Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kinematografia dhe Televizioni
Emri
Fjalėkalimi
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj. Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-12-09, 22:20   #1
Lypesi
Realist
 
Avatari i Lypesi
 
Anėtarėsuar: 22-07-09
Postime: 216
Lypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithė
Gabim Dosja K




Qė nga sot, nė kinematė e Belgjikės, nuk do tė flitet pėr ndonjė film tjetėr pėrveē atij qė quhet Dossier K. Ky film vjen nga dora e regjisorit tė njohur flaman Jan Verheyen. Nė film flitet pėr shqiptarėt dhe flamanėt si protagonistė kryesorė.
Ekipi i filmit pėrbėhet nga aktorė nga Belgjika por edhe me njė kastė tė madhe tė aktorėve tė cilėt vijnė nga territore tė ndryshme ku flitet shqip. Njėri prej rroleve kryesore brenda filmit ėshtė ai i Nazim Tahir, qė luhet nga aktori nga Maqedonia, Blerim Destani. Ndėrsa luajnė edhe aktorėt : Kushtrim Sheremeti, Fatos Kryeziu, Ēun Lajqi, Safete Rugova, Afrim Kasapolli, Jehon Gorani, Eglantina Cumeri.
“Premierėn e filmit e patėm me datėn 6 tė kėtij muaji nė Metropolis Cinema nė Antwerpen tė Belgjikės. Ka qenė njė ndjenjė e veēantė ta shihesh njė punė tėnde e cila paralelisht lėshohet nė 12 salla me 800 spektatorė nė secilėn sallė”, tregon Kushtrim Sheremeti, njėri ndėr aktorėt e kėtij filmi.
Tema e kėtij filmi flet pėr disa klane shqiptare tė cilat jetojnė nė Belgjikė, e qė merren me punė tė pista siē janė paratė fallco, armėt por direkt tė lidhur edhe me vetė shtetin e Belgjikės. Filmi nis me hakmarrjen e bandave shqiptare nė Belgjikė por duke involvuar edhe hakmarrjen apo duke e prekur kėshtu edhe Kanunin e Lekė Dukagjinit.
“E bukura e filmit ėshtė qė nė esencė e trajton kapitullin e hakmarrjes nė Kanunin e Lekė Dukagjinit. Tema kryesore e filmit ėshtė hakmarrja qė trajtohet pėrmes Kanunit tė Lekė Dukagjinit”, tregon Sheremeti.
Sipas Sheremetit, komentet tė cilat kanė dalė pas premierės sė filmit kanė qenė shumė pozitive.
“Mua mė ka bėrė pėrshtypje komentet dhe Jef Geeraerts tė shkrimtarit qė e ka shkruar librin, i cili tha se hakmarrja ekziston tek gjithė njerėzit, por e bukura e Kanunit dhe e bukura tek shqiptarėt ėshtė se derisa ne kemi bėrė hakmarrje pa rregulla, ka ekzistuar njė komb i cili i ka pas disa rregulla tė veta pėr hakmarrja dhe nuk ka ndodhur diēka e paplanifikuar”, thotė Sheremeti.
Pėrpos hakmarrjes, sipas aktorit tjetėr qė ka luajtur nė kėtė film Fatos Kryeziu, aty flitet edhe pėr hakmarrjen flamane. Filmi thuhet tė jetė produksioni mė i shtrenjtė flaman deri mė sot ndėrsa pritet e producentėve janė qė filmi me arrit 1.5 milionė shikues vetėm brenda Belgjikės. Trailerin e filmit ‘Dossier K’ mund ta shikoni kėtu.
“Prej janarit filmi do tė shfaqet nė 300 kinema nė gjithė Evropė ndėrsa po shpresojmė qė filmi tė vjen nė Kosovė nė janar”, tregon Kryeziu pėr Express. Aktori Kushtrim Sherementi, luan rrolin e Hakis, njė prej atyre karaktereve shqiptare, i cili bashkėpunon me dy klane, dhe mundohet ta ketė mirė me dy palėt por qė nė fund pėson prapė. Hakia ėshtė njė biznesmen qė merret me prodhimin dhe shitjen e suxhukut nė Belgjikė. Ndėrsa Fatos Kryeziu, luan rolin e Pjetėr Gabės, djali Gabės - shef i klanit mafioz shqiptarė. Pjetri ėshtė njė djalė temperament dhe vrasės i shumicės sė hakmarrje nė film. Por si pėrfundim ēka ndodh me Gabėn, ju mbete juve ta shikoni brenda filmit.

marrė nga Gazeta express



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Lypesi : 12-12-09 nė 22:21
Lypesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.