Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-07-10, 00:18   #1
Inposible
edhe sa kohė ...
 
Avatari i Inposible
 
Anėtarėsuar: 12-07-10
Vendndodhja: ne t'pamundura
Postime: 97
Inposible i dashurInposible i dashurInposible i dashurInposible i dashur
Gabim Rugova i pėrjetshėm

Rugova i pėrjetshėm


Ndue Ukaj
Misionari nuk vdes. Ai, si orakull, predikon pėr misionin, bashkon grigjėn rreth idesė sė shenjtė tė misionit dhe shkon nė Pėrjetėsi, duke lėnė pas vete shpirtin, frymėn e misionit, qė enden si shkėndija udhėrrėfyese pėr breza tė tėra.
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, iku, nė njė janar tė akullt, nė njė janar qė i ngrinte lotėt e shumtė qė vėrshonin rrugėve tė Prishtinės dhe kudo kishte shqiptar.
Ai iku, mirėpo la pas shumė, mbase mė shumė se ēdo politikan, sepse ai mė sė paku ishte politikan.
Ai ishte njė humanist i pashembullt, i prirė nga idetė me sublime tė etikės dhe politikės, tė cilat i sintetizoi drejt njė ideali sublim, qė kapėrcente kufijtė e pavarėsisė dhe rikthente shqiptarėt nė shtratin e tyre natyral perėndimor, pa ekoivoke e interpretime deshakėqija.
Rugova ishte njė artist i mirėfilltė, i cili njohu eksperiencat mė tė sofistikuara tė artit botėror e shqiptar. Rugova ishte njė moralist i madh, sa pėr shumėēka tejkalonte edhe vetė predikatoret e ndryshėm religjioz.
Ai ishte njė filozof, i cili fjalėn e latonte aq mirė, sa brenda saj shtresoheheshin shumė domethėnie, qė bota pėr rreth tij vėshtirė i kuptonte. Rugova ishte njė studiues i jashtėzakonshėm, i traditės dhe i modernes, i pakompromis me dukuritė degraduese nė art e letėrsi- njė studiues qė letėrsisė sonė i mungon edhe sot. Dhe pra, Ai ishte njė politikan karizmatik, qė kėtij domeni kaq shumė tė urryer ndėr shqiptar, i dha dimension tjetėr, duke e pėrmbush me shpirtin e fisėm tė thellėsive filozofike e letrare, etike e nacionale. Kėsisoj, u bė pėrjetėsisht njė Ikonė Kombėtare.
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugov iku, e mori njė janar i akullt, njė janar i trishtė, mirėpo shpirti i tij jeton e do tė jetojė pėrjetėsisht. Ndėrkaq, ata lotėt e ngrirė para katėr vite, ende pikojnė nga sytė e mėrzitur tė shqiptarėve, qė e deshtėn dhe e duan aq shumė. Dhe sot, nė janarin e akullt, tė pėrvjetorit tė katėrt tė ikjes sė tij fizike nga kjo botė, shpirti i tij, menēuria dhe virtytet e tija, rrezatojnė triumfalisht mbi botėn vobektė politike shqiptare, tamam si Ylli i pėrjetėsisė Biblike, ai ylli i Davidit, tė cilin e mishėroi nė flamurin e tij shumė domethėnės, si shenjė e shėnjues tė shtetėsisė dhe ardhmėrisė sė Kosovės dhe shqiptarėve. E, tė cilin flamur e pėrbuzėn ca injorantė.
Ibrahim Rugova, emri i pėrveēėm i politikės dhe kulturės shqiptare, kishte tiparet e misionarėve tė mėdhenj tė njerėzimit, tė atyre qė lėnė gjurmė e pėrjetėsojnė kohėt.
Puna dhe veprimtaria e Rugovės, i ngjason aq shumė profetit Biblik, Mojsiut. Sikur Ai, edhe Rugova e nxori popullin e tij nga kthetrat sllave, por nuk e pėrjetoi pavarėsinė, atė tokė tė premtuar, pėr tė cilėn bėri shumė, aq shumė sa do tė duhen kohė pėr ta njohur thelbėsisht. Kjo pėr faktin, sepse ai ishte i frymėzuar nga parime profetike.
Kishte diēka profetike nė qenien e tij, nė fjalėt e tija, qė tingėllonin si kambana alarmuese pėr njė botė tė tėrė, qė bėnte heshtje karshi ēėshtjes sė Kosovės dhe shqiptarėve. Fjalėt e tija, si gurė tė ēmuar e xhevahire tė shtrenjta, tingėllonin si njato kambanat e panjohura, qė pėrhapin lajme tė kobshme.
Dhe kėshtu, pėrēoi ēdo kund ku duhej, mesazhin e fuqishėm, tė pakundėrshtueshėm, as nga fuqitė mė tė mėdha tė tokės, se po shkelej mbi Dardaninė antike, po diskriminohej e vritej popull i Shėn Florit dhe Laurit, i Gjergj Kastriotit dhe Pjetėr Bogdanit, i Nėnė Terezės dhe i shumė e shumė figurave qė kishin lėnė gjurmė nė qytetėrimin perėndimor, prej sė cilit, shqiptarėt ishin pėrjashtuar padrejtėsisht.
Rugova kishte dy misione jetėsore, tė liroi popullin e tij nga kthetrat e Serbisė dhe ta rikthej atje ku duhej, nė shtratin perėndimor, me gjitha tiparet autentike shqiptare, duke tund, njėherėsh, gjitha shtresimet qė i ishin mveshun padrejtėsisht. Pėr kėtė, ai krijoi, si askush, marrėdhėnie me aleatėt e tė madhit Gjergj Kastriotit-filozofi kjo tė cilėn ai e ndjeku nė ēdo hap tė jetės sė tij.
Kosova, shqiptarėt dhe bota e moderuar, para katėr vite nuk e humbėn vetėm njė lider tė thjeshtė. Sepse kjo ishte humbje e prijėsit, misionar dhe ideatori i gjitha ndryshimeve tė mėdha qė ndodhėn nė Kosovė dhe mė gjerė. Kjo ishte humbje e njeriut qė ndikoi nė ndryshimin e relacioneve politike nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.
Filozofia e tij politike, ishte diēka magjike, sidomos pėr botėn perėndimore, e cila dridhmohej nga magjia e filozofisė paqėsore, qė dilte nga njė rajon i stėrmbushur me urrejtje, luftėra, krime.
Me dhuntitė e pashembullta, ai doli kundrejt njė politike vrasėse, qė prodhonte vetėm shkatėrrime dhe dhunė, duke ndėrtuar njė shtet paralel brenda njė regjimi tė ēmendur. Dhe kėshtu, ngazėlleu zemrat e botės, e tė sa e sa prijėsve politikė, tė kombeve tė mėdha, qė i dolėn zot kombit tė tij, ashtu sikurse deshi ai.
Ėshtė kjo magjia e fuqisė sė paqes, e fuqisė sė besimit, e fuqisė sė drejtėsisė, njė magji e tipit Promethean, tė cilėn diti ta jetėsoi njė njeri si Ai. Po ashtu, kjo fuqi dėshmoi se sa tė pafuqishme janė pengesat ndėrkombėtare, kur ishte nė pyetje domosdoja e mbrojtjes sė Kosovės. Bota e tėra u rreshtua pas misionit tė tij tė pėrcaktuar jetėsor.
Kalimi i tij i shpejt nga kjo jetė, pėr t’u bashkuar me tė dashurit e tij, qė aq shumė i mbante nė gojė, si Gjergj Kastrioitin, Pjetėr Bogdanin, Gjon Palin e Dytė, Nėnė Terezėn, ishte njė shenjė e pėrjetėsimit tė profetit e heroit, qė kryen punėn dhe ikėn.
Po a nuk ėshtė ky fat i gjithė heronjve tė mėdhenj!?
Si prodhim i filozofisė, urtėsisė dhe strategjisė sė tij, Kosova sot ėshtė shtet i pavarur, ndėrkaq sendėrtimi i idealeve tė tij, ėshtė bėrė, por pa tė. Mirėpo, ėshtė njė dėshmi e fortė se puna dhe vepra e tij po pėrjetėsohen, kudo ka shqiptar, Ai nderohet me pietetin mė tė lartė, jo vetėm si nderohen politikanėt. Ai ėshtė pėrjetėsuar nė art e kulturė, duke u bėrė, tamam hero i Kosovės sė djeshme, i Kosovės sė sotme dhe sidomos hero i Kosovės sė dėshirave tė nesėrme.
Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe do tė mbetet ideator i njė politikė moderne, jo vetėm shqiptare, por universale. Mjafton tė riciklojmė nė strategjinė e tij brilante, Kosova e Pavarur, Integrim nė Strukturat Euroatlantike dhe Miqėsi permanente me SHBA-tė. Me urtėsinė e tij, Ai nė ēdo takim me rėndėsi, nė ēdo fjalim, fjalėt i ruante si visare tė ēmueshme dhe pėrshėndeste miqtė e liderėt botėror, qė nga SHBA-tė deri tė Vatikani. Njė vizion, qė edhe nėpėr shekuj duhet tė ndiqet.
Presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte, dhe nuk do tė mbetet nė kujtesėn tonė kombėtare e botėrore, vetėm si lider i pėrmasave tė thjeshta politike, tė tillė qė bota ka shumė. Nė panteonin e vlerave tė mėdha, figura e tij mbetet, mbi tė gjitha, me dimensionet e njė mendimtar tė madh, qė politikė si dha dije, ide, filozofi e kulturė.
Ai e krijoi njė model kulturor tė jashtėzakonshėm, admirues pėr gjithė botėn e pėrparuar. Sė kėndejmi, Ai do tė mbahet mend si njė iluminist qė mishėroi dimensionet etike me ato politike, njė personalitet me shpirt tė gjerė dhe human, njė dijetar i madhe i shkencave shoqėrore dhe njė kritikė letrar me dije enciklopedike, njė shpirt rilindėsi- dhunti kėto tė cilat diti mrekullisht t’i funksionalizoi, nė tė mirė tė idesė sė demokracisė, lirisė, pavarėsisė dhe integrimeve.
Nė njė beteje tė rėndė, me sfida tė rrezikshme, Ibrahim Rugova niset me besimin e tij, si njė forcė shtytėse, me dijen e tij, si njė pasuri, qė i dha mundėsi tė argumentoi njė kauzė, me pėrcaktimin e tij tė pa alternativė, si virtyt i pashoq qė u admirua nga gjithė bota e civilizuar.
Janė kėto virtyte dhe vlera kolosale qė kėtij njeriu i japin pėrmasa universale.
Nė njė rrugėtim tė gjatė, Ibrahim Rugova u nis tamam si prijės, misionar e profetė. Me urtėsinė sokratiane, me dashurinė pėr atdheun, tė frymėzuar nga modeli e ati i tij shpirtėror, Pjetėr Bogdani, sė cilit ja kushtoj njė pjesė tė punės intelektuale; i frymėzuar nga vlerat e filozofisė jodhunore tė njohura nė Botė, Rugova u bė Ikona e Shqiptarėve dhe e botės sė pėrparuar nė kėto dy dekada.
Duke qenė krenar se i pėrkiste atdheut tė madhit Gjergj Kastriotit - Skėnderbe, tė sė madhes Nėnė Tereza, ai asimiloi dijen, guximin dhe besimin, me zėrin e thellė tė ndėrgjegjes kombėtare dhe tundi pluhurin shekullor qė kishte mbėrthyer qenien shqiptare. Ai filloi t’iu rikthej dinjitetin shqiptarėve, tė rilidh ato aleanca tė vjetra, me aleatėt e Gjergj Kastrioti- Skėnderbeut. Kėtė mision e realizoi dhe e bėri shkollė nacionale.
Presidenti Rugova ishte, ėshtė dhe tė mbetet Hero, ashtu siē njihen nė histori heronjtė e mėdhenj tė cilėve njerėzimi ju beson. Si i tillė, ai ėshtė njė hero, sepse politikės i dha shpirt artistik, angazhimeve kombėtare ju dha dimensione universale. Kėshtu qė, personaliteti i tij do te jete i papėrsėritshėm, sepse heronjtė janė Njė, dhe vetėm si tė kėtillė kanė kuptim. Nuk do te kishte kuptim civilizimi ynė t’i ketė dy Dante Aligera, dy Xhorxh Uashingtona, dy Gjergj Kastriota, dy Pjeter Bogdana, dy Shekspira, dy Nene Tereza, dy Papa Gjon Pali II, dy Ibrahim Rugova. Kėta nė histori mbesin tė vetėm, pa shėmbėlltyra. Si tė kėtillė, janė unikat dhe shpirtra qė udhėrrėfejnė grigjėn.


marrė nga telegrafi.com


__________________
Kush i kufizon deshirat e veta eshte gjithemone i pasur
Inposible Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 9 (0 Anėtarėt dhe 9 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.