Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-08-07, 12:01   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Elementet islame nė formėsimin moral tė individit, familjes dhe popullit shqiptar

Elementet islame nė formėsimin moral tė individit, familjes dhe popullit shqiptar[FONT=verdana, arial, sans-serif: font-size:12]Bedri Telegrafi, historian
Shtysėn kryesore pėr pėrgatitjen e kėsaj kumtese e kam gjetur nė mjedisin real shqiptar, nė takimet e pėrditshme personale me individin, familjen dhe shoqėrinė islame, pjesė e sė cilės unė jam.



Sė pari, ata janė besimtarėt muslimanė tė ēdo lloj moshe e niveli me tė cilėt takohem pėrditė nė mjediset e xhamive e qė shkėmbejmė pėrshėndetjen e bukur e tė pėrzemėrt islame “Es-Selamu Alejkum”. Pa dashur tė pėrjashtoj edhe ata muslimanė tė tjerė qė nė thellėsi tė shpirtit tė tyre e kanė besimin tek Zoti e tek feja Islame, por qė nuk pėrfshihen nė jetėn e pėrditshme fetare, pėr arsye qė ata vetė i gjykojnė. Ndoshta njė ditė edhe ata do ta ndiejnė veten brenda vlerave tė besimit islam.
Qė nė paraqitjen e tij apo nė dukjen e parė, besimtari musliman dallohet me fizionominė, me buzėqeshjen, me vėshtrimin e ngrohtė e zėrin e butė, me sjelljen e kulturuar e mėnyrėn e komunikimit me tė tjerėt. Por, dallimi mė kryesor gjendet nė botėn e tij tė brendshme shpirtėrore. Nėn ndikimin e vazhdueshėm tė besimit ėshtė formuar portreti moral i asaj pjese tė shoqėrisė shqiptare, qė udhėzohet nga parimet dhe normat morale islame.
Nė Kuranin e Madhėruar thuhet: “...Vetėm ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira”. (Asr:3)
Ndėr vite, realiteti shqiptar islam, nė hapėsirėn shekullore si dhe nė shoqėrinė bashkėkohore islame ėshtė i mbushur me shembuj tė shumtė ku spikatin vlerat e mėdha shpirtėrore. Por vlera mė kryesore, nga e cila zėnė fill tė gjitha vlerat e tjera shpirtėrore ėshtė besimi tek Zoti.
Tek besimi islam, shqiptarėt, gjashtė shekuj mė parė, gjetėn kodin moral si tėrėsi e parimeve dhe normave qė udhėheqin sjelljen e individit dhe marrėdhėniet ndėrnjerėzore. Nėpėrmjet kėtij morali, besimtari musliman ndėrton sjelljen dhe marrėdhėniet me atė lloj qenie i ngjashėm me tė, me vetveten, me tė njėjtėn origjinė e krijues e pėr tė njėjtin qėllim.
Ndėr tiparet thelbėsore qė besimi islam ka skalitur nė ndėrgjegjen e muslimanit dhe shoqėrisė islame shqiptarė ėshtė fryma paqėsore. Kjo frymė ka ekzistuar dhe vazhdon tė ekzistojė jo vetėm nė gjirin e komunitetit tė besimtarėve muslimanė, por edhe nė marrėdhėniet me elementet e bashkėsive dhe pėrkatėsi tė tjera fetare. Analizuar nė kėtė spektėr, besimi islam ka ndikuar fuqishėm nė vendosjen e mirėkuptimit dhe harmonisė midis shqiptarėve tė ēdo besimi qofshin. Nuk mund tė mohohet fakti se brenda ēdo familje e ēdo shoqėrie, qofshin kėto edhe islame, krijohen konflikte. Pėr shkaqe e arsye tė ndryshme konfliktet janė tė pashmangshme e shpeshherė gjenden brenda natyrės sė njeriut. Gjithashtu koha dhe zhvillimet prodhojnė nė vazhdimėsi konflikte. Besimi islam si nė mbarė botėn, edhe ndėr shqiptarėt, ka shėrbyer pėr zgjidhjen e kėtyre konflikteve.
Besimi islam ka ndikuar nė vendosjen e paqes dhe afrimit midis shqiptarėve kryesisht nėpėrmjet doktrinės islame tė vėshtrimit tė njeriut si mik, si krijesė e Zotit dhe si bashkudhėtar i kėsaj bote, ndėrsa bashkėkombėsin, bashkėqytetarin, bashkėfshatarin apo fqinjin, si njeriun me tė cilin Krijuesi tė ka bashkuar nė gjuhė, nė kombėsi, nė kohė e hapėsirė dhe pėr tė kryer tė njėjtin mision.
Nė sfondin historik dhe shoqėror, elementi musliman shqiptar nuk prezantohet thjesht si njė spiritualit ideal e i pėrkushtuar nė besim dhe i izoluar brenda mureve tė xhamive, apo i mjaftuar nė botėn individuale apo jetėn familjare. I udhėhequr nga mėsimet kuranore muslimani ėshtė pjesė aktive e shoqėrisė. Sė pari me predikimin e vlerave tė besimit islam.
Me tė drejtė ka njė prirjeje apo kėndvėshtrim se besimtari musliman i shpalos vlerat e besimit me pėrkushtimin dhe veprimin gjatė gjithė jetės nė pėrputhje me porositė e Allahut dhe parimet islame. se besimtari me sjelljen dhe edukatėn e mirė ėshtė modeli dhe propaganduesi mė konkret dhe mė i besueshėm i vlerave tė besimit qė pėrfaqėson. Dhe vėrtet, vepra shpeshherė flet mė shumė se fjala. Por Allahu (xh.sh.) foli nėpėrmjet Kuranit tė madhėruar dhe Profeti (a.s.) foli nėpėrmjet haditheve dhe pėr gjithė njerėzimin.
Sipas mundėsive dhe rastit, ēdo musliman e ka pėr detyrė tė flasė e tė propagandojė vlerat e Islamit. Natyrisht qė pjesa mė e avancuar, mė e shkolluar dhe elitare e ka pėr detyrė, lėvrimin e vlerave tė Islamit nė trojet shqiptare, si besim, si kulturė, si qytetėrim, si dije, si art, si mėnyrė jetese dhe forcė progresive. Prania aktive e intelektualėve shqiptarė nė jetėn fetare ėshtė vlerė qė dėshmon pėr dimensionin dhe vendin qė zė dija, kultura e shkenca nė fenė islame. Historikisht nga gjiri i shoqėrisė islame kanė dalė individė tė shquar qė zbuluan e pėrhapėn vlerat e besimit e tė kulturės islame. teologė tė shquar e dijetarė islamė si Vehbi Dibra, Daut Boriēi, Hafiz Ali Korēa, Hafiz Ibrahim Dalliu, Sherif Putra, Haki Sharofi, Sadik Bega, Ferid Vokopola e Vexhi Buharaja, spikatėn nė kohėn e tyre me erudicionin dhe kulturėn e gjerė dhe ishin intelektualėt mė tė shquar tė kohės.
Ndėr tiparet qė e karakterizon dhe e dallon besimtarin musliman shqiptar ėshtė bujaria dhe bamirėsia, si elementė qė burojnė dhe pėrbėjnė moralin islam dhe qė pėrbėn njė ndėr shtyllat kryesore tė fesė islame. Ka qenė dhe mbetet praktikė nė jetėn e pėrditshme tė besimtarit akti i dhurimit dhe i ndihmės pėr njerėzit nė nevojė. Nėpėrmjet kėtij akti ėshtė mundėsuar ndėrtimi i shumė xhamive, objekteve social-kulturore islame, ndihma pėr njerėzit nė nevojė apo tė prekur nga fatkeqėsitė. Ky tipar njerėzor, i predikuar nga besimi islam dhe qė ka hedhur rrėnjė nė shpirtin e besimtarit, manifestohet nė jetėn e pėrditshme nė formėn e dhėnies sė ndihmave e deri nė dhurimin e gjakut. Ėshtė e vėrtetė se kėto akte tė larta njerėzore bėhen pa bujė e mburrje dhe shpesh protagonistėt e tyre mbeten anonimė, por kanė devizėn e besimtarit musliman.

...
[/FONT]


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.