Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-11-06, 03:50   #31
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Rober tė deshirave personale

Kjo ėshtė situata e njė personi qe i ėshtė dhene pozite drejtuese ose fame, ose ndonje lloj tjeter kenaqesie. Nese ai e fiton ate qe do, ai kenaqet, por nese nuk ia arrin qellimit tė tij ai zemerohet, sepse me tė vertete robėrimi ėshtė robėrim i zemres;cfaredo gje qe e magjeps zemren, asaj gjeje i robėrohet zemra.
Kjo ėshtė arsyeja qe njė poet arab tha- "Skllavi ėshtė i lire pėr aq kohe sa ėshtė i kenaqur, dhe njeriu i lire ėshtė i robėruar pėr aq kohe sa ėshtė ziliqar. Une ndoqa deshiren time dhe ato me robėruan mua, sikur tė isha i kenaqur me ato qe kisha, do tė isha e lire"
Eshte thene se zilia dhe deshira e zjarrte jane si zinxhire rreth qafes e kembevce. Edhe sikur tė hiqet zinxhiri i qafes kembet jane akoma tė lidhura.
Transmetohet se Umer ibnul Khattab tha- "Zilia ėshtė varferi dhe bindja ėshtė pasuri. Kur ndonje nga ju braktis ndonje gje ai behet i lire prej saj. "
Kjo ėshtė dicka qe cdokush mund ta ndjeje nė zemren e tij, sepse kur ndokush e le dicka ai nuk ka me nevoje pėr tė dhe nuk ka deshire pėr te;ai nuk ka nevoje me pėr tė ose pėr ate qe mund ta ndihmoje ta kete
ate gje qe me pare deshironte. Nese ndokush deshiron dhe shpreson dicka zemra ėshtė e lidhur me ate gje, dhe personi ndjen se ka nevoje pėr te. Ky ėshtė rasti me ceshtjet e pasurise dhe pushtetit dhe pamjeve tė bukura tė njerezve.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-11-06, 03:50   #32
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Te kerkosh furnizimin (rrizkun) nga Allahu, jo nga njerezit.

Ibrahimi as keshilloi- ". . . pra kerkonie furnizimin tek Allahu, adhuronie Ate dhe shprehni falenderim Atij, pse tek Ai do tė ktheheni. El-Ankebute-17
Te gjithe kane nevoje pėr furnizim dhe mbajtje. Nese njė person e kerkon rriskun e tij prej Allahut atehere ai ėshtė rob i Allahut dhe robi e ndjen se ka nevoje pėr Allahun. Nese dikush e kerkon furnizimin nga krijesat do tė robėrohet dhe do tė ndjeje se ka nevoje pėr ato krijesa. Kjo ėshtė arsye pse ėshtė e ndaluar qe tė kerkohet furnizim nga krijesat, por ėshtė e lejueshme nė raste nevoje. Ka shume hadithe qe e ndalojne kete lloj tė kerkuari nga njerezit-
Profeti sas tha- "Ndonjeri nga ju mund tė kerkoje e kerkoje derisa vjen nė diten e gjykimit ma mish nė fytyrenb e tij (El-Bukhari, Muslim dhe Nesai)
Profeti sas tha- Te kerkosh lemoshe nuk ėshtė e lejueshme pervec pėr ate qe ėshtė nė borxhe tė medha, ai qe duhet tė laje gjakun (leket e gjakut) dhe pėr ate qe ka rene nė njė varferi shkatarruese. (Ebu Davud dhe Bejheki)
Profeti sa tha- "Nese ndonjeri nga ju do tė merrte njė cope e tė shkonte tė mblidhte dru, do tė ishte me mire pėr tė sesa tė kerkoje lemoshe prej njerezve, tė cilet mund ti japin ose mund mos ti japin (El-Bukhari dhe Ibėn Maxhah)
Profeti sas tha- "Cfaredo pasurie qe ju bie nė dore pa e kerkuar ose pa shpresuar pėr te, merreni, dhe cfaredo qe nuk ju bie nė dore mos shpresoni pėr te (El-Bukari, Muslimi dhe Nesai)
Profeti e beri tė qarte se ai nuk pelqen qe askush tė kerkoje lemoshe pėr asgje, qofte ajo kerkese me goje ose me zemer. nė njė hadith sahih Profeti sas tha- "Kushdo qe deshiron tė jete i pavaruar Allahu do ta beje ate tė pavarur. Kushdo qe deshiron qe tė mos kerkoje nga njerezit asgje, Allahu do ta ndihmoje qe tė lirohet prej asaj. Kushdo qe deshiron tė jete i durueshem, Allahu do ti jape durueshmeri. Askujt nuk i ėshtė dhene me mire dhe me bollshem sesa durueshmeria. "
Profeti sas keshilloi sahabin e tij me tė ngushte qe tė mos kerkoje nga skush asgje. ėshtė transmetuar se nese Ebu Bekrit do ti binte kamxhiku i tij kur ishte duke kaleruar, ai nuk do tė kerkonte prej askujt qe t`ia kapte, por ai do tė thoshte- Miku im i dashur (Profeti sas) me keshilloi qe tė mos kerkoj prej njerezve asgje.
Imam Muslimi transmeton nga Auf ibėn Malik qe Profeti mori besen nga ai dhe njė grup njerezish qe ata tė mos kerkojne prej njerezve asgje. Disa nga jerezit e atij grupit qe i dhane besen Profetit sas nese do ti binte kamxhiku i kalit nuk do tė kerkonin prej askujt qe t`ia kapte ate.
Shume ajete dhe hadithe tregojne qe nė duhet tė kerkojme nga Krijuesi, dhe jo nga krijesat.
Allahu thote-
E kur ta kryejsh (obligimin), atebote mundhu me adhurim. Dhe vetem tė Zoti yt perqendro synimin. El-Inshirah-7-8
Profeti sas i tha Ibėn Abbasit- Nese kerkon pėr dicka, lut Allahun, nese kerkon ndihme, kerko ndihme prej Allahut (Ahmed, Tirmidhi, Hakim)
Ibrahimi as tha- ". . . pra kerkonie furnizimin tek Allahu. nė arabisht kjo pjese e ajetit lexohet"Febtegu `indAllahil-risk"qe perkthehet si"kerko prej Allahut furnizimin. Pjesa indAllah (prej Allahut) ėshtė nė fillim perj njė arsye tė vecante qe tregon qe- mos kerko riskun prej askujt pos prej Allahut. Allahu thote- "Allahut kerkoni nga tė mirat e Tij. En-Nisae-32.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:51   #33
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Te ankohesh vetem tek Allahu

Njeriu ka nevoje pėr furnizim dhe gjera tė tjera, dhe ka nevoje tė ruaje vetveten nga demtimet. nė tė dy rastet ai duhet ti lutet Allahut. Robi nuk duhet tė luse pėr risk askend pervec Allahut, dhe ai nuk duhet ti ankohet askujt pervec Allahut. Ashtu sic Jakubi as tha- "Tha (Jakubi)- "Une hidherimin dhe pikellimin tim ia parashtroj Allahut. . . Jusuf-86
Ne Kuran, Allahu permend heqje dore tė mire, falje tė mire dhe durim tė mire. eEshte thene qe heqja dore nė menyre tė mire ėshtė tė heqesh dore e bojkotosh pa demtuar askend;falja e mire ėshtė tė falesh pa qortuar;dhe durim i mire ėshtė tė durosh pa iu ankuar askujt nga krijesat. Kur Ahmed Ibėn Hambeli ishte semure, i thane atij se Tausi e urrente ankesat e tė semurit dhe thoshte kjo ėshtė ankese, keshtu Ahmedi nuk u ankua derisa vdiq.
Te ankohesh tek Krijuesi nuk e kundershton idene e durimit tė mire. Sepse Jakubi as tha- "Durimi i mire, ėshtė shprese qe Allahu do tė mi sjelle tė gjithe. . . Jusuf-83 por gjithashtu tha- "Une hidherimin e pikellimin tim ia parashtroj vetem Allahut. . . Jusuf-86
Umer Ibnul Khattabi ra zakonisht recitonte suret Junus, Jusuf dhe En-Nahl gjate namazit tė sabahut. Kur arrinte tek ajeti i mesiperm ai qante aq shume sa denesa e tij degjohej deri tek safat e fundit.
Musa u luste- O Allah, Ty tė takojne tė gjithe falenderimet dhe vetem tek Ty e drejtoj ankesen time. Ti je i Vetmi prej tė cilit mund tė kerkoj ndihme, tek Ty kerkoj mbrojtje dhe tek Ty mbeshtetem. Nuk ka ndihme dhe fuqi pa Ty.
Nje nga lutjet qe Profeti sas beri kur populli i Ta`ifit i beri ate qe i beri eshte- "O Allah, tek Ty ankohem pėr dobesite dhe pamundesite e mia, dhe pėr njerezit qe nuk u behet vone pėr mua. O me i Meshirshmi , Ti je Zoti i tė shtypurve dhe Zoti im. O Allah tek kush po me le mua? Tek tė huajt qe me largojne e torturojne, apo tek armiku qe i ke dhene fuqi mbi mua? Per aq sa Ti nuk je i zemeruar me mua, asgje tjeter nuk ka rendesi, por mbrojtja dhe ndihma Jote jane me mire pėr mua. Kerkoj mbrojtje nė driten e perkrahjes Tende, drita e tė ciles i largon erresirat dhe i drejton ceshtjet e dun`jase dhe akhiretit, qe zemerimi Yt tė mos zbrese mbi mua. Kerkoj faljen Tende derisa Ti tė jesh i kenaqur me mua. Nuk ka ndihme dhe fuqi vecse nė Allahun.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:51   #34
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Te shpresosh nė meshiren dhe miresite e Allahut.


Sa me shume shprese tė kete robi nė meshiren dhe miresite e Allahut dhe nė mundesite e Allahut pėr t`ia plotesuar nevojat dhe ta ruaj nga demtimet, aq me teper shtohet ndjenja e robėrimit tė robit ndaj Allahut, dhe robi behet me i lire nga gjerat e tjera. Nese robi vendos shpresat e tij nė krijesat, ai do tė behet rob i tyre, por nese robi nuk shpreson nė krijesat ai ėshtė i pavarur prej tyre. Ashtu sic ėshtė thene- "Behu i pavarur dhe do tė jesh i barabarte me to, beji nder kujt tė duash do tė jesh me larte se ai, behu tė kesh nevoje nga kush do, do tė behesh rob i tij. "Keshtu kur robi shpreson nė Allahun, ai ėshtė njė rob i vertete i Tij, por nese zemra e robit refuzon tė kerkoje prej Allahut dhe tė shpresoje nė Te, atehere robi do tė largohet edhe nga adhurimi dhe robėrimi i vertete, sidomos kur pret nga krijesat nė vend qe tė shpresoje nga Krijuesi. nė kete rast zemra e robit do tė varet nga pozite e tij, nga ushtria e tij, ndjekesit dhe sherbetoret, ose nė familjen dhe miqte e tij, ose nė pasurine nė kursimet e tij, ose nė udheheqesit dhe ata qe jane me tė larte se ai, si psh nga mbrtei, sheikhu, punetor ose nga ndonje tjeter tė vdekshem. Allahu thote-
Ti mbeshtetju Atij tė perjetshmit qe nuk vdes kurre, madheroje me lavderimin qe i takon Atij, Ai mjafton pėr njohje nė hollesi tė mekateve tė robėrve tė Tij. El-Furkane-58
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:52   #35
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Te robėrohesh tė tjereve nė vend tė Allahut.


Cdokush qe varet nga njerezit e tjere qe ta ndihmojne ate, ta furnizojne ate ose ta drejtojne ate ėshtė i lidhur nga zemra, dhe ėshtė nė gjendje robėrimi ndaj tyre, edhe nese nė pamje tė pare duket sikur ai ėshtė nė ngarkim tė tyre dhe drejton punet e tyre. Njeriu i zgjuar sheh realitetet dhe jo pamjet e jashtme. Nese zemra e njė burri varet tek gruaja-edhe nese ajo ehste e lejuar sipas sheriatit pėr te-ai do tė jete i burgosuri i saj dhe ajoi mund ta drejtoje nga tė deshiroje, edhe pse nė pamje tė pare mund tė duket sikur ai ėshtė nė ngarkim tė saj sepse ėshtė burri ose ruajtesi i saj. Ai do tė jete i burgosuri i saj, dhe sidomos kur ajo e di sa varet ai nga ajo. sa e do ai ate dhe sa shume vlere ka ajo nė syte e tij. Keshtu ajo do tė kete mundesine ta drejtoje ate nė menyren e njė despoti prej tė ciles nuk mund tė lirohesh. ėshtė akoma me keq se kjo, sepse robėrimi i zemres ėshtė me i rende se robėrimi i trupit, pėr ate qe ėshtė robėruar trupersisht dhe burgosur nuk do ti behet vone shume pėr aq kohe sa zemra ėshtė e lire dhe nė paqe, sepse ai ndoshta mund tė gjeje rrugen tė lirohet nga ky robėrim trupor.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:52   #36
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Te ndjekesh zemren

Por nese zemra qe ėshtė kontrolluesja e trupit, i ėshtė robėruar dikujt tjeter pos Allahut, kjo ėshtė njė poshterim i vertete dhe burgosje, sepse robėrimi ėshtė pėr ate qe zemra ėshtė e lidhur ngushte.
Roberimi dhe burgosja e zemres formon bazat e shperblimit ose denimit. Nese njė musliman ėshtė burgosur nga njė kafir ose ėshtė skllaveruar nga ndonje keqberes me pa tė drejte, kjo nuk e demton ata pėr aq kohe sa ai i kryen obligimet ndaj Allahut aq shume sa ka mundesi. Edhe nese dhunohet qe tė thote fjale kufri, dhe e ben kete por zemra e tij ėshtė e vendosur me iman, as kjo nuk e demton ate. Por njė person zemra e tė cilit ėshtė e robėruar ndokujt tjeter pervec Allahut, kjo e demton ate, edhe nese nė pamje tė pare duket sikur ky person ėshtė sundues i tė tjereve.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:52   #37
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Liria e vertete.

Liri e vertete ėshtė liria e zemres dhe robėrim i vertete ėshtė robėrim i zemres, ashtu sic pasuria e vertete ėshtė tė jesh i kenaqur me ate qe ke. Profeti sas tha- "Pasuria nuk ėshtė tė kesh shume para;pasuria ėshtė tė kenaqesh me ate qe ke. (El-Bukhari, Muslim)
Kjo ėshtė ceshtja nese zemra e tij robėrohet nga njė grua qe ėshtė hallall pėr te, por nese zemra i ėshtė robėruar dikujt qe ėshtė harram pėr te, qofte grua apo femije, ky ėshtė njė denim i paimagjinueshme.
Keta qe dashurohen pas pamjeve do tė jene njerezit me denim me tė ashper dhe shperblim me tė paket. nese zemra e njė personi qendon e robėruar ndaj pamjeve qe ai do, ai do tė kryeje cdo tė keqe e korrupsion, dhe vetem Allahu e di madhesine e tė keqes se tij. Edhe nese ai nuk kryen njė mekat tė madh (zina), zemra e tij do tė jete e lidhur me te, dhe kjo ėshtė me keqe sesa tė kryeje njė mekat dhe pastaj tė kerkoje falje, derisa tė gjitha gjurmet e ketij robėrimi fallso tė dalin nga zemra e tij.
Nje nga arsyet kryesore tė kesaj situate tė mjerueshme ėshtė largimi prej Allahut, sepse sikur njė here zemra tė kete shijuar emblesine e adhurimit ndaj Allahut dhe sinqeritetin ndaj Tij, asgje nuk do tė jete me embel se ky adhurim, asgje nuk do tė jete me e shndritshme dhe me e vlefshme. Asnje nuk e braktis ate qe do vetem pėr dike qe do me shume, ose nga frika e dickaje tjeter. Zemra do tė braktise dashurine fallso pėr dashurine e vertete, ose nga frika e demtimit.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:53   #38
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?!

Ata qe e duan Allahun, jane tė ruajtur prej Tij.


Allahu pershkruan Jusufin as- ". . . Ashtu qe tė largojme nga ai tė keqen e tė ndyten. Vertet ai ishte nga robėrit Tane tė zgjedhur. Jusuf-24
Allahu largon nga robėrit e Tij nga ato gjera qe Ai nuk i pelqen si tė ndgjitesh pas pamjeve dhe tė duash ato, dhe Ai i ruan nga tė keqiat dhe tė shemtuarat nepermjet sinqeritetit qe ka robi ndaj Allahut. Kjo ėshtė arsyeja pse para se tė shijoje emblesine e robėrimit dhe sinqeritetit ndaj Allahut, robi do tė jete i permbushur me deshirat e tij, por kur e shijon embelsine e sinqeritetit dhe kjo ze vend nė zemren e tij, robi do tė jete nė gjendje tė kontrolloje epshet e tij pa aptur nevoje pėr shume trajtim. Allahu thote-
. . . vertet namazi largon nga tė shemtuarat dhe tė irrituarat, e permendja e Allahut ėshtė me e madhja. . . El-Ankebute-45
Namazi ėshtė mbrojtes nga tė keqiat, tė emertuara si vepra tė shemtuara dhe tė padrejta, dhe ndihmon qe tė arrish miresi, e emertuar perkujtimi i Allahut. tė arrish kete miresi ėshtė me e rendesishme sesa tė ruash veten nga tė keqiat, sepse tė permendesh Allahun dhe ta adhurosh Ate me sinqeritet tė vertete, ėshtė vetmbrojteje nga tė keqiat dhe ėshtė nė vetevete nė qellim pėr tė dhene fund atyre. Zemra ėshtė krijuar nė ate menyre qe e do dhe e kerkon tė verteten, dhe kur njė e keqe afrohet zemra e largon ate ose perndryshe do tė shkatarrohet ashti sic shkatarrohen tė mbjellat ngfa bari i keq.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:54   #39
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Pastrimi i shpirtit

Allahu thote- "Pra, ka shpetuar ai qe e pastroi vetveten. E ka deshtuar ai qe e poshteroi vetveten. Esh-Shems-9-10
Ka shpetuar ai qe ėshtė pastruar. Qe e perkujton madherine e Zotit tė vet dhe falet. El-A`ela-14-15
Thuaju besimtareve tė ndalin shikimet, tė ruajne pjeset e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė me e paster pėr ta. . . En-Nure-30
. . . e sikur tė mos ishte miresia e Allahut ndaj jush dhe meshira e Tij, askush prej jusj nuk do tė pastrohej kurre. . . En-Nure-21
Allahu e ka bere uljen e shikimit dhe tė ruash modestine qellimin kryesor tė pastrimit tė shpirtit. Allahu ka shpjeguar qe tė ruhesh nga veprat e keqia pastrohet shpirti, dhe nė pastrimin e shpirtit perfshihen qe tė largohesh nga cdo lloj mekati, perfshi veprat e keqia, padrejtesia, shirku, genjeshtra e keshtu me radhe.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:54   #40
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

I robėruar nga ambiciet e kesaj bote.


Ai qe kerkon pushtet e lidership i ėshtė robėruar atyre qe mund ta ndihmojne tė arrije keto qellime, edhe pse nė pamje tė jashtem duket sikur ai ėshtė mbi ata dhe ėshtė ai qe jep urdhera. nė tė vertete shpresat dhe frika e tij jane tek ata, keshtu ai i jep atyre pasuri e vende me pozite dhe shikon se mos bejne gabime, qe nė ket menyre ata ti binden dhe ta ndihmojne ate.
Ne tė vertete tė gjitha ata i jane robėruar njeri-tjeterit, dhe qe tė dyja palet kane braktisur robėrimin e vertete ndaj Allahut. Nese bashkpunimi i tyre pėr tė fituar pushtet nė toke ėshtė i padrjete, ateher ėshtė njelloj si ata qe bashkpunojne nė vepra tė keqia e zullum. secili nga ata, pėr arsye tė deshirave tė cilave i ėshtė robėruar, ėshtė skllav i tjetrit.
Kjo ėshtė e njejte pėr ate qe ėshtė nė kerkim tė pasurise, keshtu pasuria e robėron ate. Pasuria ėshtė dy llojesh. Lloji i pare ėshtė ajo qe njė person ka tė nevojshme pėr ushqimin, shtepine, gruan e keshtu me radhe, dhe kete ai duhet ta kerkoje nga Allahu qe ta perdore kete pasuri pėr nevoja personale, ashtu sic mund tė kerkoje njė mjet udhetimi, njė qilim qe tė ulet nė tė por pa u robėruar nga keto, ose tė behet i padurueshem. Pse kur e godet ndonje e keqe, ai ankohet se tepermi. Nderkaq, kur e gjen e mira, ai behet teper koprac. Mearixh-19-21
Lloji tjeter i pasurise ėshtė ai lloj qe njė person nuk e ka tė nevojshem, keshtu zemra e tij nuk ka pse tė preokupohet shume pėr te, sepse nese kjo ndodh ateher do tė behet rob i saj. Keshtu ai do tė behej i varur nga tė tjeret pos Allahut, dhe ai nuk ėshtė me njė rob i vertete i Allahut qe mbeshtet besimin tek Ai. Ky ėshtė personi i pershkruar nė hadith-
I mjeruar ėshtė robi i dirhamit dhe dinarit, i kadifes dhe mendafshit. (El-Bukhari dhe Ibėn Maxhah)
Kjo i referohet atyre qe behen rob tė ketyre gjerave. Nese ky lloj njeriu e lut Allahun pėr dicka, dhe Allahu ia jep, ai kenaqet, por nese Allahu nuk ia ploteson lutjen, ai zemerohet. Por robi i vertet i Allahut ėshtė i kenaqur me ate qe Allahu ėshtė i kenaqur, dhe urren ate qe Allahu urren. Ai do ate qe Allahu dhe i derguari i Tij duan, dhe urren ate qe Allahu dhe i derguari i Tij urrejne. Ai miqesohet dhe perkrah miqte e Allahut (eulijate) dhe shfaq armiqesi ndaj armiqve tė Allahut. Ky ėshtė ai qe imani i ėshtė bere perfekt, si nė hadithin-
Kushdo qe do pėr hir tė Allahut, urren pėr hir tė Allahut, jep pėr hir tė Allahut, dhe nuk jep pėr hir tė Allahut, e ka persosur imanin. (Ebu Davudi)
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:55   #41
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Pjese e besimit

Profeti sas tha- Pjesa e me madhe e imanit ehste dashuria pėr hir tė Allahut, dhe urrejtja pėr hir tė Allahut (Ahmedi dhe Taberani)
Eshte transmetuar se Profeti sas tha-
Jane tre gjera, kushdo qe i ka keto ka shijuar emblesine e besimit- kur e do Allahun dhe Profetin e Tij me shume se cdo gje tjeter;kur e do dike tjeter vetem pėr hir tė Allahut;dhe kur e urren tė kthehet nė kufer pasi Allahu e shpetoi prej tij ashtu sic urren tė hidhte nė zjarr. (Mutefekun alejhi)
Personi qe i ka arritur keto, do ate qe Zoti i tij do dhe urren ate qe Zoti i tij urren, keshtu Allahu dhe i derguari i Tij jane me tė dashur pėr tė se cdo gje dhe ai i do krijesat vetem pėr hir tė Allahut dhe pėr asnje asrye tjeter. Ky ėshtė ai qe e ka pesuar dashurine etij pėr Allahun, sepse tė duash ate qe Allahu do ėshtė persosje e dashurise ndaj Atij qe do. Keshtu ai i do profetet e Allahut dhe eulijate e Allahut sepse ata i zbatojne urdherat e Allahut dhe jo pėr ndonje arsye tjeter. Allahu thote-
. . . s`ka dyshim se Allahu do tė sjelle njė popull qe Ai e do dhe ata e duan Ate, qe ėshtė modest dhe i bute ndaj besimtareve, por i ashper dhe i forte ndaj mohuesve. . . El-Maide-54
Thuaj- Nese e doni Allahun, ateher ejani pas meje qe Allahu t`ju doje. . . Ali-Imran-31
Pejgamberi sas vetem urdheron ate qe Allahu do, dhe vetem ndalon nga ajo qe Allahu urren. Ai vetem ben ate qe Allahu do dhe i tregon nbjerezve qe tė besojne nė ate qe Allahu do.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:55   #42
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Nese e doni Allahun duhet tė ndiqni tė Derguarin e Tij


Kushdo qe e do Allahun duhet tė ndjeke Pejgamberin, tė besoje nė ate qe ai thote, tė bindet urdherave tė tij, dhe tė ndjeke rrugen e tij. Kush ben keshtu, ben ate qe Allahu do, keshtu Allahu do ta doje ate.
Allahu ka bere dy shenje pėr ata qe e duan Ate- te ndjekesh tė derguarin e Tij, dhe tė besh xhihad pėr hir tė Tij. Thelbi i xhihadit ėshtė tė perpiqesh tė arrish ate qe Allahu do nga feja dhe punet e mira, dhe tė kundershtosh ate qe Allahu urren si kufri, imoraliteti dhe mekati.
Allahu thote-
Thuaj- "Neqoftese eterit tuaj, djemte tuaj, vellezerit tuaj, bashkeshorete tuaja, farafisi juaj, pasuria qe e fituat, tregtia qe frikesoheni se do tė deshtoje, vendbanimet me tė cilat jeni tė kenaqur, jane me tė dashura pėr ju se Allahu, se i derguari i Tij dhe se lufta nė rrugen e Tij, ateher, pritni derisa Allahu tė sjelle vendimin e Tij, Allahu nuk ve nė rruge tė drejte njerezit e prishur. Et-Teube-24
Allahu e ka bere kete si njė paralajmerim pėr ata qe e duan familjen dhe pasurine me shume se Allahun, tė derguarin e Tij, dhe xhihadin nė rrugen e Tij. Me tė vertete kjo ėshtė vertetuar nga hadithi ku Profeti sas tha-
Pasha Ate nė duart e tė cilit ėshtė shpirti im, asnjeri nga ju nuk ka besuar sinqerisht derisa tė jem une pėr tė me i dashur se vetja e tij se femija e tij dhe se tė gjithe njerezit. (El-Bukhari, Muslim)
Eshte transmetuar se Umer ibnul Khattabi tha- O i derguari i Allahut, pasha Allahun ti je me i dashur pėr mua se gjithshka pervec vetes time. Profeti tha- Jo o Umer derisa une tė jem me i dashur pėr ty sesa vetja jote. Umeri tha- Pasha Allahun tė je me i dashur pėr mua sesa vetja ime. Profeti sas tha- Tani (ke tė drejte) o Umer. (El-Bukhari dhe Muslim)
Dashuria e vertete arrihet duke i qendruar besnik Atij qe do, duke dashur ate qe Ai do dhe tė urresh ate qe Ai urren. Allahu e do imanin dhe devotshmerine (takua) dhe Ai urren kufrin, imoralitetin dhe mekatin.
Eshte e ditur se dashuria ndikon deshiren e zemres. Sa me shume tė rritet dashuria aq me teper zemra do tė jete nė kerkim tė asaj qe Allahu do. Nese dashuria ėshtė e persosur, atehere duhet tė jete e vendosur pėr tė kryer vepra tė mira, nese robi ka mundesi ti beje ato. Nese nuk ka mundesi, le tė kryeje aq shume sa ka mundesi nga ato, dhe do tė marre njė shperblim tė ngjashme me ate qe i kryen ato, ashtu sic Profeti sas tha-
"Kushdo qe therret pėr nė rruge tė drejte do tė kete tė njejtin shperblim si ai qe e ndjek ate, pa iu pakesuar (te fundit) shperblimi aspak. Dhe kushdo qe therret pėr nė humbje do tė ngarkohet aq sa ai qe e ndjek ate, pa iu ulur denimi aspak (te fundit) (Muslim)
Dhe Profeti sas tha- (Kur ishin nė lufte)Ne Medine ka burra qe ju nuk kaluat njė vend ose njė lugime vecse ata ishin me ju. Ata pyeten- A jane ata nė Medine? Profeti tha- Ata jane nė Medine por kishin njė arsye (te forte qe nuk paten mundesi tė dalin nė luftim) (Mutefekun alejhi)
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:56   #43
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Xhihad

Xhihad ėshtė tė besh tė pamunduren, tė besh sa me shume tė kesh mundesi, tė besh ato vepra qe i do Allahu dhe tė largohesh nga ato gjera qe Allahu urren. Nese robi deshton nė tė bere dicka nė xhihadin e tij, kjo tregon dobesine ose jopersosjen e dashurise se tij ndaj Allahut dhe tė drguarit tė Tij.
Eshte e ditur se nuk mund tė arrihet ajo qe do, vetem me perpjekje tė medha, ose perndryshe nuk ia arrin qellimit. Ata qe jane tė dashuruar pas pasurise, pushtetit, dhe fames nuk mund ti arijne keto vecse duke vuajtuar disa demtime nė kete bote, por denimi do tė bie mbi ta edh nė akhiret. Nese njė person qe deklaron se e do Allahun dhe tė derguarin e Tij nuk ėshtė i afte tė perpiqet (per pune tė mira), tė cilat edhe njerez qe nuk e duan Allahun e kuptojne se duhet tė mundohen qe tė arrijne qellimet e tyre, kjo tregon dobesi dhe jopersosje tė dashurise se tyre pėr Allahun.
Eshte e ditur se besimtari i vertet ėshtė i mbushur me dashurine ndaj Allahut, Allahu thote-
"E nga njerezit ka asish qe nė vend tė Allahut besojne idhujt, qe i duan ata, sikur Allahun, po dashuria e atyre qe besuan Allahun ėshtė shume me e forte. . . El-Bekare-165
Me tė vertete njė person qe do Allahun-nese ai nuk arrin tė kuptoje dhe deshton nė tė kuptuarit drejt-mund tė shkoje nė njė rruge qe nuk ia arrihet qellimit. Keto rruge jane tė pavlefshme edhe nese njė dashuria e njė personi ndaj Allahut ėshtė e sinqerte dhe e madhe. Ateher si ėshtė puna me ate dashuri qe ėshtė fallso dhe e gabuar dhe rruga ėshtė e shtrember? Si nė rastin e atyre qe shkuan nė kerkim tė pasurise, pushtetit dhe fames, duke dashur ato gjera qe i bejne dem dhe nuk ai arrijen qellimit. Ajo qe duhet ndjekur ėshtė rruga e njerezve me mendje tė shendoshe qe tė arrihet qellimi.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:56   #44
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Ubudijjah(Adhurimi) e vertete pėr Allahun

Nese kjo shte kuptuar qarte, do tė kuptojme se sa me shume zemra mbushte me dashuri aq me shume mbushet me robėri, dhe anasjelltas, keshtu i jep Allahut perparesi ndaj cdo gjeje tjeter. Zemra behet e varur ndaj Allahut nė dy menyra- me ane tė adhurimit, qe ėshtė qellimi kryesor, dhe nga ana e tė kerkuarit ndihmen e Tij dhe tė mbeshtetesh besimin tek Ai, qe ėshtė qellimi dhe fundi i cdo gjeje. Zemra nuk mund tė jete e forte ose tė kete sukses, ose e kenaqur, ose tė ndjeje kenaqesi, ose tė jete e mire, ose tė jete nė paqe, ose tė jete e qete vecse duke adhuruar Zotin, duke e dashut Ate dhe tė kthehemi me pendim tek Ai. Edhe neqoftese i ploteson tė gjitha deshirat nga krijesat, nuk do tė ndjeje qetesi, sepse ka nevoje pėr Zotin e tij, sepse Ai ėshtė qendra e adhurimit tė tij, dashurise dhe lutjes, dhe kjo ėshtė rruga e vetme pėr tė patur gezim, kenaqesi, lumturi, paqe dhe qetesi.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:56   #45
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Nevojshmeria e tė kerkuarit ndihme prej Allahut.

Kjo mund tė arrihet vetem me ndihmen e Allahut, sepse askush nuk mund tė ndihmoje tė arrihet kjo pervec Allahut. Keshtu njeriu duhet tė kuptoje rendesine dhe kuptimin e vertet tė fjaleve- Vetem Ty tė adhurojme dhe vetem prej Teje ndihme kerkojme. El-Fatiha-5. Sepse nese njė person ėshtė i ndihmuar qe t`ia arrije asaj qe do, kerkon, deshirave dhe nevojave, por nuk adhuron Allahun, ai nuk do gjeje asgje vetem se merzitje, brenga dhe vuajtje. Ai asnjehere nuk do tė clirohet nga dhimbjet dhe veshtiresite e kesaj jete vecse duke dashur Allahun sinqerisht, keshtu qe Allahu ėshtė nė qender tė vemendjes se tij dhe ai e do Ate dhe i do tė tjeret vetem pėr hir tė Tij, dhe nuk do aske pėr hir tė vetes se tij por vetem pėr hir tė Allahut. Nese nuk e perveteson kete ai nuk e ka kuptuar kutpimin e vertete tė LA ILAHE IL ALLAH ose tė teuhidit ose tė ubudijjas ose tė dashurise ndaj Allahut. ėshtė dicka qe nuk shkon tek imani dhe teuhidi i tij dhe keshtu do tė kete dhimbje, brenga dhe merzitje.
Nese perpiqet t`ia arrije ketij qellimi pa keruar ndihmen e Allahut ose tė mbeshtese besimin tek Ai dhe tė varet tek Ai qe Allahu ta ndihmoje ta pervetesoje kete, ai asnjehere nuk do ta pervetesoje dashurine pėr Allahun. Sepse ajo qe Allahu do ndodh e ajo qe Allahu s`do nuk ndodh. Njeriu ka nevoje pėr Allahun, sepse Ai ėshtė i Vetmi qe adhurohet, kerkohet ndihme dhe duhet. dhe Ai ėshtė i Vetmi prej tė cilit duhet tė kerkohet ndihme dhe tė mbeshtetesh besimin. Ai ėshtė ilah, pervec tė cilit nuk ka tė adhuruar tjeter, Ai ėshtė Rabb, pervec tė cilit nuk ka Sundues tjeter.
Roberimi i vertete ndaj Allahut nuk mund tė arrihet dhe tė persoset nese keto dy koncepte (ilah dhe rabb) nuk kuptohet drejt. Kur njė person do dicka ose dike tjeter jo pėr hir tė Allahut por pėr hir tė vetes se tij dhe kerok ndihme jo nga Allahu por nga tė tjere, ai ėshtė rob i ketyre dhe i robėrohet tė tjereve nė vend tė Allahut. Nese personi nuk do askend pėr hir tė vets se tij, pervec Allahut, dhe ai nuk shpreson nė askend pervec Allahut dhe kur e kupton qe Allahu ėshtė Ai qe e krijoi, i percaktoi, dhe e kupton qe Allahu ėshtė Krijuesi dhe Vezhguesi i gjthshkaje qe ėshtė nė qiej e nė toke, dhe ai ka nevoje pėr Allahun-ateher ai e ka arritur robėrimin e vertete ndaj Allahut. nė kete menyre njerezit jane nė nivele tė ndryshme nė varesi tė shpresesh dhe frikes, dhe kete vetem Allahu e di.


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.