Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-08-12, 08:37   #106
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit

Artan Mullaj

EGOIZMI PRIMITIV I GREQISĖ
Qė grekėt ndaluan Marin Memėn e Top-Chanel nė kufi, kjo gjė krijon pėrshtypje tė madhe, por nuk pėrbėn aspak njė befasi tė rrallė. Nuk ėshtė hera e parė qė autoritetet greke dėshmojnė njė ndjeshmėri tė shėmtuar ndaj tė vėrtetave qė thuhen. Kjo ndjeshmėri ka rėnė nė sy edhe mė parė si njė dobėsi kolektive: Dobėsi pėr mėnyrėn primitive se si ata pėrballen me realitetin e gjėrave. Sa mė shumė spikatin faktet dhe tė dhėnat, aq mė shumė shtohen pėrpjeket e tyre pėr t’i fshehur e fshirė. Prandaj grekėt sot, sfidėn e kanė sa me historinė, qė nuk lejon tė c’bėhen tė bėrat, aq me veten e tyre.


Para shumė vitesh, nė kohėn e ikjeve massive, njė mbrėmje Korriku, po kaloja ilegalisht kufirin e Greqisė, pranė doganės sė Kapshticės. Sapo isha dipllomuar dhe, bashkė me dy shokė shkolle, e kishim marrė vendimin e arratisė. Si shumė studentė tė tjerė tė Dhjetorit, mbrapa po linim Shqipėrinė mes kaosit qė solli rebelimi ynė kundėr diktaturės. Qielli mbi mal ishte i pastėr, yjet vezullonin kaq afėr sa mund ti prekje me gishta. Pėrpara kishim premtimin e ėndrrės. Mbi kokė ndjenim magjinė vezulluese tė yjeve mbėrthyer nė mister. Ajo cka provonim, ishte si emocionet e njė dashurie tė frikshme, qė nuk zgjati shumė. . Ne ecnim mes shkureve cjerėse nė mal, nė mesnatė, kur papritur ramė nė pritėn e ushtarėve grekė.. U derdhėn mbi ne duke thirur, duke shkrehur armė dhe duke lehur egėr.(kishin qen me vete). Pastaj na lidhėn dhe na cuan nė postėn ushtarake tė Kristalopigjisė.
Kur rrezet e mėngjesit ranė nė sheshin para postės, njė ushtar grek, trupmadh e i pashėm, qė mbante njė shkop tė trashė nė duar, me unaza metali, u afrua. Na pyeti ku shkonim dhe i thamė, si mundėm, se ishim emigrantė shqiptarė dhe vinim pėr tė punuar nė tokėn e tyre. Ju jeni vorioepirotė, na pyeti sėrish dhe ne mblodhėm supet. U sul nė fillim mbi mua pastaj mbi tė tjerėt. Na qėllonte me shkop lart e poshtė nėpėr trup, xhunglėrisht. Pas cdo goditje, klithnim si kobrat prej dhimbjes. Shkopi fishkėllente nė ajėr, me ca tinguj ulėrritės, mes tė cilėve shfaqej lakuriqe urrejtja. Ishim dėshmimtarė tė dhimbjes sonė dhe tė njė paradoksi mes te cilit po humbiste shpresa pėr tė jetuar. Sulmi fillonte nė kokė, kėrciste mbi kėmbėt e zbathura, mbi gishtėrinj, ngulmonte nė shpinėn e gjakosur. Lodhja e njėrit qėllonte mbi dhimbjen tonė, mbi ne. Dhimbja dhjetėfishohej mes nesh. Me vėshtirėsi kuptonim se e gjitha po pėrfundonte nė njė realitet shtazarak. Nuk ishte thjesht njė torturė. Pėrtej kufijve tė krimit, ajo qė ndodhte ishte njė mohim absurd. Njė sfidė e pėrzotshme. Njė poshtėrim i qėnies pėrmes njė mungese barbare tė keqardhjes. Kur ushtari e pa tė udhės tė bėnte njė pushim, ne rrinim ende nė kėmbė, por nuk e njihnim mė njėri-tjetrin. Tė nxirė e tė gjakosur nga koka te kėmbėt, mezi mbaheshim. Pastaj trimoshi helen mu afrua dhe mė kėrkoi tė zgjasja para pėllėmbėn. Sytė i kishin dalė nga zgavrat. I mbytur nė djersė e kishte rrėmbyer amoku. E kishte ndezur, si njė dem, gjaku ynė. Mė qėllonte si i tėrbuar me shkop nė dorė, deri sa pėllėmba ime u enjt, u nxi, u fry. Njė moment lekura u ca, plasi si flluskė. Nė tokė rrodhi njė lėng i bardhė, pėrzier me gjak mavi. Atėhere ushtari me shkop ndaloi. Nė fakt nuk kishte ndaluar ai, kisha rėnė unė pėrdhe, pa ndjenja.
E solla kėtė detaj pėr tė thėnė se nė kujtesėn e cdo njeriu, mbeten pėrjetė dhe nuk fshihen kurrė, si tatuazhet nė lėkurė, ngjarje tė tilla, nė tė cilat vritet pafajėsia. E solla edhe pėr tė bėrė njė analogji me Camėrinė. Camėria ėshtė njė cėshtje dhe njė “heshtje”qė nuk mund tė fshihet nga kujtesa e shqiptarėve. Por jo vetėm. Mbi ngjarjen nė kufirin grek, doja tė nxirrja nė pah egoizmin primitiv tė Greqisė. (Grekėt duan qė edhe tė tjerėt tė besojnė se janė ata qė udhėheqin planetin). Ėshtė e vėrtetė qė me mijėra emigrantė u torturuan kafshėrisht ato kohė nga armata e ushtarėve grekė tė kufirit dhe dhimbja e tyre u shua dhe harrua pa u vėnė re nga askush. Nė kėto séanca ndėshkimi helen, ushtarėt shkumėzonin mes patriotizmit tė tyre, te mbjellė si me vaksinė, qysh nė barkun e nėnės. Patriotizėm barbar! “Ju, shqiptarė tė qelbur. Ju krimba! Na keni grabitur Vorio Epirin, ė? Dashkeni dhe Camėrinė,ė? E doni ė? Ju shqiptarė bythpalarė, dashkeni pronat atje?. Por si guxoni e pretendoni ndaj grekėve qė pėrfaqėsojnė origjinėn e qytetėrimit, origjinėn e intelektit dhe origjinėn e kulturės? Ju qė jeni racė inferiore, shumė poshtė nesh, cobanė tė pagdhendur dhe myslimanė tė lindjes sė largėt, tė ardhur kėndej, dashkeni prej nesh Camėrinė, nė vend qė tė na lironi Vorio Epirin?”
Kjo ishte kėnga helene pėr emigrantėt shqiptarė, herė e thėnė, herė e pathnė. Mes kėsaj atmosfere e gėlltitėn emigrimin djemtė shqiptarė. Si njė parrullė poshtėruese, ajo ju shfaqej nė cdo kthesė tė ambicjeve tė tyre nė tokėn e huaj. Shfaqej pėr tju kujtuar cdo moment inferioritetin e tyre dhe pėr t’i ndėshkuar me njė racizėm brutal, tė pandodhur ndoshta kurrė tjetėrkund. Vazhdoi gjatė, po aq sa vazhdoi pėrbaltja e shqiptarėve, qė qėndruan nė kėmbė dhe morėn hak duke duruar. Por jo vetėm duke duruar. Edhe duke u lartėsuar. Si kudo nė Europė, shqiptarėt nė Greqi u rritėn vit pas viti, u integruan dhe treguan se qytetėrimi nuk trashėgohet vetiu, pa u pėrpjekur. Qytetėrimi shkrihet me kohėn. Krijohet dhe ruhet me vullnet tė mirė, me tolerancė, me dashuri dhe dinjitet. Puna, urtėsia, durimi dhe shpresa, i dhanė njė dritė tė epėrme emigrantėve shqiptarė nė Greqi. I dhanė atyre epėrsi ndaj vendasve… Dhe epėrsia e tė huajve, nėse ekziston realisht, ėshtė edhe njė mundėsi pėr tė njohur vetveten nėn dritėn e tjetrit. Kjo ka ndodhur. Emigrantėt tanė nė Greqi, nga mė tė fismit nė planet, kanė ndricuar hapėsirat greke mes sakrificave tė pathėna kurrė, duke ju afruar grekėve njė shans tė njohin vetveten. Tė kuptojnė kush janė. Sa vlejnė realisht. Si duhet tė sillen me tė vėrtetėn. Pa asnjė dyshim, emigrantėt tanė, qė punojnė dhe jetojnė nė Greqi, janė heronj tė vėrtetė. Pėr kėtė rol tė pėrzotshėm, ata janė krenaria e brishtė e shqiptarėve. Pėrvec dritės sė bardhė, pėrsosja e tyre morale nė mes tė racizmit ishte njė mėsim ndershmėrie, qė grekėt e morrėn falas dhe nė mėnyrė ekskluzive nga fqinjėt e tyre. .
* * *
Grekėt kanė ngatėrruar keq kėmbėt nė kompleksitetin e tyre. Nė Ballkan, helenėt shihen si hapėsira ku mungon modestia dhe vullneti i mirė. Asnjė shkallėzim ndjeshmėrie pėr pėrmirėsim tė fqinjėsisė. Turbullira me Turqinė, cėshtje me Bullgarinė, sherzėn me Maqedoninė, dinakėri me Shqipėrinė. Nė kulmin e mizerjes qė solli kriza ekonomike helene, kundėr llogjikės, Greqia ka mardhėnie delikate me fqinjėt ballkanikė, por edhe me Europėn e Amerikėn. Antiamerikanizmi i grekėve ėshtė po aq i sigurtė sa egoizmi i pakuptimtė i tyre. Mėnyra se si grekėt orvaten tė trajtojnė, minimizojnė dhe fshehin Camėrinė, plagėn e saj tė pambyllur, nė njėfarė mėnyre tregon se mes problemeve tė tjera, ata kanė problem edhe me ndėrgjegjien e tyre. Nė pėrgjithėsi sjellja komplekse e grekėve ndaj tė vėrtetės, pėrbėn sot njė cilėsi kombėtare, qė nuk ėshtė thjesht nacionalizėm. Kjo cilėsi nuk fillon dhe nuk mbaron me Camėrinė. Tepria e krenarisė i shtyn tė mohojnė edhe qėnien shekullore tė arvanitasve atje, ndonėse, komunitete tė tėra, lart e poshtė, nė Veri edhe nė Jug, flasin shqipen e mocme. Mohojnė hapur edhe qėnien e bullgarėve dhe maqedonasve nė teritorin e tyre, megjithėse nė Greqinė e Veriut fshatra tė tėrė flasin zėulėt nė familje gjuhėn e tyre. Atėhere, cfarė ėshtė kjo babėzi delirante e njė kombi pėr tė patur doemos tė drejtėn nė anėn e saj nė cdo rast? Raporti i grekėve me tė drejtėn dhe tė vėrtetėn pėrbėn sot njė vecori kombėtare qė i kalon kufijtė e njė nacionalizmi tė sėmurė. Nacionalizmi i sėmurė mund tė ishte njė shpjegim pėr mjegullėn etnike qė shpėrndahet lart e poshtė, ashtu si, “ ndjesia e inferioritetit kombėtar”, pėr shkak tė “bythrėnies nė hendek”,nė kushtet e krizės sė thellė, dhe zhgėnjimit tė thellė, mund tė japė njė pėrgjigjie tė zbehtė se pėrse grekėt nuk e durojnė dot nė axhentėn e tyre tė ditės Camėrinė si problem, Vorioepirin si problem, emrin e Maqedonisė si problem, konfliktet e pėrheshme me Turqinė dhe antiamerikanizmin si problem.
Prej shumė vitesh kanė bllokuar padrejtėsisht hyrjen e Maqedonisė nė Nato, pėr shkak tė emrit tė saj. Rast unikal. Fjala “veto” ėshtė bėrė si mbiemėr i Greqisė, nė vendimet e komunitetit Europian. Jo rrallė dhe jo rastėsisht. Jo rastėsisht Greqia e varfėr quhet fėmija e pėrkėdhelur e Europės. Cpo ndodh me grekėt dhe Greqinė? Gjithė kjo mjegull frike rreth tyre! Kush ėshtė arsyeja? Mos janė tė pakėnaqur me veten? Mos kanė instaluar mė nė fund edhe ata thellė vetėdijes sė tyre, atė qė besojnė popujt e tjerė, se grekėrit nuk ngjajnė gjėkundi me paraardhėsit e tyre brilantė tė antikitetit?. Se nuk kanė asnjė lidhje me ata qė ndricuan botėn ndėrsa kėta nuk kuptojne dot as veten e tyre? Se mbas koke nuk e kanė mė yllin qė duhej tė kishin si pasardhės tė Aristotelit, Eskilit, Homerit dhe Pitagorės?
Greqia jo rrallė ėshtė treguar e padrejtė me fqinjėt dhe duket sikur gabon pėr shkak se vuan nga prishja e raporteve tė saj me tė vėrtetėn. Nga sindroma e nje egoje tė shėmtuar. Dėshmi e e mungesės sė ekuilibrit dhe kėsaj egoje ėshtė edhe ndalimi i turpshėm nė kufi i gazetarit tė Top-Chanel.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 31-08-12 nė 08:38
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-09-12, 07:55   #107
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit

Vila: Masakra e Panaritit, si u fsheh nga historia gjenocidi grek» Drejtuar Kryetarit tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Akademikut Gudar Beqiraj. Pėr dijeni Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė, z.Sali Berisha. Unė qė po ju shkruaj nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, quhem Gani Vila. Jam Drejtor i Televizionit tė Shqiptareve tė Amerikės.
Arsyet pėrse shqiptarėt nė kohėra dhe rrethana tė ndryshme janė larguar nga vendlindja tashmė dihen, por tė rrallė janė ata shqiptare nė emigracion qė e kanė harruar vendlindjen. Sivjet populli ynė feston ngjarjen mė tė madhe historike, 100-vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė kėtė kuadėr, si bir i fshatit Panarit tė Korēės, mora iniciativėn pėr t'ju drejtuar kėtė letėr nėpėrmjet sė cilės ju kėrkoj qė e ashtuquajtura "Masakra e Panaritit", por qė nė fakt ka pėrmasat e genocidit tė vėrtetė, qė ėshtė kryer nė kėtė krahinė dhe nė zonat e tjera pėrreth nga shovinistėt grekė nė vitit 1914, tė zėrė vendin e duhur si pjesė e historisė sonė kombėtare.
Qeveria greke e Venizelosit nė kuadėr tė realizimit tė ėndrrės sė Vorio-Epirit, krahas vrasjeve tė popullsisė shqiptare nė krahinėn e Kolonjės, Pėrmetit, Korēės etj, nėpėrmjet ushtrisė sė saj dhe tė andartėve grekė tė liruar nga burgu i Kretės, nga data 2 deri nė 10 Korrik tė vitit 1914, theri si bagėti, me thika, sėpata e hanxharė 375 gra, burra, pleq dhe fėmijė, dogji 150 shtėpi si dhe shkaktoi dėme tė tjera. Mizoria e kėtij gjenocidi tėrhoqi edhe vėmendjen e Fuqive tė Mėdha, saqė Lordi Lamington mė 28 Korrik 1914 i bėn thirrje Qeverisė sė Anglisė qė tė reagojė kundėr masakrave greke qė po kryhen nė Shqipėrinė e Jugut. Po kėtė ditė gazeta prestigjioze "Times" me artikullin e saj "Vendasit e fshatrave tė Shqipėrisė sė Jugut po shuhen nga grekėt" dėnon rėndė aktin barbar mesjetar tė tyre. Ndėrsa deklarimet e andartit grek V.K. qė ka qenė pjesėmarrės nė Masakrėn e Panaritit, janė tė llahtarshme. Ai ndėr tė tjera tregon "...njė nėnė mbante nė dorė njė fėmijė me kokė tė prerė dhe vazhdonte tė kėrkonte kokėn e djalit … Grave shtatzėna ua ēanim barkun dhe ua nxirrnim foshnjat tė gjalla… Ju prisnim duart, ju ndanim kokėn mė dysh dhe ju nxirrnim trutė… Disa gra u pėrdhunuan dhe pastaj i vramė…"
Edit Durham kur shkruan pėr Masakren e Panaritit, ndėr tė tjera shton: "Grekėt edhe sikur tė bėjnė njė shekull pendesė s'kanė si t'i lajnė krimet e urryera tė atyre javėve…"
Pėr Masakrėn e Panaritit nė atė kohė ėshtė folur e shkruar shumė, ka dokumentacione, fakte dhe dėshmi nga njerėz tė pranishėm. Por ėshtė i pa kuptueshėm qėndrimi indiferent i tė gjitha qeverive shqiptare dhe regjimeve tė kohės qė nga viti 1914 deri nė vitin 2012 tė cilat nuk kanė pėrmendur, nuk e kanė studiuar dhe analizuar fare seriozisht e zyrtarisht Masakrėn e Panaritit. Pėrkundrazi, kanė mbjellė dhe stimuluar ndaj saj farėn e harresės duke rėnė kokė e kėmbė pre e lojėrave tė shovinistėve grekė. Tė masakruarit vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite tė jenė pa varre, tė injoruar, pėrdhosur e ēuditėrisht tė fajėsuar e harruar. Heshtja ndaj kėtij gjenocidi tė paparė ngarkon me pėrgjegjėsi veēanėrisht qeveritė e mbretit Zog dhe regjimin diktatorial tė Enver Hoxhės pėr qėndrimin injorues, antinjerėzor dhe antikombėtar qė kanė mbajtur ndaj fatit tė 375 shtetasve shqiptarė tė masakruar nė vatrat e tyre nga ushtria greke e Venizelosit. Por dhe shteti demokratik i pas vitit 1990 deri tani ka heshtur dhe jo vetėm qė nuk ka bėrė asgjė pėr Masakrėn e Panaritit, por u ka lėnė fushė veprimi agjenturave greke nė Shqipėri.
Ēdo shqiptar, kur tė mėsojė se nė fshatin Panarit tė Korēės nė korrik tė vitit 1914, ushtria greke ka kryer kėtė gjenocid duke masakruar nė shtėpitė e tyre 375 njerėz tė pafajshėm, do t'ju dhembė zemra, do tė ēuditen e do tė pyesin se pėrse nuk ėshtė folur mė parė pėr kėtė krim tė shėmtuar, pėrse tė masakruarit nuk janė respektuar, pėrse kjo masakėr ėshtė mbajtur "sekret" nė opinionin shqiptar dhe trajtohet pėrciptas nė tekstet e historisė sė Shqipėrisė, pėrse ėshtė minimizuar dhimbja dhe rėndėsia e saj nė jetėn politike e shoqėrore shqiptare.
Pėrse e masakroi kėtė popull tė pafajshėm ushtria greke?
Tė gjitha kėto shqetėsime, dhimbje e pyetje kėrkojnė pėrgjigje nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, nga historianėt dhe shteti shqiptar.
Unė vlerėsoj shumė punėn tuaj shkencore si Akademi Shkencash, por nė ribotimin e Historisė sė Popullit Shqiptar, kapitulli 3-tė, kur flitet pėr masakrat dhe genocidin qė grekėt kanė kryer nė vitin 1914, akademikėt tuaj, nuk kanė hequr apo shtuar asnjė presje tė tekstit tė Historisė sė Vjetėr tė regjimit komunist, kur shkruhet pėr Masakrėn e Panaritit. Ndaj ky veprim mė indinjon pa mase dhe kėrkoj qė historia e Masakrės sė Panaritit t'i bėhet e ditur me intimitet gjithė popullit, pasi ėshtė masakra mė e madhe nė tėrė kohėrat e historisė sė shqiptarėve dhe nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Masakrės sė Panaritit t'i jepet vendi qė meriton nė Historinė e Popullit Shqiptar.
Nė kėtė mėnyrė, historiografia dhe shteti shqiptar do tė korrigjojnė njė gabim tė madh historik e shoqėror dhe ne pasardhėsit e tyre do tė kemi mundėsi tė pėrulemi me respekt dhe tė vendosim lule nė vendin ku do tė caktohet memoriali nė kujtim tė tė masakruarve, me synim qė nė 100 vjetorin e genocidit (Masakrės sė Panaritit), nė korrik tė vitit 2014, pėrkujtimi tė bėhet nėn kujdesin e shtetit shqiptar.
Skenari (sekret) i pėrgatitur nga shovinistėt grekė nė Athinė, gjenocid pėr pastrim etnik me legjendėn: "Ne masakrojmė, faturėn e krimit ta paguajnė shqiptarėt", e arriti qėllimin. Ata e realizuan, e maskuan duke i imponuar pėr 100 vjet harresėn shtetit shqiptar.
Ka ardhur koha qė shtetit e popullit grek, ti themi publikisht se paraardhėsit e tyre, tė inkuadruar nė formacionet e ushtrisė sė Jorgji Zografit (ish-Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Greqisė), kanė kryer masakrėn e Panaritit tė cilėt megjithėse kanė kaluar 98 vjet, nuk kanė kėrkuar akoma tė paktėn falje. Ndaj do t'i demaskojmė nė organizmat ndėrkombėtarė dhe do t'i paditim para drejtėsisė nė Gjykatėn e Hagės pėr gjenocid.
I nderuar kryetar ėshtė nė nderin tuaj, tė institucionit qė ju drejtoni si dhe tė Qeverisė Shqiptare qė tė merrni nė konsideratė kėtė kėrkesė, tė vlerėsoni genocidin grek nė mėnyrė qė "Masakra e Panaritit" tė zėrė vendin qė i takon nė Historinė e Popullit Shqiptar, qė pėrfundimisht 375 tė masakruarit tė kenė mė sė fundi njė memorial dhe njė ditė pėrkujtimore.
Me respekt dhe konsideratė tė lartė, Michigan, SHBA, shtator 2012.
*Drejtor i Televizionit
tė Shqiptarėve tė Amerikės.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 08-09-12 nė 07:56
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-09-12, 15:00   #108
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri

Para pak muajsh dhe pikėrisht mė 18 maj 2012, nė faqen e internetit tė zotit Feliks Taho, filloi tė botohej intervista e plotė qė gazetari Fatos Veliu i kishte marrė zonjės sė nderuar Zeqie Nuri, shqiptare nga trojet tona etnike tė Ēamėrisė, e cila ka qenė dėshmitare e drejtpėrdrejtė e masakrave kriminale qė shovinizmi i tėrbuar grek kreu kundėr popullsisė sė pafajshme ēame. Ēdokush qė e ka lexuar atė intervistė, me siguri qė ka pėrjetuar njė tronditje tė thellė nė shpirt.

Vazhdoni leximin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 09-09-12 nė 15:01
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-10-12, 08:59   #109
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit

AK: Neonazistėt do festojnė ēlirimin e Greqisė nė Kėlcyrė


Aleanca Kuqezi ka akuzuar qeverinė shqiptare se po bėn pazar me qarqet radikale greke. Akuza e AK-sė vjen pas bėrjes publike tė lajmit se, nesėr aktivistė tė Partisė Agimi i Artė do tė festojnė ēlirimin e Greqisė nė Kėlcyrė. Kėtė fakt, AK e ka cilėsuar tė papranueshėm, pasi Kėlcyra dhe Pėrmeti, ėshtė tokė shqiptare.
“Ditėn e shtunė pritet tė mbėrrijnė nė qytetin e Pėrmetit pėrfaqėsues tė organizatave qė synojnė destabilizimin e Jugut tė Shqipėrisė nėn emrin e lėvizjeve pėr ēlirimin e tė ashtuquajturit Vorioepir. Kėto organizata do tė tubohen nė Grykėn e Kėlcyrės tek Manastiri i famshėm ku vendosen eshtrat e ushtarėve grek, tė cilat i nxori prifti i Kosinės. Ditėn e nesėrme kėto organizata dhe shumė individė do tė manifestojnė duke pretenduar se Pėrmeti dhe Kėlcyra janė tokė greke dhe sipas tyre djepi i Vorioepirit, e cila duhet t’i bashkohet Greqisė”, thuhet nė deklaratėn e AK-sė.
Kjo forcė politike pretendon se, "qeveri po bėn pazar me qarqet radikale greke", dhe se, "do t'i ndalojmė vetė neonazistėt nė kufi". AK kėrkon reciprocitet diplomatik ndaj Greqisė, ku sipas saj pėr ēdo ēam tė kthyer, tė ndalohet njė grek.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 28-10-12 nė 09:05 Arsyeja: bold
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-10-12, 12:08   #110
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit

AK kundėr Agimit tė Artė


Aktivistėt e Aleancės Kuqezi bllokuan kalimin nė Urėn e Dragotit nė Tepelenė, pėr tė penguar kalimin atje tė pėrfaqėsuesve tė partisė sė ekstremit tė djathtė grek, Agimet e Arta.

Ishte lajmėruar se nė ceremonitė qė do zhvilloheshin nė Kėlcyrė tė Pėrmetit do merrnin pjesė edhe aktivistėt ekstremistė grekė pėr tė pėrkujtuar ushtarėt grekė tė rėnė nė luftėn italo-grekė.









<iframe ="360" src="http://www.youtube.com/embed/4umnZRU...layer_embedded" ></iframe>

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 28-10-12 nė 12:14
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-11-12, 12:41   #111
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit

“Kreshnik Spahiu, ekstremisti shqiptar qė tronditi Athinėn”


Gazeta greke “Proto Thema” e ka quajtur kreun e Alenacės Kuq e Zi, “ekstremist i djathtė”. Nė artikullin me me titull “Ekstremisti i djathtė shqiptar qė trondit Athinėn”, i cili i kushtohet kryetarit tė Aleancės Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ku ky i fundit krahasohet me pėrfaqėsuesit e partisė nenonazite greke.
“Kufij deri nė Kostur dhe nė Prevezė ėndėrron kreu Alencės Kuq e Zi, Kreshnik, Spahiu”. Me kėto fjalė hapet shkrimi i gazetarit Panajoti Savidi, shkrim qė ėshtė nxitur nga njoftimet e deridjeshme pėr njė miting tė AK-sė, nė qendėr tė Athinės. Sipas gazetės, reagimi i ministrisė sė Jashtme greke pėr ngjarjet e Kėlcyrės dhe pėr incidentet e vazhdueshme antigreke nė Shqipėri, e kanė nxitur Spahiun tė demonstrojė forcėn edhe brenda nė Greqi.
Sipas gazetės, Kreshnik Spahiu pėrdor shkėlqyeshėm populizmin, demagogjinė dhe ka sindromėn antigreke. “Orator i mirė, 43-vjeēari tashmė me stil sportiv, arrin tė ngrejė peshė publikun e ekzaltuar, i cili sheh nė profilin e tij, udhėheqėsin qė do tė mbyllė nė burg politikanėt e korruptuar tė vendit dhe do bėjė realitet Shqipėrinė e madhe. “Antihelenizmi ėshtė flamuri i Aleancės Kuqezi, sepse sipas Kreshnik Spahiut, pas ēdo tė keqeje qė ndodh nė Shqipėri fshihet Athina, e cila ka si pėr qėllim copėtimin e vendit dhe marrjen e Vorioepirit”, thuhet nė shkrim.
Gazetari vijon duke thėnė se, “nė rastin e Kreshnik Spahiut shkon pėr shtat thėnia e Cezarit “Edhe ti Brut?”, pėr shkak se ai ka qenė i preferuari i Berishės dhe mė pas u kthye nė kundėrshtar fanatik tė tij”. Savidi vėren se “me njė mėnyrė moderne “made in USA” tė tė bėrit fushatė, me autobusė qė pėrshkojnė gjithė vendin, Spahiu ka si objektiv hyrjen nė parlament dhe pjesėmarrjen nė njė qeveri tė ardhshme koalicioni”.
Nė fund autori i shkrimit i referohet njė deklarate tė kreut tė PBDNj-sė, Vangjel Dule, sipas tė cilit “bėhet fjalė pėr njė sharlatan tė politikės shqiptare, njė populist qė gjithmonė hedh baltė mbi kundėrshtarėt e tij dhe ka bėrė flamur tė vetin antihelenizmin. Ky njeri nuk ka qėndrim pėr problemet e brendshme tė shqiptarėve dhe ajo qė di ėshtė tė bėjė, ėshtė demagogjia”. Nga shekulli.
Vangjel Dulle nje fundrrine grekofile durohet ne qarqe shqiptare ashtu si eshte, ljo eshte absurde, po kur flen roja djajet lodrojne.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 05-11-12 nė 12:44
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-11-12, 14:34   #112
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit

.Qarqet profashiste greke edhe sot e kjaj dite mbajne fjalime ne token shqiptare pra ketej kufiri. Me viziten e fundit te ketyre paqvurave progreke qe hane fundrrinen perdite;
Ja se qfar fjalimi mbane Christos Papas: “E kaltėr me tė bardhė, siē i takon Aristotelit. Nė shumė raste thonė qė ky gjak duhet tė jetė gjaku i fundit dhe urojmė qė tė jetė kėshtu, por kjo tokė, Himara, toka greke, ka treguar nė shekuj tė shekujve se ka gjithmonė heronj dhe gjithmonė jep djemtė e saj mė tė mirė, kurban pėr lirinė. Tė jeni tė sigurtė se, pavarėsisht se Nėna Greqi dhe pushteti politik janė bukėshkalė e nuk i mbrojnė djemtė e tyre dhe helenizmin, tė jeni tė sigurtė se disa, me mendjen e tyre, pavarėsisht se janė nėpėr zyrat e Athinės, do tė jenė gjithmonė nė mbėshtetje tė Vorio-Epirit. Dhe tė them edhe njė tė fundit: Themi tė gjithė pėr Vorio- Epirin dhe shumė mirė foli edhe kunati i tė ndjerit Aristotel. Por nuk ka Vorio-Epir, Epiri ėshtė njė. Vetėm njė copė ka mbetur e skllavėruar dhe jo e lirė. Ėshtė nė dorėn tonė qė tė mbajmė kėto Termopile. Mbi tė gjitha jeni ju tė parėt, qė jeni vendas e qė jetoni kėtu, qė keni gjithė kėtė presion tė institucioneve shqiptare. Me ndihmėn e grekėve tė zgjuar, besoj se nuk do tė vonojė koha qė kjo copė e tokės greke do tė bėhet, edhe nėse pėrkohėsisht, autonome, pasi janė nė fuqi vendimet e Protokollit tė Korfuzit. Mė pas tė vijė edhe liria qė kemi kėrkuar. I paharruar qoftė kujtimi i Aristotelit! Qoftė i pavdekshėm, vdekja nuk llogaritet. Njė ėshtė Greqia, pėr Greqinė luftojmė. I njėjti mesazh ėshtė edhe nė Qipro, nė Qipron tonė tė skllavėruar. Mbi kėtė varr duhet tė betohemi pėr atdheun tonė, pėr fenė tonė, pėr idealet tona. Rroftė Greqia!”.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 07-11-12 nė 14:35
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-11-12, 10:32   #113
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit

Se qeverija shqiptare eshte duke lundruar ne ujrat e turbullta ne kohe te fundit , shifet edhe nga rete
.Skandali, ministri Ksera takim me “Agimin e Artė”: Himara, tokė greke
Njė ministėr i qeverisė greke tė Andonis Samaras nuk do guxonte t’i jepte dorėn njė deputeti tė “Agimit tė Artė”. Partia neo-naziste greke, qė aktualisht ka 21 vende nė Parlament, i ka shpallur ata armiq, duke paralajmėruar madje se nė rast tė ardhjes nė pushtet, do t’i nxjerrė para njė gjykate tė posaēme pėr t’i burgosur e shpronėsuar, raporton Gazeta Shqiptare.
Ndryshe ndodh me ministrat e qeverisė shqiptare. Nė 28 tetor 2012, nė kishėn e Bularatit, Spiro Ksera, anėtari i kabinetit Berisha, jo vetėm ka shtrėnguar dorėn me njė nga deputetėt e “Agimit tė Artė”, por ka zhvilluar me tė edhe njė takim tė gjatė. Ka qenė pikėrisht Kristo Papas, ligjvėnėsi neo-nazist mė energjik, qė publikisht i ka kėrcėnuar me jetė emigrantėt shqiptarė dhe qė mbi varrin e tė ndjerit Aristotel Guma ėshtė betuar pėr ēlirimin e Vorio-Epirit, siē e cilėson ai Jugun e Shqipėrisė.
Takimi Ksera-Papas regjistrohet si skandali mė i rėndė i njė zyrtari tė lartė tė qeverisė, nė kuadrin e festimeve tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.(G.Sh/LajmeShqip.co

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 18-11-12 nė 10:35
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-12-12, 12:53   #114
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit

Janullatos, aleanca e djallit
nga: AT NIKOLLA MARKU
Tė vėrtetat historike nuk janė shovinizėm, apo nacionalizėm, pėrkundėr, janė pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen dhe kujtesė e domosdoshme pėr brezat qė vijnė. Ėshtė detyra jonė ėshtė qė memorien ta ruajmė domosdoshmėrisht pėr ngjarjet historike nė dėm tė kombit shqiptar e pėr t’ua treguar brezave qė vijnė. Ata duhet tė mėsojnė se 1913 ka qenė viti i kasaphanės mbi kombin dhe trojet shqiptare, kasaphanė e bėrė nga fqinjėt tanė, ku njėri ėshtė i pėrkėdhelur i perėndimit e tjetri i Moskės. Pas njė skenari tė turpshėm nga Janullatos me eshtra tė ushtrisė agresive greke nė dėm tė popullit shqiptar nė jug tė Shqipėrisė deri nė Prevezė, na shfaqet njė pseudo prift serb nė Shkodėr pėr tė kėrkuar varre ushtarėsh serbė. Ky prift i quajtur Amfilohije Radoviē, jashtė misionit tė tij si prift, i dėrguar nga patriarkana e Beogradit, kėrkon tė na kujtojė ushtarė serbė tė vrarė nė Shqipėrinė tonė, e cila me tė vėrtetė ėshtė bėrė varrezė pėr armiqtė e kėtij populli (Zoti tė mė falė pėr kėtė qė citova). Shqiptarėt nuk kanė varre nė dhe tė huaj, sepse kurrė nuk kanė vrarė, grabitur, shfarosur popuj tė tjerė. Historia na mėson shumė pėr tė kaluarėn tonė ndėr shekuj, por sidomos pėr vitet 1912-1913, kur atdheu ynė u bė kurban pėr fqinjėt tanė, qė nė ato vite treguan natyrėn e tyre tė vėrtetė kundėr kombit shqiptar. Serbėt nė Kosovė dhe grekėt nė Ēamėri vranė popull shqiptar tė pambrojtur dhe tė pafajshėm, plaēkitėn dhe shpėrngulėn si barbarė tė uritur njerėz tė mirė ortodoksė, myslimanė, katolikė, bektashi, vetėm se ishin shqiptarė nė shtėpitė dhe pronat e tyre.
Ēfarė kurdisin dy aleatė tė djallit me eshtra ushtarėsh si greku Janullatos dhe prifti serb Radoviē nė dėm tė kombit dhe truallit shqiptar?
Vetėkuptohet se tė prekėsh ndjenjat e njė shoqėrie apo kombi ėshtė t’i sjellėsh ndėrmend ushtarėt e vrarė dhe qėllimin e tyre pėrse janė vrarė, me qėllim qė tė ngresh njė mendim dhe qėllim tė ri po si ai i vjetri nė shoqėrinė e sotme. Janullatos dhe nazistėt grekė thonė se kanė heronjtė e Vorio-Epirit, Radoviē thotė se serbėt kanė luftuar kundėr osmaneve nė veri tė Shqipėrisė, e cila shtrihet deri nė Mitrovicė e Preshevė, kur Shqipėria e kishte shpallur Pavarėsinė e saj mė 28 Nėntor 1912 pėr tė katėr vilajetet pa asnjė ndarje. Ē’kėrkonin kėto hordhi grabitqare dhe kriminelesh nė atdheun Shqipėri 62 mijė kilometra katrorė? Kuptohet se ēfarė ndodhi mė 1913.
Kisha Ortodokse Kombėtare Shqiptare, pėr hir tė sė vėrtetės, krahasuar me kishėn serbe dhe atė greke qėndron nė piedestal tė lavdishėm pranė dritės sė Perėndisė dhe profetėve. Nė asnjė mėnyrė kisha nuk mund tė bėhet vegėl nė duar terroristėsh, mafiozesh, politikanėve vdekje-mbjellės, qėllimeve tė urrejtjes apo racizmit injorant qė buron qė nga Kaini i Biblės. Si mund tė thuash se Zoti tė bekon ty, kur ti mendon pėr vdekjen dhe shfarosjen e tjetrit!? Ne shqiptarėt e dimė shumė mirė se, misioni fetar ėshtė ai i dashurisė, respektit, besnikėrisė, bujarisė dhe mbi tė gjitha i lutjeve dhe faljeve tė mėkateve qė bėn ēdo njeri pa pėrjashtim nė kėtė botė.
Si prift qė ėshtė, Radoviē apo kisha serbe duhet tė kryejė misionin e saj human nė gjetjen e mbi 3000 shqiptarėve tė zhdukur nga ushtria serbe, ndėrsa prifti Janullatos, t’i kėrkojė shtetit grek respektimin e emigranteve shqiptarė si dhe kthimin e ēamėve nė pronat dhe shtėpitė e tyre nė Ēamėri. Ēdo shqiptar dhe politikan duhet tė mbajė qėndrim tė qartė ndaj fqinjėve, qė me gjithė gjenocidet dhe grabitjet ndaj popullit shqiptar dhe trojeve tė tij, ne pėrsėri jemi pėr fqinjėsi normale. Le tė mbrojmė sė bashku tė paktėn parimet kushtetuese, pėrsa u takon veprimeve antishqiptare, qė cenojnė territorin dhe identitetin shqiptar. Nė rast se nuk ndėrhyjnė institucione tė shtetit nė mbrojtje tė vlerave tona, atėherė e them me pėrgjegjėsi se do t’i mbrojė populli me veprime fizike tė drejtpėrdrejta, sepse kupa po mbushet, siē e ka mbushur me kohė Dule, Bollano, Radoviē, Janullatos etj. Njė ditė durimi i ēamėve do tė soset dhe po ashtu dhe ai i shqiptarėve nė Maqedoni, Presheve, Bujanovē etj. Nuk mund tė jesh nėnshtetas i Shqipėrisė dhe tė kėrkosh Vorio-Epir, kėtu toleranca kthehet nė dobėsi dhe paaftėsi pėr tė vepruar. Disa herė kisha serbe ėshtė bėrė frymėzuese e akteve tė dhunshme nė Mitrovicė. Thua se Europa fle pėr kėto akte tė drejtpėrdrejta terroriste, nė dėm tė shqiptarėve tė Kosovės? Ne besojmė se jo, por duhet informuar. Ne nuk e kuptojmė heshtjen e gjatė tė partive tradicionale tė djathta, qė e kanė nė program bashkimin kombėtar dhe nuk mbrojnė programin e tyre.
Ne si kishė e kemi tė qartė planin ortodoks-serbo-grek nė dėm tė kombit shqiptar dhe kishės ortodokse shqiptare. Jemi tė pėrgatitur pėr tė pėrballuar me ēdo mjet, sepse ėshtė e drejta jonė tė mbrojmė veten tonė, kombin shqiptar dhe truallin e tij tė bekuar nė ēdo drejtim. Gjatė festimeve tė 100-vjetorit, ndodhi njė mrekulli e madhe, kjo mrekulli ishte angazhimi politiko-qytetar i gjithė shqiptarėve me aktivitete tė shkėlqyera, nė ēdo drejtim, qė nga ekspozitat e flamurit e deri tek mbledhja e qeverisė nė Vlorė. Vetėm Janullatos nuk organizoi asnjė simpozium historik pėr ata ortodoksė qė dhanė jetėn pėr pavarėsi dhe liri. Ēudi? Jo, tashmė e kanė tė qartė tė gjithė shqiptarėt se ky pėrfaqėson kishėn e minoritarėve tė shitur tek asfalia greke dhe racistėt e ēmendur tė Agimit tė Artė. Kisha ortodokse kombėtare shqiptare dėnon ēdo veprim tė ēdo prifti qė merret me politikė shoviniste, me qėllim genocidi ndaj ēdokujt, qoftė ndaj individit apo kombeve tė ndryshme. Ne do tė reagojmė mbi parime kristiane ndaj Radoviēit dhe Janullatosit nė organizma ndėrkombėtare pėrkatės, me qellim qė spekulimi i kėtyre gjeneralėve tė veshur me rroba prifti tė marrė fund bashkė me planet e tyre.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 09-12-12 nė 12:55
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.