Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-07-05, 03:41   #1
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim Mehmet Ali Pasha

Mehmet Ali Pasha, pashai me origjine shqipetare qe pavaresoi Egjiptin nga sundimi osman



Kur shkon ne Kajro, vizitori ndeshet me shume surpriza interesante, qe kane te bejne me piramidat, mumjet, imazhet e Tutakahomit e Nefertitit, hieroglifet dhe muralet e vjetra mbi astronimine qe perbenin nje prej kalendeareve me te vjeter te njerezimit. Jane gjurmet e nje kulture mijravjecare, mbushur me mitologji dhe hyjni per njerezit, diellin apo henen.
Per shqiptaret, vec ketyre deshmive te kultures se lashte jane dhe dy supriza te tjera : varri i Mehmet Aliut ne xhamine Mokattan dhe vendi ku eshte kryer masakra e fameshme e mamlukeve (perfaqesuesit e Perandorise Osmane ne Egjipt) aty ku udheheqesit turistike u tregojne turisteve vendin e "kercimit te mamlukut"; ishin shqiptaret qe i dhane fund tmerrit te mamlukeve ne Egjipt, duke i dhene fund regjimit mamluk/osman ne kete regjion.
Kur je ne Kajro dhe Aleksandri, kerkon ne imagjinate imazhin e asaj figure historike, fytyren e te cilit e kemi pare vecse ne nje pikture te Horace Vernet . Keshtu, me kete imazh te krijuar per shqiptarin plak me callme dhe mjeker te bardhe, mund te udhetosh me te drejt legjendes. Pasi nuk eshte vetem Mehmet Aliu, por gjithe dinastia qe ai krijoi, dinasti qe do te jetoje gjer ne revolten e vitit 1952 dhe shpalljen e republikes se Egjiptit.

Ato dite ne Kajro, duke u ndeshur me ato thesare te medha te njerezimit, imagjinova nje cast befasine qe kishte provuar Mehmet Aliu kur ishte gjetur perpara piramidave ne Gize, para tempujve ne Karnak, ne nekropoleve e Tebes apo ne "luginen e mbreterve". Pas kthimit nga Egjipti menjehere kerkova ta takoja shkrimtarin e njohur Gilbert Sinoué, autor i romaneve te njohura si Libri i Safirit, Egjiptiania, Vajza e Nilit, E purpura dhe ulliri, etj.
Disa vite me pare ai kishte perjetuar aventuren pasionante te shkrimit te nje biografie "Faraoni i fundit" per Mehmet Aliun, tregetarin e duhanit nga Kavalla e Shqiperise- qe fati dhe trimeria do ta perjetesonin ne histori.
Ishte i natyrshem gezimi im dhe i tij njekohesisht qe takohej me nje shqiptar, dhe per me teper te mesonte se vepra e tij do te perkthehej ne gjuhen shqipe. Nje bashkebisedim ku mplekseshin kohrat, ngjarjet, emrat dhe ekspeditat e Mehmet Aliut ne kerkim te burimeve te Nilit, betejat e fameshme te Kadeshit apo Konjas, te Misolongjit e Navarinit.

Ne librin e tij te mrekullueshem " Faraoni i fundit " , dhe padyshim me i ploti nder autoret perendimore, Sinoué nuk eshte marre me piketakimin e Mehmet Aliut me boten shqiptare dhe Shqiperine, kohe kur ne Shqiperi, nen influencen e Revolucionit Francez, kishin filluar kryengritjet e para per shkeputjen e Shqiperise nga perandoria osmane. Madje, nje dekade para ketyre revoltave te medha shume prej shqiptareve kishin marre pjese ne betejat e Revolucionit Grek, vecanerisht ne Misollongj dhe vise te tjera te Greqise ku do te shquheshin Bocaret, Kollokotroni, Kondurioti e te tjere, mes te cileve dhe nje grua tjeter legjendare arvanitase, Bubulina nga ishulli i Hidres apo Jeanne d'Arc arvanitase sic quhej ne Perendim. Njihen tashme kryengritjet e fameshme shqiptare te viteve 30-40 te shekullit XIX-te, kryengritjet ne jug dhe ne veri te Shqiperise, ne Shkoder (1837) ne Mat e ne Diber, si dhe ne Berat apo Vlore.
Kur bije fjala per lidhjen e tyre me Mehmet Ali Pashen, emri i Tafil Buzit eshte nga me te permendurit ne keto kryengritje, kohe kur " faraoni i fundit " enderronte shkeputjen e Egjiptit nga Stambolli dhe shpalljen e nje shteti te pavarur Egjiptas. Duke shfletuar dokumentet e arkivave te Stambollit rreth kryengritjeve shqiptare dhe duke lexuar referencat ndaj Mehmet Ali Pashes se Egjiptit, te bejne pershtypje nje sere korespondencash turke apo dhe te huaja, qe deshmojne per lidhjen qe ekzistonte mes Mehmet Aliut dhe prijesave shqiptare. Dhe kjo jo vetem per aresye se ata ishin shqiptare, por sepse, nje kryengritje e madhe edhe ne Shqiperi, kontribuonte ne luften qe bente Mehmet Ali Pasha kunder Portes se Larte te Stambollit. Qe me 1833, kajmekami i Rumelise njoftonte Vezirin e Madh ne Stamboll se " Abdyl Koka i Delvines endet sa ne Egjipt dhe ne Misollongj .... "

Ne dokumentet historike rreth kryengritjeve shqiptare per pavaresi (" Dokumente arkivale osmane "), ne nje leter te nje administratori grek per Shqiperine, me 1835, shkruhej se " Tafil Buzi kishte deklaruar se ishte njeriu i Mehmet Ali Pashes. Rrebeli ne fjale pohoi se nuk do te largohej se sherbyeri ceshtjes se Mehmet Aliut. Nuk ka dyshim se kazate kryengritese si Vlora, Tepelena, Dishnica, Tomorrica, Skrapari, Mallakastra, qyteti dhe nahija e Beratit, Sulova e Verca, te kene patur korespondence direkte me Memet Ali Pashen ". Ne maj te vitit 1835, perfaqesuesi turk ne Londer, Mehmet Namik, njoftonte Porten e Larte se ishte takuar me ambasadorin austriak, princin Estirhazi, te cilit i kane ardhur udhezimet e Meternich-ut. " Permes valiut te Kretes, Mustafa Pasha , pashai i Egjiptit ka nxitur Tafil Buzin. Korespondencat e tij me kreret shqiptare jane tashme ne duart e Meternich-ut. Ambasadori austriak do ti paraqese Ministrise se Jashtme te Anglise kerkesen qe Anglia te porosise konsujt qe ka ne Shkoder, Krete dhe Shqiperi si dhe ambasadorin prane qeverise greke...Une i deklarova se konsujt angleze duhet te perpiqen qe ta kthejne ne rruge te drejte Mehmet Aliun, qe ai te heqe dore nga intrigat dhe turbullirat ne keto vise". Pashai i Kajros do te ishte nder te paret qe do te mbeshteste Mustafa Pashe Bushatlliun e Shkodres ne kryengritjen dhe betejat e tij ne Perlep apo Sofje. Ne shtator te vitit 1835 edhe Vasaf Efendiu i shkruan Vezirit te Madh mbi pjesmarrjen e Mehmet Aliut ne kryengritjen e Shqiperise. Ai tregon per " bashkepunimin e tij qe nga koha e Mustafa Pashes se Shkodres, per strehimin e bejlereve te arratisur shqiptare dhe dergimin e njerit prej tyre ne Berat, gjate kryengritjes se Shkodres. Madje disa kryengrites te arratisur, thuhet se kane gjetur strehe ne Egjipt ".

Qe me 1831, Zylyftar Poda kryesonte perpjekjen feudale shqiptare per tu shkeputur nga Stambolli. Me 1820-1831 u shemben pashalleqet e medha te Skodres dhe te Janines. Me 1835, dy vjet pas kryengritjes se Tafil Buzit, kemi kryengritjet e Dibres. Nder prijesit e kryengritjeve te jugut ishin dhe Celo Picari, Tahir Abazi, Ahmet Aga Cami e shume te tjere qe jane perjetesuar nga kenget popullore dhe epikea e ketyre viteve, emrat e te cileve i gjejme te lidhura gjithnje me kauzen e Mehmet Aliut. Ne shume dokumente vihet ne dukje se ne kohen e kryengritjeve te kesaj periudhe, Zylyftar Poda per t'ju shmangur hakmarrjes, e kishte zhvendosur familjen e tij nga Misollongji ne Krete, e cila ne ate kohe ishte nen pashalllekun e Mehmet Ali Pashes. Ato vite, Veziri i Madh i kerkonte guvernatorit te Selanikut ndonje informate rreth veprimtarise se Mehmet Aliut lidhur me Shqiperine. Ne shtator te po ketij viti, ne nje dokument te konsullit rus, drejtuar Rusise, zoti Duhamel shkruan se " e kercenova Mehmet Aliun se kishte gisht ne kryengritjen e Shqiperise dhe se per kete gje ai do te kishte pasoja ". Ne maj te vitit 1838, Rifat Beu, ambasador ne Austri, dergonte nje leter ku shkruan " Ne nje gazete te Londres, eshte botuar lajmi se Misirliu (Mehmet Aliu) ka terhequr disa luftetare prej brigjeve te Shqiperise dhe me ane te komisarit qe ndodhet ne Korfuz, eshte perpjekur te nxise veprimet e mallkuara te shqiptareve ". Mjaftojne vetem keto pak te dhena per te kuptuar lidhjen e shqiptareve me Mehmet Ali Pashen dhe besnikerine qe ata treguan ndaj tij. Ata do ta percillnin dhe ne udhetimin e tij te fundit.
Historiani Sabry, ne librin e tij biografik "Mehmet Ali Pasha" te botuar para ca kohesh dhe ne Shqiperi, duke pershkruar vdekjen e pashait te madh dhe dhimbjen e popullit, shkruan se " garda e tij si gjithnje ishte aty, si atehere kur ishte nisur nga Kavalla shqiptare. Ajo e nderoi shqiptarin e madh e te tmershem sipas zakonit te maleve te vendlindjes... " Edhe konsulli francez Mourriez ne kujtimet e tij per Mehmet Aliun, shkruan : " E pyeta nje dite Mehmet Aliun se perse aq shpesh ai thoshte se ishte shqiptar. Ai m'u pergjigj se i tille ishte dhe se fliste gjuhen shqipe. A nuk e kishim degjuar t'u fliste rojeve te tij shqiptare ?... Shqiptar jam dhe shqiptar do te vdes, - thoshte ai, - ndonese u perpoqa te behem nje egjiptian i mire".

Te shkruash mbi bemat e Mehmet Ali Pashes dhe birit te tij, strategut te lavdishem ushtarak Ibrahim Pasha, nuk mund te mos flasesh dhe per shqiptaret. Ata jane te pranishem jo vetem ne Kajro e Aleksandri por dhe ne Rozete e gjetke, duke te kujtuar keshtu vargun tragjik te popullit Mbece more shoke mbece/ pertej ures se Qabese... Pallati i Mehmet Aliut ruhej gjithnje nga besniket e tij, shqiptaret. Duke u prire shqiptareve ai mundi qe njerin pas tjetrit ti eliminonte te gjithe kundershtaret e tij, nga guvernatori i Kajros e deri tek prijesi i famshem i mamlukeve. Autori i " Faraonit te fundit " shkruan se kur Tosuni 18 vjecar, biri i dyte i Mehmet Aliut, ne krye te 6.000 shqiptareve dhe 2.000 kaloresve do te nisej kunder vehabiteve, ne Medina, drejt vendit te shenjte, per ti nenshtruar ata, ne grykat e Safra-s do te vriteshin pothuajse te 6.000 shqiptaret.
Sinoué i gjen shqiptaret perseri dhe ne betejat e Libanit dhe te Sirise, ne betejen e qytetit bregdetar Shen Joanit te Akres. Por kesaj rradhe nje garnizon prej 3.000 shqiptaresh ishin ne sherbim te Portes se Larte. Padyshim qe shqiptaret ne kete beteje kane qelluar mbi njeri tjetrin pa ditur se qellonin mbi bashkepatriotet dhe vellezerit e tyre. Jo rralle ne elegjite popullore shqiptare flitet per nizamet dhe varret e tyre ne humbetire, larg ne shkretetirat e perandorise.

Ne nje liber kujtimesh te shkrimtarit francez Gerard de Nerval, ne kujtimet e tij ai tregon se ne fshatin libanez Betmeri, aty ku druzet muslimane dhe maronitet e krishtere ishin ne lufte te vazhdueshme mes tyre, ishte vendosur nje trupe luftetaresh shqiptare qe te mund te ndalonte lufterat mes tyre. Ngado qe ishin, shqiptaret shiheshin si luftetare kryenece qe nuk e perfillnin vdekjen.
Per shqiptaret qe luftonin nen flamurin e Mehmet Ali Pashes shkruajne shume historiane e shkrimtare te njohur qe kane udhetuar ne ato kohra ne Egjipt, Afrike dhe ne Arabi. Libri "Pershtypje udhetimi" deshmon qarte per kete. Francezi Fromentin, i cili udhetonte pergjate Nilit, kur ndalon ne Siut, nje qytet i madh me ndertesa prej muri balte te thate, shkruan ne ditarin e tij se " ushtaret shqiptare qe ishin lajmeruar per ardhjen tone, dolen kurioze per te pare hyrjen tone ne qytet ". Habitesh vertet me kete gjeografi te madhe te perandorise ku ngado gjenden shqiptaret.

Nga historianet shqiptare, duke vecuar ketu studimin e njohur te Aleksander Xhuvanit, deri me sot na ka munguar nje studim i plote dhe i gjithanshem apo nje biografi rreth ketij personazhi qe te jete pare me kendveshtrimin shqiptar, pra ne lidhje dhe me shqiptaret dhe kryengritjet shqiptare. Cilet ishin keta shqiptare dhe nga c'vise vinin ata ? Si valle ishin gjendur ne Egjypt e gjer ne kufijt e Sudanit apo fushat e shkretetirave te Arabise ? Padyshim, arkivat e vjetra egjiptiane dhe te perandorise osmane ruajne plot te papritura per historianet dhe lexuesit shqiptare. Shqiptaret ishin gjithnje garda pretoriane e tij, luftetare qe dinin vetem te luftonin, kryenece e madje shpesh me mjaft telashe per te.
Duke shfletuar kujtimet e udhetareve evropiane te bejne pershtypje pershkrimet e shkrimtareve Flaubert apo Chateaubriand, te Nerval e Pierre Loti, te anglezeve Thackary, Kipling e shume te tjere. Ne librin e tij Itinerar nga Parisi ne Jeruzalem Shatobrian (Chateaubriand) flet per rruget plot njerez te Kajros dhe shqiptaret qe e rrethojne. Ne Esneh, pergjate Nilit, Flaubert na flet per shqiptaret qe ka gjetur atje, me te cilet pi kafe dhe ndjek vallet e ca valltareve siriane nga Damasku. Ne librin e tij Nili, francezi Maxime du Camp flet per taksaxhinjte shqiptare te Mehmet Aliut : " Shfaqja e nje shqiptari te vetem bente qe njerezit te zhdukeshin nga e gjithe Nubia... " Nje dite, duke shfletuar albumin e pikturave te piktorit francez Léon Gerome, i cili ne fundin e shekullit XIX-te kishte udhetuar ne Egjipt, tabllote e tij me figura shqiptaresh do me befasonin. Ishin nje mori personazhesh "arnaute", ku secili nga ta paraqiste nje tip interesant, te mprehte dhe me fytyre burrerore. Ato tabllo ishin padyshim nga deshmite me te gjalla te jetes se shqiptareve ne lagjet e pasura te Kajros. Ata njihen menjehere nga veshja e tyre karakteristike, floket e gjate dhe shtati i tyre i larte, gjithnje te ngarkuar me arme.

Nje pjese e trupes se shqiptareve ishte vertet e ashper ne nje mjedis te tille te panjohur per ta dhe ne nje gjendje te perhereshme lufte me mamluket (perfaqesuesit e Perandorise Osmane ne Egjipt), te cilet do te shfaroseshin gjithnje e me shume gjersa me ne fund ata pranuan nenshtrimin.
Sigurisht, ne fillim askush nga shqiptaret nuk mendonte te qendronte perjetesisht ne Egjipt, e akoma me shume ne viset e largeta te Nilit gjer ne Nubi, Asuan e kufijte e Sudanit. Sic thoshte populli, ata kishin ikur " nizam " ne Misir apo shkretetirat e Arabise. Dekadat shkonin dhe pinjollet e gjeneratave te shumta prisnin kthimin e atyre qe s'do te ktheheshin kurre. Nje skene interesante pershkruan Chateaubriand gjate udhetimit te tij te pare me anije neper Nil. Me 1806, ai eshte vecse 38 vjecar dhe shoqerohet ne anije nga nje grup luftetaresh shqiptare. " Me zhurmen me te vogel, shqiptaret merrnin pushket dhe shkonin ne bordurat e anijes. Ata ngjanin sikur luftonin me armiq imagjinare. Gjysma e atyre shqiptareve ishin muslimane dhe gjysma tjeter te krishtere. Ata hidhnin gllenka vere duke klithur ne frengjisht ca fjale te renda dhe duke qelluar ne ajer... "

Por edhe pas vdekjes se Mehmet Aliut dinastia e tij do ti mbante gjalle lidhjet me Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo u deshmua jo vetem me zhvillimin e nje diaspore intelektuale ne Misir (Egjipt) dhe veprimtarise se rilindasve shqiptare, por edhe me interesimin e kesaj dinastie per fatet e ardheshme te Shqiperise ne shekullin e XX-te. Mbreti i Egjiptit, Fuadi, tri vajzat e tij do ti martonte me bejlere shqiptare. Ne vitin 1914, kur Europa do te kerkonte nje princ per Shqiperine, madje edhe pas largimit te princit Vid, nder kandidaturat e tyre kishte dhe nje princ te dinastise se Mehmet Aliut, vete vellai i Fuadit. Albert Defance, minister i Frances ne perfaqesine e Kajros, ne 6 korrik 1914 i dergonte nje shkrese ministrit te tij te Puneve te Jashtme, zotit Viviani, ku i shkruante : " Qeveria italiane po perpiqet te gjeje nje princ qe te zevendesoje princin Vid : princin Ahmed Fuad, xhaxhain e kedivit (mbretit) te Egjiptit. Por vec atij ka dhe pretendente te tjere qe presin momentin te deklarohen si pretendente. Nje prej tyre dhe vellai i kedivit, princi Mehmet Ali. Princi Fuad me ka pohuar kohet e fundit se perfaqesuesi diplomatik i Italise ne Kajro, i ka kerkuar qe qeveria egjiptiane te mbeshtese kandidaturen e tij ". Ne vitet e fundit te "dinastise Mehmet Ali" mbreti Faruk I-re do ta priste si nje mik te privilegjuar mbretin Ahmet Zog qe vinte te gjente strehe fill pas Luftes se II-te Boterore. Mbreti Zog do te largohej vetem pas permbysjes se monarkise nga ana e koloneleve Naser dhe Sadat.

Nje nga kontributet me te medha te Mehmet Ali Pashes ishte se qe ne vitet e para te pushtetit te tij, ai kerkoi te krijoje nje Egjipt modern dhe per kete ai nuk veshtroi nga Stambolli por nga Evropa e qyteteruar dhe se pari nga Franca. Ne libra te ndryshem historike apo pershtypje udhetimi te shekullit XIX-te gjer ne hapjen e kanalit te Suezit (1869), gjen nje dyndje te vertete te botes franceze ne Egjipt per modernizimin e tokes se vjeter te faraoneve, duke filluar nga koloneli Seve qe me vone do te behej Sulejman Pasha. Valle admirimi per Napoleonin e madh apo lidhja me mikun e tij zotin Lion, tregetarin nga Marseja, e shtyu shqipetarin e madh nga Kavalla qe te adhuronte Francen ?
Dyndja e inxhinjereve, konstruktoreve, gjeografeve, shkencetareve franceze eshte e habiteshme. Champollion eshte arkeolgu i pare qe do te themelonte egjiptianologjine dhe do te deshifronte boten dhe heroglifet e faraoneve : Jumel, Bellefonds, Jomard, Clot, Lerminant, Lesseps e shume e shume franceze te tjere ishin ato ura qe do te lidhnin ngushte Francen me Egjiptin. Egjipti njohu nje rilindje te papare : manifaktura, fabrika, akademi ushtarake e mjeksore, institute, shkolla, gazeta, kanale vaditese e ujesjelles, parqe e muzeume... Saidi, nje nga bijte e Mehmet Aliut, do te studjonte ne France. Ismaili qe dhe ai do te hypte ne fron, ishte nga adhuruesit me te flakte te kultures europiane. Ishte Mehmet Aliu qe dergoi grupe te shumta te rinjsh egjiptiane per te studjuar ne shkollat me te mira pariziane per te mesuar mjeksine, artin e ndertimit te rrugeve dhe urave, shkencen moderne ne pergjithesi, etj. Kjo rilindje e Egjiptit do ta befasonte dhe vete shkrimtarin e politikanin Chateaubriand, i cili ne librin e tij "Kujtime pertej varrit" do te shkruante : " Francezet mbollen ne Egjipt faren e qyteterimit, te cilen Mehmet Aliu e kultivoi. Lavdia e Bonapartit u rrit : nje rreze drite rreshqiti ne erresirat e fese dhe nje e care i u be barbarise ".

Te flasesh per dinastine e Mehmet Aliut nuk mund te mos permendim birin e tij Ibrahim Pashen, strategun e madh dhe fituesin e betejave te lavdishme te Nezibit, Shen Joanit te Akres apo te Konjas. Rasti e solli qe pak kohe para vdekjes se papritur te tij, Ibrahimi te vizitonte Francen dhe te pritej nga vete mbreti, Louis Philippe apo Napoleoni i III. Ne oborrin e Hotelit te Invalideve, pasi eshte perulur para varrit te Napoleonit, ai pershendetet nga dy mije veterane te luftrave napoleoniane. Apoteoza e vizites se tij eshte ne " Champ de Mars " : " Kurre ndonjehere qe nga koha e Napoleonit, - do te shkruante ne kujtimet e tij Edourd Gouin, - kjo fushe nuk kishte sherbyer si nje teater kaq te shkelqyer dhe solemn. Edhe vete dielli dukej se kishte veshur roben e festes per te pershendetur nje nga bijte e tij, fitimtarin e Nezibit... " Mehmet Ali Pasha, si dhe Ibrahimi dhe pasardhesit e tij, ishte nga te rrallet pashallare tolerante persa i perket riteve e besimeve te ndryshme fetare. Koptet e krishtere, katoliket ortodokset, cifutet, greket e armenet, te gjithe ishin te lire te praktikonin fene e tyre. Madje Mehmet Ali Pasha ndonjehere bente shaka mbi fene muslimane. Interesant eshte gjithashtu fakti qe kur doli nga takimi me Mehmet Ali Pashen ne Kajro, shefi i te krishtereve te Jeruzalemit, Kustodi, do te shprehej : "Ai na foli si nje peshkop i vertete". Ibrahim Pasha deklaronte hapur barazine e feve ne gjithe tokat e mbreterise se Mehmet Ali Pashes. Besniket dhe bashkepuntore te tij ishin jo vetem muslimane por dhe kopte, ortodokse, greke e armene, cifute e te krishtere te Perendimit. Barazia e fese ishte e shkruar ne ligj.

Bota e shqiptarit nga Kavalla ngjan ende si nje bote disi e larget dhe e panjohur per lexuesin shqiptar, edhe pse ajo eshte nje nga figurat me unikale ne historine e diaspores shqiptare. Jeta e tij ishte nje epope e madhe, veshtire per ta permbledhur brenda nje libri, pasi ngjarjet jane te shumta. Vetem arkivat diplomatike te Stambollit, Frances, Anglise, Rusise, Austrise, etj, permbledhin dhjetra mijra dokumente qe presin te dalin ne drite. Ky njeri qe shkoi te luftonte kunder Napoleon Bonapartit ne brigjet e Egjiptit me 1800, ne emer te Perandorise osmane, me pas do ta bente perandorin francez idhull te tij, aq sa ne boten europiane ate do ta quanin " Napoleoni musliman ". Madje ai ka pasur deshire tu thote biografeve te vet se ka lindur ne te njejten dite si dhe perandori francez. Aq legjendare u be figura e Mehmet Aliut ne ate epoke sa ne vitet 40 te shekullit XIX-te, duke ju referuar figures se tij, Victor Hugo ne permbledhjen Les Orientales, do te shkruante : " Nese ka nje kolos qe mund te krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial eshte Mehmet Ali Pasha ; ai qendron krah tij ashtu sic rri tigri perballe luanit, si skifteri perballe shqiponjes... "

Luan RAMA-Perfaqesuesi shqiptar ne UNESCO

Korrieri


__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-07-05, 04:24   #2
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Piktura nga Jean Leon Jerome, me personazhe shqipetare ne Egjipt!









me shume info rreth ketyre tablove, edhe ne librin "Shqiperia nepermjet Artisteve" te Ferid Hudhrit, botuar nga Onufri, Tirane.
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-05-06, 04:01   #3
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-05-06, 05:50   #4
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim



Jean-Léon Gérōme, Arnaut Blowing Smoke at His Dog, 1882. Lost. Photograph in Cabinet des Etampes, Bibliothčque Nationale, Paris: Gérōme, Oeuvres, XV, 5.
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-08, 20:38   #5
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

Prof.Dr.Beqir Ismaili
www.kontribut.com




Kajro,


Pas periudhės sė sundimit francez, pėr sundimin e mėtejshėm tė Egjiptit u orvatėn tri fuqi tė ndryshme, tė cilat kishin qėllime kontradiktore. Kėto fuqi shkuan aq larg sa i shpallėn luftė njėra-tjetrės duke luftuar secila palė mė vete ndėrkohė qė francezėt, pėr tė vazhduar tė kenė edhe mė tej nė duar sundimin e Egjiptit, filluan pėrgatitjet e tyre nė luginėn e Nilit.
Fuqia e parė qė kėrkonte tė rimerrte nė duart e veta Egjiptin ishte Perandoria Osmane apo Shteti Osman, i cili tre shekuj tė shkuar e kishte ēliruar njė herė atė dhe pėr pasojė, dėshironte qė Egjipti tė rikthehej nė duart e tij me qėllim qė tė tė kujdesej pėr tė, duke e futur nėn mburojėn e vet si njė principatė osmane.
Fuqia e dytė ishte ajo angleze e cila kishte qenė gjithmonė prezente nė kėto vende dhe po pėrgatitej ta okuponte pėrsėri. Anglia kishte pėr qėllim qė nėpėrmjet Egjiptit t'i hapte rrugė vetes pėr nė Detin e Kuq dhe atė Mesdhe, tė siguronte mbizotėrimin e saj nė vijėn kryesore bregdetare e prej kėtu tė lidhej me Indinė.
Ndėrsa fuqia e tretė pretendente pėr tė sunduar nė Egjipt ishin mamlukėt tė cilėve u kishte mbetur nė duar sundimi i Egjiptit qė nga koha para ēlirimit tė osmanllinjėve. Sundimi i mamlukėve nė kėtė vend realisht ishte sipėrfaqėsor, pasi ata vepronin sipas pėlqimit tė osmanllinjėve.
Ndėrkohė qė kėto fuqi luftonin njėra tjetrėn pėr tė marrė sundimin e Egjiptit, "Forca Popullore Egjiptiane" bėri tė dėshtonin qėllimet e tyre.
Komandanti i batalionit shqiptar tė ushtrisė turke nė Egjipt-Misir, shqiptari Mehmet (Muhamed) Aliu, njė njeri inteligjent dhe largpamės, arriti tė kėtė ndikim tė madh nė kėtė drejtim.
Ai u afruar pranė Forcės Popullore Egjiptiane, me menēuri dhe devocion, fitoi respektin dhe besimin e saj e nė Korrik tė vitit 1805, me miratimin e kėsaj Force u emėrua mėkėmbės i Egjiptit. Portės sė Lartė tė Shtetit Osman nuk i mbetej tjetėr veēse ta shpallte Mehmet Aliun (tė njohur si Muhamed Ali Pasha) udhėheqės tė Egjiptit.
Menjėherė pas emėrimit mėkėmbės i Egjiptit, Mehmet Aliu filloi organizimin e shtetit e mė pas solli nė Egjipt familjen e tij, e cila do ta udhėhiqte vendin pėr mase njė shekull e gjysmė. Njėmbėdhjetė udhėheqės tė kėsaj familje do tė gėzonin ofiqe tė larta shtetėrore si mėkėmbės, pashallarė, sulltanė dhe mbretėr. Periudha e sundimit tė dinastisė shqiptare nė Egjipt njihet si periudha e artė pasi vendi filloi tė ringjallej. Fusha tė ndryshme si arsimi, kultura, zejtaria, bujqėsia, ushtria, etj, morėn njė zhvillim tė madh, gjė e cila bėri qė vendi tė ecė pėrpara.

Mehmet Aliu dhe pasardhėsit e tij

Pema e dinastisė sė shqiptarit Mehmed Ali Pasha qė drejtoi Egjiptin pėr mase njė shekull e gjysmė, deri me fillimin e Revolucionit popullor pas tė cilit Egjipti u shpall Republikė, i ka rrėnjėt tek vetė Mehmet Aliu, pėr tė vazhduar mė pas me pasardhėsit e tij, Ibrahim Pasha i biri i Mehmet Ali Pashės, Abbas Hilmiu i Parė biri i Ahmet Tusun Pashės djalit tė Mehmet Aliut, Muhammet Seid Pasha djali i Mehmet Ali Pashės, Princi Ismail i biri i Ibrahim Pashės djalit tė Mehmet Ali Pashės, Princi Muhammed Tevfiku i biri i Ismail Pashės i biri i Ibrahim Pashės djalit tė Mehmet Ali Pashės, Princi Abbas Hilmi i Dyti, Sulltan Hasen Kamil i biri i Ismail Pashės djali i Ibrahim Pashės djalit tė Mehmet Ali Pashės, Mbreti Fuadi i Parė djali i Ismail Pashės dalit tė Ibrahim Pashės tė birit tė Mehmet Ali Pashės, Mbreti Faruku i Parė dhe Mbreti Ahmed Fuadi i Dytė.
Pėr tė bėrė mė tė qartė se cilėt ishin nė tė vėrtetė anėtarėt e kėsaj dinastie, po paraqes njė kronikė tė shkurtėr pėr jetėn dhe periudhėn e sundimit tė secilit prej tyre.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-08, 20:39   #6
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

1. MEHMET (Muhamed) ALI PASHA





Mehmet Aliu lindi nė qytetin Kavallė -tokė shqiptare e cila nė atė kohė ishte nėn kufijtė e Maqedonisė.
Mehmet Ali Pasha u emėruar mėkėmbės i Egjiptit 17 Maj tė 1805 dhe qėndroi nė fron deri mė 1 Shtator tė 1848. Mehmet Aliu vdiq nė Aleksandri mė 2 Gusht 1849 dhe u varros nė Kajro, nė xhaminė qė ndodhet brenda ne kala dhe qė mban emrin e tij.
Kur erdhi fillimisht nė Egjipt Mehmet Aliu e gjeti ushtrinė tė rėnė nė pesimizėm, popullin tė papėrmbajtur dhe vendin tė ndarė. Sundimin e vendit e kishin marrė pėrsipėr mbretėr tė huaj. Ai mendoi se ky vend mund tė lulėzonte po tė vihej nė ekuilibėr, prandaj nuk vonoi dhe vendosi sistemin e prosperitetit nė kėtė vend.
Ai i realizoi qėllimet e tij pėr tė ndėrtuar njė Egjipt tė stabilizuar sa qė nė pleqėri mund tė shprehej me plot tė drejtė se, nuk ka vend nė botė ku njeriu ėshtė mė i lirė dhe mė i respektuar mė shumė se sa nė Misir, qoftė ai vendas apo i huaj.
Mehmet Aliu nuk ishte ndonjė njeri i kualifikuar me arsimim tė lartė, ai ishte analfabet dhe me shumė vėshtirėsi mėsoi shkrim e lexim nė tė dyzetat. E megjithatė Mehmet Aliu shquhej pėr aftėsinė e tij nė planifikimin e njė tė ardhme mė tė mirė tė vendit qė udhėhiqte, si dhe pėr mprehtėsi mendimi pėr zhvillimin e kulturės egjiptiane. Ai dallohej pėr largpamėsinė e tij, konsulencėn me njerėzit qė e rrethonin si dhe pėr cilėsi tė tjera madhėshtore tė cilat i vuri nė praktikė gjatė jetės sė tij, si udhėheqės shteti. Ai ecte sipas motivit se zbatimi i tė drejtave njerėzore nuk duhet anashkaluar por duhet tė jetė parimi themelor i ēdo shoqėrie njerėzore.
Mehmet Aliu erdhi fillimisht nė Egjipt si prijės i ushtrisė turke, nė Qershor tė vitit 1801, me qėllim qė tė ndihmojė vendasit nė luftėn e tyre kundėr francezėve. Lufta, e cila u udhėhoq nga komandanti shqiptar, pėrfundoi me fitoren e vendasve dhe me largimin e Francezėve nga sundimi i Misirit-Egjiptit.
Periudha e luftės nėn komandėn e Mehmet Ali Pashės shquhet si periudha e fitoreve tė shumta. Njė tjetėr emėr qė u shqua nė atė kohė ishte Husrev Pasha, i cili arriti gradėn Bimbash (kryekomandant).
Njė arritje tjetėr politike e Mehmet Ali Pashės, ishte shuarja e mosmarrėveshjeve ndėrmjet mamlukėve dhe turqve, duke shkuar dhe mė larg akoma, deri nė pėrfshirjen e tyre nė forcat e veta ushtarake. Mė vonė me ndėrmjetėsinė e mamlukėve ai arriti tė bėjė pėrvete Husrev Pashėn, duke i hapur kėshtu rrugėn vetes pėr emėrimin e tij mėkėmbės tė Egjiptit, post i cili iu ofrua nga drejtuesit e Al-Az'harit, pėr tė cilin pati dhe pėlqimin e Portės sė Lartė.
Kėto arritje tė Mehmed Aliut nuk i shkuan pėr shtat ish dominuesve tė mėparshėm tė Egjiptit, anglezėve, tė cilėt tashmė tė penduar pėr largimin e tyre mė 1803 nga Misiri, vendosėn tė riktheheshin duke u mbėshtetur nė ndihmėn e disa individėve me peshė dhe pozitė, tė cilėt bashkėpunonin me anglezėt, por ishin mendjengushtė dhe pa horizont, qė pėr interesat e veta, ishin tė gatshėm pėr ēdo tradhti nė dėm tė popullit dhe tė vendit.
Kėshtu mė 1807 anglezėt filluan luftėn pėr rikthimin e tyre nė Egjipt. Nė krye tė ushtrisė ishte Admirali Frizer. Ofenziva nuk zgjati shumė. Ajo u zmbraps me dy sulme nė Aleksandri dhe Reshidė, dhe nė fund Admirali Frizer vendosi tė tėrhiqej nėpėrmjet deti.
Mehmet Aliu e priti me keqardhje tė madhe tradhtinė e mamlukėve. Ai i bėri atyre thirrje pėr pajtim dhe nė mars tė 1811 i ftoi pėr darkė nė Kalanė e tij nė Kajro. Qėllimi i tij i vėrtetė nuk ishte pajtimi me mamlukėt, por ndėshkimi tyre pėr tradhtinė e bėrė dhe pėr ti dhėnė fund njė herė e mirė sundimit tė tyre nė Egjipt.
Nė periudhėn qė vjen mė pas ai u pėrkushtua pėrparimit tė Egjiptit, duke bėrė qė kjo kohė tė shėnohet si periudha e lulėzimit, lirisė dhe pavarėsisė.
Mehmet Aliu ėndėrronte pėr themelimin e njė perandorie tė gjerė. Qė nė fillim ai e kuptoi se qė tė ecte pėrpara Egjipti kishte nevojė pėr bashkim dhe bėri tė gjitha pėrpjekjet e tij pėr t'ia arritur kėtij qėllimi. Ndėrkohė qė pėr zhvillimin e Aleksandrisė, si njė nga qytetet mė strategjike bregdetare, vendosi tė sillte ujė nga krahina Mahmudije, projekt tė cilin e zbatoi me sukses.
Mehmet Aliu i zgjeroi kufijtė e tij deri ne Kerdefan dhe Nubeh dhe ne periudhėn1821-1823, themeloi Hartumin, kryeqytetin e Sudanit.
Pas zgjerimit tė kufijve filloi tė mbajė njė qėndrim tė ashpėr ndaj Portės sė Lartė nė Stamboll dhe filloi tė distancohet nga turqit. Nė krah tė tij qėndronte Gjenerali largpamės dhe inteligjent, i biri Ibrahim Pasha, i cili me shpejtėsi tė madhe pushtoi Sirinė dhe kodrat e Turusit dhe qė pėrmes Stambollit, depėrtoi nė Azinė e Vogėl.
Por Mehmet Aliu nuk u mjaftua me kaq. Ai vazhdoi tė zgjeronte kufijtė duke synuar tė depėrtonte nėpėr Siri, tė futej midis dy lumenjve, pėr tė arritur deri nė Bagdad, nė mėnyrė qė tė hapte rrugėt e tregtisė me Indinė.
I gjithė ky triumf dhe epėrsi e ushtrisė sė Mehmet Aliut nuk i shkoi pėr shtat Shtetit Osman dhe disa vende Evropiane qė kishin interesat e tyre nė rajon. Pėr kėtė arsye nė Korrik tė vitit 1840, u mblodhėn nė Londėr, kundėr Mehmet Aliut.
Shteti Osman dhe disa Fuqitė Evropiane, u mblodhėn nė Londėr nė korrik tė 1840-ės dhe morėn disa vendime nė dėm tė Mehmet Ali Pashės. Ato vendosėn qė Egjipti tė rikthehet nė kufijtė e vjetėr, tė vazhdojė tė jetė pjesė e Shtetit Osman duke u detyruar ti paguajė haraē vjetor sulltanit, tė mos ketė mė shumė se 18.000 ushtarė dhe tė mos prodhojė pajisje ushtarake si shpata apo armė tė tjera luftarake. Pėr tė paralizuar Mehmet Aliun, nė mėnyrė qė tė mos ju kundėrvihej, e emėruan atė zėvendės mbret tė Egjipt dhe fronin mbretėror do ta trashėgonin meshkujt e familjes sė tij.
Nė vitin 1848, kur u sėmur Mehmet Aliu, mėkėmbės i Egjiptit u shpall i biri Ibrahim Pasha.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-08, 20:41   #7
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

2. IBRAHIM PASHA I BIRI I MEHMET ALI PASHĖS


Ibrahim Pasha, djali i madh i Mehmet Ali Pashės, lindi nė vitin 1789. Si pasardhės i familjes sė Mehmet Pashės dhe komandant me vlera tė larta ushtarake, pas sėmundjes sė tė atit Ibrahim Pasha u emėrua nga Porta e Lartė, mėkėmbės i Egjiptit. Periudha e qėndrimit tė tij nė fron zgjati nga 2 Shtatori 1848 derisa vdiq nė moshėn 60 vjeēare, mė 10 Nėntor 1848. Ndėr veprat e tij vlen tė pėrmendet fakti se ai udhėhoqi ushtrinė egjiptiane nė Gadishullin Arab dhe mposhti revolucionin e vehabinjėve nė vitin 1816, udhėhoqi ushtrinė egjiptiane dhe mposhti kryengritėsit grek tė cilėt kanė kaluar nėpėrmjet Turqisė.
Nėn udhėheqjen e tij, nė vitet 1832-1833, u ēliruan Siria dhe Palestina duke iu afruar kėtyre tė fundit pėrmes kodrave tė Turusit. Si njė komandant i zoti dhe me cilėsi tė larta ushtarake ai fitoi betejėn midis egjiptianėve dhe turqve, tė zhvilluar nė vendin e quajtur Nezibė nė vitin 1839. Ibrahim Pasha gėzonte urrejtjen e vendeve evropiane tė cilat e akuzonin pėr rrėzimin e qeverisė, pasi kishte ēliruar shumė zona qė mė parė kishin qenė tė okupuara prej tyre
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-08, 20:42   #8
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

3. ABBAS HILMIU I PARĖ I BIRI I AHMED TURSUN PASHĖS DJALIT TĖ MEHMET ALI PASHĖS

Menjėherė pas vdekjes sė Ibrahim Pashės mė 10 Nėntor, mėkėmbės i Egjiptit emėrohet Abbas Hilmiu i Parė, i cili qėndroi nė fron deri mė 13 Korrik 1854.
Abbas Hilmiu i Parė lindi nė Xhedė tė Arabisė Saudite mė 1813. Si nipi i Mehmet Aliut, ai u rrit nė oborrin mbretėror nė Egjipt. Me ardhjen nė front tė Ibrahim Pashės ai u emėrua pasardhėsi i tij. Koha pesė vjeēare e sundimit tė Abbas Hilmiut i solli shumė humbje ushtrisė egjiptiane, ndėrkohė qė shume shkolla dhe institucione u mbyllėn. Abas Hilmiu bėri njė jetė sallonesh, duke lėnė pas dore detyrat shtetėroro- administrative pėr tė cilat duhej tė kujdesej. Ai qėndroi nė fron deri nė Korrik tė 1854, kohė kjo kur dhe vdiq nė pallatin e tij.


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-08, 20:42   #9
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

4. MUHAMED SEID PASHA DJALI I MEHMET ALI PASHĖS

Me vdekjen e Abas Hilmiut, nė fron u emėrua Muhammed Seid Pasha, i biri i Mehmet Pashės, i cili meqenėse ishte nė njė moshė mė tė vogėl se i nipi Abas Hilmi, nuk e gėzoi fronin menjėherė pas tė vėllait Ibrahimit. Muhammed Seidi vdiq nė Janar tė 1863, kohė nė tė cilėn pėrfundon dhe qeverisja e tij.

Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-08, 20:43   #10
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

5. PRINC ISMAILI I BIRI I IBRAHIM PASHĖS DJALIT TĖ MEHMET ALI PASHĖS

Ismaili i biri i Ibrahimit u emėrua mėkėmbės i Egjiptit mė 19 Janar tė 1863 dhe qėndroi nė fron deri mė 26 Qershor tė 1879.
I lindur nė vitin 1830, pas vdekjes sė xhaxhait tė tij Seid Pashės, Ismaili ishte mashkulli mė i madh i familjes dhe pėr pasojė i takonte trashėgimi i fronit mbretėror tė Egjipt. Ismaili u mundua tė shkonte shtigjeve tė gjyshit tė tij Mehmet Ali Pashės, duke u pėrpjekur ta ēojė vendin pėrpara dhe tė fitojė pavarėsinė e tij nga Shteti Osman. Fillimisht, ai u tregua largpamės dhe u pėrpoq qė tė gjitha kėto ti arrinte nė mirėkuptim dhe marrėveshje me Stambollin. Kjo politikė e ndjekur prej tij bėri qė nė vitin 1867, tė fitonte titullin "Princ i Misirit-Egjiptit", duke fituar njėkohėsisht tė drejtėn qė trashėgiminė e fronit mbretėror ta gėzonin pasardhėsit e tij.
Gjatė periudhės sė sundimit tė tij, ai forcoi mė tej tregtinė me Sudanin, zgjeroi mbretėrinė e Egjiptit nė Afrikė si dhe hapi kanalin e Suezit, duke e bėrė kėtė tė fundit njė nga portet mė tė njohur detarė nė botė.
Megjithė kėto arritje, nė periudhėn e sundimit tė tij, Egjipti u pėrball me probleme tė shumta financiare, duke i lėnė kėshtu mundėsi Anglisė dhe Francės tė ndėrhynin nė punėt e brendshme tė Egjiptit duke u paraqitur si mbrojtėse tė tij, pėr shkak tė borxheve tė shumta.
Me kohė Princ Ismaili aplikoi njė politikė tė keqe, aq saqė Sulltan Abdylhamidi i Dytė edhe pse i ndodhur pėrballė presionit tė madh tė Anglisė dhe Francės, nė Qershor tė 1879 e largoi nga froni, duke emėruar tė birin Tevfik Pashėn, Princ tė Egjiptit nė vend tė tij,.
Princ Ismaili vdiq nė Stamboll nė vitin 1895, por u varros nė Kajro.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-08, 20:44   #11
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

6. PRINC MUHAMMED TEVFIKU DJALI I ISMAIL PASHĖS DJALIT TĖ IBRAHIM PASHĖS DJALIT TĖ MEHMET ALI PASHĖS

Muhammed Tevfiku, u emėrua mėkėmbės i Egjiptit mė 26 Qershor tė vitit 1879 dhe qėndroi nė fron deri me vdekjen e tij nė 7 Janar tė 1892.
Duke qenė se trashėgoi njė Egjipt me borxhe tė shumta ai pranoi kontrollin e Francės dhe tė Anglisė nė financat e Egjiptit. Nė periudhėn e sundimit tė tij nė Shkurt tė 1881 shpėrtheu Revolucioni i parė Arab i cili erdhi menjėherė pas incidentit tė ndodhisė tė Kasru- Nilit dhe ngjarjes nė sheshin Abidinė nė Shtator tė 1881.
Kėto ngjarje ēuan nė dobėsimin e Egjiptit, i cili nė 1882, ra nėn sundimin e Britanisė sė Madhe.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-08, 20:44   #12
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

7. PRINC ABBAS HILMIU I DYTĖ

Princ Abbas Hilmiu i Dytė ėshtė i biri i Princ Tevfikut, pasardhėsi mashkull i Ismail Pashės, djalit tė Ibrahim Pashės, djalit tė Mehmet Ali Pashės. Abbas Hilmi Pasha u emėrua mėkėmbės i Egjiptit mė 8 Janar tė vitit 1892 dhe qėndroi nė fron derisa u suspendua nga froni mė 19 Shtator tė vitit 1914. Princ Abbas Hilmiu i Dytė lindi nė vitin 1874 dhe ishte fėmija i madh i Princ Tevfikut. Politika qė ai ndoqi ishte afrimi me egjiptianėt dhe lufta ndaj okupatorit anglez. Pėr kėtė arsye Anglezėt, gjatė Luftės sė Parė Botėrore, duke shfrytėzuar rastin kur ky ndodhej jashtė vendit, i kėrkuan qė mos tė kthehej mė nė vendin e tij dhe i ofruan mbrojtje zyrtare. Kėshtu Anglezėt e larguan Princ Abbas Hilmiun e Dytė nė Shtator tė 1914.Abbas Hilmiu i Dytė vdiq mė 1944.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-08, 20:45   #13
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

8. SULTAN HUSEJN KAMILI

Husejn Kamili djali i Ismail Pashės, djalit tė Ibarhim Pashės, djalit tė Mehmet Ali Pashės, nė 19 Dhjetor tė 1914 u emėrua mėkėmbės i Egjiptit, si pinjoll i familjes sė Mehmet Ali Pashės. Periudha e sundimit tė tij zgjati derisa vdiq nė 9 Nėntor tė 1917.
Husejn Kamili lindi nė vitin 1853. Atij i takoi tė kryente disa punė tė pėrgjithshme me peshe nė jetėn e Egjiptit. Fillimisht ai drejtoi Ministrinė e Punėve Publike, mė pas Ministrinė e financave dhe Parlamentin. Po nė kėtė periudhė u ndėrtua hekurudha Kairo- Hiluan.
Husejn Kamili ėshtė djali i dytė i Princ Ismailit. Anglezėt e emėruan atė Sulltan tė Egjipt gjė e cila bėri qė Egjipti tashmė tė ishte sulltanat mė vete, i shkėputur nga sulltanati i Turqisė, por mbeti nėn kontrollin e Anglisė.
Sulltan Husejn Kamili vdiq nė Nėntor tė 1917 dhe la pas vetėm njė trashėgimtar mashkull, Princin Kemaluddin Husejn, i cili hoqi dorė nga trashėgimia pėr fronin mbretėror.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-08, 20:46   #14
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

9. MBRETI AHMED FUADI I PARĖ



Fuadi i Parė ėshtė i biri i Ismail Pashės, birit tė Ibrahim Pashės, djalit tė Mehmet Ali Pashės. Ai lindi nė vitin 1868 dhe ishte vėllai i vogėl i Sulltan Husejn Kamilit. Si trashėgimtar i familjes sė Mehmet Ali Pashės, nė Nėntor tė 1917, emėrohet mėkėmbės i Egjiptit dhe qėndron nė fron derisa vdes mė 28 Prill tė vitit 1936. Gjatė periudhės sė qėndrimit tė tij nė fron, Egjipti shkėputet nga pushteti i Shtetit Osman dhe bie nėn ndikimin e Anglisė. Ahmed Fuadi i Parė fillimisht emėrohet Sulltan me vendim tė Anglisė e cila e shpalli trashėgimtar tė fronit mbretėror tė Egjiptit. Po nė periudhėn e sundimit tė tij u zhvillua Revolucioni Popullor i 1919 nėn udhėheqjen e heroit Sead Zagluli. Si rezultat i kėtij Revolucioni, nė bazė tė rregullores sė 28 Shkurtit tė 1922, anglezėt u detyruan tė heqin dorė nga mbikėqyrja e Egjipti i cili me kėtė rast fiton tė drejtėn e vetėqeverisjes, por me shumė konteste nga anglezėt.
Nė vitin 1922 Sulltan Fuadi u vetėshpall mbret i Egjiptit, dhe nė tė njėjtin vit formuloi kushtetutėn e Egjiptit. Nė Prill tė 1923 Mbreti Fuad krijoi Parlamentin e ri dhe pėr herė tė parė nė historinė e Egjiptit u formua Ministria Popullore, i udhėhequr nga Sead Zagluli.


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-08, 20:46   #15
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

10. MBRETI FARUKU I PARĖ I BIRI I AHMED FUADIT TE PARE



Faruku i Parė u emėrua mėkėmbės dhe mbret i Egjiptit mė 28 Prill tė vitit 1936, dhe sundoi derisa e detyruan tė largohet nga froni nė 26 Korrik tė viti 1952.
Faruku lindi nė vitin 1921 dhe me vdekjen e babait tė tij nė 1936 trashėgoi fronin mbretėror tė Egjiptit. Meqenėse shumė i ri nė moshė dhe pa pjekurinė e duhur pėr tė udhėhequr shtetin, ai veproi sipas udhėzimeve tė Princit Muhammed Aliu, Aziz Izzet Pashės dhe Sherif Sabri Pashės, deri nė momentin kur iu dorėzua plotėsisht kushtetuta nė 29 Korrik 1937.
Periudha e mbretėrimit tė Farukut nuk ishte tėrėsisht e pavarur nga Britania, arsye e cila ēoi nė fillimin e trazirave popullore dhe tė pėrēarjeve. Mė 23 Korrik tė 1952 shpėrtheu revolucioni popullor i cili kėrkoi largimin e Farukut dhe kalimin e fronit tek i biri Ahmed Fuadi i Dytė. Kėrkesa e revolucionarėve u bė e mundur nė 26 Korrik 1952, nė pallatin Kasrut-tinė. Pas kėsaj Faruku largohet pėr nė Itali ku dhe vdes mė 1965. Trupin e tij e kthyen nė Egjipt dhe e varrosėn nė Xhaminė Rifai.


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.