Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-11-06, 04:04   #61
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Veprat, qellimet dhe shirku

Profeti sas tha- "Kushdo qe ben njė veper qe nuk ėshtė nė perputhje me ceshtjen tone (Islamin) nuk i pranohet. Ahmedi dhe Muslimi
Profeti sas tha- "Veprat jane sipas qellimit dhe cdo person do tė kete ate qe kishte pėr qellim. Ai qe emigroi pėr Allahun dhe tė derguarin e Tij, emigrimi i tij ishte pėr Allahun dhe tė derguarin e Tij, dhe ai qe emigroi pėr hir tė kesaj bote ose pėr tu martuar, emigrimi i tij ishte pėr ate qe emigroi. Bukhari, Muslimi.
Kjo pike ėshtė baza e islamit, feja e vertete realizohet nė perputhje me arritjen e kesaj pike. Kjo ehste qellimi me tė cilin Allahu dergoi profetet dhe Librat e Tij. Ky ėshtė qellimi nė tė cilin Profeti sas i thirri njerezit dhe u perpoq pėr arritjen e ketij qellimi;kjo ėshtė ajo qe Profeti urdheroi dhe kurajoi, dhe ėshtė pika kryesore nė tė cilen feja mbahet.
Shirku ėshtė masiv dhe i zakonshem nė mesin e njerezve, ashtu sic thuhet nė hadith- "Ne kete ummet ėshtė me i fshehur sesa zhurma e kembeve tė bletes. "Taberani.
Sipas njė hadithi tjeter, Ebu Bekri tha- O i Derguari i Allahut, si mund tė ruhemi nė prej tij nese ėshtė me i fshehte sesa zhurma e kembeve tė bletes? Profeti sas tha- "do tė te mesoj disa fhale qe nese i thua do tė te ruajne nga shirku, i madhi dhe i vogli. Thuaj- O Allah, kerkoj mbrojtje tek Ty qe tė mos tė te shoqeroj asgje duke e ditur, dhe kerkoj faljen tende pėr ate qe nuk di. Ebu Ja`la
Umeri thoshte- "O Allah beji veprat tona tė drejta dhe beji ato tė jene vetem pėr hirin Tend, dhe mos le askend tjeter tė kete pjesmarrje nė to (tek nijeti qe tė jete vetem pėr hir tė Allahut)
Shume nga gjerat qe njerezit perzijne me qellimet e tyre jane deshirat e tyre tė fshehta, tė cilat i pengojne ata qe tė arrijne dashurine e vertete ndaj Allahut, ose robėrimin dhe sinqeritetin e vertete ndaj Tij. Shaddad ibėn Aus tha- "O arabe o arabe. Gjeja qe kam me shume frike pėr ju jane deshirat e fshehta. i Thane Ebu Daud Sixhistanit- "Cfare jane deshirat e fshehta? "Ai tha- "Dashuria pėr pushtet"
Ka`b ibėn Malik transmeton se Profeti sas tha- "Dy ujqer tė uritur nė mes tė deleve nuk i bejne aq shume dem sesa zilia e njeriut pėr pasuri dhe fame fese se tij. Ahmedi, Thirmidiu dhe Ebu Ja`la-Thirmidiu thote ėshtė hadith hasen.
Profeti po shpjegonte se demiqe i ben njė person fese se tij me ziline pėr pasuri e fame nuk ėshtė me e vogel sesa ajo e dy ujqerve tė uritur nė tufen e deleve. kjo ėshtė shume e qarte sepse nese nese personi ėshtė i kapur fort pas fese se tij nuk do tė kete asnje zili pėr keto gjera. Kur zemra e provon embelsine e robėrimit dhe dashurise se vertete ndaj Allahut asgje nuk do tė jete me e rendesishme pėr tė sesa kjo dhe asgje nuk do tė kete perparesi mbi kete. Keshtu veprat e keqia jane larg atyre qe jane tė sinqerte ndaj Allahut, Allahu thote- ". . . Ashtu qe tė largojme nga ai tė keqen dhe tė ndyten. Vertet, ai ishte nga robėrit tane tė zgjedhur. Jusuf-24
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-11-06, 04:04   #62
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Sinqeritet ndaj Allahut

Ai qe ėshtė i sinqertė ndaj Allahut ka shijuar embelsine e robėrimit tė vertete ndaj Allahut, qe e mban ate larg se qenit rob i dickaje tjeter, dhe ai ka shijuar emblesin e dashurise ndaj Allahut, qe e mban ate larg se dashuri gjera tė tjera. Sepse pėr zemren e qendrueshme, nuk ka asgje me tė embel dhe me tė shkelqyer sesa embelsia e besimit qe perfshin robėrimin dhe dashuri e sinqeritet ndaj Allahut. Kjo do tė thote qe zemra ėshtė e kthyer tek Allahu, duke iu frikesuar Atij, dhe duke mbeshtetur besimin tek Ai, Allahu thote- "Per secilin qe i ėshtė frikesuar Zotit pa e pare dhe ka qene i kthyer tek Ai me zemren tė sinqerte. Kaf-33
Ai qe do i frikesohet se mos e humb gjene qe po kerkon, ose tė gjeje gjene qe ai i urren, keshtu robi i Allahut qe e do Ate duhet tė jete gjithmone ndermjet shpreses dhe frikes, Allahu thote- "Te tille qe keta po lusin, veta ata kerkojne afrimin, shpresojne nė meshiren e Tij dhe i frikesohen denimit tė Tij. Vertet denimi i Zotit tend ėshtė pėr tu ruajtur. el-Isra-57
Nese robi ėshtė i sinqerte ndaj Allahut, Ai do ta zgjedhe ate, do t`ja rigjalleroje zemren dhe do ta afroje ate tek Ai, dhe do tė largoje nga Ai tė gjitha tė keqiat dhe tė shemtuarat. Ai frikesohet se mos arrin tė kunderten e saj, jo si zemra qe nuk ėshtė e sinqerte ndaj Allahut, e cila ka njė deshire dhe kerkon dicka qe ta duaje, edhe pse kjo dashuri nuk ėshtė e fokusuar dhe mund tė bie nė dashuri me cdo gje qe i del perpara ose ndodh tė deshiroje. Zemra ėshtė si deget e pemeve qe mund tė perkulet nga njė fllad, keshtu ndonjehere mund tė joshet nga pamje, tė ndaluara ose jo, dhe keshtu ai ngel njė i burgosur, i robėruar nga dickaje qe sikur tė ishte robi i tij do tė ishte turperuar me kete.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 04:05   #63
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Ti robėrohesh pasurise dhe pushtetit


Ndonjeher zemra ėshtė e joshur nga fama dhe pusheti, keshtu njė fjale e vetme mund ta beje ate tė gezuar ose tė zemeruar, dhe i ėshtė robėruar atij qe e lavderon edhe nese lavderimi ėshtė fallso, nė tė njejten kohe qe tregohet armiqsor ndaj atij qe e kritikon edhe nese kritika ėshtė me vend.
Ndonjehere zemra i ėshtė robėruar dirhemi e dinarit, edhe gjera tė tjera tė cilave zemra i ėshtė robėruar nga deshira qe ka pėr to, keshtu merr deshiren e ti pėr zot, dhe ndjek deshiren e vet nė vend qe tė ndjeke udhezimin nga Allahu.
Nese njė person nuk ėshtė i sinqerte ndaj Allahut dhe nuk behet rob i Tij, keshtu qe zemra ti robėrohet vetem Zotit tė tij, tė pashok, dhe Allahu tė jete me i dashur pėr tė sesa cdo gje tjeter, dhe tė jete i perulur dhe ti nenshtrohet Atij, ai do ti robėrohet krijesave dhe shejtanet do ta sundojne zemren e tij, keshtu ai do tė behet njė nga vellezit e humbur tė shejtaneve, dhe ai do tė mbulohet nga veprat e keqia e tė shemtuara, nė ate mase qe vetem Allahu e di.
Kjo ėshtė rruga e vetme dhe s`ka rruge tjeter.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 04:05   #64
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Besimi i vertete

Nese zemra nuk ėshtė e vertete nė besim ndaj Allahut, duke iu kthyer vetem Atij dhe duke u larguar nga cdo gje tjeter, ateher personi ėshtė njė mushrik-idhujtar-
"Perqendro veten tende sinqerisht nė fene, i larguar prej cdo tė kote, feja e Allahut nė tė cilen i krijoi njerezit, tė asaj natyrshmerie tė krijuar nga Allahu, ajo ėshtė feja e drejte po shumica e njerezve nuk e dine. tė kthyer sinqerisht tek Ai, kini frike prej Atij dhe falnie namazin e mos u beni nga idhujtaret. tė cilet e percane fene e tyre nė grupe, ku secili grup i gezohet idese se vet. Err-Rrum-30-32
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 04:06   #65
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Ibrahimi dhe Faraoni - familje tė kunderta.


Allahu e beri Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit udheheqes dhe shembull pėr ata besimtare tė vertete qe e duan Allahun dhe e adhurojne Allahun me sinqeritet, dhe Allahu e beri Faraonin dhe familjne e Faraonit udheheqes dhe shembull pėr idhujtaret qe ndjekin epshet dhe deshirat e tyre. Allahu thote nė lidhje me Ibrahimin- "Dhe ia falem atij Is`hakun e si dhurate edhe Jakubin. dhe qe tė gjithe i beme tė mire. Dhe ata i beme shembelltyre qe udhezonin sipas urdherit Tone, i orientuam nė pune tė mira, nė faljen e namazit, nė dhenien e zekatit dhe ata ishin adhurues Tane tė sinqerte. El-Enbija-72-73
Ne lidhje me Faraonin dhe njerezit e tij, Allahu thote- "Dhe ata i beme prijesa qe therrasin pėr nė zjarr dhe nė diten e kijametit atyre nuk do tu ndihmohet. Edhe nė kete bote i kemi percjelle ata me mallkim, kurse nė diten e kijametit ata jane tė perbuzur. El-Kasas-41-42
Ne fillim ndjekesit e faraonit nuk ishin tė gjendje tė dallonin ndermjet asaj qe Allahu do dhe e aprovon dhe asaj qe Ai e ka percaktuar tė ndodhe, duke menduar vetem nė termat e deshires se pergjthshme tė Allahut, dhe keshtu ata ishin tė paafte tė benin dallim ndermjet Krijuesit dhe krijesave, dhe menduan se ata ishin njė dhe e njejta gje.
Te paret e tyre menduan se Sheriat perfshin tė dyja bindjen dhe mekatin, hakikah perfshin mekatin pa bindje, dhe tahkik perfshin bindjen pa mekat. Ky tahkik ishte rruga e Faraonit dhe njerezve tė tij, tė cilet mohuan Krijuesin dhe mohuan qe Allahu i foli robit tė Tij Musait dhe e dergoi ate me urdhera dhe ndalesa.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 04:06   #66
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Dallimi midis Krijuesit dhe krijesave tė Tij

Ibrahimi dhe familja e tij besimtare domethene profetet dhe ata qe i besuan atyre, e kane ditur se ka dallim midis Krijuesit dhe krijesave tė Tij, dhe midis mekatit dhe bindjes. Sa me shume robi ta kuptoje kete diference aq me shume rritet dashuria dhe robėrimi ndaj Allahut, keshtu qe ai largohet akoma me shume nga tė adhuruarit, tė dashuruarit dhe tė bindurit tė te tjereve nė vend tė Allahut. Ndersa mushrikinet-idhujtaret e bene Allahun dhe krijesat e Tij njelloj. Ibrahimi tha- "Ai tha- "A po i shihni se c`po adhuroni? Ju dhe prinderit tuaj tė meparshem. nė tė vertete ata, jane armiq tė mij, pervec Zotit tė boterve. Esh-Shuara-75-77
Por ata perdoren perdoren si fakt fjalet e gabuara tė "dijetareve" tė tyre, ashtu si kristianet bene me fjalet e prifterinjve tė tyre.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 04:07   #67
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Fana-Humbje

Nje shembull i ketij koncepti tė fana-s (humbja e vetedijes, ulja e egos, dhe humbja e vetvetes)Fana ėshtė tre llojesh-

1. Fana e profeteve dhe eulijave qe kane arritur persosmerine.
2. Fana e eulijave dhe njerezve tė drejte qe jane duke u perpjekur nė rrugen e drejte edhe pse nuk e kane arritur persosmerine.
3. Fana e hipokriteve dhe heretikeve qe e bene Allahun tė ngashem me krijesat e Tij


Lloji i pare i fana-s ka kuptimin e zhdukjes e deshires pėr cdo gje pervec pėr Allahun, keshtu njė person nuk do askend ose asgje pervec Allahut, dhe nuk adhuron askend pervec Allahut, dhe nuk e mbeshtet besimin nė askend pervec nė Allahun, dhe nuk kerkon nga askush pervec nga Allahu. Ky ėshtė kuptimi qe kuptohet nga fjalet e Ebu Jazidit- "Une nuk dua asgje vetem ate qe do Allahu, dhe ate qe Ai ėshtė i kenaqur. "Kjo ėshtė ajo qe kuptohet me deshiren fetare tė Allahut. Persosmeri do tė thote qe njeriu nuk do, deshiron dhe pelqen asgje tjeter pervec asaj qe Allahu do, deshiron dhe pelqen, qe jane gjerat qe Allahu urdheroi dhe i beri ato wuaxhib ose mustehab. Ai do vetem ata qe Allahu do, si psh engjet, profetet, dhe tė drejtet. Ky ėshtė kuptimi i ajetit- "Vetem kush i paraqitet Zotit me zemer tė shendoshe. Esh-Shuara-89. Ata thane- Eshte "e shendoshe" dhe e sigurte nga cdo gje vetem nese ėshtė rob i Allahut, do cfare Allahu do, dhe e do Allahun. Kuptimi ėshtė i njejte e quajne apo jo Fana, ėshtė fillimi dhe mbarimi i Islamit, dhe qendra e gjithe fese.

Lloji i dyte i fana-s ėshtė humbja drejt tė tjereve, dhe qe ėshtė e arritur nga shume nga ata qe e ndjekin rrugen, sepse zemrat e tyre jane tė lidhura me dhiker, adhurim dhe dashuri ndaj Allahut, dhe tė larguar nga cdo gje tjeter. Asgje nuk shkon nė mendjen e tyre pervec pėr Allahun, ata biles as nuk e kane mendjen tek asgje tjetr, ky ėshtė kuptimi i ajetit- "E zemra e nenes se Musait agoi e zbrazet dhe gati e zbuloi ate sikur tė mos ia forconim zemren e saj qe tė behet e bindur. El-Kasas-10. Ata thane- "Zemra kushte harruar gjithshka pervec mendimet pėr Musain, dhe kjo ėshtė gjeja qe ndodh me ata qe jane shume tė preokupuar me dicka, qofte ajo dashuri, shprese apo frike-zemra ėshtė e larguar nga cdo gje pervec nga ajo qe do, shpreson dhe i frikesohet, keshtu e humb vemendjen nga cdo gje tjeter.

Nese kjo lloj fana e mbisundon personin, mendimi i tij rreth Allahut behet aq i madh sa nuk e ka mendjen tek asgje tjeter, as pėr ekzistencen e vetvetes ose dhikrit qe po ben, dhe cdo gje humb nė kete kuptim, cdo krijese, personi vete dhe gjithshka tjeter dhe mbetet vetem Zoti. Ajo qe kuptohet ėshtė se cdo gje shkatarrohet nė mendjen e personit, dhe keshtu ai nuk veren dhe mban mend asgje, dhe as qe e ka idene se cfare po behet rreth tij. Nese kjo ndjenje behet aq a forte sa personi e humb dhe nuk mund me tė marre vendime, ai mund tė mendoje se ai vete ėshtė personi qe do, ashtu sic u tha pėr njė njeri qe ra nė uje dhe ai qe e donte ate u hodh pas tij. I pari tha- une rashe rastesisht; po ti pse re? I dyti thote; une tė dua aq shume sa kujtova se isha ti.
Kjo ide i beri shume njerez tė humbin, keshtu ata menduan nė kuptimin fizik se nuk kishte me dallim nė mes tė njė personi dhe objektit tė dashurise se tij. Kjo ėshtė e gabuar sepse Krijuesi nuk mund tė bashkohet me asgje nė asnje lloj menyre. Me tė vertete asgje nuk mund tė bashkohet plotesisht me dicka tjeter pa u bere dicka tjeter se bashku;dhe esenca e dy gjerave ėshtė humbur kur ato bashkohen, keshtu ato behen dicka e trete, as si e para sa si e dyta si nė rastin e qumeshtit tė bashkuar me uje, ose ujit dhe veres e keshtu me radhe. Por ajo qe duhet nga tė dy behet nje, dhe ajo qe urrehet nga tė dy behet nje, keshtu ata duan dhe urrejne tė njejtat gjera. Njeri do cfare tjetri do dhe urren cfare tjetri urren, behet shok i atyre qe tjetri ka marre pėr shok dhe merr pėr armiq ata qe tjetri ka marre pėr armiq.
Kjo lloj Fana ėshtė larg tė qenit perfekte.
Eulijate me tė medhenj si ebu Bekri dhe Umeri dhe muhaxhirunet e ensaret-duke mos i perfshire profetet-nuk e kane ndjere kete lloj Fana. Kjo u shfaq pas kohes se sahabeve.
Sahabet kurre nuk e provuan kete lloj Fana ose ndonje humbje tė aftesive tė tyre sepse ata ishin shume tė forte me iman.
Sahabet, Allahu qofte i kenqaur me ta, ishin shume tė forte dhe tė vendosur nė besimin e tyre pėr tė humbur mendjet nė kete menyre, ose ti binte tė fiket, tė humbnin ndergjegjen, perhumbje, ose ekstaze.

Keto gjera filluan tė shfaqen nė kohen e tabi`ineve nė mes tė adhuruesve nė Basra, kishte nga ata qe humbnin ndergjegjen dhe biles vdiqen dur degjuan Kuranin, si Ebu Xhurair el-Darir dhe Zararah ibėn Aufa, kadiu i Basres.
Disa nga sheikhet e sufive arrijen nė kete gjendje humbjeje dhe dehjeje nė tė cilen ata jane tė paafte tė bejne dallimet e duhura, dhe kur jane nė kete gjendje ata mund tė thone fjale tė cilat, kur vijne nė vete, e kuptojne se ishin tė gabuara. Histori tė tilla jane transmetuar rreth sufive is Ebu Jazid, Ebul Hasan el Nuri dhe Ebu beker el Shibli dhe keshtu me radhe, dhe jo si Ebu Sulejman el darini, Ma`ruf El Karkhi dhe El-Fudajl ibėn Ajjad, duke perjashtuar El-Xhunaidin dhe tė tjere, tė cilet qendruan me mendje tė shendoshe nė tė gjithe ndjenjat e tyre dhe kurre nuk rane nė njė gjendje dehjeje e humbjeje etj. Ata qe arriten njė grade persosmerie nuk kane asgje nė zemren e tyre pervec dashurise pėr Allahun dhe deshiren pėr tė adhuruar vetem Ate. Ata kane dije tė gjere dhe gjykim tė drejet, keshtu qe atat i shohin gjerat ashtu sic jane nė tė vertete, dhe ata e dine qe krijesat jetojne vetem me urdherin e Allahut, dhe jane tė kontrolluara nga Ai, duke iu nenshetruar Kaderit tė Tij dhe duke u kthyer tek Ai. Kjo ua rrit besimin dhe largpamesine dhe cfaredo qe shohin nga krijesat e Tij behen shkak qe tė rritet sinqeriteti dhe perulja nė zemrat e tyre, dhe ti forcohet besimi i Teuhidit dhe atate adhurojen vetem Ate, pa i pershkruar asgje.
Ky ėshtė realiteti nė tė cilin Kurani therret. Kjo ėshtė baza e besimit tė persosur tė atyre qe me tė vertete e njohin Allahun, dhe Profeti sas ėshtė imami i tyre dhe me i persosur nė kete pikpamje nė mesin e tyre.
sepse kur profeti sas u ngjit lart nė qeiej, dhe pa shenja dhe mrekulli, dhe mori Shpalljen atje, tė nesermen nė mengjes asnje shenje e kesaj eksperience nuk u shihte nė fytyren e tij, dhe ai nuk u dukte ndryshe, dhe jo si Musai as i cili humbi ndergjegjen (kur foli me Allahun), paqja dhe meshira e Allahut qofte me tė dy ata.

Lloji i trete qe mund tė quhet fana ėshtė kur njė person deklaron se asgje tjeter nuk ekziston pervec Allahut, dhe ekzistenca e Krijuesit dhe e krijesave tė Tij jane njė dhe e njejta gje, keshtu nuk ka ndrushim nė mes tė Zotit dhe robit. Kjo ėshtė Fana e heretikeve tė humbur qe mendojne se Allahu ėshtė pjese e gjithesise. Kjo ide e perhapur nga disa "sheikh" njeri prej tė cileve tha- "Uune nuk shoh asgje pervec Allahut, ose nuk shoh tek asgje pervec se shoh Allahun e keshtu me radhe. Ajo qe nenkuptohej me kete ishte- "Une nuk shoh asgje zot pervec Allahut, ose asnje Krijues ose Kontrollues pervec Allahut, dhe nuk shoh askend tjeter me frike , shprese e dashuri pervec Allahut. Sepse syri drejton vemendjen drejt asaj gjeje qe zemra ėshtė e joshur. Nuk ka dashuri nė zemer, ose shprese, frike ose urrejte, ose cfaredo lloj emocioni tjeter qe ėshtė e lidhur nė zemer, e qe zemra tė mos kthehet drejt tij ose tė perqendroje vemendjen drej tij. Dhe neqoftese rastesisht e hesh njė shikim tek kjo gje, do tė jete si njė njeri qe hedh shikimin tek njė mur ose tek dicka tjeter qe nuk ka asnje vlere pėr te.
Dijetaret e vertete, Allahu qofte i kenaqur me ta, permenden dicka rreth Teuhidit tė vertete dhe nenshtrimit tė sinqerte, dhe robi nuk kthehet tek askush pervec tek Allahu dhe nuk e perqendron vemendjen tek askush pervec tek Allahu, qofte me frike, shprese apo dashuri;zemra ėshtė e zbrazur nga cdo gje e krijuar dhe nuk sheh me asgje tjeter vecse me driten e Allahut.

Vazhdon me poshte...
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 04:08   #68
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Vazhdim...

Keshtu ai degjon me tė Verteten, shikon me tė Verteten, perpiqet me tė Vertete, ecen me tė Verteten. Do ate qe Allahu do dhe urren ate qe Allahu urren;ai behet miq me ata qe Allahu ka marre pėr miq dhe merr pėr armiq ata qe Allahu ka marre oer armiq. Ai i frikesohet Allahut nė lidhje me krijesat, por nuk i frikesohet krijesave nė lidhje me detyrimet qe ka ndaj Allahut. Ai shpreson nė Allahun nė lidhje me krijesat, por nuk shpreson nė krijesat nė lodhje me detyrimet qe ka ndaj Allahut. Kjo ėshtė zemra e shendoshe e muslimanit nesimtat, i cili ka persosur besimin e tij vetem nė Allahun dhe e ka kuptuar me tė vrete mesazhin e profeteve dhe tė derguarve.
Lloji i trete i fana-s qe besojne se Allahu ėshtė ajo qe shihet (pantheizmi) ėshtė ideja dhe besimi i ndjeksve tė Faraonit, dhe grupeve tė tjera tė ngjashme si Karamitah etj.
Ne anen tjeter lloji i Fana-s i shijuar nga ndjekesit e Profeteve ėshtė lloji i fana-s i nderuar, dhe ai qe e ka arritur kete ėshtė nga ata qe Allahu i ka lavderuar dhe i ka qujatur eulijate e Tij, mbeshtetes tė sukseshem dhe grupi i fituar.
Keta dijetare tė vertete dhe njerezit e drejte nuk menuan"ajo qe shoh nga krijesat ėshtė Zoti i qiejve dhe tokes. Asnje nuk thote kete gje pervec atyre qe jane tė humbur plotesisht dhe tė korruptuar, qofte gabimi i tyre nė menyren e tė menuarit apo nė besimin e tyre. Keta lloj njerezish jane nė njė gjendje midis marrezise dhe herezise.

Te gjithe dijetare e vertete bijne dakort me konsensusin e gjeneratave tė para dhe imamamve tė ketij ummeti, qe ėshtė se Krijuesi i Lartesuar esht i ndare nga krijesat e Tij;nuk ka asgje nga vetja e Tij nė gjerat e krijuara, dhe asgje nga krijesat nuk ėshtė nė Te. ėshtė esenciale tebesh dallimin nė mes tė te Parit , tė Perjetshmit qe nuk ka fillim dhe tė besh dallim nė mes tė Krijuesit dhe krijesave tė Tij. Dijetaret kane folur me shume rreth kesaj teme sesa mund tė flasim ketu.
Ata kane folur pėr shume semundje dhe vesvese qe pushtojne zemrat dhe mendjet e njerezve. Dikush mund tė shohe krijesa e mendon se ėshtė Krijuesi i qiejve dhe tokes, sepse ai nuk mund tė beje dallimin nė mendjen e tij. ėshtė si shembulli i atij qe pa njė rreze dielli dhe mendoi se ishte dielli vete.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 04:08   #69
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

El Ubudijjah-pjesa e peste

Adhurimi vetem pėr Allahun
, ashtu sic Ai ka urdheruar
e gjthe feja ėshtė e bazuar nė dy pika-
Qe nė nuk duhet tė adhurojme asgje tjeter pervec Allahut, dhe se nė nuk duhet ta adhurojme ate nė asnje menyre tjeter pervec menyres qe Allahu e urdheroi nė Sheriatin e Tij, dhe se nė nuk duhet ta adhurojme Ate me menyra tė reja-bidate.
Allahu thote- ". . . e kush ėshtė qe e shpreson takimin e Zotit tė vet, tė te beje veper tė mire, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos e perzieje aske. El-Kehf-110
Kjo ėshtė realizimi i shehadetit, deshmise se nuk ka tė adhuruar tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i deguari i Allahut. Pjesa e pare na tregon nė se nuk duhet tė adhurojme askend tjeter pervec Allahut, dhe pjesa e dyte na tregon se Muhammedi ėshtė i derguari i Allahut qe e percillo mesazhin e Allahut, keshtu nė duhet tė besojme ate qe ai na tregoi neve dhe ti bindemi cfare na tha qe duhet tė bejme.
Profeti sas shpjegoi si duhet ta adhurojme Allahun dhe na ndaloi tė bejme ris-bidate, dhe na tha se bidatet jane largim nga e verteta. Allahu thote- "Nuk ėshtė ashtu, po ai qe i ėshtė dorezuar Allahut dhe ėshtė bamires, ai e ka shperblimin e vet tė Zoti i tij, pėr ata nuk ka frike, as nuk kane pse tė merziten. El-Bekare-112
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 04:08   #70
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Adhurimi ndaj Allahut dhe bindja ndaj tė deguarit tė Tij


Ashu sic jemi tė urdheruar qe tė mos tė friksohemi nga askush pervec nga Allahu, tė mos mbeshtesim besimin nė askend pervec nė Allahun, tė mos kthehemi tek askush pervec tek Allahu, tė mos kerkojme ndihme nga askush pervec nga Allahu dhe tė mos adhurojme askend pervec Allahut, gjithashtu jemi urdheruar tė ndjekim dhe ti bindemi Profetit sas, dhe ta marrim ate si shembull. Hallalli ėshtė ajo qe ai ka lejuar dhe harrami ėshtė ajo qe ai ka ndaluar. Feja ėshtė ashtu sic e ka pershkruar ai. Allahu thotė- "
E sikur tė kenaqeshin me ate qe ua dha Allahu dhe i derguari i Tij, e tė thonin- "Ne na mjafton Allahu, Allahu do tė na furnizoje me tė mirat e Tij, e edhe i derguari i Tij, dhe se vetem tek Allahu e mbeshtesim deshiren. Et-Teube-59
Allahu thote- ". . . C`ka t`ju jape Profeti, ate merrnie e c`ka t`ju ndaloje, permbanju dhe kini frike Allahun, se Allahu ėshtė ndeshkues i ashper. El-Hashr-7
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 04:09   #71
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Te mbeshtesesh besimin tek Allahu


Ne duhet tė mbeshtesim besimin vetem tek Allahu-
. . . nė na mjafton Allahu. Et-Teube-59
Ketu Profeti nuk ėshtė i permendur. nė njė pjese tjeter Sahabet pershkruhen si- "
E atyre qe dikush u tha- "Populli (idhujtaret) ėshtė tubuar t`ju sulmoje, pra kini frike! "
Ajo, vetem ua shtoi edhe me shume besimin e thane- "Neve na mjafton qe kemi Allahun, Ai ėshtė mbrojtesi me i mire. Ali-Imran-173
O pejgamber! Allahu tė mjafton ty dhe besimtareve qe jane me ty. El-Enfale-64
A nuk ėshtė Allahu qe i mjafton robit tė vet? . . . Ez-Zumer-36
Allahu do tė na furnizoje me tė mirat e Tij, e edhe i derguari i Tij. . . Et-Teube-59
Keshtu dhenia i pershkruhet Allahut dhe tė derguarit tė Tij, por miresia-el-fadl ėshtė vetem nga Allahu, , dhe permendet e para sepse miresia-el fadl ėshtė nė duart e Allahut dhe Ai i jep kujt tė doje. Allahu ėshtė Zoti i miresise se madhe-dhul-fadlin-adhim.
Allahu thote- ". . . dhe se vetem tek Allahu e mebeshtesim deshiren.
Keshtu deshsira, shpresa duhet tė jene vetem nė Allahun, Allahu thote- "E kur ta kryesh (obligimin), atebote mundohu me adhurim. Dhe vetem tė Zoti yt perqendro synimin. El-Inshirah-7-8
Profeti sas i tha ibėn Abbasit- "Nese kerkon kerko nga Allahu nese lutesh pėr ndihme lutju Allahut. Ahmedi, Thirmidi.
Ne Kuran ka tė njejtin mesazh nė sure tė ndryshme.
Adhurimi, frika dhe devotshmeria jane vetem pėr Allahun, por bindja dhe dashuria jane pėr Allahun dhe tė derguarin e Tij. Nuhu as i tha popullit tė tij- "Adhurojeni Allahun keni frike perj Tij dhe me degjoni mua. Nuh-3
Allahu thote- "Kush respekton Allahun dhe tė derguarin e Tij, i ka friken Allahut dhe i permbahet udhezimit tė Tij, tė tillet jane ata qe do tė arrijne ate qe deshirojne. En-Nur-52
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 04:09   #72
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Te adhurosh vetem Allahun

Profetet urdheruan njerezit qe tė adhurojne vetem Allahun, tė perqendrojne synimin vetem tek Ai, tė mbeshtesin besimin vetem tek Ai, dhe ti binden Allahut dhe tė derguarve. Shejtani i dergoi nė humbje kristianet dhe tė tjere, keshtu qe ata i shoqeruan Allahut dhe nuk iu binden profeteve. Keshtu ata moren prifterinjte dhe tė paret e tyre, dhe Mesihun birin e Mejremes, pėr zotera nė vend tė Allahut, dhe filluan tė mebeshtesin besimin tek ata dhe tė ktheheshin tek ata, duke iu kerkuar atyre gjera tė ndryshme e nė tė njejten kohe kundershtonin urdherat e tyre dhe nuk merrnin shembull nga ata. Allahu i udhezoi besimtaret tė cilet jane tė sinqerte ndaj Tij, ndjekes tė rruges se drejte, qe e dine tė verteten dhe e ndjekin ate, keshtu ata nuk jane nga ata mbi tė cilet ka rene zemerimi i Allahut apo jane tė humbur. Keshtu ata iu nenshtruan Allahut sinqerisht dhe u kthyen tek Zoti i tyre, duke e dashur Ate, duke e mbeshtetur shpresen tek Ai, duke iu frikesuar Atij dhe duke iu lutur Atij, duke e perqendruar tė gjithe vemendjen tek Ai dhe duke i drejtuar tė gjitha ceshtjet tek Ai, duke e mbeshtetur besimin tek Ai, dhe duke iu bindur dhe nderuar tė derguarit e Tij, duke i marre ata pėr miq, duke i ndjekur ata dhe duke iu permbajtur mesimit dhe udhezimit tė tyre.
Kjo ėshtė feja Islame, me tė cilen Allahu i ka derguar tė gjithe tė derguarit dhe profetet, tė parin e tė fundit. Kjo ėshtė e vetmja fe qe Allahu pranon, dhe ėshtė adhurim i vertet i Zotit tė boterave.
E lusim Allahun e Madheruar tė na ndihmoje neve qe tė jemi tė forte dhe tė persosur nė ndjekjen e fese se Tij, dhe tė na beje nė dhe gjithe muslimaneve tė vdesim muslimane.
Falenderimet i takojne vetem Allahut, paqe dhe bekim qofte mbi zoterine tone Muhammedin, familjen e tij dhe ndjekesit e tij.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 04:10   #73
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Shpjegimi i fjaleve

ehl el kalem filozofet islamike dhe teologet.
es-sahihejn tė dy librat e haditheve tė Bukharit dhe Muslimit
Ensar Ndihmuesit, muslimanet e Medines nė kohen e Profetit sas
ajah-ajet nga ana gjuhesore shenje- ajet i Kuranit, mrekulli etj
bid`ah-bidat risi nė ritet e besimit nė islam qe nuk ka baze nė Kuran ose sunnet
din fe, menyre jetese
dhiker tė permendesh Allahun, tesbih etj
dinar monedhe latinisht denarius
dirhem monedhe latinisht drachma
du`a lutje personale qe mund ta besh na arabisht ose cfaredo gjuhe tjeter
fana` humbje, humbje nė vetvete
hadith kudsi hadith qe permban fjale nga Allahu qe jane tė transmetuara nga proferti sas por nuk jane pjese e Kuranit.
hadith njė thenie ose tradite e Profetit sas
halal- hallall e lejuar
hanif njė besimtar monotesit qe nuk adhuron askend tjeter pervec Allahut dhe ndjek rrugen e Ibrahimit, pėr ata qe kane qene para Profetit Muhammed sas
harram e ndaluar
ibadah-ibadet adhurim
Iblis shejtani
ixhtihad tė japesh gjykim ligjor nga burimet ligjore (Kurani, hadithi)
iman besim
isnad zinxhir transmetimi nga njerezit qe transmetuan hadith nga Profeti sas. dijetare tė specializuar nė hadith si Bukhari dhe Muslimi e kane studiuar me kujdes isnedin e haditheve tė tyre. Vetem nese transemtuesit ishin tė sigurte dhe tė besueshem hadithi klasifikohet si i vertete
Isra udhetimi naten i Profetit nga Mekka nė jeruzalem
Xhabari sekt qe mohojne lirine e njeriut
Xhehemi, xhehemija sekt qe mohon cilesite e Allahut qe permenden nė Kuran
Xhibrili Shpirti i shenjte-err-rruhul kudus, enjgjelli qe transmeton shpalljet
Xhihad nga ana gjuhesore tė perpiqesh, ndryshe perkthehet si lufte e shenjte. Cdo akt qe ėshtė njė perpjekje pėr tė fituar kenaqesine e Allahut ėshtė xhihad.
xhinn krijesa prej zjarri
kafir pabesimtar
kufer pabesim, mohim i tė vertetes
Miraxh Ngjitja e Profetit nė qiellin e shate qe ndodhi nė tė njejeten nate me israne
muffesir dijetar qe komenton dhe shpjegon kuptimin e Kuranit. Punet e tyre jane tė njohura si tefsir psh tefsiri i ibėn kethirit etj
Muhaxhirun-muhaxhire emigrantet, muslimanet e Mekkes qe migruan me Profetin sas nė Medine
munafik hipokrit
mushrik idhujtar
mustehab e pelqyer e nxitur, i referohet veprave qe keshillohen tė behen por nuk ka gjynah nese nuk i ben
kader percaktimi i fatit
Kaderijja sekt qe thote se njeriu ka vullnet tė lire tė pavarur nga Kaderi i Allahut
Rafidah sekt qe adhurojne Aliun radiAllahu anhu, bejne vepra ekstremne dhe mallkojne sahabet
rrisk furnizim
Sahabah shoket e Profetit sas
sahih duke iu referuar hadithit do tė thote i vertete. ėshtė grada me e larte edhene nga dijetaret e hadithit
selef gjenerata e muslimaneve sahahbet e Profetit sas ate qe i ndoqen ata dhe ata qe i ndoqen ata
salah namazi
shejatin dreqer , tė keqinjte nga xhinnet jobesimtare
sheikh nga ana letrare ėshtė i moshuar por perdoret pėr dijetaret edhe mesuesit
Shejtani satani, dreqi i permedur nė Kuran me emrin Iblis
sufi musliman mistik. Historiksht, sufizmi e ka zanafillen nė Basra, Irak, ku disa njerez shkuan nė ekstremizem nė adhurim dhe duke braktisur jeten e kesaj bote. Sufizmi ishte i panjohur nė kohen e Profetit sas
sunnah sunneti, praktika e Profetit
surah sure e kuranit
Tabi`i tabi`in nga ana letrare ndjekes, ėshtė gjenerata e muslimaneve qe ndoqen sahabet, Allahu qofte i kenaqur me tė gjithe ata
tekbir tė thuash Allahu ekber
takua frike dhe devotshmeri ndaj Allahut
tevekul tė mebeshtesesh besimin tek Allahu
Teuhid njesimi i Allahut, kjo ėshtė baza e mesimeve tė islamit
ummah ummet ose komb, populli musliman si njė i tere, Ummeti nė Islami nuk ėshtė i bazuar nė gjuhe, rrace, kombesi, por perfshin tė gjithe ata qe besojne vetem Allahun dhe nė profetesine e Muhammed sas
uaxhib vaxhib e detyrueshme, vepera qe duhet tė kryhen, ka denim nese lihen pas dore
ueli shumes eulija psh eulija i Allahut ai qe ėshtė shume afer Allahut. eulijate e vertet i afrohen Allahut me adhurim tė sinqerte dhe besim, dhe statusin e tyre e di vetem Allahu. Ndonjeher perkthehet si shenjtor qe nuk ka baza nė Islam
zekat pagese e detyrueshme. njė pjese e pasurise e atij personi qe ka arritur njė minimum tė caktuar i jepet tė varferve. perqindaj varet nga lloji i pasurise nė rastin e parave ėshtė 2. 25%


Sheikhul Islam Taki ed-Din Ebul Abbas Ahmed ibėn AbdulHalim ibėn AbdusSelam ibėn Tejmijah el Harraani el Hambeli lindi nė 1263 er/661 hixhri nė Harran, qe ėshtė tani nė Turqine lindore nė kufi me Irakun. Ai erdhi nga njė familje dijetaresh dhe ishte vete dijetar nė njė moshe fare tė re, duke i mbaruar studimet kur ishte nė rini. Ai jetoi nė njė kohe shume tė rendesishme. Bota Islame ishte sulmuar nga Tataret dhe bidatet dhe sektet ishin perhapur shume. Ai luftoi nė cdo fushe, ushtarake dhe ideore, nė mbrojtje tė Islamit sipas udhezimit tė Kuranit dhe sunnetit. Perkete arsye u burgos nga pushtetaret e atehershem qe ishin nė anen e sekteve tė devijuara, por ai vazhdoi tė shkruaj dhe flase edhe nga burgu. Ibėn Tejmija vdiq nė burg nė Damask. Allahu e meshirofte

Me ndihmen e Allahut tė Madheruar e mbarova perkthimin e librit tė Ibėn Tejmijas. Lus Allahun ta pranoje kete veper nga mua dhe ta shtoje tek veprat e mija tė mira. Lus Allahun qe ky liber tė me beje dobi mua dhe gjithe besimtareve. Cdo ndihme ėshtė nga Allahu dhe gabimet jane vetem tė miat. Lus Allahun tė mi fale gabimet mua dhe gjthe besimtareve dhe leshimet nė perkthim dhe tė na bashkoje nė xhennet me profetet, tė sinqertit dhe shuhadate sa shoqerues tė mire jane ata.
Falenderimet i takojnė vetėm Allahut Sunduesit tė botėrave, paqja qoftė mbi Profetin Muhammed, mbi familjen e tij dhe gjithė ndjekesit deri nė diten e gjykimit. Amin



Perkthyes " Bekir Halimi"


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.