishin dhėnė prijėsit tė tyre se nuk do tė lejojnė, qoftė edhe me ēmimin e jetės, qė tė vendoset konsulli rus nė Mitrovicė. Nė mesin e 250 tė vrarėve nė fshatin Shupkofc nė luftė kundėr forcave ushtarake turke, te cilat i komandonte Shqerbin, 100 kanė qenė shaljanė.

Luftėn pėr ēlirimin e Mitrovicės e kishin udhėhequr Jashar Boletini, Bejtė Selaci, Shaban Jashari, Nuhė Bajgora e tė tjerė. Nė kėtė luftė pėr jetė a vdekje mbetėn tė vrarė Bejtė Selaci, Shaban Gavazi*-Bajgora, Hajdar Xhemė Boletini, Zenel Fetahu, Man Zeqiri, Ramė Smaka, Sejdi Ibrahimi e shumė tė tjerė, ndėrsa u plagosėn qindra tė tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe Sejdi Vidishiqi e Tahir Selaci, vėllai i Bejtės.

Nė kryengritjen qė shpėrtheu nė janar tė vitit 1904 nė Mitrovicė, morėn pjesė edhe shaljanėt. Nė shkurt tė vitit 1906 Isa Boletini u lirua dhe u kthye nė Shalė, sepse mė shumė i pėlqenin gurėt e Boletinit sesa sarajet e Stambollit. Po nė kėtė fillim viti Komiteti shqiptar me qendėr nė Manastir kishte formuar degėt e veta edhe nė Kosovė.

Nė degėn e Komitetit nė Mitrovicė shquheshin pėr veprimtarinė e tyre shumė Shaljanė, tė cilėt punonin nė pėrgatitjet e armatosura kundėr sunduesve osmanė. Deri mė 1908 nė Shalė tė Bajgorės nuk ka pasur pushtet. Fshatrat e kėsaj treve gjatė sundimit osman kanė qenė nė pronėsi tė spahinjve nga Vushtrria dhe Pazari i Ri, tė cilėt shpesh sillnin nė pronat e tyre ēifēinj familje tė ririt ortodoks. Mė 3 korrik 1908 shpėrtheu Revolucioni xhonturk. Ky revolucion pėrkoi me Iėvizjen pėr ēlirirn kundėr sunduesve osrnanė.

Shaljanėt nė fillim mbėshtetėn Revolucionin e Turqve tė Rinj dhe kjo pėrkrahje e shqiptarėve qe njė faktor vendimtar nė fitoren e tij dhe shpalljen e Kushtetutės, rnė 23-24 korrik 1908, mirėpo, kur panė se Ligji i zgjedhjeve dhe vetė qėn*drimi i pushtetit xhonturk, i cili kishte filluar tė bashkė*punonte me serbėt e tė tjerėt, duke dashur qė t’i sjellė shqiptarėt gjithnjė nė pozitė tė pabarabartė, sėrish ia kthyen pushkėn. Gjatė kėij viti nė Bare Turqit e rinj ndėrtuan stacionin e zaptinjve.
Mė 20 korrik 1908, nėn kryesinė e Isa Boletinit u mbajt Kuvendi j Ferizajt. Nė mesin e 30.000 shqiptarėve u gje*nden edhe shaljanėt. Meqė xhonturqit nuk e mbajten premtimin qė kishin dhėnė pėr mė shumė tė drejta shqiptarėve, vetqeverisjen e vendit etj., Klubi kombėtar i formuar nė Mitrovicė, vendosi qė tė pėrzė nėpunėsit osrnanė duke bėrė pėrpjekje qė pushtetin t’ua japė shqiptarėve vendės.

Edhe kėrkesat pėr hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe dėshtuan. Pėr kėtė arsye Isa Boletini, i mėshtetur nga shaIjanėt besnikė, ia ktheu pushkėn pushtuesit osman.

Pėr tė shuar zjarrin e kryengritjes, pėr tė shuar shpirtin liridashės shaljanėve, kajmekami i Mitrovicės, Hajdar Beu, mė 22 nėntor 1908 e sulrnoi me forca tė rnėdha prijėsin Isa Boletini, nė Boletin.

Isa Boletini



Nė kėtė Iuftė, pos Isa Boletinit, u shquan edhe Bejtė Selaci, Halim Ēaushi, Halil e Jonuz Bo*letini, Nuredin e Zeqir Mehmeti. U vranė Xhemė Boletini, Halim Ēaushi e Zenel Koliqi, kurse u plagosėn Isa Boletini, Halit Ahmeti nga Syrigana, Bislim Selim Radisheva. Sejdi SeIaci dhe Zeqir Mehmeti.

Ushtarėt turq, pasi nuk arritėn qė ta shembin kullėn me topa, ia dhanė flakėn. Pėr tė ngjallur frikė e panik ata dogjėn edhe disa shtėpi nė Shalė si dhe Kullėn e Sejdi Selacit. Nė mars tė vitit 1909 pėrsėri xhonturqit nisėn forca tė mėdha ushtarake nėn komandėn e Xhavit Pashės pėr tė goditur Isa Boletinin.

Qeveria shpalli nė Kosovė gjendje tė jashtėzakonshrne. Nė mesin e prillit 1910 Shefqet Turgut Pasha u pėrpoq me tė gjitha mjetet, me zjarr e hekur t’i shuajė kryengritjet e shqiptarėve. Ndėr vatrat e qėndresės, pos Grykės sė Kaēanikut, Grykės sė Carralevės (1910), u bė edhe Shala, sidomos Boletini.

Deri mė 1912 ushtria turke disa herė i dogji e i bėri rrafsh me tokė fshatrat e Shalės sė Bajgorės, por nuk arriti tė nėnshtrojė Shalėn, tė cilėn e mbronin me gjoksin e tyre bijtė e saj besnikė, luftėtarėt sypatrembur e tė pėkulur. Shaljanėt u shquan edhe nė luftėrat e tjera antiosmane gjatė viteve 1910-1912.

Ata mbėshteteshin edhe nga Hasan Prishtina e Nexhip Draga, tė ciiėt nga Shkupi erdhėn nė ShaIė, pastaj nė Drenicė etj., ku u bashkuan me Isa Boietinin. Nė mars tė vitit 1912 u mbajt njė takim midis Isa Boletinit e Hasan Prishtinės nė ēifliēet e Zejnuilah Begut ne fshatin Gojbulė afėr Vushtrrisė.

Takimi i Gojbulės u pasua me mbledhje nė vende tė ndryshme tė Kosovės: 15 maj nė Boletin, nė tė cilėn morėn pjesė krerėt e Shalės sė Bajgorės e ku u lidh Besa e ShaIės, Kuvendi i Drenicės (16 maj), ku u lidh Besa e Drenicės, Besa e Llapushės dhe u kurorėzua me Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912) qė u mbajt nė Junik. Pas kėtij Kuvendi Isa u kthye nė Shalė.

Menjėherė krijoi lidhjet me luftėtarėt e Shalės dhe tė Llapit, nisi t’i forcojė qendrat nė Boletin, nė Vesekovc etj. Pra menjėherė filloi me zbatimin e vendimeve tė Kuvendit tė Junikut nė viset e tij, nė Shalė e Llap. Nė qershor tiė vitit 1912 u mbajt njė Kuvend i madh nė Shalė, i cili nė popull u njoht me emrin Kuvendi i Kurillovės. Nė Kuvendin e Kurillovės, vend midis Shalės e Llapit, morėn pjesė 400 shaljanė dhe rreth 1500 llapjanė. Kėtu u Iidh besa e Shalės dhe Llapit.

Edhe dėshmitarėt, po edhe kėnga popullore “Grepacimi I Isa begut e Beqir Vocės” flasin pėr pikėpamjet e tyre tė ndryshme lidhur me atė se a duhet t’ia kthejnė pushkėn Turqisė apo jo, a paraqet rrezik mė tė madh Turqia apo Serbia, e cila rrinte nė kėmbė tė para dhe po pėrgatitej pėr t’iu hedhė viktimės nė shpinė. Nė fillim tė korrikut nisi kryengritja e pėrgjithshrne.

Kjo kryengritje u shėnua me ngritjen e flamurit kombėtar, tė cilin e sollėn nė Kosovė disa veprimtarė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nga kolonitė nė Evropė, nė Stamboll e Selanik. Flamurin e ngritur nė Vesekovc (sot quhet Kodra e Bajrakut), ia kishte dorėzuar Xhemajl Prishtinės patrioti i shquar Hoxhė Kadri Prishtina, i cili kishte ardhur nė Kosovė.

Mė 12 korrik u zhviliua njė betejė e lavdishme nė Grykėn e Kulinės e pas shtatė ditėsh edhe njė tjetėr nė Broboniq. Mė 22 korrik kryengritėsit shqiptarė tė udhėhequr nga Isa Boletini u nisėn pėr nė Pazar tė Ri dhe e Iiruan atė, ndėrsa pesė ditė mė vonė hynė nė Mitrovicė, ku menjėherė formuan organet e pushtetit lokal, kėshillat popullorė me detyrė tė posaēme qė tė ruajnė rendin e qetėsinė. Shaljanėt nė krye me Isa Boletinin pėrmes ideologut Hasan Prishtina njoftuan opinionin ndėrkombėtar se ata Iuftojnė jo pėr tė mbrojtur a pėr t’i zgjatur jetėn Turqisė nė Ballkan, por pėr t’i dalė zot tėrėsisė tokėsore tė Shqiperisė.

Mė 9 gusht Hasan Prishtina i paraqiti qeverisė turke programin prej 14 pikash, i cili pėrmbante kėto kėrkesa:

- nėpunėsit qė do tė emėroheshin nė Shqipėri, tė dinin gjuhėn shqipe dhe tė njihnin zakonet e vendit;
- shėrbimi ushtarak tė bėhej vetėm nė Shqipėri;
- t’u jepeshin armėt shqiptarėve;
- tė hapeshin nė katėr vilajetet: tė Kosovės, Manastirit, Shkodrės dhe Janinės shkolla tė tė gjitha shkallėve dhe tė mėsohej gjuha e vendit nė tė gjitha shkoiiat fillore dhe tė mesme;
- tė shpallej amnistia e pėrgjithshme dhe tė merreshin njė varg masash pėr zhviliimin ekonomik tė vendit etj.

Qeveria turke vonoi pėrgjigjen ndaj 14 kėrkesave tė shqiptarėve, prandaj kryengritėsit shqiptarė, mė 11 gusht 1912, nėn udhėheqjen e Isa Boietinit, Bajram Currit, Hasan Prishtinės, Riza beg Kryeziut, Jahja Agė Prizrenit, Mahmut Zajmit, Zefit tė Vogėl etj. hynė nė Shkup.

Ibrahim Pasha mė parė kishte kėrkuar nga Isa Boletini dhe shaljanėt qė tė mos niseshin pėr nė Shkup, duke i propozuar prijėsit tė shqiptarėve post tė lartė e bashkėluftėtarėve tė tij shpėrblime tė majme, por kot. Isai, duke qenė konsekuent nė vendimin e tij, i pėrgjigjet:

“Unė kam ngrit krye pėr hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpėrblime pėr vete. Unė jam mirė kur asht mirė Shqypnia!”


Nė luftėn e pėrgjithshme pėr ēlirimin e tokave shqiptare morėn pjesė shumė shaljanė nėn udhėheqjen e Isa Boletinit, tė cilėt, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes nga Hasan Prishtina me qeverinė turke, mė 26 gusht, u kthyen nė Shalė.

Isa Boletini u vendos nė Boletin dhe qėndroi deri mė 30 tetor 1912. Brenda kėsaj kohe organizoi ushtrinė pėr mbrojtjen e kufirit nga ushtria serbe. U zhvilluan luftėra tė pėrgjakshme nė Merdar, Llukovė, Albanik, Llapashticė, KuIinė e deri nė Prishtinė. Rezistenca mė e fuqishme u bė nė Merdar.

Pas largimit tė ushtrisė turke nga Mitrovica e rrethina, shqiptarėt menjėherė zgjodhen pėrfaqėsuesit e tyre nė organet e pushtetit, formuan gjy*qėsinė dhe administratėn e tyre, mirėpo udhėheqėsit e tyre brenda vendit nuk u paraqitėn unikė, tė bashkuar pėrballė orekseve grabitēare e tė shfrenuara tė shteteve ballkanike, Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė e Greqisė.

Ato kishin Iidhur aleancėn nė shtator tė vitit 1912, duke filluar kėshtu Luftėn e Parė Ballkanike, me qėllim qė secila pėr vete tė gllabėrojė nga njė copė tė tokave shqiptare. Gėzimi i fitores sė shqiptarėve qe jetėshkurtėr.

Shqiptarėt, pak tė dehur nga gėzimi i fitores, mė shumė tė lodhur e tė rraskapitur nga luftėrat e njėpasnjėshme, sikur nuk e kishin paraparė qė ushtritė e shteteve ballkanike, fqinjtė e tyre tė pabesė: serbėt, malazezėt, grekėt e bullgarėt do tė nisnin marshimin mbi tokat e tyre.

Vullnetarėt shqiptarė, tė prirė nga Isa Boletini e Beqir Voca, duke parė se rreziku rnė i madh vinte andej nga kufiri me Serbinė, nga Guri i Uglarit deri te Qafa e Ibrit, u pėrpoqėn t’iu kundėrvihen forcave tė pėrgatitura mirė tė ushtrisė serbe, t’u rezistojnė me vendosmėri sulmeve tė tyre, por nuk ia dolėn.

Sulmet e reparteve ēet*nike ishin tė forta dhe tė intensifikuara nė frontin pėrgjatė Ballit tė Shalės e sidomos nė luginėn e Ibrit. Pėr shkak tė mungesės sė armėve, ushqimit, organizimit tė rregullt, tė mirėfilltė tė ushtrisė, u detyruan tė tėrhiqen. Serbėt, pasi pushtuan Prishtinėn mė 22 tetor, pasi morėn edhe Vushtrrinė e Mitrovicėn, mė 1 nėntor 1912, e detyruan ushtrinė e rraskapitur shqiptare dhe prijėsin e tyre qė tė largohen tė dėshpėruar. Tėrheqja u bė nė relacionin Shalė e Bajgores-CarraIevė-Sedllar, Prizren-Bicaj-Kala e Dodės Ujmishtė, prapė Kala e Dodės-Kastrat-Sllovė te Elez Jsufi, nė Peshkopi, Maqellarė-Dibėr dhe Vlorė.13

Pushtirni i kėtyre viseve, sidomos i Shalės u shoqėrua me terror, me vrasje nė rnasė jo vetėm e luftėtarėve, por edhe e familjeve tė tyre: grave, fėmijėve e pleqve. Pushtuesit serbė dogjėn e rrafshuan me tokė pothuajse tė gjitha fshatrat e Shalės sė Bajgorės.

Nė Shqipėri po pėrgatitej Shpallja e Pavarėsisė. Isa Boletini, i cili po mbante lidhjet me Ismail Qemalin e patriotė tė tjerė, u nis pėr tė marrė pjesė nė aktin e ngritjes sė flamurit dhe nė formimin e Qeverisė sė Pėrkohshme. Mė 28 Nėntor nė Viorė arritėn Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri Pejani, ndersa njė dite mė vonė edhe Isa Boletini me dhjetra luftėtarė, kryesisht tė rinj shaljanė, ndėr ta edhe dy djem e dy nipa tė tij.

Kryetari i Qeverisė sė Pėrkohshme, Ismail Qemali, caktoi roje tė veta personale e nė derė tė qeverisė bashkėluftėtarėt besnikė tė Isa Boletinit, Halim Musė Bajgorėn dhe Ahmet Ali Llapin.

Kėshtu shaljanėt dhanė njė kontribut tė ēmuar ne mbrojtjen e Qeverisė sė Viorės. Mė 30 mars 1913, Isa Boletini me dy djemtė, Musėn dhe Ademin, Luigj Gurakuqin, Dhimitėr Beratin etj. mori pjesė nė delegacionin e kryesuar nga Ismail Qemali, qė u nis pėr udhėtim nėpėr kryeqytetet evropiane dhe pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Londrės tė 1912-1913 nė emėr tė gjithė kombit shqiptar.

Nė Shalė edhe sot kujtojnė dialogun e Isa Boletinit me ministnin e jashtėm anglez, Eduard Grein, qė ėshtė pėrjetėsuar edhe nė kėngė:

“Isa Beg, nė Evropė unė jam i pari qė tė ēarmatosa!
— Jo, ministėr, jo qe besa,
s’ēarmatosem sa t’jetė jeta!
Njenėn armė nė derė e dorėzova,
po kėtė tjetrėn prej brezi s’e nxora!
Mos besofsh po ta tregoj,
tė nandė plumbat i mban ne gojė!”

Kur Eduard Grej shprehte keqardhjen pse vendlindja e tij ishte aq Iarg kufirit sa nuk mund t’ia bashkonte Shqipėrise, Isai i pėrgjigjet i revoltuar pėr copėtimin e padrejtė tė tokave tona:

“Nuk jam ardhė kėtu vetėm pėr Mitrovicėn, por pėr ēdo pėllambė toke shqiptare tė Kosovės!”

Prijesi i Shalės dhe Kosovės shprehu aspiratat, kėrkesat e popullit shqiptar pėr tė qenė i bashkuar me shtetin unik kombėtar.

Ai protestoi kundėr kujtdo qė shprehej pėr copėtimin e Shqipėrisė:

“Nėse Evropa nuk do ta zgjidhė drejt ēashtjen e kufijve tė Shqipnisė, Ballkani nuk do tė ketė kurrė qetėsi!”

Ky parashikim gjenial i Isa Boletinit doli i saktė.

Popullata e Shalės sė Bajgorės, pas aneksimit nga Serbia dhe pasi ky pushtim u miratua nga Konferenca e Londrės, pėrjetoi terror tė paparė.

Kėtu u vendos pushteti ushtarak policor qė institucionalizoi njė politikė gjenocidiale. Me qėllim qė ta mbajė mė lehtė nėn kontrollė dhe ta nėnshtrojė mė shpejt Shalėn, popullatėn shqiptare tė saj, pushtuesi serb themeloi komunėn nė Bare.

Brenda tri vjetėsh ekonomia pėsoi humbje tė mėdha, bujqėsia u shkretua, zejtaria u prgjysrnua. Dhjetra famiije u shpro*nėsuan nga pronat e tundshme dhe te patundshme, qindra tė tjera u detyruan tė shpėrngulen nė Turqi apo nė Shqiperinė politike.

Megjithatė pjesa derrmuese e shaljanėve ishte e vendosur qė tė qėndrojė ne vatrat e veta. Pėr kėtė duhej tė organizoheshin pėr tė rezistuar. Ndonėse jo nė nivelin ēfarė do tė duhej, ata rnenjėherė filluan tė organizohen nė ēeta tė vogla kaēake, tė cilat bėnin kryengritje pėr tė rnbrojtur nderin e dinjitetin e familjeve tė tyre.

Lufta e kėtyre grupeve kundėr forcave serbe, formimi i grupeve kaēake pėr tė kundėrshtuar pushtuesin e ri (1913-1914) jepte rezultate shurnė tė vogla sepse ushtria dhe xhandarmėria serbe terrorizonte pa mėshirė popullatėn civile, madje edhe fėnijėt, gratė e pleqtė.


__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.